Skip to main content

“Roli i magnezit në organizëm dhe simptomat e mungesës së tij” plus 9 more Ekonomia Online

“Roli i magnezit në organizëm dhe simptomat e mungesës së tij” plus 9 more Ekonomia Online


Roli i magnezit në organizëm dhe simptomat e mungesës së tij

Posted: 19 Jul 2018 09:38 AM PDT

Magnezi është një mineral i domosdoshëm ushqimor për funksionin optimal të sistemit kardiovaskular, sistemit nervor, muskujve , eshtrave, presionit të gjakut dhe mbajtjes nën kontroll të niveleve të sheqerit në gjak. 75% e amerikanëve kanë mungesë magnezi, shprehen mjekët.

Magnezi ndihmon kundër edemave në këmbë dhe në sistemin gastrointestinal të shkaktuar nga intometacina. Kripërat e magnezit ndihmojnë në parandalimin e artritit.

Magnezi i ulët shoqërohet me një rënie në dendësinë minerale të kockave. Mungesa e magnezit rritet me moshën për shkak të marrjes joadekuate nga dieta, absorbimit të dobët dhe disa ilaçe të njohura në pakësimin e magnezit.

Shenjat e para të mungesës së magnezit janë dhimbje barku, spazma , dhimbje të muskujve . Ankthi , tensioni , ndjenja shqetësimi dhe tronditje janë shenjat e mangësi së magnezit gjithashtu.

Mangësia e magnezit ju pengon për të pushuar mjaftueshëm në mbrëmje apo të bini në gjumë gjatë gjithë natës . Hiperaktiviteti dhe shqetësimi tek fëmijët mund të jetë pjesërisht për shkak të mangësisë së magnezit .

Dhimbjet menstruale janë të dhimbshme te gratë, një shenjë e zakonshme kjo e mungesës së magnezit.

Ushqimet që këshillohet të përdorni janë perimet me gjethe jeshile: lakra jeshile, spinaqi, të pasura me minerale dhe vitamina të domosdoshme për trupin.

Peshqit: Përveç të qenët një burim i madh i vitaminës D dhe acideve yndyrore omega-3, peshqit të tillë si; skumbri, salmoni dhe toni, janë jashtëzakonisht të pasur me magnez, por ky mineral gjendet edhe në llojet e tjerë të peshqve.

The post Roli i magnezit në organizëm dhe simptomat e mungesës së tij appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë reklame! Kim Kardashian fiton 1 milion $ në minutë

Posted: 19 Jul 2018 09:31 AM PDT

E kush më mirë se Kim Kardashian do të ishte imazhi i një reklame, aq më tepër kur bëhet fjalë pikërisht për parfumin e saj të ri.

37-vjeçarja ka arritur të fitojë rreth 1 milionë dollarë vetëm në një minutë pasi kishte nxjerrë në treg parfumin e saj të ri.

Kim shpërndau edhe disa foto, ku shfaqet tejet seksi. Ajo ekspozoi të pasmet, ndërsa mbi ato kishte vendosur një shishe të parfumit të saj të ri. Çfarë reklame!

 

The post Çfarë reklame! Kim Kardashian fiton 1 milion $ në minutë appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi falënderon institucionet e sundimit të ligjit për përmbushjen e kritereve për liberalizim

Posted: 19 Jul 2018 09:02 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë, të cilët i ka falënderuar për kontributin e dhënë në plotësimin e plotë të kritereve për liberalizimin e vizave.

"Të gjitha institucionet, të drejtësisë, të rendit e ligjit, kanë punuar me përkushtimin dhe profesionalizmin më të lartë për të plotësuar të gjitha kriteret që kishte vënë BE-ja si kushte për liberalizim të vizave", u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se "institucionet e Kosovës, qytetarët e Kosovës, janë mirënjohës për këtë angazhim".

