Skip to main content

“Greqisë jepja gjithë tasin e groshës, prapë do grindet për një lugë që ka mbetur në kusi” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Greqisë jepja gjithë tasin e groshës, prapë do grindet për një lugë që ka mbetur në kusi” plus 1 more Telegrafi Opinione


Greqisë jepja gjithë tasin e groshës, prapë do grindet për një lugë që ka mbetur në kusi

Posted: 15 Jul 2018 06:13 AM PDT

Disa ditë më parë Greqia lajmëroi se marrëveshja për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve shumë vjeçare greko-shqiptare që ishte parashikuar të nënshkruhej nga kryeministrat Tsipras-Rama për më 12 korrik u shty për në vitin 2019. Për këtë shtyrje nuk u dha asnjë sqarim si nga ana e Greqisë, ashtu edhe nga ana Shqipërisë. E vërteta është se Shqipëria po ia plotëson të gjitha kërkesat Greqisë, si: Varrezat e Ushtrisë së Greqisë të 1940, njohjen e minoriteti grek në Himarë e Korçë, përcaktimit të kufirit detar në zonën ekskluzive ekonomike duke i dhënë 12 milje Greqisë, duke shkelur konventat ndërkombëtare, ndryshimin e toponimeve sipas kërkesës greke, si dhe ndryshimet e teksteve shkollore të Shqipërisë, ku duhet hequr fjala "Çamëri", "Çam", teksa duhet thënë që Epiri asnjëherë nuk ka qenë i banuar nga shqiptarët. Teksa pala shqiptare i ka plotësuar të gjitha kërkesat e Greqisë me diplomacinë "lepe-peqe", Greqia deri tani ka bërë dy lehtësira si njohjen e patentave dhe vulën apostile, duke lënë në fuqi Ligjin e Luftës me Shqipërinë.

Nga burimet e besueshme të Ministrisë së Jashtme të Greqisë thuhet se shtyrja u bë pasi Shqipëria duhet të zhdukë termin "Çam" dhe "Çamëri" nga librat zyrtarë si librat shkollorë të historisë, letërsisë dhe gjeografisë, librat që botohen nga universitetet shtetërore dhe Akademia e Shkencave. Të shtunën në Athinë u takuan përfaqësuesit e dy vendeve për heqjen e termit "Çam" dhe "Çamëri". Pra, shtyrja e nënshkrimit të marrëveshjes është mos ndryshimi në kohën e premtuar nga qeveria Rama 2, i librave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me Çështjen Çame, por sipas gjasave Greqia kurrë nuk do heqë Ligjin e Luftës me Shqipërinë. Ai ligj do qëndrojë si hanxhar mbi kryet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE, për të cilin Greqia përjetësisht për Shqipërinë dhe Maqedoninë do vendosë Veton.

Greqia ka kërkuar me ngulm që mos të ketë asnjë studim në librat e historisë, studime, rreth origjinën shqiptare të arvanitasve të Greqisë, duke i kategorizuar si pjesë e popullsisë greke që janë shpërngulur me dhunë nga Jugu i Shqipërisë, të cilin Greqia e njeh me termin "Veriu i Epirit".

Shqipëria është e nënshtruar përpara Greqisë përmes fuqisë ekonomike, e cila përcakton edhe zgjedhjet tona politike apo pozicionet e partive. Prandaj, prej kaq vitesh sovraniteti kombëtar është i nënshtruar apo i kufizuar, sepse sovraniteti ekonomik përcakton edhe sovranitetin kombëtar, janë dy gjëra të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kështu, shqiptarët ende do vazhdojnë të jenë të kufizuar në lëvizjet e tyre politike e kombëtare. Ende do na përfaqësojnë politikanë me kapacitete të kufizuar që i përcaktojnë në pozicionet e tyre politike, deputet apo ministra vendet që na kanë nënshtruar ekonomikisht.

The post Greqisë jepja gjithë tasin e groshës, prapë do grindet për një lugë që ka mbetur në kusi appeared first on Telegrafi.

