Skip to main content

“Miratohet Deklarata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këto janë kërkesat e tyre” plus 9 more Ekonomia Online

“Miratohet Deklarata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këto janë kërkesat e tyre” plus 9 more Ekonomia Online


Miratohet Deklarata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këto janë kërkesat e tyre

Posted: 14 Jul 2018 08:56 AM PDT

Këshilltarët shqiptarë nga tri komunat në Luginën e Preshevës kanë miratuar sot Deklaratën politike me të cilin kërkojnë që Kosova dhe Serbia në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të jetë i përfshirë edhe statusi politik i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, transmeton Koha.net.

Siç përcjell gazeta ‘blic’ e Beogradit në deklaratë, ndër të tjera, ata kanë kërkuar reciprocitete me serbët në veri të Kosovës.

Në deklaratë më tutje shtohet se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës.

Shqiptarët e Luginës pohojnë se në Serbi janë minoriteti më i diskriminuar ndërsa presin që të kenë e të ushtrojnë funksione qeveritare në Beograd.

Në deklaratën e miratuar shqiptarët kanë kërkuar respektim të plotë të të drejtave kolektive në përputhje me dokumentet e Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës dhe me praktikën e mirë të Ujdhesave Oland,Tirolit Jugor dhe Kosovës.

Në deklaratë kërkohet po ashtu edhe shtimi i monitorimit të vazhdueshëm të bashkësisë ndërkombëtare në mënyrë që të vlerësohet realisht pozita e shqiptarëve të Luginës.

The post Miratohet Deklarata e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, këto janë kërkesat e tyre appeared first on Ekonomia Online.

E bronzta e Botërorit i takon Belgjikës

Posted: 14 Jul 2018 08:52 AM PDT

Belgjika e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën e Botës "Rusia 2018", pas triumfit ndaj Anglisë në ndeshjen për vendin e tretë.

Belgët ishin të hershëm me avantazh, kur Thomas Meunier e dërgoi në portë topin e ardhur nga Nacer Chadli në minutën e katërt.

Anglia u orvat ta barazojë rezultatin, por nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë, ndërkaq për golin e dytë të belgëve u përkujdes kapiteni, Eden Hazard, i cili e realizoi atë tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.

Kështu, ky është suksesi më i madh i kësaj kombëtareje në Kupën e Botës, pasi që në gjysmëfinalen e vitit 2018, kishte humbur në garën për vend të tretë nga Franca.

The post E bronzta e Botërorit i takon Belgjikës appeared first on Ekonomia Online.

Hazard për 2:0, Belgjika afër të bronztës

Posted: 14 Jul 2018 08:45 AM PDT

Eden Hazard ka dyfishuar epërsinë për Belgjikën në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë në Botërorin "Rusia 2018".

Ylli i Chelseat shënoi në minutën e 82-të pas asistimit të Kevin De Bruynes.

Teksa kanë mbetur më pak se dhjetë minuta lojë, Belgjika po udhëheqë ndaj Anglisë 2 me 0.

The post Hazard për 2:0, Belgjika afër të bronztës appeared first on Ekonomia Online.

Konfirmohet filmi “The Dead Don’t Die”, Selena Gomez rolin kryesor

Posted: 14 Jul 2018 08:42 AM PDT

The Dead Don't Die është konfirmuar zyrtarisht pasi u liruan fotot e para nga grupi.

Features Focus zbuloi lajmet rreth komedisë me zombie, i cili do të drejtohet nga Jim Jarmusch, transmeton Klan Kosova.

Nuk dihet shumë për komplotin e filmit, por artistët si Selena Gomez, Bill Murray, Adam Driver, Chloe Sevigny dhe Austin Butler u panë në shesh-xhirime.

Fotografitë e publikuara shfaqën Selenën dhe Austin duke portretizuar një çift të sulmuar nga zombie.

Filmi do të shfaqë gjithashtu Tilda Swinton dhe Steve Buscemi.

selena gomez austin butler zombie movie 034113835

selena gomez austin butler zombie movie 034113835

selena gomez austin butler zombie movie 034113835

 

 

The post Konfirmohet filmi “The Dead Don't Die”, Selena Gomez rolin kryesor appeared first on Ekonomia Online.

Reagon Ministria e Mjedisit lidhur me fishekzjarrët që do të ndezën sonte

Posted: 14 Jul 2018 08:36 AM PDT

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ka reaguar pas deklarimeve se fishekzjarrët që do të ndezën sonte gjatë një koncerti në Prishtinë, do të ndotin ajrin.

