Skip to main content

“Pas akuzave si tradhtar, Trump fajëson Putin për ndërhyrjen në zgjedhje” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Pas akuzave si tradhtar, Trump fajëson Putin për ndërhyrjen në zgjedhje” plus 9 more Gazeta SHQIP


Pas akuzave si tradhtar, Trump fajëson Putin për ndërhyrjen në zgjedhje

Posted: 19 Jul 2018 01:53 AM PDT

Pasi e shfajësoi Rusinë nga përgjegjësia për ndërhyrjen në zgjedhjet në SHBA dhe fajësoi administratat e shkuara amerikane për përkeqësimin e marrëdhënieve me të, Donald Trump duket se ka ndryshuar mendje dhe është tërhequr përballë breshërisë së kritikave ku cilësohej si tradhtar.

Trump ka shfaqur një mendim të ndryshuar 360 gradë sot, pasi thotë se presidenti rus Vladimir Putin, është personalisht përgjegjës për ndërhyrjen e vendit të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Në një intervistë që u transmetua të mërkurën në mbrëmje, presidenti amerikan i tha Jeff Glor të CBS News se ai e mban Putin përgjegjës “sepse ai është përgjegjës për vendin, ashtu siç e konsideroj veten përgjegjës për gjërat që ndodhin në këtë vend”.

I pyetur nëse ai ishte dakord me vlerësimet e inteligjencës amerikane që Rusia ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2016, Trump u përgjigj: “Po, dhe e kam thënë këtë më parë, Jeff. Unë e kam thënë shumë herë më parë, dhe do të thoja se është e vërtetë, po”.

I pyetur se çfarë i kishte thënë Putinit gjatë një takimi kokë më kokë që të dy kishin në Helsinki të hënën, Trump u përgjigj: “Nuk mund të kemi ndërhyrje, nuk mund të kemi asgjë prej jush”.

Por Trump nuk pranoi të thoshte se nëse shërbimet e inteligjencës ishin të sakta në vlerësimin e tyre, atëherë Putini po gënjen.

“Nuk dua të hyj në çështjen nëse ai është duke gënjyer. Unë mund të them vetëm se kam besim në agjensitë tona të inteligjencës siç janë aktualisht të formuara. Unë mendoj se Dan Coats është e shkëlqyer … ne kemi njerëz të shkëlqyer. Pra, kur ata më thonë diçka, kjo do të thotë shumë", theksoi Trump.

Ndryshimi nga Trump erdhi një ditë pas përpjekjes torturuese të tij për të sqaruar atë që ai kishte thënë në Helsinki të hënën, duke pretenduar se ai kishte përdorur rastësisht “do” në vend të “nuk do të” për të përshkruar nëse ai mendonte se inteligjenca ruse ndërhyri në zgjedhje.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Media belge: I dënuari me 9 vite burg zotëron plazh në Velipojë (EMRI)

Posted: 19 Jul 2018 01:43 AM PDT

Problemin me shqiptarët e pasuruar nëpërmjet aktiviteteve kriminale që fshihen në vendin e tyre e kanë nxjerrë në pah edhe mediat belge pas atyre britanike. "La Dernier Heure" shkruan sot për Safet Rustemin, një shkodran i njohur ndryshe si Safet Bajri, i cili lëviz i lirë në qytetin e tij edhe pse është i dënuar me 9 vite burg në Belgjikë.

Media belge thekson se Rustemi është pjesë e një klani të fuqishëm në Shkodër dhe zotëron një nga plazhet e Velipojës.

"Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Është një nga 5 familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Këtë fundjave krimineli u pa në tarracën e një klubi dhe Shkodra, është  Palermoja e re është në duart e pesë familje mafioze. Kontrolli i plazheve private është një nga burimet e të ardhurave të tyre. Kontaktuam me avokatin e Safet Rustemit në Belgjikë por nuk preferoi të kontaktonte", thuhet në shkrimin e medias "La Dernier Heure".

