Skip to main content

E frikshme çfarë po ndodh në Gjirin e Lalzit

E frikshme çfarë po ndodh në Gjirin e Lalzit


E frikshme çfarë po ndodh në Gjirin e Lalzit

Posted: 14 Jul 2018 02:07 AM PDT

Brenda pak orëve janë regjistruar 12 tërmete në Shqipëri, me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Prej gati një jave tërmetet janë bërë të zakonshme në Gjirin e Lalzit, çka ka alarmuar jo vetëm banorët, por edhe sizmiologët të cilët nuk dinë të japin shpjegime mbi këtë dukuri.

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për termet gjiri i lalzit

Rezultate imazhesh për termet gjiri i lalzit

Imazh i ngjashëm

Rezultate imazhesh për termet gjiri i lalzit

Rezultate imazhesh për termet gjiri i lalzit

 

The post E frikshme çfarë po ndodh në Gjirin e Lalzit appeared first on DRENICA PRESS.

18 vende të lira pune në Drenas (Dokument)

Posted: 14 Jul 2018 01:55 AM PDT

 

Komuna e Drenasit ka shpallur disa vende të lira pune.

Në njoftimin e drejtorisë për Arsim në Drenas, bëhet e ditur se janë të lira 18 vende në arsim.

Gazeta Drenicapress e sjell për të interesuarit shpalljen e komunës për 18 vende të lira pune në arsim./Drenicapress.info

Kliko ketu— Konkursi-DKA

 

 

The post 18 vende të lira pune në Drenas (Dokument) appeared first on DRENICA PRESS.

Detaje rreth varrimit të Komandant “Rrufesë” (FOTO)

Posted: 14 Jul 2018 01:43 AM PDT

Salih Muqaku i njohur ndryshe edhe si Komandant "Rrufeja" dje ka ndërruar jetë, transmeton Drenica Press.

Komandat "Rrufeja" nga fshati Nekoc i komunës së Drenasit u lind më 24 prill 1962.

Që nga vitet e 90'ta ka qenë i angazhuar në aktivitetet për çlirimin e vendit, ndërsa nga viti 1998 ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ishte pjesëmarrës në betejën e Rahovecit, Caralevës, Luzhnicës dhe në çdo vend ku kërkohej nevoja për përforcime për çlirimin e vendit nga okupatori serb.

Kontributi i tij në betejën e Llapushnikut bëri që ai të kurorëzohet me nofkën Rrufeja, duke tërhequr veteranin Fetah Zogu, gjatë konfromtimit të ashpër dhëmb për dhëmb me forcat armike.

I ndjeri la pas dy djem, Albertin dhe Qëndrimin si dhe vajzën Albinën.

Varrimi i të ndjerit bëhet më datën sot prej orës 16:00 në varrezat e Dëshmorëve (Veteranëve) në Kleçkë, nën ceremoninë e FSK-së.
Nisja e kortezhit bëhet në ora 15.00 nga fshati Nekovc./DrenicaPress/

Fotografia e K.F Gryka

Fotografia e K.F Gryka

 

The post Detaje rreth varrimit të Komandant "Rrufesë" (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Dalin pamje të rënda nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Posted: 14 Jul 2018 01:04 AM PDT

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Periskopi.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar rëndë disa persona, të cilat janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në disa fotografi nga vendi i ngjarjes shihen të lënduarit e këtij aksidenti në gjendje të rëndë, të shtrirë për toke.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se pas aksidentit të rëndë, ata kanë përfunduar jashtë veturave.

Më specifikisht, aksidenti ka ndodhur në fshatin Stanovc, Komunë e Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kombi bus./Periskopi

Të lënduarit që kanë mbetur të shtrirë në rrugë pas aksidentit: 

The post Dalin pamje të rënda nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë appeared first on DRENICA PRESS.

Bllokohen 3 plazhe në Vlorë, çlirohet 20% e hapësirës publike në plazhin e Velipojës

Posted: 14 Jul 2018 01:00 AM PDT

Mungesa e rojeve bregdetare dhe mungesa e kufijve ujorë për sigurinë për pushuesit çoi në bllokimin e tri plazheve në Vlorë, ku këtë të premte nisi një aksion kontrolli në të gjithë vijën bregdetare.

