Skip to main content

“‘Intelektualët’ shpalosën një flamur gjigant në Malmo” plus 9 more Telegrafi Futboll

“‘Intelektualët’ shpalosën një flamur gjigant në Malmo” plus 9 more Telegrafi Futboll


‘Intelektualët’ shpalosën një flamur gjigant në Malmo

Posted: 17 Jul 2018 02:57 PM PDT

Tifozët e flaktë të Dritës, 'Intelektualët', nuk kanë munguar në ndeshjen kthyese të skuadrës së tyre të zemrës në Malmo.

Në Swedbank Stadion, kampioni i Kosovës ka zhvilluar ndeshjen kthyese raundit të parë kualifikues në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Malmo fiton sërish ndaj Dritës Malmo fiton sërish ndaj Dritës

Ndërsa tifozët shqiptarë kanë udhëtuar për ta përcjellë ndeshjen, për më shumë, ata janë kujdesur edhe për koreografi.

Në stadiumin e Malmos, ata kanë shpalosur një flamur gjigant kombëtar.

"Shqipëri etnike", është përshkrimi i fotografisë që tifozët e Dritës e kanë publikuar në Facebook.

Kujtojmë që Drita pësoi me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese si mysafir i Malmos.

Ekipi nga Kosova kishte humbur edhe në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë (3-0) dhe kështu u eliminua nga Liga e Kampionëve.

Mirëpo, Drita do të vazhdojë të jetë pjesë e garave evropiane, meqenëse do të luajë në raundin e dytë kualifikues të Europa League. /Telegrafi/

The post 'Intelektualët' shpalosën një flamur gjigant në Malmo appeared first on Telegrafi.

Mbappe do t’i dhurojë për bamirësi paratë e fituara në Kampionatin Botëror

Posted: 17 Jul 2018 01:39 PM PDT

Sensacioni francez, Kylian Mbappe, do t'i dhurojë të gjitha paratë e fituara në Kampionatin Botëror për një organizatë bamirëse, e cila merret me evenimente sportive për fëmijët e sëmurë dhe ata me aftësi të kufizuara.

19-vjeçari ka fituar rreth 19.119 euro për ndeshje, si dhe një bonus prej 300.070 eurosh për triumfin e Francës në 'Rusia 2018'.

Si 19-vjeçar, Kylian Mbappe u shpall kampion bote (Foto: Getty Images)

Kështu, Mbappe ka përfituar në total afro 428.700 euro gjatë turneut më të madh botëror të futbollit.

Ndërsa, sipas L’Equipe, të gjitha paratë e fituara në këtë turne nga futbollisti i ri do të dhurohen organizatës bamirëse, Premiers de Cordee.

Lajmet për MBAPPE Lajmet për MBAPPE

Menaxheri i përgjithshëm i asaj organizate, Sebastien Ruffin, gjatë një interviste për Le Parisien, e ka quajtur Mbappen një person të shkëlqyer.

"Kur ka kohë, ai vjen me kënaqësi për të na ndihmuar. Ka raporte shumë të mira me fëmijët, gjithmonë i gjen fjalët e duhura për t'i inkurajuar ata".

"Nganjëherë më duke se më shumë kënaqet ai kur luan me fëmijët, sesa vet fëmijët që u jepet mundësia të luajnë me të", është shprehur Ruffin.

Kylian Mbappe shënoi në finale (Foto: Getty Images)

Mbappe u zgjodh lojtari i ri më i mirë në 'Rusia 2018', ku i shënoi katër gola, duke përfshirë edhe golin e realizuar në finale, me të cilin hyri në histori si tinejxheri që shënon në finale pas Peles në vitin 1958.

Mbappe është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori (pas Neymarit), ndërsa ai ka lindur dhe është rritur në paralagjen e varfër parisiene, Bondy. /Telegrafi/

The post Mbappe do t'i dhurojë për bamirësi paratë e fituara në Kampionatin Botëror appeared first on Telegrafi.

Kukësi vazhdon tutje falë golit si mysafir

Posted: 17 Jul 2018 01:09 PM PDT

Kukësi e ka siguruar pjesëmarrjen në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Skuadra shqiptare ka arritur që pas dy ndeshjeve ta eliminojë Vallettan.

