Skip to main content

“Besëlidhjet e Mallakastrës gjatë një shekulli” plus 9 more - Gazeta Dita

“Besëlidhjet e Mallakastrës gjatë një shekulli” plus 9 more - Gazeta Dita


Besëlidhjet e Mallakastrës gjatë një shekulli

Posted: 14 Jul 2018 02:22 AM PDT

Emrat e Rrapo Hekalit, Halim Hamitit e Mehmet Shehut dhe "Besëlidhja e Poçemit", u bёjnё nder jo vetёm Mallakastrёs, Vlorёs, Tepelenёs, Myzeqesё, Beratit, Skraparit etj, por tё gjithë Shqipёrisё

Qani Duraj

"Besëlidhja e Poçemit" ka zёnë vend nё kujtesën e historisë, si shprehja mё e thellё e mё e madhe e dashurisё sё njeriut pёr truallin e tё parit dhe pёr jetёn e lindur e rritur nё ato troje; si pёrpjekje e ligjshme mbarёshoqёrore pёr tё mbrojtur trojet dhe jetёn e njerёzve nga pushtuesit barbarë, qё u kanё shkelur trojet dhe u kanё privuar tё drejtёn tё jetojnё tё lirё dhe me dinjitet nё trojet e tyre.

"Besëlidhja e Poçemit" u bё e mbeti trumpeta e shpirtit mallakastriot, qё tre herё brenda njё shekulli mblodhi nё kuvend burrat e asaj krahine nё luftë kundër pushtuesit, pёr tё flakur robёrinё dhe pёr tё siguruar jetёn e lirё nё trojet e tyre. Ajo ka dёshmuar nё mёnyrё bindёse e tё drejtpёrdrejtё qёndresёn deri nё vetëmohim tё mallakastriotёve nё luftёn pёr jetё a vdekje, ndaj çdo pushtuesi uzurpator, qё e ka pushtuar dhe i ka cenuar tё drejtёn pёr tё punuar e jetuar nё vatrёn familjare. "Besëlidhja e Poçemit" zuri vend nё kujtesën e popullit tё asaj krahine, si çast solemn betimi e angazhimi, pёr vendime tё mёdha, qё kanё nevojë pёr shpirtin kryengritёs tё  popullit dhe pёr mendimin e qartë dhe vendosmërinё e prijësve tё tij, pёr mobilizimin, organizimin dhe drejtimin e tё gjitha potencialeve njerёzore e materiale pёr luftё, tё provuar e pranuar nga tё gjithё pjesëmarrësit, tё vendosur pёr tё marrё e mbajtur pёrgjegjёsinё e madhe pёr t'i  prirë nё luftё  me zgjuarësi, me guxim e trimёri, pёr arritjen e fitores mbi armikun.

Mehmet Shehu

Nga Rrapo Hekali te Mehmet Shehu

Tre herё Mallakastra ёshtё mbledhur nё Poçem pёr tё diskutuar dhe marrё vendime me rёndёsi historike, me sloganin "as pёr mua e as pёr ty, por pёr gjithё Shqipёri".  E lidhur me besa-besё, nga aty trupa kryengritëse e çlirimtare ka nisur rrugёn pёr tё realizuar detyrat e shtruara dhe tё pranuara nga tё gjithё me çdo çmim dhe me çdo sakrificё. Beja dhe Besa Mallakastriote, mbi flamurin e Skënderbeut, e shёnjtёrur me gjakun e qindra bijёve dhe bijave mё tё mirё tё asaj krahine, e ka shnjtёruar edhe atё copë trualli me emrin Poçem, qё tё mbetet nё kujtesёn  e çdo mallakastrioti  simbol nderi dhe krenarie, njё pikë referimi atdhetarie e krenarie, qё nё 14 korrik tё çdo viti, tё mblidhen aty pёr tё kujtuar dhe nderuar besёn dhe trimёrinё mallakastriote, shenjtёruar me gjakun e bijve dhe bijave tё saj pёr liri. Tё kujtojnё me respekt tё thellё prijsat e shquar dhe komandantёt e lavdishёm, qё prinё Mallakastrёn nё luftё dhe u bёnё e mbenё simbole emblematike tё Besёs dhe Trimёrisё Mallakastriote. Emrat e Rrapo Hekalit, Halim Hamitit e Mehmet Shehut dhe "Beslidhja e Poçemit", u bёjnё nder jo vetёm Mallakastrёs, Vlorёs, Tepelenёs, Myzeqesё, Beratit, Skraparit etj, por tё gjithё Shqipёrisё, si prijësa legjendarë dhe burra tё shquar, pёrfaqësues tё denjё shpirtit dhe gjenit mallakastriot, qё aq bukur e patёn dёshmuar nё betejat e luftimet e zhvilluara dhe nё fitoret e arritura. Dhe qё me "Besёn e Poçemit" hajmali, shkruan faqet mё tё ndritura tё historisё.

