Skip to main content

“Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë

Posted: 10 Jul 2018 03:17 PM PDT

Ishte një natë mes emocioneve të përziera për Thierry Henryn, pasi kombi i tij kaloi në finale të Kampionatit Botëror, por si trajner është eliminuar nga kjo garë.   

Henry, kampion i botës në  vitin 1998 me Les Bleus, është aktualisht ndihmës i Roberto Martinezit, trajner i Belgjikës.

Franca e ka mposhtur 1-0 Belgjikën në Saint Petersburg.

Pas fishkëllimës së  fundit të gjyqtarit, Henry shkoi dhe i uroi patriotët e tij dhe bisedoi me disa prej tyre, ku edhe i përqafoi.

Edhe para ndeshjes Henry ishte miqësor me lojtarët, por edhe me trajnerin Didier Deschamps.

Deschamps dhe Henry ishin së bashku në vitin 1998 kur u shpallën kampion,

Gjatë intonimit të himneve kombëtare, Henri qëndroi me kokën e tij të përkulur, në heshtje, duke i respektuar La Marseillaise dhe La Brabanconne.

Henry, nuk ishte ftuar nga Deschamps për të qenë pjesë e stafit, gjë që e bëri Belgjika dhe Martinez.

Njohuritë e tij përm lojën e futbollit ai i kishte shprehur në mënyrë elokuente si një ekspert për Sky Sports.

Këtë ndeshje e vendosi Samuel Umtiti që shënoi golin e vetëm. Franca pret në finale njërën mes Anglisë dhe Kroacisë. /Telegrafi/

The post Një eliminim mes hidhërimit dhe gëzimit – Henry humb me Belgjikën nga vendi ku njihet si legjendë, përgëzon mikun e tij Deschamps dhe lojtarët francezë appeared first on Telegrafi.

Challandes: Mezi pres të luajmë në shtëpi, nuk e kemi lehtë në Kupën e Kombeve

Posted: 10 Jul 2018 02:52 PM PDT

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, i shoqëruar nga ndihmësi i tij, Ramush Gashi, kanë vizituar sot stadiumin e Qytetit në Prishtinë, aty ku skuadra që ai drejton do t'i luajë ndeshjet e Ligës së Kombeve, që fillojnë në muajin shtator.

Në fakt, Kosova ndeshjen e parë në kuadër të kësaj gare do ta luajë si mysafire kundër Azebajxhanit në Baku, më 7 shtator, derisa tri ditë më vonë do të jetë mikpritëse e Ishujve Faroe, në stadiumin që tashmë është afër të inaugurohet.

Pas vizitës së sotme në stadium Challandes është shprehur i lumtur me atë çfarë ka parë, pasi punimet janë afër finalizimit.

"Jam shumë i kënaqur të jem në shtëpinë time, në stadiumin tonë. Shpresoj të kryhen punët në afatin e paraparë. Është kënaqësi e madhe që do të luajmë në shtëpinë tonë si për lojtarët ashtu edhe për mua".

"Mezi pres të luajmë në këtë stadium. Jam i sigurt se 12 mijë tifozë të flaktë do të jenë në stadium, ashtu siç na mbështetën në miqësoren  kundër vëllezërve tanë nga Shqipëria në Zvicër. Atje ishin mbi 18 mijë tifozë dhe ata ishin lojtari ynë i 12-të, prandaj edhe rezultati nuk na mungojë. Shpresoj se edhe këtu tifozët do të jenë lojtari ynë i 12-të, që do ta çojnë Kosovën përpara", ka theksuar Challandes.

Sa i përket asaj se sa është e gatshme Kosova për ndeshjet e Ligës së Kombeve, Challandes është shprehur optimist, por ka kërkuar që kjo garë të mos shihet e lehtë.

"Ne i patëm tri ndeshje miqësore dhe në të gjitha patëm rezultate pozitive. Pashë një ekip që mund të bëjë shumë. Nuk pata mundësi t'i shoh të gjithë lojtarët, pasi Valon Berisha ishte i lënduar, derisa disa të tjerë shpresoj ta kem rastin t'i shoh ndërkohë. Por mos të mendojmë se ekipet që i kemi kundërshtarë në Ligën e Kombeve janë të lehta. Sigurisht se do të kemi shumë telashe, por unë besoj në futbollistët e mi dhe sigurisht se do të korrim rezultatet e duhura", ka shtuar përzgjedhësi i Kosovës.