Ndeshja e parë e zhvilluar në Shqipëri përfundoi pa gola, ndërsa sfida kthyese në Maltë u mbyll me rezultat 1-1. Në këtë mënyrë, Kukësi vazhdon në fazën tjetër falë golit si mysafir.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola, ndërsa të dy golat u shënuan në gjysmën e dytë. Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e Santiago Malano (65').

Lajmet për Kukësin Lajmet për Kukësin

Mirëpo, rezultati u barazua në minutën e 84 me golin e Irakli Dzarias që mjaftoi për kualifikimin e Kukësit.

Në minutat e fundit të takimit, skuadra shqiptare luajti me një lojtar më pak, pasi Vangjel Zguro u përjashtua me dy kartonë të verdhë (87').

Në raundin tjetër, Kukësi do të luajë kundër Olimpija Ljubljana ose Qarabag. /Telegrafi/

The post Kukësi vazhdon tutje falë golit si mysafir appeared first on Telegrafi.

Shkëndija në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Posted: 17 Jul 2018 12:56 PM PDT

Shkëndija nuk e ka pasur të lehtë ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër The NeW Saints.

Kampioni i Maqedonisë kishte fituar bindshëm në përballjen e parë, me rezultat 5-0 dhe duhej thjesht t'i zhvillonte 90 minutat e mbetura për ta konfirmuar kualifikimin e mëtutjeshëm.

Mirëpo, ndeshja në Park Hall nuk ishte aspak e lehtë për ekipin nga Tetova që pësoi me rezultat 4-0.

Ekipi nga Uellsi e nisi furishëm pjesën e parë duke i shënuar tre gola në portën kundërshtare.

Lajmet për KF SHKËNDIJA Lajmet për KF SHKËNDIJA

Rezultatin e zhbllokoi Dean Ebbe (15'), ndërsa më pas shënuan edhe Daniel Redmond (30') dhe Ben Cabango (35').

Mirëpo, në fraksionin e dytë të lojës, vendasit shënuan vetëm një gol përmes Kurtis Byrne (90'+6), ashtu që Shkëndija vazhdoi tutje në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Në fazën tjetër, Shkëndija do të luajë ndaj fituesit të duelit ndërmjet Torpedo Kutaisi dhe Sheriff. /Telegrafi/

The post Shkëndija në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

Morientes: Reali duhet ta zëvendësojë Ronaldon ose me Neymarin ose me Mbappen

Posted: 17 Jul 2018 12:49 PM PDT

Fernando Morientes beson se Neymari ose Kylian Mbappe duhet ta zënë vendin e Cristiano Ronaldos te Real Madridi.

Superylli portugez u largua nga Los Blancos këtë verë duke nënshkruar për kampionin e Italisë, Juventus.

Neymar dhe Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Largimi i tij natyrisht se u ka hapur punë drejtuesve të klubit madrilen, të cilët duhet të gjejnë një zëvendësues të denjë.

Ambasadori i La Ligas, Fernando Morientes, në një intervistë për Goal i ka dhënë emrat e lojtarëve që mund ta zëvendësojnë Ronaldon.

Lajmet për REALIN Lajmet për REALIN

"Është vështirë. Po flitet për Neymar, Mbappe, Harry Kane, (Eden) Hazard. Mendoj se do të varet nga trajneri".

Cristiano Ronaldo dhe Neymar (Foto: Getty Images)

"Trajneri duhet ta japë përgjigjen për atë që do në fushë dhe për mënyrën si dëshiron të luajë".

"Nëse më pyesni mua, unë do të dëshiroja të luaja me dy qendërsulmues dhe dy anësorë. Prandaj, për mua lojtari kyç për këtë lojë do të ishte Neymari, por edhe Mbappe", ka deklaruar ish-sulmuesi i Realit.

Kujtojmë që Nymar u bë transferimi më i shtrenjtë kur kaloi te Paris Saint-Germaini nga Barcelona (për 222 milionë euro), derisa Mbappe i ka kushtuar kampionit të Francës plot 180 milionë euro. /Telegrafi/

The post Morientes: Reali duhet ta zëvendësojë Ronaldon ose me Neymarin ose me Mbappen appeared first on Telegrafi.

