Skip to main content

Mustafa Nano: Bëjnë si patriotë, por shumë kosovarë kanë gjak serbi

Mustafa Nano: Bëjnë si patriotë, por shumë kosovarë kanë gjak serbi


Mustafa Nano: Bëjnë si patriotë, por shumë kosovarë kanë gjak serbi

Posted: 17 Jul 2018 01:47 AM PDT

Mustafa Nano është vënë në qendër të kritikave online, pas disa deklaratave të dhëna në Beograd, sidomos për Kosovën.

Në një intervistë për Panorama, ai thotë se këto debate i duken pa vlerë.

"Kemi dhënë e kemi marrë aq shumë, sa mund të thuhet pa frikë se në gjakun serb ka shumë prej Shqipërie, ashtu si në gjakun shqiptar, sidomos në Kosovë, ka shumë prej Serbie.

Kjo që thashë mund t'u duket një çmenduri, por nuk është. Në harkun e shekujve ka pasur me mijëra krushqira të lidhura, të cilat kanë pasur efektin e tyre.

Ka pasur edhe shumë zhvendosje popullsish e asimilime në të dyja krahët.

Edith Durhami, të cilën ne shqiptarët e kemi shumë xhan, por edhe Hahni e të tjerë, e kanë vënë në dukje këtë ngjashmëri.

Përveç kësaj, ne i mëshojmë shumë armiqësisë sonë, por kjo armiqësi – dhe kjo është një tezë tjetër e imja, të cilën e kam shtjelluar me imtësi në librin "Sandëich" – është e vonë, dhe është jo më e gjatë se 150-vjeçare.

Pastaj, edhe kulturalisht ne kemi dhënë e kemi marrë.

Shikoni traditat tona orale, të cilat ne i shfrytëzojmë për të krijuar një klimë emulative, i shfrytëzojmë për të thënë se "jemi ne djepi i traditave orale në Ballkan", në një kohë që e vërteta është se nuk ka një traditë orale ekskluzivisht serbe, boshnjake, malazeze, shqiptare, etj., por ka një traditë orale ballkanike, se tradita orale ballkanike është një "joint venture" dhe se çdo traditë orale kombëtare është pjella, jo djepi i kësaj tradite orale ballkanike.

E prandaj, unë mendoj se është e pakuptueshme, madje edhe qesharake, grindja që bëjnë akademikët e historianët për ta vjedhur këtë traditë ballkanike e për ta bërë të tyren.

Siç shihet, edhe gjëra që na bashkojnë, ne i shndërrojmë menjëherë në gjëra që na ndajnë dhe kjo është absurde. Doni më? Ka edhe fjalë që ne i kemi huazuar nga njëri tjetri.

Ka fjalë të shqipes, fjala vjen, që janë me origjinë serbe, siç janë kovaç, shëtit, vadit, kosit.

Madje, me shumë gjasë edhe fjala "vatër", të cilën shqiptarët e Amerikës e kanë përdorur për të pagëzuar organizatën famëmadhe "Vatra", është me origjinë serbe.

Për të mos folur për fjalët që ne i kemi të përbashkëta prej pushtimit osman, si zanat, inat, hajde etj..

Dhe mua më vjen çudi se si mund të tërbohet njeriu prej titullit "Provokacija", që unë kam zgjedhur për programin tim", shprehet ai.

"Idro Seferi që moderonte një nga sesionet e konferencës (në Beograd), e nisi diskutimin me mua bash me këtë pyetje: Pse ky emër për programin tuaj televiziv? Duket që ka bërë përshtypje. Mirëpo nuk duhet të bëjë", vijon ai.

"Përgjigjja ime ishte në frymën e tezave që unë mbroj: Kam dashur t'u përcjell shqiptarëve mesazhin se me serbët nuk është vetëm armiqësia që na mban të lidhur dhe se gjërat serbe nuk janë apriori të huaja e armiqësore për ne. E di, kjo tingëllon surreale, ose më e pakta provokative, por nuk është as surreale, as provokative.

