Skip to main content

“Loris gabim trashanik, Mangjukiq ngushton epërisnë e Francës (VIDEO)” plus 9 more Ekonomia Online

“Loris gabim trashanik, Mangjukiq ngushton epërisnë e Francës (VIDEO)” plus 9 more Ekonomia Online


Loris gabim trashanik, Mangjukiq ngushton epërisnë e Francës (VIDEO)

Posted: 15 Jul 2018 09:36 AM PDT

Mario Mangjukiq ka shënuar për 4:2 në finalen e Kupës së Botës.

Ai realizoi në minutën e 69-të pas një gabimi trashanik të portierit francez, Hugo Loris.

The post Loris gabim trashanik, Mangjukiq ngushton epërisnë e Francës (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Mbappe spektakolar, shënon golin e katërt për Francën ndaj Kroacisë

Posted: 15 Jul 2018 09:34 AM PDT

Franca ka shënuar golin e katërt në finale të Kupës së Botës ndaj Kroacisë.

Kylian Mbappe realizoi super gol për epërsinë 4:1 të kombëtares së Francës, në minutën e 65′ të takimit.

The post Mbappe spektakolar, shënon golin e katërt për Francën ndaj Kroacisë appeared first on Ekonomia Online.

Incidenti i turpshëm në finale të Botërorit – regjia fshehi pamjet

Posted: 15 Jul 2018 09:29 AM PDT

Në minutën e 52-të të ndeshjes finale të Kampionatit Botëror Rusia 2018, ka ndodhur një incident që është lëshim serioz i organizatorëve dhe u trajtua në mënyrë turpëruese nga FIFA dhe regjia qendrore.

Pamjet tregojnë katër persona duke iu shmangur kontrollit të sigurimit dhe duke hyrë në fushën e lojës.

Sigurim intervenoi duke i kapur cenuesit e fushës, por në momentin që filloi tërheqja e tyre zvarrë nga terreni, regjia transmetoi një xhirim të përsëritur nga një rast i mëhershëm për shënim dhe shikuesit nga e gjithë bita që nuk ishin në stadium nuk e panë këtë veprim të pjesëtarëve të sigurimit të stadiumit.

The post Incidenti i turpshëm në finale të Botërorit – regjia fshehi pamjet appeared first on Ekonomia Online.

Pogba për 3:1 (VIDEO)

Posted: 15 Jul 2018 09:22 AM PDT

Paul Pogba e ka shënuar golin e tretë për Francën ndaj Kroacisë në finalen e Kupës së Botës.

Ai shënoi në minutën e 59-të për t'ua dhënë francezëve epërsinë prej 3:1.

The post Pogba për 3:1 (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Era Istrefi flet pas performancës ne finalen e Kupës së Botës

Posted: 15 Jul 2018 09:20 AM PDT

Këngëtarja shqiptare, Era Istrefi ka thënë se ka kaluar një moment të jashtëzakonshëm me paraqitjen e saj në ceremoninë e finales së Kupës së Botës.

Istrefi performoi në stadiumin Luzhniki pak minuta para se të fillonte ndeshja finale ndërmjet Francës dhe Kroacisë. Këngëtarja shqiptare me famë botërore pati një performancë briliante në Luzhniki ku performoi së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith këngën 'Live it Up'.

Era ka postuar një fotografi në Instagram dhe është prononcuar pas paraqitjes në finale.

"Ne sapo performuam në Kupën e Botës së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam! Çfarë momenti i pabesueshëm," shkruan Era në Instagram.

The post Era Istrefi flet pas performancës ne finalen e Kupës së Botës appeared first on Ekonomia Online.

Nxehtësia në veturat e ekspozuara në diell mund të jetë vdekjeprurëse për fëmijët apo kafshët shtëpiake

Posted: 15 Jul 2018 09:06 AM PDT

Çdo vit ka disa raste të fëmijëve ose kafshëve shtëpiake që ndërrojnë jetë për shkak të nxehtësisë së tepërt në vetura.

Shkencëtarët në Arizona kanë provuar, pas eksperimenteve, se temperatura e rrezikshme në automjete mund të arrihet edhe pas një ore ekspozimi në diell, por edhe rrezikun e parkimit në hije.

