Skip to main content

“Pas sherrit, 29-vjeçari i djeg shtëpinë kushuririt në Gramsh” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Pas sherrit, 29-vjeçari i djeg shtëpinë kushuririt në Gramsh” plus 9 more Gazeta SHQIP


Pas sherrit, 29-vjeçari i djeg shtëpinë kushuririt në Gramsh

Posted: 31 Jul 2018 01:26 AM PDT

Policia e Gramshit ka arrestuar një 29-vjeçar, pasi akuzohet se pas dhunës së ushtruar ndaj kushëririt të tij, i ka vënë flakën banesës së këtij të fundit.

Blutë e Gramshit sqarojnë se Alban Jonuzaj, banues në fshatin Lemnushë për motive të dobëta është konfliktuar me kushëririn e tij, shtetasin E.J., 35 vjeç dhe i ka djegur atij banesën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

VIP-et me të pasmet më seksi, janë edhe dy shqiptare (Foto)

Posted: 31 Jul 2018 01:17 AM PDT

Ajo është njëra nga femrat me seksi në planet. Sikurse ajo edhe thuajse të gjitha super bombat e showbizit ekspozojnë linjat e tyre në rrjetet sociale.

"Daily Star" ka publikuar të famshmet më të pasmet me seksi në industrinë e showbiz dhe padyshim që fronin e mban Kim Kardashian.

Pas saj ka këngëtare të njohura si Jennifer Lopez, Beyonce, apo edhe personazhe si Coco, Amber Rose e shumë të tjera.

Padyshim që në këtë listë do të gjeni edhe dy yjet shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Modelja tregon barkun me strija pas lindjes (Video)

Posted: 31 Jul 2018 01:11 AM PDT

Dy muaj pas lindjes së djalit, modelja Chrissy Teigen ka pranuar se ka ende mjaft probleme me trupin e saj. Mirëpo, ylli duket se nuk e ka aspak problem që defektet t'i tregojë para të gjithëve.

32-vjeçarja ka postuar një video me bikini ku tregon trupin. Chrissy po kalon pushimet në Bali me bashkëshortin e John Legend, vajzën Luna dhe djalin e vogël.

Duke treguar strijat, Chrissy shkruan: "Ky është trupi im i ri".

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pse jemi gjithmonë të lodhur (edhe nëse flemë)? Ja 10 shpjegime

Posted: 31 Jul 2018 01:10 AM PDT

Ndodh që të ndihemi të lodhur edhe pas tetë orësh gjumë, sepse lodhja dhe përgjumja nuk janë e njëjta gjë dhe e para mund të shfaqet në mënyrë të pavarur nga prania e së dytës. Me fjalë të tjera, ju mund të ndjeni një mungesë të forcës fizike dhe mendore, pa ndjerë nevojën për të fjetur për një numër arsyesh, jo të gjitha të dukshme.

Mos u zgjoni shumë herët

Kjo mund të duket e çuditshme, por qëndrimi në shtrat deri në sekondën e fundit ka të ngjarë të bëjë më shumë dëm sesa mirë, sepse ju pengon që të merrni kohë për veten tuaj dhe të analizoni ditën që do të filloni. "Në përgjithësi, popullsia ndahet mes atyre që janë në formë dhe produktivë në mbrëmje dhe ngrihen të lodhur në mëngjes, dhe atyre që zgjohen herët në mëngjes dhe në mbrëmje janë të përgjumur", – shpjegon Dr. Paola Proserpio nga Qendra e Mjekësisë së Gjumit në Spitalin Niguarda. Dhe në qoftë se këto 'kronotipa' shpesh kanë një bazë gjenetike dhe një familjaritet, është po aq e vërtetë që në kategorinë e parë tentojnë të hyjnë adoleshentët".

Të rrethoheni nga njerëz negativ

Vazhdimi i ballafaqimit me kolegët ankues dhe miqtë e zhurmshëm në të vërtetë mund të jetë e lodhshme dhe përfundon duke e drenazhuar të gjithë energjinë. "Për të parandaluar që këta njerëz të na bëjnë të paguajmë detyrimet fizike dhe mendore, ne duhet t’i heqim ato sa më shpejt që të jetë e mundur", këshillon osteopati Vicky Vlachonis.

