Skip to main content

“Çfarë debutimi nga Shaqiri: Gol fantastik në gërshërë, por edhe asistimin në fitoren e Liverpoolin në miqësoren ndaj Unitedit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Çfarë debutimi nga Shaqiri: Gol fantastik në gërshërë, por edhe asistimin në fitoren e Liverpoolin në miqësoren ndaj Unitedit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Çfarë debutimi nga Shaqiri: Gol fantastik në gërshërë, por edhe asistimin në fitoren e Liverpoolin në miqësoren ndaj Unitedit

Posted: 28 Jul 2018 03:58 PM PDT

Liverpooli fiton miqësoren ndaj Manchester Unitdit me rezultat 1-4 në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup.

Mbi 100 mijë tifozë në Michigan Stadium në SHBA i dhanë këtij takimi një atmosferë të bukur, e cila ndikonte që skuadrat të bëjnë lojë më të mirë në fushë.

I pari që shënoi në takim ishte Sadio Mane nga pika e bardhë në minutën e 28-të, kurse rezultati u barazua me një gol të bukur nga gjuaja e lirë, autor i së cilës ishte Andreas Pereira (31′).

Në pjesën e dytë në lojë hyri Xherdan Shaqiri, i cili menjëherë tregoi vlerat e tij duke asistuar te rikthimi i epërsisë, që u mundësia nga goli i Daniel Sturridge (66′).

#Shaqiri 👏 njeriu i golave të bukur 👐 #telegrafisport #xherdanshaqiri 📸: @liverpoolfc

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport) on

Goli i qetësisë u shënua nga Sheyi Ojo në minutën e 74′, kurse ai i ndeshjes nga Shaqiri në minutën e 82-të. Shqiptari nga Kosova shënoi në gërshërë duke i elektrizuar të gjithë në stadium.

Pas kësaj fitore Liverpooli ka gjashtë pikë, pasi fitoi 2-1 ndaj Manchester Cityt dhe humbi 1-3 nga BVB.

Man Utd mbetet me dy pikë nga fitorja në penallti ndaj Milanit, kurse ndeshja e tyre e radhës është ndaj Real Madridit. /Telegrafi/

The post Çfarë debutimi nga Shaqiri: Gol fantastik në gërshërë, por edhe asistimin në fitoren e Liverpoolin në miqësoren ndaj Unitedit appeared first on Telegrafi.

Formacionet e mundshme të top skuadrave angleze për sezonin 2018/19

Posted: 28 Jul 2018 02:06 PM PDT

Liga Premier është një nga ligat më interesante në vitet e fundit.

Me shpenzimet e mëdha që bëhen sezon pas sezoni gara mes skuadrave vetëm sa shtohet.

Liverpooli i Jurgen Klopp ka arritur të krijojë një skuadër të frikshme për kundërshtarët, duke rivalizuar kështu seriozisht kampionët aktual, Manchester City.

Formacionet e mundshme të top katërshes në Serie A për sezonin 2018/19 Formacionet e mundshme të top katërshes në Serie A për sezonin 2018/19

Më poshtë keni formacionet e mundshme të top gjashtë skuadrave, por duke u bazuar vetëm më lojtarët aktual:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Keita, Henderson, Fabinho; Salah, Firmino, Mane.

Cheslea (4-3-3): Courtois; Azpilicueta, Luiz, Cahill, Alonso; Kante, Jorginho, Bakayoko; Willian, Morata, Hazard.

Foto: Marca

Arsenal (4-3-3): Leno; Bellerin, Sokratis, Mustafi, Monreal; Ramsey, Torreira, Xhaka; Ozil, Lacazette, Aubameyang.

Tottenham (4-2-3-1): Lloris; Trippier, Alderweireld, Vertongher, Davies; Dembele, Wanyama; Eriksen; Alli, Son; Kane.

Foto: Marca

Man City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Otamendi, Mendy; Silva, Fernandinho, De Bruyne; Sterling, Jesus, Sane.

Man Utd (4-3-3): De Gea; Valencia, Lindelof, Bailly, Dalot; Pogba, Matic, Fred; Mata, Lukaku, Sanchez. /Telegrafi/

Foto: Marca

The post Formacionet e mundshme të top skuadrave angleze për sezonin 2018/19 appeared first on Telegrafi.

Chelsea e fillon me fitore turneun miqësor, Blutë tregohen më të saktë në penallti se Interi

Posted: 28 Jul 2018 01:16 PM PDT

Chelsea e ka filluar me fitore turneun miqësor International Champions Cup. Blutë triumfuan ndaj Interit në penallti pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Ishte skuadra angleze që kaloi e parë në epërsi në këtë miqësore.

