Skip to main content

Lojtari kroat grushton atë serb, pastaj i përshëndet me gishtin e mesit tifozët e Serbisë (Video)

Lojtari kroat grushton atë serb, pastaj i përshëndet me gishtin e mesit tifozët e Serbisë (Video)


Lojtari kroat grushton atë serb, pastaj i përshëndet me gishtin e mesit tifozët e Serbisë (Video)

Posted: 27 Jul 2018 02:23 AM PDT

Kombëtarja e Serbisë në sportin e Waterpolos është kualifikuar për në finalen e madhe të Europës.

Serbia mposhti 9 me 7 kampionin në fuqi, Kroacinë.

Por, gjatë takimit të sotshëm ka ndodhur një skandal. Lojtari kroat, Loren Fatovic, sulmoi fizikisht dy herë lojtarët e Serbisë.

Ai goditi me grusht të fortë lojtarin e Serbisë, Filip Filipovic. Fatovic u ndëshkua me karton të kuq dhe u largua nga loja.

Kjo nuk ishte e gjitha, lojtari kroat duke u larguar nga uji, ia drejtoi gishtin e mesit tifozëve të Serbisë.

The post Lojtari kroat grushton atë serb, pastaj i përshëndet me gishtin e mesit tifozët e Serbisë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Ronaldo e harron Botërorin, i përkushtohet dashurisë

Posted: 26 Jul 2018 10:34 PM PDT

Cristiano Ronaldo ka lënë pas Botërorin dhe tanimë ka kohë vetëm për familjen.

Futbollisti portugez po shijon sërish pushime me të dashurën e tij bukuroshe Georgina Rodriguez.

Ai ka postuar një foto në "Instagram", ku shfaqet krahë modeles. Një foto ky ylli portugez duket tejet i lumtur dhe i dashuruar.

"Pushime me dashurinë" shkruan lojtari më i ri i Juventusit në postim.

The post Ronaldo e harron Botërorin, i përkushtohet dashurisë appeared first on DRENICA PRESS.

Imami nga Drenica ka një kërkesë për kolegët e tij pas vdekjes së Adem Demaçit

Posted: 26 Jul 2018 10:30 PM PDT

Hoxha nga Drenasi, Osman Musliu, u është drejtuar kolegëve të tij me një kërkesë të veçantë. Ai i ka ftuar imamët që ligjëratën e namazit të xhumasë t'ia kushtojnë veprimtarit Adem Demaçi.

"Me rastin e vdekjes se bacës Adem Demaçi, ftojë imamët kolegët e mi që nesër e Xhuma Hytben/ligjeratën t'ia kushtojnë jetës dhe veprës së bacës Adem", ka thënë Musliu.

"Ju rrit nera për mirëkuptim!", ka thënë ai.

Mirëpo, disa imamë në Kosovë kanë krijuar polemika në të kaluarën me Adem Demaçin.

The post Imami nga Drenica ka një kërkesë për kolegët e tij pas vdekjes së Adem Demaçit appeared first on DRENICA PRESS.

Ekskluzive: Administrata e Donald Trumpit mbështet ndarjen e Kosovës

Posted: 26 Jul 2018 10:29 PM PDT

Gazeta Express, përmes burimeve diplomatike, ka mësuar se Administrata e Donald Trumpit i ka dhënë dritën e gjelbër opsionit të ndarjes së Kosovës. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që Trump për këtë gjë është marrë vesh me Presidentin rus, Vladimir Putin, në samitin e Helsinkit.

Në fund të këtij viti mbushen 26 vjet, saktësisht për Krishtlindje, kur Presidenti George Bush, i vjetri, e kishte kërcënuar Serbinë që të mos niste luftë në Kosovë. Ky njihet si Kërcënimi i Krishtlindjeve. Secili president amerikan, pas tij, kur ka qenë në pyetje e ardhmja e Kosovës, ka qenë më i prerë se sa paraardhësi. Të gjithë këta, me angazhimin e tyre, bënë që Kosova në vitin 2008 të shpallë pavarësinë e saj, për t’u njohur më pas nga më shumë se gjysma e botës. Të gjithë këta kanë qenë, përveç tjerash, në unison të plotë edhe sa i përket kufijve të Kosovës: ata nuk guxojnë të preken, nuk ka ndarje të Kosovës.