Ujdi para greminës politike

Posted: 15 Jul 2018 01:50 AM PDT

Donald Trump do të flasë me Valdimir Putin kokë më kokë. Vetëm ata të dy, secili me nga një përkthyes. Këshilltarët politikë dhe protokolluesit në këtë bisedë duhet të mbeten jashtë. Shtëpia e Bardhë e dëshiron këtë, dhe shkel kështu një rregull bazë të samiteve të tilla, që është më shumë se një zakon. Trump ndez me këtë mosbesimin, nxit frikën e atyre që ndjehen të kërcënuar nga Rusia dhe dyshojnë në garancinë e solidaritetit të aleancës perëndimore.

Trump dhe Putin kanë afri: Të dy e kuptojnë veten si "burra të fortë” në një botë të sunduar nga kaosi; të dy e perceptojnë shtetin që drejtojnë në radhë të parë si demonstrim force. Putin e stilizon veten si lider të atyre focave politike që janë iliberale. Trump e pëlqen ta shohë veten si shkatërruesin e institucioneve liberale, që i dhanë tonin botës pas ndryshimeve epokale të vitit 1945 dhe 1990.

Të dy kanë lënë të kuptohet, se e admirojnë njëri-tjetrin, megjithë kontradiktat në interesa. Për takimin në Helsinki kjo nuk parathotë ndonjë gjë të mirë, sepse pritshmëritë janë të ndryshme. Trump kërkon efektin mediatik, një takim në skenë të madhe, rrahje shpatullash, ai kërkon të habisë botën. Qëllimet politike, nëse i ka këto, Trumpi i mban të fshehura.

Ndërsa Putini ka një agjendë të zgjeruar: Ai kërkon dorë të lirë në luftën civile në Siri, në Ukrainë, të cilën Putin e kupton si zonë influence ruse, prandaj i lejon vetëm sovranitet të kufizuar. E në fund ai kërkon që Perëndimi të pranojë që okupimi i shpejtë i gadishullit të Krimesë të mos shihet si aneksion, por një”ribashkim” me Rusinë. BE dhe SHBA i kanë vendosur Moskës sanksione për shkak të Krimesë. Putini dëshiron që ato të marrin fund.

Kush fillon e pyet, se si do t’i arrijë Putini këto qëllime tek pala tjetër, i hedh sytë në një greminë politiko-morale. Në një kohë që Trumpi shëtit nëpër Europë, një hetues i posaçëm ka ngritur padi kundër 12 agjentëve rusë; ata kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA para dy vjetësh. Rusia dyshohet prej kohësh, që ka ndihmuar fushatën zgjedhore të Trumpit –përmes sulmeve të hakerëve, vjedhjes së informacionit, fushatave në mediat sociale për ndikimin e votuesve.

Nuk ka dyshim – Donald Trump ka qenë kandidati i dëshiruar i Kremlinit. Por a është ai automatikisht edhe presidenti "tyre”? Përgjigja nuk varet vetëm nga ajo, nëse Kremlini ka diçka në dorë kundër Trumpit, material kompromentues, që mund të përdoret për presion politik. Për këtë spekulohet gjithmonë, herë për historitë e Trumpit me femra në Rusi, herë për kontaktet e biznesit në Nju Jork.

Këto histori intriguese nga jeta parapresidenciale e Trumpit bien sigurisht era sensacion, por deri më tani kanë mbetur vetëm si spekulime. Ato nuk duhet të turbullojnë shikimin për politikën reale, për Donald Trumpin e vertetë. Kush i godet në mënyrë të tillë anëtarët e NATO-s, siç vepron Donald Trump, është dhuratë për çdo president rus. Do t’i thotë Putini faleminderit për këtë Trumpit? Nuk do ta dimë. Trump e di shumë mirë vetë, se pse nuk do asnjë regjistrim të bisedës së tij me Putinin. /DW/

The post Ujdi para greminës politike appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more