Skip to main content

“Rama: Nuk lëvizim nga 5 prioritetet. Hahn: BE s’pranon vende me konflikte ” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Rama: Nuk lëvizim nga 5 prioritetet. Hahn: BE s’pranon vende me konflikte ” plus 9 more Gazeta SHQIP


Rama: Nuk lëvizim nga 5 prioritetet. Hahn: BE s’pranon vende me konflikte 

Posted: 13 Jul 2018 02:27 AM PDT

Në një konferencë shtypi të përbashkët në Bruksel me komisionarin e zgjerimit evropian Johanes Hahn, kryeministri Rama ka thënë se Shqipëria është duke u përgatitur për çeljen zyrtare të negociatave në qershorin që vjen.

Ai tha se hapat dhe përpjekjet janë të mëdha për ta nxitur edhe më tej agjendën e integrimit të Shqipërisë në BE.

"Ky është një proces i pashmangshëm që do të nisë menjëherë. Na presim muaj shumë të rëndësishëm e të vështirë përpara që të jemi gati kur negociatat të nisin zyrtarisht. Do bëjmë gjithçka që na është kërkuar, – u shpreh Rama. – Çelja e negociatave është në interes të të gjitha palëve. Jemi të gatshëm për këtë proces, jemi të interesuar të vijojmë punën në drejtimin tonë. Për të gjitha hapat do ketë përpjekje të mëdha. Ju mirëpres në Tiranë, me ekipin tuaj, për ta nxitur edhe më tej axhendën e integrimit të Shqipërisë në BE, që është e rëndësishme për ne dhe për vetë Europën", – iu drejtua Rama komisionarit Hahan.

Rama tha se është e rëndësishme që BE të mbështesë në çdo fomë zbatimin e reformave. "Ne nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj në dispozicion për të qenë të përgatitur në momentin e çeljes formale të negociatave me gjithë atë produkt që vjen më pas. Procesi nuk nënkupton në asnjë moment, deri në anëtarësim, një lëvizje nga 5 prioritetet, por është një proces që shkon duke u thelluar".

Nga ana e tij, Johanes Hahn nënvizoi se BE do vazhdojë të asistojë në zbatimin e reformave në Shqipëria dhe la të kuptojë se marrëveshja e Shqipërisë me Greqinë për zgjidhjen e disa çështjeve është e rëndësishme:

"BE nuk do të panojë vendet me konflikte për t'u anëtarësuar në bllokun tonë. Kushdo që akuzon për tradhti nga të dy palët, do të turpërohet nga opinionin publik. Be nuk do të pranojë asnjë shtet që nuk ka zgjidhur mosmarrëveshjet me vendet fqinjve, si për shembull zgjidhja e emrit të Greqisë e Maqedonisë".

Hahn po ashtu deklaroi së shpejti do të mbërrijë në Tiranë për të vijuar bashkëpunimin me palën shqiptare për çeljen e negociatave: "Do vazhdojmë përgatitjet për hapjen e negociatave vitin e ardhshëm. Do bëjmë gjithçka për të vijuar me hapat e parashikuara për negociatat. Do takohemi sërish në Tiranë me Ramën. Do flasim edhe me qeverinë dhe me opozitën, sepse kemi një qëllim kombëtar të vlefshëm për gjithë shoqërinë. Është qëllim i përbashkët që na përket të gjithëve. Kemi zhvilluar një takim të frytshëm sa i përket bashkëpunimit tonë".

13 korrik 018 (gazeta-Shqip.com)

Çfarë duhet të hani dhe pini për t’i rezistuar të nxehtit në pazh!

Posted: 13 Jul 2018 02:12 AM PDT

A jeni në mesin e adhuruesve të plazhit që shkojnë në mëngjes dhe kthehen në shtëpi kur dielli ka perënduar? Nuk duhet t’i kushtoni vëmendje vetëm diellit dhe djegies nga dielli, por edhe ushqimit që të rezistoni gjatë gjithë ditës në plazh. Nutricionistja Isabel Maples, zëdhënëse e Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës në SHBA, ka përpiluar një listë të të gjitha masave paraprake që duhen marrë për t'u ushqyer dhe hidratuar siç duhet kur jeni në plazh si dhe menynë e duhur – duke përfshirë pije – për të rimarrë energjinë e humbur nga dielli dhe banjat.

Rregulli i parë, për t’u siguruar që ushqimet – sidomos nëse prishen – nuk janë prishur nga temperaturat e larta, merrni qesen nga frigoriferi dhe e mbani nën hije ose të paktën nën një peshqir. Si ta mbushni atë? Favorizoni frutat shumë të pasura me ujë të tillë si shalqi, që gjithashtu mund të bëhet bazë e një sallate me djathë fetish, një djathë proteinik dhe një mbushëse natriumi për të reaguar ndaj djersitjes që nuk kursen askënd në det.

