Skip to main content

“Malcom flet për herë të parë pas transferimit: Kam ëndërruar gjithmonë Barcelonën” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Malcom flet për herë të parë pas transferimit: Kam ëndërruar gjithmonë Barcelonën” plus 9 more Telegrafi Futboll


Malcom flet për herë të parë pas transferimit: Kam ëndërruar gjithmonë Barcelonën

Posted: 26 Jul 2018 03:01 PM PDT

Sulmuesi brazilian Malcom, është bërë njëri nga më të përfolurit në Evropë.

Ditë më parë Malcom u zyrtarizua nga Roma si lojtar i tyre më i ri, por disa orë më vonë ai ndërroi mendje duke pranuar ofertën e Barcelonës.

Anësori nga Brazili u largua nga Bordeaux për të nënshkruar zyrtarisht me kampionët e Spanjës.

E pas zyrtarizimit si futbollist i Barcelonës, Malcom ka thënë se ka ëndërruar gjithmonë klubin katalunas.

"Kam qenë gjithmonë i qetë për të ardhmen time, pasi menaxherët e mi janë të angazhuar për këtë punë".

"Ishte një shans i madh të nënshkruaja me Barcelonën dhe e kam bërë me kënaqësi. Do të luaj me lojtarët më të mirë në botë", u shpreh braziliani.

"E kam dashur gjithmonë Barcelonën, kam ëndërruar për tu transferuar këtu", tha Malcom.

Malcom pritet që debutimin e tij me Barcelonën në ndeshjen miqësore ndaj Tottenham. /Telegrafi/

The post Malcom flet për herë të parë pas transferimit: Kam ëndërruar gjithmonë Barcelonën appeared first on Telegrafi.

Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit

Posted: 26 Jul 2018 02:52 PM PDT

Barcelona kishte shitur Neymarin verën e kaluar për 222 milionë euro, por sa i përket blerjeve nuk i afrohet kësaj shumë, pasi ajo është dy herë më e lartë. 

Barcelona është në krye të klubeve për shpenzime, duke lënë pas 387 milionët eurot e Manchester City, ato të Paris Saint-Germain (373 milionë euro) dhe Liverpoolit (350 milionë euro).

Blerja e fundit e Barcelonës, është Malcom që erdhi për 41 milionë euro, plus 1 milion euro shtesë.

Pastaj i shtohen 31 milionë eurot e paguara për mesfushorin Arthur, me 9 milionë euro shpenzime tjera për brazilianin.

Pas tij vijnë 39.5 milionë eurot e harxhuara për nënshkrimin e Clement Lenglet, për ta arritur shumën e 107.9 milion eurove vetëm këtë verë.

Me kaq nuk ndalet, pasi Barcelona kishte nënshkruar me Philippe Coutinhon, i cili kushtoi 120 milion euro, plus 40 milion euro bonuse, transmeton Telegrafi.

Ndërsa zëvendësimi i menjëhershëm i Neymar, Ousmane Dembele, erdhi për 105 milion euro dhe 40 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Deri më tani së bashku me shtesat e paguara, shifra arrin në 384.7 milionë euro.

Shitjet e kësaj vere

Në anë tjetër duhet të llogariten edhe shitjet. Barcelona është e hapur për oferta për një numër lojtarësh.

Paulinhon ka shkuar te Guangzhou Evergrande si huazim me detyrim blerje prej 50 milionë eurove.

Javier Mascherano, Cristian Tello dhe Gerard Deulofeu, kanë pruar në arkat e klubit 22.5 milionë euro.

Kur shtohet dhe ajo e Neymarit (222 milionë euro), katalanasit kanë grumbulluar 244.5 milion euro nga shitjet.

Shpresa është që shuma të arrihet në 350 milionë euro, me shitjet e Jasper Cillessen, Aleix Vidal, Yerry Mina, Andre Gomes, Rafinha, Munir El Haddadi dhe disa të tjerë.

Një shumë e këtyre parave të tubuara mund të shkojnë për blerjet e Aleksander Golovin, Adrien Rabiot dhe Frenkie de Jong. /Telegrafi/

The post Barcelona ka harxhuar 400 milionë euro që nga shitja e Neymarit appeared first on Telegrafi.