Të kesh një jetë seksuale të përgjumur

Trajtimi i lodhjes si një justifikim për të mos pasur seks nuk vlen më, sepse një studim i botuar në Forbes ka vërtetuar se intimiteti ndihmon për të pushuar më mirë gjatë natës. Merita e prolaktinës që lëshohet gjatë orgazmës dhe nivelet e të cilave janë natyrisht më të larta kur flini. Dhe ka një lajm të mirë edhe nëse jeni më shumë tipi i takimeve "të nxehta në mëngjes": sipas Dr. Hilda Hutcherson të Universitetit të Kolumbias, "seksi ju bën të ndiheni shumë më aktiv sesa të përgjumur".

Të keni mangësi të magnezit

Edhe pse mund të duket e çuditshme të mendosh për magnezin si një mineral "relaksues", një studim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ka treguar se si kjo substancë që është aq e rëndësishme për trupin, përmirëson cilësinë e gjumit dhe kohën që duhet të flemë. "Kjo është arsyeja pse mungesa e këtij minerali, si dhe e hekurit, mund të shkaktojë lodhje", paralajmëron Dr. Proserpio, i cili këshillon t'i rezervoni ato, veçanërisht gratë, sidomos gjatë shtatzënisë.

Vazhdoni me palestrën

Duket një paradoks, por për të kapërcyer lodhjen, sekreti është që të lëvizësh. Siç është theksuar në një studim të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, "kryerja e veprimtarisë së rregullt fizike mund të zvogëlojë rrezikun e depresionit dhe t’ju ndihmojë të flini më mire". Me disa masa paraprake, megjithatë, është mirë të keni parasysh, – sugjeron eksperti i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit të Spitalit Niguarda, – si të shmangni kryerjen e stërvitjes me intensitet të mesëm dhe të lartë në orët para gjumit, duke preferuar pasditen e vonë". Dhe për të marrë disa përfitime, nuk është e nevojshme të kaloni orë në palestër: duke pasur parasysh një studim të Fondacionit Kombëtar të Gjumit, vetëm 150 minuta në javë me aktivitet fizik të moderuar janë të mjaftueshme për t'u ndjerë 65% më pak të lodhur gjatë ditës.

Të mos merrni mjaftueshëm rrezet e diellit

Drita rregullon ciklin circadian dhe prandaj paraqet stimulin kryesor që shkakton zgjimin. "Kjo është arsyeja pse është e dobishme të ekspozoheni në diell në mëngjes, – shpjegon Proserpio, – dhe në vend të kësaj shmangni ekspozimin e tillë në orët e pasdites, në mënyrë që të parashikohet lirimi i melatoninës gjatë natës dhe më pas të bini në gjumë më lehtë". Megjithatë, dielli shumë i madh mund të rrisë rrezikun e kancerit të lëkurës, doza optimale e përditshme është një ose dy orë pa harruar se rrezet e diellit gjithashtu garantojnë një dozë të lirë të vitaminës D, e cila ndihmon trupin të mbrohet nga sëmundja.

Vuajtjet nga sëmundjet autoimune

Siç thotë Dr. Proserpio, "gjëja e parë që duhet të bëjmë kur përballemi me pacientë që ankohen për problemet e lodhjes ose përgjumjes është të përjashtojmë praninë e sëmundjeve të brendshme". Këto përfshijnë të ashtuquajturat "sëmundje autoimune", të cilat, siç konfirmohet edhe në një publikim online të Departamentit amerikan të Shëndetësisë, shkaktojnë lodhje dhe prekin tri herë më shumë gratë sesa burrat. Sëmundje të tjera që duhet të hetohen gjithmonë, – përfundon Proserpio, – janë ato që kanë të bëjnë me tiroiden, ndryshimet në funksionin renal ose hepatik dhe sëmundjet hematologjike dhe reumatologjike.