Komisioneri i BE-së për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi në Komisionin Evropian, Dimitris Avramopoulos, të mërkurën, më 18 korrik, në një konferencë të përbashkët me presidentin Thaçi në Bruksel, u shpreh se Komisioni Evropian vlerëson se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim të vizave, duke i hapur rrugë miratimit të vendimit për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidenti Thaçi pohoi se ky vendim është sukses i reformave dhe i përkushtimit të institucioneve të Kosovës për të plotësuar të gjitha kushtet dhe e cilësoi si vendim meritor.

Në këtë takim ishin prezentë kryetari i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi; Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi; kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci; kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi; kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku; ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, si dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Përfaqësuesit e institucioneve të sundimit të ligjit theksuan se përkushtimi i tyre për të forcuar sundimin e ligjit do të vazhdojë edhe pas liberalizimit të vizave, në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të perspektivës evropiane.

 

The post Thaçi falënderon institucionet e sundimit të ligjit për përmbushjen e kritereve për liberalizim appeared first on Ekonomia Online.

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë përshpejtimin e hapave për heqjen e Roamingut

Posted: 19 Jul 2018 08:53 AM PDT

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë zotuar për hapat e domosdoshëm që duhet të ndërmarrin të dyja palët në aspekt legjislativ dhe teknik, me qëllim që të përshpejtohen procedurat, në mënyrë që në afatin më të shkurtër të mundshëm të hiqet Roamingu mes dy vendeve.

Në këtë linjë ishte takimi i delegacioneve nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë të kryesuar nga Ministri Valdrin Lluka dhe Zëvendësministrja, Dorina Çinari, ku mori pjesë edhe sponsoruesi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për heqje të Roamingut, deputeti Dardan Molliqaj, si dhe Kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

The post Kosova dhe Shqipëria diskutojnë përshpejtimin e hapave për heqjen e Roamingut appeared first on Ekonomia Online.

Ymeri akuzon Veselin se bëri shkelje sot në Kuvend

Posted: 19 Jul 2018 08:45 AM PDT

Deputeti i PSD-së, Visar Ymeri, thotë se Kadri Veseli sot bëri shkelje, duke mos e vendosur mocionin për dialog në votim, fillimisht dhe së dyti duke kërkuar marrëveshje mes grupeve parlamentare për çështjen.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se edhe pas dakordimit tonë, që kjo çështje të hedhet në votim në seancën e re, ai këtë nuk e bëri. Ai i bëri sërish dy shkelje, nuk lejoi fjalën e propozuesit dhe as as nuk i lejoi deputetët të vendosin për mocionin.

Sipas Ymerit, sot qartazi kishte interesim nga deputetët që të debatojmë për dialogun në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

"Kështu edhe u dakorduam me të gjitha grupet parlamentare në fillim të seancës. Sidoqoftë Grupi parlamentar i PDK-së ndërruan mendje dhe kryetari i Kuvendit përkundër marrëveshjes në mes të grupeve parlamentare nuk e hodhi fare në votim mocionin. Kjo është shkelje procedurale".

"Për më tepër se kaq, ky dialog dhe mësyerja e pakuptimtë për vazhdimin e tij pa legjitimitet demokratik nga Kuvendi e pa platformë e strategji, e rrezikon seriozisht Republikën tonë".

"Deri tash ky dialog, prej se ka filluar në vitin 2012 na e ka ndryshuar emrin politik nga Republika në fusnotë, na e ka fuqizuar e zyrtarizuar praninë politike të Serbisë në Kuvend e Qeveri përmes listës serbe, dhe së fundi rrezikoi të na e kthej me kokë te poshtë rendin kushtetues përmes Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, për ta formalizuar ndarjen, e thelluar identifikimin etnik politikë në dëm të barazisë e drejtësisë qytetare, në dëm të integrimit të njerëzve e territorit, në dëm të përbashkimit e funksionalizimit të resurseve e tregut".

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të debatojmë në Kuvend për dialogun. Është tejet e rëndësishme që ky vazhdim i dialogut pa diskutim, pa legjitimitet, pa përfaqësim serioz e pa mbikëqyrje të ndalet. Është jetike për Kosovën që vendimmarrja të kthehet në Kuvend", ka shkruar ai.