Tutje ai ka thënë se kualifikimi i Kosovës në Evropian apo Botëror do të ishte diçka e jashtëzakonshme, por sipas tij ende ka shumë punë për t'u bërë.

"Unë në kokën time e shoh Kosovën të kualifikuar, por në anën tjetër shoh që për të ardhmen e Kosovës duhet punuar shumë në mënyrë që ta bëjmë një kombëtare të fortë. Prandaj, duhet të ecim me këmbë në tokë dhe të mos mendojmë se Azerbajxhani, Ishujt Faroe e Malta janë ekipe të lehta për t'u kaluar. Duhet angazhim, punë dhe përkushtim në arritjen e objektivave. Detyra ime dhe e stafit tim është që ta përgatisim një gjeneratë për të ardhmen. Kam kontakte me trajnerët e U-19 dhe U-21, pasi atje është e ardhmja e Kosovës", ka nënvizuar Challandes.

The post Challandes: Mezi pres të luajmë në shtëpi, nuk e kemi lehtë në Kupën e Kombeve appeared first on Telegrafi.

Neymar, Mbappe – 10 lojtarët që mund ta zëvendësojnë Ronaldon te Reali

Posted: 10 Jul 2018 02:46 PM PDT

Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, nuk do ta bartë më fanellën e Real Madridit, prandaj kampioni evropian duhet ta gjejë lojtarin e denjë për zëvendësimin e tij.

Më poshtë jua sjellim dhjetë lojtarët që mund të joshin interesimin e Los Blancos:

Neymar

Neymar (Foto: Getty Images)

Lojtari i preferuar i Florentino Perezit, në verën e kaluar u transferua nga Barcelona te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro. Mirëpo, kampionati francez nuk e kënaq sulmuesin brazilian, i cili është duke menduar që të ndërrojë ambient.

Kylian Mbappe

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Bashkëlojtari i Neymarit, Kylian Mbappe, është lojtari më premtues aktualisht. Ai është vetëm 19-vjeçar dhe është shndërruar në yllin e Kampionatit Botëror me Francën. Ai nënshkroi për PSG-në në vitin e kaluar nga Monaco, ndërsa transferimi i tij mund t’i kushtojë Realit deri në 300 milionë euro.

Eden Hazard

Eden Hazard (Foto: Getty Images)

Mesfushori belg ka pranuar se është tundosur nga interesimi i Real Madridit. Ai është pjesë e Chelseat që gjashtë sezone dhe si një 27-vjeçar e ka mundësinë e fundit për të kaluar te Los Blancos.

Harry Kane

Harry Kane (Foto: Getty Images)

Sulmuesi anglez është duke u monitoruar nga afër prej Realit, përkundër se ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotspur. Mirëpo, dëshira për të fituar trofe mund ta dërgojë atë në Santiago Bernabeu.

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski (Foto: Getty Images)

Qendërsulmuesi i Bayern Munichut ka qenë shënjestër e Mbretërve që një kohë të gjatë, mirëpo mundësitë janë të vogla që ai të ndërrojë ambient. Për më shumë, në muajin gusht i mbush 30 vjet.

Mohamed Salah

Mohamed Salah (Foto: Getty Images)

Anësori egjiptian ka qenë mahnitës me Liverpoolin duke joshur interesimin e të gjitha klubeve të mëdha. Por, ai e ka vazhduar kontratën me Redsat dhe është i lumtur te klubi i tij.

Mauro Icardi

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Qe disa vite, Reali e ka monitoruar Mauro Icardin si zëvendësues të Karim Benzemas. Mirëpo, ai ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh dhe nuk bën pjesë në krye të listës së dëshirave të Los Blancos.

Paulo Dybala

Paulo Dybala (Foto: Getty Images)

Sulmuesi i Juventusit do të luajë në formacion me Cristiano Ronaldon dhe Zonja e Vjetër nuk e ka në plan ta lejojë largimin e argjentinasit. Me shumë mundësi do të largohet Gonzalo Higuain, por jo 24-vjeçari.

Sergej Milinkovic-Savic

Sergej Milinkovic-Savic (Foto: Getty Images)

Performancat e tij te Lazio kanë joshur interesimin e shumë klubeve, në mesin e tyre edhe të Real Madridit.

