Skip to main content

“Pas sherrit, 29-vjeçari i vë flakën shtëpisë së kushëririt” plus 9 more - Gazeta Dita

“Pas sherrit, 29-vjeçari i vë flakën shtëpisë së kushëririt” plus 9 more - Gazeta Dita


Pas sherrit, 29-vjeçari i vë flakën shtëpisë së kushëririt

Posted: 31 Jul 2018 01:47 AM PDT

 

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia  e Gramshit akuzohet se pas dhunës së ushtruar ndaj kushëririt të tij, i ka vënë flakën banesës së këtij të fundit.

Burime zyrtare nga policia thanë se Alban Jonuzaj, banues në fshatin Lemnushë për motive të dobëta është konfliktuar me kushëririn e tij, shtetasin E.J., 35 vjeç. Por ai nuk është mjaftuar me kaq, pasi i ka vënë edhe zjarrin banesës së këtij të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

l.h/ dita

Gattuso, i shqetësuar: Çdo ditë lexoj në media se më rrezikohet posti

Posted: 31 Jul 2018 01:28 AM PDT

Nga Shtetet e Bashkuara, në vigjiljen e miqësores me Tottenhamin, trajneri i Milanit ka dhënë deklarata të forta shqetësimi nga zërat e merkatos.

"Çdo ditë lexoj në media se më rrezikohet posti. Megjithatë, është pikërisht qetësia që më jep dëshirën për të punuar me profesionalizëm", është shprehur Gennaro Gattuso.

"Lojtarët janë gjithmonë me telefon në duar, futen nëpër faqe interneti dhe lexojnë gjithçka, për të komunikuar më pas me agjentët e tyre. Kjo nuk është risi, edhe në kohën time kështu ka qenë. Kjo është situata e zakonshme gjatë një merkatoje, për sa kohë që nuk vjen ora e mbylljes së saj. Gjithmonë do të flitet e flitet shumë, por kjo sjell gjithashtu edhe një ndjesi të keqe", shton më tej ai.

E duke lënë mënjanë zërat që flasin për zëvendësimin e tij, ai shprehet se edhe "sulmuesit dëgjojnë se do të vijë një përforcim në sulm, mesfushorët lexojnë se mund të mbërrijë një lojtar mesfushor", e kështu me radhë.

Por, një kundërpërgjigje e ka edhe për Jose Mourinhon. Trajneri portugez ishte shprehur se, si tifoz nuk do të kishte paguar kurrë për një ndeshje të turneut "ICC" që zhvillohet në SHBA.

"Duhet pasur parasysh se, në këto turne shohim të aktivizohen lojtarë të lindur në vitet '98, '99, apo 2000, për të cilët është një mundësi e artë për t'u shfaqur në nivele të larta. Kështu që këto turne nuk janë negative. Përkundrazi, më vjen keq që nuk kam mundur të aktivizoj ende lojtarët e mi më të rinj, si Tsadjout, Brescianini, Capanni apo të tjerë. Mjafton të shikoni ndeshjen Barcelona-Tottenham ishte diçka mbresëlënëse. Edhe ata që panë ndeshjen tonë në Los Angeles u argëtuan. Ndaj, jo gjithçka që ndodh në këtë turne duhet hedhur tutje si e pavlerë", tha Gattuso.

o.j/dita

Tërmeti në Indonezi, shpëtohen 500 alpinistë

Posted: 31 Jul 2018 01:26 AM PDT

 

Më shumë se 500 alpinistë të cilët ishin bllokuar në një mal në ishullin indonezian të Lombokut pas një tërmeti u evakuuan në mënyrë të sigurtë. Tërmeti me magnitudë 6.4 shkaktoi rrëshqitje të dheut rreth malit Rinjani, duke prerë rrugët e shpëtimit.

Shumica e udhëtarëve ishin në gjendje të ecnin poshtë pasi u gjet një rrugë e sigurt për ta, por disa u morën me helikopter. Të paktën 16 vetë u vranë nga tërmeti dhe më shumë se 330 u plagosën.

Punëtorët e shpëtimit janë ende në pritje për të zbritur trupin e një alpinisti indonezian, i cili u vra nga shkëmbinjtë në rënie. Një turist malajzian gjithashtu vdiq.

Indonezia është e prirur të preket nga tërmetet, sepse ajo shtrihet në Unazën e Zjarrit – një varg vullkanik që rrethon pothuajse të gjithë anët e Paqësorit. Zëdhënësi i agjencisë së fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho, tha për AFP se 543 njerëz kishin mbërritur përsëri në këmbët e malit deri të hënën natën.