Sipas tij, qëndrimi i GP të PDK-së, se meqenëse një pjesë e opozitës po e bojkoton votimin në Kuvend, as PDK nuk do të votojnë nismat e opozitës është i pakuptimtë.

"Koalicioni qeverisës ka përgjegjësi karshi shtetit, e veçanërisht karshi dialogut të cilin po e vazhdojnë. Këtë përgjegjësi ata duhet ta bartin veçanërisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku i japin llogari deputetëve", ka shkruar Ymeri në Facebook.

The post Ymeri akuzon Veselin se bëri shkelje sot në Kuvend appeared first on Ekonomia Online.

Limaj thotë se dialogu nuk do të jetë më ekskluzivitet i Thacit dhe Vuçiqit

Posted: 19 Jul 2018 08:45 AM PDT

Në emisionin Frontal në T7, Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur për bisedimet me Serbinë, si dhe udhëheqjen e këtyre bisedimeve nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

I pyetur se a e pranon Presidentin Thaçi si kryenegociator, Limaj nuk ka pranuar të flasë për për këtë, duke thënë se të gjithë duhet të gjejmë një formulë të përbashkët për bisedime.

"Duhet bashkë me gjetë një formulë, me rëndësi është koncensus të bërbashkët.Ne nuk themi thënë asnjëherë se nuk sëhkojmë si delegacion nëse aty është presidenti Thaci", ka thënë Limaj në.

Ai ka thënë se tash e tutje ai dhe partia e tij nuk do të pranojnë që bisedimet të përfaqësohen vetëm nga një njeri, por të jetë një ekip përfaqësues.

"Duhet tw bisedojmw, kwtw e kemi kwrku deri mw tani, me bisedu, me shiku si do të flasim, si do të shkojmë, me e gjetë një konsensus të përbashkët. Nuk ka dialog në mes dy njerëzve, ka dialog në mes dy delegacioneve, dy shteteve ne duhet të jemi aty, të gjithë bashkë", ka thënë Limaj

 

The post Limaj thotë se dialogu nuk do të jetë më ekskluzivitet i Thacit dhe Vuçiqit appeared first on Ekonomia Online.

Kompromiset e mëdha e bëjnë të vështirë dialogun Kosovë – Serbi

Posted: 19 Jul 2018 08:37 AM PDT

Takimi i fundit ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologut të tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, ka shpërfaqur qëndrime diametralisht të kundërta në përpjekjet për të arritur deri te një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thonë analistë të çështjeve politike.

Në kuadër të dialogut politik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian të mërkurën është zhvilluar një takim i përbashkët presidentit të Kosovës, Thaçi dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq.

E përbashkëta në deklaratat e tyre ishte se takimi ishte shumë i vështirë, kurse dallimet ishin thelbësore. Vuçiq, madje e kishte futur në kuadër të dialogut edhe vetë çështjen e pavarësisë së Kosovës, përderisa Thaçi kishte deklaruar se pavarësia dhe tërësia e Kosovës nuk mund të diskutohen fare.

Çështjet e diskutuara ndërmjet dy presidentëve, sipas analistëve, janë të papajtueshme në thelb, në këtë fazë të dialogu.

Politologu, Ramush Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë se dialogun e bëjnë të vështirë dallimet e mëdha në qëndrime ndërmjet dy presidentëve.

Sipas Tahirit, në Bruksel po bëhet një dialog pa agjendë, ku palët po i nxjerrin opsionet e veta për një marrëveshje të supozuar ndërmjet këtyre dy shteteve, pa u zgjidhur çështjet themelore.

"Koncepti i presidentit Vuçiq është se duhet të ketë një marrëveshje kompromisi ndërmjet shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të Serbisë, që është një pozicion krejt i pafavorshëm dhe ndryshe sa i përket shtetit të Kosovës. Po ashtu, Vuçiq thekson se do të mbrohet interesi i Serbisë dhe i serbëve të Kosovës. Kurse, pozicioni i Kosovës dhe Thaçit normalisht është se duhet të vendoset një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Pikërisht këtu është dallimi që takimi është i vështirë dhe çështjet janë të papajtueshme në thelb", thotë Tahiri.

