Skip to main content

“Mblidhet KD i Teatrit “Adriana Abdullahu”, Nexhat Xhokli zgjidhet kryetar” plus 9 more Ekonomia Online

“Mblidhet KD i Teatrit “Adriana Abdullahu”, Nexhat Xhokli zgjidhet kryetar” plus 9 more Ekonomia Online


Mblidhet KD i Teatrit “Adriana Abdullahu”, Nexhat Xhokli zgjidhet kryetar

Posted: 30 Jul 2018 10:43 AM PDT

Pas vendimit ditë më parë të kKryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu për themelimin e Këshillit Drejtues të Teatrit "Adriana Abdullahu" në Ferizaj , kjo strukturë mbajti mbledhjen e parë konstituive me ç'rast me pajtueshmërinë e plotë të anëtarëve të kësaj strukture, drejtimi i këtij Këshilli i'u besua aktorit ferizajas, Nexhat Xhokli.

Ndër temat tjera që u diskutuan në këtë mbledhje ishin edhe problemet financiare të institucionit, mungesa e rregullativës ligjore në nivel lokal që organizon punën e institucionit, rregullimi i statusit të aktorëve dhe programi i Teatrit "Adriana Abdullahu", investimet e nevojshme teknike, krijimi dhe mirëmbajtjen e fondusit të institucionit si dhe një varg çështjesh që pengojnë funksionimin normal të institucionit.

Anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit "Adriana Abdullahu" në Ferizaj u shprehën të gatshëm të vënë në binarë të funksionalitetit dhe transparencës, institucionin më të lartë kulturor në nivel lokal, duke krijuar një partneritet të qëndrueshëm me gjithë komunitetin, vendimmarrësit lokal e qendror, biznesin privat dhe institucionet homologe në qendra tjera anembanë vendit, për të siguruar aktivitet të vazhdueshëm dhe mirëfunksionim të institucionit.

Me dakordimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit, prioritare u vlerësua hartimi i Statutit të Teatrit "Adriana Abdullahu", si dhe rregulloret bazë që lehtësojnë organizimin e institucionit konform ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë këtë fushë.

The post Mblidhet KD i Teatrit "Adriana Abdullahu", Nexhat Xhokli zgjidhet kryetar appeared first on Ekonomia Online.

Kamenica vlerësohet shembull i multietnicitetit, Apostolova inauguron ndërtesën e re të Komunës

Posted: 30 Jul 2018 09:02 AM PDT

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në inaugurimin e ndërtesës së re të Komunës së Kamenicës, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Apostolova ka marrë pjesë edhe në një forum diskutimi bashkë me punonjës të komunës dhe organizata joqeveritare ku kanë diskutuar për marrëdhëniet ndëretnike në Kamenicë.

Ajo tha se progresi i Kosovës mund të arrihet me shpejtësi nëse qytetarëve iu jepet mundësia që të jenë anëtarë të barabartë në shoqëri.

"Siguria, liria e lëvizjes, e drejta e pronës janë kushte themelore. Dhuna ndërfetare duhet të ndërpitet derisa arsimi për komunitetet duhet të rritet. Pasuria e trashëgimisë duhet të ruhet", ka thënë Apostolova ndër të tjera.

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, tha se komuna që ai drejton e ku jetojnë pjesëtarë të komunitetit serb dhe rom është shembull për pjesëmarrje të të gjitha etnive.

The post Kamenica vlerësohet shembull i multietnicitetit, Apostolova inauguron ndërtesën e re të Komunës appeared first on Ekonomia Online.

Rektori Hajrizi takohet me përfaqësues institucionalë të vendeve të Evropës

Posted: 30 Jul 2018 08:50 AM PDT

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi ka realizuar një varg vizitash në Evropë, konkretisht në Gjermani, Austri, Francë dhe Britani të Madhe, të cilat kanë dhënë rezultate të frytshme në sferën e zgjerimit dhe shtimit të bashkëpunimit mes UBT-së dhe institucioneve shtetërore të këtyre vendeve.

Këto takime përfaqësuesit institucionalë të këtyre shteteve, ka rezultuar me pajtim të palëve për nisjen e projekteve të përbashkëta për zhvillimin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë në Kosovë, realizimin e studimeve të përbashkëta me universitete prestigjioze, punësim, rezilenca, zhvillimi të qëndrueshëm dhe inovacion.