Na duket e tillë ngaqë jemi mëkuar qysh në djep me idenë se serbët janë armiqtë tanë të përjetshëm, se ata nuk mund të jenë gjë tjetër, veçse armiqtë tanë dhe se ne shqiptarët nuk mund të përkufizohemi ndryshe, veçse nëpërmjet armiqësisë e urrejtjes ndaj serbëve.

Kjo ka qenë e vërtetë në periudha të caktuara në harkun e 150 viteve të fundit, por jo më parë. E nuk ka pse të projektohet edhe në të ardhshmen. Sidomos nëse mendojmë që Kosova do të jetë gjithnjë e më pak një problem", shprehet Nano.

The post Mustafa Nano: Bëjnë si patriotë, por shumë kosovarë kanë gjak serbi appeared first on DRENICA PRESS.

Vetura me targa të Beogradit godet kombësorin në Prishtinë (Foto)

Posted: 17 Jul 2018 01:37 AM PDT

Para pak çastesh, në lagjen Arbëria në Prishtinë, një veturë ka goditur një këmbësorë.

Në fotot e dërguara në adresën e "Indeksonline" shihet këmbësori i cila ka mbetur në rrugë.

Vlen të theksohet se automjeti që ka goditur personin ishte me tabela të Beogradit (BG)

Njësitet relavante të Policisë së Kosovës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. Derisa i dëmtuari është dërguar menjëherë në QKUK.

Pamjet më poshtë:

The post Vetura me targa të Beogradit godet kombësorin në Prishtinë (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Doganierët gjermanë kontrollojnë bagazhin e shqiptarit, befasohen nga ajo që gjejnë brenda

Posted: 17 Jul 2018 01:34 AM PDT

“Kujdes kontrolli” është një emision mjaft i njohur në Gjermani dhe këtë herë stafi i emisionit ka qenë prezent gjatë kontrollit të një autobusi që vinte nga Maqedonia.

Ajo që atyre u intereson më shumë është fakti që mjaft produkte vijnë kontrabandë, si cigaret për shembull.

Por në rastin e këtij autobusi nuk rezultoi kështu.

Më tej ata i kanë kontrolluar bagazhin një shqiptari dhe janë befasuar nga ajo që kanë gjetur, saqë befasinë e tyre e shprehin dhe në emision.

Shqiptari e kishte mbushur bagazhin plot me artikuj shtëpiakë dhe më shumë e kishte mbushur me ajvar.

 

The post Doganierët gjermanë kontrollojnë bagazhin e shqiptarit, befasohen nga ajo që gjejnë brenda appeared first on DRENICA PRESS.

Sërish tërmet në Shqipëri

Posted: 17 Jul 2018 12:42 AM PDT

Prej disa ditësh, Shqipëria është goditur nga disa lëkundje toke. Kështu, edhe përgjatë natës janë ndjerë lëkundje në Vorë, Fier dhe në Vlorë.

Tërmeti i parë është regjistruar në orën 01:41 në Vermik të Vlorës, me magnitudë 1.8. Ndërkohë i dyti u shënua në orën 01:41 në Fier me magnitudë 2, për t'u pasuar me një tjetër në Vorë, në orën 02:24.

Ky i fundit ishte i magnitudës 1.8. Fatmirësisht nga tërmetet nuk ka pasur dëme materiale./ Koha Jonë

The post Sërish tërmet në Shqipëri appeared first on DRENICA PRESS.

Paditet Ramiz Lladrovci, rrezikon të dënohet me burgim!

Posted: 17 Jul 2018 12:37 AM PDT

Ish-udhëheqësi i Personelit në Komunën e Drenasit, Gëzm Shishani ka ngritur Kallëzim Penal ndaj kryetarit të kësaj komune Ramiz Lladrovci, për mos zbatim të aktvendimit të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit për rikthimin e tij në punë.

Shishani, ka deponuar padi ndaj Lladrovcit një ditë më parë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, nën dyshimin se ky i fundit ka vepruar kundërligjshëm duke mos e zbatuar vendimin e drejtësisë cili e kishte obliguar atë si kryetar të Komunës së Drenasit për rikthimin e tij në detyrë në afat prej 15 ditësh, por kjo nuk ka ndodhur ani pse kanë kaluar rreth dy muaj nga koha kur Gjykata e Apelit kishte marrë këtë vendim.

