Skip to main content

Ekstradohet atentatori kosovar i Lulzim Berishës

Ekstradohet atentatori kosovar i Lulzim Berishës


Ekstradohet atentatori kosovar i Lulzim Berishës

Posted: 20 Jul 2018 02:42 AM PDT

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Kosova drejt vendit tonë, i shtetasit kosovar, Ahmet Ajeti, 35 vjeç, lindur në Lipjan/ Kosovë.

Ai është dënuara Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë,  me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe  "Armëmbajtje pa leje". Ai akuzohet  për temntativë vrasje, të Lulzim Berishës.

Më datë 30.08.2005, shtetasit Ahmet Ajeti dhe O. K. të porositur nga shtetasit E. D. dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë shtetasin L. B.. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej L. B.,  shtetasi Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën është vetplagosur.

Shtetasi Ahmet Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më datë, 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe  "Armëmbajtje pa leje".

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

The post Ekstradohet atentatori kosovar i Lulzim Berishës appeared first on DRENICA PRESS.

Vdes një punëtor në vendin e punës në Prizren

Posted: 20 Jul 2018 02:34 AM PDT

Një person ka vdekur dje pas një lëndimi që ka marrë në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Siç raporton policia viktima mashkull, në rrethana të pa njohura është lënduar në vendin e tij të punës.

Ai fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-ë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.

The post Vdes një punëtor në vendin e punës në Prizren appeared first on DRENICA PRESS.

Edhe Benzema në Seria A?!

Posted: 20 Jul 2018 02:28 AM PDT

Në shtëpinë e Napolit janë të sigurt: për t'u përballur më mirë me sezonin e ri, duhet afruar një sulmues, i cili di të japë cilësinë dhe përvojën, veçanërisht ndërkombëtarisht, ku ka pasur zhgënjime vitet e fundit. Ancelotti e di mirë se, që të konkurrojë me ekipet e mëdha europiane, duhen elementë të spikatur, sidomos përpara.

Siç raporton "Corriere dello Sport", Karim Benzema mbetet një objektiv madhor për sulmin e Napolit, i cili dita-ditës po bëhet më tepër se konkret. Mbi të gjitha, sulmuesi francez është më i mundshëm se ëndrra e De Laurentis, e quajtur Edinson Cavani.

Benzema e ka provuar drejtimin e trajnerit italian, me të cilin në krye ka pasur rezultate të shkëlqyera (46 gola në 98 paraqitje te Real Madridi), ndaj ribashkimi i të dyve duket një dëshirë e qartë. Sidoqoftë, ka pengesa në mes. Paga 7 milionë euro, që francezi merr në Spanjë, sigurisht nuk është një pengesë e pakapërcyeshme për De Laurentiis, i cili ka pranuar që në vend të 20 milionëve bruto, të fituara nga Cavani, mund ta paguajë francezin.

Trajneri Ancelotti po synon afrimin edhe të një qendërmbrojtësi, duke pasur parasysh vështirësinë e krijuar pas lëndimit të Ghoulam. Objektivi i parë mbetet senegalezi Sabaly, me vlerë 15 milionë euro, pjesë e Bordo, i cili mori një propozim pak më të ulët nga napolitanët. D'Ambrosio, gjithashtu, pëlqehet për këtë rol, por për momentin Interi nuk duket i gatshëm të heqë dorë prej tij.

The post Edhe Benzema në Seria A?! appeared first on DRENICA PRESS.

Grupi kriminal malazez dërgohet në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie |Pamje

Posted: 20 Jul 2018 02:25 AM PDT

Mario Millosheviq, Jovan Paviqeviq, Strahinja Danokoviq dhe Laureta Zuba, janë dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku pas pak pritet tu caktohet masa e paraburgimit.

Indeksonline ka siguruar pamje gjatë dërgimit të tyre në Gjykatë.

Nën masa të rrepta sigurie ata nga qendra e paraburgimit në Prishtinë janë nisur drejt Pallatit të Drejtësisë.

The post Grupi kriminal malazez dërgohet në Gjykatë nën masa të rrepta sigurie |Pamje appeared first on DRENICA PRESS.

I keni parë vëllezërit Mziu por jo dhe motrat Mziu

Posted: 20 Jul 2018 02:25 AM PDT

Jeni mësuar që gjithmonë në ekranet televizive t'i takoni vëllezërit Mziu por asnjëherë nuk e kishit menduar që mund të takoni edhe motrat Mziu, shkruan Onair

Këtë mundësi jua ka dhënë emisioni Kojshia Show të cilët në njërën nga puntatat kanë ftuar vëllezërit Mziu për të folur më shumë rreth projekteve të tyre të fundit.

Por në mes të bisedës mes mysafirëve dhe moderatorit ata janë suprizuar nga motrat Mziu.

Se kush janë ato realisht mund ta kuptoni në videon e listuar më poshtë./Onair

The post I keni parë vëllezërit Mziu por jo dhe motrat Mziu appeared first on DRENICA PRESS.

Shqipëria në valën e të nxehtit afrikan

Posted: 20 Jul 2018 02:21 AM PDT

Shqipëria do të mbetet në periferi të valës së të nxehtit afrikan, njofton Meteoalb, valë që gjatë mesditave të kësaj fundjave, sjell temperatura mbi 30°C në 90% të territorit shqiptar.