Në shkrim ka detaje edhe për procedurat që Rustemi ka ndjekur për tu dëbuar nga Belgjika, dhe tregon për debatet që janë bërë për të në zyrën e migracionit. Ndërkohë për Rustemin ka pasur edhe akuza politike nga opozita shqiptare, e cila hodhi dyshime për lidhje të ngushta me deputetin e PS, Luan Harusha, por që u mohuan nga ky i fundit.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Klubi grek goditje kuqezi. Vjen Basha, ofertë edhe për Sadikun

Posted: 19 Jul 2018 01:33 AM PDT

Pas Kristi Vangjelit, i cili mbajti veshur për shumë vite fanellën e Aris në Superligën greke një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare mund të bëhet pjesë e klubit selanikas. Sipas asaj që raportojnë mediat greke dhe më konkretisht novasports.gr, Armando Sadiku po ndiqet me vëmendje nga klubi i sapongjitur në elitën e futbollit helen.

Drejtuesit e Aris kërkojnë të përforcojnë skuadrën me një sulmues cilësor në këtë merkato për të përballuar me sukses kampionatin grek dhe sipas tyre Sadiku ka profilin e duhur për të mbajtur mbi shpatulla peshën e sulmit të skuadrës.

Në të shkuarën për Sadikun është interesuar edhe Panathinaikos por marrëveshja nuk u konkretizua. Lojtari i përfaqësues kuqezi me shumë gjasa do të largohet nga Levante në këtë merkato, por problemi për Arisin qëndron te fakti se në drejtim të 27-vjeçarit nga Cërriku kanë mbërritur një sërë ofertash dhe në pole-position për momentin për të marrë shërbimet e Sadikut qëndron skuadra e Superligës turke Rizespor.

Mbetet për t'u parë se çfarë do të vendosë Sadiku për të ardhmen e tij por Aris është një opsion i shkëlqyer.

Ndërkohë brenda kësaj jave tek Aris pritet të firmosë edhe mesfushori kuqezi Migjen Basha, i cili pas disa viteve karrierë do t'i japë lamtumirën futbollit italian për një ligë më të ulët për nga rëndësia.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Topalli ‘rikthehet’ në Kuvend. Injoron Bashën, miqësore me Majkon e Ruçin

Posted: 19 Jul 2018 01:22 AM PDT

Ajo është deklaruar një "armike" e Lulzim Bashës dhe krah rivalëve të tjerë të kryetarit të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli u rikthye sot në Parlament në ceremoninë për përurimin e bustit të Pjetër Arbnorit, një nga figurat më të njohura të PD.

Figura e politikanit dhe shkrimtarit Pjetër Arbnori, i cilësuar si Mandela i Shqipërisë, bëri bashkë sot të majtë dhe të djathtë përtej bindjeve dhe ndasive politike.

Ish-kryetarja e Kuvendit u shfaq publikisht pas një mungese të gjatë dhe në foto duket në shoqërinë e Genc Rulit, ish-ministër i qeverisë Berisha dhe kritik i Bashës.

Por teksa Bashën e kishte përballë, Topalli gjeti në këtë "rikthim" në Parlament ngrohtësinë dhe mikpritjen e kolegëve të vjetër socialistë, me të cilët ka zhvilluar debate të ashpra politike dikur.

Ajo u pa teksa bisedonte tepër ngrohtë me Ministrin e Diasporës Pandeli Majko dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Spanja duhet zbuluar, gjashtë plazhe për tre dete (Foto)

Posted: 19 Jul 2018 01:14 AM PDT

Nga Atlantiku në Detin Cantabrian: nuk është vetëm Mesdheu për pushime Iberike

Spanja e zhytjeve nuk përfundon në bregdetin e mrekullueshëm jugor dhe Balear: mrekulli të tjera ju presin në mesin e plazheve vullkanike të ishujve Canary, shtrirjen e madhe të rërës me pamje nga Atlantiku tek ato të rrethuara nga shkëmbinjtë dhe pemët e Detit Cantabrian. Po ju njohim me 6 më të bukurat.

