Skip to main content

“Kryeprokurorja te “Ligjet”, opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kryeprokurorja te “Ligjet”, opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kryeprokurorja te “Ligjet”, opozita kërkon shtyrjen e mbledhjes

Posted: 11 Jul 2018 01:39 AM PDT

Është parashikuar që sot në orën 11:00 në Komisionin e Ligjeve, Kryeprokurorja Arta Marku të raportojë para deputetëve për analizën vjetore të institucionit, po ashtu edhe ministria e Drejtësisë, por opozita ka kërkuar zyrtarisht shtyrjen e kësaj mbledhje.

Nëpërmjet një letre drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kryetarët e grupeve të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili shprehin kundërshtimin e opozitës për zhvillimin e mbledhjes në shkelje flagrante të Rregullores së Kuvendit.

Spaho dhe Vasili argumentojnë se, ndryshe nga sa parashikon neni 29, raportimi është futur në rend dite pa qenë më parë në kalendarin e punimeve të Kuvendit, i miratuar deri në fund te sesionit.

"Shkelja tjetër flagrante e Rregullores është caktimi i programit dhe kalendarit të Komisionit nga kryetari Ulsi Manja pa u këshilluar më parë me nënkryetarin Alibeaj, siç e detyron neni 33 i Rregullores së Kuvendit", thuhet në reagimin e opozitës.

Në kërkesën drejtuar Ruçit, kryetarët e grupeve të opozitës theksojnë se dy raportet janë voluminoze dhe duan një kohë të mjaftueshme për shqyrtim serioz. Për më tepër, ata vënë në dukje se dy anëtarë të opozitës, përfshirë nënkryetarin janë me detyrë nga Kuvendi jashtë vendit.

Duke cituar kompetencat e Kryetarit, Spaho dhe Vasili i kërkojnë kryeparlamentarit Ruçi të anulojë mbledhjen e orës 11.00, që zhvillohet në shkelje të 4 neneve të Rregullores, sipas tyre.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Greqia dëbon diplomatët rusë, Moska paralajmëron kundërpërgjigje

Posted: 11 Jul 2018 01:36 AM PDT

Greqia vendosi të dëbojë dy diplomatë rusë dhe të ndalojë hyrjen në vend për dy të tjerë. Vendimi është marrë pasi pretendohet se ata kanë kryer veprimtari që nuk janë në përputhje me statusin e tyre.

Mirëpo, Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi se do t'i përgjigjet me të njëjtën monedhë vendimit të Athinës. Moska gjithashtu ka marrë vendim për dëbimin e 2 diplomatëve rusë.

Zyrtarët grekë nuk kanë bërë ende asnjë koment në lidhje me çështjen.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump nis me tone të ashpra samitin e NATO-s: Gjermania kontrollohet nga Rusia

Posted: 11 Jul 2018 01:22 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nisur me tone të ashpra samitin 2-ditor të NATO-s në Bruksel, duke kritikuar Gjermaninë për marrëveshjen me vlerë miliarda dollarëve me Rusinë rreth tubacioneve të gazit natyror.

Duke folur në mëngjes, teksa është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Trump theksoi: "Ne jemi duke mbrojtur Gjermaninë. Ne jemi duke mbrojtur Francën. Jemi duke mbrojtur secilin. Kjo është e padrejtë ndaj shtetit tonë. Është e padrejtë ndaj taksapaguesve tanë".

Trump ka thënë se Gjermania është e kontrolluar plotësisht nga Rusia, për shkak të varësisë së gazit natyror dhe marrëveshjes për tubacione të gazit me Moskën.

Samiti pritet të jetë një nga mbledhjet më të vështira të aleancës në disa vjet, pasi Trump vazhdon të bëjë presion te aleatët për të rritur shpenzimet në mbrojtje.

Trump ka kritikuar vazhdimisht anëtarët e aleancës për nivelet e tyre të shpenzimeve edhe para nisjes së takimit.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi, zbuloni 12 shenjat dhe akulloret

Posted: 11 Jul 2018 01:14 AM PDT

Yjet gjithashtu ndikojnë edhe në preferencat tona midis kaushit dhe gotës. Zbulojeni kë lakmoni më shumë nëpërmjet Yjeve

Me ardhjen e verës, ditët janë gjithmonë e më të nxehta dhe është e lehtë të shohësh shumë njerëz që ecin në rrugë duke mbajtur në dorë kaushë ose gota me akullore. Akulloret na kënaqin shijet tona dhe ka nga ata që i marrin deri në shtëpi. Në këtë stinë ne kënaqim shijet tona dhe horoskopi na tregon se cila është marrëdhënia jonë me akulloren dhe cilat janë shijet më të përshtatshme për çdo shenjë zodiakale!