Përmes këtij njoftimi, MMPH, thotë se është kundër çdo aktiviteti përmes së cilit degradohet mjedisi. Mirëpo sipas kësaj ministrie, dhënia e lejeve për përdorim civil të eksplozivëve është e rregulluar me ligj.

Andaj, beson që  gjatë dhënies së lejes për përdorimin e këtyre fishekzjarrëve  janë zbatuar të gjitha kriteret e kërkuara sipas këtij ligji, duke pasur në konsideratë edhe pasojat në mjedis.

The post Reagon Ministria e Mjedisit lidhur me fishekzjarrët që do të ndezën sonte appeared first on Ekonomia Online.

Transferimi i ri i Realit mbërrin në Madrid

Posted: 14 Jul 2018 08:34 AM PDT

Vinicius Junior ka mbërritur në Madrid.

Transferimi i ri i Real Madridit, ka mbërritur në kryeqytetin e Spanjës për t'iu bashkuar kampionëve të Evropës.

Real Madrid një vit më parë ka siguruar shërbimet e 18 vjeçarit që luante te Flamengo, ndërsa nga ky sezon do të jetë nën urdhrat e Julen Lopetegui.

Vinicius Junior nga e hëna do të stërvitet me shokët e skuadrës, ndërsa të enjten do të prezantohet si lojtar i Real Madridit./Lajmi.net/

The post Transferimi i ri i Realit mbërrin në Madrid appeared first on Ekonomia Online.

Izraeli sulmon caqet e Hamasit në Rripin e Gazës

Posted: 14 Jul 2018 08:15 AM PDT

Ushtria izraleite ka kryer sulmin më të madh ajror në Gaza, që prej luftës së vitit 2014, teksa militantët e Hamasit kanë hedhur disa raketa në territorin e Izraelit.

Asnjëra palë nuk ka raportuar për viktima apo për dëme të mëdha materiale. Izraeli ka thënë se ka sulmuar objekte ushtarake dhe ka paralajmëruar civilët në Gaza që të mbajnë distancë nga disa pjesë të qytetit.

Zyrtari i ushtrisë izraelite, Jonathan Conricus tha se sulmet e fundit kanë goditur rreth 40 caqe të Hamasit, duke përfshirë tunele, qendra logjistike dhe një shtab ushtarak.

Conricus tha se përshkallëzimi ka ardhur si pasojë e sulmeve me raketa të Hamasit dhe dhunës përgjatë kufirit.

Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës ka thënë se një palestinez 15-vjeçar është vrarë gjatë protestave më 13 korrik përgjatë kufirit të Gazës, ndërkaq një 20-vjeçar po ashtu ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Palestinezët në Gaza për muaj të tërë janë duke organizuar protesta përgjatë kufirit me Izraelin.

Që prej se protestat nisën më 30 mars, të paktën 141 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite.

The post Izraeli sulmon caqet e Hamasit në Rripin e Gazës appeared first on Ekonomia Online.

Gjokoviq në finale të Wimbledon pas meçit maratonik me Nadal

Posted: 14 Jul 2018 08:14 AM PDT

Novak Gjokoviq ka triumfuar ndaj Rafael Nadal në pesë sete, për t'u kualifikuar në finalen e tij të katërt në Wimbledon.

Tre herë fituesi i kësaj gare, ngadhënjeu pas pesë orësh e 21 minutash lojë, 6:4, 3:6, 7:6, 3:6, 10:8.

Ndeshja ishte paraparë të kryhej dje, por kishte nisur vonë shkaku i një tjetër gjysmëfinaleje të gjatë, mes Kevin Anderson dhe John Isner, të cilën e fitoi ky i pari pas 6 ore e 36 minutash, duke vënë rekord të ri si gjysmëfinalja më e gjatë në Wimbledon.

The post Gjokoviq në finale të Wimbledon pas meçit maratonik me Nadal appeared first on Ekonomia Online.

“Flamujt janë vendosur në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, jo në përkrahje përballë Kroacisë”

Posted: 14 Jul 2018 08:07 AM PDT

Komuna e Gjilanit përmes një njoftimi për media ka sqaruar vendosjen e flamujve francezë në qendër të qytetit.

Sipas tyre,  vendosja e flamujve francez në qendër të qytetit nuk ka të bëjë  me përkrahje për kombëtaren e Francës në finalen e botërorit përballë Kroacisë, por në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, e cila është vendosur të bëhet të shtunën sipas kalendarit të Komunës.