Praia das Rodas – Quhen CIES dhe janë tre ishujt madhështorë jashtë bregdetit veriperëndimor të Spanjës, në një distancë të shkurtër nga qyteti i Vigos: Monteagudo, Illa Do Faro, Ishulli i Jugut, të cilat janë pjesë e Parkut Kombëtar të Ishujve Atlantikë të Galicia. Praia das Rodas i ishullit Monteagudo është konsideruar nga shumë revista ndërkombëtare dhe guida ndër më të bukurat në botë, për rërën e butë dhe detin kristalor, të rrethuar nga një panoramë madhështore.

Bolonia – Ky plazh i pacenuar me rërë të bardhë ndodhet në Tarifa në Andaluzi, në një mjedis natyror me bukuri të mrekullueshme dhe është ndoshta plazhi më jugor në kontinentin europian. Konsiderohet si një parajsë për dashamirësit e surfit për shkak të erës së fortë pothuajse të vazhdueshme. Gjithashtu, në afërsi të plazhit është Kompleksi Arkeologjik i Baelo Claudia, një fermë-qytet romak që befason për gjendjen e shkëlqyer të ruajtjes së saj. Në një pjesë të bregut është e mundur të praktikoni naturizmin.

Cuè – Ai është e vendosur në Asturias dhe në veri të Spanjës: një plazh i mirëpritur, veçanërisht i arritshëm dhe i sigurt. Ujërat kristal-të qarta dhe shumë të qeta e bëjnë atë vend ideal për të kaluar një ditë në plazh me fëmijët. Është gjithashtu e vendosur përgjatë një bulevardi pazar plot me bare dhe restorante lehtësisht të arritshme me makinë.

As Catedrais – Plazhi i As Catedrais (Las Catedrales), shpallur Monument Natyror, është një nga më të famshmet në të gjithë Galicia. Është e njohur në të gjithë botën për formacionet e tij shkëmbore të krijuara nga erozioni i erës dhe ujit, të cilat kanë krijuar forma të çuditshme që frymëzojnë imagjinatën e atyre që i respektojnë. Kur vala është e ulët ju mund të hiqni këpucët dhe të ecni nën shpella me lartësi të madhe për të zbuluar harqe brenda harkut. Gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator ajo mund të arrihet vetëm me rezervë, si dhe gjatë festave të Pashkëve (ndërmjet marsit dhe prillit).

La Concha – Ky plazh, i vendosur në mes të portit të peshkimit të San Sebastianit dhe Pico del Loro, është një nga më të famshmit, të fotografuar dhe elegant të vendeve baske. Ju mund të praktikoni sporte të tilla si surfing, rrëshqitje në ajër, shëtitje me varkë dhe futboll, ndërsa për të vegjlit ka disa platforma në det me atraksione të vogla ujore. Shëtitorja e këndshme dhe e famshme është gjithmonë shumë e njohur, si dhe rruga paralele e ciklit.

Las Canteras – Është një nga plazhet më të rëndësishme urbane të Ishujve Kanarie, me temperatura përgjithësisht të këndshme gjatë gjithë vitit. Ky plazh kilometër i gjatë ka një pengesë natyrore prej shkëmbinjsh rreth 200 metra larg bregut për të mbrojtur Tides dhe është përgatitur për praktikën e sporteve të ndryshme të ujit.  Gjithashtu posedon të gjitha shërbimet, me bare në natyrë dhe kafene nga deti.

19 korrik 2918 (gazeta-Shqip.com)

Meta vlerëson homologen Kitaroviç me “Dekoratën e Flamurit”

Posted: 19 Jul 2018 01:10 AM PDT

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me "Dekoratën e Flamurit Kombëtar" Presidenten e Kroacisë, Znj. Kolinda Grabar-Kitaroviç. Meta tha se vlerëson lart rolin dhe mbështetjen e Presidentes Grabar-Kitaroviç për Shqipërinë dhe shqiptarët, si në kuadër të zhvillimeve rajonale, ashtu edhe të integrimit evropian.