Në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në juglindje deri 35°C zonat verilindore si Kukësi; në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35 – 36°C por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C.

Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjeter.

The post Shqipëria në valën e të nxehtit afrikan appeared first on DRENICA PRESS.

Gjermania dëbon familjen 7 anëtareshe nga Kosova në pikë të natës

Posted: 20 Jul 2018 02:21 AM PDT

Në natën e së martës në Oelsnitz është dëbuar një familje shtatë anëtarëshe nga Kosova. Prindërit dhe pesë fëmijët ishin tërësisht të integruar – në fushën e punësimit dhe mbi të gjitha në klubin e futbollit SV Merkur.

"Ne nuk mund ta kuptojmë, as edhe punëtorët socialë," tha këshilltarja e partisë së majtë Die Linken, Reiner Stöhr, rreth diskutimit aktual, se kush duhet ta lëshojë Gjermaninë dhe kush jo.Familja kosovare kishte ardhur në Gjermani përpara tre vitesh, megjithatë Kosova u vendos në vendet me origjinë të sigurtë. Nga Bajerni, Chemnitz dhe Plauen në fund familja shumë anëtarëshe u vendos në Oelsnitz. Fëmija më i ri është lindur në Gjermani, shkruan freiepresse.de.

Familjes pasi nuk ju njoh azili, i pati kaluar edhe afati i "duldung".

"Familja është marrë në dy të natës nga shtrati dhe është dëbuar," thotë më tej Stöhr, e ckla khs`te ndjekur situatën. Ajo ka përcjellë familjen deri në Berlin, ku më pas kanë marrë aeroplanin për të fluturuar drejt Kosovës.

Babai përveç që fliste mirë gjuhën gjermane, punonte si përkthyes. Kurse tre djemtë e tij luanin me të rriturit e Merkur, kurse njëra vajzë aktivizohej me hendbollin e Oberlosaer.

Megjithatë integrimi i një familje nuk mund të vendosë për të ardhmen e azilkërkuesve të vendeve me origjinë të sigurtë. Për këtë Reiner Stöhr është e frustruar dhe e zemëruar.

"Duhet të pyesësh, se pse vjen deri te kjo mënyrë," thotë në fund ajo.

The post Gjermania dëbon familjen 7 anëtareshe nga Kosova në pikë të natës appeared first on DRENICA PRESS.

Ankohen banorët në Drenas, kanalizimi ka rrjedh dhe i ka marrë pronat |Foto

Posted: 20 Jul 2018 02:10 AM PDT

Një shqetësim është shprehur në faqen kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të Drenasit drejtuar Kuvendit Komunal lidhur me rrjedhen e kanalizimit në pronat private.

Në ankesën e banorëve shkruan:

Kjo rrugë gjendet në Komoran në Lagjen Alushani dhe Obrija ku kanalizimi ka rrjedhe dhe i ka marre pronat privatë, dhe edhe pse disa here kemi lajmëruar drejtorin e shërbimeve Publike në Drenas dhe Drejtorin e Urbanizmit nuk kanë marrë kurrfarë mase.

Në këto lagje gjatë zgjedhjeve të fundit është premtuar se projekti i rrugës dhe kanalizimit do të përfundoje brenda vitit, ndërsa ky projekt as që ka filluar. Turp për Komunën e Drenasit që rrjedha e kanalizimit i ka prishe edhe tokat bujqësore.

Image may contain: tree, plant, sky, outdoor, nature and waterImage may contain: tree, outdoor and natureImage may contain: plant, tree, outdoor and nature

The post Ankohen banorët në Drenas, kanalizimi ka rrjedh dhe i ka marrë pronat |Foto appeared first on DRENICA PRESS.

Formacioni i Liverpulit pas blerjes së Shaqirit dhe 3 futbollistëve tjerë

Posted: 20 Jul 2018 02:09 AM PDT

 

Liverpuli është përforcuar shumë për sezonin e ri.

Vetëm për portierin e Romës, Alison, ka shpenzuar 70 milion euro.

Poashtu ka blerë edhe tre mesfushorë, Shaqiri, Fabinjo dhe Keita.

Drenicapress sjell për lexuesit e saj tre formacione të ndryshme të Liverpulit që janë përgaditur nga faqja e njohur sportive Goal.

Shaqiri bën pjesë vetëm  në formacionin 442 në krahun e djathtë të mesfushës.

Potential Liverpool XI

Potential Liverpool XI

Potential Liverpool XI

 

The post Formacioni i Liverpulit pas blerjes së Shaqirit dhe 3 futbollistëve tjerë appeared first on DRENICA PRESS.

Neymar-Real Madridi, lajmi i fundit

Posted: 20 Jul 2018 02:00 AM PDT

Neymar është i lidhur për një kalim në Real Madrid, pas kalimit të Ronaldos në Juventus.

Por braziliani ka shuar spekulimet, duke thënë se ai nuk dëshiron të largohet nga PSG.

"Unë do të qëndroj këtu! Kam kontratë me PSG dhe kam zgjedhur PSG për një sfidë të re, për qëllime të reja dhe më shumë gola", ka thënë Neymar për FOX Sport, përcjell Drenicapress.info

The post Neymar-Real Madridi, lajmi i fundit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more