Malmo fiton sërish ndaj Dritës

Posted: 17 Jul 2018 11:48 AM PDT

Malmo e ka fituar edhe ndeshjen kthyese kundër Dritës në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Suedisë fitoi me rezultat 2-0 para tifozëve të vet në Swedbank Stadion.

Asnjëra nga skuadrat nuk e gjeti rrjetën në gjysmën e parë dhe kjo pjesëlojë u mbyll pa gola.

Mirëpo, në pjesën e dytë, nikoqirët arritën të shënojnë dy gola të shpejtë për ta fituar ndeshjen.

Carlos Strandberg (55') dhe Eric Larsson (60') ishin golashënuesit e Malmos.

Kujtojmë që suedezët e fituan edhe ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë.

Në atë takim, Malmo i shënoi tre gola, kështu që kualifikohet tutje me rezultat të përgjithshëm prej 5-0.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Drita do të luajë në raundin e dytë kualifikues të Europa League. /Telegrafi/

The post Malmo fiton sërish ndaj Dritës appeared first on Telegrafi.

Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i madh në karrierë

Posted: 17 Jul 2018 11:18 AM PDT

Arsene Wenger ka pranuar se qëndrimi për 22 vite në krye të skuadrës së Arsenalit ka qenë një gabim dhe ka thënë se ishte bërë "një i burgosur i sfidave të tij personale".

Francezi ishte angazhuar me vite të tëra që të rindërtonte imazhin e Topçinjve, por nuk arriti që t'i bënte sërish kampionë në vitet e fundit në Emirates.

Edhe pse ishte kërkuar nga Real Madridi dhe kombëtarja e Anglisë, ai kishte vazhduar përpjekjet e tij për të fituar trofe me Arsenalin.

Arsene Wenger (Foto: Getty Images)

Ndërkohë që tifozët ishin të pakënaqur dhe madje kishin protestuar që të largohej, ndërsa kjo ndodhi në fund të sezonit 2017/2018.

Lajmet për WENGER Lajmet për WENGER

Tash, 68-vjeçari ka pranuar se është dashur të largohej shumë më herët për një fillim të ri, porse pasioni për ta bërë Arsenalin sërish klub që fitonte tituj, e kishte lënë në Londër për shumë vite.

I pyetur nga RTL se cili ishte gabimi më i madh në karrierën e tij, Wenger është përgjigjur: "Ndoshta qëndrimi te i njëjti klub për 22 vite".

"Unë jam një person që më pëlqen të lëviz shumë, por njëherësh më pëlqejnë sfidat. Kam qenë i burgosur i sfidave të mia personale në periudha të caktuara", ka thënë ai.

Arsene Wenger (Foto: Getty Images)

Francezi e kishte fituar tri herë Ligën Premier me Arsenalin (1997/1998, 2001/2002, 2003/2004), teksa sezoni 2003/2004 ishte historik, pasi skuadra nuk kishte pësuar asnjë humbje.

Njëherësh, ai arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2006. Ndërkaq, në vitet e fundit ka mundur t'i gëzohet vetëm suksesit në Kupën FA. /Telegrafi/

The post Wenger: Qëndrimi për 22 vite te Arsenali ka qenë gabimi më i madh në karrierë appeared first on Telegrafi.

Nëna e Ronaldos: Jam e lumtur që djali im zgjodhi Juventusin

Posted: 17 Jul 2018 10:46 AM PDT

Nëna e Cristiano Ronaldos ka hedhur poshtë thashethemet se ajo kishte dashur më shumë që djali i saj t'i bashkohej Manchester Unitedit në vend të Juventusit.

Superylli portugez ka bërë bujë të madhe prej se u largua nga Real Madridi, për t'iu bashkuar Zonjës së Vjetër.

(Foto: Getty Images)

Ndërkohë ka pasur thashetheme se CR7 kishte pasur planet tjera, teksa nëna e tij ka dashur ta shohë përsëri në Old Trafford.

