Skip to main content

“Personalitetet e ndryshme që gjejmë në ambientin e punës” plus 9 more Ekonomia Online

“Personalitetet e ndryshme që gjejmë në ambientin e punës” plus 9 more Ekonomia Online


Personalitetet e ndryshme që gjejmë në ambientin e punës

Posted: 27 Jul 2018 10:42 AM PDT

Secili prej nesh pëlqen të mendojë që ka një personalitet, i cili është i përshtatshëm me këdo që e rrethon. Të qenët pjesë e një vendi pune me shumë punonjës na vë përballë një larmie personalitetesh. Cilat janë disa prej personaliteteve që ndeshen më shpesh në punë?

1. Të drejtpërdrejtët – Kanë zakonisht tavolina pune të mbushura me letra dhe dokumente. Pëlqejnë të punojnë në mënyrë të pavarur dhe janë të orientuar drejt aksionit/veprimit. Ata nuk janë dëgjues të mirë dhe si pjesë të komunikimit të tyre kanë shpesh frazën "ti duhet". Në një diskutim flasin me zë të lartë dhe i paraqesin mendimet e tyre si fakte.

2. Mendimtarët – Janë analitikë, objektivë, racionalë dhe pëlqejnë të hyjnë në detaje, duke kërkuar të dinë gjithnjë e më shumë.

3. Të orientuarit drejt ndjenjave – Ndryshe nga mendimtarët, janë pasionantë dhe në kërkim të mënyrave për të ndikuar të tjerët me mënyrën e tyre të jetesës dhe të vepruarit. Ata priren ta shikojnë çdo punë apo projekt nga këndvështrime të ndryshme dhe jo vetëm nga faktet që paraqiten.

4. Perceptuesit – Janë njerëzit mendjehapur dhe që përshtaten me çdo situatë.

5. Ekstrovertët – Janë energjikë, të shpejtë dhe të zgjuar. Ata janë gjithnjë në kërkim të mënyrave për të bashkëvepruar me kolegët e tyre, japin ide dhe u pëlqen puna në grup.

6. Introvertët – Janë njerëz të rezervuar dhe shpesh njihen si të "vetmuarit", pasi pëlqejnë të punojnë vetëm.

7. Llafazanët – Njerëzit që të gjithë mundohen t'i shmangim. Ata janë të prirë të flasin pa mbarim, të tregojnë histori të ndryshme, pavarësisht nëse personi përballë po i dëgjon apo jo. Mund të quhen njerëzit që nuk mund të rrinë pa folur dhe nuk i mbajnë dot mendimet e tyre për vete.

8. Thashethemexhinjtë – Duket sikur jetojnë për të marrë vesh cila është e reja e fundit në punë, pavarësisht nëse kjo është e vërtetë apo jo, e kalojnë ditën duke diskutuar: për çdo detaj të jetës së kolegëve të tyre, ata që rrezikojnë të pushohen nga puna, sa e ka njëri apo tjetri pagesën, cili punon dhe cili e shtyn kohën pa bërë asgjë dhe cili po shoqërohet me kë.

9. Të zhurmshmit – Janë bezdisës për këdo që i rrethon. Ata bëjnë zhurmë me mënyrën si flasin, këndojnë në zyrë herë pas here, fishkëllejnë, kërcasin gishtat, përtypin çamçakëz, bëjnë biseda të gjata në telefon, kërcasin karriget, apo dëgjojnë muzikë në zyrë.

10. Pesimistët – Janë ata të cilët i shtyjnë ditët duke mos bërë asgjë, por duke u ankuar që kanë një ngarkesë më të madhe në punë se kolegët, rreth drejtuesve apo politikave të kompanisë.

11. Organizuesit e takimeve/mbledhjeve – Pëlqejnë të kenë takime mundësisht çdo ditë të vitit dhe nuk e kanë problem të rrinë në takime edhe gjithë ditën. Për çdo problematikë apo çështje, e cila lehtësisht mund të zgjidhet vetëm me një email, ata propozojnë organizimin e një takimi.

