Skip to main content

Mercedezi më i shitur në histori, 34 vjet në garazh vetëm me 82 km

Mercedezi më i shitur në histori, 34 vjet në garazh vetëm me 82 km


Mercedezi më i shitur në histori, 34 vjet në garazh vetëm me 82 km

Posted: 14 Jul 2018 01:28 PM PDT

Një histori interesante vjen nga Gjermania.

Kohët e fundit, një i moshuar që punoi gjithë jetën si një shofer taksie vdiq duke lënë pas një "sekret".

Kur të afërmit hynë në garazh, ata u tronditën duke parë një Mercedes 300 D seri W123 akull të ri me vetëm 82 km të përshkruara.

Çfarë kishte ndodhur dhe pse gjendej aty ajo makinë e sapodalë nga fabrika, sigurisht kur ishte prodhuar, në vitin 1984?

 

  

Edhe Të afërmit e të ndjerit arritën të njihen në mungesë të tij me "hallin" që atë e kishte zënë ato vite.

Mercedes W123 dhe ai ishte shumë i shqetësuar për të ardhmen e tyre kur kompania nga Shtutgarti në vitin 1984 njoftoi një brez të ri të makinave mbi klasën e mesme –

Pas po atë vit ishte njoftuar prodhimi i modelit të ri W124, i ndjeri kishte vendosur ta ruante e mbante rezërve 123-in e tij të dashur, i konsideruar si më i shituri në histori. Dhe kështu, ai mbeti i paprekur për 34 vjet.

 

  

The post Mercedezi më i shitur në histori, 34 vjet në garazh vetëm me 82 km appeared first on DRENICA PRESS.

Milaim Krasniqit ia merr gjysmën e objektit ish e dashura nga Komorani (VIDEO)

Posted: 14 Jul 2018 01:08 PM PDT

Milaim Krasniqi nga Prishtina po ankohet se Gjykata e Themelore e Prishtinës ka vendosur padrejtësisht kur ia ka ndarë gjysmën e pasurisë ish të dashurës së tij, Kumrije Thacit me të cilën kishte bashkëjetuar për dhjetë vite. Në Gjykatën e Apelit thonë se janë shumë të ngarkuar me lëndë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, vendos që Milaim Krasniqi ta ndajë objektin me ish të dashurën

Ky objekt në lagjen Kalabria në Prishtinë deri në vitin 2016 i takonte Milam Krasniqit.

Mirëpo, i gjithë ky objekt nuk është tashmë i tij, pasi që gjysmën e ka marrë ish e dashura e tij, Kumrije Thaci nga Komorani.

E, kështu kishte vendosur Gjykata e Themelore e Prishtinës pasi ish e dashura e Milaim Krasnqit kishte kërkuar pronësinë e gjysmës së objektit.

Vendimi pro Kumrijës është marrë duke u bazuar në Ligjin për Familje që e njeh edhe kohën kur dy persona bashkëjetojnë.

Por, me këtë vendim të gjykatës nuk po pajtohet Krasniqi, duke thënë se ajo nuk e ka merituar këtë.

Gjygjyi ka vendos që gjysmën e pasurisë me ja dhuru Kumrije Thacit e cila nuk është e drejtë pasi kjo pasi kjo për një peridhë ka qenë punëtore pastaj kemi bashkëjetu. E për atë kontribut ne i kemi ofruar një banës dy dhomëshe në Fushë Kosovë edhe ajo se ka pranuar edhe po vazhdon lojën e vet me disa avokat e prokuror dhe gjygjëtar. …..

Ky po kërkon që Gjykata e Apelit ta rikthej lëndën në rigjykim.

Unë kërkoj nga gjykata pasi lënda ime prej 2015 është në Gjykatën e Apelit që të rikthehet përsëri landa në rygjykim pasi kur është bërë vlersimi unë nuk kam qenë në pronën time

Milaim Krasniqi, i cili ka bashkëjetuar me gruan, të cilën fillimisht e ka pasur punëtore, por ka krijuar raporte intime, po ankohet se e njëjta po i shkakton probleme.

