Skip to main content

“Formacioni më i mirë i Ismet Munishit në Botëror, ka vend edhe për Rebic” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Formacioni më i mirë i Ismet Munishit në Botëror, ka vend edhe për Rebic” plus 9 more Telegrafi Futboll


Formacioni më i mirë i Ismet Munishit në Botëror, ka vend edhe për Rebic

Posted: 15 Jul 2018 03:12 PM PDT

Ashtu siç Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’ këtë të diel që kishte finalen e tij, edhe emisioni ‘Dueli Botëror’ në Radio Televizionin Dukagjini e mbylli rrugëtimin e tyre.

Përfaqësuesja e Francës fitoi me rezultat 4-2 ndaj asaj të Kroacisë, por përkundër humbjes, kroatët me lojën e tyre të bukur dominojnë formacionin e Ismet Munishit.

Bylbyl Sokoli zgjedh formacionin e Botërorit, portën ia beson Pickfordit Bylbyl Sokoli zgjedh formacionin e Botërorit, portën ia beson Pickfordit

Trajneri dhe analisti Munishi, në njëmbëdhjetëshi e tij ka futur katër lojtarë kroatë, ndërsa më poshtë keni formacionin dhe emisionin:

Portier: Danijel Subasic (Kroaci).

Mbrojtësit: Thomas Meunier (Belgjikë), Rapahael Varane (Francë), Domagoj Vida (Kroaci), Marcelo (Brazil).

Mesfushorët: N’Golo Kante (Francë), Eden Hazard (Belgjikë), Luka Modric (Kroaci).

Sulmuesit: Kylian Mbappe (Francë), Harry Kane (Angli), Ante Rebic (Kroaci). /Telegrafi/

Foto: RTV Dukagjini/Facebook

EMISIONI:

The post Formacioni më i mirë i Ismet Munishit në Botëror, ka vend edhe për Rebic appeared first on Telegrafi.

Bylbyl Sokoli zgjedh formacionin e Botërorit, portën ia beson Pickfordit

Posted: 15 Jul 2018 02:33 PM PDT

Përmbyllja më e mirë e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ për tifozët shqiptarë vjen në emisionin ‘Dueli Botëror’ në Radio Televizionin Dukagjini.

Në mesin e shumë analizave, trajneri dhe analisti Bylbyl Sokoli zgjodhi formacionin më të mirë të këtij Botërori.

Formacioni më i mirë i Ismet Munishit në Botëror, ka vend edhe për Rebic Formacioni më i mirë i Ismet Munishit në Botëror, ka vend edhe për Rebic

Formacioni 4-2-3-1 i trajnerit të Llapit dominohet nga lojtarët francez, ndërsa më poshtë e keni formacionin dhe emisionin:

Portier: Jordan Pickford (Angli).

Mbrojtësit: Benjamin Pavard (Francë), Samuel Umtiti (Francë), Dejan Lovren (Kroaci), Marcelo (Brazil).

Mesfushorët: Paul Pogba (Francë), Ivan Rakitic (Kroaci), Luka Modric (Kroaci).

Sulmuesit: Kyllian Mbappe (Francë), Eden Hazard (Belgjikë), Antoine Griezmann (Francë). /Telegrafi/

Foto: RTV Dukagini/Facebook

EMISIONI:

The post Bylbyl Sokoli zgjedh formacionin e Botërorit, portën ia beson Pickfordit appeared first on Telegrafi.

Griezmann: Tash do të festojmë

Posted: 15 Jul 2018 02:24 PM PDT

Sulmuesi francez, Antoine Griezmann, thotë se akoma nuk mund të besojë për suksesin e arritur në ‘Rusia 2018’.

Kombëtarja e Francës u shpall kampion bote pas triumfit ndaj Kroacisë (4-2) në finalen e Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium.

Festa e lojtarëve të Francës (Foto: Getty Images)

Futbollisti i Atletico Madridit ishte njëri prej protagonistëve, pasi goli i pari (autogoli i Mario Mandzukic) u shënua pas një harkimi të tij nga gjuajtja e lirë.