Një dhomë gjumi si fushë betejash

Duke qenë të rrethuar me këpucë, rroba dhe revista, sigurisht që nuk iu zë gjumi. Pra, gjëja e parë që duhet të bëni është një pastrim i mirë. "Dhoma ku flini nuk duhet të ketë gjë tjetër, përveç gjërave të domosdoshme për të fjetur, – shkruhet në listën e rregullave të gjumit të hartuara nga Shoqata Italiane e Mjekësisë së Gjumit – prandaj nuk është e këshillueshme që të mbani televizor aty, kompjuter dhe tavolinë pune për të shmangur vendosjen e lidhjeve mes aktiviteteve jorelaksuese dhe mjedisit, në të cilin ne duhet të krijojmë një gjendje relaksimi që favorizon fillimin dhe mirëmbajtjen e gjumit të natës".

Gabimi me ushqimet

Ajo që keni vënë në pjatën tuaj disa orë para se të shkoni në shtrat, mund të bëjë një ndryshim të madh në atë se sa shpejt bini në gjumë dhe në cilësinë e gjumit vetë. "Gjithmonë është mirë të shmangni pijet me kafeinë ose pije të ngjashme, si dhe alkoolin në orët e mbrëmjes, – thuhet sërish në listën e rregullave të gjumit, – dhe janë gjithashtu të papërshtatshme edhe ushqimet shumë kalorike, si dhe ushqimet me nivele të larta të proteinës".

Gjumi në fëmijëri

Pikërisht ashtu siç ndodh me të rriturit, edhe fëmijët mund të vuajnë nga apnea e natës, por në këtë rast ato janë më shpesh të shkaktuara nga hipertrofia e adenotonsillar. "Kjo përgjumje, sidoqoftë – thotë eksperti i Qendrës së Mjekësisë së Gjumit të Spitalit të Niguarda – nuk duhet të konsiderohet si simptomë kryesore, sepse është e pranishme në një pakicë të subjekteve".

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Raporti i DASH, Basha: Ekonomia po vdes! Lidhja me krimin një minë me sahat

Posted: 31 Jul 2018 01:04 AM PDT

Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), sipas të cilit "Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes", e ka komentuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha, duke theksuar se "ekonomia shqiptare po vdes përditë si pasojë e plaçkitjes dhe shkatërrimit nga Edi Rama dhe një grusht oligarkësh me të cilët ai ndan qindra miliona".

"Tashmë është e qartë se i vetmi qëllim dhe i vetmi motivim i Edi Ramës për pushtet është pasurimi përrallor. Prandaj e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto pesë vjet ka qenë plaçkitja. Vjedhja e taksave të qytetarëve duke ja u dhënë klientëve në koncesione dhe kontrata abuzive.  Vjedhja e pasurive të vendit nga nafta dhe mineralet tek tokat në bregdet e deri tek tokat në mes të Tiranës; dhe   grabitja e investitorëve të huaj për t'i përzënë apo mbajtur larg nga Shqipëria që të mos u bëjnë konkurencë oligarkëve", shkruan Basha në Facebook.

Sipas kreut të opozitës, qeveria amerikane është institucioni më i fundit që po konfirmon politikën korruptive dhe kriminale të Edi Ramës.

"Raporti i fundit i Departamentit të Shtetit për klimën e biznesit në botë, thekson së Shqipëria nuk është vend i përshtatshëm për bizneset amerikane për shkak të korrupsionit, mungesës së shtetit ligjor, korrupsionit në PPP DHE prokurime publike dhe mungesës së konkurrencës. Raporti ka nota negative për çdo aspekt të klimës së biznesit dhe qeverisjes, por fakti më i rëndë që dëshmon nivelin KRIMINAL të qeverisë Rama në ekonomi është pohimi se investitorëve të huaj Edi Rama u bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë. Duket se plaçkitja e Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk i ka mjaftuar Edi Ramës, ndaj kërkon të grabisë edhe amerikanët, europianët dhe këdo që kërkon të bëjë biznes në Shqipëri. Prandaj Shqipëria është vendi i vetëm në botë që nuk ka patur asnjë investim të ri të huaj gjatë pesë viteve të fundit. Prandaj nuk janë krijuar vende të reja pune. Prandaj nuk ka mundësi për sipërmarrje ekonomike", thekson Basha.