Unë kam një bashkëshorte legjitime ajo më ka ndërhy në familje dhe ma ka shkatrruar familjen. Qëllimi ka qenë me marrë pasurinë

Rregullisht po më kërcënon dhe po më pëcjellin njerëz të dyshimt të cilët nuk po i njoh

Por në Gjykatën e Apelit thonë se lidhur me rastin në fjalë, lënda është ndarë në punë dhe pret në radhë për vendosje.

"Gjykata e Apelit është tejet e ngarkuar më lëndë të natyrës civile dhe si rrjedhojë, procedimi i shpejtë i tyre është i pamundur. Aktualisht, është duke u punuar me lëndë të kësaj natyre të regjistruara gjatë vitit 2014"

Televizioni shtatë ka tentuar të marrë edhe versionin e Kumrije Thacit, por një gjë e tillë ka qenë e pa mundur.

Ligji për Familjen në Kosovë e njeh si kategori ligjore bashkëjetesën. Dhe mbi këtë fakt ka vendosur edhe Gjykata Themelore.

The post Milaim Krasniqit ia merr gjysmën e objektit ish e dashura nga Komorani (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Kosovarët ia mësyjnë detit, bllokohet Morina

Posted: 14 Jul 2018 01:01 PM PDT

Kjo është gjendja e trafikut në pikën e kalimit kufitar në Morinë.

E vetmja që lidh Shqipërinë me Kosovën, në 24 orët e fundit kjo pikë ka patur një fluks të lartë kalimtarësh dhe automjetesh. Janë shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, por edhe të Malit të Zi të cilët kanë zgjedhur të pushojnë këtë fundjavë në bregdetin shqiptar, të nxitur edhe nga temperaturat e larta.

Sipas Policisë Kufitare brenda 24 orëve kaluan traun mbi 20 mijë persona dhe mbi 6 mijë automjete.

Vetëm në 4 orët e para të mëngjesit të së shtunës 4 mijë persona kaluan kufirin me destinacion bregdetin.

E gjithë kjo situatë ka krijuar radhë të gjata, pavarësisht se autoritet doganore kanë përshpejtuara procedurat për të liruar trafikuan.

Paralelisht edhe më këtë situatë, trafik i rënduar vërehet edhe në rrugën e Kombit, konkretisht nga Shqipëria drejt Kosovës.

Janë emigrantët të cilët kthehen nga vendet e Bashkimit Evropian për të shkuar drejt vendlindjes. Ky fluks mbetet i lartë në çdo orë të ditës./Vizionplus.tv

The post Kosovarët ia mësyjnë detit, bllokohet Morina appeared first on DRENICA PRESS.

Pasi Jashari e quajti “dyftyrësh”, kështu sqaron Zyra e Lushtakut!

Posted: 14 Jul 2018 12:42 PM PDT

Sot në media është publikuar një deklaratë e Kryetarit të Skenderajit, Bekim Jashari i cili ka akuzuar paraardhësin e tij, Sami Lushtakun në Komunën që e udhëheqë, i cili njëherësh është edhe kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, se nuk është treguar i sinqertë me të as në fushatën zgjedhore e as pasi është zgjedhur në krye të Komunës.

Mirëpo, këtë e ka mohuar kategorikisht Zyra e Kryetarit të Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtakut. Sipas tyre, Lushtaku gjithnjë ka qenë dhe është në mbështetje të Jasharit.

Në një përgjigje për Indeksonline, Zyra e Lushtakut ka sqaruar këtë situatë.

"Z, Lushtaku e ka mbështetur edhe publikisht edhe privatisht z, Jashari. Raportimet në media nuk po na bëjnë përshtypje se ne tash nuk dëshirojmë të luajmë ping-pong. Qëndrimi i z, Lushtakut ka qenë i qartë dhe ka qenë publik për me votu qytetarët për kryetar komune, nuk ka diçka tjetër lidhur me deklaratën të cilën po pyesni", thuhet në përgjigjen e Zyrës së Sami Lushtakut për Indeksonline.

Ndryshe, sot Bekim Jashari në një deklaratë ka thënë se një përkahje e Lushtakut nuk ka qenë e sinqertë gjatë kohës së fushatës, prandaj sipas tij, tash po i shkaktohen probleme në qeverisje.

