Skip to main content

“Pjanic i qetë për spekulimet rreth Barcës” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pjanic i qetë për spekulimet rreth Barcës” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pjanic i qetë për spekulimet rreth Barcës

Posted: 27 Jul 2018 03:23 PM PDT

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic, ka distancuar veten nga raportimet që sugjerojnë se ai është pjesë e Barcelonës.

Barcelona dhe Chelsea janë në garë të madhe për mesfushorin bohnjak.

Ai vazhdon që të tërheqë vëmendje nga Liga Premier dhe nga La Liga.

Pjanic ka qenë pjesë integrale e mesfushës së Massimiliano Allegrit që prej ardhjes së tij nga Roma për 32 milionë euro në vitin 2016 duke shënua 10 gola në 61 paraqitje në Serie A.

Miralem Pjanic (Getty Images)

"Unë dëgjoj shumë gjëra që s'janë të vërteta. Unë jam i qetë. Unë po bëhem gati për sezonin tim të ri. Kjo është shumë e rëndësishme".

"Ajo që kam bërë në dy sezonet e fundit me Juventusin ka qenë e mrekullueshme dhe jam i lumtur për atë që po bëj këtu", u shpreh Pjanic.

Pjanic shprehu gëzimin që do të luajë përkrah Ronaldos, duke thënë se portugezi është një rekordmen i vërtetë. /Telegrafi/ 

The post Pjanic i qetë për spekulimet rreth Barcës appeared first on Telegrafi.

Juventusi takohet me Leonardon dhe agjentin e Caldaras

Posted: 27 Jul 2018 02:05 PM PDT

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici besohet se është takuar me menaxherin e përgjithshëm të Milanit, Leonarodn dhe agjentin e Mattia Caldaras.

Kapiteni Rossoner, Leonaro Bonucci, dëshiron të rikthehet në Torino, por klubi dëshiron që Caldara të përfshihet në marrëveshje.

Sipas Sky, Paratici është takuar me Leonardon gjatë ditës në Palazzo Parigi në Milano për të parë nëse ka ndonjë bazë për negociata.

Më vonë Sport Italia ka raportuar se ai është takuar edhe me Giuseppe Rison, agjentin e Caldaras, në po të njëjtin vend.

(Getty Images)

Paratici është larguar nga takimi pa thënë asgjë për mediat.

Ende është e pa qartë nëse Juventusi ka vendosur të lëshojë pe dhe ta përfshijë talentin Caldara në marrëveshjen për mbrojtësin.

Bonucci dëshiron të rikthehet për të ri formësuar partneritetin e madh me Giorgio Chiellinin dhe Andrea Barzaglin. /Telegrafi/

The post Juventusi takohet me Leonardon dhe agjentin e Caldaras appeared first on Telegrafi.

Wenger është idhulli im, thotë Tuchel

Posted: 27 Jul 2018 02:04 PM PDT

Thomas Tuchel ka këmbëngulur se ai nuk ka pasur ndonjë kontakt me Arsenalin.

Tekniku i PSG-së edhe pse është spekuluar si një prej emrave që do të zëvëndësonin Wengerin, ka thënë se s'ka ekzituar kontakt.

Ai vlerësoi lart Wengerin duke thënë se është idhulli i tij.

"Unë e mora vendimin tim para vendimit të Wengerit".

Wenger (Getty Images)

"Unë kam respekt të madh për të. Ai ka ndërtuar klubin dhe ja ka vënë stilin e futbollit për të cilin njihet".

"Ai është një idhull dhe shembull për secilin trajner, sidomos për mua".

"Nuk jam kontaktuar asnjëherë dhe vendimin e mora më herët. Unë nuk e di nëse ndonjëherë kam qenë i menduar si pasues i tij", u shpreh Wenger.

/Telegrafi/

The post Wenger është idhulli im, thotë Tuchel appeared first on Telegrafi.

Atletico e mori Gerson Martinsin si lojtar i lirë, tani Sporting kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim dhe e paditë në FIFA

Posted: 27 Jul 2018 01:29 PM PDT

Në stërvitjen e Sporting Lisbonës para disa muajsh kishte ndodhur një gjë që nuk ishte parë më herë, pasi tifozët e skuadrës kishin sulmuar lojtarët.

