Skip to main content

“Kapet me 140 km/orë shoferi në aksin Tiranë-Durrës” plus 9 more - Gazeta Dita

“Kapet me 140 km/orë shoferi në aksin Tiranë-Durrës” plus 9 more - Gazeta Dita


Kapet me 140 km/orë shoferi në aksin Tiranë-Durrës

Posted: 29 Jul 2018 02:25 AM PDT

 

Policia Rrugore e Tiranës, gjatë një kontrolli dhe monitorimi në rrugën Interurbane Tirane-Durrës, ka ndaluar shtetasin 46-vjeçar Xh.D, drejtuesit te mjetit Benz B-Clas, pasi ky i fundit është konstatuar me shkelje të rregullave të qarkullimit.

Drejtuesi i këtij mjeti është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe mbi normën e shpjetësisë.

"Gjatë monitorimit te shpejtësisë së mjeteve rrugore në rrugën Interurbane kryesore Tiranë-Durres dhe anasjelltas, në morinë e shkeljeve mbi kufijtë e lejuar te shpejtësisë, ndodh që të konstatosh shkelje të cilat për shkak të rrezikshmërisë, konsiderohen të renda, ashtu sic është rasti konkret, i drejtuesit të mjetit Benz B-Clas, 46 vjeçari Xh.D.

Kombinim i shpejtësisë mbi normat e lejuara 140 km/h dhe drejtimi i mjetit me këtë shpejtësi nen efektin e alkoolit ne masën 0.39 mg/l", thuhet në postimin e policisë.

l.h/ dita

Nga magjitë seksuale te lugetërit, ritet e fshehta të harruara shqiptare

Posted: 29 Jul 2018 02:17 AM PDT

S.S. Klarku një udhëtar dhe studiues që vdiq i ri në një aksident me jaht në Gjirin e Korintit ka lënë pas disa shënime vërtet interesante për ritet e fshehta e të harruara të disa zonave të Shqipërisë.

Ai kaloi disa muaj në fshatrat e jugut shqiptar nga dhjetori i vitit 1921 në janar të 1922-it dhe vëzhgimet e tij i ka përmbledhur në një ditar ende të pabotuar.

Më poshtë disa prej këtyre shënimeve, të botuara sot nga gazeta DITA:

Magjitë e dashurisë

Në Skoriadh e Labovë ushtrohet magjia, veçanërisht për çështje seksuale. Në rast se një burrë kërkon të shtjerë në dorë një vajzë, kap një lakuriq nate vrarë nga një musliman, dhe e gropos në një vend ku nuk arrin të dëgjohet kirikija e këndezit në agim.

Kur kanë kaluar dyzet ditë nga groposja, i riu shkon te vendi dhe thërret tri herë rresht "O dreq haje mishin, o dreq lëri kockat". Pastaj ai merr një kockë të kthyer nga lakuriqi i natës, e lidh në një grep prej argjendi, dhe godet pëllëmbën e vajzës me majën e grepit.

Kështu ajodo  t'i shkojë pas deri në vdekje. Por në qoftë se ai don që ta heqë qafe, e godet femrën në shpinë të dorës.

Plakat e fshatit Skoriadh parashikojnë të ardhmen, duke përdorur si instrument një shpatull qingji gati të tejdukshme.

Zakone dasmash

Në jug të Zagorisë ndodhet një grup fshatrash të krishterë, më i madhi ndër ta është Poliçani. Kjo komunë njihet si Paleo-Pogoni, pra "Pogoni i Vjetër", përkundër Pogonit të Parë, që shtrihet më tutje në jug, në anën greke të kufirit.

Megjithë territorin e tyre të thellë, pogonasit janë më të qytetëruar sesa fqinjët në luginën e Drinit; sepse varfëria e skajshme e rrafshinës shkëmbore ku mbarështrojnë dhentë, i ka detyruar shumë prej tyre të mërgojnë drejt Amerikës, Stambollit (Konstantinopolisit) dhe Athinës.

Pasi zakoni për t'u martuar ndërvedi në këto fshatra, është i fortë, të ikurit jashtë shtetit, rikthehen në shtëpitë e tyre për të krijuar familjen. Pastaj ikin përsëri jashtë.