DASHI – Ju jeni një person i ngrohtë dhe akullorja mund të jetë shumë e ftohtë ose shumë e ëmbël. Ju preferoni ushqimet e shijshme ose zakonisht merrni një të hidhur për të përfunduar vaktin tuaj. Por kur shoqëria ua kërkon, nuk ktheheni pas dhe porosisni një super kaush ose një super gotë me tre ose katër shije të shijshme. Ju e lejoni veten të udhëhiqet nga instinktet dhe shikoni gjithmonë për shije çokollate ose krem të të gjitha llojeve. Shpejtësia me të cilën hani i lë të gjithë me gojë hapur!

DEMI – Për një adhurues të ushqimit si ju, akullorja mund të jetë ushqimi i përkryer ose përfundimi magjik i një prej ushqimeve tuaja të verës. Ju pëlqejnë shijet me shumë kalori, ndoshta çokollata. Ju gjithmonë zgjidhni t'i shoqëroni ato me biskota ose snacks të ndryshëm, të cilët kënaqin shijen tuaj. Shitësi i akulloreve ju pret gjithmonë me krahë hapur dhe ju sigurisht që nuk e zhgënjeni!

BINJAKËT – Juve ju pëlqen të luani dhe ju pëlqen ta bëni edhe kur hani akullore: kjo është arsyeja që zgjidhni shije që ju kujtojnë fëmijërinë tuaj, si "Big Babol" dhe "smurf" (blu). Nuk çmendeni për kaushë dhe, nëse është e mundur, e spërkasni gotën tuaj me ngjyra për ta bërë sa më argëtuese. Në shumicën e rasteve, megjithatë, gota juaj e bukur përfundon në plehra, së bashku me lodrat që nuk ju pëlqejnë më.

GAFORRJA – Akullorja është një biznes serioz për ju. Ëmbëlsira kurrë nuk mund të mungojë në jetën tuaj dhe akullorja ka karakteristikën fantastike për të qenë e butë (akujt nuk janë për ju). Ju pëlqen ideja për të ngrënë diçka rozë dhe për këtë arsye ju shpesh zgjidhni luleshtrydhet ose manaferrat. Kur është nxehtë, akullorja bëhet një ritual i domosdoshëm për ditën tuaj. Shumë herë ju pëlqen të bëni akullore në shtëpi dhe t'i ndani ato dhe me të tjerët.

LUANI – Në mendjen tuaj ju shpesh kaloni idenë e akullores me atë të verës dhe plazhit: prandaj bëhet e domosdoshme në ditët tuaja! Ju mund të merrni lehtë akullore të paketuara dhe pothuajse gjithmonë të zgjidhni ato me biskota ose ato me një shije ekzotike, të tilla si kokosi dhe mango. Në frigoriferin tuaj kurrë nuk nuk mund të mungojnë versionet shumëngjyrëshe të gotave ose akulloreve në një shkop, duke surprizuar kështu miqtë tuaj në fund të një mbrëmjeje.

VIRGJËRESHA – Ndoshta akullorja nuk është pasioni juaj i madh dhe ju tentoni t'i shmangni sidomos ato të paketuara, të cilat përmbajnë shumë ngjyrues. Por ju shpesh dëshironi të përfundoni vaktet tuaja me një sorbet të freskët me limon. Shija e saj akruale nxit tretjen. Versioni i alkoolit, me shtimin e pak vodka, nuk është për ju. Yjet sugjerojnë që ju të provoni sorbet edhe në shalqirin e saj ose variantet e gjelbërta të mollës. Për të kursyer para, mund të provoni ta bëni në shtëpi!

PESHORJA – Ju jeni një person shumë i vëmendshëm, por kur jeni me pushime, nuk ju pëlqen të mendoni për dietën! Ju e dini shumë mirë se jeni në formë të përsosur dhe sigurisht nuk do të jenë kaloritë e një akulloreje që të shkatërrojnë trupin tuaj të përsosur. Ju pothuajse kurrë nuk zgjidhni kaush sepse keni frikë se do t'ju bëjë pis duke e ngrënë dhe mendoni që është më elegante të shikoni për një gotë. Ndër shijet tuaja të preferuara është patjetër stracciatella, e cila me çokollatat e saj ju kujton kostumin tuaj të dashur me pika polka.