Christian Pulisic

Christian Pulisic (Foto: Getty Images)

Amerikani 19-vjeçar asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të luajtur te Real Madridi, pasi është tifoz i Los Blancos që nga fëmijëria. Anësori i Borussia Dortmund mund të luajë në krah, por edhe si ‘numër 10’. /Telegrafi/

The post Neymar, Mbappe – 10 lojtarët që mund ta zëvendësojnë Ronaldon te Reali appeared first on Telegrafi.

Isufi: Nuk kishte shumë dallim mes skuadrave, pësuam nga gabimet

Posted: 10 Jul 2018 02:34 PM PDT

Trajneri i Dritës, Bekim Isufi, ka folur pas ndeshjes me Malmon, ku skuadra e tij humbi 3-0.

Ai tha se nuk kishte shumë diferencë mes skuadrave dhe se gabimet vendosën ndeshjen.

"Nuk ishte rezultati real, ka të bëjë me eksperiencën e Malmos. Na dënuan nga gabimet që i bëmë. Ne krijuam shumë raste të pastra. Këtu është dallimi në mes ekipeve që kanë përvojë dhe atyre që nuk kanë. Por, edhe kualiteti ishte në anën e tyre".

"E kemi ditur që kur e humbim topin, këto ekipe të ndëshkojnë. Në përgjithësi mund të them se nuk ka pasur ndonjë dallim në mes të ekipit të Dritës dhe atij të Malmos".

"Ne nuk kemi ndryshuar dhe nuk do të ndryshojmë, pavarësisht rezultatit. Edhe në ndeshjen e kthimit duhet t'i qasemi në atë mënyrë që jemi mësuar. Jo të shkojmë ta përmbysim rezultatin, pasi kjo do të jetë e vështirë".

"Nuk diskutohet që do të hasim në vështirësi edhe më të mëdha në ndeshjen e kthimit. Koncentrimi e bën të veten në ndeshjet e këtij niveli", ka thënë  Bekim Isufi për Supersport pas ndeshjes.

Drita pas një jave udhëton në Malmo ku do ta zhvillojë ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

The post Isufi: Nuk kishte shumë dallim mes skuadrave, pësuam nga gabimet appeared first on Telegrafi.

Ronaldo largohet nga Real Madridi: Si do të mbahet mend nga tifozët e Los Blancos

Posted: 10 Jul 2018 02:11 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka kaluar nëntë vite të paharrueshme te Real Madridi, ndërsa nga sezoni i ri do të luajë për Juventusin.

Superylli portugez u transferua në Santiago Bernabeu në vitin 2009 nga Manchester Unitedi si një anësor fantastik, ndërsa largohet si një ‘vrasës’ para portës. Aq shumë rekorde ka vënë ky lojtar, saqë është vështirë nga të fillohet. Më poshtë jua sjellim disa të dhëna për të cilat ai do të mbahet mend nga tifozët e Los Blancos.

Rekordet që i mban Ronaldo

Cristiano Ronaldo ishte jashtëzakonisht i suksesshëm te Real Madridi (Foto: Getty Images)

Total me klube dhe individuale
Më së shumti gola nga garat e UEFA-s: 123
Më së shumti gola në Ligën e Kampionëve: 120
Më së shumti gola në një sezon të Ligës së Kampionëve: 17 (2013/14)
Më së shumti finale të fituara në Ligën e Kampionëve: 5
I vetmi lojtar që ka shënuar në tri finale të Ligës së Kampionëve
I vetmi lojtar që ka shënuar në të gjitha gjatë ndeshjet grupore të Ligës së Kampionëve
I vetmi lojtar që ka shënuar në 11 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve
I vetmi lojtar që i ka shënuar 10 gola një klubi të vetëm (Juventus) në Ligën e Kampionëve
Më së shumti gola me Real Madridin: 450
Më së shumti Këpucë të Arta: 4 (rekord që e ndan me Lionel Messin)
Më shpesh i shpallur lojtari më i mirë sipas UEFA-s: 4
Më së shumti Topa të Artë të fituar: 5 (rekord që e ndan me Lionel Messin)
Më shpesh i shpallur lojtari më i mirë nga FIFA: 5 (rekord që e ndan me Lionel Messin)
Prezenca më e shpeshtë në Ekipet e vitit të UEFA-s: 12 (2004, 2007–2017)