Nëse kanë mundësi, ata e marrin nusen me vete; por në të shumtën e rasteve e lenë nusen shtatzënë në shtëpi, dërgojnë para për ta mbajtur, dhe kthehen afërsisht një herë në pesë vjet për të shtuar numrin e familjes.

Falë marrëdhënieve me botën e jashtëme, shtëpitë janë të pajisura sipas modës. Këta fshatarë përdorin takëme dhe mbulesa tryeze, madje një herë, provova luksin e rrallë që të flija me çarçafë.

Ndërsa në shumicën e fshatrave, kur i zoti i shtëpisë më lutej për t'u larë, do kërrusesha kokëposhtë dhe e shoqja do ma shprazte ujin e ftohtë në zverk, në Pogonin e Vjetër, më nxorën një legen me ujë të ngrohtë dhe një copë sapun.

Një martesë në Poliçan

Klarku përcolli një martesë në fshatin e Hlomos, gjë që e përshkruan gjerë e gjatë. Në mëngjes, dhëndërri duhej rruar prej dikujt që i kishte gjallë të dy prindët.

Procesioni ishte "shpirti i festës". Ky duhej të ndiqte gjithmonë krahun djathtas. Në krye, qëndronte një djalë me një flamur në dorë (në këtë rast flamuri ishte shqiptar, por në ndonjë rast ishte edhe grek, sipas shijeve) bashkë me ahengçitë.

Fillimisht, këta shtonin në kishë dhe më pas në shtëpinë e dhëndrrit. Pranë dhëndrit viheshin në radhë krushqit, pastaj ky i mbrojtur nga një çadër hipte në një hamshor të bardhë që mbahej nga i jati, ndërsa në fund rrinin krushkat po nga dhëndëri.

Sapo procesioni nisej nga shtëpia e dhëndrrit për te shtëpia e nuses, fillonte muzika. Te shtëpia e nuses, meshkujt e familjes së saj zinin vendin në procesion. Pastaj, hipur në një mushkë të bardhë mashkull, vinte nusja e mbrojtur nga një çadër dielli. Më pas e kishin rradhën krushkat nga nusja. Në fund fare, vinte një mushkë e ngarkuar me sënduk dhe qilima (që duhet të mjaftonin për një vit).

Mushka drejtohej nga një femër nga krushqia e dhëndrit. Dhëndëri hynte në kishë së bashku me mikun e tij më të ngushtë. Në krah të majtë mbante mikun dhe babain djathtas. Brenda, në kishë, dhëndëri dhe nusja shkëmbejnë kurorat tri herë; dhe i vijnë rrotull tri herë altarit; pastaj marrin tri herë kungimin e shenjtë.

Pas dasmës, dhëndëri dhe nusja hanë "kullure" (bukë në formë unaze) te shtëpitë e njëri tjetrit, ndërsa kumbara e fut gishtin e ngjyer me mjaltë në gojët e të dyve, dhe lëpin gishtin.

Gjatë ritualit, baballarët ngrenë dolli me njëri tjetrin duke kryqëzuar gotat; mamaja e dhëndrit i hedh nuses oriz, ndërsa nusja shpërndan ëmbëlsira, portokalle dhe mollë; ndërsa nuses, i ngjitin në shalën e mushkës tri vogëlushë për ta puthur.

Kur rituali i dasmës bëhet gati të shpërndahet në të dyja shtëpitë, krushqia e dhëndrrit rrethojnë nusen dhe i japin dhuratat, ndërsa ajo i jep dhuratat dhëndrit.

Natën e parë, te dhëndëri, shtrohet ushqim për krushqinë dhe miqtë e tij, ndërsa natën e dytë shtrohet për krushqinë e nuses, në të dy rastet ngrihet dolli për dhëndërin me urimin "u bashkofshim për gëzime të tjera". Kur nusja shkon në shtëpinë e burrit, shoqërohet nga krushqit e saj që duhet të jenë me numër tek.

Në hyrje të shtëpisë kumbari ia jep dhuratat nuses përpara se të zbresë nga mushka. Te dera e shtëpisë ajo i ngjyen katër gishtat në një filxhan me mjaltë tri herë dhe ja jep mjaltin kumbarës, me qëllim që të largojë zënkat.

Në prag të derës rreshtohen monedha ari dhe argjendi dhe nusja e kapërcen pragun e ndihmuar nga dhëndëri, i cili e çon hopa. Sapo nusja futet brenda në shtëpinë e dhëndrit, vajzat e shtëpisë nisin këngën.

