Skip to main content

“Josa: I përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, nuk ishte kundërshtari i lehtë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Josa: I përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, nuk ishte kundërshtari i lehtë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Josa: I përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, nuk ishte kundërshtari i lehtë

Posted: 19 Jul 2018 02:49 PM PDT

Prishtina është eliminuar nga garat evropiane pasi nuk kishte fat në ekzekutimin e penalltive.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës pësoi me rezultat 5-4 në penallti, ndërsa 180 minutat kishin përfunduar pa gola 0-0.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i njohur shqiptar Mirel Josa.

Sipas ish-trajnerit të Skënderbeut, ndeshja është dashur të përfundonte para lojës shtesë.

"Ne duhet të kishim përfunduar ndeshjen më përpara, të kishim shënuar më përpara", deklaroi Josa.

"Unë i përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, për rastet që krijuan".

"Kështu e ka futbolli. Nuk mund t'iu them asgjë lojtarëve. Jam i kënaqur në përgjithësi nga loja. Unë nuk e kam quajtur kurrë të lehtë kundërshtarin. Tani vazhdojmë punën për kampionat", u shpreh strategu shqiptar. /Telegrafi/

The post Josa: I përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, nuk ishte kundërshtari i lehtë appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, bëhet portieri më i shtrenjtë në histori

Posted: 19 Jul 2018 02:07 PM PDT

Alisson Becker është anëtari më i ri i skuadrës angleze Liverpool.

Portieri i talentuar brazilian ka kryer me sukses vizitat mjekësore tek gjiganti anglez Liverpool.

Kështu që Liverpool e ka zyrtarizuar disa çaste më parë atë në faqen e tyre në Twitter.

Në anën tjetër edhe ish-klubi i Alissonit, Roma i ka uruar fat brazilianit.

"Faleminderit për gjithçka Alisson Becker dhe paç fat në skuadrën tënde të re", ka shkruar Roma në Twitter.

Ndërkohë Liverpooli e ka konfirmuar transferimin e Alissonit nëpërmjet një video në Twitter.

Portieri brazilian është bërë zyrtarisht më i shtrenjtë në histori sa i përket portierëve.

Alisson iu ka bashkuar Liverpoolit për një shumë prej 66 milionë funteve apo 74 milionë eurove.

25-vjeçari dy vite më parë iu kishte bashkuar Romës për vetëm tetë milionë euro nga Internacional. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Alisson i bashkohet Liverpoolit, bëhet portieri më i shtrenjtë në histori appeared first on Telegrafi.

Mavraj si Conte e Sampaoli, merr dëmshpërblim të madh për ta prishur kontratën me Hamburgun

Posted: 19 Jul 2018 01:38 PM PDT

Mërgim Mavraj më nuk është pjesë e skuadrës gjermane Hamburg.

Mbrojtësi shqiptar ka shkëputur kontratën me klubin e famshëm gjerman pasi nuk ishte në planet e HSV.

Por Mavraj duroi dhe nuk dëshiroi njëanshëm ta shkëpuste kontratën dhe e la punën në dorë të klubit.

Reprezentuesi shqiptar ka marrë dëmshpërblim nga klubi gjerman për prishjen e kontratës.

Mavraj është paguar njëjtë si trajnerët Antonio Conte për shkarkimin nga Chelsea apo Jorge Sampaoli nga Argjentina.

32-vjeçari nuk ka marrë milionat si Conte e Sampaoli, por Hamburgu është detyruar ta paguajë 300 mijë euro për largimin nga skuadra.

Kësisoj tani qendërmbrojtësi është lojtar i lirë dhe mund të vendosë për të ardhmen e tij.

Palermo, Deportivo La Crouna dhe Trabzonspor janë skuadrat e interesuara për reprezentuesin shqiptar. /Telegrafi/

The post Mavraj si Conte e Sampaoli, merr dëmshpërblim të madh për ta prishur kontratën me Hamburgun appeared first on Telegrafi.