Bazuar nën dyshimet e paditësit, Kodi Penal ka përcaktuar gjobë ose dënim me burgim deri në 2 vjet, për mosekzekutim të vendimit gjyqësor.

"Ekziston dyshimi i bazuar se I pandehuri Ramiz Lladrovci, ka kryër veprën penale nga neni 402 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës – mosekzekutimi i vendimeve gjyqësore, në të cilin shprehimisht thuhet "Presoni zyrtar apo personi përgjegjës i cili refuzon të ekzekutoj urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm të ndonjë gjykate të Republikës së Kosovës apo i cili nuk e ekzekuton vendimin brenda afatit ligjor apo afatit të caktuar me vendim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy (2) vjet. Nëse me veprën penale nga paragrafi I. I këtij neni është shkaktuar shkelje e rëndë e të drejtave njerëzore apo dëm substancial material, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse kryesi i veprës penale nga paragrafi 1. i këtij neni e ekzekuton vendimin e plotfuqishëm të gjykatës, ndjekja nuk do të ndërmerret", thuhet në arsyetimin e padisë, të ushtruar ndaj kryetarit Lladrovci.

Kallëzim Penal ndaj kryetarit Ramiz Lladrovci

Për mosekzekutim të vendimit, shkelje kishte paraparë edhe Gjykata e Apelit në Prishtinë, duke iu referuar ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

"Me nenin 15 të Ligjit të Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përcaktohet se: Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës", dhe se në këtë rast vendimi i Këshillit duhet të zbatohet ashtu siç është urdhëruar në dispozitivin e vendimit. Andaj nga sa u tha më lartë, gjykata e shkallës së parë drejtë ka vepruar kur ka refuzuar prapësimin e debitorit dhe ka lënë në fuqi aktvendimin për përmbarim", thuhet në aktvendimin e Apelit, të cilin e kishte publikuar ditë më parë "Gazeta Blic".

Kryetari Lladrovci por as zyrtarët tjerë komunal nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me mos kthimin e Shishanit në detyrë.

Shishani është suspenduar nga posti i shefit të personelit pas nisjes së hetimeve bazuar në një Raporti mbi Auditmin të kryer me kërkesë të veçantë me temën; "Auditimi i dosjes personale për nëpunësin civil Gëzim Shishani – Rishikimi i nivelit të pagës në harmoni me titullin e vendit të punës" të Auditorit të Brendshëm të datës 04.08.2017./Gazeta Blic/

The post Paditet Ramiz Lladrovci, rrezikon të dënohet me burgim! appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është çifti më fatlum nga Vushtrria

Posted: 17 Jul 2018 12:26 AM PDT

Dje administrata komunale e Vushtrrisë ka kaluar në objektin e ri, i cili ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe shërbime më cilësore administrative për qytetarët.

Ky objekt është ndërtuar nga një donacion i Bashkimit Evropian.

Objekti i ri i Komunës tashmë ka edhe një zyrë moderne për çiftet që kurorëzohen, përderisa sot është kryer edhe martesa e parë në këtë zyrë.

Në ceremoninë solemne të kurorëzimit ka marrë pjesë edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili çiftit të sapomartuar ua ka lexuar deklaratën e martesës.
Me këtë rast, Tahiri çiftit të ri u ka uruar martesë të lumtur dhe jetë të suksese bashkëshortore.

 

The post Ky është çifti më fatlum nga Vushtrria appeared first on DRENICA PRESS.

Muri i frikshëm i Mitrovicës

Posted: 17 Jul 2018 12:24 AM PDT

Ndërtimi i një muri deri në 70 centimetra i lartë në pjesën veriore të urës mbi lumin Ibër nuk shihet si rrezik nga Qeveria e Kosovës, madje pushteti thotë se ai nuk do të jetë mur, porse është pjesë e shëtitores për këmbësorë e që është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, opozita e vlerëson si të frikshëm ngritjen e këtij muri. Sipas opozitarëve, përmes murit po betonizohet ndarja e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka thënë se nuk do të ketë mur në pjesën veriore të Mitrovicës, porse punimet që janë duke u bërë pak metra larg Ibrit kanë të bëjnë me rregullimin e një shëtitoreje për këmbësorë e që është projekt i Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka sqaruar për gazetën "Zëri" se punimet janë duke u zhvilluar sipas marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit të kaluar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe kryetarit të Mitrovicës Veriore Goran Rakiq për rrëzimin e murit, që ishte ndërtuar në dhjetor të vitit 2016 në këtë vend.