Dy-tri ditët e para nusja është kaq e ndrojtur sa nuk flet me askënd, as me vetë burrin, përveç të afërmve të saj. Çifti i sapo martuar, javën e parë pushon, dhe bashkë me afro tridhjetë krushq nga të dyja familjet, janë të ftuar nëpër shtëpitë e krushqisë.

Ritet e martesës

Bujtësi ia kishte shpjeguar Klarkut ceremoninë e vet të dasmës, në vitin 1890. Festimet vazhdonin dhjetë ditë, gjatë kësaj kohe shpenzimet llogariteshin në 95 kokë bagëti, 600 okë verë dhe 600 gjerdanë me fishekë, por atëhere ai kishte për të mbajtur 34 kushërinj të parë, pa futur në hesap ata të nuses.

Asokohe mashkulli më i afërt i nuses, flinte me të natën e parë, ndërsa dhëndëri flinte me nusen atë natë që mbaronin festimet. Bujtësi i Klarkut, e kishte konsumuar martesën e vet, vetëm nëntë ditë pas dasmë.

Pozita e gruas është e tillë që t'i bindet krejtësisht të shoqit. Ajo s'mund të flejë pa lejen e të shoqit (këtë zakon e zbatojnë të gjitha gratë e shtëpisë).

Nusja duhet të sillet me përunjësi. Kur i shoqi s'është në shtëpi, ajo mund të dalë prej andej vetëm kur shoqërohet nga një grua e martuar. Gruas së martuar i përket një burim në fshat, që s'mundet ta përdorë askush tjetër.

Pozita e gruas është e ndryshme nga pozita e vajzave. Vajza gëzon më tepër liri, dhe madje mund të sillet në mënyrë të pahijshme para të jatit. Gjyshja nuk mund të urdhërohet nga i biri, prandaj nipat këshillohen me gjyshen ashtu si me të jëmën.

Një burrë mes xhindeve

Xhind është trajta shqitpare e fjalës arabe "xhini". Fshatarët kanë frikë që të udhëtojnë natën për shkak të tyre. Deri dyzet ditë pas lindjes së gruas asnjë burrë nuk duhet të hyjë në shtëpinë e kësaj lehone pasi bie mbrëmja, për të mos u ndjellë shpirti i djallit.

Thuhet se xhindët banojnë në veri të Pogonit të Vjetër dhe barinjtë që flenë jashtë me bagëtitë, gjatë natës dëgjojnë zërat e tyre.

Këtu tregojnë për një burrë i cili ndjeu në mesnatë zërat e tyre duke kënduar këngë dasme. Nereidat e bindën që të rrinte bashkë me to; kështu ai u martua me njërën prej tyre dhe jetoi i lumtur për një muaj. Pastaj Nereidat u zunë ndërmjet tyre.

Burri u frikësua, vrapoi në shtëpinë e tij dhe u tregoi fshatarëve për ato që kishte kaluar.

Bujtësi i Klarkut i tha atij se ishte takuar me këtë njeri në vitin 1914, dhe asokohe atë e kishte kapur dalldia prapë që të ikte nga shtëpia, por iu kthjellua mendja.

Hesape lugetërish

Ndërsa xhindët mund të ishin të mirë, "lugetër-it" ishin tepër të frikshëm, ishin bisha si ujqit ose aty afër. Një të premte, bujtësi i Klarkut, kishte parë djegjien e një lugati në Taç.

Në Poliçan besohej se lugetërit shfaqeshin vetëm midis muslimanëve (por mund të ishte e kundërta në Kurvelesh).

I ashtuquajturi lugat, pasi vdiste dhe varrosej, ringjallej pas shtatë ditësh, vinte natën në shtëpi dhe hante pak miell. Në rast se ishte grua, merrte ushqim nga sënduku, plaçkiste ç'të gjente, dhe i fuste te varri i saj. Të premten nuk çlirohej nga trupi i saj, por tre-katër netët pasuese vinte dhe trazonte në shtëpinë ku kishte vdekur.