Pedro Rodriguez shënoi në minutën e tetë pas një topi të kthyer nga pritja e Samir Handanovic.

Rezultati u barazua ne mesfushori zikaltër Roberto Gagliardini në minutën e 49-të.

Në penallti më të saktë u treguan lojtarët e Chelseat që fituan me rezultat 5-4.

Vlen të theksohet se ishte penalltia e Milan Skrinar ajo që u kuptua nga Willy Caballero.

Këto ishin tre pikët e para për skuadrën e Maurizio Sarrit, kurse ndeshja e ardhshme është ajo ndaj Arsenalit.

Ekipi i Luciano Spallettit në ndeshjen e ardhshme luan kundër Lyonit.

Nuk duhet harruar Interi ishte kampion i International Champions Cup në Singapor për vitin 2017. /Telegrafi/

The post Chelsea e fillon me fitore turneun miqësor, Blutë tregohen më të saktë në penallti se Interi appeared first on Telegrafi.

Formacionet e mundshme të top katërshes në Serie A për sezonin 2018/19

Posted: 28 Jul 2018 12:51 PM PDT

Transferimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madridi te Juventusi ka bërë që sytë e shumë adhuruesve të futbollit të kthehen nga Serie A.

Me këtë rast entuziazmi për fillimin e sezonit 2018/19 në kampionatin italian është rritur tej mase.

E përditshmja spanjolle Marca ka përpiluar formacionet e mundshme të skuadrave që në sezonin e fundit kanë përfunduar në top katërshe.

Orari i Serie A për sezonin 2018/19: Juventus – Inter zhvillohet në javën e 15-të, 'Derbi i Milanos' në javën e 9-të Orari i Serie A për sezonin 2018/19: Juventus – Inter zhvillohet në javën e 15-të, 'Derbi i Milanos' në javën e 9-të

Në njëmbëdhjetësh janë vetëm lojtarët që skuadrat posedojnë aktualisht, jo dhe ata që janë afër transferimit.

Juventusi (4-3-2-1): Szczesny; Cancelo, Benatia, Chiellini, Alex Sandro; Can, Pjanic; Dybalal Douglas Costa, Higuain, Cristiano Ronaldo.

Inter (4-4-2): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Dalbert; Candreva, Nainggola, Brozovic, Perisic; Icardi, Lautaro Martinez.

Foto: Marca

Roma (4-3-3): Olsen; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Pastore, De Rossi, Strootman; El Shaarawy, Dzeko, Justin Kluivert.

Napoli (4-3-3): Meret; Hysaj, Koulibaly, Raul Albiol, Riu; Hamsik, Allan, Fabian Ruiz; Callejon, Mertens, Insigne. /Telegrafi/

Foto: Marca

The post Formacionet e mundshme të top katërshes në Serie A për sezonin 2018/19 appeared first on Telegrafi.

Juve fiton fal penalltive ndaj Benficas, tani radha për Realin

Posted: 28 Jul 2018 12:21 PM PDT

Juventusi ka vazhduar me fitore në turneun miqësor International Champions Cup.

Këtë herë në penallti ndaj Benficas pasi koha e rregullt përfundoi me rezultat 1-1.

Goli i parë në takim erdhi nga Alex Grimaldo në minutën 65-të, spanjolli shënoi gol fantastik nga gjuajta e lirë.

Gëzimi i Luca Clemenzas te goli i barazimit (Foto: Getty Images)

Ndërsa goli i barazimin për Zonjën e Vjetër e shënoi Luca Clemenza në minutën e 84 pas një driblimi të bukur në zonë.

Në penallti fitoi Juventusti me rezultat 2-4, ku penalltia finale u shënua nga Alex Sandro.

Juve në ndeshjen e parë shënoi fitore 2-0 ndaj Bayern Munichut, kështu tani ka pesë pikë në grup dhe renditet në vendin e dytë.

Benfica me tre pikë pas fitores së vetme në penallti ndaj BVB-së renditet në pozitën e shtatë.

Ndeshja e ardhshme e Juventusit në këtë turne miqësor është ndaj Real Madridit, kurse skuadra portugeze kundër Lyonit. /Telegrafi/

The post Juve fiton fal penalltive ndaj Benficas, tani radha për Realin appeared first on Telegrafi.