Donald Trump, Presidenti jokonvencional amerikan, ekipi i tij, nuk janë dakord me shumëçka çfarë kanë bërë paraardhësit e tij, si brenda ashtu edhe jashtë Amerikës, e sipas të gjitha gjasave as për Kosovën.

Gazeta Express, përmes burimeve të sigurta diplomatike, ka mësuar se Administrata e Donald Trumpit, ata që merren me politikë të jashtme, janë pajtuar që Kosova t’i japë territor Serbisë në këmbim të njohjes së saj.

“Ka mundësi që për këtë çështje ka pasur edhe një bisedë në mes Trumpit dhe Putinit në Helsniki”, ka thënë burimi i Gazetës Express, duke shtuar se ky ndryshim radikal në administratën e Donald Trumpit po ndodh pasiqë tash nga aty është larguar ish-këshilltari për siguri kombëtare i Trumpit, H.R. McMaster, dhe pas ardhjes në këtë detyrë të John Boltonit, i njohur për qasjen e tij anti-Kosovë, gjatë kohës kur ka qenë ambasador i SHBA’së në OKB.

“Ka mundësi që do të flitet për shkëmbim të territoreve. Mirëpo përfundimi i gjithë kësaj drame është se Kosova, ajo çfarë do të mbetet prej saj, do të mund të konsiderohet si një provincë e Shqipërisë”, ka thënë ky burim.

Prej kur është shpërbërë Jugosllavia, bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht i ka refuzuar idetë për ndarje të territoreve, përtej kufijve që kanë qenë në kuadër të Jugosllavisë. Edhe përkundër një lufte të tmerrshme në Bosnje dhe Hercegovinë, në paqen e arritur në Dejton, palët janë detyruar që të vazhdojnë të jetojnë në një shtet të përbashkët. E njëjta logjikë është ndjekur edhe për Maqedoninë, e edhe për Kroacinë. Përkundër faktit që në këto republika ka pasur pakica etnike, bashkësia ndërkombëtare nuk i ka përkrahur ndarjet. Deri më tash, sa herë është biseduar për ndarje, është thënë që “kjo e hapë Kutinë e Pandorës”, metaforë për të këqijat që vijnë pas hapjes së saj, sipas mitologjisë greke.

Tash askush nuk e di më se çfarë do të ndodhë, nëse preken kufijtë e Kosovës. Çfarë do të ndodhë me Maqedoninë dhe Bosnjen?

Ajo çfarë dihet është se Administrata e Donald Trumpit është në një mendje me Rusinë për ndarjen e vendit tonë. /Express/

The post Ekskluzive: Administrata e Donald Trumpit mbështet ndarjen e Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Këto janë arsyet pse kosovarët marrin kredi në Zvicër

Posted: 26 Jul 2018 10:14 PM PDT

Veçanërisht i madh është numri i kredimarrësve në kantonet lindore dhe veriore të Zvicrës: Basel-Stadt 56 përqind dhe Schaffhausen 53,7 përqind. I vogël është numri në kantonin Jura me pak më pak sesa 30 përqind.

Analiza e 30 mijë kreditorëve nga "Comparis", gjithashtu tregon se në shtatë kantone më shumë se gjysma e tyre janë të huaj. Sa i përket kredive të dhëna, studimi konstaton se rreth 6 përqind e familjeve zvicerane paguajnë një hua të vogël, ndërsa te të huajt kjo shifër është 25 përqind.

Veçanërisht i madh ishte numri te francezët dhe portugezët, ku thuajse çdo i dyti ishte futur në borxh krediti për të financuar blerjen e një veture. Te kosovarët, italianët dhe gjermanët vetëm një e treta shfrytëzonin kreditin për të blerë një veturë, shkruan albinfo.ch

Për të mos mbaruar këtu: një pjesë e madhe e kosovarëve dhe italianëve, kërkonin kredi për të paguar kreditet e vjetra. Rreth një e dhjeta e italianëve dhe kosovarëve merrnin kredi për këtë arsye. Te francezët kjo shifër është dyfish më e ulët: 5.5 përqind.