Ai shton se presidenti Thaçi nuk e ka mandatin dhe nuk mund të bëjë marrëveshje, e cila nuk kalon në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkaq, analisti i çështjeve politike nga Instituti Demokratik i Kosovës, Artan Murati, thotë për Radion Evropa e Lirë se të vështirë këtë fazë të dialogut e bën fillimi i qartësimit të pikave kryesore, të cilat do t'i përmbajë marrëveshja përfundimtare, e cila, sipas tij, pritet të ketë edhe kompromise që nuk do ta bëjnë asnjërën palë të kënaqur.

"Sa herë që flitet për punën e kompromiseve, dihet që duhet të hiqet dorë nga diçka për të fituar diçka tjetër dhe me gjasë kjo mund të jetë një arsye pse ky takim është konsideruar i vështirë, pasi që është konstatuar që qëndrimet nuk janë të përafërta dhe kompromiset duhet të jenë më të mëdha sesa që është pritur nga të dyja palët. Po ashtu, kur kemi të bëjmë edhe me kushtëzimet, ndoshta që do t'i vendosë Bashkimi Evropian në këtë asket, kjo mund të vështirësojë punën qoftë për liderët e Kosovës, qoftë të Serbisë", thotë Murati.

Qëndrimet e kundërta të dy presidentëve, sipas analistëve në Prishtinë, do ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Analisti Murati thekson se një marrëveshje gjithsesi se do të ekzistojë, por se nëse qëndrimet janë shumë të largëta mes palëve, ashtu siç u shpërfaq në takimin e fundit, do të marrë kohë të gjatë.

Në anën tjetër, analisti Ramush Tahiri thotë se nuk sheh urgjencë që të këtë marrëveshje finale në këtë vit apo vitin tjetër. Sipas tij, e rëndësishme është të pranohet realiteti, të ruhet paqja e stabiliteti dhe të vazhdohet dialogu.

"Konsideroj se dialogu më i dobishëm është dialogu teknik, sepse absorbohen të gjitha çështjet që konsiderohen se janë pengesë dhe gjithashtu unë konsideroj se marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, nuk është e ngutshme".

"Unë mendoj se pasi të absorbohen të gjitha çështjet që konsiderohen teknike, marrëveshja politike do të vinte vetvetiu normalisht në frymën e Bashkimit Evropian", thotë Tahiri, duke shtuar se marrëveshja nuk duhet të jetë në konceptin që dikush humb e dikush fiton, ose në konceptin se duhet të bëhet kompromis në kuadër të opsioneve politike pasi që opsionet janë të së kaluarës.

Një nga kërkesat e Bashkimit Evropian është që dialogu të intensifikohet dhe përmbyllet me një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Në Prishtinë, por edhe në Beograd, janë zhvilluar konsultime të brendshme për qëndrimet dhe pozicionet që do të mbajnë palët në raport me marrëveshjen që po paralajmërohet.

Të dyja palët kanë paralajmëruar vendime e kompromise të vështira.

The post Kompromiset e mëdha e bëjnë të vështirë dialogun Kosovë – Serbi appeared first on Ekonomia Online.

Transformimi i heshtur i FSK-së

Posted: 19 Jul 2018 08:29 AM PDT

Në pamundësi të ndryshimeve kushtetuese për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, autoritetet në Prishtinë i kanë shtuar përpjekjet që t'i rrisin sa më shumë kapacitetet ekzistuese të FSK-së.

Ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme që FSK nga një force e reagimeve emergjente të shndërrohet në një Forcë me kapacitete dhe mision ushtarak apo mbrojtës. Por, këto ndryshime aktualisht po i mbajnë peng deputetët e komunitetit serb, pa shumicën e votave të të cilëve, amendamentimet kushtetuese janë të pamundshme.