Njëri ndër ta ishte edhe Gelson Martins që tanimë ka kaluar te Atletico Madridi si lojtar i lirë, por transferimi po shqyrtohet nga FIFA.

Sikurse Rui Patricio ashtu edhe Martins e kanë prishur kontratën me klubin pas dhunës së tifozëve.

Gelson Martins në aksion (Getty Images)

Për të dyja raste Sporting është ankuar te FIFA, ku do të merret edhe vendimi ditëve në vijim.

Zyrtare: Atletico nënshkruan me Gelson Martins Zyrtare: Atletico nënshkruan me Gelson Martins

Atletico Madrid i kishte bërë ofertë Sportingut prej 15 milionë eurove dhe opsionin për të marrë 50% të shumës nga shitja e tij e ardhshme.

Sporting refuzoi sepse kërkonte të paktën 20 milionë euro dhe gjysmën e klauzolës së lojtarit.

Zyrtarizimi i tij

Palët nuk ranë dakord dhe Martins e prishi zyrtarisht kontratën me klubin portugez, e pastaj Atletico e mori falas.

Sporting tani është ankuar te FIFA dhe ka nisur një gjyq ndaj futbollistit dhe klubit spanjoll.

Pjesë e Portugalisë (Getty)

Para se Martins të anulonte kontratën paga e tij dhe kontrata kishin ndryshuar, pasi kishte filluar të paguhej nga 1.8 milion euro në 2.2 milionë euro.

Me këtë ka ndryshuar edhe klauzola e tij, që është 100 milionë euro dëmshpërblim. /Telegrafi/

The post Atletico e mori Gerson Martinsin si lojtar i lirë, tani Sporting kërkon 100 milionë euro dëmshpërblim dhe e paditë në FIFA appeared first on Telegrafi.

Llapi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, Sokoli: I sqarova paqartësitë me drejtuesit e klubit

Posted: 27 Jul 2018 01:13 PM PDT

Llapi është duke vazhduar përgatitjet për sezonin e ri në stadiumin e qytetit, "Zahir Pajaziti" në Podujevë.

Ndërsa ditëve të fundit ka pasur lajme se Bylbyl Sokoli mund të largohet nga Llapi akoma pa filluar sezonin.

Por, 59 vjeçari deklaroi për RTV Dukagjinin se tashmë janë qartësuar të gjitha mosmarrëveshjet që kishte me drejtuesit e klubit.

"Përgatitjet po shkojnë mirë, jemi në fazën e adaptimit të kushteve për rezultatet që janë në ambiciet tona. Në ekip disa futbollistë kanë ardhur, disa tjerë janë larguar dhe ne po mundohemi që këta që kanë ardhur të adaptohen sa më shpejt sepse është proces i rëndësishëm në formësimin e ekipit".

Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga Llapi ende pa nisur sezoni? Bylbyl Sokoli jep dorëheqje nga Llapi ende pa nisur sezoni?

Trajneri i njohur tregon edhe synimet e Llapit për sezonin e ri.

"Synimi kryesor është të që skuadra të tregojë lojëra cilësore. Llapi synon të luftojë për pjesën e sipërme të tabelës, katër vendet e para janë synimi ynë".

Ndërsa trajneri Sokoli u deklarua edhe për raportet me drejtuesit e klubit.

"Synimi im është organizimi i një niveli më të lartë, më shumë profesionalizëm, dinamika e realizimit të punëve të jetë shumë më e shpejt. Kërkesa ime ishte që të organizohet klubi në nivel shumë më të mirë. Këto kanë qenë disa paqartësi që ne i kemi sqaruar dhe unë mendoj se duhet të vazhdojmë me punë intensive cilësore", deklaroi më tej trajneri i Llapit Bylbyl Sokoli./Telegrafi/

The post Llapi vazhdon përgatitjet për sezonin e ri, Sokoli: I sqarova paqartësitë me drejtuesit e klubit appeared first on Telegrafi.

Tetë klubet të La Ligas kanë thyer rekordin e tyre për transferim të lojtarëve këtë verë

Posted: 27 Jul 2018 01:08 PM PDT

Klubet e La Ligas kanë hapur qeset me para këtë verë, duke kërkuar që sa më shumë ta përforcojnë skuadrat e tyre. 