Për një rostiçeri ushqyese, shpjegon Maples, zgjidhni më mirë një qebap vegjetarian (i lehtë për t'u ngrënë edhe me duar me rërë) me djathë, kastravec, sallatë dhe domate ose me humus, të pasur me proteina, të cilat si një alternativë për qebap mund të konsumohen gjithashtu në porcione të vogla.

U thoni gjithashtu po edhe sallatave me kokrra dhe bishtajore, fara dhe fruta të thata. Frutat e thata gjithashtu mund të bëhen përbërësi kryesor i një rostiçerie të shkëlqyeshme, ose nëse jeni të kënaqur me një meze të lehtë të thjeshtë, zgjidhni një paketë të plotë të fasadave që përmbajnë fibra, për të shuar urinë tuaj.

Sa për pije, përfundon Maples, preferoni ujë ose maksimumi 100% lëngje frutash, shmangni pijet që dehidratojnë trupin duke i dhënë një ndjesi të rreme të heqjes së etjes.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

I vodhi pensionin, 92-vjeçarja ndjek dhe ndalon hajdutin

Posted: 13 Jul 2018 02:05 AM PDT

Një e moshuar 92-vjeçare ka bërë të mundur ndalimin dhe më pas arrestimin nga policia të një njeriu që i ishte ofruar për ta shoqëruar në shtëpi për t'i vjedhur më pas pensionin e sapo tërhequr. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Torino, Itali. Hajduti, një 39-vjeçar, është denoncuar nga e moshuara dhe tani do të procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Vëmendja e oficerëve të policisë bashkiake, të angazhuar në ato momente në largimin e një automjeti që nuk lejohej të parkohej, u tërhoq nga një njeri që po ndiqte hajdutin. 39-vjeçari kishte marrë vetëm 1,200 euro që 92-vjeçarja sapo kishte tërhequr pensionin në një bankë Hajduti u ndal dhe paratë iu kthyen gruas.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Koha e keqe në Japoni, bilanci i viktimave shkon në 200

Posted: 13 Jul 2018 02:00 AM PDT

Një javë pas shirave të rrëmbyeshëm që kanë shkatërruar Japoninë perëndimore, numri i viktimave ka shkuar thuaje në 200 persona.

Autoritetet kanë vënë alarmin shëndetësor për rreth 7 mijë të shpërngulur në qendrën e pritjes për shkak të temperaturave të larta që po regjistrohen në ditët e fundit. Sipas të dhënave të ofruara nga qeveria, më shumë se 600 ndërtesa publike janë dëmtuar nga balta dhe së paku 207,500 shtëpi nuk kanë ujë të rrjedhshëm.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump: Brexit “mund ta vrasë” paktin tregtar me SHBA-në

Posted: 13 Jul 2018 01:52 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se Mbretëria e Bashkuar me gjasë nuk do të mund të bëjë marrëveshje tregtare me SHBA-në, nëse plani i kryeministres britanike për Brexit ec përpara

Në një intervistë për gazetën britanike The Sun, Trump tha se plani i Theresa May "do ta vriste ndoshta marrëveshjen", pasi me atë plan, "SHBA do të duhej të merrej me Bashkimin Evropian dhe jo me Mbretërinë e Bashkuar".

May dëshiron të flasë për një marrëveshje të tregtisë me Trumpin, i cili ndodhet për vizitë në Britani.

May ka thënë se Brexit-i, apo dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian, është një mundësi për të krijuar rritje ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA.

Plani i saj për marrëdhëniet me BE-në pas Brexit-it ka shkaktuar pakënaqësi edhe në kabinetin e saj, duke çuar në dorëheqjen e dy ministrave.

Në intervistën për The Sun, Trump përsëriti kritikat e tij për kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, për shkak të sulmeve terroriste gjatë vitit të kaluar në kryeqytetin britanik, duke thënë se ai "ka bërë një punë të tmerrshme".

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fansja surprizon David Beckham-in me… gjoksin! (Foto)

Posted: 13 Jul 2018 01:41 AM PDT

Një fanse i ka bërë një surprizë ish-futbollistit të famshëm anglez David Beckham. Ngjarja ka ndodhur ne Majemi dhe e reja ndodhej në makinë, kur papritur ngriti bluzën për t'i treguar gjoksin Beckham-it.

