Skip to main content

“La Liga mbretëron në finalen e Kampionatit Botëror – 11 lojtarë nga kampionati spanjoll, përcjellët nga Ligue 1 dhe Serie A” plus 9 more Telegrafi Futboll

“La Liga mbretëron në finalen e Kampionatit Botëror – 11 lojtarë nga kampionati spanjoll, përcjellët nga Ligue 1 dhe Serie A” plus 9 more Telegrafi Futboll


La Liga mbretëron në finalen e Kampionatit Botëror – 11 lojtarë nga kampionati spanjoll, përcjellët nga Ligue 1 dhe Serie A

Posted: 13 Jul 2018 04:28 PM PDT

Finalja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Kroacisë do të zhvillohet me 14 qershor në Moskë nga ora 17:00.

Po kjo finale do të ketë aromë spanjolle edhe pse kombëtarja e këtij vendi shumë moti i ka thënë lamtumirë kësaj gare.

Kjo pasi 11 lojtarë të finales luajnë aktualisht në La Liga.

Katër lojtarë vijnë nga Atleico Madridi, si Sime Vrsaljko, Lucas Hernandez, Antoine Griezmann dhe Thomas Lemar.

Luka Modric, Mateo Kovacic dhe Raphael Varane nga Real Madridi, pastaj  Ivan Rakitic, Samuel Umtiti  dhe Ousmane Dembele nga Barcelona.

Vazhdon tradita e Bayern Munichut dhe Interit, nga viti 1982 së paku një lojtar një finale Vazhdon tradita e Bayern Munichut dhe Interit, nga viti 1982 së paku një lojtar një finale

Nga Sevilla vjen Steven N'Zonzi që e dërgon në 11 numrin e lojtarëve që vijnë nga kampionati spanjoll.

Antoine Griezmann dhe Sime Vrsaljko (Foto: Getty Images)

Gjashtë prej tyre mund ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë në Moskë.

Tri klubet Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madrid e kanë të sigurt që së paku një lojtarë i tyre do të bëhet kampion i botës.

FIFA ndan 180 milionë euro për klubet – Këto janë skuadrat që përfitojnë më së shumti nga paraqitja e lojtarëve në Kampionatin Botëror FIFA ndan 180 milionë euro për klubet – Këto janë skuadrat që përfitojnë më së shumti nga paraqitja e lojtarëve në Kampionatin Botëror

Atletico Madridi për herë të parë në histori të klubit do ta ketë një kampion bote, pasi në të dy kampet ka lojtarë.

Klubet dominuese të La Ligas në finalen e Kampionatit Botëror

Pas La Ligas me 11 lojtarë në finale vjen kampionati Ligue 1 që ka nëntë lojtarë.

Në vendin e tretë është Seria A me shtatë lojtarë në të dyja skuadrat. /Telegrafi/

The post La Liga mbretëron në finalen e Kampionatit Botëror – 11 lojtarë nga kampionati spanjoll, përcjellët nga Ligue 1 dhe Serie A appeared first on Telegrafi.

William Carvalho befason të gjithë, nënshkruan me Real Betisin deri në vitin 2023

Posted: 13 Jul 2018 04:08 PM PDT

William Carvalho është zyrtarisht një lojtar i Real Betis, pasi klubi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Sportingun për lojtarin portugez.   

Mesfushorit portugez i është vënë një klauzolë prej 120 milionë eurove nga klubi i ri, ndërsa ka nënshkruar kontratë për pesë vite.

Ish-lojtari i Sportingut ka dashur të ndërrojë mjedis dhe pas negociatave të gjata me agjentin e tij, Pere Guardiola, ata e mbyllën marrëveshjen të enjten.

Pas marrëveshjes, drejtorët e Betisit, Angel Haro, Lopez Catalan dhe Lorenzo Serra Ferrer udhëtuan për në Lisbonë për t'i zgjidhur detajet e fundit të transferimit.

Betisi do të paguajë 16 milionë euro, plus 4 milionë euro në formë bonusesh për Carvalhon te Sportingu.

