Skip to main content

“Momenti kur Daddy Yankee bën shqiponjën” plus 9 more Ekonomia Online

“Momenti kur Daddy Yankee bën shqiponjën” plus 9 more Ekonomia Online


Momenti kur Daddy Yankee bën shqiponjën

Posted: 28 Jul 2018 10:30 AM PDT

Daddy Yankee u prit me entuziazëm nga ana e publikut shqiptar, i cili së bashku me të performuan disa nga hitet e tij.

Që në fillim të koncertit këngëtari u shpreh shumë i lumtur që më në fund vizitoi Shqipërin dhe përshëndeti të gjithë fansat shqiptar duke bërë shqiponjën me duar.

Ai performoi për rreth 90 minuta. Të pranishëm në koncert ishin gjithashtu reperi i njohur shqiptar Ledri Vula dhe këngëtarja Enca.

 

The post Momenti kur Daddy Yankee bën shqiponjën appeared first on Ekonomia Online.

AKP-ja ia kthen Ferizajt në menaxhim 335 hektarë pronë publike

Posted: 28 Jul 2018 10:15 AM PDT

Agjencia Kosovare e Privatizimit ia ka kthyer në menaxhim Komunës së Ferizajt rreth 335 hektarë si pronë publike.

Për realizimin e këtij plani, ekzekutivi i kësaj komune me kohë ka kërkuar nga niveli qendror derisa po përballen me mungesë të hapësirave publike për destinimin e varrezave të qytetit dhe për realizimin e disa projekteve të tjera publike, shkruan sot Koha Ditore.

Në 151 ngastra kadastrale sa i janë kthyer komunës në menaxhim, parashihej të ndërtohen qendra për zhvillim ekonomik, ndërtime të shkollave, ndërtime të fushave sportive etj.

Sabri Murseli, drejtor për Gjeodezi, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Ferizajt ka thënë se këto prona gjenden në disa zona kadastrale, andaj shfrytëzimi i tyre do të bëhej në bazë të ligjeve në fuqi, pikërisht do të orientohen projekte të caktuara të Komunës së Ferizajt.

Kthimin e pronave të AKP-së në menaxhim të komunës tashmë e ka mirëpritur edhe rrjeti i OJQ-ve "Avonet".

The post AKP-ja ia kthen Ferizajt në menaxhim 335 hektarë pronë publike appeared first on Ekonomia Online.

Samsung Galaxy Note 9, reklama tregon bateri gjigante

Posted: 28 Jul 2018 10:00 AM PDT

Samsung duket se e ka harruar Note 7 dhe ka ndërtuar në smartphonin e saj të ri një bateri gjigante.

Samsung ka lëshuar një video të re për Galaxy Note 9 të enjten. Në të, kompania e Koresë së Jugut tregon një smartphone pothuajse bosh nga bateria. Të gjitha aplikacionet janë të mbyllura, ndriçimi i ekranit reduktohet dhe Wi-Fi dhe GPS janë fikur. Por asgjë që nuk ndihmon dhe smartphone fiket. Video përfundon me deklaratën "Nuk mund ta mbash baterinë?

Videoja tregon se Galaxy Note 9 do të ketë një bateri shumë më të madhe se paraardhësit e tij. Rrjedhjet e ndryshme tregojnë se bateria duhet të ofrojë një kapacitet prej 3800 deri 4000 mAh. Kjo do të ishte edhe më e madhe se Note 7.

 

The post Samsung Galaxy Note 9, reklama tregon bateri gjigante appeared first on Ekonomia Online.

Pas këtij ndryshimi, Instagram s’do t’ju pëlqejë më

Posted: 28 Jul 2018 10:00 AM PDT

Ju mund të mendoni se Instagram është krijuar vetëm për argëtim – për postim të fotografive dhe videove të përditshme.

Por, për Mark Zuckerberg, Instagram është një thes i madh me para.

Tani është konfirmuar se aplikacioni në pronësi të Facebook do të bëhet edhe më i mërzitshëm për njerëzit, transmeton Gazeta Express.

