Skip to main content

“Milani dëshiron njërin mes Caldardas ose Caios” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Milani dëshiron njërin mes Caldardas ose Caios” plus 9 more Telegrafi Futboll


Milani dëshiron njërin mes Caldardas ose Caios

Posted: 30 Jul 2018 03:04 PM PDT

Milani thuhet se është i interesuar në Rodrigo Caio të Sao Paulos, si dhe italianin e Juventusit, Mattia Caldara.

Kapiteni i Rossonerëve, Leonardo Bonucci dëshiron të kthehet te Zonjën e Vjetër pas një sezoni të kaluar në San Siro.

Kështu që një marrëveshje po punohet për përfshirjen e Caldaras dhe Gonzalo Higuain, të cilët do të kalonin në anën e kundërt.

Juventusi takohet me Leonardon dhe agjentin e Caldaras Juventusi takohet me Leonardon dhe agjentin e Caldaras

Sipas mediumit italian Premium Sport, nëse Bianconerët refuzojnë të përfshijnë Caldaran si pjesë e marrëveshjes, ata do të kthehen nga braziliani Caio.

Rodrigo Caio

Mbrojtësi do të kushtojë rreth 15 milion euro dhe ka luajtur katër herë për ekipi kombëtar të Brazilit.

Mbahet takimi i parë mes Milanit dhe Juventusit për Bonuccin dhe Higuainin, bisedohet edhe për Caldaran Mbahet takimi i parë mes Milanit dhe Juventusit për Bonuccin dhe Higuainin, bisedohet edhe për Caldaran

Higuain, ndërkohë, ka mbërritur në trajnimin para sezonal me Juventusin, por është menduar se ai dhe agjenti i tij do të njoftohen së shpejti se ai është në shitje.

Gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë të reja në aksion Torino-Milano, me disa lojtarë që do të ndërrojnë ambient. /Telegrafi/

The post Milani dëshiron njërin mes Caldardas ose Caios appeared first on Telegrafi.

Butland shihet si zëvendësues i Courtois te Chelsea

Posted: 30 Jul 2018 02:40 PM PDT

Chelsea është gati të nisë një ofertë për portierin e Stoke Cityt, Jack Butland.

Blutë e Londrës janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre për sezonin e ri pas marrjes së drejtimit nga trajneri italian Maurizio Sarri.

Sipas The Mirror, Real Madridi ka për qëllim transferimin e Thibaut Courtois dhe kjo mund të bëjë që Chelsea të vihet pas një portieri të ri.

Chelsea e sheh Pickfordin si zëvendësues të Courtois Chelsea e sheh Pickfordin si zëvendësues të Courtois

Ky medium thekson se Chelsea nuk do të lejojë që portieri belg, i cili është i etur të largohet, të ikë nga Stamford Bridge deri sa të ketë nënshkruaj një zëvendësim.

 Courtois pritet të largohet në drejtim të Realit (Getty Images)

Portieri i Stoke Cityt, Butland është emëruar si një kandidat potencial, pasi Everton janë të vendosur të rezistojnë çdo oferte për heroin e ri të Anglisë, Jordan Pickford.

Në të vërtetë, Everton pritet t’i ofrojë Pickfordit një kontratë të re para fillimit të sezonit për të zgjidhur të ardhmen e tij.

Chelsea rikthen vëmendjen kah Cillessen Chelsea rikthen vëmendjen kah Cillessen

Përveç Pickfordit dhe Butlandit, klubi londinez është lidhur edhe me një transferim të portierit të Barcelonës, Jasper Cillessen.

Në anën tjetër, Blutë tashmë kanë nënshkruar me 38-vjeçarin Roberto Green, i cili pritet të jetë portieri i tretë në sezonin e ri. /Telegrafi/

Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin 38-vjeçar, Robert Green Zyrtare: Chelsea nënshkruan me portierin 38-vjeçar, Robert Green

The post Butland shihet si zëvendësues i Courtois te Chelsea appeared first on Telegrafi.

Pesë lojtarët që mund t’i transferojë Emery te Arsenali gjatë këtij afati kalimtar

Posted: 30 Jul 2018 02:10 PM PDT

Arsenali i Unai Emeryt mund të transferojë edhe pesë futbollistë tjerë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës.

Revolucioni Emeryt po zhvillohet mirë në Arsenal këtë verë, në sezonin e parë në 22 vjet, ku ata do të luajnë pa Arsene Wengerin, i cili pati sukses të madh në Londrën e Veriut gjatë kohës së tij në krye të Topçinjve.