Ai shton më tej se vendi është zhytur në varfëri dhe pesimizëm, ndaj shqiptarët i janë drejtuar masivisht emigracionit, nga të papunët, tek profesionistët, tek sipërmarrësit e ndershëm.

"Në pesë vjet Edi Rama e ktheu Shqipërinë një një vend që ofron mundësi vetëm për hajdutët dhe kriminelët. Kombinimi krim i fortë + ekonomi e dobët është minë me sahat për çdo shoqëri. Kjo minë duhet çaktivizuar sa më parë, ndryshe do të shkretojë gjithçka. Është koha që të gjithë të bashkohemi për të ndalur rënien e vendit në humnerë, duke ndalur Edi Ramën dhe çmontuar bandën e tij të oligarkëve dhe kriminelëve", nënvizon kreu i PD.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, apartament 165 metra katrorë për 49 mijë euro

Posted: 31 Jul 2018 12:53 AM PDT

Ka nisur paraditen e së martës procesi dëgjimor ndaj Dritan Hallunajt, gjyqtar i Krimeve të Rënda, i cili është i pranishëm dhe pa avokat.

ILDKPKI thotë se deklarimi i pasurive të gjyqtarit të Krimeve të Rënda është i saktë, i justifikuar dhe nuk ka fshehje pasurie. Ai ka një apartament 165 metra katrorë të blerë për 49 mijë euro. Apartamenti është blerë në vitin 2005, me 5 milionë lekë kredi dhe me kursime. Rezulton se apartamenti është blerë me çmim më të ulët sesa vlera e tregut, por gjyqtari Hallunaj i tha KPK-së se e ka blerë me okazion, pasi ndërtuesi ishte në vështirësi financiare.

Për këtë arsye gjyqtari dorëzoi si provë kontratën e një banori tjetër që e kishte blerë edhe ai shtëpinë me okazion.

Ndaj Hallunajt ka një ankesë nga ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, për vendimin e dhënë në gjyq ndaj Arben Frrokut. Hallunaj vendosi për pafajësinë e Arben Frrokut, dhe kryeprokurori Adriatik Llalla, bëri ankesë në KLD në vitin 2015.

Llalla pretendoi se vendimi i gjyqtarit për Frrokun ka qenë i pabazuar dhe se ai ka bërë vlerësim provash të njëanshme. Përsa i përket pastërtisë së figurës, për gjyqtarin Dritan Hallunaj ka dy denoncime. Një denoncim është bërë nga një qytetar me inicialet K.P.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Turqi-Serbi, shtriga të Ballkanit”, turqit në Kosovë shpërthejnë ndaj Haradinajt

Posted: 31 Jul 2018 12:50 AM PDT

Një postim i zv/ministrit të Jashtëm të qeverisë së Kosovës në Facebook ka tensionuar marrëdhënien e kryeministrit Ramush Haradinaj me komunitetin turk në vend. Gjergj Dedaj shkruante se Turqia dhe Serbia janë "shtriga të Ballkanit" dhe synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.

"Turqia dhe Serbia, synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, secila përmes emisarëve të tyre, të mbetur nën rrënjët e sundimit shekullor dhe mbetjet e këtyre sundimtarëve të ndyrë, të cilët duhet të çrrënjosen nga Kosova dhe trojet e Gjergj Kastriotit!", shkruante Dedaj.

Kjo deklaratë e tij nxiti reagimin e përfaqësuesve të komuniteti turk, të cilët përmes deputetit Fikrim Damka, i kanë kërkuar kryeministrit Haradinaj që të shkarkojë zëvendësministrin Dedaj. Deputetët turq kanë shkuar edhe më tej duke kërcënuar se Grupi i tyre parlamentar "6+" do të braktisë koalicionin e gjerë qeverisës, nëse kryeministri nuk e shkarkon Dedajn.