Duket se vajza ishte një fanse e zjarrtë e David dhe nuk mund t'i besonte fatit që ai ishte pranë saj. Ajo doli nga dritarja e makinës dhe ngriti bluzën e saj për t’u siguruar që do merrte vëmendjen e David. Ndërkohë që reagimi i 43-vjecarit nuk u pa, kur arriti në hotel dukej se ishte në humor.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Arlind Ajeti, pranë rikthimit te Crotone

Posted: 13 Jul 2018 01:36 AM PDT

E ardhmja e Arlind Ajetit mund të vazhdojë të jetë te Crotone. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare prej disa ditësh është rikthyer në bazë pikërisht te Torino klubi që zotëron kartonin e tij duke nisur fazën përgatitore për sezonin e ri me skuadrën "Granata", por te Torino ka pak vend për Ajetin i cili nuk shikohet si një alternativë shumë e vlefshme nga trajneri Walter Mazzarri dhe sipas të gjitha gjasave kuqeziu do të ndryshojë sërish skuadrat.

Gjasat më të mëdha janë që Ajeti të rikthehet te Crotone për të luajtur në Serinë B dhe për të ndihmuar skuadrën kalabreze të rikthehet sa më shpejt në Serie A. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane bisedimet mes dy klubeve për të bërë të mundur rikthimin e Ajetit te Crotone janë në një fazë shumë të avancuar.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vlorë, kapet me qëllim ekstradimin në Itali 52-vjeçari

Posted: 13 Jul 2018 01:27 AM PDT

Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga forcat policore të Vlorës, me qëllim ekstradimin në Itali.

Maks Merkaj, 52 vjeç nga Vlora, banues në lagjen "10 korriku", rezulton i dënuar me 17 vite burg për veprat penale "organizatë kriminale", "pengmarrje", "shfrytëzim prostitucioni" dhe "marrëdhenie seksuale me dhunë".

Personi i arrestuar përkohësisht në kuadër të operacionit të koduar "Blic" është dënuar nga Gjykata e Assizez në Venecia, më 10 prill 2011, vendim nga i cili i kanë mbetur për t'u shlyer edhe 14 vite heqje lirie.

Tashmë procedurat për ekstradimin e tij në duart e drejtësisë italiane i kanë kaluar Interpol Tiranës.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vettingu, gjyqtari Tom Ndreca do të dalë para KPK-së

Posted: 13 Jul 2018 01:21 AM PDT

Gjyqtari Tom Ndreca do të dalë sot para komisionit të Vettingut. Ai do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Ndreca është një emër i njohur i drejtësisë për opinionin publik dhe mediat. Ai ka qenë relator i çështjes "Tahiri" për bllokimin e pasaportës.

PO ashtu, ka qenë edhe gjykatësi që kryeso në Kolegj Zgjedhor çështjen e numërimit të votave në Tiranë, duke rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste për shpalljen të pavlefshëm të vendimit të KQZ-së për numërimin e votave hedhur në kutitë e gabuara. Një vendim që shpalli fitues në garën për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Bashën.

Ndreca është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike në degën e Drejtësisë në vitin 1980. Për një periudhë 4-vjeçare, ai ka punuar si prokuror gjyqësor dhe prokuror rrethi në Mirditë.

Në fund të vitit 2017, pasuria e subjektit rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe "flamujt e kuq'  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga ana e subjektit, nga të cilat njëra rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 250 mijë lekësh.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dashuritë verore, disa arsye pse nuk u duhet thënë “jo”!

Posted: 13 Jul 2018 01:15 AM PDT

Ato janë të mira për vetëvlerësimin, humorin dhe madje edhe shëndetin (me pak kujdes). Janë shumë bukura, edhe pse nuk zgjasin

Vera është stina e dashurive. Të paharrueshme, intensive, të pasionuara, edhe pse zakonisht nuk janë të destinuara të mbijetojnë më shumë sesa fundi i pushimeve. Por ndoshta janë të bukura pikërisht për këtë arsye. Prandaj, nëse i jetojmë në mënyrën e duhur dhe i menaxhojmë siç duhet, ata janë një përvojë për të cilën nuk duhet të themi jo. Mjafton t'i lini të ikin dhe t'i jetoni pa shumë pritshmëri (por me disa masa paraprake).

Një ilaç për vetëvlerësimin – Të ndihesh e dëshiruar është gjithnjë një ndjesi e bukur. Kjo na bën të ndihemi të bukur, na ndihmon të kemi besim në vetvete (ose për ta rigjetur atë), kjo na bën të dëshirojmë të kujdesemi për pamjen tonë më me kujdes sesa zakonisht. Dhe pastaj, a dëshironi të provoni përsëri ndjesinë fantastike të "fluturave në stomak"që me shumë gjasa e kishit harruar?