Klubi portugez do të përfitojë 25 për qind të çdo transferimi të ardhshëm.

Lojtari kishte provuar ta prishte kontratën me klubin, pas problemeve të shumta që kishin ndodhur muajt e fundit, ku u sulmua edhe nga fansat e klubit.

Mesfushori 26-vjeçar është blerja e pestë e klubit në këtë verë, ndërsa do të paraqitet zyrtarisht të martën në Estadio Benito Villamarin. /Telegrafi/

The post William Carvalho befason të gjithë, nënshkruan me Real Betisin deri në vitin 2023 appeared first on Telegrafi.

Munishi: Franca ka shumë lojtarë që janë lider në skuadrat e tyre

Posted: 13 Jul 2018 03:53 PM PDT

Ismet Munishi në emisionin Duel Botëror të RTV Dukagjinit ka folur për ekipin kombëtar të Francës.  

Ai i ka lavdëruar shumë shumicën e lojtarëve, përveç sulmuesit Olivier Giroud.

"Lojtarët e Francës lider në skuadrat e tre. Janë rritur shumë në vitet e fundit. Ata janë lider, pothuajse 20 prej tyre".

"Varene është zhvilluar shumë si lojtarë, para tri vitesh ishte kadet".

"Pogba po ashtu ka treguar pjekuri.  Edhe Kante ka treguar formë të jashtëzakonshme. Griezmann e Umtit".

Bunjaki: Kroacinë e shoh favorite në finale Bunjaki: Kroacinë e shoh favorite në finale

"Një lojtar është aty që nuk e meriton të luajë. Giroud. Statistikat tregojnë, ai nuk e ka gjuajtur asnjë gjuajtje në portë", ka thënë Munishi.

Me këtë konstatim të Munishit nuk u pajtuan të ftuarit e tjerë, Bylbyl Sokoli dhe Albert Bunjaki.

Mysafirët në panelin e sotëm të emisionit “Dueli i Botërorit” Foto: RTV Dukagjini)

Të dy ishin të pajtimit që Giroud vlen shumë për grupin dhe mënyrën e lojës së Francës. /Telegrafi/

The post Munishi: Franca ka shumë lojtarë që janë lider në skuadrat e tyre appeared first on Telegrafi.

Gerrard: Anglia e Southgate arriti më shumë se unë

Posted: 13 Jul 2018 03:24 PM PDT

Steven Gerrard thotë se Anglia ka merituar një pritje të mrekullueshme nga Kampionati Botëror, duke pranuar se ekipi i Gareth Southgate tashmë ka arritur më shumë se se që ai ka bërë në 14 vite si reprezentues.

Anglia në gjysmëfinale arriti për herë të parë që prej vitit 1990 dhe që është edhe paraqitja më e mirë e Tre Luanëve që prej asaj kohe.

Gerrard ka vlerësuar këtë, duke thënë se ky ekip ka arritur më shumë se sa që ai ka arritur me ekipin e Anglisë.

"Më vjen keq për lojtarët".

"Më vjen keq për Southgate, sepse të gjithë e dinë, ishte një mundësi e mrekullueshme për të shkuar në finale".

"Por, duke thënë këtë, pasi kam reflektuar 24 orë pas ndeshjes, mendoj se duhet të jemi të gjithë krenarë me lojtarët dhe stafin drejtues. Ata kanë bërë tmerrësisht më shumë se sa që ne kemi bërë ndonjëherë, se sa që unë kam bërë ndonjëherë në kombëtare dhe gjithë ajo që mund të bëj është që t'i përgëzoj", u shpreh Gerrard.

Kujtojmë se kombëtarja angleze në kohën e Steven Gerrard suksesin më të madh e kishte çerekfinalen. /Telegrafi/

The post Gerrard: Anglia e Southgate arriti më shumë se unë appeared first on Telegrafi.

Bunjaki: Kroacinë e shoh favorite në finale

Posted: 13 Jul 2018 03:19 PM PDT

Albert Bunjaki ka qenë prezent në emisionin Duel Botëror që mbahet në RTV Dukagjini.