Më pas, i njëjti futbollist e shënoi edhe golin e dytë të Les Bleus nga pika e bardhë.

Lajmet nga Kampionati Botëror Lajmet nga Kampionati Botëror

“Akoma nuk po e besoj se çfarë po ndodh. Jam shumë krenar me këtë skuadër: Lojtarët dhe stafin (e trajnerëve), stafin teknik dhe stafin mjekësor. Jemi një grup shumë i bashkuar”.

Gëzimi i francezëve (Foto: Getty Images)

“Bëmë diçka të jashtëzakonshme, bëmë historinë dhe do ta shijojmë këtë. Do t’i takojmë familjet tona dhe do të bëjmë festë”.

“Nesër (e hënë) në Francë do të jetë po e njëjta gjë, do të festojmë me popullin francez”, ka deklaruar Griezmann. /Telegrafi/

The post Griezmann: Tash do të festojmë appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Francës feston me Mendyn dhe Pogban në zhveshtore

Posted: 15 Jul 2018 01:56 PM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, nuk e ka fshehur gëzimin pas suksesit të kombëtares së tij në Kampionatin Botëror.

Les Bleus fituan me rezultat 4-2 në finale kundër Kroacisë duke e fituar Kupën e Botës për herë të dytë në histori.

Festa e kampionëve (Foto: Getty Images)

Gjatë gjithë ndeshjes, Macron e kishte përcjellë lojën me emocione duke u gëzuar në momentet e golave të kombëtares së tij dhe këtë e bëri plot katër herë.

Lajmet nga Kampionati Botëror Lajmet nga Kampionati Botëror

Ndërsa pas festës në stadium para kamerave dhe ndarjes së medaljeve, presidenti francez ka festuar edhe në zhveshtore me lojtarët.

Ai është bashkuar me Benjamin Mendyn dhe Paul Pogban për ta festuar triumfin historik të Les Bleus.

Në rrjetet sociale është shpërndarë një video nga festa e përbashkët e Macron me lojtarët francezë.

Për herë të parë, Franca e kishte fituar Kupën e Botës në vitin 1998. /Telegrafi/

The post Presidenti i Francës feston me Mendyn dhe Pogban në zhveshtore appeared first on Telegrafi.

Deschamps: Nuk bëmë gjithçka mirë, por jemi kampionë bote

Posted: 15 Jul 2018 01:49 PM PDT

Didier Deschamps e ka komentuar triumfin e Francës në finalen e Kampionatit Botëror kundër Kroacisë.

Les Bleus fituan me rezultat 4-2 dhe u shpallën kampionë bote për të dytën herë në histori.

Didier Deschamps gjatë festës (Foto: Getty Images)

“Kam pasur një ekip shumë të ri, 14 prej tyre kanë qenë në një rrugëtim zbulimi (për herë të parë) në Kampionatin Botëror. Mirëpo, cilësitë ishin aty”.

Lajmet nga Kampionati Botëror Lajmet nga Kampionati Botëror

“Burimi im i krenarisë me këtë grup është që kemi arritur të kemi qëndrimin e duhur për një turne të këtillë. E përsëris gjatë gjithë kohës: Mos u dorëzoni kurrë, mos u dorëzoni nga asgjë”.

“Natyrisht se ekzistojnë momente jopërsosmërie dhe sot (e diel) nuk bëmë gjithçka mirë, por ne kemi cilësi mendore dhe psikologjike që ishin vendimtare për këtë Kupë të Botës”.

Deschamps u shpall kampion edhe si trajner (Foto: Getty Images)

“Në gjysmën e parë të kësaj finaleje nuk luajtëm shumë mirë, mirëpo ishim në epërsi prej 2-1”.