Kur njerëzit e shtëpisë bëheshin të vetëdijshëm për fantazmën, e kuptonin se do të kishte qenë "ajo". Atëhere thoshin: "Të premten shkojmë t'ia zbulojmë varrin; t'i vemë përsipër një turrë me shkarpa, gjysëm oke parafinë nën to, dhe pastaj e djegim".

Ky veprim ndërmerrej vetëm kur i pllakoste ndonjë fatkeqësi e madhe.

n.s. / dita

A mundet që një luftë tregtare të pengojë rritjen globale?

Posted: 29 Jul 2018 02:03 AM PDT

Rritja e tarifave është një prej kërcënimeve më të këqija për ekonominë botërore.

Vetëm po t'u hedhësh një vështrim të shpejtë titujve kryesorë të gazetave, e kupton lehtë se ekonomia botërore nuk është aspak në nivele të mira. Presidenti Donald Trump po vazhdon të sulmojë armiqtë e tij në luftën tregtare, duke i zhytur tregjet financiare në trazira të mëtejshme. Rezerva Federale po rrit normat e interesit, një proces që zakonisht përfundon në recesion në Amerikë, shkruan The Economist.

Kredia më e shtrënguar dhe një dollar në rritje po shtrydhin tregjet në zhvillim, disa prej të cilave, siç është Argjentina, janë nën një stres të lartë. Megjithatë, ekonomia botërore po lulëzon. Rritja është ngadalësuar pak nga viti 2017, por ajo vazhdon që të jetë në nivele më të larta se ato të shënuara para pesë viteve.

Rritja ekonomike e Amerikës madje mund të përshpejtohet, falë shkurtimeve të taksave dhe uljes së shpenzimeve të Trump.

Një çmim më i lartë i naftës, në ditët e sotme po nxit investimet në prodhimin e shistit argjilor amerikan. Rritja në disa sektorë i ka tejkaluar parashikimet me 4% në tremujorin e dytë të vitit 2018. Edhe pse në pamje të parë, situata duket pozitive, ajo gjithsesi shoqërohet me rreziqe të shumta.

E para është se fillimisht siguron një mbulim politik të përkohshëm të pamaturisë së Trump.

E dyta është se, në qoftë se Amerika përshpejton rritjen dhe pjesa tjetër e botës ngadalësohet, zgjerimi i diferencave në normat e interesit do të rrisë më shumë dollarin amerikan. Kjo padyshim do të përkeqësonte problemet në tregjet në zhvillim dhe do t'ia vështirësonte z. Trump përmbushjen e objektivit për tregje të balancuara.

Lufta tregtare është kërcënimi më i madh për rritjen globale. Më 15 qershor, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se një tarifë prej 25% ndaj importeve kineze me vlerë 50 miliardë dollarë amerikanë do të hyjë shpejt në fuqi. Tre ditë më vonë, pasi Kina deklaroi se do të hakmerrej për këtë vendim, duke i çuar këto dy ekonomi të mëdha në prag të një lufte tregtare.

Nëse ai e vë në zbatim një tarifë të tillë, nëntë të dhjetat e mallrave me vlerë afërsisht prej 500 miliardë dollarësh të importuara nga Kina do të përballen çdo vit me taksat amerikane. Ndërkohë, Bashkimi Europian është gati të imponojë "tarifa hakmarrëse" si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Amerikës kundër çelikut dhe aluminit të BE-së. Dhe padyshim që edhe tregjet e tjera e kanë kuptuar një situatë shqetësuese.

Unë do t'ju evidentoj dhe do t'ju eliminoj

Presidenti amerikan nuk ka aspak frikë nga përshkallëzimi i mosmarrëveshjeve tregtare, sepse ai beson se është në anën e fituesve.

Amerika ble nga Kina pothuajse katër herë më shumë se sa shet në atë shtet, duke kufizuar mundësinë e Kinës për të vepruar në të njëjtën mënyrë në drejtim të vendosjes së tarifave.

Shtëpia e Bardhë shpreson se kjo do të bëjë që Kina t'i përmbushë kërkesat e vendosura prej saj, disa prej të cilave (reduktimi i vjedhjes së pronës intelektuale të firmave amerikane) janë më të arsyeshme se disa të tjera (reduktimi i deficitit tregtar dypalësh).

Por z. Trump e mbivlerëson fuqinë e tij të bisedimeve. Nëse Kina nuk do të shesë më mallra amerikane për shkak të taksave, ky veprim mund të rrisë më tej tarifat ekzistuese.