Pjanic: Me Ronaldon, Juve do të përpiqet të fitojë gjithçka

Posted: 28 Jul 2018 11:04 AM PDT

Miralem Pjanic thotë se Juventusi mund të presë shumë nga Cristiano Ronaldo, ndërkohë që dëshiron të fitojë gjithçka në sezonin e ri.

Zonja Vjetër e transferoi portugezin nga Real Madridi me një shumë rekorde për futbollin italian, ndërsa mesfushori boshnjak beson se 33-vjeçari do të vazhdojë të thyejë rekorde golashënuese dhe të fitojë trofe të Ligës së Kampionëve me Bianconerët.

"Jemi të kënaqur që ai është këtu. U uroj shumë mirëseardhje", ka thënë Pjanic për ESPN.

Lajmet për Juventus Lajmet për Juventus

"Brenda disa ditësh, ai do të nisë stërvitjet parasezonale dhe natyrisht se mendoj që Juve ka bërë një transferim të madh dhe skuadra është e kënaqur, ai është i kënaqur, dhe mendoj se do të vazhdojë ta bëjë atë që ka bërë në të kaluarën, çfarë ka bërë te Unitedi dhe Real Madridit".

"Ka fituar shumë tituj. Ka bërë gjëra të mëdha dhe mendoj se do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë. Është një lojtar i shkëlqyer dhe mendoj se mund t'i ndihmojë shumë klubit të ri. Ai do t'i japë shumë Juventusit".

Miralem Pjanic (Foto: Getty Images)

"E dimë se Liga e Kampionëve është shumë e vështirë. Duhet të luash ndaj klubeve, si Barcelona, që është shumë vështirë t'i përballosh, Real Madridi, Bayerni, Parisi, prandaj janë shumë klube që mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve".

"Duhet të jesh në formë. Duhet të luash mirë dhe të meritosh të jesh në finale. Nuk është lehtë, por mendoj se skuadra është e mirë. Të shohim se çfarë do të ndodhë".

"Natyrisht se skuadra do të përpiqet të fitojë gjithçka. Por, asnjëherë nuk është lehtë", ka deklaruar mesfushori i Juves. /Telegrafi/

The post Pjanic: Me Ronaldon, Juve do të përpiqet të fitojë gjithçka appeared first on Telegrafi.

Arsenal – PSG: Gjyqtari i kërkon Ozilit t’ia nënshkruajë kartonin e verdhë, ndërsa shorti i fillimit të ndeshjes bëhet me kartel bankare

Posted: 28 Jul 2018 10:48 AM PDT

Arsenali fitoi ndaj Paris Saint Germainit me rezultat 5-1 në miqësoren në kuadër të International Champions Cup.

Golat për Topçinjtë i shënuan: Mesut Ozil (13′), Alexandre Lacazette (67′, 71′), Rob Holding (87′) dhe Eddie Nketiah (90+4′).

Ndërsa golin e vetëm për PSG-në e shënoi Christopher Nkunku në minutën e 60-të nga pika e bardhë.

Miqësoret që nuk duhet t'i humbisni në javën e fundit të korrikut Miqësoret që nuk duhet t'i humbisni në javën e fundit të korrikut

Por, kjo ndeshje vazhdon të jetë lajm në media, por jo vetëm për rezultatin.

Fillimisht tifozët janë befasuar kur gjyqtari kryesor para fillimit të ndeshjes i ka kërkuar kapitenit të Arsenalit, Mesut Ozil, t’ia nënshkruajë kartonin e verdhë.

Duket se ai ishte një tifoz i madh i yllit të Gjermanisë, por pasi ishte një miqësore, e gjitha kjo kaloi me sportivitet.

Ndërsa, temë tjetër ishte shorti i fillimit të ndeshjes për topin dhe pjesët e fushës.

"Rusia apo Coca-Cola?", arsyeja pse gjyqtari i pyeti kapitenët në finalen e Botërorit gjatë shortit para fillimit të ndeshjes "Rusia apo Coca-Cola?", arsyeja pse gjyqtari i pyeti kapitenët në finalen e Botërorit gjatë shortit para fillimit të ndeshjes

Gjithmonë jemi mësuar që në këtë rast të përdorët një monedhë, por këtë herë në ‘Stadiumin Nacional të Singaporit’, u përdor një kartel bankare.

Arsyeja është pasi sponsor i kësaj gare ishte banka Union Pay International. /Telegrafi/

The post Arsenal – PSG: Gjyqtari i kërkon Ozilit t’ia nënshkruajë kartonin e verdhë, ndërsa shorti i fillimit të ndeshjes bëhet me kartel bankare appeared first on Telegrafi.