Ndërsa institucionet përgjegjëse kanë bërë ndërhyrjen për lirimin e hapësirave publike në plazhin e Velipojës, duke bërë të mundur sekuestrimin deri tani të gjithsej 1.625 shezllonëve dhe ndjekjen penale të personave përgjegjës, shkruan sot Koha Ditore.

Si rezultat, është rivënë në dispozicion 20% e hapësirë publike në plazhin e Velipojës.

E premtja e gjeti bregdetin e Shëngjinit me kulla vrojtimi, flamuj jeshilë dhe bova që bëjnë ndarjen e zonës së lundrimit nga ajo e notimit ku në 2 kilometra të zonës së populluar të plazhit janë vendosur 7 kulla vrojtimi të pajisura me vrojtues të kualifikuar, si dhe me të gjithë elementet e sigurisë.

Bashkia e Vlorës është e para që reagon kështu në lidhje me sigurinë e pushuesve pas të paktën 5 rasteve të mbytjeve që janë regjistruar këtë sezon turistik në plazhet e Shqipërisë edhe për shkak të mungesës së vrojtuesve dhe kushteve të tjera. Aksioni i Bashkisë Vlorë do të shtrihet nga plazhi i Ri deri në Orikum. Ai vjen dy ditë pasi ministri i Turizmit, Blendi Klosi, u dërgoi një letër kryetarëve të bashkive në zonat bregdetare për të marrë masa ndaj subjekteve abuzuese.

The post Bllokohen 3 plazhe në Vlorë, çlirohet 20% e hapësirës publike në plazhin e Velipojës appeared first on DRENICA PRESS.

Ja si e pritën lojtarët e Liverpoolit transferin e Shaqirit (Foto)

Posted: 14 Jul 2018 12:58 AM PDT

Xherdan Shaqqiri ka arritur te premten në Melwood (qendra stërvitore e Liverpoolit).

Ai është transferuar të gjiganti anglez te premten dhe fotografi i klubit ka shkrepur momentet më të mira të Shaqirit dhe takimit të tij me shokët e rinj të skuadrës, para se të zyrtarizonte kalimin në kluibin e ri.

26 vjeçari është transferi i tretë i Reds pas arritjes se Fabinhos dhe Naby Keitas që nënshkruan kontrata afatgjate me klubin.

Pasi i ka kaluar formalitetet e testeve mjekësore, Shaqiri ka hyrë në Melwood ku është njoftuar me shokët e rinj të skuadrës se tij më të re.

The post Ja si e pritën lojtarët e Liverpoolit transferin e Shaqirit (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Historia e përbashkët e Salahut dhe Shaqirit

Posted: 14 Jul 2018 12:57 AM PDT

Xherdan Shaqiri dhe Mohamed Salah janë bërë shokë skuadre në Liverpool pas më shumë se gjashtë viteve ku ata kishin kryqëzuar rrugët në FC Basel

Në mars të vitit 2012, Shaqiri – i cili sonte kompletojë transferin nga Stoke City në Reds për një kontratë afatgjate – po kalonte momentet e fundit në klubin e tij zviceran pasi që kishte nënshkruar me Bayern Munichun.

Salahu tinejxher, në të njëjtën kohë, kishte rënë në sy të skautëve të BVaselit pas një miqësore të Egjiptit U23 ku kishte shënuar dy gola.

Edhe Shaqiri ishte involvuar në atë ndeshje, gjithashtu, duke shënuar golin e fundit dhe mundur Egjiptin më rezultat 4-3 para 500 spektatorëve në Rankhof Stadium.

Baseli, ishin entuziazmuar me talentin e Salahut dhe e ftuan në prova sulmuesin dhe shpejt u pajtuan me disa kontraktor arab për ta transferuar atë.

Kështu tani dy lojtarët të cilët do të përpiqen në sukses për Reds sezonin e ardhshëm ishin takuar për kohë të shkuar por vazhdimisht kanë ruajtur një shoqëri me njëri-tjetrin, madje edhe i telefonin shpesh njëri tjetrit.