The post Këto janë arsyet pse kosovarët marrin kredi në Zvicër appeared first on DRENICA PRESS.

Ky është vendimi parë i drejtorit të Feronikelit, shumë i mirëpritur dhe i duhur për punëtorët!

Posted: 26 Jul 2018 10:12 PM PDT

Nëpërmes të një njoftimi publik, zëdhënësja e “Ferronikelit”, Lindita Daija, ka thenë se edhe zyrtarisht “NewCo Ferronikeli Complex LLC”, është blerë nga NKL Limited, pjesë e Balfin Group. Pronari i ri, Samir Mane, të martën ua ka paguar të gjithë punëtorëve nga një pagë që u kishte mbetur borxh menaxhmenti i vjetër, ndërsa brenda javës do t’ua paguaj edhe nga një gjysmë page, raporton "Zëri.info".

Tashmë edhe zyrtarisht është konfirmuar se NKL Limited, e cila është në pronësi të Balfin Group” dhe udhëhiqet nga miliarderi shqiptar, Samir Mane, me seli në Londër është pronar i ri i NewCo “Ferronikelit”. “Ferronikeli”, nëpërmes të zëdhënëses Lindita Daija edhe zyrtarisht ka njoftuar se NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan, është blerë nga një kompani me seli në Mbretërinë e Bashkuar që kontrollohet nga Balfin Group. Siç thuhet në njoftim, NKL Limited, shumica e aksioneve të cilat janë në pronësi të “Balfin Group”, është një kompani e specializuar ne fushën minerare dhe metalurgjike, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

“Kjo kompani ka blerë 100% të aksioneve të NewCo Ferronikeli Complex LLC. NKL Limited ka marrë kontrollin e NewCo Ferronikelit pas ekzekutimit të marrëveshjeve të detyrueshme dhe së bashku me Menaxhmentin e Kompanisë është duke u përkujdesur për të gjitha përgjegjësitë në baza ditore. Balfin Group, menjëherë pas marrjes së kontrollit, ka treguar angazhimin e tij  ndaj NewCo Ferronikelit duke investuar fonde të mjaftueshme për të rifilluar prodhimin sa më shpejt që të jetë e mundur. Balfin Group gjithashtu është duke bashkëpunuar me kontraktorët e kompanisë, furnizuesit dhe partnerët e saj për të rënë dakord për bashkëpunimin dhe angazhimin e mëtutjeshëm për biznesin dhe operimin e NewCo Ferronikelit. Menaxhmenti i kompanisë është mirënjohës për mbështetjen e plotë që është duke pranuar nga aksionerët e saj të rinj dhe së bashku me Balfin dhe NKL Limited dëshirojnë të shprehin vlerësimin e tyre për punonjësit, partnerët, institucionin bankar, kontraktuesit, furnizuesit dhe të gjithë komunitetin e Republikës së Kosovës. Balfin Group dëshiron të shpreh mirënjohje per mbështetjen e vazhdueshme që Qeveria e Republikës së Kosovës ka dhënë në ekzekutimin e blerjes dhe mirëpret investimet tona të fundit në vend”, thuhet në njoftimin e zëdhënëses së “Ferronikelit”, Lindita Daija.

Ajo ka përkujtuar se NewCo Ferronikeli është një aset strategjik i rëndësishëm për Republikën e Kosovës me rëndësi të madhe për ekonominë në pergjithësi.