Përkundër viteve, Pochettino dhe Simeone tregojnë se kanë ende klas

Posted: 28 Jul 2018 10:11 AM PDT

Diego Simeone dhe Mauricio Pochettino janë dy nga trajnerët më të mirë në vitet e fundit.

Të dy aktualisht janë në Shtet e Bashkuara të Amerikës me skuadrat e tyre, ku janë duke bërë përgatitjet për sezonin e ri në kuadër të turneut miqësor  International Champions Cup.

Simeone në stërvitjen e Atleticos para ndeshjes ndaj Paris Saint Germainit tregoi se përkundër viteve, ai vazhdon të ketë klas në këmbët e tij.

Një gjë të tillë, e tregoi edhe trajneri i Tottenhamit, Pochettino.

46-vjeçari i Spurs arriti të shënojë gol të bukur në stërvitjen para ndeshjes para Barcelonës.

Dhe normalisht në fund drejt tij nuk munguan duartrokitjet nga tifozët e pranishëm.

Tottenhami ndeshjen e parë në këtë turne garues e ka fituar ndaj Romës me rezultat 4-1. /Telegrafi/

The post Përkundër viteve, Pochettino dhe Simeone tregojnë se kanë ende klas appeared first on Telegrafi.

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Slloveni

Posted: 28 Jul 2018 09:57 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do t'i zhvillojë dy ndeshje miqësore kundër ekipit të kësaj grupmoshe të Emiratave të Bashkuara Arabe.

Ndeshjet do të zhvillohen në Slloveni, me datat 6 dhe 8 gusht – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Grumbullimi i futbollistëve të Përfaqësueses U-19 do të bëhet më 2 gusht, në orën 16:00, në stadiumin "Agron Rama" në Obiliq.

Përzgjedhësi Ramiz Krasniqi për këto dy ndeshje miqësore ka ftuar këta futbollistë:

Flamur Gashi
Laurit Behluli
Art Maloku
Bernard Kastrati
Leonit Vitija
Albin Kapra
Ilir Krasniqi
Muhamet Hyseni
Endrit Demolli,
Enbia Shehu,
Albin Krasniqi
Alban Shabani
Albion Pllana
Maxi Rugova
Gentrit Limani
Altrim Pajaziti
Loti Celina
Kreshnik Krasniqi
Enis Kavkazi
Leutrim Reka
Alban Kadrija
Gentrit Gashi

The post Përfaqësuesja e Kosovës U-19 do t'i zhvillojë dy ndeshje miqësore në Slloveni appeared first on Telegrafi.

De Laurentiis: As Di Maria as Balotelli nuk do t’i bashkohen Napolit

Posted: 28 Jul 2018 09:57 AM PDT

Aurelio De Laurentiis ka thënë se Napoli nuk do ta transferojë as Angel Di Marian as Mario Balotellin këtë verë, por ka thënë se portieri Francesco Bardi është një mundësi reale.

Gjatë një intervistë për Radio Kiss Kiss, kreu i Partenopei është pyetur në lidhje me tre lojtarët, si edhe për mbrojtësin e djathtë të PSV-së, Santiago Arias.

Mario Balotelli (Foto: Getty Images)

"Sa i përket Ariasit, duhet t'i zgjidhim çështjet për lojtarët jashtë BE-së, sepse duhet t'i japim kohë Meretit që të rikuperohet në qetësi".

Lajmet për Napoli Lajmet për Napoli

"A do të negociojmë për Bardin? Kjo nuk është as e vërtetë e as gënjeshtër. (Dries) Mertens nuk do të largohet, Di Maria nuk do të vijë".

"Sa i përket Balotellit, jam duke e thënë tash e disa vite se nuk do ta transferojmë, prandaj është gënjeshtër se do t'i bashkohet Napolit", është shprehur De Laurentiis.

Angel Di Maria (Foto: Getty Images)

Ai ka folur edhe për mesfushorin Alberto Grassi, i cili konsiderohet tepricë te skuadra napolitane.

"Në lidhje me Grassin, kemi një ofertë shumë të mirë nga Spanja. Jemi duke e shqyrtuar zgjidhjen më të mirë për të, por ai nuk do të shkojë te Parma apo Cagliari, sepse askush prej tyre nuk mi ka ofruar 18 milionë euro, aq sa kërkoj unë", ka theksuar presidenti i Napolit. /Telegrafi/

The post De Laurentiis: As Di Maria as Balotelli nuk do t'i bashkohen Napolit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more