Skip to main content

“Real Madridi ia rezervon Hazardit fanellën me numër 7” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Real Madridi ia rezervon Hazardit fanellën me numër 7” plus 9 more Telegrafi Futboll


Real Madridi ia rezervon Hazardit fanellën me numër 7

Posted: 21 Jul 2018 02:17 PM PDT

Real Madridi thuhet se tashmë ka rezervuar një numër të fanellës për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Hazard është shfaqur si objektivi numër një i kampionëve evropianë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar.

Kjo pasi, dyshja Neymar dhe Kylian Mbappe mendohet se do të qëndrojnë përfundimisht në Paris Saint-Germain për sezonin e ri.

Chelsea pranon ofertën, Hazard te Real Madridi për 190 milionë euro? Chelsea pranon ofertën, Hazard te Real Madridi për 190 milionë euro?

Nënshkrimi i Juventusit me Ronaldon do të thotë se Los Blancos janë të etur për të shtuar cilësi në sulmin e tyre dhe Hazard ka ngecur në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re në Stamford Bridge.

Fotomontazh: Fanella e Hazardit te Real Madridi

Disa media në Angli e japin si të kryer transferimin e yllit belg në Santiago Bernabeu, pasi sipas tyre skuadrat kanë arritur marrëveshje në shifrën e 190 milionë eurosh.

Në anën tjetër, mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi janë aq të sigurt në marrëveshje saqë e kanë rezervuar edhe numrin e fanellës për Hazard.

Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash Hazard: Jam gati të largohem nga Chelsea, Real Madridi klub ëndrrash

Hazard mban veshur fanellën me numër 10 te Chelsea, por numri aktualisht është i zënë nga heroi kroati në Kupën e Botës, Luka Modric.

Kështu që Hazardit thuhet se do t’i jepet fanella me numër 7, pasi është lënë e lirë pas largimit të yllit portugez, Ronaldo. /Telegrafi/

The post Real Madridi ia rezervon Hazardit fanellën me numër 7 appeared first on Telegrafi.

De Laurentiis i mbyll derën rikthimit të Cavanit dhe transferimit të Vidalit te Napoli

Posted: 21 Jul 2018 01:46 PM PDT

Aurelio De Laurentiis ka mbyllur derën një rikthimi në Napoli për Edinson Cavanin, teksa i ka cilësuar të rreme lajmet për transferimin e Arturo Vidalit.

Cavani ishte lidhur gjithnjë e më shumë me një rikthim të tij në Napoli, ku shënoi mbi 100 gola në tre sezone.

Por, presidenti De Laurentiis i dha fund spekulimeve për rikthimin e uruguaian, teksa ia mbylli derën edhe një transferimi të mundshëm të kilianit Vidal.

Cavani rikthehet në Serie A? Cavani rikthehet në Serie A?

“Cavani? Unë nuk kam nënshkruar me atë dhe nuk do të nënshkruaj atë”, ka thënë fillimisht De Laurentiss për Radio Kiss Kiss.

De Laurentiis ia ka mbyllur derën Cavanit!

“Nuk kishte telefonata me përfaqësuesit e tij”.

“Gazetat duhet të shesin kopje, ato po shkojnë në krizë dhe pa këso tituj, ata nuk mund të mbijetojnë”.

Ancelotti e dëshrion Vidalin te Napoli Ancelotti e dëshrion Vidalin te Napoli

“Arturo Vidal në Napoli? Lajmë i rremë”.

“Ai është dikush që kam ndjekur shumë vite më parë, por tani po kërkoj për lojtarë të rinj të cilët janë të përdorshëm në afatgjatë”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

The post De Laurentiis i mbyll derën rikthimit të Cavanit dhe transferimit të Vidalit te Napoli appeared first on Telegrafi.

Interi dhe Zeniti barazojnë në miqësoren e gjashtë golave

Posted: 21 Jul 2018 01:16 PM PDT

Interi dhe Zenit St. Petersbourg kanë luajtur me barazim 3-3 në ndeshjen e tyre miqësore para-sezonale.

Nerazzurrët kanë barazuar në ndeshjen e tretë miqësore të zhvilluar në përgatitjet e tyre para-sezonale, pas fitores ndaj Luganos dhe humbjes nga Sioni.

Skuadra e Luciano Spallettit arriti të kalojë e para në epërsi ndaj rusëve të Zenitit me anë të Antonio Candrevas (18′), i cili shënoi një gol të bukur për 1-0.

Megjithatë, Zeniti arriti të kthehet në lojë me anë të Christiano Noboa (27′) që barazoi për 1-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe katër gola të tjerë, me të dyja skuadrat që gjetën rrjetën edhe nga dy herë.