Këtë verë, tetë skuadra të nivelit më të lartë të futbollit spanjoll kanë mbyllur marrëveshjet që janë më të shtrenjtë në historinë e tyre.

Alaves, Atletico Madrid , Eibar, Espanyol, Girona, Huesca, Rayo Vallecano dhe Villarreal, kanë thyer rekordet personale.

Alaves në fund të majit zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me John Guidetti nga Celta Vigo.  Ai u pagua katër milionë euro, ndërsa suedezi u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të këtij klubi.

Villarreal në fillim të muajit nënshkroi me kamerunasin Karl Toko Ekambi për 18 milionë euro.

Por ata përsëri e thyen këtë rekord duke nënshkruar me Gerard Moreno për 20 milion euro, duke mbyllur dy rekordet në më pak se një javë.

Girona bëri gjithashtu diçka të ngjashme, kur nënshkroi me Marc Muniesa më 27 qershor për 5 milionë euro.

Vetëm dy ditë më vonë, ata e thyen atë rekord duke nënshkruar me Johan Monica për 6 milionë euro.

Në anën tjetër edhe Atletico Madridi ka thyer rekord. Klubi madrilen ka nënshkruar me Thomas Lemarin në vlerën e 70 milionë eurove.

Edhe Espanyol ka thyer rekordin, por duke paguar 60 milionë euro më pak se sa Atletico, pasi nënshkroi për 10 milionë euro me Borja Iglesias. /Telegrafi/

The post Tetë klubet të La Ligas kanë thyer rekordin e tyre për transferim të lojtarëve këtë verë appeared first on Telegrafi.

Chelsea e sheh Pickfordin si zëvendësues të Courtois

Posted: 27 Jul 2018 12:52 PM PDT

Chelsea ka vënë pas portierit të Evertonit, Jordan Pickford, i cili shihet si zëvendësues i potencial i Thibaut Courtois.

Sky Sports shkruan se Chelsea janë vënë në kërkim të një portieri të nivelit botëror..

Kjo pasit Blutë janë të sigurt në largimin e Thabuit Courtois drejt Real Madridit.

Jordan Pickford (Getty Images)

Blerja e Pickford nga Goodison Park do të ishte e vështirë, pasi edhe Evertoni është duke investuar shumë në skuadër në kohën e fundit.

Portieri që shkëlqeu në Kampionatin Botëror me Anglinë, mund të jetë vet ai që kërkon largimin.

Pickford (Getty Images)

Në një situatë të tillë, Evertoni do të ishin të detyruar t'i dëgjonin ofertat.

Pickford sezonin e shkuar është treguar si njëri prej portierëve më me potencial në Ligën Premier.  /Telegrafi/

The post Chelsea e sheh Pickfordin si zëvendësues të Courtois appeared first on Telegrafi.

Klopp: E morëm Alissonin pasi ishte më i lirë se Oblak

Posted: 27 Jul 2018 12:31 PM PDT

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se marrëveshje me Romën për Alisson për 72.5 milionë euro ishte e 'çmendur', por që Jan Oblak do tu kushtonte 100 milionë euro nëse do ta blinin.

The Reds kompletuar transferimin në këtë muaj për një shumë rekord, që e theu atë të Gianluigi Buffon që të vitet 2001 kur kaloi nga Parma te Juventusi.

"Të gjithë mendojnë që janë shumë para. Janë shumë para".

"Ai nuk mund të lihej edhe pse ishte shifër e çmendur. Klauzola e Oblak ishte 100 milionë euro për shembull.

"Kjo është pjesë e punës, në përpjekje për të sjellë lojtarët më të mirë që mund të merrnim".

“Tregu për portierë është ndryshe, sepse nuk është se çdo vit ka në dispozicion dhe nuk ndodhin gjëra të tilla".

“Nuk e dinim saktësisht nëse Alisson është në shitje, por në një moment të caktuar e kemi kuptuar se ai është i disponueshëm dhe ai ishte momenti kur ne vendosëm të shkonim për të", ka thënë Klopp për ESPN.

Liverpooli tani ka tre portierë dhe me gjasë një do të shitet. /Telegrafi/

The post Klopp: E morëm Alissonin pasi ishte më i lirë se Oblak appeared first on Telegrafi.

