Skip to main content

“Lluka bind minatorët të ndërpresin grevën, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh (Live)” plus 9 more Ekonomia Online

“Lluka bind minatorët të ndërpresin grevën, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh (Live)” plus 9 more Ekonomia Online


Lluka bind minatorët të ndërpresin grevën, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh (Live)

Posted: 13 Jul 2018 09:36 AM PDT

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me kryetarin e Këshillit Grevist të Minatorëve, Shyqeri Sadiku, në një konferencë për medie, kanë shpalosur detaje të marrëveshjes së Qeverisë me përfaqësuesit e minatorëve të “Trepçës” me të cilën pezullohet greva e tyre.

Ministri Lluka tha se pas grevës 5-ditore të minatorëve të “Trepçës” është arritur marrëveshja për përmbushjen e kërkesave, raporton Ekonomia Online.

"Kemi arritur një marrëveshje me sindikatën e Trepçës. Për 5 dite e kemi pasur një grevë, mirëpo kemi arritur një marrëveshje. Si rezultat, në përfundim kemi gjetur një rrugë për t’i dhënë fund grevës dhe të dialogojmë”, u shpreh kreu i MZhE-së.

“Janë disa benifite të sigurimit shëndetësor, përfshirjen e disa aseteve shtesë si dhe po ashtu kemi krijuar një grup punues që do të trajtojë benefitet sociale. E gjitha kjo e kemi lënë një afat kohor për 90 ditë për të kryer detyrat tona si qeveri”.

The post Lluka bind minatorët të ndërpresin grevën, kërkesat plotësohen brenda 90 ditësh (Live) appeared first on Ekonomia Online.

4 veprime që rrisin vetëbesimin

Posted: 13 Jul 2018 09:00 AM PDT

Të gjithë ne dëshirojmë të ndryshojmë jetën tonë. Ne dëshirojmë të bëhemi folës të njohur, autorë me shitjet më të mira. Ne duam të rrisim punën tonë ose të ndërtojmë një perandori biznesi. Ne duam t'a prezantojmë veten me njerëz të rëndësishëm ose të kërkojmë rritje pozite në punë.

Por, ka një pengesë:  Përderisa ne të gjithë i dëshirojmë këto gjëra, dëgjojmë një zë brenda që thotë, ''Kjo do të ishte e mrekullueshme! Por nuk do mundja ta bëja kurrë atë''.

Dhe është puna jonë të heshtim atë zë brenda. Sepse nëse vetëm qëndrojmë dhe presim për vetëbesim, nuk do të vijë kurrë. Këtu janë katër veprime të cilat rrisin menjëherë vetëbesimin tonë dhe mund të shkojmë pas të ardhmes të cilën e duam.

Përvetësoni një qëndrim ''të fuqishëm''.

Mendoni për Wonder Woman, e cila qëndron në këmbë më duart në belin e saj. Ajo tregon vetëbesim vetëm nga qëndrimi i saj. Universiteti i Kolumbisë dhe ai i Harvard bënë një studim  të qëndrimit trupor. Zbuluan se një qëndrim trupi me vetëbesim ndikon në ekuilibrin kemikal të trupit tonë. Në mënyrë specifike:

  • Studimi u bë në 42 studentë.
  • Së pari një mostër pështyme u mor nga secili student dhe nivelet e testosteronit dhe kortizolit e tij ose të saj u matën.
  • Së dyti, studentit iu kërkua të ulej në një qëndrim ''të fuqishëm'' ose një qëndrim ''të fuqisë së vogël'' për dy minuta.
  • Së treti, një tjetër mostër e pështymës e secilit u mor dhe nivelet e tyre të testosteronit dhe kortizolit u matën.

Rezultatet treguan se qëndrimet e fuqishme rritën testosteronin në 20 përqind ( e cila rrit vetëbesimin) dhe zvogëluan nivelet e kortizolit në 25 përqind ( e cila zvogëlon ankthin).

