Skip to main content

“I dërgon shefes gabimisht mesazh “pervers”, për shkak të përmbajtjes u detyrua të la punën (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“I dërgon shefes gabimisht mesazh “pervers”, për shkak të përmbajtjes u detyrua të la punën (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


I dërgon shefes gabimisht mesazh “pervers”, për shkak të përmbajtjes u detyrua të la punën (Foto)

Posted: 20 Jul 2018 01:01 PM PDT

Kur pranoi një mesazh nga një numër i panjohur, një djalë i ri vendosi t’ia rikthen në mënyrën më të keqe të mundshme, por për këtë veprim u pendua keq.

Cory Hrobowski kishte pranuar një mesazh nga një numër i panjohur, dhe pa u menduar dy herë ia ktheu mesazhin duke menduar se bëhej fjalë për ndonjë femër me të cilën kishte pasur lidhje intime, transmeton Telegrafi.

“Do të detyrojë të vish në ora 12 të premten”, shkruante në mesazhin që e kishte pranuar.

Ndërkaq, Cory në përgjigjen e tij kishte shkruar: “Pikë së pari, ti nuk mund të më  detyrosh asgjë të bëjë. E dyta, nuk më kujtohet që kam lënë ndonjë takim”.

Por, shpejt e kuptoi se kishte gabuar, pasi bëhej fjalë për shefen e tij të re e cila i kishte shkruar: “Jam Maribeli, shefja jote, ky është numri im i ri”.

Pasi e kuptoi se kush ishte nuk i kishte kthyer më përgjigje, edhe pse ajo ia kishte bërë me dije se po i shkruan të diskutojnë për kushtet e punës.

Megjithatë, ky postim i tij është bërë aq i popullarizuar sa që ka marrë mbi 80 mijë pëlqime dhe është detyruar ta lë punën. /Telegrafi/

 

 

 

The post I dërgon shefes gabimisht mesazh “pervers”, për shkak të përmbajtjes u detyrua të la punën (Foto) appeared first on Telegrafi.

“Vodhi guaska deti”: 15 ditë burg për turisten, që nuk e kishte ditur se mbledhja e guaskave është ilegale (Foto)

Posted: 20 Jul 2018 10:16 AM PDT

Diana Fiscal-Gonzalez është dënuar me 15 ditë burg, për shkak se vodhi 40 guaska deti nga një plazh i Floridës së Shteteve të Bashkuara.

E dyshuara 30-vjeçare, u gjet fajtore që nuk mori leje për mbledhjen e këtyre gjallesave, andaj detyrohet të të paguajë edhe 500 euro gjobë dhe 268 dollarë shpenzime të gjyqit, transmeton Telegrafi.

Polici me guaskat e gjetura

Për shkak të natyrës së rastit dhe arsyes se nuk e ka ditur se mbledhja tyre është ilegale, gjykatësi ka kërkuar që të mos i regjistrohet si veprim kriminal.

Mbrojtësi e botës së egër, e ndaluan gruan nga Teksasi gjatë korrikut të vitit të kaluar, teksa po transportonte në tri kova plastike, gjallesat që janë nën mbrojtje shtetërore.

Gonzalez pas ndalimit

Guaskat që i kishte mbledhur për t'i mbajtur në shtëpi dhe që t'ju bëjë dhuratë të afërmve, i kanë kthyer sërish në det, shumica prej të cilave ende të gjalla.

Ajo detyrohet t'i përgjigjet gjykatës deri më dhjetë gusht. /Telegrafi/

The post "Vodhi guaska deti": 15 ditë burg për turisten, që nuk e kishte ditur se mbledhja e guaskave është ilegale (Foto) appeared first on Telegrafi.

Nuk priti që treni i shpejtë ishte aq i frikshëm, bërtiti fuqishëm para se të alivanoset (Video)

Posted: 20 Jul 2018 07:26 AM PDT

Burri i paemëruar nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, vendosi të hipte në trenin e shpejtë, që t'i tregonte më pas këtë eksperiencë dy fëmijëve të tij.

Por, planet e tij nuk shkuan si duhet, pasi ai u frikësua aq shumë, sa që nisi të bërtiste fuqishëm, para se të alivanosej dhe të humbte vetëdijen disa herë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ai e ka parë anën qesharake të ngjarjes dhe e ka postuar vet videon në YouTube që të shihet nga të gjithë.

Ngjarja që ka ndodhur para një viti, nuk është parë aq shumë kur është shpërndarë në internet, ndërsa që tani është bërë virale. /Telegrafi/

The post Nuk priti që treni i shpejtë ishte aq i frikshëm, bërtiti fuqishëm para se të alivanoset (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more