Gusti Lanang Wiswananda, një zëdhënës për agjencinë e kërkimit dhe shpëtimit të Mataram, tha për AFP se ata ishin të gjithë "të lodhur, por në gjendje të mirë".

Qindra njerëz në Lombok kanë mbetur të pastrehë dhe po qëndrojnë në kampe të përkohshme mes përkeqësimeve të vazhdueshme. Të jetuarit në hijen e një vullkani i bën njerëzit të mos jenë të panjohur me fatkeqësitë natyrore, por tërmeti i fuqishëm i së dielës dhe qindra tronditje pasuese i kanë trembur ata.

l.h/ dita

Automjeti përplas motoçikletën, plagoset rëndë 28-vjeçari

Posted: 31 Jul 2018 01:26 AM PDT

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga ku ka ngelur i plagosur një 28-vjeçar.

Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan- Metalurgji dhe policia sqaron se  "mjeti me targa El 9956 A me drejtues shtetasin E.P.,28 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha" në Elbasan , është përplasur me motoçikletën me targa AR 489″.

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i  motoçikletës dhe  është transportuar  në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë  Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

l.h/ dita

Basha për raportin e DASH-it: Ekonomia shqiptare po vdes!

Posted: 31 Jul 2018 01:09 AM PDT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Facebook komentoi raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), sipas të cilit "Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes".

"Ekonomia shqiptare po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes dhe shkatërrimit nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh me të cilët ai ndan qindra miliona.

Tashmë është e qartë se i vetmi qëllim dhe i vetmi motivim i Edi Ramës për pushtet është pasurimi përrallor. Prandaj e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto pesë vjet ka qenë plaçkitja.

Vjedhja e taksave të qytetarëve duke ja u dhënë klientëve në koncesione dhe kontrata abuzive; Vjedhja e pasurive të vendit nga nafta dhe mineralet tek tokat në bregdet e deri tek tokat në mes të Tiranës;

Grabitja e investitorëve të huaj për t'i përzënë apo mbajtur larg nga Shqipëria që të mos u bëjnë konkurencë oligarkëve", shkruan Basha në rrjetin social.

Kreu i PD-së nënvizoi se "qeveria amerikane është institucioni më i fundit që po konfirmon politikën korruptive dhe kriminale të Edi Ramës".

"Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit në botë, thekson së Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit, mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit në PPP DHE prokurime publike dhe mungesës së konkurrencës.

Raporti ka nota negative për çdo aspekt të klimës së biznesit dhe qeverisjes, por fakti më i rëndë që dëshmon nivelin KRIMINAL të qeverisë Rama në ekonomi është pohimi se investitorëve të huaj Edi Rama u bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë.

Duket se plaçkitja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i ka mjaftuar Edi Ramës, ndaj kërkon të grabisë edhe amerikanët, europianët dhe këdo që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri.

Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj gjatë pesë viteve të fundit. Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune. Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike", lexohet më tej në postimin e Bashës.

o.j/dita

Vapa vjen me gushtin, temperatura të larta në të gjithë vendin

Posted: 31 Jul 2018 12:55 AM PDT

 

Vendi ynë do të përfshihet në javën e parë të gushtit nga temperatura të larta që variojnë nga 15 deri në 37°C.

Në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C, Shkodra, Berati dhe rrethinat e tyre.

Gjatë ditës do të dominojë një mot më kthjellime por nuk mungojnë edhe vranësirat e herë pas hershme.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det, kryesisht në Jon, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior ndërsa në det vijon dallgëzimi deri 2 ballë.

l.h/ dita

Trump: Takohem pa kushte me Rouhanin. Këshilltarët e të dy palëve: S’ka shanse

Posted: 31 Jul 2018 12:54 AM PDT

Duke folur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, presidenti amerikan Donald Trump tha se "do ta takonte me siguri" presidentin iranian, Hassan Rouhani, pa kushte, "kurdo që ata do të duan".

"Mund të takohem me cilindo, pasi nuk ka asgjë të keqe me takimet", deklaroi ai, një lëvizje që gjithsesi u refuzua më pas nga vet administrata amerikane dhe një prej këshilltarëve të Rouhanit.

I pyetur nëse do të vendoste ndonjë parakusht, Trump u shpreh qartazi:

"Asnjë kusht! Nëse duan të takohemi, unë mund të takohem kurdo që ata duan – shtoi ai. – Kjo është diçka e mirë për vendin, e mirë për ata dhe për ne, e mirë për të gjithë botën. Pa kushte! Nëse ata duan të takohemi, unë do të takohesha".

