Skip to main content

“Për ta bindur bashkëshortin se punët e shtëpisë nuk janë të lehta, i dha çarçafin për ta palosur – atij iu deshën dy orë e gjysmë (Video)” plus 5 more Telegrafi Dështime

“Për ta bindur bashkëshortin se punët e shtëpisë nuk janë të lehta, i dha çarçafin për ta palosur – atij iu deshën dy orë e gjysmë (Video)” plus 5 more Telegrafi Dështime


Për ta bindur bashkëshortin se punët e shtëpisë nuk janë të lehta, i dha çarçafin për ta palosur – atij iu deshën dy orë e gjysmë (Video)

Posted: 11 Jul 2018 02:34 PM PDT

Një grua kishte vendosur t’ia dëshmoj burrit që punët e shtëpisë nuk janë edhe aq të lehta siç ai pretendonte, dhe kështu i kishte dhënë një detyrë të “vështirë” – të palosë çarçafin.

Videoja interesante e filmuar nga Tina Cline, shfaq burrin e saj Michael i cili bën “akrobacione” derisa mundohet ta palosë çarçafin që i dukej punë shumë e komplikuar, transmeton Telegrafi.

I nervozuar me faktin se nuk po arrinte ta kryente detyrën e dhënë nga gruaja, ai provon pothuajse të gjitha metodat për ta palosur çarçafin, megjithatë pas plotë dy orë e gjysmë arrin ta bëjë këtë.

Michael aty e kuptoi se jo gjithçka që në shikim të parë duket e lehtë, është edhe në praktikë. /Telegrafi/

The post Për ta bindur bashkëshortin se punët e shtëpisë nuk janë të lehta, i dha çarçafin për ta palosur – atij iu deshën dy orë e gjysmë (Video) appeared first on Telegrafi.

Gjuetari kanadez filmon ariun me të vegjlit, për pak sa nuk e pëson kur i vërsulet kafsha e egër (Video)

Posted: 11 Jul 2018 12:24 PM PDT

Një gjuetar në Kanada po filmonte ariun me të vegjlit në liqenin Wizard në Alberta, kur ariu vërejti gjuetarin të cilit iu vërsul.

Zachary Brown po filmonte tinëzisht duke u munduar të mos bëjë zhurmë, kur ariu me tre të vegjlit e vërejtën dhe në një moment nga frika se do t’ia sulmojë të vegjlit, ariu i vërsulet këtij burri, transmeton Telegrafi.

Autori i videos ka pranuar se ishte fokusuar në filmim, dhe për asnjë mënyrë nuk shikonte se çfarë në të vërtetë po ndodhte përtej objektivit të kamerës.

Megjithatë, ai ka arritur t’i shpëtojë më të keqes, edhe pse ky veprim do t’i shërbej si leksion për herët tjera që të mos i afrohet ariut kur është me të vegjlit. /Telegrafi/

The post Gjuetari kanadez filmon ariun me të vegjlit, për pak sa nuk e pëson kur i vërsulet kafsha e egër (Video) appeared first on Telegrafi.

Nusja rrah dhëndrin në Gjermani

Posted: 11 Jul 2018 10:53 AM PDT

Dasma duhet të jetë një nga ditët më të lumtura në jetën e nuses dhe dhëndrit, por në Bavari për shkak të alkoolit nuk doli të jetë kështu.

Një nuse, sipas deklaratës së policisë, piu shumë alkool dhe filloi të godasë njerëzit në dasmë. Ndër “viktimat” ishte dhëndri, i cili, pasi nuk mund ta qetësonte, e thirri policinë për ndihmë.

Kur kujdestarët e rendit arritën në dasmë, nusja e re e kishte rrahur tashmë dhëndrin, gjyshen dhe kumbarët. Pas kësaj, ajo u mbyll në një dhomë, nga e cila doli vetëm pas negociatave të gjata me policinë.