Gjatë vizitës në Britani të Madhe, rektori Hajrizi është takuar edhe me ambasadorin e Kosovës atje, Lirim Graiçevci, me të cilin kanë bashkëbiseduar për mundësinë e ndërkombëtarizimit të sektorit të arsimit në Kosovë.

Përmes realizimit të vizitave e bashkëpunimeve të tilla, UBT po shënon arritje ndërkombëtare,  duke kontribuar në projekte inovative në botë, që kanë të bëjnë me edukimin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovacionin në shumë fusha të jetës.

The post Rektori Hajrizi takohet me përfaqësues institucionalë të vendeve të Evropës appeared first on Ekonomia Online.

Trumpi prit në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin italian Conte

Posted: 30 Jul 2018 08:48 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po takohet në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e ri italian, Giuseppe Conte.

Dy udhëheqësit do të zhvillojnë një bisedë private në Zyrën Ovale, pasuar nga një takim i zgjeruar dypalësh. Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet kanë për qëllim thellimin e "bashkëpunimit në trajtimin e konflikteve globale dhe nxitjen e begatisë ekonomike në të dy anët e Atlantikut".

Giuseppe Conte u bë kryeministër i Italisë pas një marrëveshjeje koalicioni të arritur nga dy parti politike populiste, Lega dhe Lëvizja Pesë Yjet pas zgjedhjeve të 4 marsit, raporton VOA.

Conte ka dalë si mbështetësi më i fortë i Presidentit Trump në Evropën Perëndimore.

Trumpi e ka takuar Kryeministrin italian dy herë, në takimet e fundit të G-7 dhe të NATO-s, duke e quajtur atë "një njeri vërtet i shkëlqyer". Të dy kanë të paktën një gjë të përbashkët – qeveri populiste.

Takimi vjen në një kohë tensionesh midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Conte mbështeti thirrjen e Presidentit Trump në muajin qershor që Moska të hyjë përsëri në Grupin e Shtatëshes, propozim i refuzuar me vendosmëri në samit nga të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të fuqive perëndimore të industrializuara.

The post Trumpi prit në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin italian Conte appeared first on Ekonomia Online.

Dy fëmijë dhe gjyshja e tyre në mesin e viktimave nga zjarret në Kaliforni

Posted: 30 Jul 2018 08:46 AM PDT

Më shumë se 24 vatra zjarri kanë përfshirë Kaliforninë Veriore, duke shkaktuar deri tani gjashtë viktima. Mijëra shtëpi janë shkatërruar dhe disa njerëz figurojnë ende të humbur. Zjarri vdekjeprurës ka detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Zjarret vazhdojnë pothuajse jashtë kontrollit në Kaliforninë Veriore ku u regjistrua viktima e gjashtë.

Sherifi i qarkut Shasta, Tom Bosenko tha se viktima, ende e pa identifikuar, nuk ishte larguar pavarësisht se kishte marrë një paralajmërim për evakuim. Viktima të tjera përfshinin dy fëmijë, gjyshen e tyre dhe dy zjarrfikës. Më shumë se 12 njerëz ende figurojnë të zhdukur.

"Ka patur njoftime për 16 persona të zhdukur. Nëntë prej tyre janë gjetur, shtatë janë duke u hetuar. Ka pasur një viktimë tjetër si rezultat i zjarrit në një vendbanim", ka thënë Bosenko, raporton VOA.

Bosenko tha se eshtrat e viktimës u gjetën pranë Redding, një qytet prej 90,000 banorësh rreth 370 kilometra në verilindje të San Franciskos.

Zjarri ka detyruar tashmë dhjetëra mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Zyrtarët lokalë vlerësojnë se të paktën 517 struktura janë shkatërruar dhe 135 të tjera janë dëmtuar – shumica shtëpi.

Keswick, një qytet malor prej rreth 450 banorë, pothuajse është djegur i tëri, thanë zyrtarët.

Zjarri në Carr Fire është më i madh që digjet në këtë shtet, duke kërcënuar më shumë se 5.000 struktura. Zjarri është vetëm 5 për qind nën kontroll.

Një zëdhënëse tha se 17 zjarre në Kaliforni kanë detyruar më shumë se 50,000 njerëz të lenë shtëpitë e tyre ndërsa rreth 12,000 zjarrfikës po luftojnë me flakët.

The post Dy fëmijë dhe gjyshja e tyre në mesin e viktimave nga zjarret në Kaliforni appeared first on Ekonomia Online.