Qëndrimi i deputetëve serbë është në harmoni me politikën aktuale të Beogradit, e cila e kundërshton formimin e Ushtrisë së ardhshme të Kosovës.

Zyrtarët në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, thonë se po punohet në vazhdimësi në procesin e transformimit të kësaj Force. Ata thonë se shndërrimin i FSK-së në Forca të Armatosura duhet të bëhet sa më parë, pasi që sipas tyre, tashmë janë arritur kapacitetet e duhura.

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku tha për Radion Evropa e Lirë se transformimi i heshtur është një proces që është duke u zhvilluar.

“Vazhdimisht FSK-ja është në procesin e ngritjes së kapaciteteve të veta, duke pasur parasysh misionin e ardhshëm si ushtri e vendit tonë. Kështu që edhe pajisjet e reja, dhe çdo gjë që bëhet në FSK, si pajisje, trajnim, ushtrim fushor, bëhen për ngritjen e kapaciteteve që i nevojiten FSK-së".

"Kapacitete për misionin aktual i ka përmbushur në vitin 2013 dhe këtë e ka deklaruar edhe vet Këshilli veri-atlantik i NATO-s. Që nga ajo kohë ne jemi vazhdimisht duke u përgatitur për misioni e ri, misionin ushtarak për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës si çdo ushtri e çdo vendi normal”, tha Çeku.

Ai tha se FSK-ja edhe sot mund të konsiderohet si ushtri e Kosovës, ndonëse do të nevojiten ndryshime kushtetuese e ligjore, që të ndryshojë emrin, por edhe misionin, për çka edhe po punohet gjatë procesit të transformimit.

“De fakto Kosova e ka ushtrinë e vet, e kjo është FSK-ja sot. Ne si FSK veprojmë si ushtri, ne dukemi si ushtri, ne ndihemi si ushtri dhe njihemi nga të tjerët si ushtri. Kështu që ky transformimi apo tranzicion është duke ndodhur dhe FSK-ja krejt punën e vet e ka dhe e zhvillon në këtë drejtim për ta arritur këtë synim", tha Çeku.

Kurse, njohësi i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, Naim Maloku, thekson se në FSK, janë ngritur aftësitë operacionale dhe mundësitë nga pajisja me disa mjete, por siç thotë ai, nuk mund të ketë marrje të përgjegjësive shtesë pa ndryshime kushtetuese.

Ai e ka vlerësuar pozitivisht nënshkrimin e kontratës në mes të kompanisë amerikane AM General dhe Qeverisë së Kosovës, për pajisjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës me 51 automjete të tipit Humvee.

“Janë pajisje jashtëzakonshme moderne, të nivelit të lartë ato që janë pranuar këto ditë në FSK. Është për t'u falënderuar ai donacion i Shteteve të Bashkuar të Amerikës", thotë Maloku.

Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë e reagimeve të shpejta për emergjenca dhe nuk ka mision mbrojtës. Për ndryshimin e këtij misioni, Maloku thotë se do të nevojiten ndryshime kushtetuese e ligjore, por të cilat nuk mund të bëhen pa miratimin e deputetëve nga komuniteti serb në Kuvendin e Kosovës.

"Mirë është që NATO është këtu dhe e ka përgjegjësinë për tërësinë territoriale të Kosovës. Ne nuk kemi kapacitet për ta marrë atë përgjegjësi dhe me këta hapa që mendojnë ata që po bëhet ushtria, kështu edhe 30 vjet nuk bëhet, nuk aftësohet FSK-ja për t’i marr përgjegjësit që ka NATO për Kosovën”, tha Maloku.

Ai tha po ashtu se gjithçka që është duke ndodhur aktualisht brenda Forcës së Sigurisë, si në trajnime, furnizime me pajisje apo ushtrime, bëhet në kuadër të kornizë ligjore për FSK-në.