Në anën tjetër, opozita kosovare ngritjen e një muri të tillë e sheh si rrezik për "betonizim të ndarjes së Kosovës".

Zyra e Kryeministrit ka thënë për gazetën "Zëri" se nuk bëhet fjalë për ngritje të murit në atë pjesë, porse ai ndërtim është pjesë e projektit të Bashkimit Evropian.

The post Muri i frikshëm i Mitrovicës appeared first on DRENICA PRESS.

Pak javë pas vdekjes së djalit, prindërit mbeten pa fjalë, u shkon një faturë ‘e majme’ për të paguar

Posted: 17 Jul 2018 12:23 AM PDT

Pak javë pas vdekjes së djalit te tyre, prindërve u vjen ne shtëpi një fature e mire për te paguar, llogaria për mobilizimin e helikopterit qe beri transportin e te bitit te sëmurë.

Në muajin janar të këtij viti, i biri 27-vjeçar i zviceranit Stefan Stettler (emër i ndryshuar) e kishte humbur ndjenjat.

Megjithëse nëna menjëherë lajmëroi ambulancën dhe ekipet e shpëtimit gjithashtu ofruan një helikopter, ndihma për banorin e ri të Aargaut erdhi shumë vonë. Kur helikopteri aterroi në tokë, djaloshi ri ishte tashmë i vdekur. Shkaku i vdekjes ka qenë një mangësi deri më tani e pavërejtur e zemrës, thotë Stefan Stettler. Në ndërkohë, helikopteri kthehet sërish në bazë.

Llogaria e mobilizimit të helikopterit, prindërve u erdhi në shtëpi, një javë pas vdekjes së birit. Nga gjithsej 3.000 franga, sigurimi i obligueshëm e ka marrë përsipër vetëm gjysmën e llogarisë. 1500 franga të mbetura duhet të paguhen nga vetë prindërit. Stefan Stettler iu drejtua bazës së helikopterëve "Rega".
Djali i tij, për vite me radhë kishte qenë një donator i rregullt. Por Rega nuk pranoi t`i meerte përsipër shpenzimet, sipas revistës për konsumatorë "K-Tipp", njofton Albinfo.ch.

Arsyeja: Rega nuk kishte të bënte asgjë me operacionin e shpëtimit. Helikopteri ishte njëri nga Ambulancat Ajrore Alpine (AAA), e cila bazën e saj e ka në fushën ajrore Birrfeld.

"Kostoja e transportit të tillë të shpëtimit nuk mund të mbulohet nga baza e Rega-s dhe duhet të jetë i mbuluar nga pacienti, respektivisht, sigurimi i tij", ia ka shkruar Rega në një e-mail Stefan Stettlerit.

AAA vepron në mënyrë të pavarur nga Rega. Rega mund të paguante vetëm për shërbimet që do t`i ofronte apo organizonte personalisht. "Nëse Rega do të ishte paralajmëruar, ne do të kishim marrë përsipër çdo shpenzim të pambuluar," thuhet më tej në e-mail.

Stefan Stettler ndjehet i braktisur nga Rega. Ai nuk brengoset për të hollat.
"Por, ne kemi qenë të bindur se Rega merr përsipër kostot e sigurimit për shpëtim, për klientët donatorë".

Donacionet për Rega në Aargau, Stettler i vlerëson si të pakuptimta, sepse policia dhe qendrat emergjente janë të detyruara që fillimisht të alarmojnë AAA-në dhe jo Rega-n. Rega në e-mailin e saj ka nënvizuar një direktivë përkatëse nga Drejtoria e Shëndetësisë në Aargau.

Por direktiva nuk ekziston në këtë formë.