"Sami Lushtaku në fushatën e fundit e ka përkrahur publikisht kandidaturën time, por që të jem realist ajo deklaratë ka qenë vetëm për medie, pasi që as atëherë nuk ka qenë e sinqertë, njëjtë siç nuk është e sinqertë as sot. Kam informacione që Samiu jashtë medieve kur ka dalë për fushatë nëpër oda, ku s'ka kamera, nuk e ka thënë të njëjtën gjë për mua si para kamerave. Por, kjo le të jetë në ndërgjegjen e gjithsecilit", ka thënë sot Jashari gjatë një interviste për një gazetë në Kosovë./Indeksonline/

The post Pasi Jashari e quajti "dyftyrësh", kështu sqaron Zyra e Lushtakut! appeared first on DRENICA PRESS.

Ky nuk është xhemat, o jarani im!

Posted: 14 Jul 2018 12:33 PM PDT

Është për tu çuditur se sa gabimisht dhe në mënyrë të reduktuar ne e kuptojmë domethënien e xhematit.

Disa njerëz konsiderojnë se xhemati është një bankë, në të cilën ata vijnë për t'i tërhequr 25 shpërblime për 5-6 minuta namaz të përbashkët dhe – vazhdojnë rrugën.

Nuk e respekton imamin, por e dëshiron shpërblimin që falet pas tij. Ai shpesh falet pas imamit, kurse nijetin e bën pas nefsit të vet.

Vjen dhe hyn kur të dojë, del dhe shkon kur të dojë. Por shpërblimin prej 25 e do!

Kur xhamia pastrohet para ramazanit (ose në ndonjë rast tjetër) – nuk gjendet as për ilaç, por 25 shpërblimet i do dhe i dëshiron.

Kur mblidhen para për të blerë mjete për ngrohjen e xhamisë, ai e ka njëfarë filozofie të tij, por i dëshiron 25 shpërblimet për secilën herë, për ato pak minuta.

Kthehet në të djathtë, nuk mund ta mendojë – injorant i padijshëm… kthehet në të majtë, si të ishte vëlla i atij në anën e djathtë… por, i do 25 shpërblimet e tij, të cilat, mendon se i përkasin.

Kur është koha me xhematin për të ndërtuar, riparuar, punuar,… ai nuk ka kohë për punë të tilla – por, në hapësirën e pastër, të ngrohtë, të ajrosur, …. në xhami vjen dhe i dëshiron 25 shpërblimet e tij.

Kur vjen, e shtynë dhe e frynë vetëm tregimin e tij… Nuk kujdeset për tjetrin, për të drejtën (hakun) e tjetrit, për qetësinë, për rendin … por i dëshiron për vete ato 25 herë më shumë!

Trupi i tij është i përzier me njerëzit derisa e falin namazin bashkërisht me xhemat, pas imamit, kurse zemra e tij kush e di se ku është… por sigurisht, aty me ata njerëzit nuk është. Megjithatë, për të është me rëndësi të mendojë për atë 25-shin.

Gëzohet për çdo problem, sprovë, dobësi dhe vështirësi në të cilën bie xhemati "i tij" duke u kënaqur, sepse ai e ka ditur se kjo do të ndodhte.

Si është e mundur që të llogarisim në shpërblimin e namazit në xhemat, nëse për xhematin fare nuk kujdesemi?!

Nëse me gjithë qenien tonë, nuk i ndjejmë njerëzit përreth nesh edhe para edhe pas namazit… nëse nuk jemi për ta aty, edhe atëherë kur janë në bela, por edhe kur janë të lumtur… vallë, a ka kuptim ta presin shpërblimin e namazit të kryer bashkërisht me ta? Sepse ne, me të vërtetë, aty nuk bëjmë pjesë.

Ne bëjmë pjesë aty ku e kemi zemrën tonë, dhe jo aty ku është trupi ynë.

Për çfarë lloj xhemati dhe namazi në xhemat po flasim, o jarani im, kurse xhamia, sikur të mund të qante – do të qante!