Medalja iu akordua presidentes kroate me motivacionin "Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian".

"Në kuadër të vizitës shtetërore të mikes së shqiptarëve, Presidentes së Republikës së Kroacisë, zonjës Kolinda Grabar-Kitaroviç, kam kënaqësinë që pas takimeve të frytshme e shumë domethënëse të organizoj dhe këtë ceremoni dekorimi.

Në fillim të këtij viti zhvillova një vizitë të shkurtër, por mjaft të dobishme në Zagreb, ku u mirëprita nga Presidentja dhe ku patëm rastin të shkëmbejmë mendime për çështje shumë të rëndësishme.

Por sot, unë dhe shqiptarët kudo që ndodhen ndihemi të nderuar për vizitën e saj në Shqipëri dhe kemi rastin të shprehim mirënjohjen për Kroacinë dhe për të personalisht.

Dua të vlerësoj lart rolin dhe mbështetjen e Presidentes Grabar-Kitaroviç për Shqipërinë dhe shqiptarët, si në kuadër të zhvillimeve rajonale, ashtu edhe të integrimit evropian.

Kroacia para tre ditësh u shpall me meritë si nënkampione bote në futboll, duke frymëzuar edhe shqiptarët dhe gjithë popujt e tjerë të këtij rajoni për suksesin në të ardhmen.

Por për ne padyshim që Kroacia ka qenë dhe është gjithashtu edhe një shembull shumë i mirë për një ecuri më të suksesshme lidhur me anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian", deklaroi Kreu i Shtetit.

Ai tha se shqiptarët dhe kroatët kanë ndërtuar në shekuj lidhje të fuqishme miqësie e bashkëpunimi.

"Ishte Albanologu i shquar kroat, Milan Shuflaj (Milan Šufflay), i cili u bë zëdhënësi më i besueshëm i historisë së shqiptarëve duke forcuar kështu edhe miqësinë midis dy popujve.

300 vjet më parë kroatët i hapën dyert e tyre Arbanasve dhe kjo ka vijuar në forma të ndryshme deri në fund të shekullit të shkuar.

Prania e tyre në Kroaci është një lidhje e fuqishme miqësie midis dy kombeve që sot po kontribuon edhe në forcimin e bashkëpunimit ekonomik e kulturor.

Falë kësaj mikpritjeje, shqiptarët në Kroaci janë ndjerë gjithmonë, si në kohë paqe ashtu edhe në kohë lufte, sa shqiptarë aq edhe kroatë. Kjo u demonstrua edhe në luftën më të fundit për pavarësi të Kroacisë", u shpreh Meta.

Presidenti theksoi se shqiptarët sot përfaqësohen edhe me një deputete të nderuar në parlamentin e Kroacisë, zonjës Ermina Lekaj Prljaskaj.

"Si pjesë e delegacionit zyrtar të Presidentes Grabar-Kitaroviç, ajo jo vetëm që na nderon, por është simboli më i mirë i mikpritjes që kroatët u kanë rezervuar shqiptarëve. Marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë të shkëlqyera dhe vizita e Presidentes Grabar-Kitaroviç është konfirmimi më i mirë i tyre.

Sot demonstruam edhe një herë dëshirë dhe vullnet të përbashkët për t'i çuar më përpara e forcuar marrëdhëniet në të gjitha fushat, ku padyshim ai ekonomik e kulturor mbeten ndër prioritetet tona kryesore.

Së shpejti do t'i ngremë ato në nivelin e Partneritetin Strategjik, në dobi të marrëdhënieve midis dy vendeve, por edhe të rajonit tonë të përbashkët.

Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm, mirënjohjen për Kroacinë, popullin kroat dhe Presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç, dëshiroj ta shpreh përmes akordimit të Dekoratës së Flamurit Kombëtar", deklaroi Presidenti Meta.