Në njoftim, më tutje thuhet se,  të dielen do të hiqen flamujt e shtetit francez, derisa nën organizimin e kryetarit Haziri, qytetarët do të mund ta shohin finalen e Botërorit përmes një projektori gjigant në sheshin "Agim Ramadani".

Përndryshe, në kuadër të Muajit të Mërgatës, Komuna e Gjilanit, më 21 korrik, shënon Ditën Kombëtare të Belgjikës.

The post “Flamujt janë vendosur në shënim të Ditës Kombëtare të Francës, jo në përkrahje përballë Kroacisë” appeared first on Ekonomia Online.

Deda: Jemi të zhgënjyer me Mogherinin, dialogu ka sukses nëse përfshihet ShBA-ja

Posted: 14 Jul 2018 08:00 AM PDT

Qasja e zyrës së Federica Mogherinit në dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte e dëmshme, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, deputeti Ilir Deda nga subjekti politik Alternativa.

"Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çfarëdo forme që kyçen, nuk mund të ketë sukses ky proces. Sa herë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë qenë në një linjë apo kanë pasur një qasje unike në Ballkan, kanë pasur edhe sukses. Kur nuk ka pasur unitet trans-atlantik, atëherë nuk ka pasur sukses dhe unë mund ta shpreh, si Alternativë, ne jemi të zhgënjyer me rolin e zonjës Mogherini, sidomos në këta 12 muajt e fundit karshi këtij procesi të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë", ka deklaruar Deda.

Radio Evropa e Lirë: Në spektrin politik në Kosovë është duke u shqyrtuar mundësia e krijimit të një ekipi negociator i cili do të përfaqësonte Kosovën në fazën e ardhshme të bisedimeve me Serbinë. Bazuar në qëndrimet politike, sa është e mundur të formohet një ekip i tillë?

Ilir Deda: Edhe Alternativa, sikurse edhe partitë tjera është në komunikim intensiv me përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë. I gjithë spektri politik po përballet me një situtatë të përplasjes së dy skajshmërive. E para është një vetëdije, të cilën ne ne Alternativë e kemi, por është edhe te partitë tjera, që konsensusi është i domosdoshëm për fazën finale të dialogut me Serbinë. Ndërkaq, e dyta ka të bëjë me mosbesimin e thellë që ekziston ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Që nga fillimi pozicioni ynë politik ka qenë që takimet të jenë intensive dhe mund të shpreh keqardhje që nuk ka pasur intensifikim të takimeve të partive politike. Qe dy muaj e gjysmë është tentuar dhe janë mbajtur disa tryeza në Kuvend, disa nga shoqëria civile, por nuk kanë qenë serioze mjaft sepse pozicioni ynë është që ne të jemi të mbyllur me një tryezë, derisa të shohim me të vërtetë se a do të merremi vesh apo jo dhe jo të shkojmë në tryeza ku secili nga ne e themi pozicionin tonë politik dhe pastaj konstatohet se nuk ka mundësi për dakordim. Nëse të gjitha partitë duan që të dakordohen për një ekip, një delegacion të unitetit, atëherë ky dakordim mund të arrihet.

Radio Evropa e Lirë: Vazhdimisht shtrohet edhe çështja tjetër; nëse institucionet e Kosovës i kanë përgjegjësitë e tyre, atëherë pse nevojitet një gjithëpërfshirje. Bëhet fjalë për një konsensus, kushtimisht thënë të madh, që duhet ta bëjë tash Kosova në fazën finale?

Ilir Deda: Po gjithëpërfshirja në historinë e re të Kosovës ka qenë pozitive gjithmonë. Sa herë që kemi qenë të bashkuar ne kemi pasur sukses, ndërkaq kur kemi qenë të ndarë, sikurse në procesin e Brukselit, atëherë nuk kemi qenë të suksesshëm. Për Alternativën është mësim procesi i Brukselit, domethënë ndarja e cila ka ekzistuar dhe kualiteti i dobët që janë arritur, disa prej të cilave ishin ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Tash, ne jemi të vetëdijshëm dhe të gjitha partitë politike e dinë pak a shumë se çka pritet prej Kosovës, një lloj kornize e cila është komunikuar. Por, ne mendojmë që vetëm uniteti politik në Kosovë në këtë proces, mundëson suksesin apo marrëveshjen e suksesshme për Kosovën. Neve na duhet një marrëveshje e mirë e cila e përfundon këtë proces me Serbinë njëherë e përgjithmonë. Nuk na duhet marrëveshje gjysmake e cila do të zgjaste 10 – 15 vjet dhe nuk na duhet rezultat një marrëveshje që për Kosovën do të ishte një 'status quo' e re dhe këtu dua të them ku Kosova nuk do të ishte shtet anëtar i barabartë i Kombeve të Bashkuara, me anë të cilës do t'i hapeshin rrugët për anëtarësim në NATO dhe në BE.