“Prandaj, pyetja që bëhet gjithmonë është: A është Franca kampion i bukur? Si të them, ne jemi kampionë bote dhe Franca do të jetë në krye të botës në katër vitet e ardhshëm. Kjo nuk duhet harruar”, është shprehur Deschamps. /Telegrafi/

The post Deschamps: Nuk bëmë gjithçka mirë, por jemi kampionë bote appeared first on Telegrafi.

Formacioni më i mirë i Botërorit, dominon Franca

Posted: 15 Jul 2018 01:46 PM PDT

Tashmë përfundoi edhe Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, Përfaqësuesja e Francës u shpall kampione.

Francezët arritën të fitojnë ndaj Kroacisë në finale me rezultat 4-2.

BR/Football ka përpiluar formacionin më të mirë të Botërorit dhe ai dominohet nga lojtarët e Francës.

Portier: Thibaut Courtois (Belgjikë).

Mbrojtësit: Kieran Trippier (Angli), Andreas Granqvist (Suedi), Diego Godin (Uruguai), Lucas Hernandez (Francë).

Mesfushorët: N’Golo Kante (Francë), Paul Pogba (Francë), Luka Modric (Kroaci).

Sulmuesit: Kylian Mbappe (Francë), Eden Hazard (Belgjikë), Romelu Lukaku (Belgjikë). /Telegrafi/

Formacioni më i mirë i Botërorit nga @brfootball #telegrafisport #boterori2018

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

The post Formacioni më i mirë i Botërorit, dominon Franca appeared first on Telegrafi.

Dalic: Jemi të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë

Posted: 15 Jul 2018 12:19 PM PDT

Përzgjedhësi i Kroacisë, Zlatko Dalic, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’.

Përfaqësuesja ballkanike pësoi me rezultat 4-2 nga Franca dhe Les Bleus e ngritën Kupën e Botës.

Zlatko Delic (Foto: Getty Images)

Me gjithë zhgënjimin, trajneri kroat ka thënë se lojtarët e tij duhet të krenohen për suksesin e arritur.

“Urime Francës për titullin e tyre. Luajtëm mirë në 20 minutat e para, e kontrolluam ndeshjen”.

Franca mposht Kroacinë dhe shpallet kampion bote Franca mposht Kroacinë dhe shpallet kampion bote

“Pastaj ishte një autogol nga një ndërprerje. U kthyem, dominuam dhe pastaj u akordua penallti”.

Pikëllimi i Zlatko Delic (Foto: Getty Images)

“Duhet t’i uroj lojtarët e mi, ishte ndoshta ndeshja më e mirë që e kemi zhvilluar në këtë kampionat, e kontrolluam lojën, por pranuam gola”.

“Ndaj një skuadre të fortë si Franca nuk guxon të bësh gabime. Jemi paksa të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë”, ka thënë Dalic në konferencën për shtyp pas ndeshjes. /Telegrafi/

The post Dalic: Jemi të pikëlluar, por duhet të krenohemi me atë që kemi bërë appeared first on Telegrafi.

Vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror, jo keq edhe për Kroacinë

Posted: 15 Jul 2018 12:15 PM PDT

Përfaqësuesja e Francës e fitoi Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Francezët fituan me rezultat 4-2 dhe kështu fituan Botërorin e dytë brenda 20 vjetëve.

Kështu Franca pasi u shpallën kampion do të fitojnë 38 milionë dollarë (32.48 milionë euro).

Presnel Kimpembe pas fitores në finale të Botërorit (Foto: Getty Images)

Por, mos u ndiheni keq për Kroacinë pasi ata si finalistë ata kanë fituar 28 milionë dollarë 23.93 milionë euro.

Presidenti i Federatës së Francës, Noël Le Graët, ka thënë se lojtarët do të marrin 30 për qind e shumës së fituar.

Festa te goli i Ivan Perisic (Foto: Getty Images)

Pra, i bie që lojtarët për triumfin në finale pritet të marrin 280 mijë euro.