12. Mbushësit e email-it – Janë ata të cilët të mbushin inbox me email-e të parëndësishme, duke të vënë në korrespondencë edhe kur nuk është e nevojshme.

13. Deleguesit – Ata e delegojnë rregullisht punën tek të tjerët, duke mos bërë asgjë vetë. Në shumë raste, ata edhe vlerësohen nga eprorët, duke u konsideruar si njerëz të cilët dinë të menaxhojnë kohën mirë, duke mos ditur që ata realisht nuk bëjnë gjë vetë.

14. Të përvuajturit – Kalojnë ditë të tëra vetëm me një punë të caktuar, duke shtyrë me qëllim përfundimin e saj ose pa bërë asgjë.

Nëse procese/faza të caktuara të punës suaj lidhen me këta tipa, është e sigurt që përgjigjja që do të merrni do të jetë gjithmonë "Nuk mundem tani, jam shumë i/e zënë" apo "Është e pamundur tani, sapo të gjej kohën".

15. Dëmtuesit e ambientit – Janë të pakujdesshëm ndaj ambienteve të përbashkëta. P.sh., mund të ngrohin peshk në mikrovalën e kuzhinës, lënë mbeturina kudo etj…

16. Të varurit nga puna – Janë të pavarur, ambiciozë, korrekt. Ata janë të parët që vijnë në punë dhe të fundit që ikin. Ata flenë, hanë dhe marrin frymë duke menduar vetëm për punën.

17. Agresivët pasivë – Janë ata të cilët, megjithëse nuk ankohen hapur për të tjerët, mezi presin rastin që të nxjerrin keq para eprorëve apo kolegëve të tjerë një koleg të caktuar. Rëndom ata i dëgjon të ankohen se sa shumë të ngarkuar me punë janë, ndërkohë që kolegët e tjerë nuk punojnë sa ata.

The post Personalitetet e ndryshme që gjejmë në ambientin e punës appeared first on Ekonomia Online.

Mos e fshihni stresin në punë

Posted: 27 Jul 2018 10:33 AM PDT

Një studim i ri sygjeron se të dukurit i stresuar mund të dërgojë në lidhje më të fuqishme shoqërore dhe të largojë “sulmuesit”.

Nëse jeni të stresuar, edhe nëse ndiheni sikur asgjë nuk po shkon mirë, instikti juaj mund të jetë t'a duroni atë që kolegët të mendojnë se keni gjithçka nën kontroll. Por pavarësisht përpjekjeve tuaja për tu dukur i qetë dhe i mbledhur, zbulimet e një studimi të fundit tregojnë se nëse iu tregoni të tjerëve se jeni të stresuar mund të ndihmojë në krijimin e lidhjeve më të fuqishme shoqërore.

Studiuesit nga Universiteti i Anglisë Portsmouth shikuan sjelljet e një grupi të majmunëve në Puerto Riko gjatë tetë muajve, dhe ata shikuan se kur majmunët gërvishtinin veten, një shenjë e zakonshme e stresit.

Ata zbuluan se sjelljet shfaqeshin kur majmunët ndodheshin rreth majmunëve tjerë që nuk ishin shokët e tyre ose kishin pozita fuqie brenda hierarkisë. Studiuesit vunë re se një ''gërvishtje nga stresi'' zvogëlonte gjasat që majmuni të sulmohej.

Nëse një majmun i fuqishëm i afrohej një majmuni me status më të ulët dhe ai majmun nuk gërvishtej, kishte 75 përqind gjasa që të sulmohej. Por nëse gërvishtej, kishte 50 përqind gjasa që të dilte nga përleshja pa lëndime.

Tani, qartë se një grup i majmunëve dhe vendi i punës së njerëzve nuk ndajnë aksionet e njëjta, por duket se ka një mësim këtu për t'a aplikuar në bashkëveprimet tona me kolegët. ''Duke zbuluar stresin tek të tjerët, ne iu ndihmojmë atyre të parashikojmë se çfarë mund të bëjmë, kështu që situata bëhet më transparente'' shpjegoi studiuesi udhëheqës Jamie Whitehouse në një përmbledhje të studimeve. ''Transparenca në fund zvogëlon nevojën për konflikt, nga e cila përfitojnë të gjithë dhe promovon një grup më të bashkuar''.