"Zëvendësministri Dedaj përmes faqeve të veta në rrjeteve sociale ka bërë që të thyhet gota mes nesh. Ka pasur deklarata të tilla të ngjashme deri më sot, por kjo e fundit është e papërballueshme për ne. Kësaj radhe e kemi dënuar këtë me keqardhje. Por kjo nuk është e mjaftueshme. Grupi parlamentar 6+ i ka bërë një kërkesë zyrtare kryeministrit Haradinaj që ta shkarkojë nga detyra Dedajn. Ne presim të bëjë hapin e duhur kryeministri. Nëse kryeministri nuk merr ndonjë iniciativë për këtë çështje, ne gjithashtu i kemi komunikuar atij se do të vlerësojmë votat tona në qeverinë e koalicionit", thuhet në komunikatën e tyre për mediat.

"Ne mendojmë se ky person nuk e meriton të jetë zëvendësministër, por as përfaqësues i ndonjë detyre shtetërore. Ai përmes rrjeteve sociale ka bërë edhe shpifje të vazhdueshme kundër kryeministrit Recep Tayyip Erdogan", ka pohuar Damka pas takimit me kryeministrin Haradinaj, për agjencinë turke të lajmeve Dogan Haber Ajansi.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zana Çela: Si ka ndryshuar Opera përgjatë një viti…

Posted: 31 Jul 2018 12:40 AM PDT

Drejtoresha e Teatrit të Operas dhe Baletit Zana Cela ka analizuar punën e saj në krye të institucionit përgjatë një viti e gjysmë, duke e quajtur një vit të rëndësishëm për kulturën shqiptare. "Me marrjen e mandatit si Drejtore e Përgjithshme e Teatrit të Operas e Baletit, dhe Ansamblit Popullor një vit e gjysmë më parё, jam angazhuar në krye të stafit të Teatrit për ta kthyer Teatrin në një qendër të ekselencës, edukimit dhe inovacionit, duke siguruar një nivel të lartë dhe audiencë të gjerë.

Zgjerimi i audiencave, përfshirja në artin tonë të publikut të çdo kategorie dhe grupmoshe të shoqërisë e në veçanti të moshave të reja është garancia e vetme për vazhdimësinë me nivel të lartë të veprimtarisë së TKOBAP dhe realizimit të misionit të tij. Sigurisht nuk ishte e lehtë për të gjithë ekipin e TKOBAP të realizonte synime kaq ambicioze ndërkohë që godina e TKOB është në rikonstruksion", tha Çela.

Sipas saj, objektivi ynë kryesor ka qenë garantimi i vazhdimësisë së veprimtarisë së institucionit gjatë periudhës së rikonstruksionit, duke shfrytëzuar skenat e Tiranës, qyteteve të tjera të vendit, ambientet "open air" dhe duke ruajtur formatin e plotë skenik të produksioneve opera dhe balet. Në 7-të muajt e parë të këtij viti TKOBAP ka realizuar gjithsej 57 shfaqe duke rritur me 58 % numrin e shfaqjeve në krahasim me vitin e kaluar kur janë realizuar 36 shfaqje. Po në këto muaj janë realizuar 19-të premiera në total, prej të cilave 3 premiera të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor dhe 16 koncerte premirë të orkestrës, korit dhe solistëve. Ndërkohë që vitin e kaluar u realizuan 7-të premiera nga të cilat 6-shtë koncerte dhe një balet.

"Në shfaqjet për periudhën Janar-Korrik 2018 kanë marrë pjesë 193,597 spektatorë ose 10 % më shumë se viti i kaluar, për të njëjtën periudhë. Produksionet gjatë këtij 7-të mujori u shfaqën në skenat e Tiranës, në Teatrot e qyteteve të ndryshme, në turin e jashtëzakonshëm veror në sheshet e mëdha të turizmit kulturor, por ishim edhe në skenat ndërkombëtare. Një tjetër objektiv sipas Çelës ka qenë dhe zgjerimi i audiencës ndërkombëtare. Gjatë muajve Janar-Korrik 2018 TKOBAP realizoi 16-të shfaqje jashtë kufijve të Shqipërisë. Kujtojmë këtu turneun e trupës së baletit në Itali me Stravaganza dhe Noces apo dhe turnetë e suksesshëm të Ansamblit Popullor në Belgjikë, Kroaci, Bullgari etj.