"Por, direktiva e aplikueshme nga viti 2013 transferimi, thotë se qendra mjekësore emergjente 144 është për të mobilizuar kryesisht helikopterin e AAA-së, në rast të ngjarjeve në Fricktalin e Poshtëm mobilizohet Rega", pohon mjeku kantonal, Martin Roth. Bëhet fjalë për "kujdesin optimal të pacientëve", thotë Roth. "Helikopteri më i shpejt në dispozicion është i vendosur." Në Fricktalin e Poshtëm është Rega, në pjesën tjetër të kantonit, AAA.

Nga totali i 222 fluturimeve për shpëtim me helikopter, helikopteri i verdhë ka fluturuar në 181 misione, Rega në 41.

The post Pak javë pas vdekjes së djalit, prindërit mbeten pa fjalë, u shkon një faturë 'e majme' për të paguar appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident i tmrreshëm në Gjermani: Vdesin babë e bijë nga Kosova, fëmija tjetër në gjendje të rendë

Posted: 17 Jul 2018 12:19 AM PDT

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë ditës ë djeshme  në Gjermani, në afërsi të Dunningenit, ku një 26 vjeçar nga Kosova dhe vajza e tij 4 vjeçare kanë mbetur të vdekur, ndërsa vajza tjetër është në rrezik për jetën, e cila është bartur me helikopter në Spitalin e Freiburgut.

Mediat gjermane shkruajnë, se  BMW-ja, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova  është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion. Makina e 26-vjeçarit kishte ardhur në korsinë e kundërt dhe u godit rëndë ballë për ballë me kamionin. Shoferi erdhi nga drejtimi i Hochëald, ndërsa kamioni i përfshirë nga Schramberg. Si rezultat i përplasjes, shoferi i makinës vdiq në vendin e aksidentit, shkruan media gjermane schëarzëaelder-bote.de, Sipas informacioneve të medias bëhët e ditur se viktimat janë nga komuna e Deçanit.

 

The post Aksident i tmrreshëm në Gjermani: Vdesin babë e bijë nga Kosova, fëmija tjetër në gjendje të rendë appeared first on DRENICA PRESS.

Katër shqiptarë rrëmbejnë francezen me dy milionë euro në një hotel në Itali

Posted: 17 Jul 2018 12:16 AM PDT

Një histori e denjë për skenar filmash ku protagonistë janë: një mashtruese, disa grabitës, policia dhe në rolin e të këqijve 4 shqiptarë. Mediat italiane i kanë dhënë hapësirë rrëmbimit të vajze 21-vjeçare nga Hotel Hilton i Milanos.

Ishin dëshmitarë okularë që njoftuan policinë pasi panë 4 persona të armatosur që e shoqëruan vajzën e re jashtë hotelit. Autorët e rrëmbimit ishin 4 shqiptarë të rinj të cilët kishin mësuar se vajza kishte me vete një valixhe me 2 milionë euro.

Në fakt valixhja ishte një mashtrim pasi pjesa më e madhe e parave ishin të falsifikuara. Vajza e re ishte një mashtruese e biznesmenëve të fuqishëm dhe ndodhej në hotel për "të peshkuar" disa biznesmenë indianë. Ajo dyshohet se planifikonte të mashtronte biznesmenët duke u blerë atyre pasuri të patundshme apo sende të çuara me para false.

Nuk dihet se si shqiptarët ishin vënë në dijeni të parave, por ata nuk e dinin se nga 2 milionë euro në valixhe vetëm 65 mijë euro ishin të vlefshme. Me të marrë njoftimin policia u vu në ndjekje të shqiptarëve dhe pas rreth një ore të gjithë u vunë në pranga.

Shqiptarët e arrestuar janë Françesk Gjoni, 22 vjeç, Artur Vrapi, 24-vjeç, Fatjon Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeç. Nga e gjithë kjo ngjarje nuk pati të lënduar, megjithatë të rinjtë shqiptarë tashmë duhet të përballen me një sërë akuzash të rënda. Ata dyshohen si autorë të një sërë grabitjesh në zonë. ©LAPSI.al

The post Katër shqiptarë rrëmbejnë francezen me dy milionë euro në një hotel në Itali appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more