Rekordmeni portugez (Foto: Getty Images)

Me kombëtaren e Portugalisë

Më së shumti paraqitje në Kampionate Evropiane: 21

Më së shumti paraqitje në Kampionate Evropiane dhe Botërore të kombinuara: 38 (po aq sa Bastian Schweinsteiger)

Më së shumti gola në Kampionate Evropiane: 9 (aq sa Michel Platini)

Më së shumti gola në Kampionate Evropiane duke përfshirë fazën kualifikuese: 29

Më së shumit gola në fazat kualifikuese të Kampionateve Evropiane dhe Botërore: 50

Më së shumti paraqitje për Portugalinë: 154

Më së shumti gola për një përfaqësuese evropiane: 85

Pa konkurrencë në Ligën e Kampionëve (Foto: Getty Images)

Golashënuesit më të mirë në të gjitha garat e UEFA-s

1 Cristiano Ronaldo 158

2 Raul Gonzalez 107

3 Lionel Messi 103

4 Klaas-Jan Huntelaar 91

5 Andriy Shevchenko 90

6 Zlatan Ibrahimovic 87

7 Filippo Inzaghi 86

8 Margret Lara Vidarsdottir 84

9 Thierry Henry 81

10 Ricardinho (futsal) 80

Vitet më të lumtura në jetën e CR7

Të panumërta sukseset e tij (Foto: Getty Images)

Nëntë vitet e tij te Real Madridi, Cristiano i ka përshkruar si vitet më të mira të jetës së tij.

“Këto vite te Real Madridi dhe në qytetin e Madridit, kanë qenë ndoshta më të lumturit në jetën time. Kam vetëm ndjenja falënderimi të madh për këtë klub, për këtë pasion dhe për këtë qytet. Dua t'i falënderoj të gjithë ata për dashurinë e madhe që kam marrë”.

“Megjithatë, besoj se ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri në jetën time, prandaj kam kërkuar nga klubi të pranojë transferimin tim. Ndihem ashtu dhe kërkoj nga të gjithë, sidomos nga tifozët që të më kuptojnë”, ka thënë Ronaldo në letrën e tij.

Koha e Ronaldos te Reali në numra

Shumë trofe për CR7 (Foto: Getty Images)

Ndeshje: 438

Gola: 451

Trofe të mëdha: 16

Liga të Kampionëve: 4 (2014, 2016, 2017, 2018)

Gola në Ligën e Kampionëve: 105

Çmimet për lojtarin më të mirë evropian: 3 (2014, 2016, 2017)

Ekipi i vitit sipas UEFA: 9 herë radhazi (2009-2017)

Topa të Artë: 4 (2013, 2014, 2016, 2017)

Këpucë të Arta: 3 (2010-11, 2013-14, 2014-15)

Dominimi evropian

I paarritshëm në Ligën e Kampionëve (Getty Images)

Real Madridi nuk e kishte fituar Ligën e Kampionëve nga viti 2002, mirëpo me superyllin portugez në skuadër, Los Blancos e fituan garën evropiane katër herë në pesë vitet e fundit.

Suksesi i tyre i parë erdhi në sezonin 2013/2014, i njohur si La Decima – trofeu i dhjetë në garën më të madhe evropiane për klube. Në atë sezon, Ronaldo e shënoi golin e katërt në fitoren prej 4-1 që ishte goli i tij i 17 dhe rekord brenda një sezoni në Ligën e Kampionëve.

Dhe pastaj, Mbretërit e fituan edhe tri herë te tjera (2015/2016, 2016/2017 dhe 2017/2018), në ndërkohë Cristiano u shpall edhe kampion Evrope me Portugalinë (2016).

Ronaldo është 20 gola larg vendit të dytë (Lionel Messi) si golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve me 120 gola të shënuar në total. Njëherësh, ai mbetet i vetmi që ka shënuar në tri finale.

Cristiano Ronaldo (Fotomontazh: Twitter/Kick Off)

Nëse dikush mund t’i drejtojë Bianconerët drejt triumfit në Ligën e Kampionëve është pikërisht Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

The post Ronaldo largohet nga Real Madridi: Si do të mbahet mend nga tifozët e Los Blancos appeared first on Telegrafi.