Facebook ka në plan që të shfaq edhe më shumë reklama në rrjetin social. Në një konferencë me analistë, shefi i zyrës operative Sheryl Sandberg tha:

"Kur flasim për Instagram, ne shohim mundësi të madhe: 25 milionë profile biznesi dhe 2 milionë reklama".

Kjo do të thotë se reklamat do të shfaqen më shumë edhe në storjet e aplikacionit.

The post Pas këtij ndryshimi, Instagram s'do t'ju pëlqejë më appeared first on Ekonomia Online.

14 zakone që sjellin lodhjen

Posted: 28 Jul 2018 09:45 AM PDT

Nëse ndiheni gjithnjë të lodhur dhe pa energji do të thotë se nuk i keni vënë ende re zakonet që ju shkaktojnë këtë gjendje! Edhe zakonet e thjeshta të përditshme mund t'ju lodhin shumë fizikisht, për të mos folur më pas për një sërë sjelljesh mendore.

Nëse energjitë psikofizike kanë tendencë të ulen, faji nuk mund të jetë vetëm i netëve "të bardha" që keni kaluar së fundi. Edhe zakonet e thjeshta të përditshme si për shembull mospirja e një gote uji, mosngrënia e mëngjesit ose konsumimi i alkoolit përpara gjumit, mund t'ju lodhin shumë fizikisht, për të mos folur më pas për një sërë sjelljesh mendore: të mos thënët asnjëherë "jo", ose kërkimi i vazhdueshëm i përsosmërisë me çdo kusht.

Gjithsesi, mënyrat për të "rikarikuar bateritë" ekzistojnë, ashtu siç sugjeron edhe portali "Health", cili ka renditur në një listë 14 zakone të këqija, të cilat ulin energjitë fizike dhe psikologjike.

Shmangia e ushtrimeve fizike kur jeni të lodhur

Paradoksalisht, përftohet efekti i kundërt: këtë e bën të ditur një studim i Universitetit të Xhorxhias, i cili ka evidentuar se si një aktivitet i rregullt fizik rrit rezistencën, ndihmon në funksionimin e mirë të sistemit kardiovaskular, ndërsa dërgon oksigjen në muskuj. Ndaj, mendohuni mirë herën tjetër kur të keni dëshirë të mos shkoni në palestër.

Mospirja mjaftueshëm e ujit

Dehidratimi (edhe i paktë) prek nivelet tuaja energjike, sepse redukton sasinë e gjakut, ndërsa e bën atë më të trashë, duke kompromentuar pompimin e zemrës. Ndërkohë, ul shpejtësinë me të cilën oksigjeni dhe substancat ushqyese arrijnë muskujt dhe organet e tjera.

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë dobësi, irritim dhe lodhje, si dhe mund të minojë aftësinë e përqendrimit dhe të rrisë rrezikun e anemisë. Ja përse është mirë të merrni sasinë e duhur të tij, duke konsumuar ushqime të cilat e përmbajnë atë, si p.sh. mish viçi pa yndyrë, vezë, fasule, perime me gjethe jeshile, arra.

Kërkimi i përsosmërisë

Sforcimi për të arritur përsosmërinë, që në të vërtetë nuk ekziston, çon në të punuarit në mënyrë edhe më kërkuese dhe më gjatë se zakonisht, por objektivat që i vendosni vetes, janë aq irreale, saqë bëhen të pamundura dhe kjo gjë shkakton parehati në jetë.

Të bëni një mal me një kokërr rërë!

Nëse mendoni skenarin më të keq, për çdo rast të jeni të sigurt se ai realizohet, ndërsa ky ankth do t'ju paralizojë aq shumë, saqë do t'ju lërë gjithmonë mendërisht të lodhur.

Mosngrënia e mëngjesit

Ushqimi jep energji dhe, kur flini, organizmi konsumon atë që keni ngrënë një natë më parë, për të stimuluar pompimin e gjakut dhe qarkulluar oksigjenin. Për këto arsye, kur zgjoheni në mëngjes, është e nevojshme të rimerrni energjitë me një mëngjes të mirë, i cili i bën shumë mirë organizmit.