Një vit më parë TKOBAP në të njëjtën periudhë kohore mundi të realizonte 2 koncerte. Gjatë sezonit Janar-Korrik 2018 TKOBAP nënshkroi dy protokolle shumë të rëndësishme bashkëpunimi me Teatrot Kombëtare të Serbisë dhe Maqedonisë për herë të parë në historinë e këtij teatri. Këto protokolle do të hapin rrugën e bashkëpunimit e bashkëprodhimit e si pasojë zgjerimit të audiencave tona ndërkombëtare.

«Jemi angazhuar që TKOBAP, si institucion i ekselencës do të jetë vendtakimi për më të talentuarit, këngëtarë, balerinë, dirigjentë, regjisorë nga vendi dhe bota », tha Çela. Sipas saj, aktiviteti i TKOBAP gjatë 7-të mujorit të parë rezulton të ketë rritje në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti me parë. Kujtojmë se gjatë muajve Janar –Mars 2018 në premierat tona si "Carmen" apo" Lakuriqi i natës" u aktivizuan artistë shqiptarë e të huaj si Gëzim Myshketa, Anbeta Toromani,Vikena Kamenica, Armaldo Kllogjjeri, Eva Golemi etje».

TKOBAP i ka dhënë mundësi më shumë artistëve të rinj të marrin pjesë në shfaqjet e kalendarit artistik duke e rritur këtë numër me 42% më shumë se në të njëjtën periudhë një vit më parë. Përpos kësaj, TKOBAP ka rritur me 52% numrin e artisteve të rinj nën moshën 30 vjeçare nga njëra periudhe në tjetrën », tha Çela.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shqiptarët i shpenzojnë paratë për të mbijetuar, europianët për t’u argëtuar

Posted: 31 Jul 2018 12:37 AM PDT

Për çfarë i shpenzon paratë një familje në Europë?! E para është plotësimi i nevojave bazë për ushqim. Më pas banesa (uji, energjia, gazi etj) e më pas transporti e nëse mbeten për kafe e argëtim.

Eurostat ka publikuar të dhënat e përditësuara për shpenzimet familjare të vendeve të BE-së, që i përkasin vitit 2016. Monitor i ka krahasuar këto të dhëna me ato të INSTAT për Shqipërinë po për vitin 2016.

Për familjet shqiptare është e dukshme që pjesa më e madhe e shpenzimeve shkojnë për t'u ushqyer.  Të dhënat tregojnë që ndërsa familjet shqiptare shpenzojnë gati gjysmën e shpenzimeve (45.2) për ushqime dhe pije joalkoolike, ndërsa konsumatorët në vendet e BE-së mjaftohen vetëm me 12.2% të buxhetit për të plotësuar nevojat e tyre të përditshme të të ushqyerit të një jetese normale.

Për vendet e BE, ushqimet janë kategoria e tretë e shpenzimeve, pas "shpenzimeve ër banesën, ujit, gazit), me 24.5% dhe transportit me 12.9% të totalit.

Me gjysmën tjetër të buxhetit, që u mbetet pasi konsumojnë për nevoja ushqimore, familjet shqiptare kanë pak alternativa zgjedhjeje dhe ndonëse për veshjet nuk kursehen, për të tjerat e mbledhin rripin. Ndryshe nga europianët, që për argëtim dhe kulturë shpenzojnë gati 9% të buxhetit, për familjet shqiptare kjo peshë është vetëm 3%. Edhe për restorante, europianët harxhojnë 8.5% të parave, nga 3.6% për shqiptarët.