Lajmet për RONALDON Lajmet për RONALDON

"Është gënjeshtër se unë kam dashur që ai të kthehet te Manchester Unitedi, kjo nuk është aspak e vërtetë".

"Jam shumë e lumtur me vendimin e tij. Është një moment lumturie për të gjithë ne. Djali im do ta bëjë Juven akoma më të madh".

(Foto: Getty Images)

"Kjo është një aventurë e re dhe një jetë e re. Ai është kënaqur te Real Madridi, por kishte nevojë për sfida të tjera", ka deklaruar Maria Dolores Aveiro për Record.

Ronaldo ka qenë pjesë e Unitedit para se t'i bashkohej Real Madridit në vitin 2009. /Telegrafi/

The post Nëna e Ronaldos: Jam e lumtur që djali im zgjodhi Juventusin appeared first on Telegrafi.

Wanda: Argjentina nuk ka ‘numër 9’ më të mirë se Icardi

Posted: 17 Jul 2018 10:31 AM PDT

Gruaja e Mauro Icardit, Wanda Nara, pohon se Argjentina duhet ta sjellë një trajner që nuk do të ndikohet nga të tjerët.

Albicelestët zhgënjyen nën drejtimin e Jorge Sampaolit në Kampionatin Botëror në Rusi dhe largimi i tij nuk është kurrfarë befasie.

Mauro Icardi (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, sulmuesi Interit nuk ishte ftuar te kombëtarja e tij, përkundër që ishte golashënuesi më i mirë në Serie A.

Gruaja e argjentinasit, e cila është njëherësh agjentja e tij, e ka bërë të qartë se Icardi është sulmues klasi.

Lajmet nga ICARDI Lajmet nga ICARDI

"Mauro nuk u befasua që Sampaoli nuk e ftoi, sepse ai e dinte se kishte lojtarë të tjerë, të cilët duhej të përshëndeteshin me kombëtaren duke e luajtur një Kampionat të fundit Botëror".

"Argjentina luajti keq. Në mënyrë që këto gjëra të ndryshojnë, na duhet një trajner me karakter, i cili nuk do të ndikohet në momentin e marrjes së vendimeve".

Mauro Icardi (Getty Images)

"Të gjithë duam ta shohim Argjentinën duke u bërë kampion bote. I kam thënë Sampaiolit se se Mauri është 'numri 9' më i mirë që e ka futbolli argjentinas, si dhe mund ta ndryshojë skuadrën në një mënyrë pozitive".

"Ai është një lider, një kapiten dhe ka personalitet pozitiv", ka deklaruar Wanda për revistën italiane, Gente. /Telegrafi/

The post Wanda: Argjentina nuk ka 'numër 9' më të mirë se Icardi appeared first on Telegrafi.

Formacionet startuese: Shkëndija në prag të kualifikimit në raundin tjetër

Posted: 17 Jul 2018 10:04 AM PDT

Shkëndija pritet të vazhdojë tutje në raundit e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve në dëm të The New Saints.

Skuadra nga Tetova e siguroi kualifikimin në rrethin tjetër që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shkup.

Kampioni i Maqedonisë fitoi me rezultat 5-0 dhe ekipi nga Uellsi e ka të pamundur që ta përmbysë këtë rezultat.

Shkëndija do t'i zhvillojë 90 minutat e mbetura për ta konfirmuar pjesëmarrjen në raundin tjetër.

Formacioni startuesi i TNS: Paul Harrison, Chris Marriott, Thomas Holland, Benjamin Cabango, Jon Routledge, Daniel Redmond, Blaine Hudson, Jamie Mullan, Dean Ebbe, Kane Lewis, Aeron Edwards.

Formacioni startuesi i Shkëndijës: Kostadin Zahov, Alma Wakili, Egzon Bejtulai, Armend Alimi, Visar Musliu, Shefit Shefiti, Arbin Zejnulai, Stenio Junior, Izair Emini, Mevlan Adili, Blagoja Todorovski.

/Telegrafi/

The post Formacionet startuese: Shkëndija në prag të kualifikimit në raundin tjetër appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more