Ngrënia e ushqimeve të këqija

Ushqimet e pasura me sheqer dhe karbohidrate të thjeshta, rrisin nivelin e glicemisë në gjak, e në këtë mënyrë, trupi juaj do të ndihet menjëherë i lodhur. Ndaj "ilaçi" i duhur është mbajtja konstante e nivelit të sheqerit në gjak me një dietë të ekuilibruar.

Të mos thënët "Jo"

Të qenët "të mirë", shpeshherë do të thotë humbje energjish psikofizike. Por, të mësuarit e të thënët "Jo", është tepër e thjeshtë. Provojeni!

Një zyrë e pasistemuar

Sipas një studimi të Universitetit Princeton, një tryezë e çrregullt, e mbushur me dokumente të hedhura gjithandej, ndikon mendërisht, sepse limiton përqendrimin dhe aftësinë e trurit për të thithur informacione. Ndaj, në fund të ditës, është më mirë që të vini rregull në vendin tuaj të punës në mënyrë që, mëngjesin tjetër ta nisni sa më mirë.

Puna gjatë pushimeve

Kontrollimi i email-eve gjatë pushimeve, ose edhe gjatë një dite të vetme pushimi, do ta humbte totalisht vlerën e relaksit dhe të fitimit të energjive të reja.

Pirja e një ose dy gotave verë përpara gjumit

Gllënjkat e natës së mirë mund të duken një mënyrë e mirë për t'u relaksuar dhe për të fjetur, por në fakt është e kundërta. Në mëngjes do të zgjoheni më të lodhur se një ditë më parë!

Email-i në shtrat dhe navigimi në rrjetet sociale

Drita e ekranit të kompjuterit, lap-topit, tabletit apo e celularit, arrin t'ju dëmtojë sytë dhe të ulë nivelin e melatoninës.

Pirja e shumtë e kafeve për të rezistuar gjatë ditës

Deri në dy filxhanë kafe në ditë janë më se të mjaftueshëm për t'u bërë ballë të gjitha impenjimeve të ditës, por një përdorim më i madh i kafeinës, mund të shkaktojë pasoja të mëdha në ciklin e gjumë-zgjimit.

Qëndrimi zgjuar deri vonë gjatë fundjavës

Shumë mirë nëse nuk punoni, pra mund ta shijoni faktin e argëtimit deri vonë, por bërja e pak orëve gjumë të shtunën dhe qëndrimi vonë të dielën, do t'ju merrte të gjitha energjitë për të nisur mbarë një javë të re!

The post 14 zakone që sjellin lodhjen appeared first on Ekonomia Online.

Real ka gati 67 milionë euro për Lloris

Posted: 28 Jul 2018 09:45 AM PDT

Kapiteni i kampionit të botës, Hugo Lloris, është në shënjestrën e Real Madridit i cili po kërkon një zëvendësues për Keylor Navas.

Trembëdhjetë-herë kampioni i Evropës është në gjendje të paguajë 60 milionë funte për ta marrë portierin e Tottenhamit.

Ata janë në gjendje të diskutojnë menjëherë me të parin e Spurs, Mauricio Pochettino.

Burime të afërta me Lloris thonë se 31 vjeçari është i hapur për një kalim në Spanjë, por nuk do të kërkojë me ngulm largimin nga ekipi anglez.

Por trajneri i Tottenhamit, Daniel Levy, është person shumë i vështirë për t'u negociuar me të. Edhe nëse ai pranon ta shesë portierin, ai do të kërkojë para më shumë se që Liverpool pagoi për Alisson(67 milionë funte).

Real Madridi e ka kërkuar për një kohë të gjatë edhe spanjollin David De Gea, mirëpo ky i fundit ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United.

Nëse dështojnë në transferimin e Lloris, Real Madridi po planifikon t'i ofrojë përsëri ofertë portierit belg, Thibaut Courtois. Lloris ka regjistruar 254 paraqitje me Tottenham që nga 2012 kur u transferua nga Lyon për 12 milionë funte.

The post Real ka gati 67 milionë euro për Lloris appeared first on Ekonomia Online.

Përse jemi të përgjumur kur bie shi?

Posted: 28 Jul 2018 09:30 AM PDT

Shkaku kryesor përse zgjimi në mëngjesin me shi është më i rëndë se zakonisht, apo përse në ditët me shi ka më shumë gjumë dhe ndryshime hormonale, tregon studimi i Universitetit Shtetëror në Pensilvani.