"Ai erdhi në stërvitje dhe provë kur isha në Basel. Erdhi në stërvitje dy apo tri herë, u stërvita me të", tha sonte Shaqiri për Liverpoolfc.com në intervistën e tij të parë zyrtare për klubin.

"Pastaj unë u largova në drejtim të Bayern Munichut dhe ai mbeti në Basel. Jam i lumtur që do ta takojë këtu. Ai kishte një sezon të mahnitshëm vitin e kaluar dhe shpresojë që ta përsërit atë prapë. Jam shumë i lumtur për të dhe atë që ai ka bërë këtë sezon ishte e mrekullueshme kurse ai është një djalë i mirë, shumë i mirë".

The post Historia e përbashkët e Salahut dhe Shaqirit appeared first on DRENICA PRESS.

Gazetari e pyet: Ju jeni e Krishterë, pse i keni pranuar miljona emigrant Muslimanë? Ja si përgjigjet Merkel

Posted: 14 Jul 2018 12:54 AM PDT

Angela Merkel gjatë një interviste tregon principet e qeverisjes së saj, ku gazetari I drejtohet me pytje lidhur me ekoniminë familjare.

Gazetari: A jeni milionere?

Merkel: Jo, nuk më duhen milionat. Ndihem e pasur kur populli im ka një ekonomi, arsim, shëndetësi të fortë, si dhe drejtësi e barazi për të gjithë.

Gazetari: Meqë ju i takoni besimit Krishtere, pse i keni pranuar miliona emigrant Muslianë?

Merkel: Po, jam Krishtere dhe e lumtur, sepse besimi Krishterë nuk thotë askund që duhet t'i vrasim, apo mos të bashkëjetojmë me muslimanët. Një besimtarë i vërtetë i cilit do besimi të jetë, nuk e urren besimin e tjetrit. Ata që e urrejnë një besim tjetër, në të vërtetë nuk janë besimtarë të Zotit, por vetëm i keqpërdorin besimet. Zoti na krijoi shumëngjyrësh dhe na krijoi besime të ndryshme.

Gazetari: Pse nuk keni siguruar për pasardhësit tuaj një pasuri, që të sigurohen?

Merkel: Jo, secili në këtë jetë duhet ta din se duhet të punojë, sepse pasuria e pandershme dhe e gatshme nuk të sjell fat në jetë.

The post Gazetari e pyet: Ju jeni e Krishterë, pse i keni pranuar miljona emigrant Muslimanë? Ja si përgjigjet Merkel appeared first on DRENICA PRESS.

Detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë

Posted: 14 Jul 2018 12:50 AM PDT

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht te fshati Stanoc.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar për Telegrafin, se në aksident janë përfshirë tre vetura, me ç'rast katër persona kanë marrë lëndime.

"Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti", tha Zahiti, i cili nuk ka bërë të ditur për gjendjen e të lënduarëve.

Telegrafi ka raportuar më herët për aksidentin që ka ndodhur sot, si pasojë e të cilit rruga magjistrale është mbyllur për qarkullim.

The post Detaje nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

Fjalët e para të Shaqirit si lojtarë i Liverpoolit

Posted: 13 Jul 2018 01:22 PM PDT

"Dua të fitojë tituj me këtë skuadër".

Këto ishin fjalët e para të Xherdan Shaqirit pasi që është zyrtarizuar si lojtar më i ri i Liverpoolit

Shaqiri ka treguar në intervistën e tij të parë arsyet pse ju bashkua Liverpoolit, tri vite pasi që ai kishte refuzuar që të shkonte në Anfield.

"Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ky është një klub i madh me një histori të madh, më lojtarë të mëdhenj dhe një trajner fantastik. Kështu që jam shumë i kënaqur dhe i lumtur që jam këtu", ka thënë ai për ueb-faqen zyrtare të klubit.

"Si lojtar ju dëshironi të jeni në skenën e madhe të futbollit. Para disa viteve dëshiroja të vija por nuk ndodhi. Jam shumë i lumtur që me në fund jam këtu. Dëshirojë që ta tregojë vetveten, dua të jap më të mirën dhe dua të fitojë titull. Për këtë jam këtu". /GazetaExpress/

 

The post Fjalët e para të Shaqirit si lojtarë i Liverpoolit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more