Kështu që, merrni një mësim nga Kolumbia dhe Harvard: Filloni ditën tuaj duke qëndruar drejtë me gjoksin përjashta dhe duart në belin tuaj për dy minuta. Ju mund të fokusoni frymëmarrjen tuaj për ata dy minuta duke marrë frymë thellë deri sa të numëroni në 3, të mbani frymën për 1 sekond, dhe pastaj të nxjerrni frymën jashtë duke numëruar deri në pesë. Ky është një kombinim i mirë i ushtrimeve të frymëmarrjes, meditimit dhe qëndrimeve të fuqishme.

Thoni fjalë magjike.

Fjalët magjike nuk janë të njëjta sikur pohimet. Një fjalë magjike është një pohim, njëqind herë më shumë. Kur flisni ato, ju angazhoni tërë sistemin tuaj nervor me tërë forcën e fokusit, emocionit dhe trupit tuaj për të nxitur fiziologjinë dhe menjëherë të kultivoni besime të reja.

Këtu janë gjashtë këshilla për fjalë të fuqishme magjike:

  • Bëni diçka fizike përderisa thoni ato ( ecni, lëvizni trupin tuaj në mënyrë të fuqishme).
  • Përdorni të gjitha emocionet tuaja përderisa i thoni. Flisni me zë të lartë. Nëse askush nuk është aty, bërtisni.
  • Provoni për të paktën 15 minuta. Vetëm duke thënë fjalët tuaja magjike njëherë ose dy herë nuk do të ketë ndikim të madh.
  • Sigurohuni që ato përshtaten me besimet tuaja. Nuk mund të thoni diçka dhe të mendoni diçka tjetër.
  • Bëhuni specifikë se çfarë dëshironi të përmbushni me ato fjalë. A dëshironi të ndjeheni më me vetëbesim? A dëshironi të keni ndikim?
  • A dëshironi të jeni të suksesshëm? Çfarë rezultate dëshironi?

Tregoni siguri në vete.

Merrni një vendim, dhe qëndroni në të. Tony Robbins ka thënë. ''Nëse dëshironi të shkoni në ishull, digjni varkat!'' Ai ka shpjeguar se nëse nuk i digjni varkat kur gjërat bëhen të vështira, do t'a keni më të lehtë për t'u tërhequr. Dhe ka siguri në tërheqje. Është më e kënaqshme se dhimbja që  po e duroni. Zvogëlon shpirtin tuaj luftëtar.

Mirëpo, nëse një gjeneral jep urdhërin për të djegur varkat, ai menjëherë riprogramon mendjen e ushtarëve të tij. Ata nuk kanë më opsionin e tërheqjes. Ata ose luftojnë ose vdesin. Me mendjet e tyre të ri-programuara, ushtarët do të lidhin luftën dhe fitoren me kënaqësi, dhe vdekjen me dhimbje.

Çfarë varka tuaja metaforike duhet të digjen që të shkoni përpara? Çfarë është ajo gjë që po e mbani si rrjetë shpëtimi?

A e keni pranuar se jeta e mediokritetit është në rregull? A i keni thënë vetes se nuk jeni.. (''të zgjuar'', ''të bukur'', ''të rinj'' ''të vjetër'', etj. mjaftueshëm për të arritur qëllimet tuaja? Në çfarë besime po mbaheni të cilat po sabotojnë vizionin  tuaj?

Është koha t'i largoni ato besime dhe të merrni vendim që t'i digjni varkat tuaja. Nuk duhet të shikoni prapa. Opsioni i vetëm është suksesi.

Ndërmerrni veprime.

Dale Carnegie tha, ''Veprimet ngjallin vetëbesimin. Nëse doni të mpshtoni frikën, mos u ulni në shtëpi dhe të mendoni për atë. Dilni jashtë dhe mundeni atë''!

Ngjajshëm, duke provuar gjëra të reja do të ngjallë vetëbesimin brenda jush. Tri pyetjet që duhet t'ia bëni vetes janë:

  • Çfarë duhet të bëj sot për të tejkaluar vijën e kufirit tim?
  • Cila sfidë do më largojë nga zona ime e rehatisë?
  • Cila është frika ime më e madhe të cilën do t'a mposht?