Tre herё brenda njё shekulli, Mallakastra ёshtё mbledhur nё Poçemin historik. Tё parёn e  priu atdhetari i shquar dhe luftёtari i madh Rrapo Hekali, nё qershor tё vitit 1847. Tё dytёn e prinё burrat e shquar tё Mallakastrёs (Halim Hamiti e Bektash Cakrani) nё qershor tё vitit 1920. Tё tretёn e priu Mehmet Shehu, komandant i "Çetёs Plakё" dhe organizatori kryesor i LANC-it, mё 8 korrik 1943. Pёr t'i kujtuar dhe nderuar tё tri kёto evenimente tё shёnuara e tё zhvilluara nё muajt qershor-korrik, ёshtё pranuar si dita e pёrbashkët pёr kremtimin e tyre, data 14 korrik. Nё tё tre kёto evenimente tё mёdha, Mallakastra nuk ka qenё vetёm. Ajo ka patur nё krahë Vlorёn, Tepelenёn, Beratin, Skraparin dhe Myzeqenё. Historikisht janё treva tё unifikuara nё doke, zakone, tradita dhe nё interesa shpirtёrore, materiale e atdhetare. Janё krahina qё janё mirёkuptuar nё qёllime dhe nё veprime dhe u janë gjetur njëra-tjetrёs nё çaste kur vendosej pёr fatet e atdheut. Nё tё gjitha evenimentet e historisё ato janё gjetur bashkё, kanё luftuar bashkё dhe e kanё derdhur gjakun bashkё pёr idealet e pёrbashkёta atdhetare. Pёr kёtё flasin varret e lebёrve mbetur nё truallin mallakastriot nё kryengritjen e prirё nga Rrapo Hekali, flasin eshtrat e mallakastriotёve qё ranё pёr tё marrё Kalanё e Beratit, flet gjaku i dёshmorёve tё rёnё nё Luftёn e Vlorёs mё 1920, fletё heroizmi partizan dhe gjaku i derdhur pёr liri nё luftёn e dytё botёrore pёr çlirimin e Shqipёrisё.