Fituesi më i madh i këtij Botërori, ishte lexuesi i Telegrafit: Katër parashikuesit më të mirë shpërblehen me iPhone X, pushim në Stamboll, laptop dhe Sony SmartBand

Posted: 26 Jul 2018 02:34 PM PDT

Një tjetër ngjarje e madhe sportive, një tjetër mbulim special nga Telegrafi.

Portali ynë krijoi një rubrikë të veçantë për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’, ku përveç informacioneve në kuadër të kësaj gare kishte edhe lojën shpërblyese.

Vendi i parë u shpërblye me një iPhone X (Albin Kodra), kurse tre të tjerët me anë të shorit morën një nga shpërblimet: Pushim në Stamboll (Muhamed Krasniqi), Laptop (Naim Berisha) dhe Sony SmartBand (Berat Mehmeti).

Pasi transparenca ishte kryefjala e kësaj loje shpërblyese, Telegrafi realizoi një video me të katër fituesit.

Por, këta nuk ishin fituesit e vetëm nga ky Kampionat Botëror.

Renditja finale e katër parashikuesve më të mirë në mesin e mbi 6000 personave të regjistruar 

Faqja jonë e Facebookut, Telegrafi Sport, dhuroi mbi 60 fanella të përfaqësueseve të ndryshme.

Nuk duhet harruar edhe 60 bileta të dhuruara në Cineplexx në Prishtinë.

Botërori 2018: Telegrafi dha me sukses testin te lexuesi: Mbulimin special, dhurata dhe informim i drejtë (Statistika) Botërori 2018: Telegrafi dha me sukses testin te lexuesi: Mbulimin special, dhurata dhe informim i drejtë (Statistika)

Së shpejti do fillojnë edhe top pesë ligat e mëdha evropiane në botën e futbollit, kështu që iu ftojmë të na ndiqni pasi do kemi shumë befasi tjera. /Telegrafi/

The post Fituesi më i madh i këtij Botërori, ishte lexuesi i Telegrafit: Katër parashikuesit më të mirë shpërblehen me iPhone X, pushim në Stamboll, laptop dhe Sony SmartBand appeared first on Telegrafi.

Leonardo: Maldini dyert e hapura te Milani, Bonucci vendos për të ardhmen, Gattuso qëndron

Posted: 26 Jul 2018 02:02 PM PDT

Leonardos është emërua drejtor i ri i përgjithshëm teknik dhe sportiv i Milanit, ndërsa të enjten është prezantuar para medieve.

Ai ka thënë se Milani duhet të respektojë rregullat e vendosura nga UEFA dhe se afati kalimtar do të jetë i kujdesshëm.

Fillimisht braziliani ia ka hapur derën legjendës Paolo Maldini për një rikthim në Milan.

Leonardo, kthehet te Milani

"Duhet t'i japim llogari UEFA-s për çdo veprim kështu që nuk do të bëjmë goditje të mëdha apo ndonjë çmenduri në afatin kalimtar".

"Bonucci te Juve? Gjithçka do të varet nga dëshira e vetë futbollistit".

"Për Donnarumman dhe Reinan deri tani nuk ka ardhur asnjë ofertë. Janë dy portierë të cilët në kompletojnë në repartin e tërhequr. Maldini? Paolo është vetë historia e këtij klubi do të ishte diçka e bukur ta kishim sërish mes nesh".

Gattuso, Bonucci dhe Donnaruma

Tutje, Leonardo shtoi se Gennaro Gatusso do të qëndrojë te Milani.

"Pikëpamja ime është në të njëjtën linjë me atë të pronarëve të klubit. Rino ishte i pari që u konfirmua nga Elliott dhe nuk ka qenë më pjesë e diskutimeve".

"Dëgjoj që po flitet shumë për Conten dhe është normale pasi bëhet fjalë për një trajner të madh i cili është pa kontratë, por nuk kemi biseduar për asnjë moment me Antonion. Gattuso është një person që i përket Milanit dhe është rritur shumë si trajner", ka thënë Leonardo. /Telegrafi/

 

The post Leonardo: Maldini dyert e hapura te Milani, Bonucci vendos për të ardhmen, Gattuso qëndron appeared first on Telegrafi.

Refuzohet oferta e parë e Romës për Forsberg

Posted: 26 Jul 2018 01:47 PM PDT

Roma është në kërkim të një futbollisti ofensivë.

Giallorosët ditë më parë humbën betejën për brazilianin Malcom që vendosi t'i bashkohej Barcelonës.