Ose mund të krijonte probleme tek firmat amerikane që veprojnë në Kinë. Më e rëndësishmja është se mercantilizmi i Presidentit e verbon atë duke mos e lënë që të shikojë qartazi dëmin që mund t'i shkaktojë vetë Amerikës. Sipas tij, është më mirë që të mos tregtohet fare sesa të drejtojë një shtet me deficit tregtar.

Kjo "marrëzi" nxjerr në pah edhe taktikat e tij ndaj Kanadasë, Meksikës dhe BE-së. Z. Trump mund të tërhiqet nga Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut dhe të vendosë tarifat ndaj automjeteve. Problemi nuk është se Amerika varet nga tregtia, sepse në fakt, ajo është një zonë mjaft e madhe e tregtisë së lirë për dëmtimin eventual ndaj PBB-së, në vetëm disa pikë përqindjeje më pak. Dhe në fakt, ekonomitë e vogla, të specializuara janë më të varura nga tregtia dhe do të ishin pikërisht ato që do të vuanin më shumë. Një dëm i tillë për familjen mesatare amerikane përkthehet në një kosto ndoshta të papërfillshme. Padyshim që ajo do të kishte ndikim negativ, por jo që të ishte fatal.

Ekonomia e Amerikës njihet për projektimin e iPhone-ve, por jo për montimin e tyre. Makinat dhe avionët e saj i kalojnë shumë herë kufijtë kombëtarë përpara se produkti përfundimtar të jetë gati.

Disa analistë ia atribuojnë presidencën e Trump goditjes ekonomike me tregtinë me Kinën, pas vitit 2000. Tronditja që do të shkaktohej nga përmbysja e globalizimit do të ishte po aq e keqe. Sipas një vlerësimi të fundit, humbjet e vendeve të punës në Amerikë nga një luftë tregtare do të shkonin deri në 550,000. Edhe goditja që do të merrte Kina do të ishte e rëndë. Por çdo rregullim i mundshëm do të zgjatej në kohë nga paparashikueshmëria e Trump.

Pa e ditur nëse tarifat mund të rriten apo të bien, asnjë kompani nuk do ta mendonte si një veprim të zgjuar investimin në një zinxhir të ri furnizimi. Është shumë e vështirë të imagjinohet një riorganizim i tillë, pa një recesion global. Tarifat e rrisin përkohësisht inflacionin, duke e bërë më të vështirë për bankat qendrore që të zbusin goditjen.

Prandaj tregohuni të kujdesshëm sepse lufta tregtare mund të zhvillohet ende në dobi të ekonomisë botërore. Por nuk duhet harruar se Amerika është motori i rritjes globale me Trump, një shofer i rrezikshëm në drejtim të saj./Monitor

l.h/dita

ICC, Shaqiri dhe Shabani mrekullojnë në debutim

Posted: 29 Jul 2018 01:57 AM PDT

International Champions Cup vijon të dhurojë paraqitje mjaft spektakolare në fushën e lojës, teksa gjatë mbrëmjes së të shtunës dhe orëve të para të së dielës, janë luajtur tre sfida.

Kështu Manchester United është përballur me Liverpoolin në SHBA, në një sfidë ku debutoi me "the reds" edhe sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri.

Sfida përfundoi me fitoren e djemve të Klopp me rezultatin e thellë 1-4, ndërsa Shaqiri shënoi një gol spektakolar me roveshiatë dhe asistoi në golin e Sturridge.

Një tjetër shqiptar la gjurmë mbrëmjen e djeshme, në sfidën e luajtur mes Bayernit të Mynihut dhe Manchester Cityt. Bëhet fjalë për të riun Meritan Shabani, i cili hapi serinë e golave për bavarezët në fillim të pjesës së parë.

Pas tij ishte Robben që dyfishoi shifrat, por më pas anglezët shënuan 3 herë me anë të Bernardo Silvës (2) dhe të riut Nmecha.

Barceloan dhe Tottenhami u ndanë në një barazim spektakolar 2-2 për 90 minuta, ndërsa nga pika e penalltive fati u buzëqeshi katalanëve, të cilët nuk gabuan asnjë nga pesë goditjet.