Qani Duraj

Besëlidhja e Tretë

Besëlidhja e tretё nё Poçem u realizua nё 8 korrik 1943, nё njё moment tepёr kritik pёr krahinёn e Mallakastrёs dhe pёr trevat pёr rreth. Drejtuesit kryesor tё luftёs ishin informuar, se pushtuesit fashistё do tё kryenin njё operacion ndёshkimor mbi krahinёn rebele tё Mallakastrёs. Mallakastra qe zgjedhur jo rastёsisht pёr t'u ndёshkuar nё "mёnyrё shembullore" nga fashistёt qё synonin ta bёnin shembull edhe pёr krahinat e tjera, qё luftonin krah saj kundёr fashizmit. Pёr fashistёt italianё, Mallakastra pёrbёnte njё nga bastionet mё tё rёndёsishme tё rezistencёs antifashiste. Mirorganizimi i krahinёs pёr luftё, pёrzёnia e strukturave tё administratёs fashiste, aksionet e njёpasnjёshme tё "Çetës Plakё" dhe atyre territoriale (nё Qafёn e Sykuqit, nё Rozhdije, Patos, Selenicё etj), u kishin shkaktuar humbje fashistёve nё forca e mjete, u kishin penguar shfrytёzimin e burimeve tё naftёs dhe tё bitumit, patёn friksuar e demoralizuar strukturat e armatosura fashiste, tё cilёt tё lodhur nga lufta dhe humbjet, demonstronin apati, pasiguri, shthurje e anarshi. Fashistёt kishin dёshtuar edhe me "kolonёn e pestё". Marrëveshjes sё fshehtё qё fashistёt patёn nёnshkruar me disa  pseudopatriotë, nё 14 shkurt 1942 nё Fier, i kishte "dalё era". Tё demaskuar nё sytë e popullit pёr qёndrimet qё patёn mbajtur deri atёherë dhe tё trembur nga ç'i priste, ata nuk guxuan tё dilnin hapur kundёr thirrjes sё Poçemit pёr ta pritur operacionin fashist me luftё, qё tё shfaqeshin hapur kundёr krahut tё LANÇ-it, fill pas operacionit.

Nё krye tё strukturave ushtarake tё Mallakastrёs u vu Mehmet Shehu. I provuar si luftёtar dhe kuadёr nё Luftёn e Spanjёs, mbërriti nё Mallakastёr nё gusht tё vitit 1942. Bashkë me Bilbil Klosin (i diplomuar nё Francё pёr drejtësi, i sapokther), Dervish e Shefqet Hekalin, veçmas dhe sё toku, punuan ditё e natё pёr organizimin dhe drejtimin e Kёshillave NÇ e tё njёsiteve tё armatosura territoriale nё çdo fshat; punuan sistematikisht pёr krijimin e rezervёs materiale pёr luftё. Duke kapёrcyer mbi bindjet ideologjike dhe politike qё pёrfaqësonin, tё mbrujtur me shpirtin mallakastriot, u mbёshtetёn te pleqtë e mençur, tek djemtë dhe burrat atdhetarë, te nacionalistёt e ndershёm qё u dhimbsej liria dhe qё ishin tё gatshёm tё sakrifikonin pёr atdheun, tё gatshёm tё merrnin pёrgjegjёsi politike e ushtarake, qё gёzonin dashurinё dhe respektin e fshatarёve tё tyre, tё bindur se pushtuesi mund tё shporrej vetёm me luftё. Nё kёtё organizim ka meritёn e vet edhe Qarkori i PK tё Vlorёs, qё drejtohej nga Hysni Kapo, i cili delegoi disa nga djemtë trima e tё vendosur (Gjon Banushi, Fejzo Gjomema, Hasan Alimerko, Mynyr Xhindi etj), qё dhanё njё ndihmesё tё çmuar pёr organizimin e luftёs nё krahinё. Aksionet e kryera deri atëherë e kishin bindur Mallakastrёn se me djem si Mehmet Shehu, Dervish Hekali e Bilbil Klosi nё krye, mund tё arrihej fitorja mbi forcat fashiste. Krijimi i "Çetës  Plakё" mё 4 shkurt 1943, dhe e çetave territoriale nё çdo fshat, aksionet luftarake qё nisёn mё 5 shkurt nё Qafёn e Sykuqit dhe u rritёn si ortek mbi Patos, Selenicё e gjetkё e kishin rritur shumё personalitetin e Mehmet Shehut nё sytë e popullit. Me pesё pushkё e njё bombё, ngrinte nё kёmbë gjithё krahinёn me besimin absolut se me Mehmet Shehun, Mallakastra nuk mposhtet. Kёtё e pranonin edhe kundёrshtarёt e tij, ndërsa fashistёt ia kishin frikёn.