Nga dasma e saj ajo u mor në pranga dhe filloi procedura për shkaktimin e lëndimeve trupore. Raporti i policisë nuk tregon pse nusja e re “u sëmur” dhe filloi të godasë çdo gjë rreth. /kp/Telegrafi/

The post Nusja rrah dhëndrin në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Kreu ekzorcizëm në praninë e udhëtarëve të trenit, rrihet me çadër nga gruaja që bërtiste ‘djalli’ (Video)

Posted: 11 Jul 2018 10:33 AM PDT

Udhëtarët e një treni që po udhëtonte nëpër Mexico City, mbetën të hutuar nga dy të pranishëm që ishin përfshirë në atë që dukej si ekzorcizëm.

Derisa shumica ishin të përgjumur, një burrë dukej se po e shëronte nga shpirtrat e ligë një grua, por ajo e qëllonte vazhdimisht me çadër dhe bërtiste 'djalli', transmeton Telegrafi.

Fillimisht, gjithçka dukej në rregull me ritualet e tyre që i kryenin me zë, por ngjarja nisi të merrte kthesë të pakëndshme kur ajo u bë e dhunshme.

Videoja e postuar më poshtëm, e tregon skenën e pazakontë, si dhe ikjen e udhëtarëve, përfshirë edhe burrin 'shërues' në momentin që treni ndaloi në stacion. /Telegrafi/

The post Kreu ekzorcizëm në praninë e udhëtarëve të trenit, rrihet me çadër nga gruaja që bërtiste 'djalli' (Video) appeared first on Telegrafi.

Udhëtoi nëpër autostradë, me një lopë në pjesën e pasme të veturës (Foto)

Posted: 11 Jul 2018 07:21 AM PDT

Udhëtarët e një autostrade në Wales, nuk po i besonin syve, kur panë një Volkswagen Passat, që në pjesën e pasme e kishte një lopë me madhësi të konsiderueshme.

Madje, kafsha lëvizte gjatë tërë kohës, duke i frikësuar se edhe mund të del përjashta, transmeton Telegrafi.

Policia që është njoftuar me rastin, ka nisur hetime në lidhje me identitetin e shoferit të veturës. Në anën tjetër, nuk raportohet për ndonjë incident lidhur me këtë rast.

Lopa në pjesën e pasme të veturës

"Kjo është një mënyrë krejtësisht e papranueshme, e transportit të kafshëve të mëdha të fermës. Pos që shkel të drejtat e kafshës, përbën rrezik për shoferin dhe të pranishmit, në rast të frenimit të papritur", thuhet në raport.

Mbingarkimi në këtë formë i makinës, dënohet me 350 euro gjobë dhe heqje të tre prej 11 pikëve nga patenta e shoferit. /Telegrafi/

The post Udhëtoi nëpër autostradë, me një lopë në pjesën e pasme të veturës (Foto) appeared first on Telegrafi.

Sapo u martua para altarit, velloja iu përfshi nga flaka e fishekzjarrëve që ndodheshin pranë (Foto)

Posted: 11 Jul 2018 05:51 AM PDT

Nusja ka treguar tmerrin e ndjenjës së të 'djegurit për së gjalli', kur velloja iu përfshi nga flaka – si pasojë e fishekzjarrëve që i kishte shumë pranë.

Rachel Beaufoy nga Devon i Anglisë, sapo u martua me të dashurin e saj Poul dhe po bëhej gati të vallëzonte dhe të dëfrehej me familjarët dhe miqtë e ngushtë, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, planet e 33-vjeçares u rrënuan për një moment, kur fustani i bardhë iu përshi prej flakëve, si pasojë e fishekzjarrëve të vëna pa kontroll. Për më keq, ajo kishte ndjerë një nxehtësi, ndërsa nuk e dinte se brendësia e fustanit po i digjej.

"Kur e ndjeva erën, atëherë ishte pak vonë. Më dukej se po digjesha për së gjalli, ishte tmerr" ka thënë Beaufoy.

Të pranishmit kanë vepruar me shpejtësi, ndërsa ka qenë fat që ajo nuk bëri panik dhe ishte bashkëpunuese.

Me anë të kësaj historie, ajo po përpiqet t’i vetëdijesojë njerëzit mbi përdorimin e fishekzjarrëve, duke kërkuar që ato të jenë sa më të rralla dhe mundësisht përjashta lokaleve ku zhvillohen ahengjet. /Telegrafi/

The post Sapo u martua para altarit, velloja iu përfshi nga flaka e fishekzjarrëve që ndodheshin pranë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more