Emery tashmë ka filluar të vendosë vulën e tij në klub në afatin a transferimeve duke kaluar Jack Wilshere dhe Santi Cazorla, ndërsa edhe Per Mertesacker ka marr një rol stërvitor në klub.

Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires Unai Emery është transferimi më i mirë i Arsenalit, thotë Robert Pires

Sa i përket të ardhjeve, Topçinjtë kanë sjell Bernd Lenon për të sfiduar Petr Cechin për një vend në portë, ndërsa Stephan Lichtsteiner dhe Sokratis Papastathopoulos janë bashkuar për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes.

Emery gjatë një stërvitje me Arsenalin

Ka pasur edhe disa nënshkrime tjera të reja si Matteo Guendouzi nga Lorient dhe mesfushori uruguaian, Lucas Torreira, i cili erdhi për rreth 30 milionë euro nga Sampdoria.

Nuk do të jenë vetëm lojtarët që do të ndryshojnë, por do të jetë edhe sistemi dhe stili i lojës, pasi Emery ka të ngjarë të kthehet në mbrojtje me katër, një sistem që ai dhe shumica e lojtarëve të tij janë më të kënaqur.

Pesë futbollistët e Arsenalit që pritet të largohen së shpejti nga Emery Pesë futbollistët e Arsenalit që pritet të largohen së shpejti nga Emery

Por, ka ende një numër gjërash që mund të ndryshojnë para se të fillojë sezoni, me thashethemet që sugjerojnë se Aaron Ramsey është në shënjestër të Chelseat, ndërsa ka ende dyshime për një numër lojtarësh që mund të largohen.

Trajneri spanjoll kërkon dy lojtarë në çdo pozicion dhe këtu janë pesë lojtarët që mund të transferohen në Emirates para se afati kalimtar të mbyllet.

1.Andre Gomes

2.Steven N’Zonzi

3.Goncalo Guedes

4.Bernard

5.Ousmane Dembele

/Telegrafi/

The post Pesë lojtarët që mund t’i transferojë Emery te Arsenali gjatë këtij afati kalimtar appeared first on Telegrafi.

Besiktas bënë oferta për Kagawan dhe Chadlin

Posted: 30 Jul 2018 01:48 PM PDT

Shinji Kagawa dhe Nacer Chadli janë të preferuarit e klubit të madh turk, Besiktas, për t’i transferuar gjatë afatit kalimtar të verës dhe tashmë ka bërë oferta për ta.

Besiktas është në garë për një vend në Ligën e Evropës dhe është duke e kërkuar atë me anë të ndeshje kualifikuese.

Klubi i madh turk gjithashtu këtë sezon synon fitimin e trofeut në Superligën e Turqisë dhe kështu synojnë përforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Mignolet drejt Besiktasit Mignolet drejt Besiktasit

Dy emrat më të pëlqyer momentalisht te gjiganti turk janë ai i mesfushorit japonez të Borussia Dortmundit, Kagaga dhe ai i belgut të WBA-së, Chadli.

Për yllin japonez, Besiktasi ka bërë një ofertë të gjermanëve në vlerë të tetë milionë eurove, por Dortmundi kërkon 16 milionë euro për ta lënë të lirë.

Në anën tjetër për Chadli, skuadra turke kërkon shërbimet e tij në formë huazimi me mundësi blerje.

Gjigantët turq pas Avdijajt, në garë edhe Newcastle United Gjigantët turq pas Avdijajt, në garë edhe Newcastle United

Emra tjerë që janë lakuar për një transferim te gjiganti turk janë edhe portieri i Liverpoolit, Simon Mignolet dhe sulmuesi i Kosovës, Donis Avdijaj.

Përveç afrimeve te Besiktasi mund të kemi edhe largime gjatë kësaj vere, ku emrat më të përfolur janë Domagoj Vida, Alvaro Negredo dhe Ricardo Quaresma. /Telegrafi/  

The post Besiktas bënë oferta për Kagawan dhe Chadlin appeared first on Telegrafi.

Alisson dhe Firmino i bashkohen Liverpoolit në stërvitje

Posted: 30 Jul 2018 01:25 PM PDT

Alisson Becker do të bashkohet me skuadrën e Liverpoolit për herë të parë në kampin e tyre të trajnimit në Francë këtë javë, me Roberto Firmino dhe Trent Alexander-Arnold që gjithashtu do t’i bashkohen ekipit.