Eliminohen nga Liga e Evropës edhe Partizani dhe Luftëtari

Posted: 19 Jul 2018 01:15 PM PDT

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e skuadrave shqiptare në Ligën e Evropës.

Pas eliminimit të Prishtinës nga skuadra e Luksemburgut, Flora Esch, eliminim kanë gjetur edhe dy skuadrat tjera shqiptare.

Skuadra nga kryeqyteti i Shqipërisë, Partizani ka pësuar edhe një humbje nga Maribori slloven.

Pas disfatës në ndeshjen e parë në Tiranë 0-1, Partizani u mposht edhe në Slloveni 2-0.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 3-0 në 180 minuta, Partizani bie nga Liga e Evropës vetëm pas raundit të parë.

Eliminimin e ka gjetur edhe Luftëtari i Gjirokastrës.

Skuadra shqiptare ka barazuar me rezultat 3-3 ndaj Ventspilis në ndeshjen e kthimit dhe është eliminuar.

Ekipi zi kaltër kishte pësuar humbje në ndeshjen e parë 5-0 dhe me rezultat të përgjithshëm 8-3 eliminohet.

Skuadrat e vetme shqiptare në Ligën e Evropës janë Laçi dhe Drita. /Telegrafi/

The post Eliminohen nga Liga e Evropës edhe Partizani dhe Luftëtari appeared first on Telegrafi.

Sadiku drejt kampionatit grek

Posted: 19 Jul 2018 01:06 PM PDT

Armando Sadiku së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Sulmuesi shqiptar do të largohet nga Levante gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Hapësirat e pakta tek skuadra spanjolle kanë bërë që lojtari të kërkojë largimin.

Në garë për lojtarin ishte skuadra e njohur turke Rizespor që ishte gati t'i paguante edhe 1 milionë euro tek Levante.

Por së fundmi garës iu ka bashkuar edhe skuadra tjetër e njohur në Greqi, Aris.

Aris po e kërkon sulmuesin si huazim me mundësi blerje në fund të stinorit.

Tani i mbetet lojtarit në dorë se cilën nga ofertat do ta pranojë, të shkojë në Turqi apo në Greqi.

Kujtojmë që te Arisi pritet të transferohet edhe Migjen Basha. /Telegrafi/

The post Sadiku drejt kampionatit grek appeared first on Telegrafi.

Prishtina e pa fat në penalti, eliminohet nga Fola Esch

Posted: 19 Jul 2018 12:51 PM PDT

Prishtina është eliminuar pas ekzekutimit të penaltive nga Fola Esch, pasi dy ndeshjet e zhvilluara përfunduan pa gola, e ku nuk mjaftuan as intervenimet e jashtëzakonshme të portierit Visar Bekaj. 

Pjesa e parë kaloi me dominim të Prishtinës që plotësisht kontrolloi lojën.

Rasti më i mirë për Prishtinën në pjesën e parë erdhi në fund të këtij fraksioni, kur pas një kombinimi të mirë nga Meriton Korenica dhe Basit Khalid, ishte Korenica ai që u gjend në pozitë shënimi, por ishte i pa fat duke mos shënuar.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-0 dhe në pjesën e dytë u zhvillua lojë më e matur nga dy skuadrat.

Deri në minutën e 60-të të dyja skuarat nuk rrezikuan, më pas Prishtina sulmoi edhe më shumë.

Një harkim i Armend Thaçit e vuri në pozitë shënimi sërish reprezentuesin e Kosovës U21, Meriton Korenica, i cili me kokë rrezikoi nga afërsia, por portieri mysafir ishte hero.

Ndeshja përfundoi pa gola dhe kështu sfida shkoi në vazhdime.

Me të filluar vazhdimet në lojë u inkuadrua Arbër Hoxha në vend të Alen Jasharovskit dhe pas një depërtimi fantastik të tij, Hoxha përballë portierit mysafir nuk arriti të shënonte duke mbetur kështu pa gol.