AKREPI – Pas fytyrës suaj të vrazhdë, fshihet një zemër kremi! Akullorja është një nga ushqimet tuaja të preferuara: keni dyqanin tuaj të akullores si dhe shijet tuaja. Ata që ju njohin, e dinë saktësisht se cilat ju pëlqejnë. Ndër shijet e preferuara janë ato më të fortat si kafeja. Një kombinim që ju bën lehtësisht të çmendeni është çokollata me luleshtrydhe. Duke reflektuar mirë, ju mendoni se akullorja e duhur në kohën e duhur mund të përdoret si një armë joshjeje!

SHIGJETARI – Përballë një kaushi të shijshëm me akullore, ju nuk mund të rezistoni. Ju pëlqen të eksploroni sallonet artizanale të akullit në lagjen ku jetoni dhe kushtoni vëmendje përbërësve që përdoren. Kur merrni krem akullore fëstëk, për shembull, do të shihni se është origjinale nga Bronte. Nëse është shumë e gjelbër, ju dyshoni. Ndonjëherë nuk e kuptoni se krijuesi i akullores nuk ka absolutisht asnjë dëshirë për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve naive të bezdisshme.

BRICJAPI –  Ju nuk jeni veçanërisht i dhënë pas ëmbëlsirave dhe mund të thuhet se akullorja, me temperaturë të ulët, është e vetmja që mund t’ju bëjë për vete. Ju nuk ju pëlqejnë shijet tepër ekstravagante: preferoni shijet më klasike dhe tradicionale si krem apo lajthi. Ndonjëherë ankoheni për faktin që dyqanet e akullores kanë rritur çmimet e tyre në vitet e fundit dhe në këtë mënyrë nuk mund ta shijoni plotësisht akulloren që sapo keni blerë.

UJORI – Ju pa dyshim i përkisni shenjës më origjinale dhe, madje edhe me akullore, mund të dalloni veten duke zgjedhur shijet ekstravagante dhe të çuditshme dhe kombinimet.  Ju nuk jeni besnikë i një dyqani akulloreje në veçanti dhe ju pëlqen të ndryshoni për të zbuluar stilet dhe përbërësit e rinj dhe magjepsës. Ju provoni basil, livando, parmesan dhe çokollata me rozmarinë. Nëse pyesni veten pse asnjë nga miqtë tuaj nuk dëshiron ta shijojë atë, e dini se duhet guxim të eksperimentosh me shijet e caktuara!

PESHQIT – Ideja për të marrë akullore me dikë të dashur për ju është shumë romantike. Ju pëlqen të ndani gjithçka dhe zakonisht zgjidhni shijet që mund t’i pëlqejnë ata që janë në shoqërinë tuaj. Megjithatë ju keni të preferuarat tuaja, si çokollata e bardhë ose kos, kokosi dhe pinolata. Dyqanet e preferuara të akullores tuaj janë ato ku çokollata e shkrirë derdhet në fund të kaushit. Dhe si zbukurim nuk mund të mungojnë ngjyrat!

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbappe: Nuk më intereson Topi i Artë, dua Kupën e Botës!

Posted: 11 Jul 2018 01:13 AM PDT

I pyetur nga TF1 pas ndeshjes dhe për mundësinë e fitimit të "Topit të Artë", Kylian Mbappe ka bërë një zgjedhje të qartë. Ylli i PSG-së nuk mendon aspak për çmimin personal, po për Kupën e Botës me blutë…

"Topi i Artë? Nuk më intereson, dua Kupën e Botës. Topi i Artë nuk është problemi im!"

Ndërkohë, ylli i Francës arrin rekordin e driblimeve të provuara në një ndeshje Botërori, plot 15 ndaj Belgjikës, nga të cilat 7 të realizuara me sukses.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Fier, kanosi rojën e OSHEE, arrestohet 44-vjeçari

Posted: 11 Jul 2018 01:01 AM PDT

Është arrestuar nga policia 44-vjeçari, i cili një ditë më parë kanosi policin privat në zyrat e Drejtorisë Rajonale të OSHEE në Fier.

Bëhet e ditur nga policia se personi i cili është vënë në pranga është shtetasi Sokol Gjika banues në Fier, të cilit pas kontrollit të ushtruar në banesë, i është gjetur edhe një sasi prej 4.5 gram lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa.