“NKL dhe Menaxhmenti tani po ecin përpara me shpejtësi për rifillimin e prodhimit në fabrikë dhe janë duke vepruar fuqishëm në drejtimin për të rikthyer NewCo Ferronikelin si një prodhues dhe eksportues kryesor të ferronikelit ne nivel global”, thuhet në njoftim. Edhe pronari i ri i “Ferronikelit”, miliarderi shqiptar, Sami Mane, i cili të marten ka vizituar “Ferronikelin” ka dhënë premtime të mëdha, të cilat kanë kurajuar punëtorët. Ai ua ka paguar nga një pagë të gjithë punëtorëve të “Ferronikelit”, të marten, ndërsa ka premtuar se brenda një jave do t’ua paguaj edhe nga një gjysmë page, në mënyrë që obligimet ndaj punëtorëve, të cilat atyre u kishin dhënë shkas për ta ndërprerë prodhimin, të përmbushen.

“Ne kemi shpresa të mëdha për NewCo Ferronikelin dhe besojmë se është një investim kyq në Kosovë që ka potencial të jashtëzakonshëm. Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë personat e përfshirë në bërjen e kësaj të mundshme dhe presim me kënaqësi të punojmë me një ekip të mrekullueshëm në udhëheqjen e këtij biznesi. Ne synojmë që gradualisht të zgjerojmë kapacitetin prodhues, të investojmë në zhvillimin e teknologjisë dhe të vazhdojmë të rrisim Kompaninë dhe biznesin e saj në baza të qëndrueshme “, tha Samir Mane, aksionari kryesor i NKL Limited, pronar i ri i gjigantit të dytë më të madh ekonomik kosovar, pas “Trepçës”.

NewCo Ferronikeli është një nga kompanitë më të mëdha minerare dhe metalurgjike në Ballkan në fushën minerare si dhe eksplorimin e xehes të nikelit dhe në përpunimin e saj për të prodhuar ferronike,l që destinohet për eksport në tregjet ndërkombëtare. Kompania operon me një shkritore moderne, zotëron asete minerare për nevojat e saj të prodhimit dhe drejtohet nga një ekip i udhëheqësve dhe ekspertëve në fushën e metaleve dhe minierave. Ndërkaq, Balfin Group, është një nga kompanitë më të mëdha private në Evropën Juglindore me investime dhe operime të rëndësishme në pasuri të paluajtshme rezidenciale dhe komerciale, shitblerje, miniera dhe shkritore.

Me ardhjen e pronarëve të rinjë, punëtorët e “Ferronikelit” besojnë se prodhimi do të rifillojë shpejtë, si dhe që të gjitha obligimet që ka ndërmarrja ndaj tyre do të shlyhen. Edhe zotimi i tij se nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të tij, atëherë prodhimit do të kthehet brenda  20 ditëve, ka inkurajuar punëtorët e “Ferronikelit” që të shpresojnë për ditë më të mira. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, i tha “Zërit”, të mërkurën, se ka takuar pronarin e ri të “Ferronikelit”, Samir Mane, i cili siç tha Nika, që në ditën e parë ka treguar seriozitet dhe interesim që fabrika të nisë me prodhimin.

“Pronari i ri është treguar shumë i kujdesshëm dhe i interesuar që t’i zgjidhë të gjitha problemet me punëtorët, në mënyrë që prodhimi të fillojë shpejt dhe puna të ecën. Ai ka premtuar se do t’i zgjerojë kapacitetet prodhuese, të investojë në zhvillimin e teknologjisë dhe të vazhdojë ta rris kompaninë dhe biznesin e saj në baza të qëndrueshme.

Natyrisht, që në ditën e parë që z. Mane ka ardhur në ‘Ferronikël’ është kryer një pjesë e obligimeve ndaj punëtorëve, respektivisht të gjithë punëtorëve u është paguar nga një pagë që menaxhmenti i vjetër u ka mbetur borxh, ndërsa ka premtuar se brenda një jave do të shlyhet edhe borxhi tjetër, nga gjysmë page që ka mbetur”, tha mes tjerash kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika.

Image result for samir mane feronikeli

The post Ky është vendimi parë i drejtorit të Feronikelit, shumë i mirëpritur dhe i duhur për punëtorët! appeared first on DRENICA PRESS.