Në të, njerëzit e shikojnë njëri-tjetrin mrrolshëm! Nuk mund ta mendojnë! Askush nuk mërzitet që kundërmon abdesthana e tyre! Në tualet nuk ka letra tualeti. Çesmet e prishura dhe çdo e dyta nuk punon. Pantoflat njëra e djathtë e tjetra e majtë nuk janë larë, prej kur janë sjellë në abdesthanë! Dritaret plot pluhur. Zoti e di kur janë thithur tërësisht. Nëpër qoshe merimangat…

Por ai dëshiron ose ne e dëshirojmë shpërblimin e namazit në xhemat… Çfarë shpërblimi, o njeri!

Xhemati nuk është i imamit, as i muteveliut, as i Hasanit, as i Salihut … Ai është edhe i imamit, edhe i muteveliut, edhe i Hasanit, edhe i Salihut, … por EDHE I YTI.

Për derisa namazin nuk e ndjen me zemër, kurse ata që vijnë në të, nuk i konsideron si vëllezër, dhe derisa për xhematin nuk sakrifikohesh… si ke guximin të presësh shpërblim 25 herë më të madh sesa kur je vetëm me veten dhe me Zotin tënd?

Sabahuddin Sijamhoxhiq;

The post Ky nuk është xhemat, o jarani im! appeared first on DRENICA PRESS.

Erdhi nga Franca dhe vrau vëllain e tij – Ende në kërkim të policisë, alarmohet edhe aeroporti

Posted: 14 Jul 2018 12:12 PM PDT

Një person nga Lipjani me iniciale M.G 54-vjeç është vrarë sot nga vëllai i tij rreth 58-vjeçar.

Ai kishte ardhur për pushime në Kosovë nga Franca.

E gjithë ngjarja kishte ndodhur gjatë ditë së sotme ku sipas Policisë së Kosovës, i ndjeri ishte plagosur fillimisht me armë zjarri e më pas ishte konstatuar edhe vdekja e tij.

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka njoftuar se personi që dyshohet se kreu këtë vrasje është në arrati. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka ka konfirmuar për Kallxo se i ndjeri dyshohet se është vrarë nga vëllai i tij.

Sipas Bekës i dyshuari ka pasaportë zvicerane, ndërsa për këtë rast ai ka bërë me dije se është njoftuar edhe aeroporti pas që sipas tij i dyshuari mund të ikë jashtë Kosovës.

The post Erdhi nga Franca dhe vrau vëllain e tij – Ende në kërkim të policisë, alarmohet edhe aeroporti appeared first on DRENICA PRESS.

Digjet një veturë në Malishevë (Video)

Posted: 14 Jul 2018 11:52 AM PDT

Një veturë është përfshirë nga zjarri para pak çastesh.

Vetura derisa ishte në lëvizje në fshatin Terrpezë të Malishevës është kapluar nga zjarri.

Në këtë video të siguruar nga Indeksonline, shihet vetura e përfshirë në tym.

Afër veturës janë parë disa qytetarë për të ofruar ndihmë, mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Edhe sot gjatë ditës në afërsi të stacionit të autobusëve në Podujevë, një veturë tjetër edhe përfshirë nga zjarri./Indeksonline/

The post Digjet një veturë në Malishevë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Pushimet në Shqipëri kthehen në tmerr për familjarët e dëshmorëve

Posted: 14 Jul 2018 11:48 AM PDT

Paratë të cilat janë ndarë nga qeveria e Kosovës për pushime të familjarëve të dëshmorëve me sa duket nuk po shfrytëzohen mirë. T7 mëson ekskluzivisht se në çfarë kushte të tmerrshme këto familje i kalojnë pushimet. Madje, kemi siguruar edhe fotografi të Hotelit se ku qëndrojnë, e të cilat nuk përmbushin as kushtet elementare. E më e keqja e këtij mesi është, që disa familjarë edhe kanë fituar infeksion nga pa pastërtia.

Ky është hoteli New York Grand Hotel në Golem, që duket mjaft luksoz.

Madje edhe emrin që e bart e ka Luksoz.

Këtu përgjatë muajve të verës, të ndarë në tri grupe kanë qëndruar familjarët e dëshmorëve të luftës së fundit në Kosovë.

Por, ani pse ky hotel ja mban vetit si hotel që përmbush kushtet për një pushim të mirë, një gjë të tillë e demantojnë familjarët e dëshmorëve.