Betimi

Atё ditë 14 korriku 1943 u thirrën nё Poçem strukturat e armatosura tё çdo fshati dhe ato tё krahinës. Pati luftëtarë nga Vlora e Tepelena. Ishin mbi 2000 burra, qё erdhёn aty si dikur gjyshёrit dhe etёrit e tyre, pёr tё mbrojtur Mallakastrёn, nёnat, motrat, fёmijёt dhe gjithçka tjetёr qё lidhej me jetёn, nga operacioni fashist qё pritej tё godiste "krahinën rebele". Takimin e udhëhiqte Këshilli AFNÇ i krahinës, qё drejtohej nga Nuredin Ali Rrapaj. Nё krah tё tij ishte Mehmet Shehu, Bilbil Klosi dhe Hysni Kapo. Nё emёr tё Kёshillit NÇ tё Krahinёs dhe tё popullit tё Mallakastrёs foli Mehmet Shehu. Ishin fjalёt e njё djali qё i dhimbsej mё shumё se vetja, krahina dhe njerëzit e saj. Ishin fjalёt e njё komandanti qё ndjente mbi supe peshёn e rёndё tё pёrgjegjёsisё, pёr t'i udhёhequr ata burra nё luftё kundёr njё armiku dhjetëra herё mё tё madh nё forca e mjete, me dёshirёn e mirё qё operacioni tё kalonte me sa mё pak dhimbje e humbje. Shkurt e qartë u foli pjesëmarrёsve pёr synimet e fashistёve dhe masat qё duhej tё merreshin pёr kalimin e tij me sa mё pak humbje. U sugjeroi masat qё duhej tё zbatoheshin pёr evakuimin e popullatёs dhe gjёsë sё gjallё nga zonat e luftёs. Riorganizoi forcat territoriale dhe u konkretizoi detyrat nё tё katёr drejtimet nga mund tё sulmonin divizionet fashiste. Caktoi komandantёt e formacioneve dhe u saktёsoi deri nё detaj detyrat, duke zbatuar parimet e luftёs partizane "godit si rrufeja dhe zhduku si era"; porositi shfrytëzimin sa mё mirё tё terrenit dhe tё natёs pёr t'iu shmangur ballafaqimeve frontale. Gjeti kohё dhe mundёsi ta shkeli terrenin e tё saktёsojë pozicionet mё tё volitshme pёr çdo formacion dhe rrugёt nga mund tё tёrhiqeshin dhe ku mund tё pёrqendroheshin. Drejtimin Roskovec-Drenie-Ballsh, ia besoi Dervish Hekalit e Shefit Fetiut, drejtimin Berat-Shpirag- Ballsh, ia besoi Hysen Aranitasit dhe Axhem Abazit. Drejtimin Krahës-Fratar-Ballsh, ia besoi Qamil Hamzos dhe Kalo Brahimit. Drejtimin Selishtë-Drenovë- Ballsh ia besoi Luftar Bolenёs dhe Shefqet Hekalit. Vetë, me njё grup partizanёsh, zgjodhi t'i komandojë forcat nga mali i Shёndёlliut.