Paradite mot i freskët në tërë Kosovë, pasdite ndryshon gjithçka |Tabela

Posted: 26 Jul 2018 10:08 PM PDT

Meteorologët parashikojnë se në vendin tonë deri në fundjavë do mbajë mot jostabil, kryesisht me vransira dhe shtrëngata me shi.

Pas rënies së temperaturave, nga dita e sotme do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.

Do të fryejë erë mesatare nga veriu-verilindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale./Gazetametro.net

The post Paradite mot i freskët në tërë Kosovë, pasdite ndryshon gjithçka |Tabela appeared first on DRENICA PRESS.

Letra e famshme e Umberto Eco’s: I dashur nip, ky është sekreti që mos të bëhesh idiot

Posted: 26 Jul 2018 10:05 PM PDT

Umberto Eco ishte një prozator, kritik, filozof, semiotikan dhe profesor italian me peshë të madhe në letërsinë dhe kulturën europiane.

Ai diti të thjeshtëzojë filozofinë e dijen e thelluar e ta bëjë atë lehtësisht të kuptueshme për ata që s'duan ta vrasin mendjen kur lexojnë.

Letra e famshme e Umberto Eco-s, një prej studiuesve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj të Italisë, është një refleksion mbi teknologjinë dhe një këshillë për të ardhmen.

I dashur nip!
Studio dhe kujto!

Të ruash në kujtesë çdo ditë një strofë poezie, por edhe të bësh gara kujtese për një formacion futbolli apo emrat e shërbyesve të "tre musketjerëve", sepse interneti nuk mund të zëvendësojë njohurinë e njerëzimit e as kompjuteri s'mund të zëvendësojë trurin tonë.

Umberto i shkruan nipit të tij, që – ndërsa lundron në internet dhe kalon te faqet porno – të mos besojë se ai është seksi i vërtetë, por se bëhet fjalë për një inskenim, i cili synon ta detyrojë atë të mos dalë nga shtëpia dhe të shohë vajzat e vërteta.

"Por nuk është kjo, ajo për të cilin doja të të flisja, më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ty, e që ndoshta shkojnë në universitet.

Kjo është humbja e kujtesës.

Është e vërtetë se, nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë Karli i Madh, apo ku bie Kuala Lumpuri, nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe menjëherë interneti do të ta thotë.

Bëje këtë gjë kur të duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë.

Ka rrezik që, ndërkohë që ti mendon se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë".

Shkrimtari i kujton të nipit se edhe mendja ka nevojë të ushtrohet, ashtu sikurse trupi.

"Kujtesa është një muskul si ata të këmbëve, të cilën nëse nuk e ushtron, rrudhet. Dhe ti transformohesh, kuptohet nga këndvështrimi mendor, me një tjetër lloj aftësie. Pra, që të flasim qartë, në një idiot".

Përveç këshillave, Eco tregon edhe eksperiencën e tij se çfarë bën për të mbajtur në formë kujtesën.

"Dhe ja cila është dieta ime.

Çdo mëngjes mëso ndonjë varg, një poezi të shkurtër.

Mirë do ishte të bëje ndonjë garë edhe me miqtë e tu, për të parë se kush mban mend më shumë.

Nëse nuk e pëlqen poezinë, atëherë bëje këtë me formacionet e futbollistëve.

Bëj gara të kujtesës, ndoshta edhe për librat që ke lexuar.

Provo njëherë nëse miqtë e tu do të kujtojnë dot se kush ishin shërbyesit e "Tre musketjerëve dhe të D'Artgnanit"…

Duket një lojë, në fakt e tillë është, por do ta shohësh sesi koka jote do të popullohet nga personazhe, histori, kujtime të çdo lloji".

Shkrimtari shpjegon në letër se truri i kompjuterave është modeluar mbi tonin, por se truri ynë ka më shumë lidhje sesa një kompjuter.

"Është një lloj kompjuteri që e mban me vete, që rritet dhe forcohet përmes ushtrimit, kurse kompjuteri që ke mbi tavolinë, sa më shumë e përdor, aq më shumë humbet shpejtësinë e veprimeve dhe pas disa vitesh do ndërruar.