Duke u ankuar për kushtet e hotelit, ata për T7 thonë se, në një dhomë kanë qëndruar deri në shtatë persona.

E, nga fotografitë e siguruara nga Televizioni Shtatë, dhomat janë krejt ndryshe nga ato që shfaqen në reklamat e hotelit.

Dyshekë të vjetruar, dollapë krejt të shkatërruar, banje që nuk përmbushin as nevojat minimale shihen në këto pamje që kanë dërguar familjarë të dëshmorëve që sivjet kanë qenë pjesë e këtij pushimi.

Sipas njërit prej familjarëve, që në kushte anonime, ka rrëfyer qëndrimin atje papastërtia ka shkaktuar edhe infeksione në lëkurë.

Hiç më mirë nuk duket plazhi ku pushues janë familjarë të dëshmorëve kosovarë.

Në këtë video, shihen ujërat e zeza të ndërtesave dhe hoteleve përreth që derdhen në det e shumë pranë qëndrojnë familjarët.

Është Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve ajo që merret me gjithë organizimin e pushimeve.

Kryetari i kësaj shoqate, Xhavit Jashari e pranon që mund të ketë ankesa për infrastrukturë, por sipas tij nuk janë aq të mëdha sepse pushuesit po kalojnë përgjithësisht mirë.

Jashari thotë se kanë zgjedhur këtë hotel sepse janë ndarë të kënaqur herët e kaluara. Por sipas burimeve të njëjta brenda familjarëve, kushti i shumicës prej tyre për të shkuar në pushime ka qenë ndërrimi i hotelit.

Nëna, baballarë, gra ose fëmijë të dëshmorëve kanë të drejtën të përfitojnë nga ky beneficion.

Shumica e pjesëmarrësve janë në moshë të shtyrë. Rrjedhimisht, problemet shëndetësore janë shqetësim për ta. Për këtë, Jashari thotë se nëse ka ndonjë telashe dërgohen në qendrën mjekësore më të afërt, që është në Durrës.

Qeveria e Kosovës, sivjet ka ndarë 108 mijë euro që familjarët e dëshmorëve të dërgohen në pushime të verës. Këtu përfshihet edhe rehabilitimi në banja, varësisht nga nevojat. Një praktikë e tillë ishte ndërprerë gjatë qeverisjes së Isa Mustafës.

The post Pushimet në Shqipëri kthehen në tmerr për familjarët e dëshmorëve appeared first on DRENICA PRESS.

Ahmeti: Nuk kemi dhënë leje për hedhjen e fishekzjarrëve (Dokument)

Posted: 14 Jul 2018 10:29 AM PDT

Disa OJQ mjedisore dhe palë të tjera të interesit kanë ngritur zërin kundër paralajmërimit se gjatë një koncerti të një banke në Prishtinë do të ndizen një sasi e konsiderueshme e fishekzjarrëve.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka sqaruar se lejen për fishekzjarrë nuk e ka lëshuar, pasi nuk është kompetencë e komunës, por e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë, transmeton Indeksonline.

 

 

I pari i kryeqytetit përmes një shkrimi në facebook ka sqaruar në hollësi këtë çështje, duke i bashkangjitur edhe ligjin dhe lejen e lëshuar për koncert, por jo edhe për fishekzjarre.

Postimi i plotë:

Sa për sqarim edhe njëherë:

Komuna e Prishtinës nuk lëshon leje për fishekzjarre sepse nuk ka kompetencë. Po e bashkangjes edhe ligjin edhe lejen që e kemi lëshu për koncertin.

Çdo vit ProCredit organizon koncertin e përvjetorit me artistë të njohur dhe çdo vit ne kemi lëshuar pëlqimin me kushtin që të marrin lejen e Universitetit te Prishtinës. Për mjete piroteknike i kemi drejtuar tek MPB dhe policia sic e kërkon Ligji.

Në Prishtinë, PCB ka financuar dy parqe të mëdha, në Dardani dhe Heroinat. Për këtë, i falenderojmë.

Edhe në këtë rast Prishtina do të ishte falenderuese nqs paratë e fishekzjarreve do të mund të shpenzoheshin për mbjellje të drunjve shtesë.