Në minutën e fundit të pjesës së parë të vazhdimeve, Korenica me një pasim maestral gjeti të lirë Khalidin, i cili nuk arriti të kontrollonte topin për t’u vënë në pozitë të mirë shënimi.

Në fillim të pjesës së dytë të vazhdimeve Prishtina humbi përqëndrimin dhe Fola me dy-tri goditje arriti të rrezikonte Visar Bekajn, i cili u shfaq heroik.

Krejt në fund Arbër Hoxha dhe Meriton Korenica nga afërsia patën mundësi të mbyllin dilemën, por fati i ndeshjes u vendos në penalti.

Në penalti ishte Dallku së pari i pagabueshëm, e më pas Visar Bekaj në mënyrë të shkëlqyer intervenoi për të gëzuar tifozët, teksa më pas edhe Korenica dhe Thaçi ishin të pagabueshëm nga pika e bardhë. Pefqeli më pas humbi penaltinë, kurse penaltinë e pestë si hero i vërtetë e ndali Visar Bekaj duke ngritur në këmbë tifozët në stadium. Arbër Hoxha u mendua ta realizonte penaltinë vendimtare, por portieri kundërshtar lexoi gjuajtjen e tij.
Edhe gjuajtjen e gjashtë Visar Bekaj e ndali sërish në mënyrë heroike, duke ia dhënë mundësinë Lorik Boshnjakut ta vulosë kualifikimin, por ai gjuajti mbi portë. As pas penaltisë së tretë të ndalur nga Bekaj, Prishtina nuk arriti kualifikimin.
Klein gjuajti penaltinë e shtatë që e lexoi Bekaj, por nuk arriti ta ndalte. Ahmet Haliti mori më pas përgjegjësinë duke e mbajtur Prishtinën në lojë me maturi.
Edhe penaltinë e tetë e realizuan mysafirët, kurse Arago e humbi penaltinë vendimtare duke bërë që Prishtina të eliminohej pas penaltive.

Me këtë humbje Prishtina eliminohet nga kualifikimet e Ligës së Evropës duke humbur një mundësi historike, e ku tash Fola Esch luan ndaj Genkut të Edon Zhegrovës.  /Telegrafi/ 

 

The post Prishtina e pa fat në penalti, eliminohet nga Fola Esch appeared first on Telegrafi.

Efekti CR7 – Juventusi i shet të gjitha biletat sezonale

Posted: 19 Jul 2018 12:02 PM PDT

Duket se transferimi i Cristiano Ronaldos ka rritur entuziazmin në Torino.

Juventusi ka konfirmuar që klubi ka shitur të gjitha biletat sezonale të caktuara për sezonin e ardhshëm.

Në një komunikatë në faqen zyrtare të klubit konfirmohet se 23 mijë e 900 bileta janë shitur për sezonin 2018/2019.

Katër mijë prej këtyre biletave janë me qasje premium në stadium për sezonin e ardhshëm.

(Foto: Getty Images)

Rreth 95 për qind të këtyre biletave sezonale janë rinovime nga sezoni i kaluar, me pjesën tjetër të 5 për qind të biletave që u blenë nga antarët e regjistruar të klubit dhe asnjë bileta nuk do të jetë në shitje të përgjithshme.

Mediat italiane shkruajnë se Bianconerët kanë fituar më shumë se 30 milionë euro nga këto shitje, përkunëdr faktit se çmimi i biletave ishte rritur për 30 për qind pas blerjes së Cristiano Ronaldos.

Pikërisht këto lajme vijnë vetëm tri ditë pasi Ronaldo u prezantua si lojtar i Zonjës së Vjetër dhe natyrisht se nuk do të jetë i fundit sa i përket fitimeve të kampionit të Italisë. /Telegrafi/

The post Efekti CR7 – Juventusi i shet të gjitha biletat sezonale appeared first on Telegrafi.