Të tre lojtarëve iu është dhënë kohë shtesë pas Kampionatit Botëror, por do të jenë pjesë e grupit të Jurgen Klopp që udhëtoi në Evian të hënën për një qëndrim pesë-ditor në qytetin francezi.

Liverpool pastaj do të luaj me Napolin në stadiumin Dublin Aviva në një ndeshje që mund të shihte debutimin e Alissonit me për klubin anglez.

Alexander-Arnold është kthyer herët nga pushimi i tij pas Botërorit dhe reprezentuesi i Brazilit do të jetë gjithashtu në Evian, pasi ka humbur turneun në SHBA.

Liverpooli pati paraqitje të mira në International Champions Cup, duke i dhënë fund udhëtimit me një fitore morale prej 4-1 ndaj rivalëve të mëdhenj anglez të Manchester United.

Joel Matip u largua nga turne në fillim për shkak të formës së dobët fizike, por është shpallur i aftë për të udhëtuar në Evian me pjesën tjetër të skuadrës prej 29-futbollistëve.

Kjo listë përfshin edhe sulmuesin anglez, Danny Ings, i cili nuk udhëtoi në SHBA.

Portier: Alisson, Kamil Grabara, Loris Karius, Caoimhin Kelleher;

Mbrojtës: Trent Alexander-Arnold, Nathaniel Clyne, Joe Gomez, Ragnar Klavan, Joel Matip, Alberto Moreno, Nathaniel Phillips, Andy Robertson, Virgil van Dijk;

Mesfushorë: Rafael Camacho, Fabinho, Marko Grujic, Curtis Jones, Naby Keita, Adam Lallana, James Milner, Georginio Wijnaldum;

Sulmues: Roberto Firmino, Danny Ings, Sadio Mane, Divock Origi, Mohamed Salah, Xherdan Shaqiri, Dominic Solanke, Daniel Sturridge.

/Telegrafi/

The post Alisson dhe Firmino i bashkohen Liverpoolit në stërvitje appeared first on Telegrafi.

Mina hap zemrën: Messi dhe Suarez më fitonin çdo ditë nga 50 euro, vuajta në fillim te Barcelona

Posted: 30 Jul 2018 12:39 PM PDT

Një vit i vështirë debutues me Barcelonën, ndërsa mbrojtësi Yerry Mina e ka pranuar dhe thotë se ka luftuar shumë për të pasur ndikimin e dëshiruar në skuadër.

Ai erdhi në janar nga Palmeiras, dhe fillimisht ishte shumë i kënaqur dhe erdhi me besim.  Mina kulimin e tij nuk e arriti te Barcelona, por me Kombëtaren e Kolumbisë në Kampionatin Botëror.

Yerry Mina duke festuar golat me Kolumbinë (Getty Images)

“Mendova shumë gjëra, shumë gjëra të këqija, mendova se kisha përfunduar”.

“Ndihesha kaq dhe [Philippe] Coutinho dhe Paulinho u përpoqën të më inkurajonin gjithë gjithë kohës, dhe më thanë se gjithçka do të ishte mirë".

Fshesa e Barcelonës: Nga Gomes te Dembele, dhjetë lojtarët që mund të largohen këtë verë nga Camp Nou Fshesa e Barcelonës: Nga Gomes te Dembele, dhjetë lojtarët që mund të largohen këtë verë nga Camp Nou

“Për mua, e kuptoj se ka lojtarë spektakolarë [në pozicionin e tij], por vetëm dëshiroja të kisha një minutë për të bërë përshtypje dhe kjo nuk ndodhi".

“Pak minuta që bëra, ishin të këqija … ndjeja në kokë sikur gjithçka po shkonte keq. Ndjeva sikur nuk mund të bëja asgjë të mirë, siç ishte edhe dhënia e një pasimi në stërvitje”.

Yerry Mina në bankë (Getty Images)

Mina gjithashtu zbuloi edhe kënaqësitë që kishte kur arriti në Camp Nou dhe bastet në stërvitje me emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Luis Suarez.

“Kur fillova në klub, fillova të bëja baste me Lionel Messin dhe Luis Suarezin për të krijuar atmosferë të mirë”.

Unitedi gati të nis ofertën 40 milionëshe për Yerry Mina Unitedi gati të nis ofertën 40 milionëshe për Yerry Mina

“Luanim me gjuajtje të lira në stërvitje, por çdo ditë po humbisja nga 50 euro".