Ndoshta nuk do të keni sukses herën e parë dhe ndoshta duhet të përshtatni hapat tuaj të veprimit, por veprimet e vazhdueshme ndërtojnë lëvizje të cilat ndërtojnë vetëbesimin.

Mbani në mend fjalët e Norman Vincent Pale: ''Veprimi është një ndreqës dhe ndërtues i vetëbesimit. Mosveprimi nuk është vetëm rezultati, por edhe shkaktari  i frikës. Ndoshta veprimet që ndërmerrni do të jenë të suksesshme; ndoshta duhet të ndërmerrni veprime të ndryshme nga këto. Por çdo veprim është më i mirë se mosveprimi''.

The post 4 veprime që rrisin vetëbesimin appeared first on Ekonomia Online.

Liderët kosovarë do ta takojnë Mogherinin, ia “konfirmojnë përkushtimin” për dialog me Serbinë

Posted: 13 Jul 2018 08:55 AM PDT

Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe kryeministri Ramush Haradinaj, në një takim ku merrnin pjesë dhe zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, sot në një takim të përbashkët, vendosën që të mërkurën, më 18 korrik, të takojnë përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini në Bruksel.

“Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t'i konfirmojnë znj. Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës”, thuhet në një komunikatë të Zyrë së Presidentit.

The post Liderët kosovarë do ta takojnë Mogherinin, ia “konfirmojnë përkushtimin” për dialog me Serbinë appeared first on Ekonomia Online.

Drenasi së shpejti me liqen të vetin artificial

Posted: 13 Jul 2018 08:22 AM PDT

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka njoftuar se kjo komunë, së shpejti do ta ketë liqenin e vet artificial.

"Lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës së Drenasit! Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc. Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve", ka shkruar Lladrovci.

Tutje, Lladrovci ka thënë se ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve.

"Gjithsesi, ndikon në ngritjen e cilësisë së jetës, po ashtu, edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Faleminderit të gjithë kontribuuesve për këtë projekt! Gëzuar qytetarë të Drenasit!", ka përfunduar shkrimin e tij Lladrovci.

 

The post Drenasi së shpejti me liqen të vetin artificial appeared first on Ekonomia Online.

4,5 vjet burgim për ushtrim ndikimi dhe falsifikim të dokumenteve, dy lirohen

Posted: 13 Jul 2018 08:18 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot 13 korrik 2018, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.T i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së, veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, për të pandehurën S.T e cila sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj akuzohet se ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare nga neni 415 të KPRK-së, dhe të pandehurit G.S. i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimi në ndihmë nga neni 431 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, gjykata shpalli aktgjykim lirues meqë nuk është provuar që kanë kryer veprat penale siç i ngarkon akuza.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Ibrahim Idrizi, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave, fjalëve përfundimtare, të pandehurin F.T, për veprën penale të kryer në vazhdim ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPRK-së, të përshkruar si në pikën I të dispozitivit, dënim burgimi prej tre (3) vjet e gjashtë (6) muaj, për veprën penale falsifikim i dokumenteve nga neni 398 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-ss, të përshkruar si në pikën II të dispozitivit, dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, bazuar në nenin 3, 7, 17, 21, 41, 45, 73, 74, 81, 83, 398, 431 të KPRK-së dhe të nenit 365 të KPPRK-së, të njëjtin e gjykon me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj.