Ndonëse Shqipëria vlerësohet si një ndër vendet që ka numrin më të madh të bareve në raport me popullsinë, pjesa më e madhe e konsumatorëve duket se ulen sa për një kafe. Nga ana tjetër dhe aktivitetet kulturore janë të varfëra. Për argëtim dhe për të dalë në kafe e restorante, europianët shpezojnë në total 17.1% të buxhetit, ndërsa shqiptarët vetëm 7.4%

Hapja e universiteteve private dhe rritja e tarifave të universiteteve shtetërore ka shtuar shpenzimet e shqiptarëve në 4.4% të buxhetit, ndërsa për europianët është 1.2%.

Për shëndetin, shpenzimet janë të ngjashme, 3.4% në Shqipëri dhe 3.9% në vendet e BE-së.

Kategoria ku "konkurrojmë" janë shpenzimet për veshje dhe këpucë, me 4.8% të shpenzimeve, nga 4.9% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Një e treta e ekonomisë për t'u ushqyer

Të dhëna të tjera të INSTAT tregojnë se, Shqipëria është vendi që harxhon më shumë për t'u ushqyer në krahasim me atë që prodhon ekonomia kombëtare për një vit. Sipas të dhënave të publikuara në tabelat e Eurostat, Shqipëria shpenzoi 32.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2016 për ushqime.

Pas Shqipërisë renditet Kosova, me 29.4% të PBB-së, e ndjekur nga Mali i Zi me 22.8%, Bosnja me 21.5%, Maqedonia me 18.4%, Serbia me​16.5%.

Vetëm për bukë dhe drithëra, Shqipëria shpenzon 5% të asaj që prodhon ekonomia në një vit, sërish më e larta në Europë, nga 1.1% që është mesatarja e BE dhe 3.7% që është vendi i dytë pas nesh (Mali i Zi).

Shpenzimet e larta për ushqime janë dhe një tregues indirekt i varfërisë relative në vend, pasi tregojnë sa të ulëta janë të ardhurat reale të shqiptarëve, teksa një pjesë e rëndësishme e tyre shkon për përmbushjen e nevojave bazë.

Të dhënat e Eurostat tregojnë psh se mesatarja e shpenzimeve të Bashkimit Europian për ushqime është vetëm 6% e PBB-së (pothuajse as sa shqiptarët shpenzojnë vetëm për bukë), ku më e ulëta është në Luksemburg dhe Irlandë, përkatësisht me 2.8 dhe 2.6% të PBB-së.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com) Monitor

Vetting-u, sot 3 seanca dëgjimore për dy gjyqtarë dhe një prokuror

Posted: 31 Jul 2018 12:36 AM PDT

Kur po afron fundi i seancave të Vetting-ut për këtë sezon, pasi parashikimi është që të zhvillohen deri të premten, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) po çon drejt fundit emrat prioritarë që janë për në organet e reja: Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Këtë të martë do të mbahen 3 seanca dëgjimore. Fillimisht, do të dalë para shkallës së parë të Vetting-ut gjyqtari për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj. Në orën 11.15 del gjyqtari administrativ Artur Malaj dhe në orën 15:00 prokurori Gentian Osmani.

Ndërkohë, në mesditë do të shpallen 3 vendime nga Vetting-u. Në orën 14:30 parashikohet të jepet vendimi për Artan Brocin, gjyqtar i lartë. Në 14:45 për gjyqtarin tjetër të lartë Medi Bici, i cili është i fundit gjyqtar i lartë që mbyll kapitullin e Vetting-ut në Gjykatën Supreme. Dita do të mbyllet me vendimin e KPK-së për prokurorin Dritan Rreshka, i cili njihet si një nga ish-ekspertët e nivelit të lartë për drejtësi.

Siç thonë burimet, me shumë mundësi Vetting-u do të mbajë seanca maksimalja deri në datën 10 gusht, e më pas edhe komisionerët e Vetting-ut dhe vëzhguesit e ONM-së bashkë me Gardën do të marrin pushimet. Për të nisur sërish pas datës 5 shtator.

31 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more