Publikohet foto e Ronaldos me presidentin Agnelli dhe menaxherin e tij Mendes pas zyrtarizmit të marrëveshjes

Posted: 10 Jul 2018 02:06 PM PDT

Dita e martë e 10 korrikut do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Juventusit.

Kjo pasi 'Zonja e Vjetër' nënshkroi me njërin prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit, Cristiano Ronaldon.

CR7 i ka kushtuar Juventusit hiq më pak se 112 milionë euro, ndërsa do të fitojë 30 milionë euro në vit.

Prezantimi i Ronaldos nga Juventusi

Gjatë ditë presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, kishte udhëtuar me aeroplan privat për në Greqi, ku u takua me Ronaldon dhe agjentin e tij, Jorge Mendes.

Juventusi e zyrtarizon Cristiano Ronaldon - ai është blerë 100 milionë euro dhe do të paguhen për dy vite Juventusi e zyrtarizon Cristiano Ronaldon - ai është blerë 100 milionë euro dhe do të paguhen për dy vite

Pas që u zyrtarizua marrëveshja nga të gjithë, doli edhe foto e festës mes palëve.

Pas marrëveshjes foli edhe agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes, që tha se lojtari është i lumtur me klubin e ri.

“Unë dua të shpreh kënaqësinë e madhe dhe lumturinë e CR7 që do transferohet në Juve".

Ronaldo do të paguhet 564 mijë euro në javë: Çmimi i transferimit dhe paga e CR7 te Juve Ronaldo do të paguhet 564 mijë euro në javë: Çmimi i transferimit dhe paga e CR7 te Juve

"Ai është shumë i lumtur që mund të luajë për një nga klubet më të rëndësishme në botë. Ai ka zgjedhur shtëpinë e tij, në qendër të qytetit, Torino është një qytet shumë i bukur”, ka thënë Mendes. /Telegrafi/

The post Publikohet foto e Ronaldos me presidentin Agnelli dhe menaxherin e tij Mendes pas zyrtarizmit të marrëveshjes appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Mahrez nënshkruan për Cityn

Posted: 10 Jul 2018 01:43 PM PDT

Manchester City e ka kompletuar transferimin e Riyad Mahrezit nga Leicester City për 60 milionë funte (68 milionë euro) .

Anësori 27-vjeçar i është bashkuar kampionit të Anglisë duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Lajmin e kanë konfirmuar të dyja klubet dhe mesfushori algjerian do ta vazhdojë karrierën në Etihad Stadium.

Lajmet për MAHREZ Lajmet për MAHREZ

“Jam shumë i kënaqur që i jam bashkuar Cityt, një skuadër që bën futboll të shkëlqyer nën drejtimin e Pep Guardiolas”.

“Ka qenë kënaqësi t’i shohësh nga larg. Pep është i përkushtuar për të bërë futboll sulmues, gjë që më përshtatet mua, ndërsa paraqitjet e Cityt në sezonin e kaluar ishin të jashtëzakonshme”.

“Ata po e ridefinojnë futbollin anglez dhe unë desha të jem pjesë tij”.

“Mendoj se mund të jem i suksesshëm në vitet në vijim dhe besoj se loja ime mund të zhvillohet nën drejtimin e Pep”, ka deklaruar Mahrez për faqen zyrtare të Cityt. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mahrez nënshkruan për Cityn appeared first on Telegrafi.

Drita pëson nga Malmo në ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve, spektakël i Intelektualëve në tribuna

Posted: 10 Jul 2018 01:35 PM PDT

Drita ka pësuar humbje nga Malmo në stadiumin 'Adem Jashari' në kuadër të rrethit të parë eliminator të Ligës së Kampionëve m rezultat 3-0.

Një ndeshje ku mblodhi në Mitrovicë mbi 10 mijë tifozë dhe ku nuk mungoi atmosfera e bukur.

Tifozët e Dritës shpalosën banerë duke përkujtuar 30 vite geto të futbollit kosovar.

Një minutë heshtje edhe për legjendën dhe ish-kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin që ndërroi jetë muaj më parë.

Ndeshja nisi mirë për tanët. Drita shumë lehtë ka mundur të shënojë në fillim të takimit, kur rrezikoi me Xhevdet Shabanin dhe Endrit Krasniqin.