I pandehuri F.T akuzohet se gjatë vitit 2014 në Deçan, ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përfitim pasuror për vete nga A.K, me qëllim që të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e gjyqtares S. T, në një çështjen civile juridike, në atë mënyrë që ka kërkuar nga B, 20 000 euro si për t'i ndihmuar në zgjidhjen e shpejtë dhe në favor të tyre, mirëpo janë pajtuar që A.K t'i japë truall dhe shumën e parave në vlerë prej 2.000 euro. I pandehuri gjatë vitit 2016 në Deçan ka kërkuar në mënyrë të tërthortë përfitim pasuror për vete me qëllim të ushtrimit të ndikimit mbi vendimmarrjen e personit zyrtarë, në atë mënyrë që pasi të pandehurve Xh dhe A.M, iu kishte caktuar masa e ndalimit, i pandehuri është takuar me I.M, përmes të cilit ka kërkuar 700 euro nga S.M me qëllim që të ushtroj ndikim te gjyqtari që të pandehurve mos tu caktoj paraburgim por arrest shtëpiak. Në tetor të vitit 2014 i pandehuri në mënyrë të drejtpërdrejte ka kërkuar përfitim pasuror për vete, me qëllim të ushtrimit të ndikimit mbi vendimmarrjen e personit zyrtarë, në at mënyrë që pas marrëveshjes paraprake me të dënuarin A.B i cili ishte dënuar sipas aktgjykimit të Gjykatës së Qarkut në Pejë, me dënim burgimi, në fazën e ekzekutimit i pandehuri kishte marrë 2.500 euro nga A me qëllim që të mos shkoj në vuajtje të dënimit, me ç rast ka përpiluar aktvendimin e falsifikuar me të cilin ndalohet ekzekutimi i dënimit me arsyetim se është bërë parashkrimi absolut i ekzekutimit. Në nëntor të vitit 2016 i pandehuri ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake në mes palës N.M dhe, i pandehuri ka falsifikuar certifikatën dhe për këtë ka marrë 800 euro. Me 17 nëntor 2016 , në Deçan, i pandehuri ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal dhe atë ekstraktin nga regjistri qendror i gjendjes civile, i cili ekstrakt nuk përmban numër personal dhe është i falsifikuar. Në dhjetor të vitit 2016, ka përpiluar dokument të falsifikuar me qellim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal, dhe atë aktvendim në të cilin ceket se "pezullohet, propozimi për përmbarim i kreditorit A.M të lejuar nga ana e kësaj gjykate me aktvendim mos pagesës së borxhit ndaj po të kësaj gjykate" aktvendim ky i lëshuar në emër të gjyqtares S.T. Në tetor 2014 në Deçan, ka përpiluar dokument të falsifikuar me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal.

Gjykata bazuar në nenin 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPRK-së, të pandehurën S.T e akuzuar për shkak të veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare ose i shkresave zyrtare nga neni 415 të KPRK-së, dhe të pandehurin G.S. i akuzuar për shkak të veprës penale ushtrimi i ndikimi në ndihmë nga neni 431 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, i ka liruar nga akuza me që nuk është provuar që kanë kryer veprat penale për të cilat i ngarkon akuza.

E pandehura S.T sipas aktakuzës, akuzohet se gjatë vitit 2017 si person zyrtar – Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Pejë – dega në Deçan ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit për personin tjetër, në atë mënyrë që pasi ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit Sh dhe B.H, për shkak të rrezikut se të pandehurit mund të arratisen dhe të përsërisin veprën penale, e pandehura nën ndikimin e të pandehurit F.T, e ka zëvendësuar në mënyrë të kundërligjshme masën e paraburgimit me masën e dorëzanisë, për të cilën vepër nuk mund të caktohet masa e dorëzanisë, pasi që më parë i pandehuri F.T kishte marrë 2.000 euro nga vëllai i të pandehurve. Ndërsa nga data e pa vërtetuar deri më 13 Janar 2017, në shtëpinë e saj në mënyrë të kundërligjshme ka fshehë dokumentet zyrtare , në atë mënyrë që me rastin e kontrollit në shtëpinë e saj nga ana e policisë, janë gjetur dhe sekuestruar 62 lëndë origjinale të departamentit të kundërvajtjes në Gjykatën Themelore në Pejë , 53 lëndë penale, aktvendime, ankesa, padi, kallëzime penale si dhe shkresa tjera të kësaj gjykate të cilat pa autorizim i ka mbajtur në shtëpinë e saj.