Rafinha Alcantara "gatoi" dy golat e katalanëve, të shënuar nga El Haddadi dhe Arthur, në pjesën e parë, ndërsa anglezët reaguan në 45-minutëshin e dytë, duke shënuar me anë të Son Hueng-min dhe N'Koudou./tch

l.h/ dita

Sezoni turistik sjell dyndje në portin e Durrësit, mbërrijnë mijëra emigrantë

Posted: 29 Jul 2018 01:50 AM PDT

Një fluks i jashtëzakonshëm mjetesh dhe pasagjerësha po hyjnë në Shqipëri.

Mëngjesin e sotëm Porti i Durrësit ka pritur rreth rreth 5 mijë pasagjerë, 925 makina dhe 157 kampionë.

Gjithashtu në darkë pritet një tjetër fluks, pasi do të ankorohen edhe dy tragete të tjerë, me rreth 3 mijë persona dhe 600 makina.

Burime të Kapitenerisë së Portit Detar bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat, për të përballuar këtë fluks dhe për të krijuar lehtësira në hyrjen e qytetarëve.

Nga ana tjetër, kompanitë e lundrimit kanë shtuar tragetet dhe oraret, për t'iu përgjigjur fluksit të lartë të udhëtarëve, të cilët janë kryesisht emigrantë që kthehen në Shqipëri për pushime.

l.h/ dita

SHBA, sulm me armë në New Orleans, 3 të vrarë e 7 të plagosur

Posted: 29 Jul 2018 01:31 AM PDT

Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në mes të qytetit në New Orleans mbrëmjen e së shtunës duke qëlluar ndaj çdokujt që ndodhej në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në 22:30 me orën lokale dhe dëeri më tëani janë raportuar 3 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Këta të fundit janë transportuar për në spitalin e qytetit, ndërsa për gjendjen e tyre nuk është raportuar ende asgjë.

"New Orleans nuk ka vend për këtë lloj dhune. Flas në emër të qytetit dhe theksoj se jemi të lodhur dhe zemëruar nga raste të tilla, që kanë qenë më shumë se sa duhet", shkroi në Twitter kryebashkiakja e New Orleansit, LaToya Cantrell.

Ndërkohë deri në këto momente policia nuk ka dhënë ende detaje në lidhje me personat e armatosur, që organizuan sulmin mbi qytetarët.

l.h/ dita

Apokalipsi grek, foto dhe video tronditëse të papublikuara

Posted: 29 Jul 2018 01:25 AM PDT

Kanë dalë të tjera pamje tronditëse nga "Apokalipsi " që përfshiu Greqinë.

Një grua e cila ka qenë e pranishme në tragjedinë që ndodhi në qytetin bregdetar të Matit ka publikuar disa video dhe foto në Facebook. Në këto foto dhe video shihen persona që tentojnë ti shpëtojnë zjarrit vdekjerurës në zonën e Matit në Athinë.

Elia Kallia ka filmuar dhjetëra persona të cilët ndodhen në det dhe mbajnë në krahë fëmijët e tyre, të tjerë edhe kafshë për t'i shpëtuar nga zjarri.

"Ne përjetuam ferrin dhe vdekjen. Ju lutem ripublikoni fotot për t'i ndihmuar njerëzit të gjejnë të tyret. Komentet nuk janë të nevojshme", shkruan ajo në Facebook.


l.h/ dita

Çfarë është “Incubus”?

Posted: 29 Jul 2018 01:24 AM PDT

Incubus-i është një demon në formën mashkullore, që mendohet se qëndron mbi njerëzit që janë duke fjetur, sidomos te femrat, me qëllim që të kryejë marrëdhënie seksuale me to, sipas një numri traditash mitologjike dhe legjendare.

Në versionin femëror quhet sucubus.

Një incubus mund të kryejë marrëdhënie seksuale me një grua për të lindur një fëmijë, si në rastin e legjendës së Merlin.

Tradita fetare thotë se marrëdhëniet e përsëritura me një incubus apo sucubus mund të rezultojnë në përkeqësim të shëndetit apo deri në vdekje.

Janë ofruar një numër shpjegimesh laikë për origjinën e legjendave të incubus.

Ato përfshijnë shqetësimin mesjetar për mëkatin, sidomos mëkatet seksuale të grave.

n.s. / dita

Historia e një radikali mendjehapur apo e një perversi seksual?