Suedezët u futën në lojë dhe arritën të gjenin golin në minutën e 13-të.

Rieks harkoi në zonë ku Strandberg, i shmanget bukur Liridon Lecit dhe shënoi me kokë për 1-0.

Drita u mundua të kthehet në lojë, por nuk ia doli.

Kjo pasi në minutën e 39-të Malmo shënoi edhe golin e dy. Kapiteni Rosenberg  pason bukur për Traustason, që shënon për 2-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi më e qetë, pasi suedezët kishin epërsinë e kërkuar. Në minutë  e 68-të ata rrezikuan përsëri, por pa sukses.

Drita u kundërpërgjigj me Xhevdet Shabanin dhe Haxhi Nezirajn, po pa sukses.

Në minutë e 77-të Drita kërkoi edhe penallti, por që nuk u dha nga gjyqtari.

Në minutën e 82-të kapiteni Rosenberg gjeti golin. Ai shënoi pas një gabimi të Limanit në mbrojtje.

Deri në fundi nuk kishte më gola dhe Drita do të udhëtojë në Malmo pas një jave, me tre gola disavantazh. /Telegrafi/

The post Drita pëson nga Malmo në ndeshjen historike në Ligën e Kampionëve, spektakël i Intelektualëve në tribuna appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Francë 1-0 Belgjikë: Mbappe e Umtiti shkëlqejnë, mbrojtja e belgëve dështon

Posted: 10 Jul 2018 01:20 PM PDT

Franca e ka shkruar emrin në finalen e madhe të Kampionatit Botëror [pasi e mposhti Belgjikën me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e ka shënuar mbrojtësi Samuel Umtiti në fillimin e pjesës së dytë.

Mbrojtësi është vlerësuar lartë me notën 7.9, por ai nuk është lojtari i ndeshjes.

Festa e Samuel Umtiti (Getty Images)

Kjo pas Kylian Mbappe është vlerësuar më lartë se ai me 8.4.

Te Franca vlerësim të lartë kanë marr edhe Matuidi (7.9), Pogba (7.5) dhe Griezmann (7.5(.

Në anën tjetër te Belgjika kishte vetëm një lojtar në formë të lartë.

(Getty Images)

Ai ishte Eden Hazard që është vlerësuar me 8.2.

Lojtari më i dobët i ndeshjes vjen nga Belgjika, pasi Romelu Lukaku është vlerësuar me notën 6.0. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Francë 1-0 Belgjikë: Mbappe e Umtiti shkëlqejnë, mbrojtja e belgëve dështon appeared first on Telegrafi.

Shkëndija nëpërkëmb TNS-në, me një këmbë në raundin tjetër

Posted: 10 Jul 2018 01:06 PM PDT

Shkëndija është pranë raundit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, pasi me rezultat 5-0 ka fituar kundër skuadrës The New Saints të Uellsit, në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 14-të, kur Besart Ibraimi hyri në zonë, ndërsa topi i tij u devijua dhe arriti te Izair Emini, i cili shënoi.

Skuadra nikoqire e gjeti sërish rrjetën në gjysmën e parë, kësaj radhe shënoi vet Ibraimi (38′).

Lajmet për Shkëndijën Lajmet për Shkëndijën

Tetovarët i shënuan gola edhe në gjysmën e dytë. Besart Ibraimi ishte futbollisti i ndeshjes. Sulmuesi shqiptar shënoi një gol dhe dhuroi një asistim në pjesën e parë, ndërsa sërish ishte protagonist në gjysmën e dytë.

Me dy gola të shpejtë në pjesën e dytë (53′ dhe 60), ai e kompletoi het-trikun. 31-vjeçari vazhdoi të shënonte duke e gjetur rrjetën edhe për të katërtën herë individualisht (66′).

Një paraqitje për t’u duartrokitur e lojtarit fantastik në sulmin e Shkëndijës.

Kjo fitore është shumë e lartë për t’u përmbysur në ndeshjen kthyese, mirëpo duhet t’i presim edhe 90 minutat si mysafir për ta konfirmuar suksesin e Shkëndijës. /Telegrafi/

The post Shkëndija nëpërkëmb TNS-në, me një këmbë në raundin tjetër appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more