I pandehuri G.SH akuzohet se në mes datës 02 – 09 janar 2017, si person zyrtarë – Polic i Kosovës , në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka ndihmuar të pandehurit F.T që të merr përfitim pasuror nga B.H me qëllim të ushtrimit të ndikimit në vendimmarrjen e personit zyrtarë,

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

The post 4,5 vjet burgim për ushtrim ndikimi dhe falsifikim të dokumenteve, dy lirohen appeared first on Ekonomia Online.

Presidenti vazhdon vizitat bujqësore, thotë se Kosova ka mundësi të mëdha për investime

Posted: 13 Jul 2018 08:12 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në fshatin Kravaricë të Gjilanit, ku ka vizituar plantacionet me pemë dhe fabrikën e prodhimit të lëngjeve "Frutomania".

Thaçi ka thënë se ndjehet mirë për këtë sukses bujqësor që po e sheh në Kravaricë dhe për punën e mrekullueshme që e kanë bërë punëtorët dhe familja Malazogu.

"Ndjehem sot shumë mirë që jam tek familja Malazogu, të cilët kanë kompaninë ‘Moea’ dhe brendin ‘Frutomania’, që është prodhuesi më i fuqishëm në rajon dhe shembulli më i mirë i prodhimtarisë vendore, duke eksportuar në shtatë apo edhe më tepër shtete", u shpreh presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka vlerësuar lart përkushtimin dhe guximin e kësaj familjeje për të investuar.

“Këta kanë investuar diku në rreth 400 hektarë pemë frutore, që mendoj se është një rekord jo vetëm për zonën e Gjilanit, për Kosovën, por edhe për rajonin. Gjithashtu, ajo që është shumë me rëndësi, është se bashkëpunojnë me shumë fermerë dhe me këtë adresë janë të lidhur edhe rreth 400 prodhues të pemëve frutore të kësaj treve dhe më gjerë. Prandaj, është një storie e suksesit, një storie që shteti duhet t'i qëndrojë afër, t'i krijojë kushte më të mira edhe infrastrukturore, edhe si autoritete komunale, por edhe si institucione qendrore", ka theksuar presidenti Thaçi.

Ndërsa, drejtori kompanisë "MOEA", Armend Malazogu, ka thënë se puna në bujqësi nuk është punë e lehtë dhe është shumë sfiduese.

"Vizitat e tilla të institucioneve shtetërore, posaçërisht institucionit më të lartë shtetëror, kreut të shtetit, na japin neve një vullnet dhe entuziazëm për të vazhduar tutje", ka thënë Malazogu.

Thaçi theksoi se gjithmonë rezultatet e punës janë mesazhi dhe imazhi më i mirë për Kosovën, për klimën e mirë të të bërit biznes dhe për atraktivitetin që e ka shteti ynë i ri, si shtet i ri me mundësi të mëdha për të investuar.

The post Presidenti vazhdon vizitat bujqësore, thotë se Kosova ka mundësi të mëdha për investime appeared first on Ekonomia Online.

Era Istrefi “takon” Kupën e Botës

Posted: 13 Jul 2018 08:10 AM PDT

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam janë shumë pranë Kupës së Botës.

"Mund ta shikosh por s'mund ta prekësh", ka shkruar Istrefi në një postim të saj në Instagram.

Nesër, treshja do të performojnë himnin "Live it up" në ceremoninë e cila do të përmbyllë garën më të madhe të futbollit në botë.

You can look. But can't touch! 🏆 #WorldCup #LiveItUp @fifaworldcup

A post shared by Era (@eraistrefi) on

The post Era Istrefi "takon" Kupën e Botës appeared first on Ekonomia Online.

Lladrovci: Lajm i jashtëzakonshëm, Drenasi bëhet me bazen

Posted: 13 Jul 2018 08:07 AM PDT

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot zyrtarisht ka marr lajmin nga Këshilli për Investime se ka kaluar projekti për ndërtimin e Ujëmbledhësit të Drenasit, i cili do të akumulojë ujë për pije për mbi 40 mijë qytetarë të komunës së Drenasit.