Nëse dita është me shi, ka më pak dritë, prandaj trupi tajit më pak serotoninë, ndërsa melatoninë më shumë – hormone të cilat drejtpërdrejt janë përgjegjëse për humorin dhe vigjilencën tuaj, transmeton Telegrafi.

Shumë njerëz, në ditë me shi ndihen të përgjumur. Por a ka ndonjë shpjegim shkencor lidhur me këtë, pasi është një fenomen shumë i përhapur tek shumë njerëz?

Nuk flini siç duhet

Një studim i kryer nga Laboratori i Gjumit në Universitetin Rochester, ka treguar se në netët me shi njerëzit nuk flenë shumë. Prandaj, në netët me shi ju nuk flini shumë dhe kur zgjoheni, nëse ende ka shi, do të ndiheni të përgjumur dhe të lodhur.

Shumë melatoninë

Melatonina është hormoni që ndihmon që trupi të rregulloj qarkun e gjumit dhe të zgjimit. Sa më shumë që trupi juaj të prodhoj këtë hormon, aq më të lodhur do të ndiheni. Por melatonina gjithashtu ndihmon që trupi juaj të eliminoj dritën dhe kështu që ju mund të flinin natën, ndërkaq në mëngjes kur del dielli, trupi juaj fillon që të prodhojë melatoninë në mënyrë që ju të zgjoheni. E kur ka shumë re dhe ka shi, prodhimi i melatoninës është i lart, prandaj ju nuk mund të flini.

Serotoninë e pamjaftueshme

Ashtu sikurse qielli me re i shkakton trupit tuaj prodhim të tepruar të melatoninës, po ashtu në trurin tuaj nuk prodhohet sasi e mjaftueshme e serotoninës. Serotonina është një neurontransmetues që është i lidhur me lumturinë. Kur hani ushqim ju prodhoni seratoninë por rrezet e diellit në prodhimin e këtij hormoni kanë një rol të madh. Prandaj, kur ka më pak diell, truri prodhon më pak serotoninë gjë e cila çon në që të ndjeheni i depresionuar dhe të keni mungesë të motivimit. Për këtë arsye jeni pak dembel, pak të përgjumur në ditët me shi.

Tingujt qetësues

Zhurma kur pikat e shiut bien në dysheme, dritare apo çati krijon një lloj tingulli. Ky tingull mund të jetë ritmik dhe nëse është i tillë, ky tingull hynë në trurin tuaj dhe shndërrohet në një ninullë qetësuese gjatë gjithë ditës. E efekti i kësaj zhurme mund të ju sjell më shumë gjumë.

The post Përse jemi të përgjumur kur bie shi? appeared first on Ekonomia Online.

Facebook pëson humbje prej 15 miliardë dollarësh brenda ditës

Posted: 28 Jul 2018 09:15 AM PDT

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, të enjten humbi më shumë se 15 miliardë dollarë pasuri të aksioneve.

Kjo pasi që investitorët u tërhoqën nga to si rezultat i paralajmërimeve të Cambridge Analytica se Facebook po keqpërdorte rreth 50 milionë të dhëna të përdoruesve.

Kjo është rënia më e madhe e aksioneve të një kompanie teknologjike që ka ndodhur ndonjëherë dhe njëkohësisht është ndërprerja më e madhe e aksioneve të tregut për një kompani amerikane, sipas Bloomberg, përcjell Klan Kosova.

Në lidhje me humbjet e aksioneve kompania e Facebook-ut ka thënë se ritmi i shitjeve të saj do të vazhdon të ngadalësohet gjatë pjesës tjetër të vitit dhe përmendi shpenzime më të larta që lidhen me sigurinë e përdoruesit.

The post Facebook pëson humbje prej 15 miliardë dollarësh brenda ditës appeared first on Ekonomia Online.

Tri liqenet e mrekullueshme në Indonezi që ndryshojnë ngjyrat

Posted: 28 Jul 2018 09:00 AM PDT

Ne kemi parë liqene me disa ngjyra mjaft të bukura më parë, por Flores në Indonezi është ndryshe.