Përsëri ishin Nerazzurrët që shënuan të parët me anë të kapitenin Mauro Icardi (50′), që riktheu epërsinë në 2-1.

Në minutën e 64-të të ndeshjes në skenë doli Robert Mak, i cili barazoi në 2-1, ndërsa Hernani (73′) kaloi rusët në epërsi 2-3.

Epërsia e Zenitit nuk gjati shumë pasi i inkuadruari në lojë në vend të Icadit, Lautaro Martinez shënoi në minutën e 75-të për 3-3 duke vulosur rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Telegrafi/

 

The post Interi dhe Zeniti barazojnë në miqësoren e gjashtë golave appeared first on Telegrafi.

Rummenigge: James nuk do të rikthehet te Real Madridi

Posted: 21 Jul 2018 01:01 PM PDT

James Rodriguez nuk do të rikthehet në Real Madrid këtë verë pavarësisht raportimeve të mediave, konfirmoi menaxheri i përgjithshëm i Bayern Munichut, Karl Heinz Rummenigge.

Gazeta spanjolle Marca raportoi javën e kaluar se ylli kolumbian ishte i gatshëm të kthehej tek kampionët evropianë.

Rikthimi i tij te Mbretërit do të vinte për shkak të largimit të Zinedine Zidane, me të cilin ai kishte një marrëdhënie të thyer.

Reali po mendon ta rikthej James Rodriguezin Reali po mendon ta rikthej James Rodriguezin

Ish-ylli i Portos dhe Monacos u bashkua me kampionët gjermanë verën e kaluar në një marrëveshje huazimi dyvjeçare me vlerë 10 milionë euro, ndërsa Bayern kishte një opsion blerje prej 35 milionë euro në fund të huazimit.

James dhe Rummenigge

“Shumë thashetheme vijnë nga Spanja të cilat nuk janë të vërteta”, ka thënë fillimisht Rummenigge për ESPN.

“Situata e kontratës së lojtarit është njohur mirë nga të gjithë”.

Rodriguez dëshiron rikthimin te Real Madridi pas largimit të Zidanet Rodriguez dëshiron rikthimin te Real Madridi pas largimit të Zidanet

“James patjetër do të luajë me ne këtë sezon dhe unë pres që ai të luajë për Bayernin përtej kësaj”, përfundoi gjermani.

27-vjeçari përfundoi një sezon të suksesshëm në Bavari, duke shënuar tetë herë në 40 paraqitje, duke përfshirë edhe një gol kundër Los Blancos në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

The post Rummenigge: James nuk do të rikthehet te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Mourinho konfirmon Valencian si kapiten të Unitedit

Posted: 21 Jul 2018 12:16 PM PDT

Antonio Valencia do të jetë kapiten i Manchester United për sezonin 2018/19 të Ligës Premier.

Valencia mbante shiritin e kapitenit për pjesën më të madhe të kampionatit për Unitedin sezonin e kaluar, me Michael Carrick të lënduar dhe shpeshherë në bankën rezervë.

Me Carrick të pensionuar tashmë, shiriti i kapiteni do të mbahet nga senatorët e klubit për të ardhmen e afërt.

Numri 7 është kthyer në 'mallkim' te United – Sanchez e ka për detyrë t'ia kthejë shkëlqimin e humbur nga Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay (Foto) Numri 7 është kthyer në 'mallkim' te United – Sanchez e ka për detyrë t'ia kthejë shkëlqimin e humbur nga Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay (Foto)

Ky konfirmim erdhi nga vet trajneri Mourinho gjatë turneut para-sezonal të Unitedit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 Valencia ishte kapiten edhe në sezonin e fundit (Getty Images)

“Kapiten ishte Valencia sezonin e kaluar dhe unë mendoj se ai do të jetë përsëri kapiten”, ka thënë fillimisht tha Mourinho për The Independente.

“Kur ai nuk luan, duhet të marrim vendime tjera”.

Mourinho: Valencia, mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë Mourinho: Valencia, mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë

“Kjo varet nga kush është në fushë”.

“Nëse Chris Smalling, Ashley Young, Ander Herrera ose Juan Mata janë në fushë, ata kanë një mundësi të jenë kapiten”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/

The post Mourinho konfirmon Valencian si kapiten të Unitedit appeared first on Telegrafi.

Man City kryeson garën për shërbimet e Pjanicit

Posted: 21 Jul 2018 11:55 AM PDT

Kampioni anglez, Manchester City thuhet se kryeson garën për shërbimet Miralem Pjanic, i cili mund të largohet nga Juventusi gjatë kësaj vere.

Manchester City thuhet se ka kaluar Chelsean dhe Barcelonën në garën për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjanic.