Për Kosovën nuk mund të jetë ky proces normalizim pa OKB, por normalizim me OKB. Normalisht që pozicioni i të gjitha partive në Kuvend është që normalizim do të thotë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë dhe arritja e një marrëveshjeje të paqes mes dy vendeve, e cila do të ndikonte edhe në pajtimin mes dy popujve sepse unë mendoj që marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve varen nga marrëdhëniet e Kosovës me Serbinë dhe jo nga marrëdhëniet e Shqipërisë me Serbinë.

Radio Evropa e Lirë: Po sa jeni optimist se mund të arrihet një marrëveshje e tillë?

Ilir Deda: Personalisht jam skeptik në seriozitetin e Serbisë që ta mbërrijë këtë normalizim. Sa është serioze udhëheqësia serbe, kur harxhon qindra miliona euro për anulimin e njohjeve të Kosovës, na lufton në arenën ndërkombëtare, përpiqet të demonizojë Kosovën, nuk lejon njerëz të artit e kulturës të udhëtojnë në Beograd. Domethënë një retorikë prej një pjese të Qeverisë së Serbisë, e cila është e njëjta si ajo e viteve të '90-ta ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ne pra duhet të pyesim zonjën Mogherini dhe udhëheqësinë serbe se a jeni ju serioz në këtë proces dhe nëse po, atëherë duhet ta ndryshoni rrënjësisht qasjen që e keni ndaj këtij procesi.

Po ashtu, nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme nëse ne vazhdojmë të jemi në defanzivë duke u mbrojtur gjatë gjithë kohës. Për spektrin politik në Kosovë është me rëndësi që nuk duhet të preket integriteti territorial i Republikës së Kosovës. Pra, nuk mund të ketë ndarje, nuk mund të ketë shkëmbim të territoreve sepse ato janë ide të shekullit XIX dhe ne nuk duam të jetojmë në parime të tilla. Dhe, po ashtu, nuk mund të rrezikohet funksionaliteti i brendshëm i Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A mund ta bartë këtë proces deri në fund Bashkimi Evropian pa përfshirjen më aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Ilir Deda: Faktikisht është zyra e zonjës Mogherini e cila në disa raste të takimeve jotranspartente midis dy presidentëve, ka luajtur rol të dëmshëm dhe personalisht i Përfaqësueses së BE-së. Ne kemi pritur që ajo zyrë (e Mogherinit) të ketë parime apo vija të panegociueshme në procesin e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo zyrë nuk ka parime të panegociueshme. Këtu flas për integritetin territorial të Kosovës. Për këtë arsye ka diskutime për përfshirjen e vendeve tjera të BE-së në dialog, në radhë të parë të Gjermanisë sepse ne nuk mund të hyjmë në një proces pa parime të panegociueshme të cilat janë vijat e kuqe. Po ashtu, duhet t'i dimë parimet udhëheqëse në këtë proces.

Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në çfarëdo forme që kyçen, nuk mund të ketë sukses ky proces. Domethënë sa herë që SHBA-ja dhe BE-ja kanë qenë në një linjë apo kanë pasur një qasje unike në Ballkan, kanë pasur edhe sukses. Kur nuk ka pasur unitet trans-atlantik, atëherë nuk ka pasur sukses dhe unë mund ta shpreh, si Alternativë, ne jemi të zhgënjyer me rolin e zonjës Mogherini, sidomos në këta 12 muajt e fundit karshi këtij procesi të normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë arsye ne nuk mund ta shohim më këtë dialog si një proces ku shkojnë tre njerëz, takohen në mënyrë jotransparente, bisedojnë gjëra që nuk mund të bisedohen në tavolinë dhe të na shitet më pastaj ajo si një lloj suksesi. Për këtë arsye Kosovës i duhet unitet.