Yerry Mina te FC Barcelona (Getty Images)

“Përfundova çdo ditë duke humbur nga 50 euro, pasi ata janë përbindësha dhe mund ta fusin topin ku tu duan.

"Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe magjistarë me topin".

“Përsa i përket të ardhmes sime, unë nuk kam asnjë ide, por jam i qetë. Unë jam 23 vjeç dhe kam shumë kohë para vetes", ka thënë Mina për 'Bocan'. /Telegrafi/

The post Mina hap zemrën: Messi dhe Suarez më fitonin çdo ditë nga 50 euro, vuajta në fillim te Barcelona appeared first on Telegrafi.

Sky Sport: Interi arrin marrëveshje përfundimtare për Vrsaljkon

Posted: 30 Jul 2018 12:07 PM PDT

Interi njoftohet se ka rënë dakord për një blerje prej 24.5 milionë euro për mbrojtësin e krahut të djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.

Nerazzurrët janë në kërkim të përforcimeve të reja para fillimit të sezonit 2018/19.

Dy emrat më të përfolur janë ai i mesfushorit Arturo Vidal dhe ai i mbrojtësit Vrsaljko, për të cilit thuhet se tani ka marrëveshje me Interin.

Spalletti: Na nevojiten edhe dy lojtarë Spalletti: Na nevojiten edhe dy lojtarë

Sipas gazetarëve të Sky Sport Italia, Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio, Interi do të paguajë 6.5 milionë euro për të nënshkruar me Vrsajlko për një huazim një sezonal.

Vrsaljko në aksion në ndeshje ndaj Francës (Getty Images)

Përveç kësaj shume, Interi do të paguajë edhe 500 mijë euro në rrugën e ‘kontributeve të solidaritetit’.

Shuma tjetër prej 17.5 milionë eurosh do të paguhej nëse Nerazzurët vendosin të marrin opsionin e tyre të blerjes së 26 vjeçarin në verën e ardhshme.

Spalletti: Interit i pëlqen Vrsaljko Spalletti: Interit i pëlqen Vrsaljko

Kroati, i cili e ndihmoi vendin e tij të arrinte në finalen e Kupës së Botës muajin e kaluar, më parë luajti edhe për Genoan dhe Sassuolon në Serie A.

Ai tani duket i vendosur për t’i dhënë fund kërkimit afatgjatë të klubit zikaltër për një mbrojtës të djathtë, me Joao Cancelon, të cilin vendosën të mos e blejnë. /Telegrafi/

The post Sky Sport: Interi arrin marrëveshje përfundimtare për Vrsaljkon appeared first on Telegrafi.

Higuain heziton të huazohet te Milani, kërkon garanci nga Leonardo

Posted: 30 Jul 2018 11:58 AM PDT

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain thuhet se po heziton për një huazim të mundshëm te Milani, por megjithatë do të takohet me Leonardo të martën.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas është në pikëpyetje dhe mes shumë skuadrave që nga afrimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi nga Real Madridit.

Gjatë javëve të fundit është folur shumë për një transferim te Chelsea, por edhe me Milanin një mundësi reale.

Chelsea ofron Moratan plus para për Higuainin dhe Caldaran Chelsea ofron Moratan plus para për Higuainin dhe Caldaran

Sipas mediumit Sky Sport Italia, Juventusi i ka thënë Higuain se janë të lumtur që argjentinasi të bashkohet me Milanin në huazim me mundësi blerje.

Higuain në aksion gjatë ndeshjes ndaj Napolit (Getty Images)

Ky medium paralajmëron se argjentinasi nuk është tepër i bindur nga ky propozim i bërë së fundmi.

Megjithatë, Higuain pret që Leonardo – menaxher i ri i Rossonerëve – të garantojë atë që klubi do ta blejë atë plotësisht në verën e ardhshme.

Arrihet marrëveshja, Bonucci rikthehet te Juventusi - Higuain te Milani? Arrihet marrëveshja, Bonucci rikthehet te Juventusi - Higuain te Milani?

Kuqezinjtë pritet të ofrojnë 20 milionë euro për huazimin, për të pasur më shumë mundësi për ta transferuar atë në mënyrë të përhershme.

Sky përfundon se 30-vjeçari do të bëhet lojtari më i paguar i Milanit nëse ai miraton kalimin në San Siro. /Telegrafi/

The post Higuain heziton të huazohet te Milani, kërkon garanci nga Leonardo appeared first on Telegrafi.

