Skip to main content

“Pagoi 300 euro për një natë, banja e hotelit në Kaliforni ishte përplot me krimba (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Pagoi 300 euro për një natë, banja e hotelit në Kaliforni ishte përplot me krimba (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Pagoi 300 euro për një natë, banja e hotelit në Kaliforni ishte përplot me krimba (Video)

Posted: 16 Jul 2018 02:05 PM PDT

Hayley Johnsen ishte vendosur në një hotel luksoz në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara, në të cilin pagoi afro 300 euro për një natë.

Gjithçka ishte në rregull, derisa ajo nuk hyri të pastrohej në banjë, ku e gjeti dyshemenë e mbushur me krimba, transmeton Telegrafi.

"I kërkova partnerit, që urgjentisht të vijë pranë meje. Nuk po mund të besoja, sa numër i madh insektesh ishte përhapur", ka thënë Johnsen.

Vizitorja e mllefosur, ka shkuar shpejtë në recepsion, ku ka marrë një përgjigje shumë të ftohtë.

"Nuk mund t'ju kthejmë paratë, vetëm mund ta ndërroni dhomën", ishte përgjigjja që morën nga menaxheri, i cili u kërkoi të largohen po që se nuk pajtohen.

Meqenëse ishte mesnata, ata nisën të përleshen me zyrtarët dhe ftuan policinë, sepse nuk po mund të gjenin zgjidhje.

Derisa rasti është nën hetime, videoja që tregon krimbat nëpër dysheme, është bërë virale në internet. /Telegrafi/

The post Pagoi 300 euro për një natë, banja e hotelit në Kaliforni ishte përplot me krimba (Video) appeared first on Telegrafi.

Dëmtuan qëllimisht statujat e rërës, të ngritura për nder të heronjve britanikë (Foto)

Posted: 16 Jul 2018 01:23 PM PDT

Persona të maskuar i kanë dëmtuar me shufra metalike, statujat e rërës që ndodhen në Teeside të Anglisë, që janë ngritur për nder të heronjve britanikë të rënë në Luftën e Parë Botërore.

Objektet që ishin të forta dhe të qëndrueshme, pësuan dëme të konsiderueshme, riparimi i të cilave do të kushtojë mbi dymijë euro, transmeton Telegrafi.

Ky akt është quajtur si qyqar dhe i turpshëm, pasi statujat ishin ngritur prej skulptorëve amatorë, që ishin përkushtuar t'i nderojnë ata që dhanë jetën për të tjerët.

"Për çdo ditë, vijnë njerëz që t'i shohin dhe të përulen para madhështisë së tyre. Por, dikush deshi të kënaqë vetën dhe të kryej veprime vandale", ka thënë një banor i shqetësuar.

Derisa forcat e rendit janë vënë në kërkim të kryesve, organizatorët kanë nisur punën në riparimin e statujave, të cilët rëndohen vetëm pasi të ketë nisur të reshurat. /Telegrafi/

The post Dëmtuan qëllimisht statujat e rërës, të ngritura për nder të heronjve britanikë (Foto) appeared first on Telegrafi.

Përplasje me motoçikleta ndërmjet dy policëve gjatë paradës, dëshmitar edhe presidenti francez (Video)

Posted: 16 Jul 2018 12:34 AM PDT

Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja shfaqet momenti kur dy policë, të cilët ishin mbi motoçikleta, përplasen me njëri-tjetrin.

Siç thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të marra gjatë paradës ushtarake në Ditën e Bastijës, festës kombëtare të Francës.

Dhe e gjithë kjo ngjarje, përveç tjerash kishte ndodhur para syve të presidentit francez, Emanuel Macron.

Gjithsesi, pavarësisht këtij "dështimi", policët u inkurajuan nga publiku, me duartrokitje. /Telegrafi/

The post Përplasje me motoçikleta ndërmjet dy policëve gjatë paradës, dëshmitar edhe presidenti francez (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more