Lladrovci e ka quajtur këtë një lajm të jashtëzakonshëm për qytetarët e komunës.

“Sot, mora konfirmimin zyrtar nga Këshilli për Investime, se Komuna e Drenasit do ta ketë liqenin e vet artificial, ujëmbledhësin që është planifikuar të ndërtohet në Vërboc”, ka shkruar Lladrovci në faqen e tij në Facebook.

“Falënderoj të gjithë bartësit e përgjegjësive të nivelit qendror dhe zyrtarët komunal për punën në këtë projekt, përkrahjen e këtij projekti, për këtë sukses që Drenasit dhe Drenicës, i ofrohet një portë e re për zhvillim dhe ngritje e mirëqenies së qytetarëve”.

“Ky është projekt madhor dhe me rëndësi strategjike, së pari sigurohet uji i pijes për Drenas dhe disa fshatra të Drenicës, por përfiton edhe bujqësia, turizmi e fushat tjera prodhuese dhe shërbimeve”, ka theksuar kreu i Drenasit.

Ky projekt, sipas Lladrovcit, do të ndikojë në ngritjen e cilësisë së jetës, po ashtu, edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. “Faleminderit të gjithë kontribuuesve për këtë projekt! Gëzuar qytetarë të Drenasit!”

The post Lladrovci: Lajm i jashtëzakonshëm, Drenasi bëhet me bazen appeared first on Ekonomia Online.

3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi

Posted: 13 Jul 2018 08:00 AM PDT

Kur punonjësit nuk performojnë mirë, është e lehtë t'ua lini fajin atyre. Mirëpo, menaxhmenti i performancës është më i komplikuar se aq.

Çfarë ndodh, p.sh., nëse problemi me performancën e punonjësve ka të bëjë më shumë me menaxhmentin se sa me punonjësit?

Përderisa ky skenar mund të krijojë një situatë të sikletshme dhe të vështirë, ka arsye tjera pse është e rëndësishme të dini nëse menaxherët tuaj po dëmtojnë performancën e punonjësve tuaj. Dy nga to: Jo vetëm që produktiviteti do të dëmtohet, por ju gjithashtu mund të humbisni punonjës cilësorë.

Këtu janë disa shenja që udhëheqja duhet t'i shikojë për të vendosur nëse menaxherët po shkaktojnë probleme në performancë:

Punonjësit fillojnë të largohen.

Marrëdhënia në mes të punonjësve dhe menaxherëve ka ndikim direkt në mbajtjen e punonjësve. Në fakt, raporti i Gallup State of the American Manager në vitin 2015 zbuloi se 50 përqind e profesionistëve të cilët u përgjigjën thanë se lanë punën ''për t'u larguar nga shefi i tyre'' në një pikë në karrierën e tyre.

Nëse punëdhënësit kanë një proces të rrjedhshëm të menaxhimit të performancës, ndryshimi i stafit nuk duhet të ndodhë në përqindje të larta si këto. Por nëse ata punëdhënës fillojnë të shohin se talentët po fillojnë të largohen, ata do t'a dinë se është koha për një ndryshim.

Menaxhmenti mund t'i bëjë punonjësit më të mirë të largohen për një numër arsyesh. Ndoshta menaxherët po e bëjnë stafin të punojë shumë ose po bëjnë premtime të cilat nuk i mbajnë. Punonjësit mund gjithashtu të ndihen të ngecur sepse menaxherët nuk i ndihmojnë ata të mësojnë dhe të rriten, ose ata mund të ndihen se nuk po vihen re.

Për të identifikuar se çfarë duhet të përmirësojnë menaxherët, kërkojuni punonjësve reagime për mbikëqyrësit e tyre dhe menaxherët e lartë. Mbani sondazhe anonime rregullisht, që punonjësit të tregohen të sinqertë pa u frikësuar nga qortimi.