Operacioni nisi mё 14 korrik me forcat e dy divizioneve tё ushtrisё italiane, nga katёr drejtime: Berat- Qafa e Sinjёs-Ballsh; Roskovec-Ndrenie-Ballsh; Selisht-Drenovё-Ballsh dhe Kras-Fratar- Ballsh. Mbi 20.000 forca tё mbёshtetur nga 108 gryka zjarri artileri dhe 8 avionë luftimi, iu turrёn Mallakastrёs si tё kishin pёrballё njё formacion ushtarak ekuivalent nё forca e mjete. Pёr herё tё parё fashistët pёrdorёn mbi fshatrat bombat djegёse me fosfor. Operacioni vazhdoi deri mё 25 korrik. Fashistёt i ranё kryq e tёrthor tё gjithё krahinёs, vranё njerёz tё pafajshёm, dogjёn e shkatërruan fshatra, por nuk mundёn tё asgjësonin dot "rebelёt" antifashistë. Pёrkundrazi, forcat partizane territoriale, duke zbatuar me pёrpikmёri detyrat e vёna, e goditёn  armikun aty ku s'e priste, i shkaktuan dёme nё forca e mjete dhe duke shfrytëzuar terrenin u tёrhoqёn nё mёnyrё tё organizuar nё zonёn e Vlorёs. Dёmet e shkaktuara nga ky operacion qenё shumë tё mёdha. Mbi 200 tё vrarё, qindra tё lёnduar, mbi 40 fshatra tё djegur dhe shkatrruar, mijëra bagёti e kafshё pune tё asgjësuara, mbanin pezull jetёn e gjithё krahinёs. Ishte operacioni mё i rёndё qё pati kaluar deri atëherë.  Populli e ndjeu dhimbjen deri nё palcё, por nuk e dha veten. Ai gjeti forca t'i japё kurajo vetes, pёr ta kapёrcyer dhimbjen dhe pёr t'u riorganizuar pёr luftё. Gjeti forcё tё inkurajojë edhe djemtë qё luftonin pёr liri qё ta vazhdonin luftёn, me bindjen, se pa gjak e sakrifica nuk mund tё çlirohej Shqipëria.

Bilanci

Por nёse komanda partizane dhe Kёshilli NÇ tё krahinёs, pёrpiqeshin t'i gjёndeshin popullit sa mё pranё, pёr t'i zbutur dhimbjen dhe pёr tё kapërcyer gjendjen e krijuar nga operacioni, krerёt e Ballit Kombёtar tё krahinёs, me porosi tё Ali Bej Kёlcyrёs, gjetën momentin tё shpërthejnë mllefin pёr t'ua faturuar tё gjitha pasojat e atij operacioni, drejtuesve tё LANÇ-it. Dhe si tё mos mjaftonin fjalёt, nisёn veprimet pёr t'i pёrçarё strukturat politike dhe ushtarake (kёshillat NÇ dhe çetat territoriale) tё fshatrave dhe tё krahinёs. Mallakastra deri nё atё kohё, pavarsisht nga mospajtimit nё mendime e pikëpamje qё patёn shfaqur krerёt e tё dy anёve pёr organizimin dhe drejtimin e luftёs, fryma antifashiste dhe gatishmёria e popullit pёr luftё, qe ruajtur nё tё gjitha strukturat e armatosura tё krahinёs. Kёshilli NÇ krahinor qё deri nё maj tё vitit 1943, drejtohej nga Bektash Cakrani dhe mё pas nga Nuredin Aliu, i pati shёrbyer frymёs dhe aksionit antifashist. Tёrheqia e Bektash Cakranit nga drejtimi i KAFNÇ-it dhe largimi i disa prej komandantёve tё çetave territoriale pas operacionit, u pasuan me krijimin e strukturave politike dhe ushtarake tё Ballit Kombёtar nё fshatrat e Mallakastrёs.

Ndarja erdhi duke u thelluar dhe palёt pёr arsyet qё dihen, nuk e gjetёn dot mё fjalёn pёr bashkim, qё pas "Marrëveshjes sё Mukjes", tё ndaheshin pёrfundimisht. Pёr shkaqet e kёsaj ndarjeje ka folur e do tё flasё historia, por njё gjё dihet mirё nga tё gjithё: Pushtuesit hitlerianё qё erdhёn pas kapitullimit tё Italisё Fashiste, gjetёn si aleat politik tё besueshёm Ballin Kombёtar, kurse strukturat e tij tё armatosura i pёrdorёn si pararojёn e vet nё tё gjitha luftmet dhe operacionet kundёr Frontit NÇ. Megjithatё, "Besa e Poçemit" qё përfaqësonte shpirtin e Mallakastrёs nё atё luftё, mbeti e gjallё nё pjesёn dёrrmuese tё Mallakastrёs qё u bё dhe mbeti njё nga bastionet mё tё fuqishme tё LANÇ-it. Edhe ata qё shkuan me BK, koha i bindi se kush e shkeli "Besёn e Poçemit", pёrfundoi nё koshin e plehrave tё historisё.