Tani Roma ka kthyer sytë kah tregu gjerman ku po tenton transferimin e suedezit Emil Forsberg.

Skuadra italiane ka bërë edhe ofertën e parë në drejtim të RB Leipzig.

Emil Forsberg duke shënuar gol ndaj Zvicrës në Rusia 2018 (Getty Images)

Mediat gjermane kanë zbuluar se Leipzig ka refuzuar ofertën e parë të Romës e cila besohet se ka qenë rreth 30 milionë euro.

Leipzig u ka kërkuar drejtuesve italianë ta ngritin edhe më shumë ofertën e tyre.

26-vjeçari ka pasur paraqitje mjaftë të mira si në Bundesligën gjermane ashtu edhe në Kampionatin Botëror me Suedinë.

Në 33 ndeshje me Leipzigin këtë edicion, Forsberg ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar tetë asistime. /Telegrafi/

The post Refuzohet oferta e parë e Romës për Forsberg appeared first on Telegrafi.

Isufi: Na mposhtën gjyqtarët nga Qipro, kundërshtari nuk ishte fair-play

Posted: 26 Jul 2018 01:24 PM PDT

Drita ka pësuar humbje në udhëtim nga Dudelange i Luksemburgu me rezultat 2-1.

Një rezultat i mirë për ndeshjen kthyese, ku Drita do të tentojë të kalojë tutje në ndeshjen që zhvillohet në Mitrovicë pas një jave.

Trajneri Bekim Isufi ka pasur shumë ankesa për gjykimin, por edhe për kundërshtarin.

"Ndeshje e vështirë në një kohë të nxehtë, por ne e dhamë maksimumin në këtë takim ku patëm shume raste shënimi, por edhe kundërshtari pati raste njësojë"

"Çka vlen te theksohet se gjatë gjithë takimit kemi qenë pre e një skenari të katër gjyqtarëve nga Qipro, ku ndikuan plotësisht në rezultat, jo vetëm te akordimi i penalltisë, por gjatë tërë ndeshjes".

"Po ashtu duhet theksuar se as nikoqiri në shume raste nuk pati fair–play ndaj nesh".

"Ne duhet te mobilizohemi dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen e radhës, prandaj kësaj radhe na duhet përkrahja e gjithë simpatizueseve të futbollit të Kosovës e ne veçanti 'Intelektualëve', që këtyre djemëve t'u japin motiv dhe t'i përkrahin në ndeshjen e kthimit", ka thënë Isufi për fazën zyrtare të klubit. /Telegrafi/  

The post Isufi: Na mposhtën gjyqtarët nga Qipro, kundërshtari nuk ishte fair-play appeared first on Telegrafi.

A i duhet Real Madridi një yll i ri në sulm, këto janë alternativat

Posted: 26 Jul 2018 01:13 PM PDT

Real Madridi ka humbur 50 gola në sezon, pasi Cristiano Ronaldo ka vendosur të kalojë në Juventus dhe mbretërit duhet të vendosin se si ta zëvendësojë atë.

Tashmë klubi ka 100 milionë euro në konto që mund t'i investojë për një numër 9-të.

Në klub ka lojtarë të talentuar si Lucas Vazquez, Marco Asensio dhe Isco, por që nuk mund të jenë zëvendësues të denjë të CR7.

Marco Asensio (Foto: Getty Images)

Në vend të kësaj, fokusi ka rënë te Karim Benzema dhe Gareth Bale, të cilët shënuan 12 gola në 47 ndeshje, përkatësisht 21 gola në 39 ndeshje, duke asistuar edhe 15 herë.

33 golat e tyre nuk i afrohen atyre 44 të Ronaldos.

Emrat në listë 

Real Madridi mund të synojë emra si Harry Kane, Mauro Icardi, Robert Lewandowski dhe Rodrigo Moreno, që të gjithë kushtojnë mbi 100 milionë euro.

Një njeri i lidhur fort me Los Blancos është edhe Eden Hazard, por belgu nuk është sulmues dhe nuk mund të garantojë 50 gola në sezon.

Mariano Diaz, i cili është te Lyon, mund të numërohet si një opsion tjetër, por, edhe një herë, niveli i tij me kërkesat e Realit, kanë diferencë.