Në majën e Malit Kelimutu, ka tre liqene krateresh të cilët kanë tri ngjyra të ndryshme mirëpo ajo që e karakterizon këtë fenomen natyror është se ngjyrat ndryshojnë tërë kohën, transmeton Klan Kosova.

Sipas Travel Indonesia, liqeni më perëndimor i Kelimutu, Tiwu ata Mbupu (Liqeni i njerëzve të vjetër) zakonisht është me ngjyrë blu.

Liqeni Tiwu Nuwa Muri Koo Fai (Liqeni i të rinjve) zakonisht është i gjelbër ndërsa liqeni Ata Polo (Liqeni i shpirtrave) është zakonisht me ngjyrë të kuqe.

Megjithatë, liqenet mund dhe ndryshojnë ngjyrën në çdo kohë, madje edhe në të zezë.

"Disa vjet më parë, liqenet kishin ngjyrë të bardhë, tirkiz (gjelbër dhe kaltër) dhe të kuqe. Në nëntor të vitit 2009, kishin ngjyrë të zezë, kafe dhe koka-kola dhe përsëri në korrik të vitit 2010 liqenet shkëlqenin hije të gjelbërta", thuhet në raportimin e Travel Indonesia.

Karakeristikë tjetër për këto liqene janë edhe emrat e këtyre liqeneve misterioze që vijnë nga folklori lokal.

Shumë besojnë se liqenet janë një vend pushimi për shpirtrat. Sipas popullësisë vendase besohet se Mae, një perëndi e jetës së përtejme, do të dërgojë të vdekurit në liqene të ndryshme në varësi të asaj çfarë kanë bërë në jetë.

Për këtë arsye, liqenet emërohen për të moshuarit, të rinjtë dhe profetët.

Ndryshe ngjyrat e ndryshme të këtyre liqeneve mund të quhen si "ngjyra për jetën pas vdekjes". Nëse planifikoni të vizitoni vullkanin gjatë jetës tuaj, thjesht duhet të ngjiteni 8 km rrugë për të parë pak nga këto bukuri!

 

The post Tri liqenet e mrekullueshme në Indonezi që ndryshojnë ngjyrat appeared first on Ekonomia Online.

Maska për flokët që gjithmonë i keni ëndërruar

Posted: 28 Jul 2018 08:45 AM PDT

Të flasim pak për flokët. Të gjitha vajzat dëshirojnë të kenë flokë të shëndetshëm pasi ato janë gjysma e bukurisë por këtu merr "jetë" dhe problemi ynë kryesor.

Flokë pa shkëlqim, me maja dyshe, që nuk zgjaten prej kohësh… Duhet theksuar se disa nga faktorët që nuk na mundësojnë zgjatjen dhe forcimin e tyre janë përdorimi i përditshëm i tharëses, ekspozimi ndaj nxehtësisë, mosaplikimi i maskave stimuluese e të tjera.

Sot ju ofrojmë një zgjidhje natyrale që do t'i bëjë flokët tuaj të bukur dhe të fortë, shkruan Shije.al.

Përbërësit kryesorë të kësaj maske janë mjalti dhe kanella. Mund t'i përdorni për çdo lloj floku (të yndyrshëm, të thatë, të imët).

Përbërësit:

1 lugë çaji kanellë

1/2 e filxhanit vaj ulliri

1 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

Shtoni 1/2 e filxhanit vaj ulliri në një tigan dhe vendoseni në zjarr. Kur vaji të bëhet mjaftueshëm i ngrohtë, e largoni nga zjarri dhe e vendosni menjëherë në një enë.

Pastaj, shtoni 1 lugë çaji kanellë dhe 1 lugë çaji mjaltë.

Përzieni me njëra-tjetrën duke përdorur një lugë derisa të krijohet një përzierje homogjene.

Përdorimi:

Aplikojeni këtë përzierje në flokët tuaj, me një furçë.

Lëreni të veprojë për 15 minuta. Lani më pas flokët me shampo.

Përdoreni këtë maskë çdo ditë për një javë rresht. Do të vini re shumë shpejt ndryshimet dhe përmirësimet e para!/ Shije.al

The post Maska për flokët që gjithmonë i keni ëndërruar appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more