Një ditë më parë, 44-vjeçari tentoi të futet me forcë në ambientet e OSHEE për të takuar drejtorin, por është ndaluar nga polici privat dhe e ka kërcënuar këtë të fundit.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

KPK shkarkon gjyqtarin Artan Lazaj, SHBA i kishte refuzuar vizën

Posted: 11 Jul 2018 12:51 AM PDT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me anëtarë Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi, vendosi shkarkimin e gjyqtarit Artan Lazaj, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Tiranës.

Gjyqtari Lazaj kishte kryer deklarim të rremë të pasurive, për të cilat rezulton se ai posedon sipas një kontrate sipërmarrjeje vetëm një apartament në kryeqytet, me sipërfaqe 159 m2.

Gjyqtari Artan Lazaj ka deklaruar më herët se organet e Vettingut nuk kishin llogaritur punën e tij në drejtësi për 10 vite, përderisa ai ka filluar punë në gjyqësor në vitin 1994. Duke i kujtuar KPK-së e kishin bërë pronar edhe të një shtëpie në Bulqizë, e cila në fakt është shtëpia e fëmijërisë së bashkëshortes disa vite përpara se ai ta njihte.

Artan Lazaj është një nga gjyqtarët që Ambasada e Shteteve të Bashkuara i ka refuzuar vizën

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pogradec, makina përplas për vdekje një 45-vjeçare

Posted: 11 Jul 2018 12:44 AM PDT

Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Një mjet tip "Volkswagen" ka përplasur për vdekje një këmbësore me inicialet A.j 45 vjeç pranë fshatit Hudënisht.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

"Mjeti tip 'Volkswagen' me targë YOT 4841 me drejtues shtetasin A.B, ka aksidentuar shtetasen A.J, rreth 45 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila sapo ka mbërritur në Spitalin e Pogradecit, ka ndërruar jetë", njofton policia.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në Komisariat ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA nuk ndalet, tjetër goditje luftës tregtare me Kinën

Posted: 11 Jul 2018 12:31 AM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë rritur luftën tregtare me Kinën, duke listuar produkte shtesë në vlerë të 200 miliardë dollarëve, të cilave planifikon t’u vendosë tarifa deri në muajin shtator. Ky hap ka ardhur disa ditë, pasi të dyja shtetet kanë vendosur tarifa reciproke në vlerë të 34 miliardë dollarëve në mallrat e njëra-tjetrës.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kërcënuar edhe më herët me vendosje të tarifave shtesë në rast të hakmarrjes nga Kina. Në listë janë vendosur më shumë se 6,000 artikuj, duke përfshirë produkte ushqimore, minerale dhe çanta.

Publiku do të ketë kohë për të komentuar listën para aplikimit të tarifave të reja 10 për qind.

Tregjet aziatike të aksioneve kanë rënë ndjeshëm, si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve në mes të dy gjigantëve ekonomikë.

Shtëpia e Bardhë pati deklaruar se tarifat janë përgjigje ndaj praktikave të padrejta tregtare të Kinës në SHBA.

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Rai 3” kronikë për mjekun shqiptar, Rama: Shëndetësia është përmirësuar (Video)

Posted: 11 Jul 2018 12:07 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka uruar një ditë të mbarë me një kronike të televizionit italian “Rai 3”, ku tregohet rasti i një mjeku të ardhur nga Italia në Shqipëri. Ai është rritur dhe ka studiuar në Itali, por profesionin si mjek e ushtron në vendin e tij, në Shqipëri.

"Mirëmëngjes dhe me këtë kronikë kuptimplotë (që shyqyr e ka bërë RAI3 se ta kishte bërë ERTV do damkosej si propagandë ) mbi përmirësimet e mëdha të shërbimit tonë shëndetësor vitet e fundit, apo edhe kthimet (jo vetëm ikjet) e mjekëve specialistë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në Facebook.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë kronikë kuptimplotë (që shyqyr e ka bërë RAI3 se ta kishte bërë ERTV do damkosej si propagandë😂)mbi përmirësimet e mëdha të shërbimit tonë shëndetësor vitet e fundit, apo edhe kthimet (jo vetem ikjet😊) e mjekëve specialistë në Shqipëri, ju uroj një ditë të mbarë 🌹

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 10. Juli 2018

11 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more