Sipas mediumit Sport Mediaset, City tani është në ‘pole-position’ për shërbimet e mesfushorit Pjanic.

Chelsea rivalizon Barcelonën e Cityn, futet në garë për Pjanicin Chelsea rivalizon Barcelonën e Cityn, futet në garë për Pjanicin

Ky medium shton se trajneri Pep Guardiola tashmë ka biseduar me boshnjakun në telefon.

Pjanic është njëri nga mesfushorët më të mirë në Serie A

Për më tepër, kampionët anglezë do të ishin të gatshëm të shpenzojnë 100 milionë euro për të bindur Juventusin për shitjen e tij.

Megjithatë, mediumi italian paralajmëron se 28-vjeçari nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

City rikthen sytë nga Pjanici City rikthen sytë nga Pjanici

Pjanic nuk ka vendosur nëse do të ndjekë ‘ëndrrën e tij – Barcelonën’ ose mundësinë për të luajtur së bashku me Cristiano Ronaldon në Torino.

Ndryshe, 28-vjeçari boshnjak u transferua te Juventusit para dy sezonesh nga Roma për një shifër të raportuar prej 32 milionë eurosh. /Telegrafi/

The post Man City kryeson garën për shërbimet e Pjanicit appeared first on Telegrafi.

Pesë futbollistët e Arsenalit që pritet të largohen së shpejti nga Emery

Posted: 21 Jul 2018 11:27 AM PDT

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery ka etiketuar pesë futbollistë të pavlefshëm për ekipin e tij në sezonin e ri.

Pas përfundimit të epokës Arsene Wenger, lëvizjet e Arsenalit në afatin kalimtar të transferimeve kanë qenë shembullore.

Wenger kishte krijuar një reputacion si një shpenzues i vogël në tregun e transferimeve, shpesh duke pritur deri në minutën e fundit para se të merrte vendime të rëndësishme transferime.

Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires

Por, udhëheqësi i marrëdhënieve të futbollit, Raul Sanllehi, shefi i skuadrës Sven Mislintat dhe menaxheri i ri Emery kanë bërë më mirë këtë herë me Topçinjtë duke u dukur si një nga skuadrat më të vendosura në Evropë.

Emery pritet t’i japë tjetër fytyrë Arsenalit (Foto: Arsenal/Twitter)

Klubi ka shpenzuar tashmë më shumë se 70 milionë funte për të rregulluar vrimat e hapura në ekip.

Largimi i lojtarëve që filloi në janar ka vazhduar gjithashtu edhe në verë me Jack Wilshere dhe Santi Carzola, të fundit që janë liruar.

Emery bën gati pesë largime nga Arsenali, Mustafi në listë Emery bën gati pesë largime nga Arsenali, Mustafi në listë

Megjithatë, ka ende disa lojtarë në ekip që nuk janë të kualitetit të kërkuar dhe Sportskeeda ka etiketuar pesë lojtarët që Emery pritet t’i largoj para fillimit të sezonit.

Pas largimit të tyre sigurisht që pritet të ketë ndonjë zëvendësues më të mirë ose në vendin e tyre tashmë ka ardhur zëvendësuesi.

1.Danny Welbeck

2.Laurent Koscielny

3.David Ospina

4.Mohamed Elneny

5.Joel Campbell

/Telegrafi/

The post Pesë futbollistët e Arsenalit që pritet të largohen së shpejti nga Emery appeared first on Telegrafi.

Aston Villa konsideron Henryn për trajner

Posted: 21 Jul 2018 11:01 AM PDT

Legjenda franceze, Thierry Henry ka përfunduar në radarin e skuadrës së njohur angleze, Aston Villa.

Aston Villa ka tanimë disa pronarë të rinj që kanë blerë shumicën e aksioneve në klub.

Këta pronarët e rinj të klubit anglez janë të gatshëm të investojnë para në klub pasi duan t’i kthehen sukseseve dhe niveleve të larta.

Henry ëndërron postin e trajnerit të Arsenalit Henry ëndërron postin e trajnerit të Arsenalit

Pronarët janë duke vendosur nëse dëshirojnë të sjellin një menaxheri të ri në klubin e tyre.

Henry është ndihmës trajner te Belegjika (Getty Images)

Sipas tabloidit Daily Mail, Thierry Henry ka përfunduar në listën e ngushtë për trajnerin e ri të Aston Villas.

Legjenda franceze shihet si ideal për të zëvendësuar Steve Bruce, nëse nevojitet një ndryshim në krye të skuadrës.