Një koleg mund të ju shohë se jeni të stresuar dhe të ofrojë ndihmë, të mendojë dy herë para se të ju japë më shumë punë ose të ju japë hapësirë për t'u fokusuar. Kështu që, herën e ardhshme kur mendoni se duhet t'a mbani stresin në vete, mendoni se sa mund të ndihmojë transparenca.

The post Mos e fshihni stresin në punë appeared first on Ekonomia Online.

Selimi letër nga burgu: Bashkë me dhimbjen, ndjej krenari që patëm Bacën Adem

Posted: 27 Jul 2018 09:58 AM PDT

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka shkruar nga burgu i Dubravës një letër dedikuar Adem Demaçit i cili u nda nga jeta dje në moshën 82 vjeçare.

Mes tjerash në këtë letër ai ka shprehur dhimbjen pas shuarjes së veprimtarit të shquar shqiptar, me të cilin ndan kujtime edhe gjatë luftës në Drenicë.

Më poshtë keni letrën e plotë të Selimit:

Me dhimbje te madhe mora lajmin e ndarjes nga jeta te simbolit te rezistencës dhe Përfaqësuesit politik te UÇK-se Bacës Adem Demaçi. Bashke me dhimbjen ndjej edhe krenari qe e patëm Bacën Adem. Kur Adem Demaçin e takova ne mes te flakëve te luftës ne Drenice e kuptuam edhe me mire se përderisa Baca ishte ne anën tone, padyshim se edhe e drejta dhe fitorja ishte ne anen tone. Bashkë u përpoqëm dhe luftuam për liri, liri e cila shume luftetareve iu mungon ende. Ai e diti dhe e dëshmoi se sa e shtrenjte eshte liria kombëtare dhe njerëzore. Do të të kujtojmë përherë Baca Adem – krenaria e kombit shqiptar. Sylejman Selim

The post Selimi letër nga burgu: Bashkë me dhimbjen, ndjej krenari që patëm Bacën Adem appeared first on Ekonomia Online.

Lisa Magno bëri betimin si Drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë

Posted: 27 Jul 2018 09:24 AM PDT

Sot, Lisa Magno bëri betimin si Drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë në një ceremoni të udhëhequr nga Ambasadori i ShBA-së në Kosovë Greg Delawie. Në këtë ceremoni, e cila për herë të parë mbahet në Prishtinë, morën pjesë Ndihmës administratori i USAID-it për Europë dhe Euroazi, Brock Bierman, Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe zyrtarë të tjerë kosovar dhe të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë.

Në fjalën e tij, Ambasadori Delawie shprehu lëvdata për shkathtësitë profesionale të Magno-s të treguara gjatë mandatit të saj në Kosovë si Zëvendës drejtoreshë e misionit të USAID-it si dhe në punën e saj të mëhershme me USAID-in në Filipine, Guatemalë, Afganistan dhe më rishtazi në Uashington ku ajo shërbeu në cilësinë e Zyrtares mbikëqyrëse të programeve dhe Ushtrueses së detyrës së zëvendës administratores për Zyrën e Evropës dhe Evroazisë.

Ambasadori Delawie vuri në pah rolin e USAID-it në zhvillimin e Kosovës përmes partneriteteve të tij me Qeverinë e Kosovës dhe organizatat e shoqërisë civile për forcimin e sistemit politik dhe atij të drejtësisë në vend, ndërtimin e institucioneve stabile, nxitjen e një shoqërie civile dinamike dhe të zhvillimit ekonomik. Ai shtoi se sheh një të ardhme të ndritur për misionin e USAID-it në Kosovë nën udhëheqjen e Magno.