Kreu i shtetit falënderoi Presidenten dhe 'miken' Kolinda që e pranoi këtë Dekoratë, me të cilën shqiptarët nderojnë miqtë më të shquar dhe shprehu bindjen se e ardhmja e marrëdhënieve midis dy vendeve e dy kombeve do të jetë edhe më e mirë dhe më e fortë pas kësaj vizite.

Pasi mori në dorëzim dekoratën më të lartë të shtetit shqiptar, Presidentja e Kroacisë, falënderoi Presidentin Meta.

"Ju falënderoj zoti President për këtë nderim, që në fakt nuk është vetëm për mua, por edhe për popullin kroat, duke më akorduar Dekoratën e Flamurit Kombëtar! Ky titull që po marr është simbol i një miqësie të thellë mes vendeve tona, veçanërisht mes shqiptarëve dhe kroatëve dhe u jam mirënjohëse si ju personalisht, po ashtu dhe Shqipërisë.", u shpreh presidentja kroate.

Kreu i Shtetit e ka shprehur edhe në rrjetet sociale emocionin për dekorimin e presidentet kroate.

"I gëzuar që dekorova Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç me Medaljen më të lartë të Shqipërisë 'Flamuri Kombëtar'. Mirënjohje për mbështetjen e saj dhe të Kroacisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Me fat që kemi miq të tillë të mirë. 🇦🇱🇭🇷🇪🇺",

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjyqtari i lartë Ardian Dvorani, përballë Vetting-ut në 23 korrik

Posted: 19 Jul 2018 01:09 AM PDT

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani do të dalë përballë Vetting-ut në datën 23 korrik.

Ndërkohë, nesër do të dalë përpara Vetting-ut kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.

Ndërsa në datë 30 korrik është radha e Medi Bicit, anëtar i Gjykatës së Lartë.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Europa League, tre ekipe shqiptare zbresin sot në fushë

Posted: 19 Jul 2018 01:05 AM PDT

4 skuadra shqiptare do të zbresin sot në fushë me një objektiv të qartë të lenë shenjë në turin e parë kualifikues të Europa League dhe pse jo të tentojnë kualifikimin. Mundësitë më të mëdha i ka Prishtina e Mirel Josës që pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë ndaj luksemburgasve të Fola Esch do t'i mjaftonte një fitore në sfidën e sotme në Mitrovicë për të kaluar më tej. Edhe Laçi e Partizani kanë shanset e tyre ndërkohë një mision pothuajse të pamundur ka Luftëtari për të avancuar më tej. Bluzinjtë në Elbasan Arena në orën 20:00 duhet të përmbysin humbjen 5-0 të ndeshjes së parë ndaj letonezëve të Ventspils, një mision në kufijtë e të paarritshmes.

Shorti nuk i buzëqeshi aspak Partizanit, duke i rezervuar një kundërshtar me potencial të rëndësishëm si Maribori, megjithatë "të kuqtë" në takimin e parë nuk u shfaqën aspak të dorëzuar, madje ua vështirësuan jetën sllovenëve dhe humbja 1-0 ishte e pamerituar, për më shumë që demat mund edhe të polemizojnë për një 11-metërsh të munguar.

Në takimin e kthimit që do të luhet të enjten në orën 20:15 në stadiumin "Ljudski" të Mariborit, trajneri Skënder Gega do të jetë i detyruar të bëjë pa mbrojtësin e qendrës Egzon Belicën, i cili nuk arriti të rikuperohej nga një dëmtim në gju, vendin e tij ka gjasa ta marrë futbollisti i ardhur nga Tomori gjatë merkatos së verës, Eneo Bitri, pjesa tjetër nuk do të ndryshojë me Ibrahimin në të djathtë, Gojgoviç e më tej Kalarin në të majtë.

Në mesfushë me shumë mundësi do të vendosen Hila, Esat Mala e Telushi, kurse Asani, Progni e Trashi do të përbëjnë "tredhëmbëshin" ofensiv. Në anën tjetër trajneri Milaniç do t'i besoj sërish dyshes sulmuese Luca Zahovic-Tavares. Demat nuk kanë asgjë për të humbur dhe do të kërkojnë deri në fund mrekullinë kundër një skuadre si Maribori, që sezonin e shkuar ishte pjesë e fazës së grupeve në Champions League.