Alvaro Morata ka mundësi të ri-blihet, por që kjo lëvizje të ndodh, ka shumë vështirësi.  /Telegrafi/

The post A i duhet Real Madridi një yll i ri në sulm, këto janë alternativat appeared first on Telegrafi.

Orari i Serie A për sezonin 2018/19: Juventus – Inter zhvillohet në javën e 15-të, ‘Derbi i Milanos’ në javën e 9-të

Posted: 26 Jul 2018 11:47 AM PDT

Është hedhur shorti për orarin e Serie A për sezonin 2018-19, ku ndeshja e parë e madhe vjen në javën e 7-të me përballjen Juventus-Napoli.

Pastaj në xhiron e nëntë vjen Derbi i Madoninas nga java e 9-të.

Ndeshja më e madhe në Itali, ajo mes Juventusit dhe Interit zhvillohet në xhiron e 15-të fillimisht në Torino.

Serie A fillon me 18 gusht dhe do të zgjasë deri më 26 maj, kur të 10 ndeshjet zhvillohen në një orar.

Do të luhet tri herë ne mesjavë me 26 shtator, 26 dhjetor dhe 3 prill.

Katër herë do të ketë pushim për ndeshjet e kombëtareve. /Telegrafi/

Serie A, orari 2018-19:

Java 1

Atalanta-Frosinone

Bologna-Spal

Chievo-Juventus

Empoli-Cagliari

Lazio-Napoli

Milan-Genoa

Parma-Udinese

Sampdoria-Fiorentina

Sassuolo-Inter

Torino-Roma

Java 2

Cagliari-Sassuolo

Fiorentina-Chievo

Frosinone-Bologna

Genoa-Empoli

Inter-Torino

Juventus-Lazio

Napoli-Milan

Roma-Atalanta

SPAL-Parma

Udinese-Sampdoria

Java 3

Atalanta-Cagliari

Bologna-Inter

Chievo-Empoli

Fiorentina-Udinese

Lazio-Frosinone

Milan-Roma

Parma-Juventus

Sampdoria-Napoli

Sassuolo-Genoa

Torino-SPAL

Java 4

Cagliari-Milan

Empoli-Lazio

Frosinone-Sampdoria

Genoa-Bologna

Inter-Parma

Juventus-Sassuolo

Napoli-Fiorentina

Roma-Chievo

SPAL-Atalanta

Udinese-Torino

Java 5

Bologna-Roma

Chievo-Udinese

Fiorentina-SPAL

Frosinone-Juventus

Lazio-Genoa

Milan-Atalanta

Parma-Cagliari

Sampdoria-Inter

Sassuolo-Empoli

Torino-Napoli

Java 6

Atalanta-Torino

Cagliari-Sampdoria

Empoli-Milan

Genoa-Chievo

Inter-Fiorentina

Juventus-Bologna

Napoli-Parma

Roma-Frosinone

SPAL-Sassulo

Udinese-Lazio

Java 7

Bologna-Udinese

Chievo-Torino

Fiorentina-Atalanta

Frosinone-Genoa

Inter-Cagliari

Juventus-Napoli

Parma-Empoli

Roma-Lazio

Sampdoria-SPAL

Sassuolo-Milan

Java 8

Atalanta-Samp

Cagliari-Bologna

Empoli-Roma

Genoa-Parma

Lazio-Fiorentina

Milan-Chievo

Napoli-Sassuolo

Spal-Inter

Torino-Frosinone

Udinese-Juventus

Java 9

Bologna-Torino

Chievo-Atalanta

Fiorentina-Cagliari

Frosinone-Empoli

Inter-Milan

Juventus-Genoa

Parma-Lazio

Roma-SPAL

Sampdoria-Sassuolo

Udinese-Napoli

Java 10

Atalanta-Parma

Cagliari-Chievo

Empoli-Juventus

Genoa-Udinese

Lazio-Inter

Milan-Sampdoria

Napoli-Roma

Sassuolo-Bologna

SPAL-Frosinone

Torino-Fiorentina

Java 11

Bologna-Atalanta

Chievo-Sassuolo

Fiorentina-Roma

Inter-Genoa

Juventus-Cagliari

Lazio-SPAL

Napoli-Empoli

Parma-Frosinone

Sampdoria-Torino

Udinese-Milan

Java 12

Atalanta-Inter

Chievo-Bologna

Empoli-Udinese

Frosinone-Fiorentina

Genoa-Napoli

Milan-Juventus

Roma-Sampdoria

Sassuolo-Lazio

SPAL-Cagliari

Torino-Parma

Java 13

Bologna-Fiorentina

Cagliari-Torino

Empoli-Atalanta

Genoa-Sampdoria

Inter-Frosinone

Juventus-SPAL

Lazio-Milan

Napoli-Chievo

Parma-Sassuolo

Udinese-Roma

Java 14

Atalanta-Napoli

Chievo-Lazio

Fiorentina-Juventus