Uniteti politik për dialog do të thotë se kushdo që është udhëheqës i këtij procesi nuk mund të shkojë të flasë çfarë të dojë atje. Uniteti edhe e kornizon kryesuesin e delegacionit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Ky kryesues aktualisht është presidenti Hashim Thaçi…

Ilir Deda: Jo nuk është kryesues, është i vetëemëruar sepse kryesuesin dhe delegacionin i emëron Kuvendi i Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A ka gjasa atëherë që ky proces të ridefinohet në Kuvendin e Kosovës, qoftë duke i dhënë mandatin presidentit të Kosovës apo duke e emëruar një kryesues tjetër që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë fazë të dialogut?

Ilir Deda: Kjo tash duhet të jetë pjesë e marrëveshjes së partive politike të përfaqësuara në Kuvend. Ne si Alternativë insistojmë që të shterren të gjitha mundësitë, që të shihet a ka me të vërtetë mundësi për marrëveshje apo jo, sepse do të ishte e turpshme nëse tash nuk kemi dakordim, e pas tre muajve të kemi dakordim. Domethënë ose mbërrijmë marrëveshje në fazat e hershme të procesit, sepse në gjysmën e këtij procesi cila do të ishte vlera e arritjes së këtij konsensusi të brendshëm.

Është thënë se ky do të jetë një proces i rëndë e unë do të apeloja te përfaqësuesit e Kosovës, bartësit e institucioneve që janë njëanshëm në këtë proces, të dalin në publik dhe të na informojnë se çka do të thotë e rëndë. Nëse pesha është e rëndë, do të thotë se këta kanë marrë një lloj obligimi pa na pyetur neve të tjerëve dhe pa dakordimin tonë. Le ta thonë, a do të diskutohet për pronat e Kosovës; a do të diskutohet për pasuritë natyrore; për vetqeverisje shtesë për popullatën serbe; çfarë është kjo vetqeverisje shtesë e tjerë. Ne nuk mund të marrim obligime shtesë sepse dikush njëanshëm e ka bërë këtë punë. Sidomos është skandaloze qasja e diskutimit të integritetit territorial. Është skandaloze që një përfaqësues i Republikës së Kosovës të ulet në tryezë me (Aleksandar) Vuçiqin dhe të flet për kufijtë e Kosovës. Ai nuk ka mandat që të flasë për kufijtë e Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: Atëherë pse nuk ftohet presidenti Thaçi në Kuvend që t'i sqarojë këto çështje, këto dilema?

Ilir Deda: Ai nuk është as i mandatuar nga Kuvendi që të ftohet tash në raportim. Pikë së pari duhet të shohim a ka mundësi që partitë politike të përfaqësuara në Kuvend të arrijnë dakordim për dizajnimin institucional të procesit dhe bartësin, kryesuesin e delegacionit të Kosovës. Nëse mbërrihet ky dakordim, Alternativa e përkrah idenë që Kuvendi të ketë rol mbikëqyrës në këtë proces. Nëse kjo arrihet, atëherë e gjitha si pako duhet të aprovohet në Kuvend.

Tash ne nuk kemi shumë kohë, pasi që më 18 korrik është caktuar takimi i dytë mes dy presidentëve ku do të merren obligime shtesë të cilat ne pastaj do t'i kuptojmë nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Jemi ithtarë të shterrjes së mundësive para datës 18 korrik. Nëse nuk mbërrijmë dakordim, të dalim para popullit dhe të themi se nuk kemi arritur marrëveshje mes vete. Këtu unë gjithmonë e them se si është e mundur të merret vesh Kosova me Vuçiqin e të mos merren vesh partitë politike të përfaqësuara në Kuvend.

Mendoj se ka mundësi të merremi vesh, ka mundësi për krijimin e një delegacioni gjithëpërfshirës, ku secili prej nesh do të merrte përgjegjësi që na takojnë karshi normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe të mos na ndodhë që në fund ta lexojmë një marrëveshje, të vajtojmë e kukasim, por ta zbatojmë si ka ndodhur deri më tani. E kemi rastin e marrëveshjes së Brukselit më 2013. Ne aq kemi qenë të shokuar kur e kemi parë se çka është arritur, por ajo është aprovuar me dy të tretat e votave në Kuvend dhe duhet të zbatohet. Politika e Kosovës duhet të racionalizohet dhe të mësojë nga gabimet e veta.

The post Deda: Jemi të zhgënjyer me Mogherinin, dialogu ka sukses nëse përfshihet ShBA-ja appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more