Pas Operacionit, Mehmet Shehu me 100 partizanё qё patёn kaluar me sukses provёn e luftёs aty, u bёnё pjesё e Brigadёs sё parё partizane. Nё gusht tё atij viti, nё fshatin Klos u krijua batalioni partizan "Ismail Klosi", nё tetor po tё atij viti u krijua nё fshatin Corrush grupi i tretё partizan me tre batalione, me partzan e partzane nga Mallakastra e Myzeqeja, Vlorae Tepelena, tё prirё nga tё tjerё prijsa si Zenel Hekali, Ferik Hado, Qamil Hamzo, Dino Kalenja, Shefit Fetiu, Qemal Klosi, Hajdar Aranitasi, Luto Sadiku e tё tjerё, qё me "Besёn e Poçemit" nё mёndje e zёmёr, i dolёn zot fateve tё popullit dhe drejtuan me sukses formacionet partizane e territoriale nё  "Operacionin e Dimrit" tё vitit 1943-44 dhe nё "Operacionin e Qershorit" tё vitit 1944 tё forcave naziste. Nga Mallakastra dolёn qindra partizan e partizane, qё mbushёn radhёt e shtatё njёsive partizane dhe nё tetor tё vitit 1944, mbi bazёn e grupit tё tretё partizan, krijuan Brigadёn e 11-t S nё Fier. Mbi 350 dёshmorë me "Besёn e Poçemit" hajmali, derdhën gjakun anembanё Shqipёrisё, qё tё vinte dita e lirisё. Edhe shumё nga ata qё fillimisht qenё rreshtuar me forcat e Ballit Kombtar, kaluan me forcat partizane. Nё ballin e tyre ndrijnё heronjt e popullit Mehmet Shehu, Dervish Hekali, Ramiz Aranitasi dhe Dino Kalenja.

Mallakastra krenare pёr tё shkuarёn e saj tё lavdishme, nё kёtё 75 vjetor tё "Beslidhjes sё Poçemit", na bёn thirrje tё jemi tё bashkuar, tё ngrihemi mbi bindjet pplitke, tё orientohemi nga interest e Mallakastrёs dhe njerёzve tё saj tё mrekullueshëm. Tё kujtojmë e nderojmë me respekt tё thellё burrat e shquar të kësaj treve heroike, qё frymzuan dhe realizuanё me sukses detyrat e mёdha qё u pati shtruar "Beslidhja e Poçemit", duke bёrё gjithshka mundёn pёr tё mirёn e Mallakastrёs dhe tё Shqipёrisё. Me tё  shkuarёn le tё  merret historia, por "Bёslidhja e Poçemit", emblema e krenarisё mallakastriote, do tё rend nёpёr vite e shekuj si pjesё e shpirtit rrebel mallakastriot, qё nuk u mposht dhe s'do tё mposhtet kurr nga asnjё "rrebesh e tufan", qё nuk u pajtua asnjёherё me padrejtёsitё, shtypjen e shfryzimin e njeriut dhe nёpёrkёmbjen e dinjitetit njerёzor, duke ruajtur tё shnjtё lirinё dhe sovranitetin e atdheut tё fituara dhe tё mbrojtura me gjakun e bijve dhe bijave tё saj mё tё mirё. Shpirti i Mallakastrёs nga Poçemi Historik na bёn thirrje  tu kthehemi vlerave tona mё tё mira pёr, dije, zhvillim e demokraci tё vёrtet, pёr jetё mё tё mirё dhe pёr lulёzimin e mёtejshёm tё asaj treve dhe tё gjithё Shqipёrisё.