Temperatura e trupit në veturë mund të rritet deri në 40 gradë Celsius pas vetëm një ore dhe kjo mund të çojë në një goditje të nxehtë.

Shkencëtarët përdorën gjashtë vetura të madhësive dhe ngjyrave të ndryshme që ishin parkuar në diell. Është treguar se automjetet më të vogla janë jashtëzakonisht të shpejta për t'u ngrohur dhe pas një ore temperatura mbi 47 gradë është regjistruar në të gjitha veturat.

Në hije, temperatura mesatare ishte rreth 40 gradë, por pas dy orësh ishte aq e rrezikshme sikur në diell, sipas një studimi të botuar në revistën Temperature, transmeton ksp. Shkencëtarët kanë treguar se timonët e ekspozuar në diell digjen në 52 gradë Celsius pas një ore dhe instrument-tabela arrin në 69 gradë Celsius.

"Hulumtimi ka treguar se edhe parkimi i automjetit në hije mund të jetë vdekjeprurëse për një fëmijë të vogël", tha Nancy Selover, një klimatolog nga ASU.

"Frymëmarrja në veturë krijon një efekt shtesë për shkak të lagështirës më të lartë në ajër, duke e bërë më të vështirë të freskohet për shkak të djersitjes", shtoi ajo.

Bashkë-autorja e hulumtimit Jennifer Vanos theksoi se njerëzit mund të pësojnë edhe në temperatura nën 40 gradë, duke theksuar se disa viktima të goditjes së nxehtësisë mund të kenë pasoja të qëndrueshme për trurin dhe organet e tjera.

The post Nxehtësia në veturat e ekspozuara në diell mund të jetë vdekjeprurëse për fëmijët apo kafshët shtëpiake appeared first on Ekonomia Online.

“Whitney” në lojë me sekretin e madh

Posted: 15 Jul 2018 08:56 AM PDT

Në korrikun e vitit të kaluar, Nick Broomfield lansoi një dokumentar për jetën e stuhishme dhe vdekjen e ikonës Whitney Houston, e cila ka qenë një prej yjeve më të mëdha në botë, që në fund ra në depresion të thellë dhe u përball me abuzim kronik të narkotikëve, duke humbur vetëdijen në mënyrë fatale në vaskën e hotelit në vitin 2012, në moshën 48-vjeçare.

Në mënyrë të tmerrshme, vajza e saj vdiq në të njëjtën mënyrë, tre vjet më pas.

Tani Kevin Macdonald na e ka sjellë dokumentarin e tij me subjektin e njëjtë. Ky është vlerësuar më shumë, por duhet të them se më është dukur një përvojë e çuditshme dhe madje eksperiencë e papërfunduar dhe e pakënaqshme, shkruan "The Guardian", transmeton "Koha Ditore".

Padyshim se Macdonald ka më shumë qasje tek anëtarët e familjes sesa Broomfield, dhe ka më shumë materiale arkivore, nga performancat e saj në skenë dhe jashtë saj, të xhiruara nga burri i saj Bobby Brown i cili është intervistuar dobët dhe vend e pavend.

Problemi është se Macdonald sjell një zbulim të madh tek nga dy të tretat e dokumentarit. Padyshim kjo është një storie e madhe; do të ishte e gabuar të rrëfehej në detaje këtu, por ata që nuk duan të dinë për këtë pjesë apo për analizat narrative është më mirë të ndalojnë këtu dhe të mos e lexojnë shkrimin deri në fund.

Në terme gazetareske, Macdonald ka bërë kujdesin e duhur, megjithëse asgjë nuk mund të dëshmohet, dhe në aspektin e rrëfimit të historisë ai zor se mund të fajësohet që frenon. Por pasi që e hedh këtë bombë, ai nuk bën asgjë për të eksploruar implikimet. Në të vërtetë, duhet të kthehet dokumentari prej fillimit dhe të ritregohet historia për të ndriçuar këtë informacion.

A thotë ai se ky sekret i tmerrshëm familjar është arsyeja e palumturish së Whitneyt? Është një dyshim këtu se arsyeja është që ajo në fakt ka qenë lesbike – sugjerim goxha i diskutueshëm për të cilin dokumentari nuk bën asgjë ta justifikojë apo sfidojë.