Ish-përzgjedhësi i Kosovës ka folur për shumë gjëra  rreth këtij botëror, veçanërisht për finalen.

"Unë e shoh Kroacinë pak të lodhur pasi që në ndeshjen e fundit iu desh të luajë në vazhdime. Por në atë ndeshje u pa që Kroacinë ka karakter dhe e kthye lojë".

"Unë ja jap një rast Kroacisë në këtë finale", ka thënë Bunjaki.

Trajneri ka treguar se është tifozë i flaktë vetëm i Kosovës.

"Unë jam kosovar. Jam gjithmonë me Kosovë. Normalisht që në ngjarje të tilla nëse një ekip eliminohet bëhesh me tjetrin", ka thënë Bunjaku. /Telegrafi/

The post Bunjaki: Kroacinë e shoh favorite në finale appeared first on Telegrafi.

Dita e parë e Shaqirit në Liverpool, takimi me shokët e rinj të klubit dhe lumturia e tij

Posted: 13 Jul 2018 03:09 PM PDT

Xherdan Shaqiri është zyrtarisht lojtari më i ri i Liverpoolit pasi ka kaluar në Stoke City.

Ai sot e ka e ka mbyllur transferimin për 13 milionë funte (14.7 milionë euro).

Xherdan Shaqiri ka mbërritur në Melwood (qendrën stërvitore të Liverpolit) të premten.

Fotografi i klubit ia ka bërë disa foto mjaftë të bukura kur ka arritur në këtë vend, është takuar me trajnerin Jurgen Klopp, por edhe me bashkëlojtarët.

Lojtari 26 vjeçar është bërë blerja e tretë e klubit, pas Fabinhos dhe Naby Keitan.

Ai ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me klubin.

Shaqiri është dukur mjaftë i lumtur në Melwood, ku ka kryer testet mjekësore dhe ka bërë foto me fanellat e reja. /Telegrafi/

 

The post Dita e parë e Shaqirit në Liverpool, takimi me shokët e rinj të klubit dhe lumturia e tij appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Fejzullahi nënshkruan me Xamaxin

Posted: 13 Jul 2018 02:42 PM PDT

Arbnor Fejzullahi do të jetë lojtari më i ri Xamax në Superligën e Zvicrës.

Mbrojtësi nga Presheva ka nënshkruar me klubin që sapo është ngjitur në Superligën e Zvicrës, duke nënshkruar një kontrate një vjeçare.

Fejzullahi ka qenë në prova te Xamax për tri ditë ku ka treguar kualitetin e tij dhe klubi i ka besuar kontratën.

Provat erdhën pasi që lojtari nuk kishte luajtur për shtatë muaj shkaku i në lëndimi sa ishte pjesë e Partizanit.

Kjo është aventura e parë e Fejzullahit jashtë Shqipërisë pasi për tri vite kishte luajtur te Partizani dhe një vit te Besa e Kavajës.

Ai kishte ofertë për vazhdimin e kontratës nga Partizani, por që nuk deshi tra vazhdojë.

Ai kishte ofertë edhe nga Shkëndija e Tetovës dhe Levski Sofja. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Fejzullahi nënshkruan me Xamaxin appeared first on Telegrafi.

Giroud: Nuk duam ta humbim këtë mundësi

Posted: 13 Jul 2018 02:37 PM PDT

Ylli i kombëtares së Francës, Olivier Giroud, ka thënë se Franca është e fokusuar më shumë se sa dy vjet më parë kur humbi nga Portugalia.

Olivier do të jetë në krye të sulmit për sfidën ndaj Kroacisë të dielën.

Sulmuesi i Arsenalit thotë se mentaliteti i Francës ka ndryshuar për dallim nga viti 2016.

"Është ndryshe, pas gjysmëfinales kur kemi fituar ndaj Gjermanisë ishim më euforikë, ku për dallim pas Belgjikës ishte ndryshe".

Franca (Getty Images)

"Nuk është ndjenja e njëjtë, ne e dimë se kemi vetëm një ndeshje për ta fituar. Ka fokus të vërtetë dhe përqëndrim për të përfunduar punën prandaj është më ndryshe".