Frosinone-Cagliari

Milan-Parma

Roma-Inter

Sampdoria-Bologna

Sassuolo-Udinese

SPAL-Empoli

Torino-Genoa

Java 15

Cagliari-Roma

Empoli-Bologna

Genoa-SPAL

Juventus-Inter

Lazio-Sampdoria

Milan-Torino

Napoli-Frosinone

Parma-Chievo

Sassuolo-Fiorentina

Udinese-Atalanta

Java 16

Atalanta-Lazio

Bologna-Milan

Cagliari-Napoli

Fiorentina-Empoli

Frosinone-Sassuolo

Inter-Udinese

Roma-Genoa

Sampdoria-Parma

SPAL-Chievo

Torino-Juventus

Java 17

ChievoVerona-Inter

Empoli-Sampdoria

Genoa-Atalanta

Juventus-Roma

Lazio-Cagliari

Milan-Fiorentina

Napoli-SPAL

Parma-Bologna

Sassuolo-Torino

Udinese-Frosinone

Java 18

Atalanta-Juventus

Bologna-Lazio

Cagliari-Genoa

Fiorentina-Parma

Frosinone-Milan

Inter-Napoli

Roma-Sassuolo

Sampdoria-ChievoVerona

SPAL-Udinese

Torino-Empoli

Java 19

Chievo-Frosinone

Empoli-Inter

Genoa-Fiorentina

Juventus-Sampdoria

Lazio-Torino

Milan-SPAL

Napoli-Bologna

Parma-Roma

Sassuolo-Atalanta

Udinese-Cagliari

The post Orari i Serie A për sezonin 2018/19: Juventus – Inter zhvillohet në javën e 15-të, 'Derbi i Milanos' në javën e 9-të appeared first on Telegrafi.

Humbje minimale e Dritës në udhëtim, shpresë në rikthim pas një jave

Posted: 26 Jul 2018 11:25 AM PDT

Kampioni në fuqi i Kosovës, Drita ka pësuar humbje minimale në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës 2-1 nga skuadra F91 Dudelange.

Drita e nisi mirë ndeshjen duke pasur më shumë nga loja në pjesën e parë.

Gjilanasit sulmuan vazhdimisht dhe patën katër goditje në drejtim të portës së vendasve, përkundër një që pati skuadra e Dudelange.

Haxhi Neziraj e Betim Haxhimusa patën raste të mira shënimi por pa arritur qëllimin për të shënuar.

E kur të gjithë po prisnin që pjesa e parë të përfundonte pa gola, kështu nuk mendonte Xhevdet Shabani.

Mesfushori anësorë u asistua për mrekulli nga Betim Haxhimusa dhe shënoi gol në lojën shtesë të pjesës së parë për 0-1.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan, me vendasit që filluan të sulmonin vazhdimisht portën e Bakajt.

Sulmuesi francez i vendasve, Nicolas Perez barazoi shifrat në 1-1 pas asistimit nga Prempeh në minutën e 66-të.

Kampionët e Kosovës vazhduan lojën defensive në pjesën e dytë, por në minutën e 80-të gabuan duke shkaktuar penallti.

Mesfushori Endrit Krasniqi shkaktoi penalltinë dhe u ndëshkuan me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga ndeshja.

Nga pika e bardhë i saktë për vendasit ishte sulmuesi David Turpel për 2-1.

Drita deri në fund provoi barazimin e rezultatit por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kampionët në fuqi të Kosovës do të tentojnë rikthimin në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e kthimit mes Dritës dhe F91 Dudelange do të zhvillohet pas një jave në stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë. /Telegrafi/

The post Humbje minimale e Dritës në udhëtim, shpresë në rikthim pas një jave appeared first on Telegrafi.

Botërori 2018: Telegrafi dha me sukses testin te lexuesi: Mbulimin special, dhurata dhe informim i drejtë (Statistika)

Posted: 26 Jul 2018 11:22 AM PDT

Çdo katër vite, FIFA suksesshëm organizon Kampionatin Botëror, kurse Telegrafi arrin të bëjë një tjetër mbulim special.