Gjithashtu, inkurajoni menaxherët të mbajnë diskutime të hapura me ekipet e tyre në fund të javës. Punonjësit mund të reflektojnë se për çfarë iu nevojitet ndihma e menaxhmentit. Menaxherët pastaj mund të përdorin këto reagime direkte për t'u bërë udhëheqës më të mirë.

Gjendja morale fillon të bie.

Punonjësit dëshirojnë të punojnë për menaxherë të cilëve iu besojnë dhe i respektojnë, e cila është arsyeja pse ndërtimi i marrëdhënieve është vital për performancën e punonjësve. Përndryshe, punonjësit mund të ndihen se po lihen në errësirë dhe të shkëputur nga udhëheqja.

Kjo marrëdhënie menaxher-punonjës ka ndikim direkt në gjendjen morale. Disa nga problemet më të mëdha me të cilat menaxherët përballen vijnë nga marrëdhëniet e tensionuara.

Siç zbuloi edhe një sondazh i Officevibe, 31 përqind e punonjësve pjesëmarrës thanë se shpresonin që menaxheri i tyre të komunikonte me ta më shpesh, dhe 63 përqind ndjeheshin se nuk lavdëroheshin mjaftueshëm. Pika kyçe është e thjeshtë: Punonjësit dëshirojnë më shumë komunikim të hapur dhe transparencë, dhe ata meritojnë më shumë njohje.

Përndryshe, gjendja morale do të bie, dhe produktiviteti të ngecë. Kështu që, nisni transparencën në organizatën tuaj duke mbajtur grumbullime javore, ku punonjësit ndajnë arritjet e tyre. Ata duhet të tregojnë se në çfarë kanë arritur sukses, dhe kolegët duhet të festojnë dhe t'i falenderojnë ata publikisht.

Lidhni programet e njohjes me kulturën e vendit të punës. P.sh., nëse punonjësit arrijnë sukses në gara miqësore, nisni një program shpërblyes, ku punonjësit mund të fitojnë shpërblime nëse arrijnë qëllime specifike.

Performancat ngecin.

Menaxherët e mirë inspirojnë dhe motivojnë stafin e tyre që të jenë versioni më i mirë i vetes çdo ditë. Kur kjo ndodh, punonjësit i përgjigjen mirë reagimeve, dhe performanca vazhdon të përmirësohet.

Në anën tjetër, kur performanca ndalon së përmirësuari dhe punonjësit nuk angazhohen, është koha që punëdhënësit të vlerësojnë të gjithë faktorët të cilët kontribuojnë në rrjedhën e punës. Nëse menaxherët distancojnë veten, punonjësit mund të ndihen të shkëputur nga përgjegjësitë e tyre dhe të pa vënë re.

Menaxherët shpesh injorojnë vlerën e njërit prej aspekteve më të rëndësishme të procesit të menaxhimit të performancës: monitorimin e performancës së punonjësit dhe zhvillimin e talentëve. Nëse kjo po ndodh, mësoni menaxherët tuaj se si të mbledhin metrika të performancës dhe të ndajnë këto të dhëna me çdo punonjës.

Të dhënat e performancës janë të vlefshme sepse iu tregojnë menaxherëve dhe punonjësve se si duket suksesi. Mbani vlerësime të vazhdueshme të performancës të cilat përfshijnë këto të dhëna, dhe përfshini gjurmimin e qëllimeve. Në këtë mënyrë, individët e talentuar mund të shohin progresin e tyre personal dhe të arrijnë një qëllim i cili është i qartë.

Vlerësimet e performancës të cilat japin këto të dhëna duhet të jenë të vazhdueshme; kështu që, këshilloni menaxherët se në cilat data t'i caktojnë ato. Është e rëndësishme që të takoheni me këta menaxherë rregullisht, kështu që filloni me vlerësime mujore.

Atëherë, me shpresë që talentët do të jenë më të angazhur sepse këta individë do të shohin se performanca e tyre fillon të përmirësohet.