"Turp për Francën", Vieira: Henry angazhohet te Belgjika dhe jo me kombëtaren që e fitoi botërorin "Turp për Francën", Vieira: Henry angazhohet te Belgjika dhe jo me kombëtaren që e fitoi botërorin

Henry ishte një ndihmës-trajner te Kombëtarja e Belgjikës, e cila zuri vendin e tretë në Botërorin “Rusia 2018”.

Mediumi anglez gjithashtu raporton se e pasigurt nëse Henry do të jetë i interesuar në pozitën e trajnerit te Villa, pasi më parë dëshiron të bëjë përvojë. /Telegrafi/

The post Aston Villa konsideron Henryn për trajner appeared first on Telegrafi.

Higuain ia mbyll syrin Sarrit: Është trajner fantastik, do të ishte e mrekullueshme të punoja përsëri me të

Posted: 21 Jul 2018 10:23 AM PDT

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain ka folur fjalët më të mira për trajnerin e ri të Chelseat, Maurizio Sarri.

Sarri dëshiron të nënshkruajë me Higuainin te Chelsea, pasi ka punuar me sulmuesin argjentinas te Napoli.

Marrëdhënia e dyshes ka qenë fenomenale për vitet e kaluara te skuadra italiane dhe Higuain ka respektin maksimal për trajnerin italian.

Sarri do largimin e Moratas e Giroudit për të transferuar Higuainin Sarri do largimin e Moratas e Giroudit për të transferuar Higuainin

“Dashuria ime për Sarrin shkon përtej futbollit”, ka thënë fillimisht Higuain.

Sarri dhe Higuain kanë pasur një marrëdhënie të veçantë te Napoli

“Ai më bëri mua një lojtar më të mirë, do t’i jem gjithmonë mirënjohës atij”.

“Më intereson shumë për atë si person dhe si trajner. Ai është një trajner fantastik dhe i uroj atij gjithçka më të mirat”.

Chelsea e bën kontaktin e parë për Higuainin Chelsea e bën kontaktin e parë për Higuainin

“Ne gjithmonë thamë se kur ta lëmë futbollin, do të vazhdojmë të mbetemi në kontakt”.

“Kush e di, mund të punoj me të përsëri në një klub tjetër. Kjo do të ishte e mrekullueshme”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/  

The post Higuain ia mbyll syrin Sarrit: Është trajner fantastik, do të ishte e mrekullueshme të punoja përsëri me të appeared first on Telegrafi.

Ronaldo paguan afër 19 milionë euro gjobë pas ikjes nga taksat në Spanjë

Posted: 21 Jul 2018 10:12 AM PDT

Cristiano Ronaldo i ka paguar autoriteteve tatimore spanjolle shumën e gjobës me marrëveshje dhe ka pezulluar dënimin dyvjeçar me burg.

Ylli portugez, i cili ka ndryshuar skuadër nga Real Madridi te Juventusin këtë verë, do të paguajë gjithsej 18.8 milionë euro gjoba.

Sipas mediumit Cadena Cope, 33-vjeçari ka rënë dakord me kushtet e shtetit spanjoll në mënyrë që të mbyllet çështja e gjykatës së Hacienda.

Ronaldo pajtohet me dënimin e "dy viteve burg" dhe 18.8 milionë euro gjobë për evazion fiskal Ronaldo pajtohet me dënimin e "dy viteve burg" dhe 18.8 milionë euro gjobë për evazion fiskal

Për shkak të kësaj marrëveshje, Ronaldo nuk do t’i detyrohet shtetit të mbaj dënimin me burg, i cili i ishte shqiptuar më herët gjatë këtij viti.

Ronaldo gjatë prezantimit te Juventusi (Foto: Juventus/Twitter)

Pagesa e parë thuhet se është bërë për autoritetet tatimore javën e kaluar, pasi që çështja e stërzgjatur ka prodhuar këtë vendim.

Ronaldo supozohet se e ka mashtruar shtetin spanjoll me shumën prej 14 milionë e 768,897 mijë euro ndërmjet viteve 2011 dhe 2014.

Ronaldo paguan 30 milionë euro gjobë për të shmangur burgun pas evazionit fiskal Ronaldo paguan 30 milionë euro gjobë për të shmangur burgun pas evazionit fiskal

Pakti i tij i ri me Zyrën e Prokurorëve do ta kishte parë atë shumë të reduktuar në vetëm 5.7 milionë euro, por ‘interesi dhe gjobat’ kanë bërë që sulmuesi të duhet të paguajë pothuajse 19 milionë euro.

Rivali i Barcelonës, Lionel Messi, u dënua me 21 muaj burg dhe gjobë 1.7 milionë euro për mashtrim tatimor midis viteve 2007 dhe 2009. /Telegrafi/

The post Ronaldo paguan afër 19 milionë euro gjobë pas ikjes nga taksat në Spanjë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more