Një kualifikim i vështirë, por jo i pamundur për Laçin. Kurbinasit, të paktën në letër, janë e vetmja skuadër shqiptare që ka shanse për të shkuar në raundin tjetër të Europa Leagues.

Përballja kundër Anorthosis nuk do të jetë aspak e thjeshtë për bardhezinjtë, megjithatë goli i realizuar nga Hoxhallari në takimin e parë mund të shërbej shumë në kuadër të sfidës së kthimit, pasi kujtojmë që laçianët u mposhtën 2-1 në Larnaca.

Trajneri Besnik Prenga e ka të plotë grupin e lojtarëve dhe nuk pritet të kryejë ndryshime në krahasim me ndeshjen e parë, pra mbrojtja me 4 lojtarë do të formohet nga Hadroj, Gjoni, Hoxhallari e Sefgjini. Mesfusha do të plotësohet nga treshja Lushkja, Eller e Jonuzi, me Shtubinën e Uzunin në krah të sulmuesit kryesor Vice Kendes.

Në krahun tjetër Anorthosis ka ardhur me idetë e qarta, nuk kërkon të mbrojë fitoren e marrë në Qipro, por do të synojë një tjetër sukses në Laç. Skema që do të përdor tekniku do të jetë e njëjta me Mikelaxen, Rayon e Cissen në mbështetje të qendërsulmuesit Michal Duris.

Laçi do të kërkoj të rishkruajë historinë duke u kualifikuar edhe një herë në raundin e dytë të Europa Leagues, ashtu si bëri më 2015-ën kur eliminoi sllovenët e Rudar Velenjes.

Nëse kalojnë më tej, kurbinasit përfitojnë edhe 240 mijë euro nga UEFA. Përballja mes Laçit dhe Anorthosis do të zhvillohet të enjten në orën 17:00 dhe do të transmetohet live në Supersport.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Të majtë e të djathtë nderojnë Pjetër Arbnorin, busti në lulishten e Kuvendit

Posted: 19 Jul 2018 01:02 AM PDT

Lulishtja e godinës së Kuvendit, priti sot në gjirin e saj Pjetër Arbnorin, një nga drejtuesit më të vlerësuqar të Parlamentit shqiptar, i cili nderohet kështu pas vdekjes me një bust që të kujtohet gjithmonë ndër vite.

Në ceremoninë e vendosjes së bustit të Arbnorit ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, ministra dhe ish ministra, deputetë e ish deputetë.

"Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur dhe i respektuar. Jeta vuajtjen ia derdhi lumë, kurse lumturinë ia dha me vonesë dhe ia mori shpejtë", u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ndërkohë një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe mik i ngushtë i tij i ngushtë, Bensik Mustafaj theksoi se vlerat që kanë transmetuar figura të shquara si Pjetër Arbonri duhet të adaptohen sot në shoqërinë shqiptare.

"Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij. Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë", tha Mustafaj.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Armë dhe drogë mes çarçafëve, pranga shqiptarit në Itali

Posted: 19 Jul 2018 12:52 AM PDT

Policia italiane në Arezzo ka vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, pasi i janë gjetur armë dhe lëndë narkotike.

Operacioni i koduar 'Street Drugs' çoi në qeli shqiptarin me iniciale G.A., ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se ai kishte hyrë ilegalisht në Itali dhe jetonte pa dokumenta. Madje shqiptari i arrestuar ishte depërtuar disa herë.

Gjatë kontrollit në banesë, të riut shqiptar iu gjetën 1 kg kanabis dhe një peshore elektronike, por mes çarçafëve mbante edhe një pistoletë gjysmë automatike me një karikator.

31-vjeçari ishte dënuar edhe më parë për grabitje dhe shpërndarje droge.

19 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more