Zyrtarët e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur qëndrimin se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat deri më tash janë refuzuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kuvendin e Kosovës. Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se në rast se ky refuzim i ndryshimeve kushtetuese vazhdon nga përfaqësuesit politikë të serbëve, në një moment të caktuar do të jenë të detyruar që ta mandatojnë Ushtrinë e Kosovës me ligj.

Autoritetet e Kosovës, në vazhdimësi kanë deklaruar se Forcat e Armatosura të Kosovës, në të ardhmen, do të jenë faktor i stabilitetit brenda për brenda Kosovës dhe për rajonin, ndërkohë që autoritetet e Serbisë i shohin këto forca si të rrezikshme për paqen dhe si faktor i destabilitetit në rajon.

Megjithatë, zyrtarët e NATO-s dhe partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur qëndrimin se transformimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat deri më tash janë refuzuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve në Kuvendin e Kosovës.

Autoritetet e Kosovës kanë theksuar se në rast se ky refuzim i ndryshimeve kushtetuese vazhdon nga përfaqësuesit politikë të serbëve, në një moment të caktuar do të jenë të detyruar që ta mandatojnë Ushtrinë e Kosovës me ligj.

Forca e Sigurisë së Kosovës është një forcë shumetnike, e uniformuar dhe e pajisur me armatim të lehtë. FSK-ja është themeluar në vitin 2009, sipas Planit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës, të presidentit Marti Ahtisaari, në bazë të së cilit ishte shpallur pavarësia e Kosovës. FSK-ja numëron më shumë se 2000 pjesëtarë, prej të cilëve 200 u përkasin komuniteteve pakicë, kurse 100 ishin nga komuniteti serb.

The post Transformimi i heshtur i FSK-së appeared first on Ekonomia Online.

Çfarë përfitoni nëse hani tranguj?

Posted: 19 Jul 2018 08:09 AM PDT

Trangujt i takojnë të njëjtës familje sikur shalqiri dhe kungulli, të cilët përmbajnë 95% ujë, çka do të thotë se nëse i hani gjatë verës, ju mbajnë të hidratuar.

Mirëpo, ka arsye të forta se pse duhet t'i hani trangujt gjatë tërë vitit.

E mbrojnë trurin

E zvogëlojnë rrezikun nga kanceri

E luftojnë inflamacionin

E freskojnë aromën e gojës

Menaxhues të stresit

I shëndetshëm për zemrën

The post Çfarë përfitoni nëse hani tranguj? appeared first on Ekonomia Online.

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë përshpejtimin e hapave për heqjen e Roamingut

Posted: 19 Jul 2018 07:53 AM PDT

Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë zotuar për hapat të domosdoshëm që duhet të ndërmarrin të dyja palët në aspekt legjislativ dhe teknik, me qëllim që të përshpejtohen procedurat në mënyrë që në afatin më të shkurtër të mundshëm të hiqet Roamingu mes dy vendeve.

Në një komunikatë për media u njoftua se janë takuar delegacioni nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik i Kosovës, i kryesuar nga Ministri Valdrin Lluka dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë i prirë nga Zëvendësministrja, Dorina Çinari, ku mori pjesë edhe sponsoruesi i Rezolutës së Kuvendit të Kosovës për heqje të Roamingut, deputeti Dardan Molliqaj, si dhe Kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë që operatorët të bëjnë marrëveshje në mes vete që së paku për këtë sezon të pilotohet heqja e Roamingut dhe më pastaj të nënshkruhen Marrëveshjet e domosdoshme ndërshtetërore në mes të Ministrive dhe Marrëveshjet Teknike në mes të 2 Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike të dy vendeve tona.

Heqja e Roamingut është një nga shërbimet më të rëndësishme që do të iu mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë komunikim shumë më efikas dhe më të Lirë.

Me këtë rast u theksua se shumë shpejtë tarifat e Roamingut në mes të Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë e temë e së kaluarës.

The post Kosova dhe Shqipëria diskutojnë përshpejtimin e hapave për heqjen e Roamingut appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more