Posted: 29 Jul 2018 01:15 AM PDT

Disa e nderojnë Markezin De Sade si një radikal mendjehapur, të tjerë e dënojnë si një i marrë, një monstër seksuale. Romanët e tij janë të mbushur me dhunë seksuale dhe sakatime, por de Sade, shkrimtari i famshëm e i shthurur francez është një figurë që shkakton konfuzion. A ishte ai aq pervers e mizor sa e përshkruajnë kritikët, apo ishin romanet e tij një sfidë provokuese kundër moralitetit pararevolucionar të Francës?

 

I lindur me emrin Donatien-Alphonse-François de Sade në Paris, Markezi ishte i vetmi fëmjë i mbijetuar  i dy prindërve fisnikë. I ati, Jean-Baptiste ishte një diplomat si dhe një plejboj i famshëm biseksual, dhe e ëma, Marie-Eleonore ishte një grua shumë e ftohtë dhe distante që e la të birin të jetonte në një manastir vetëm pak kohë pasi lindi.

Në moshën 5-vjeçare, De Sade u dërgua tek xhaxhai, Abbe de Sade në Avignon. Një lëvizje që do të kish ndikim të thellë tek Markezi i ri. Ndonëse Abbe ishte një njeri i kishës, ai mbante një dashnore e mund të ketë patur edhe një bordello.

Tek rritej i rrethuar nga hipokrizia, de Sade mësoi të përbuzë kishën dhe moralitetin e saj. Më pas ai shkoi në një kolegj jezuit, Lous Le Grand, aty ku nxënësit rriheshin në publik. Ndoshta kjo eksperiencë, bashkë me shkuarjen në ushtri në moshën 14 vjeçare, hodhi farën për prirjet e tij legjendare për dhunë e poshtërim.

Pas luftës, De Sade nisi jetën aristokrate në Paris ku zhvilloi një shije për teatrin dhe artet, duke frekuentuar atje bordellot dhe mbajtur shumë të dashura. Në maj 1763, me dëshirën e familjes, De Sade u martua me Renée-Pélagie de Montreuil, bija e një familjeje borgjeze të sërës së lartë, por ai mbeti gjithësesi një bashkëshort i pabesë.

Në tetor të po atij viti, u burgos për "eksese" në një shtëpi publike. Shija e tij për seksin e dhunshëm mbeti, dhe nuk kaloi shumë kohë përpara se të ndodhte një tjetër skandal. Këtë herë, do ta bënte aq të famshëm, saqë policia do t'u kërkonte madamave të shtëpive publike që të mbanin vajzat larg tij.

Të Dielën e Pashkëve 1768, de Sade takoi një vejushë të re të quajtur Rose Keller, në rrugë dhe më vonë pretendoi se i kish ofruar asaj para për seks – ndërsa ajo do të thoshte më vonë se ishte ofruar si shërbyese. Keller shkoi me të në shtëpinë e vogël në Arcueil ku, sipas saj, de Sade e lidhi në shtrat dhe nisi ta rrihte me një thupër. Më pas, ai nisi ta presë me thikë dhe të hidhte dyll në plagët.

Keller arriti më në fund të largohet duke u varur me çarçafë nga dritarja, duke rendur më pas direkt tek autoritetet. Kur u mor në pyetje, de Sade deklaroi se ajo qe një partnere e vullnetshme në rrahje dhe mohoi ta kishte gjymtuar.

E shoqja i qëndroi pranë, madje duke iu drejtuar me fjalët "djaloshi im i vogël" në letrat e saj, dhe pas lirimit të tij ata patën tri fëmijë. Por, nëse markezja shpresonte se i shoqi tani do të përshtatej me rolin e bashkëshortit dhe të devotshëm, gabohej shumë. De Sade vijoi me jetën e mëparshme të orgjive e prostitutave.

Kur trashëgoi Chateau la Coste nga i ati, ai dhe e shoqja punësuan shumë shërbyes dhe shërbyese të reja e të bukura. Por pas kërkesave të tij të dhunshme, të gjithë shërbyeset u larguan, ndërsa kuzhinierja mbeti shtatzënë dhe u largua edhe ajo.