Shfrytëzoni momentin – Nuk është e thënë që një histori për t'ju bërë të lumtur duhet të zgjasë përgjithmonë: një flirt veror shpesh nuk zgjat më shumë sesa fundi i pushimeve. Dhe në fund të fundit e bukura qëndron pikërisht këtu. Gjëja e rëndësishme është që të jeni të vetëdijshëm për këtë dhe të mos keni pritshmëri të ekzagjeruara: është e vërtetë se shumë çifte të qëndrueshme e kanë filluar lidhjen e tyre gjatë pushimeve, por jetëgjatësia e këtyre flirteve të vogla nuk është një standard. Kështu që fjala e duhur është shfrytëzoni momentin, pa menduar shumë se ç'do të ndodhë. Nëse jeni në kërkim të një lidhjeje të rëndësishme ose që do të zgjasë përgjithmonë, më mirë lërini fare dashuritë e verës; rreziku që do të zhgënjeheni dhe do të lëndoheni është shumë i lartë.

Objektivat – Një lidhje ose një flirt është mënyra më e mirë për të kaluar çaste të bukura së bashku, mbrëmje ose net në argëtim të plotë, të shkoni në darkë, të kërceni dhe, pse jo, të bëni dashuri. Ndoshta është pikërisht e kundërta e asaj se si zakonisht jetojmë: është rasti të mos humbasim mundësinë për t'u mbushur me energji pozitive, duke harruar shqetësimet e përditshme, madje edhe depresionin dhe melankolinë që ju kap ndonjëherë, veçanërisht nëse jeni single. Le të pajtohemi me këtë gjendje shpirtërore dhe të mos përfshihemi në biseda shumë të thella dhe të vështira: për shembull, shmangim të hyjmë në detajet e vështirësive tona në punë, problemet familjare ose ndonjë marrëdhënie dashurie që sapo ka përfunduar dhe na ka lënduar. Shumë më mirë ta vëmë "jetën në pauzë"dhe të marrim çdo mundësi për të shpëtuar: ne do të rimarrim energjitë tona më të mira dhe do t'i shijojmë në maksimum pushimet.

Pasioni në maksimum ose dashuri platonike – Një nga gjërat më të bukura të një flirti veror është zbulimi i personit me të cilin kemi krijuar lidhje. Ne mund të takojmë një djalë të pasionuar, i cili duket fantastik në mbrëmje dhe na argëton deri në orët e hershme, dhe pastaj në mëngjes, ai tregon fytyrën e tij të vërtetë dhe na bën t'ia mbathim; ose mund të dashurohemi me një person që nuk do të heqë dorë nga ne dhe do të na duhet shumë punë të çlirohemi nga ai; ose mund të jetojmë një dashuri platonike, e cila nuk mund të shkojë përtej fazës së netëve të gjata të kaluara duke folur së bashku dhe që do të na lërë me krimbën e asaj që mund të kishte qenë atje, po të ishim më shumë iniciator. Sidoqoftë, çdo histori do të na lërë një kujtim: edhe ne duhet ta mbajmë si një kujtim të bukur. Në fund të fundit, është fakt: dashuritë verore jetojnë më shumë në kujtesë sesa në realitet.

Por kujdes… – Dashuritë verore mund të na japin edhe dhurata të pakëndshme , të cilat mund të jenë edhe me pasoja serioze. Kthimi nga pushimet është një nga periudhat e vitit, në të cilin ka një rritje të konsiderueshme të infeksioneve seksualisht të transmetueshme dhe madje edhe të shtatëzanive të padëshiruara. Le të kujtojmë gjithmonë që të marrim të gjitha masat e nevojshme, sepse shëndeti dhe parandalimi … nuk shkojnë në pushime.

Po nëse zgjat? – Thuhet se një flirt veror nuk mund të zgjasë përtej pushimeve. Nëse ndiheni shumë të përfshirë në kohën e nisjes, nëse ideja e ndarjes është e padurueshme për të dy dhe nëse distancat nuk janë shumë të mëdha, mund të përpiqeni të vazhdoni marrëdhënien. Edhe një herë, gjëja e rëndësishme nuk është të ushqeni shumë pritshmëri: duke parë njëri-tjetrin në qytet, midis një angazhimi pune dhe tjetrit, në stresin e jetës së përditshme mund të rezervojmë shumë surpriza dhe do të zbulojmë anë të tjera të karakterit që nuk i imagjinonim. Megjithatë, gjithnjë ia vlen të provohet. Le të provojmë të ndajmë projekte, të krahasojmë vizionin tonë të jetës dhe pritjet tona: le të kryqëzojmë gishtat dhe të shohim se çfarë do të ndodhë.

13 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more