“Ozil duhet t’i pranojë kritikat”

Posted: 30 Jul 2018 08:38 AM PDT

Ish-mesfushori i Gjermanisë beson se si mesfushori i Arsenalit ashtu edhe DFB është dashur ta pranojnë dështimin dhe mos të bëjnë veprime kontroverse

Mesut Ozil duhet të jetë "i parapërgatitur që të përballet me kritikat" për veprimet e tij para Botërorit në Rusi, sipas ish lojtarit të Gjermanisë Lothar Matthaus, derisa mistere të ndryshme janë duke e rrethuar vendimin e mesfushorit që të pensionohet nga futbolli ndërkombëtarë.

"Është dashur që të përballet më mirë me këtë gjë që nga fillimi", tha Matthaus për Kicker. "Është keq që nuk ka funksionuar", transmeton GazetaExpress.

"Tema është nënvlerësuar që nga fillimi, edhe nga DFB. Çdokush mund të bëj fotografi me këdo që ata duan, por pastaj ata duhet të parapërgatitën për kritika dhe të japin përgjigje – por kjo zgjati shumë".

Ozil, i cili ndihmoi Gjermaninë për ta fituar Botërorin pas 24 viteve kundër Argjentinës në Brazil më 2014, është përballur me kritika edhe vitin e kaluar për formën e tij të dobët në nivel ndërkombëtarë.

"Mesut ka qenë një lojtar i madh për Kombëtaren në këto tetë vite, por për një vit e gjysmë nuk ka asgjë që mund të dëshironi nga ai", ka shtuar Matthaus. "Por unë e kam kritikuar atë për këtë, të tjerët nuk më interesojnë. Nga perspektiva sportive – edhe nëse tingëllon keq – nuk është një humbje, por është një mundësi e mirë për të ndryshuar qasje për të ardhmen".

The post "Ozil duhet t’i pranojë kritikat" appeared first on Ekonomia Online.

Edhe Zyrtarja për viktimat e Gjykatës Speciale në pritje të aktakuzave të para

Posted: 30 Jul 2018 08:35 AM PDT

Viktima të të gjitha llojeve të krimeve që do të trajtohen nga Gjykata Speciale, siç i referohen në Kosovë Dhomave të Specializuara, janë lajmëruar në Hagë. Secili ka një histori lufte për të rrëfyer para drejtësisë. Disa prej tyre tashmë kanë vënë kontakt me shefen e zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave Silke Studzinsky.

Studzinsky, në një rrëfim për një portal vendor, ka treguar për punën e saj që do të ketë me ata të cilët kanë pësuar nga krimet e mundshme në Kosovë.

Ajo thotë se është në pritje të publikimit të aktakuzave të para për të ditur saktësisht akuzat dhe vendet e krimit.

"Pastaj, njerëzit që kanë pësuar dëm si rezultat i një prej krimeve në aktakuzë mund të aplikojnë për t'u bërë viktimë pjesëmarrëse", tregon Studzinsky për "inFokus".

Silke Studzinsky vazhdimisht i inkurajon të dëmtuarit që të mos kenë frikë të flasin.
Sipas saj viktimat mund të aplikojnë menjëherë pas publikimit të aktakuzave, që do të thotë se ata mund të kontribuojnë në një rast tashmë të përgatitur nga prokuroria.
Por, çfarë do të ndodhë me viktimat e tjera që nuk do të kenë mundësi të dëshmojnë nëse nuk do të ketë aktakuzë për "agresorët" e tyre?

"Kuadri ligjor i dhomave të specializuara të miratuara nga Kuvendi i Kosovës nuk parasheh një rol për viktimat gjatë hetimeve. Viktimat mbështeten në përzgjedhjen e krimeve dhe të dyshuarve të lidhur, të identifikuar nga Prokurori i Specializuar. Në lidhje me politikën dhe strategjitë e prokurorisë, do të ishte e përshtatshme të diskutohej me Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Duhet të rikujtoj se Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krimet e kryera ose të filluara në Kosovë gjatë periudhës përkatëse nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000 dhe që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën Raporti i Dick Marty. Ligji i jep Prokurorit të Specialuzuar autorizimin për të zgjedhur rastet që do t'i sjell Gjykatësit të Procedurës Paraprake", thotë ajo.

Në këtë intervistë, Studzinsky ka treguar në detaje arsyet përse një pjesë e vuajtjeve të qytetarëve gjatë luftës në Kosovë nuk do të mund të gjykohet.