Përfundimisht, historia këtu është ajo që tashmë dihet. Whitney Houston ka qenë një vajzë e re me zë sublim, e rritur në geton e New Jerseyt, këngëtare në korin e kishës e shkolluar nga nëna e saj këngëtare Cissy, dhe e rrethuar me muzikë që nga momenti i lindjes së saj.

The post "Whitney" në lojë me sekretin e madh appeared first on Ekonomia Online.

Presidentja e Kroacisë gati për finalen e Botërorit (VIDEO)

Posted: 15 Jul 2018 08:49 AM PDT

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Gradar Kitaroviq, ka marrë gjithë vëmendjen e botës për shkak të përkrahjes që ajo po shfaq ndaj tifozëve të kombëtares kroate në Kambionatin Botëror.

Gjatë gjithë muajit të botërorit ajo u pa të festonte fitoret e kombëtares së saj në mënyra të ndryshme, njofton Klan Kosova.

Por, gjithsesi që ky botërori 2018 s'ka si të mbarojë finalen e saj edhe pa një falënderim dhe një përkrahje të pazakontë të Presidentes korate Kolindas.

Ajo përmes llogarisë së saj në facebook është shprehur optimiste se kombëtarja e saj do ta rrëmbejë trofeun e Kampionit të Botës.

"Në emër të tifozëve kroatë, do të doja të falënderoja Rusinë për mikpritjen e saj të përzemërt. Ju ishit nikoqirë të mirë. Bëni tifo për Kroacinë sonte. Le të festojmë së bashku. Faleminderit, Rusi! Ne po vijnë! 🇭🇷"

U ime hrvatskih navijača zahvaljujem Rusiji na srdačnom gostoprimstvu. Bili ste sjajni domaćini. Večeras navijajte za Hrvatsku. I veselimo se zajedno. Hvala,Rusijo! Dolazimo! 🇭🇷

Posted by Kolinda Grabar-Kitarović on Sunday, 15 July 2018

The post Presidentja e Kroacisë gati për finalen e Botërorit (VIDEO) appeared first on Ekonomia Online.

Franca kthen epërsinë me ndihmën e VAR-it

Posted: 15 Jul 2018 08:44 AM PDT

Antoine Griezmann ka kthyer epërsinë e Francës ndaj Kroacisë me penaltinë e akorduar me ndihmën e VAR-it.

Ivan Perishiq që para disa minutave realizoi golin e barazimit, u shndërrua në figurën tragjike për Kroacinë pasi preku topin me dorë në zonë dhe gjyqtari kërkoi ndihmën e teknologjisë VAR për të akorduar penaltinë që në gol e shndërroi sulmuesi 27-vjeçar.

The post Franca kthen epërsinë me ndihmën e VAR-it appeared first on Ekonomia Online.

Google Phone parandalon thirrjet e rrejshme

Posted: 15 Jul 2018 08:41 AM PDT

Google ka testuar një veçori të re, e cila teorikisht parandalon thirrjet e rreme. Në prill, kompania filloi një program Beta për aplikacionin e telefonit Google, në të cilin u testua veçoria e re.

Tani faqja e mbështetjes së aplikacionit është përditësuar për të fuqizuar ndryshimet e reja dhe veçoria tashmë është aktivizuar në shumë pajisje, transmeton ksp. Një veçori e re mund të gjendet në menynë ID e telefonuesit dhe Spam të aplikacionit Google Phone, dhe opsioni do të parandalojë thirrjet e padëshiruara.

Të gjitha thirrjet që aplikacioni identifikon si spam (të rreme) do të përcillen në mesazhet zanore, përdoruesi nuk do të njoftohet as për këtë. Përdoruesi mund të dëgjojë voicemail nëse dëshiron, por nuk do të dijë kur aplikacioni zbuloi një thirrje spam.

Funksioni mund të aktivizohet duke shkuar te parametrat/identifikuesi i telefonuesit dhe spam, pas së cilës është e nevojshme të shtypet opsioni i filtrave për thirrje spam. Kjo mund të çaktivizohet në çdo kohë, nëse mendoni se Google Phone mund të menaxhojë thirrjet për spam.

The post Google Phone parandalon thirrjet e rrejshme appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more