Propozimi me sa duket spontan i Trumpit shenjoi kështu një ndryshim të toneve dhe vjen pas përshkallëzimit të retorikave, që prej tërheqjes së Shteteve të Bashkuara gjatë muajit maj nga akordi historik bërthamor me Iranin.

Muajin e ardhshëm, administrata amerikane pritet të rikthejë sanksionet që ishin hequr pas nënshkrimit të marrëveshjes së vitit 2015, ndërkohë që ka ndërmarrë një fushatë përshkallëzuese presioni ndaj Republikës Islamike, që shumëkush e konsideron si një lëvizje që synon ndryshimin e regjimit.

Pas komentit të presidentit, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ra në kontradiktë me Trumpin, duke listuar disa parakushte që duhen përmbushur fillimisht.

Duke folur për CNBC, të hënën, ai tha se "nëse iranianët demonstrojnë angazhim të qartë për të kryer ndryshime fundamentale në mënyrën sesi e trajtojnë popullin e tyre; reduktojnë sjelljen malinje; mund të bien dakord që ka shumë rëndësi të arrihet një marrëveshje bërthamore që parandalon përhapjen e armëve; atëherë presidenti do të jetë i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me homologun e tij".

Edhe një prej këshilltarëve të Rouhanit, Hamid Aboutalebi, vendosi kushtet e veta përpara një takimi të mundshëm me Trumpin, duke thënë se duhet "respekt për kombin e Iranit", rikthim në marrëveshjen bërthamore dhe reduktim të qasjeve armiqësore.

o.j/dita

Dritan Hallunaj para Vettingut/ ILDKPI: Nuk ka fshehje pasurie

Posted: 31 Jul 2018 12:47 AM PDT

Ka nisur paraditen e së martës procesi dëgjimor ndaj Dritan Hallunajt, gjyqtar i Krimeve të Rënda, i cili është i pranishëm dhe pa avokat.

ILDKPKI thotë se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie. Ai ka një apartament 165 metra katrorë të blerë për 49 mijë euro.

Apartamenti është blerë në vitin 2005, me 5 milionë lekë kredi dhe me kursime.

Rezulton se apartamenti është blerë me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, por gjyqtari Hallunaj i tha KPK-së se e ka blerë me okazion, pasi ndërtuesi ishte në vështirësi financiare.

Për këtë arsye gjyqtari dorëzoi si provë kontratën e një banori tjetër që e kishte blerë edhe ai shtëpinë me okazion.

o.j/dita

Vettingu, sot 3 seanca dëgjimore dhe 3 vendime

Posted: 31 Jul 2018 12:43 AM PDT

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) po çon drejt fundit emrat prioritarë që janë për në organet e reja: Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Këtë të martë do të mbahen 3 seanca dëgjimore. Fillimisht, do të dalë para shkallës së parë të Vettingut gjyqtari për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj.

Në orën 11.15 del gjyqtari administrativ Artur Malaj dhe në orën 15:00 prokurori Gentian Osmani.

Ndërkohë, në mesditë do të shpallen 3 vendime nga Vetting-u. Në orën 14:30 parashikohet të jepet vendimi për Artan Brocin, gjyqtar i lartë. Në 14:45 për gjyqtarin tjetër të lartë Medi Bici, i cili është i fundit gjyqtar i lartë që mbyll kapitullin e Vetting-ut në Gjykatën Supreme. Dita do të mbyllet me vendimin e KPK-së për prokurorin Dritan Rreshka, i cili njihet si një nga ish-ekspertët e nivelit të lartë për drejtësi.

Siç thonë burimet, me shumë mundësi Vetting-u do të mbajë seanca maksimalisht deri në datën 10 gusht, e më pas edhe komisionerët e Vetting-ut dhe vëzhguesit e ONM-së bashkë me Gardën do të marrin pushimet. Për të nisur sërish pas datës 5 shtator.

l.h/ dita

VIDEO: Pamje të tjera tronditëse nga zjarri në Athinë, ja si shpëtohen fëmijët

Posted: 31 Jul 2018 12:41 AM PDT

 

Pamje të tjera rrëqethëse vijnë nga mediat greke, të cilat prej ditësh vazhdojnë publikimin e pamjeve tronditësve nga shpëtimi i të prekure nga zjarri i madh që përfshiu disa zona periferike të Athinës, pas të cilin gjetën vdekjen së paku 91 persona.

Video e publikuar se fundi tregon momente nga evakuimi i banorëve nga zonat e plazhit, ku ata kishin vrapuar të shkonin për të shpëtuar nga flakët.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more