"Kuadri ligjor i dhomave të specializuara të miratuara nga Kuvendi i Kosovës nuk parasheh një rol për viktimat gjatë hetimeve. Viktimat mbështeten në përzgjedhjen e krimeve dhe të dyshuarve të lidhur, të identifikuar nga Prokurori i Specializuar", tregon shefja e zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave Silke Studzinsky.

The post Edhe Zyrtarja për viktimat e Gjykatës Speciale në pritje të aktakuzave të para appeared first on Ekonomia Online.

Microsoft prezanton tabletin më të vogël deri më tani

Posted: 30 Jul 2018 08:21 AM PDT

Surface Go duket si një Surface Pro i vogël, por ndryshimet e mëdha janë në brendësi të pajisjes.

Çmimi bazë i modelit është 399 dollarë, por vjen vetëm me 4 GB RAM, me eMMC me 64 GB memorie dhe një procesor më të dobët Intel Pentium Gold.

Është një tablet 10 inç që paraqet një version më të vogël dhe disi më të dobët të Surface Pro.

Microsoft nuk ka synuar Surface Go në një grup klientësh të veçantë, nuk është një “vrasës i iPads”, as nuk është një konkurrent i drejtpërdrejtë për Chromebooks dhe nuk është as rival për laptopët e Windows që kushtojnë rreth 400 dollarë.

Surface Go ndoshta do të përdoret në arsim, i blerë nga njerëz të zakonshëm dhe mund të përdoret gjithashtu për qëllime komerciale. Është e qartë se Surface më i lirë dhe më praktik është në dispozicion për blerësit që nuk kanë mundësi të blejnë një Surface Pro që kushton  799 dollarë.

The post Microsoft prezanton tabletin më të vogël deri më tani appeared first on Ekonomia Online.

Panairi më i madh në vend i fushës së agrobiznesit AGROKOS, çelësi i promovimit të prodhimeve vendore

Posted: 30 Jul 2018 08:17 AM PDT

Në vitin e 18-të të organizimit të tij panairi AGROKOS, po vjen me risinë më të madhe për të gjithë ekspozuesit në këtë panair, platformën B2B për 365 ditë. Kjo platformë ka për qëllim që gjatë gjithë vitit të ndihmoi të gjitha bizneset të zgjerojnë tregun e tyre brenda vendit, dhe të gjejnë partnerë jashtë vendit.

Përgatitjet për panairin AGROKOS i cili do të mbahet nga data 17-19 Tetor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë tashmë kanë filluar. Si panairi më i madh në fushën e agrobiznesit AGROKOS, shquhet për promovimin e prodhuesve vendorë dhe prezencën e madhe të kompanive të huaja. Një prezencë e tillë e kompanive në këtë hapësirë kaq të kërkuar të biznesit, nuk ka si të rezultojë ndryshe përveç në rritjen e klientelës të kompanive ekspozuese, marrëveshjeve të reja afariste me partnerë si dhe rritjen e shitjes në përgjithësi jo vetëm në tregun kosovar por edhe më gjerë.

Risi tjetër në edicionin e sivjetmë të panairit AGROKOS, do të jenë edhe dy pavijone të tëra me prodhimet Bio dhe Hallall. Të gjithë adhuruesit e këtyre ushqimeve, duke vizituar panairin do të kenë rastin të i shijojnë ato dhe të informohen më shumë me efektet e tyre pozitive në organizëm.

Poashtu, panairi i sivjetmë i agrobiznesit AGROKOS për ekspozuesit do të organizojë edhe seminare ku do të diskutohen tema me interes për kompanitë ekspozuese, me qëllim të rritjes së kualitetit të tyre të vazhdueshëm.

Panairi AGROKOS, përgjatë tërë këtyre viteve ka ndikuar në stimulimin e zhvillimit të bujqësisë duke kontribuar pashmangshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe uljen e papunësisë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës.

The post Panairi më i madh në vend i fushës së agrobiznesit AGROKOS, çelësi i promovimit të prodhimeve vendore appeared first on Ekonomia Online.

Aksident zingjiror në Komoran, krijohen kolona të gjata

Posted: 30 Jul 2018 08:03 AM PDT

Një aksident trafiku nga disa automjete ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë- Pejë, përkatësisht në Komoran, afër një pompe të derivateve.

Dëshmitarët kanë treguar informacion në redaksi të Indeksonline se  në këtë aksident ka vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

 

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, veçse në këtë vend lexuesit thonë se janë krijuar kolona të gjata.

The post Aksident zingjiror në Komoran, krijohen kolona të gjata appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more