FIFA në Botërorin ‘Ruisa 2018’ ka ndarë 400 milionë dollarë (341.9 milionë euro), ndërsa më poshtë i keni fitimet për çdo arritje:

Fitimet për skuadrat që arrijnë fazën e grupeve: 8 milionë dollarë (6.84 milionë euro)

Vendi i nëntë/16-të fitojnë: 12 milionë dollarë (10.26 milionë euro)

Vendi i pestë/tetë: 16 milionë dollarë (13.68 milionë euro)

Vendi i katër: 22 milionë dollarë (18.80 milionë euro)

Vendi i tretë: 24 milionë dollarë (20.51 milionë euro)

Vendi i dytë: 28 milionë dollarë (23.93 milionë euro)

Vendi i parë: 38 milionë dollarë (32.48 milionë euro).

Por, nuk duhet harruar, Kylian Mbappe ka njoftuar se gjithë fitimet nga Botërori do t’i jep për bamirësi. /Telegrafi/

The post Vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror, jo keq edhe për Kroacinë appeared first on Telegrafi.

Momenti emocionues kur presidentja e Kroacisë nuk i mbajti lotët teksa përqafoi Modricin

Posted: 15 Jul 2018 11:58 AM PDT

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka qenë një prej shembujve më të mirë për politikanët gjatë Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Përveçse një tifoze e flaktë e përfaqësuese së saj, ajo vazhdimisht është paraqitur me simbole kombëtare në tribuna duke anashkaluar protokollet e veshjeve serioze.

Kolinda Grabar-Kitarovic nuk i mbajti lotët (Foto: Getty Images)

Kjo ka bërë që 50-vjeçarja të fitojë simpatinë e tifozëve të futbollit nga e gjithë.

Lajmet nga Kampionati Botëror Lajmet nga Kampionati Botëror

Kombëtarja e Kroacisë nuk arriti që ta fitonte Kupën e Botës, pasi në finale të Kampionatit Botëror, ‘Rusia 2018’, pësoi me rezultat 4-2.

Përqafimi ndërmjet Kolindas dhe Modricit (Foto: Getty Images)

E pranishme në Luzhniki Stadium ishte edhe Kolinda, e cila u kujdes për t’i ngushëlluar lojtarët e Kroacisë.

Megjithatë, në momentin e përqafimit të kapitenit Luka Modric, edhe ajo kishte nevojë për një ngushëllim, duke qenë se nuk arriti t’i mbante lotët.

Modric u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror (Foto: Getty Images)

Ndryshe, Modric u shpall lojtari më i mirë i Kampionatit Botëror duke e fituar çmimin ‘Topi i Artë’. /Telegrafi/

The post Momenti emocionues kur presidentja e Kroacisë nuk i mbajti lotët teksa përqafoi Modricin appeared first on Telegrafi.

Kane fiton Këpucën e Artë, ndërsa Courtois shpallet fitues i Dorëzës së Artë

Posted: 15 Jul 2018 11:36 AM PDT

Pasi Përfaqësuesja e Francës u shpall kampione e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, FIFA i zgjodhi më të mirë edhe në aspektin individual.

Golashënuesi më i mirë është shpallur Harry Kane.

24-vjeçari shënoi gjashtë gola dhe kështu e fitoi Këpucën e Artë me Përfaqësuesen e Anglisë.

Por, golat e tij nuk arritën t’ia sigurojnë anglezëve kupën pasi ata në fund përfunduan në vendin e katër.

Kane është anglezi i dytë që e fiton këtë çmim në Botëror, i pari ishte Gary Lineker me gjashtë golat në Botërorin e viti 1986.

Ndërsa portieri më i mirë u zgjodh Thibaut Courtois, duke fituar kështu Dorëzën e Artë.

Në këtë Botëror belgët pranuan vetëm gjashtë gola, ndërsa përfunduan në vendin e tretë duke fituar medaljen bronztë. /Telegrafi/

The post Kane fiton Këpucën e Artë, ndërsa Courtois shpallet fitues i Dorëzës së Artë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more