Ndërkohë që truri yt mund të zgjasë deri në 90 vjet dhe në këtë moshë, kuptohet nëse do ta kesh ushtruar, do të kujtojë më shumë gjëra nga ato që kujton tani.

Dhe… falas madje".

Letrën me mbi 1 mijë fjalë, të botuar te gazeta italiane "Expresso", të cilën Eco ia dedikon nipit të tij, por që është e vlefshme për të gjithë, shkrimtari e mbyll me këtë mesazh.

"Do të vijë dita, kur do të jesh plak dhe do të ndihesh sikur ke jetuar 1000 vjet, sepse do të jetë sikur ti të kishe qenë i pranishëm në betejën e Vaterlosë, të kesh asistuar në vrasjen e Jul Çezarit, apo të kesh qenë disa hapa larg nga vendi ku Bertoldi, i quajtur i Ziu, teksa përziente substanca për të gjetur mënyrën e prodhimit të arit, gabimisht zbuloi barutin dhe hodhi veten në erë… dhe mirë iu bë.

Të tjerë miq të tu, që nuk do të kenë kultivuar kujtesën e tyre, do të kenë jetuar një jetë të vetme, të tyren, që duhet të ketë qenë kush e di sa melankolike dhe e varfër në emocione".

The post Letra e famshme e Umberto Eco's: I dashur nip, ky është sekreti që mos të bëhesh idiot appeared first on DRENICA PRESS.

Vdes në moshën 101 vjeçare pilotja që bëri ‘namin’ në Luftën e Dytë Botërore |FOTO

Posted: 26 Jul 2018 10:03 PM PDT

Veteranja e Luftës së Britanisë, oficerja e parë pilote Mary Ellis, ka vdekur në moshën 101 vjeçare, transmeton gazetametro.net

Ellis ka ndihmuar në bombardime si pjesë e Transportit Ndihmës Ajror (ATA) të Britanisë së Madhe gjatë luftës.

Shefi i Forcave Ajrore të Britanisë, Stephen Hillier e ka dhënë lajmin për vdekjen e saj në rrjetin social Twitter.

"Një humbje tjetër e tmerrshme. Mary Ellis, veterane e Transportit Ndihmës Ajror, një inspirim për shumë gjenerata. Unë gjithmonë do ta kujtojë atë me krenari. Prehu në paqe Mary", ka shkruar ai.

Ellis ka fluturuar rreth 1000 aeroplanë duke përfshirë 400 Spitfires dhe 45 bombardues Wellington.

Pas luftës ajo u transferua në ishullin Wight, ku edhe e menagjoi aeroportin lokal prej vitit 1950 deri në vitin 1970.

Ajo u martua me shokun e saj pilot, Don Ellis në vitin 1961, dhe jetoi me të deri në vdekjën e tij në vitin 2009.

Kujtojmë se vdekja e Ellis vjen një javë pas asaj të Geoffrey Wellum, njëri ndër pilotët më të rinjë që ka luftuar në betejën e Britanisë, i cili vdiq në moshën 96 vjeçare. /gazetametro.net

The post Vdes në moshën 101 vjeçare pilotja që bëri 'namin' në Luftën e Dytë Botërore |FOTO appeared first on DRENICA PRESS.

Arbër Zeneli drejt Serie A, e kërkon skuadra e madhe

Posted: 26 Jul 2018 09:49 PM PDT

Ylli e Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, nga sezoni i ri mund  ta shohim në një ligë shumë më të fortë.

​Një tjetër shqiptar mund të bëhet pjesë e Serisë A në Itali.

Bëhet fjalë për Arbër Zenelin, sulmuesin e Heerenveenit në kampionatin holandez, i cili synohet nga Fiorentina.

Skuadra italiane po pëlqen shumë 23 vjeçarin nga Kosova, për të cilin Heereneveenit do të pajtohet t'i paguajë deri në pesë milionë euro./Lajmi.net/

The post Arbër Zeneli drejt Serie A, e kërkon skuadra e madhe appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more