Camp Nou mund të ndryshojë emër, Barcelona do të vë në shitje emrin e stadiumit për 300 milionë euro

Posted: 30 Jul 2018 11:46 AM PDT

Barcelona është aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku nuk po punon vetëm në fushë, por jashtë saj duke kërkuar që ta promovojë markën e tyre.

Drejtorët e klubit nuk kanë fshehur dëshirën e tyre për të tërhequr të ardhura si pjesë kyçe e planeve të tyre.

“Ajo që është e rëndësishme është marka, dhe në fund ajo të na jap para për të qenë konkurrues”, ka thënë njëri prej drejtorëve para udhëtimit në perëndim.

Camp Nou, 20 maj 2018 (Getty Images)

Barcelona nuk ka bërë sikurse në vitin e shkuar, pasi fillimisht gjithçka ka filluar në palestër, e pastaj është shkuar në SHBA.

Kjo i jep qasje Barcelonës në tregjeve të fuqishme, ndërsa në vitin 2019, turneu mund të bëhet në Azi, me Kinën dhe Japoni, si qendra të forta për të bërë biznes.

Aktualisht po mendohet që të shitet edhe emri i stadiumit. Kjo do të bëhet nëse anëtarët e miratojnë. Barcelona do të ketë emrin e sponsorëve për Camp Nou.

Pamje nga stadiumi (Getty Images)

Në 2015 ishte menduar të bëhet kjo për 200 milionë euro, por nuk u bë.

Megjithatë, tre vjet më vonë me një marrëveshje me këshillin lokal, ku do të fillojnë pastaj punët për rinovim, shitja e emrit mund të shkojë në 300 milionë euro.

Ka mundësi që kompanitë amerikane dhe aziatike të paguajnë një shifër të tillë.

Stadiumi i Barcelonës (Getty Images)

Megjithëse asnjë marrëveshje nuk mund të miratohet, pasi do të zhvillohet në fillim të vitit 2019 në Mbledhja e Përgjithshme e klubit, ku do të vendoset.

Me këto para Barcelona kërkon të vazhdojë të jetë konkurruese me blerjet e lojtarëve./Telegrafi/

The post Camp Nou mund të ndryshojë emër, Barcelona do të vë në shitje emrin e stadiumit për 300 milionë euro appeared first on Telegrafi.

Simeone zgjedh Messin para Ronaldos  

Posted: 30 Jul 2018 11:29 AM PDT

Diego Simeone e ka zgjedhur Lionel Messin si lojtarë më të shkëlqyeshëm se Cristiano Ronaldo.

Një video u shfaq para disa kohësh ku Simeone shihej duke deklaruar preferencën e tij për Ronaldon.

Por, trajneri i Atletico Madridit tani ka konfirmuar besimin e tij se ylli i Barcelonës, Messi, është më i mirë dhe se video kishte një keqkuptim.

Dhjetë lojtarët e nominuar për 'FIFA lojtari më i mirë i vitit 2018' – Messi, Ronaldo, Mbappe, Modric dhe Salah kandidatët kryesorë Dhjetë lojtarët e nominuar për 'FIFA lojtari më i mirë i vitit 2018' – Messi, Ronaldo, Mbappe, Modric dhe Salah kandidatët kryesorë

“Nëse unë kam për të zgjedhur mes Messit dhe Ronaldos, atëherë ka shumë të ngjarë që do të zgjedh Messin”, u ka thënë fillimisht Simeone gazetarëve.

Diego Simeone (Getty Images)

“Po, unë thashë [Ronaldo] në një video, por biseda ishte mes meje dhe asistentit të Atleticos, German Burgos, dhe ishim duke folur për futbollin, sikurse të gjithë që flasin për të”.

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi (Getty Images)

“Kur flisja për Messin dhe Ronaldon nuk ishte nga perspektiva se kush është më i miri në botë”.

Rooney zgjedh Messin para Ronaldos si më të mirin e të gjitha kohërave Rooney zgjedh Messin para Ronaldos si më të mirin e të gjitha kohërave

“Unë vetëm do të thosha se në qoftë se ju keni mundësinë për të nënshkruar me njërin prej tyre për një klub normal, me lojtarë normalë, Ronaldo ndoshta do të përshtatet më mirë”.

“Por, me Messin, i rrethuar nga lojtarë të mëdhenj, Messi është më i mirë se Ronaldo”, përfundoi trajneri i Atleticos. /Telegrafi/

The post Simeone zgjedh Messin para Ronaldos   appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more