 

Vjedhja e banesave, Policia: Kujdes! Dy metodat si veprojnë ‘skifterët’

Posted: 14 Jul 2018 02:04 AM PDT

Largimi i qytetarëve me pushime dhe lënia bosh e shtëpive, ka bërë që Policia e Tiranës të marrë masa për personat që vjedhin banesa.

Po çfarë kujdesi duhet të tregojnë qytetarët? Zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, tregon se shpesh vjedhësit e banesave informohen për vendndodhjen e qytetarëve nëpërmjet rrjeteve sociale. Ziu thekson se një metodë e re për vjedhjen e banesave është nëpërmjet vendosjes së fletushkës te dera.

Zv.drejtori i Policisë së Tiranës tregon edhe banesat që janë më të rrezikuara për t’u vjedhur dhe mënyrat se si funksionojnë.

Nxjerrja e informacionit nga vetë qytetarët duke treguar se është sezon plazhi, sezon pushimi. Një mekanizëm tjetër është kontrolli i derës me anë të fletëpalosjes. Trokasin dhe nëse nuk përgjigjet njëri e vendosin fletëpalosjen tek dera. Dhe pastaj e kontrollojnë nëse nuk ka lëvizur atëherë aty nuk jeton njeri. Objektet më të dëmtuara janë banesat e lënë të mbyllura për shumë kohë, ato të emigrantëve dhe ato në periferi“, thotë Dhimitraq Ziu, Zv.Drejtor i Policisë Tiranë për Report Tv.

Ziu thotë se të rinjtë janë mosha që kryejnë këto grabitje dhe se Policia ka marrë masa përgjatë këtij sezoni për të shmangur vjedhjen e banesave.

Shërbime Policie shtesë janë vendosur në zonat turistike, ndërkohë që në terren do të jenë edhe oficerë policie civil për të zbuluar çdo tentative për vjedhjen e apartamenteve dhe vilave.

o.j/dita

“Jo më qumësht në rrugë”, AKU nis aksionin në Sarandë, bllokon 43 litra

Posted: 14 Jul 2018 01:53 AM PDT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në qytetin e Sarandës ka bllokuar 43 litra qumësht pasi tregtohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Ky aksion i AKU është ndihmuar dhe nga policia bashkiake, e cila njofton se puna e AKU do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Kujtojmë gjithashtu se jo më larg se ditën e djeshme AKU ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mishi në Pogradec i cili gjithashtu tregtohej në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

o.j/dita

Shkrimi më i vjetër i Homerit, zbulohen disa vargje të poemës së Odisesë

Posted: 14 Jul 2018 01:43 AM PDT

Zbulohet në Greqi gjurma më e lashtë e Odisesë.

Një Tavoletë me 13 vargje të poemës homerike që tregojnë për rikthimin e Uliksit në Itakë është gjetur në vendin arkeologjik të Olimpias, në jug të Greqisë.

Odisea mendohet se nisi të shkruhej rreth shekullit të VIII, ndërkohë që u krijua dhe trashëgua në formë vetëm të treguar rreth shekullit të IX para Krishtit.

Sipas studiuesve, Tavoleta e gjetur se fundmi duket se është realizuar në shekullin e III pas Krishtit.

Ministria greke e Kulturës bën të ditur se nëse ky datim do të verifikohej dhe konfirmohej nga analiza të tjera, atëherë do të ishte shkrimi më i lashtë i punës së Homerit i zbuluar ndonjëherë.

Tavoleta është gjetur pranë tempullit të Zeusit dhe janë dashur tre vjet gërmime për të dalë në dritë.

o.j/dita

Aksident në Gramsh, makina përplaset me një autobus

Posted: 14 Jul 2018 01:33 AM PDT

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Gramsh-Moglicë në vendin e quajtur Kthesa e Bresnikut.