"Ne kemi arritur përgjatë kësaj rruge të vështirë deri këtu dhe nuk duam që ta humbim këtë mundësi".

"Botërori nuk fitohet vetëm me talent, nuk është i mjaftueshëm vetëm talenti. Ju duhet efektivitet. Fuqia mentale është 70 për qind e punës. Nëse jeni të gatshëm që të punoni për ekipin dhe bashkëlojtarët, atëherë duhet përkushtim dhe vendosmëri për ta bërë këtë", deklaroi Giroud. /Telegrafi/

The post Giroud: Nuk duam ta humbim këtë mundësi appeared first on Telegrafi.

Cancelo: Mentaliteti fitues i CR7 i përkryer për Juventusin

Posted: 13 Jul 2018 02:13 PM PDT

Superylli i Juvenusit, Cristiano Ronaldo, do ta përmirësojë mentalitetin e skuadrës, gjithnjë sipas Joao Cancelos.

Edhe Cancelo edhe Ronaldo erdhën te Juventusi për të përforcuar skuadrën par asezonit të ri.

Cancelo beson se një prej legjendave të Real Madridit ka mentalitetin fitues.

"Është një kënaqësi e madhe për mua dhe të gjithë lojtarët që të luajnë me një kampion si Cristiano Ronaldo".

"Jam i sigurt se ai do të rrisë kualitetin e skuadrës dhe do të na ndihmojë që të fitojmë".

"Ai ka mentalitet fituesi dhe ka fituar shumë në karrierën e tij. Në të njëjtën kohë, Juventusi ka arritur të rrëmbejë shtatë tituj të kampionit dhe shprsoj se do të përshtaten mjaft mirë", deklaroi Cancelo.

Ronaldo kaloi te Juventusi për 120 milionë euro, teksa Cancelo, i cili luajti për Interin sezonin e kaluar, kushtoi 40 milionë euro. /Telegrafi/

The post Cancelo: Mentaliteti fitues i CR7 i përkryer për Juventusin appeared first on Telegrafi.

Jurgen Klopp flet për transferimin e Xherdan Shaqirit: Reaguam shpejt dhe mençur

Posted: 13 Jul 2018 01:56 PM PDT

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për lojtarin më të ri nw klub, Xherdan Shaqirin.

Ai tha se kur të vije mundësia të nënshkruar me një lojtar të kalibrit si Xherdan Shaqiri për shumën që e kishte në klauzolë, atëherë duhet të veprosh shpejt.

Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Liverpoolit Zyrtare: Xherdan Shaqiri lojtar i Liverpoolit

“Kur dikush si ai (Shaqiri) është i disponueshëm të blihet në këtë mënyrë, duhet të tregohesh i mençur dhe reagohet dhe ne e kemi bërë'.

“Ai ka shpejtësi dhe aftësi, e ka arrogancën e duhur që duhet ta kesh në fushën e futbollit, trimëri për ta pasur topin dhe për të ndikuar në gjëra. Për të luajtur për ne, këto janë kërkesat elementare".

Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Liverpoolit: Isha afër të vij këtu para disa vitesh, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi Fjalët e para të Xherdan Shaqirit si lojtar i Liverpoolit: Isha afër të vij këtu para disa vitesh, jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi

“Ne jemi hapi i përsosur për të në këtë moment mendoj unë, sepse ai duhet të shtyjë veten dhe të sfidojë veten dhe mjedisi ynë e inkurajon ketë".

"Ne do të duam që ai ta tregojë vetën, por gjithashtu duam që ai të mësojë dhe të përmirësohet në  fushën e lojës, pasi ende mund të përparojë”, ka thënë Klopp.

Shaqiri ka kaluar nga Stoke City te Liverpool për 13 milionë funte, ndërsa do ta bartë fanellën me numrin 23 në këtë klub. /Telegrafi/  

The post Jurgen Klopp flet për transferimin e Xherdan Shaqirit: Reaguam shpejt dhe mençur appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more