Plus, këto takime do të ndërtojnë një raport të fuqishëm në mes menaxhmentit dhe ekipit. Kur kompanitë zhvillojnë një repsekt dhe besim të thellë, procesi i menaxhimit të performancës bëhet më i lehtë për t'u ndjekur dhe punonjësit arrijnë sukses.

The post 3 shenjat se menaxherët, jo punonjësit, janë problemi appeared first on Ekonomia Online.

Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve vlerësohet më i avancuar

Posted: 13 Jul 2018 07:51 AM PDT

Kuvendi i Kosovës ka shqyrtuar në parim Projektligjin për mbrojtjen e sinjalizuesve. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili e paraqiti projektligjin para deputetëve, tha se ai është i mirë dhe duhet të marrë përkrahjen e tyre.

Ligji është cilësuar si më i avancuar se ai që është në fuqi, edhe nga deputetët, përfshirë ata të opozitës.

Ministri Tahiri tha se ka pasur 4 debate të mëdha që MD, si propozues, i kanë adresuar brenda këtij projektligji.

“Definimi se kush është sinjalizues; a është çështje etike sinjalizimi; si duhet të bëhet sinjalizimi dhe çfarë përgjegjësie kanë institucionet tona për të ofruar mbrojtjen nga kërcënimet që u bëhen sinjalizuesve për shkak ta sinjalizimit të tyre”, tha Tahiri, raporton Ekonomia Online.

“Mbi këtë bazë projektligji ka adresuar gjërat si në vijim: Është njohur sinjalizimi si mjet në përpjekjet tona në luftën kundër keqpërdorimit, korrupsionit dhe abuzimit me autorizimet publike. Është vendosur mbrojtja e interesit publik që e legjitimon sinjalizimin, është kategorizuar sinjalizimi i mospërmbushjes së obligimeve ligjore, dëmtimi i mjedisit, keqpërdorimi i parasë publike e disa të tjera”.

Hajdar Beqa, në emër të grupit parlamentar të PDK-së, tha se ky ligj është i harmonizuar me standardet evropiane.

"Grupi parlamentar e ka shqyrtuar këtë projektligj. Të rejat në këtë projektligj janë: mundësia e sinjalizimit të shkeljeve në sektorin privat-publik, përcaktimi i procedurave të posaçme për të punësuarit që bëjnë sinjalizimin për institucionin ku punojnë, qasje trishkallëshe për sinjalizimin, sinjalizimi i jashtëm i brendshëm dhe publik, përcaktimi i masave ndëshkimore për ata që nuk e përkrahin këtë ligj”.

Beqa ftoi deputetët që ta përkrahin në parim këtë projektligj dhe të kontribuojnë me vërejtje e sugjerime mes dy leximeve.

Sami Kurteshi, në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, tha se ky ligj është më i avancuar sesa ai që është në fuqi.

“Ne e kemi analizuar këtë projektligj dhe ai është i pranueshëm për neve në parim. Mirëpo në leximin e dytë mund të ndryshojmë dhe të bëhet edhe më i pranueshëm. Ky ligj dallon shumë nga ligji që është në fuqi dhe është shumë më i avancuar. Ne kemi vërejtjet tona që do t’i zgjedhim në leximin e dytë”.

“Një çështje tjetër që duhej të spikatej do të duhej të ishte edhe fuqizimi i Agjencisë Kundër Korrupsionit, në mënyrë që rekomandimet të përmbushen", tha Kurteshi.

Bilall Sherifi, nga grupi Nisma Socialdemokrate, po ashtu, i dha përkrahje ligjit.

“Edhe unë mund të konfirmoj atë që thanë kolegët sepse në Komisionin për Legjislacion kemi rënë dakord. Ne do të punojmë bashkë në këtë ligj deri sa të hyjë në fuqi. Ne kuadër të punës do të japim rekomandimet tona, në mënyrë që ky ligj të plotësohet”.

 

The post Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve vlerësohet më i avancuar appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more