Avdijaj lë Grasshoppersin, huazohet te Debreceni

Posted: 19 Jul 2018 11:05 AM PDT

Albion Avdijaj është bërë me skuadër të re.

Sulmuesi i talentuar nga Kosova është larguar nga futbolli zviceran dhe skuadra e tij Grasshoppers.

Pas hapësirave të pakta tek gjiganti zviceran, Avdijaj është huazuar.

Gjakovari karrierën do ta vazhdoj në futbollin hungarez tek skuadra e famshme Debreceni.

Skuadra e famshme hungareze edicionin e kaluar e përfundoi në pozitën e pestë ndërsa këtë vit po synojnë të rikthehen në garat evropiane.

Prezantimi i Avdijajt te Debreceni

Avdijaj iu ka bashkuar Debrecenit si huazim, por klubi hungarez ka të drejtën e blerjes në fund të stinorit.

Lajmin e ka bërë publik klubi i Debrecenit të cilët janë të lumtur që kanë në radhët e veta një sulmues si Avdijaj.

24-vjeçari më parë ka luajtur edhe në Wolfsburg, Hoffenheim dhe Vaduz. /Telegrafi/

The post Avdijaj lë Grasshoppersin, huazohet te Debreceni appeared first on Telegrafi.

Fitore në frymën e fundit, Laçi kalon në raundin tjetër të Ligës së Evropës

Posted: 19 Jul 2018 10:21 AM PDT

Laçi ka arritur një fitore të madhe ndaj Anorthosis 1-0.

Skuadra e Laçit ka arritur një kualifikim historik në Ligën e Evropës, duke regjistruar në ndeshjen e saj të 12-të në këtë garë të famshme si dhe fitoren e parë.

Ekipi shqiptar kishte kaluar turin disa vite më parë, nuk kishin arritur të kalonin asnjëherë të fitonin në Evropë dhe e para ka ardhur pikërisht me një ndeshje që do të kujtohet gjatë, ndaj një emri të madh si Anorthosis.

Qipriotët e Anorthosis ishin favoritë absolutë për kualifikimin me emra të njohur në përbërje.

Por Laçi, pasi u mund 2-1 në sfidën e parë, në ndeshjen e kthimit fillimisht arriti të mos lejonte qipriotët të rrezikonin katërkëndorin e Selmanit, e më pas guxuan në pjesën e dytë edhe të sulmonin.

Në një skemë të provuar disa herë me harkimin nga e majta të Sefgjinajt, erdhi edhe goli i suksesit historik 1-0, i shënuar nga Uzuni atëherë kur miqtë nuk kishin më forca për të rrezikuar portën vendase, duke i dhënë një kualifikim të merituar skuadrës kurbinase. /Telegrafi/

The post Fitore në frymën e fundit, Laçi kalon në raundin tjetër të Ligës së Evropës appeared first on Telegrafi.

Berisha drejt Ligue 1, afër transferimit te Lille

Posted: 19 Jul 2018 09:52 AM PDT

Etrit Berisha së shpejti pritet të bëhet me skuadër të re.

Portieri shqiptar nuk do ta vazhdoj karrierën e tij tek Atalanta.

Klubi italian e ka nxjerrë në shitje shqiptarin dhe po kërkon të fitojë nga shitja e tij.

E ardhmja e Berishës duket se do të jetë në kampionatin francez Ligue 1.

(Getty Images)

Është skuadra e famshme franceze, Lille që ka shprehur interesim për transferimin e Berishës.

Madje sipas medaive italiane marrëveshja mes klubit francez dhe agjentit të lojtarit duket se është arritur.

Ndërkohë kanë mbetur vetëm disa detaje që të arrihet edhe marrëveshja mes klubeve.

Lille është gati të paguajë shumën prej shtatë milionë eurove sa po kërkon Atalanta për Berishën. /Telegrafi/

The post Berisha drejt Ligue 1, afër transferimit te Lille appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more