Në vitin 171, pas një tjetër periudhe të kaluar në burg për shkak të borxheve, de Sade joshi kunatën e tij të vogël, Anne-Prospre. Të dy u larguan bashkë për në Marsejë, por shumë shpejt ajo u tërhoq në një manastir dhe de Sade u kthye tek bashkëshortja e tij, që gjithmonë e falte.

Një vit më vonë, de Sade organizoi një orgji në të cilën përdori edhe stimulantë të prodhuar vetë. Ditën tjetër, vajzat u sëmurën dhe ato ngritën padi për helmim. Edhe një herë, doli një mandat për arrestimin e tij.

Hakmarrje dhe burgosje

De Sade u pastrua nga akuzat për helmim dhe sodomi, por vjehërra e tij, Madame de Montruil nuk ia fali kurrë rrëmbimin e vajzë së saj, Anne-Prospre. Ajo bindi me sukses Mbretin Luigji XVI për një urdhër mbretëror për arrestimin e tij (një metodë që përdorej shpesh nga të pasurit dhe të pushtetshmit për të hequr qafe të afërm që hapnin telashe). De Sade u arrestua me urdhër mbretëror dhe pa gjyq.

Në 1778, de Sade nisi periudhën 11-vjeçare të burgimit, në fillim në Vincennes dhe më pas në burgun e famshëm Bastijë në Paris.

Pasi iu mohua jeta dekadente që bënte më parë, ai nisi të hedhë në letër fantazitë e tij – dhe ato rezultuan shumë trazuese, pasi përfshinin gjymtime të rënda seksuale, përdhunime dhe incest.

Eshtë ironike që Madame de Montruil e cila e urrente aq shumë, me burgosjen ku ndikoi, ishte direkt përgjegjëse për veprën që do ta përjetësonte atë. Ai shkruajti shumicën e romaneve – përfshirë "120 ditët e Sodomit" si dhe draftet e parë të Justine dhe Juliette – gjatë periudhës së burgimit.

Aq tronditës qenë këta romane, saqë u botuan anonimisht..

Të Premten e Mirë të 1790, pas shëprthimit të Revolucionit Francez, të burgosurit e Bastijës u liruan. Parisi ishte tashmë në revolucion dhe krimet e vegjël si të de Sades nuk ishin më prioritet. Cuditërisht, ai u angazhua në politikë, duke shërbyer si Gjykatës i Madh në shumë gjyqe.

Një prej tyre qe kundër vjehrrës së tij. Duke patur parasysh reputacionin dhe pjesën e saj në burgosjen e tij, ai mund ta kish shfrytëzuar rastin për t'u hakmarrë. Në vend të kësaj, ai e pushoi çështjen dhe më vonë hoqi dorë nga posti politik.

Nuk qëndroi gjatë në liri dhe në 1801 u burgos sërish, këtë herë nga Perandori Napoleon. U dërgua në burgun Sainte Pelagie dhe më vonë u zhvendos në Charenton, një azil për të çmendurit, ku shkruajti romanin me dhjetë vëllime, "Krimet e Pasionit".

Pjesën tjetër të jetës e kaloi aty, ku dhe vdiq në 1814 në moshën 74 vjeçare.

Markezi de Sade përshkruhet shpesh si një njeri i lig dhe pervers, por Franca pararevolucionare ishte dekadente deri në ekstrem dhe klasat e larta përdornin dhe abuzonin me popullsinë fshatare. Një moto e fisnikërisë ishte "kënaqësi me çdo çmim".

Atëherë, a ishte de Sade vërtetë një monstër, apo thjeshtë një produkt i kohës së tij? Ndoshta asnjëherë nuk do ta dimë me siguri.

n.s. / dita

Përplasja me armë zjarri në Korçë, policia prangos autorët dhe të plagosurin

Posted: 29 Jul 2018 01:04 AM PDT

 

Policia e Korçës ka vënë në pranga dy persona si të dyshuarit kryesorë lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku mbeti i plagosur një shtetas, gjithashtu është vënë në pranga edhe vetë i plagosuri.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë shtetasit Daniel Morava, 43 vjeç, banues në Korçë dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu është arrestuar edhe i plagosuri Erion Hoxhallari 37 vjeç, banues në Korçë, për "Moskallëzim krimi" lidhur me këtë ngjarje.

Policia bën me dije se arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit Daniel Morava.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 76, 22, 278 e 300 të Kodit Penal.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more