Darmian i vendosur të largohet nga Unitedi

Posted: 27 Jul 2018 12:10 PM PDT

Matteo Darmian nuk e ka ndryshuar mendjen e tij sa i përket largimit të mundshëm nga Manchester United.

Valencia dhe transfermi i ri Diogo Dalot janë lënduar dhe janë jashtë angazhimit me klubin, kurse Darmian luajti kundër Milanit në International Champions Cup.

Anësori ka pasur madje edhe shiritin e kapitenit në mungesë të Valencias, por ai është i vendosur të largohet.

"Nuk mendoj se lëndimi i Valencias është i madh. Nuk e di se sa duhet të qëndrojë jashtë, por përmomentin ai është kapiteni, ai është zgjedhja e parë".

"Unë dua të luaj më rregullisht. Sezonin e kaluar nuk luajta aq dhe ky është objektivi im, abicia ime".

"Kjo është arsyeja pse fola edhe me menaxherin dhe me klubin për të ardhmen time".

"Unë dua që të largohem, por ne duhet të shohim çka ndodh sepse nuk e dimë", u shpreh Darmian. /Telegrafi/

The post Darmian i vendosur të largohet nga Unitedi appeared first on Telegrafi.

Barcelona në sulm për një mesfushor qendror, në ‘radar’ katër emra

Posted: 27 Jul 2018 11:04 AM PDT

Pasi nënshkruan me Malcomin, lojtari është nisur te bashkëlojtarët në Portland, ku fillimisht do të takohet me ta, pastaj mund të debutojë në ndeshjen parë parasezonale ndaj Tottenhamit në Los Anxhelos.

Megjithatë, braziliani mund të mos jetë blerja e fundit që vjen në Camp Nou këtë verë.

Pas nënshkrimit me Arthur dhe përfshirjes së Carles Alena në ekipin e parë, Barcelona tani do të shikojë mundësitë që të zëvendësojë Andres Iniestan dhe Paulinhon, që janë larguar drejt Azisë.

I pari në listë është mesfushori i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot.

Megjithëse 23-vjeçari nuk u përfshi në ekipin e Francës për në Rusi, ai do të ishte një lojtar perfekt për sistemin e Barcelonë.

Adrien Rabiot

Po ashtu mund të blihet më lirë pasi ai mbetet pa kontratë në vitin 2019.

Barcelona ka filluar të negociojë me presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po ai vazhdon të ketë qëndrimi refuzuese sikurse në të kaluarën.

“Do të jetë njëjtë sikurse me Willian”.

Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit

“Këto skuadra nuk shesin. Klubi është para një realitet të njohur, pasi njëjtë ka qenë situata edhe me lojtarë si Marco Verratit dhe Angel Di Maria në të kaluarën", thotë një burim i Barcelonës nga Shtetet e Bashkuara.

Një lëvizje mund të jetë edhe ajo me  Frenkie De Jong, i cili është pjesë e Ajaxit. Ai është 21 vjeç dhe këtë edicion ka shkëlqyer me harkëtarët.

 Frenkie De Jong

Pastaj në listë është edhe Dani Parejo, mesfushori i Valencias, i cili shpesh ka qenë i lidhur me Barcelonën.

Ai tani është 29 vjeç dhe ka një klauzolë lirimi prej 50 milionë euro, por Barcelona mund ta përdorë Andre Gomes, i cili ka qenë i lidhur me një kthim në Mestalla.

Daniel Parejo (Getty Images)

Çmimi mund të negociohet me këto kushte.  Nga Camp Nou fillimisht kanë thënë se nuk kanë interesim për Parejon.

Një tjetër mundësi e mirë është edhe Steven Nzonzi i Sevillas.   Ish-mesfushori i Blackburn Rovers dhe Stoke City ka një klauzolë lirimi prej 40 milion euro dhe do të zbritet 30 në fund të vitit.

Steven N'Zonzi (Getty Images)

Ai është në klubin e karrierës pasi së fundmi u shpall kampion i botës me Francën në këtë verë. /Telegrafi/

The post Barcelona në sulm për një mesfushor qendror, në 'radar' katër emra appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more