I përkrahim iniciativat qytetare por do të ishte mirë që të niset një e përgjithshme për mjetet piroteknike. Mjafton të bëhet një hulumtim për importin e mjeteve dhe po ashtu për lejet që lëshohen për çdo javë. Dhe të krahasohen edhe me shtetet e tjera.

Por, nuk mund ti kuptoj shpifjet e ish kolegëve të mi që çdo ngjarje mundohen me keqpërdor për sulme. Vitin e kaluar kanë qenë 3000 kg në evenimentin e njejtë ku edhe kanë qenë nëpër drejtori dhe nuk ka pas asnjë reagim. Sivjet për 1000 kg nuk lanë fjalë pa shpif.

 

The post Ahmeti: Nuk kemi dhënë leje për hedhjen e fishekzjarrëve (Dokument) appeared first on DRENICA PRESS.

19 Komuna të Kosovës kërkojnë të pavarësohen!

Posted: 14 Jul 2018 10:27 AM PDT

Para shtatë vitesh, kryeministri i atëhershëm, tash president, Hashim Thaçi u kishte premtuar banorëve të Rugovës, Gjonajt, Zhegrës, Kievës,Hogoshtit,Komoranit, etj., se këto vende do të ktheheshin në komuna të reja.

Këto premtime të bëra në fushatë zgjedhore, Thaçi i kishte përsëritur edhe para zgjedhjeve parlamentare të 2014-tës, por që akoma nuk ka ndodhur diçka e tillë, shkruan Indeksonline.

 

 

Për këtë premtim të ish-kryeministrit, Qeveria aktuale e drejtuar nga Ramush Haradinaj nuk ka pranuar ndonjë kërkesë nga vendet e lartpërmendura.

Në një përgjigje për Indeksonline, Qeveria e Kosovës ka sugjeruar të konsultohemi me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

"Kërkesat për krijimin e Komunave te reja pranohen nga MAPL. Ju lutem drejtohuni atje për të marrë informacione të sakta për numrin e kërkesave. Zyra e Kryeministrit nuk ka pranuar ndonjë kërkesë specifike", thuhet në përgjigjen e ekzekutivit.

Derisa në MAPL thonë se janë disa vende që kanë bërë kërkesë të regjistrohen si komuna të reja në vete, duke mos u varur nga komunat e tanishme.

Për Indeksonline, nga kjo ministri kanë thënë se bazuar në Ligjin për Kufijtë Administrativ të Komunave, MAPL si autoritet përgjegjës për qeverisje lokale i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka pranuar kërkesa të disa lokaliteteve për formimin e komunave të reja.

"Numri i kërkesave të pranuara është 19 (nëntëmbëdhjetë). Mbi bazën e legjislacionit në fuqi, MAPL e ka shqyrtuar secilën kërkesë dhe sipas legjislacionit në fuqi, themelimi i komunave të reja bëhet vetëm me ligj. Me qëllim të dhënies së orientimeve përmbajtjesore për reformën e pushtetit lokal, sipas strategjisë për vetëqeverisje lokale, MAPL në bashkëpunim me SDC janë në proces të hartimit të studimit të fizibilitetit për vetëqeverisjen lokale", thonë nga ministria në fjalë.

Kërkesën për t'u bërë komunë e re në vete, e para e kishte bërë Zhegra e Gjilanit, në maj të 2006-tës.

Vendet tjera që kërkojnë të bëhen komuna të reja janë: Orllani (Podujevë), Runik (Skenderaj), Zym (Prizren), Rogovë (Gjakovë), Hogosht (Kamenicë), Reçan (Prizren), Gorë (Dragash), Rogaçicë (Kamenicë), Krushë e Madhe (Rahovec), Vitomiricë (Pejë), Komoran (Gllogoc), Ponashec (Gjakovë), Llapjas apo ish-Kërpimeh (Podujevë), Janjevë (Lipjan), Pozhoran  (Viti), Xërxë (Rahovec), Magurë (Lipjan) dhe Kievë (Malishevë). /Indeksonline/

The post 19 Komuna të Kosovës kërkojnë të pavarësohen! appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more