The post Lisa Magno bëri betimin si Drejtoreshë e misionit të USAID-it në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Bytyqi: Synimi ynë, krijimi i kushteve të nevojshme për të verbrit

Posted: 27 Jul 2018 09:07 AM PDT

Pas shqetësimeve të ngritura nga komuniteti i të verbërve, përkatësisht Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, i kryesuar nga z. Daut Tishuku,  rreth çështjes së objektit të Qendrës Burimore "Dr. Xheladin Deda", ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka premtuar se do t'i mbështesë ata me të gjitha kapacitetet që kjo ministri disponon.

Bytyqi ka shkruar në Facebook  se, nëse do të jetë e nevojshme, do të kërkojnë edhe mbështetje financiare nga donatorët brenda kapaciteteve të Ministrisë.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Sot, prita në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, z. Daut Tishuku, me të cilin bisedova rreth shqetësimeve të ngritura nga komuniteti i të verbërve rreth çështjes së objektit të Qendrës Burimore "Dr. Xheladin Deda", në Pejë.

Lidhur me këtë, kam shprehur keqardhje për shqetësimin që ata kanë, ku me të marrë informacionet e para, ne kemi marrë hapat e nevojshëm duke kundërshtuar veprime të tilla, madje kemi kontaktuar menjëherë Ministritë e përfshira në këtë proces dhe Komunën e Pejës. Pas takimeve të zhvilluara jemi dakorduar që një veprim i tillë të mos ndodh derisa të marrim një qëndrim zyrtar nga vet Qendra Burimore dhe nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, dhe besoj shumë që këtë çështje do ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe së shpejti do të marrim një vendim adekuat.

Sa i përket çështjes së trajnimeve dhe ofrimin e programeve për të verbëritë, shpreha qëndrimin tonë se ne jemi të interesuar që të mbështesim të gjitha kategoritë me nevoja të veçanta dhe se kërkesat e tyre do të merren në konsideratë, e do të trajtohen seriozisht në çdo kohë.

MAShT do të ofrojë mbështetjen e saj me të gjitha mundësitë që ka qoftë me ofrimin e trajnimeve, por edhe mbështetje financiare brenda mundësive të Ministrisë, madje do të kërkojmë mbështetje edhe nga donatorët, sepse edukimi i mirëfilltë dhe krijimi i kushteve të nevojshme për këtë kategori të shoqërisë tonë është shumë i rëndësishëm.

The post Bytyqi: Synimi ynë, krijimi i kushteve të nevojshme për të verbrit appeared first on Ekonomia Online.

Lekaj i jep fund kontestit me “Infrakos”-in për segmentin në hyrje të Pejës

Posted: 27 Jul 2018 09:04 AM PDT

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me anë të një njoftimi në rrjetin social "Facebook", ka bërë me dije se ka nënshkruar marrëveshjen me  Ndërmarrjen Publike "Infrakos", marrëveshje kjo që i jep fund kontestit gjyqësor mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe "Infarkos"-it dhe lejon zhbllokimin e punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të qytetit të Pejës.

"Sot u përmbyll një çështje me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e infrastrukturës rrugore të rajonit të Pejës.

Pas disa vite stërzgjatje dhe ballafaqime gjyqësore në mes të dy institucioneve publike, Ndërmarrjes Publike “Infrakos” sh.a dhe Ministrisë së Infrastrukturës, u arrit marrëveshja për zgjidhjen e kontestit gjyqësor dhe për zhbllokimin e vazhdimit të punimeve në segmentin rrugor M9, në hyrje të Pejës.

Me këtë marrëveshje ne treguam se institucionet publike duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për mbrojtjen e interesave në kuadër të kompetencave të tyre ligjore, por edhe promovimin e interesit të përgjithshëm për zhvillimin e vendit.

Tanimë nuk ka pengesa për vazhdimin e punimeve në segmentin rrugor M9 dhe zgjerimit të rrugës në hyrje të Pejës" ka shkruar Lekaj në "Facebook".​

The post Lekaj i jep fund kontestit me "Infrakos"-in për segmentin në hyrje të Pejës appeared first on Ekonomia Online.

