Skip to main content

“Gjunjëzohet para mijëra personave për t’i propozuar të dashurës, ajo pa u menduar dy herë i thotë jo (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Gjunjëzohet para mijëra personave për t’i propozuar të dashurës, ajo pa u menduar dy herë i thotë jo (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Gjunjëzohet para mijëra personave për t’i propozuar të dashurës, ajo pa u menduar dy herë i thotë jo (Video)

Posted: 17 Jul 2018 12:02 PM PDT

Një moment i sikletshëm i ka ndodhur një fansi të futbollit në prezencë të mijëra personave, i cili derisa po festonte titullin e kampionit të botës vendosi t’i propozoj martesë të dashurës, e cila pa u menduar dy herë i tha “jo”.

Pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet, ku shfaqet Loic Severin duke festuar titullin e kampionit në Paris, kur u gjunjëzua para të dashurës për t’i propozuar, transmeton Telegrafi.

Por, edhe pse masa po duartrokiste, e dashura e tij shihej duke ua bërë me dije se nuk është pro këtij propozimi.

Megjithatë në fund të video një fans i flaktë i futbollit dëgjohet duke bërtitur në gjuhën frënge “Elle a dit non”, që i bie “ajo tha jo” duke konfirmuar kështu që propozimi për martesë ka dështuar.

Kjo video deri më tani është shikuar nga më shumë se 800 mijë persona, dhe në masë të madhe është duke u shpërndarë në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Gjunjëzohet para mijëra personave për t’i propozuar të dashurës, ajo pa u menduar dy herë i thotë jo (Video) appeared first on Telegrafi.

Iu kërkuan të emërojnë cilindo shtet të botës në hartë, të rinjtë amerikanë dhanë përgjigje tepër të dobëta (Video)

Posted: 17 Jul 2018 09:25 AM PDT

Kombet e Bashkuara i njohin zyrtarisht 195 shtete të botës, andaj është normale që ndonjërën prej tyre edhe të mos e dimë se ku ndodhet.

Por, të mos dihet të emërohet, as edhe një shtet i vetëm, atëherë gjendja është shumë e rëndë, transmeton Telegrafi.

Ekipi i moderatori Jimmy Kimel, ka dalë në një rrugë në Hollywood të Shteteve të Bashkuara, për t'ju kërkuar të rinjve, që të emërojnë cilindo shtet në hartë.

Shumica prej tyre, e kishin problem të dallojnë shtetin prej kontinentit, ndërsa përgjigjet që dhanë ishin krejtësisht të gabuara.

Filmimi që mund ta shihni më poshtë, tregon nivelin zhgënjyes të disa të rinjve amerikanë, pos një fëmije i cili i tregon me saktësi shumicën e shteteve. /Telegrafi/

The post Iu kërkuan të emërojnë cilindo shtet të botës në hartë, të rinjtë amerikanë dhanë përgjigje tepër të dobëta (Video) appeared first on Telegrafi.

Kuzhinierët shfaqin tortat e shëmtuara, të përgatitura në kuzhina tepër të nxehta (Foto)

Posted: 17 Jul 2018 08:51 AM PDT

Kuzhina është e nxehtë edhe gjatë dimrave më të ftohtë – andaj, në këtë të nxehtë që po mbretëron, mund të jetë nxehtësi e padurueshme.

Të lodhur dhe të nervozuar me gjendjen e punëtorisë, disa kuzhinierë i kanë treguar përfundimet e tortave, që lënë shumë për të dëshiruar, transmeton Telegrafi.

Format e pazakonta dhe dekorimet e shkrira, janë rezultatet finale që u kanë ndodhur këtyre profesionistëve, si pasojë e të nxehtit ekstrem.

Më poshtë mund t'i shihni disa nga këto torta të shëmtuara, që do t'ju lehtësojnë po që se keni pasur edhe ju përvojë të tillë në ndonjë ditë të nxehtë. /Telegrafi/

The post Kuzhinierët shfaqin tortat e shëmtuara, të përgatitura në kuzhina tepër të nxehta (Foto) appeared first on Telegrafi.

Turisti u kafshua keq nga një majmun, me të cilin bëri fotografi (Video)

Posted: 17 Jul 2018 07:23 AM PDT

Gjatë vizitës në një rezervat në Ubud të Balit, një turist ka bërë fotografi me një majmun të vogël, por më pas është kafshuar prej tij.

Megjithëse ka paralajmërime se nuk duhet ushqyer apo prekur kafshët, ai e vuri në qafë dhe u fotografua me të, transmeton Telegrafi.

Por, kur deshi të largohej, u kafshua prej majmunit, që provonte t'ia grabiste çantën.

"Mbeta me një kafshim ën dorë, e kërkova vet. Mos i preki kafshët, mos luani me to edhe nëse duken të shoqërueshme", ka shkruar ai, për t'i paralajmëruar të tjerët. /Telegrafi/

 

The post Turisti u kafshua keq nga një majmun, me të cilin bëri fotografi (Video) appeared first on Telegrafi.

Deshi të kalonte përmes urës që po ngrihej, e pëson gruaja me biçikletë – përfundon në spital (Video)

Posted: 17 Jul 2018 05:18 AM PDT

Një grua 37-vjeçare ka mbetur e plagosur në 4 korrik në Menasha, një qytet në Wisconsin, pasi po përpiqej të kalonte një urë të lëvizshme me biçikletën e saj.

Episodi ka ndodhur rreth orës 22. 30 në urën e Racine Street, kur ura po mbyllej për trafikun.

Fatmirësisht gruaja nuk ka rënë në lumë, sepse punonjësi i urës ka ndërhyrë menjëherë dhe ka bllokuar në kohë urën.

Siç bëhet e ditur, përcjell Shekulli, ajo është shoqëruar në spital, dhe ka marrë dëmtime në fytyrë.

The post Deshi të kalonte përmes urës që po ngrihej, e pëson gruaja me biçikletë – përfundon në spital (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more