Kur puna e madhe përkthehet në statistika marramendëse:

885 mijë vizitorë
233 mijë vizitorë të rinj

Botërori i 2018 befasoi të gjithë. Shumë rekorde u thyen, shumë përballje të pabesueshme ndodhën, ishte një garë e nivelit të lartë që rrallë herë shikohet.

4.8 milionë shfletime
2.5 milionë minuta të shpenzuara në artikuj

Gjithsesi fituesi më i madh i këtij Botërori ishte lexuesi i Telegrafit, përveç informacioneve, ai kishte mundësi të fitojë edhe shumë dhurata.

1,100 artikuj për Rusia 2018

Në mesin e një kaosi mediatik në portalet shqiptare, atij i shërbyem me korrektësi maksimale. Redaksia e sportit në mbledhjet e saj javore, kishte menduar dhe diskutuar për çdo detaj, e pastaj duke i perfeksionuar ato rrugës, vetëm që lexuesi në fund të ndahet i kënaqur nga shërbimet tona.

Fituesi më i madh i këtij Botërori, ishte lexuesi i Telegrafit: Katër parashikuesit më të mirë shpërblehen me iPhone X, pushim në Stamboll, laptop dhe Sony SmartBand Fituesi më i madh i këtij Botërori, ishte lexuesi i Telegrafit: Katër parashikuesit më të mirë shpërblehen me iPhone X, pushim në Stamboll, laptop dhe Sony SmartBand

Fillimisht krijuam një rubrikë në vete për Botërorin, 'Rusia 2018', kështu ia mundësuam lexuesit hapësirën e veçantë informuese të ndarë nga lajmet e tjera sportive. Në këtë rubrikë përveç lajmeve për Botërorin, kishte profile të veçanta dhe të detajuara në formë historie për të 32 përfaqësueset. Gjithashtu edhe për trofeun, maskotën, topin, stadiumet e shumë gjëra tjera.

164 ndeshje, të gjitha të ndjekura nga formacionet zyrtare, raportim në kohë reale, deklarata para dhe pas ndeshjes, statistikat, prapaskenat dhe historitë interesante nga jeta dhe karriera e lojtarëve.

Por, kjo nuk ishte e vetmja gjë. Telegrafi Sport në faqen e saj në Facebook (edhe në Instagram), bëri sondazh për secilën ndeshje.

164 sondazhe
Rreth 492,000 pjesëmarrës

Që ky Botëror të ishte më emocionues dhe i bukur, pothuajse për secilën ditë dhuruam fanella, e që në fund numri i tyre do të arrijë në 60-të. Pak relaks nuk bën asnjëherë keq, kështu dhuruam edhe 60 bileta për shikuar filma në kinemanë, Cineplexx në Prishtinë.

Një plus i madh ishte edhe faqja e Telegrafi Sport, e cila numëron mbi 180 mijë pëlqime në Facebook, por për nga aktiviteti është e pakonkurrencë. Duke parë gjithë këtë punë që po bëhej, edhe numri mesazheve në faqe ishte shumë i madh.

Pasi qëllimi ynë ishte të krijojmë një lidhje me lexuesin, të gjitha ato janë kthyer në kohë reale dhe në mënyrë të detajuar. Nisur nga kjo lexuesi kishte të qartë çdo gjë të asaj që po bëhej dhe ne si portal ishim në dijeni për kërkesat e tyre, që në fund na jepte mundësi të përmirësonim punën dhe shërbimet tona drejt perfeksionit.

Më e bukura, ajo që bëri diferencën me të tjerët, ishte loja shpërblyese në portal.

Mbi 6,000 persona u regjistruan në platformën e parashikimit të rezultateve, e në fund fituan katër më të mirët:

Renditja finale

Vendi i parë: Një iPhone X
Vendi i dytë: Një pushim në Stamboll
Vendi i tretë: Një laptop
Vendi i katër: Një orë të mençur sportive (Sony SmartBand)

Kampionati Botërori 'Rusia 2018' përfundoi, por puna e madhe vazhdon….

The post Botërori 2018: Telegrafi dha me sukses testin te lexuesi: Mbulimin special, dhurata dhe informim i drejtë (Statistika) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more