Gjuajtje me armë për parking në qendër të Mitrovicës, Policia konfiskon një armë

Posted: 27 Jul 2018 08:39 AM PDT

Gjuajtje me armë në një parking të Mitrovicës, nuk ka të lënduar.

Gjuajtje me armë në një parking të Mitrovicës ka ndodhur rreth orës 17:00 në mes të dy personave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës në një prononcim për Telegrafin tha se dyshohet që si shkas i një mosmarrëveshjeje për parking, ka pas gjuajte me armë, mirëpo sipas tij s'ka të lënduar.

Zahiti tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur një armë e cila është konfiskuar dhe një gëzhojë.

Rasti është duke u hetuar nga Policia.

The post Gjuajtje me armë për parking në qendër të Mitrovicës, Policia konfiskon një armë appeared first on Ekonomia Online.

Barcelona mendon për transferimin e N’Zonzit

Posted: 27 Jul 2018 08:34 AM PDT

Barcelona thuhet se nuk do të presë shumë gjatë për të nënshkruar me Adrien Rabiot dhe ka identifikuar Steven N'Zonzin si një alternativë të mundshme.

Sipas Mundo Deportivo, Barca mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin me tipare mbrojtëse të Sevillas, francezin N'Zonzi.

N'Zonzi ka në kontratën një klauzolë prej 40 milionë euro dhe katalunasit nuk janë të gatshëm të presin deri në fund të tregut të transferimeve në ndjekjen e Rabiot.

Gjiganti katalunas nuk do një përsëritje të verës së kaluar kur ata pritën nga PSG përgjigje për Angel Di Maria dhe Marco Verratti, ndërsa nënshkrimi i Malcom është një shenjë se si ata synojnë të veprojnë në tregun aktual.

Nënshkrimi i Willian nga Chelsea është gjithashtu i vështirë për të ndodhur, pavarësisht se Blaugranët janë të gatshëm të përfshijnë Andre Gomesin në çdo marrëveshje të mundshme.

Por, në rastin e francezit ata e dinë se nëse e bindin N'Zonzin për të ardhur në Camp Nou atëherë nuk ka nevojë për negociatat me Sevillan, nëse plotësohet klauzola e blerjes.

Megjithatë, Barca përballet me konkurrencën për 29-vjeçarin francez nga klubi i Ligës Premier, Arsenal, i cili ka qenë i lidhur ngushtë me lojtarin në javën e kaluar.

The post Barcelona mendon për transferimin e N'Zonzit appeared first on Ekonomia Online.

Të hënën vazhdon seanca plenare

Posted: 27 Jul 2018 08:32 AM PDT

Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se të hënën dot ë vazhdohet me seancën plenare.

Kjo seancë ishte paraparë të vazhdonte të premten por është anuluar për shkak të shpalljes së ditës së zisë për vdekjen e Adem Demaçit, që ndërroi jetë këtë të enjte në moshën 82 vjeçare.

The post Të hënën vazhdon seanca plenare appeared first on Ekonomia Online.

Kosova dhe Maqedonia diskutojnë çështjen e importit të pemëve dhe perimeve

Posted: 27 Jul 2018 07:58 AM PDT

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka takuar të premten ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë, Kreshnik Bekteshi me të cilin janë dakorduar për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes të dyja vendeve.

Me këtë rast ministri Hasani ka shfaqur përkushtimin e tij për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Maqedonisë.
Hasani e ka cilësuar të suksesshëm raportin mes Kosovës dhe Maqedonisë si në aspektin ekonomik, tregtar dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve.

Hasani është shprehur se takime të tilla kontribuojnë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjithashtu ministri Hasani, ka përmendur faktin se Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe vend me të cilin kemi një shkëmbim të madh tregtar.
Ministri Hasani dhe ai Bekteshi kanë biseduar edhe për masën e vendosur nga Kosova për pemët dhe perimet e importit.

 

The post Kosova dhe Maqedonia diskutojnë çështjen e importit të pemëve dhe perimeve appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more