Mjeti tip Rover është përplasur me një autobus që transportonte punëtorët e Hecit të Moglicës. Fatmirësisht nga përplasja nuk ka pasur dëme në njerëz.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

o.j/dita

Vasili: DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave në Shqipëri

Posted: 14 Jul 2018 01:23 AM PDT

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili thotë se DASH ka paralajmëruar pastrimin masiv të parave dhe për këtë sipas tij kullat në Tiranë janë provë e qartë dhe e rëndë e inkriminimit të qeverisë.

"Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave. DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi. Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij.Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten", shkruan Vasili.

Qeveria tashmë, vijon ai është vendosur qartazi kundër SHBA-së dhe kundër gjithçkaje që DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit të parave që shkatërrojnë vendin.

o.j/dita

Shuhet Stan Dragoti, producenti i njohur hollivudian me origjinë shqiptare

Posted: 14 Jul 2018 01:19 AM PDT

Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kaliforni. Stan Dragoti, njihet nga shqiptarët si shqiptari që "shembi" muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me filmin e famshëm "I love New York". Ai ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peizazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë i Tepelenës. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmijëri.

Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t'a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Çdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prindërit. Që në moshën 7-vjeç filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrrën e tij realitet. Mbaroi njëkohësisht kolegjin në "Cooper Union" Neë York dhe shkollën e arteve vizuale. Stani bëri emër që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi, që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milionë dollar të çdo prodhimi të kompanisë së tij. Njëkohësisht filloi të realizonte reklama për gjigantet e industrisë së linjave ajrore dhe atyre të prodhimit të makinave.

Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat "Love at First Bite" (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe "The Man With One Red Shoe" (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i kishte shprehur idenë Sali berishës, atëherë kryeministër, për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme.

Por përveç projekteve kinematografike, regjisori i shquar, Stan Dragoti, në Shqipëri kishte nisur së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij, në kuadër të përpjekjeve për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar, njohjen e historisë dhe traditave të Shqipërisë më gjerësisht nëpërmjet filmave historikë, dokumentarëve mbi vendin dhe paketave të spoteve televizive mbi turizmin dhe imazhin e Shqipërisë turistike.

o.j/dita

Gëzim Kame kundër protestës: Teatri aktual si barake. Kadri Roshi e Sulejman Pitarka e kanë ngritur këtë problem

Posted: 14 Jul 2018 01:06 AM PDT

Ëndrra e regjisorit Gëzim Kame për ndërtimin e një Teatri të ri Kombëtar është e kahershme.

Ai i kujton ende edhe sot përpjekjet, që janë bërë për ndërtimin e një teatri të ri në vitet '70 nga Suljeman Pitarka, Kadri Roshi, Naim Frashëri dhe Pjetër Gjoka. Kame i konsideron skandaloze kushtet, në të cilat gjendet sot Teatri Kombëtar.

Por, edhe nga pikëpamja estetike e quan një turp të madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. Regjisori ndien keqardhje për antagonizmin, që është krijuar mes artistëve.

"Problemi i një teatri të ri ka filluar që në vitet '70. Më vonë është prezantuar një projekt, i cili nuk u realizua asnjëherë. Të gjithë artistët, Naim Frashëri, Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka kanë ngritur këtë problematik. Ajo godinë është e papërshtatshme, që në zanafillën e ndërtimit të saj, është një kuvli, që është e turpshme që të ftosh një kolegë nga jashtë për të dhënë apo vënë shfaqje. Nuk ka kushte. Prandaj të gjithë ata artistë që kanë vënë shfaqje në atë skenë i quaj heronj", thotë regjisori, Gëzim Kame për Report tv.

Regjisori mendon se godina e TK ka degraduar, rrezikshmëria e saj nuk është vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka.

"Kam ikur 12 vite para se të dilja në pension dhe këtu nisi aktiviteti im privat. Janë gati 20 vite, dhe ajo godinë ka degraduar edhe për shkak të ndërtimeve që janë bërë pranë saj. Paraqet një rrezikshmëri jo vetëm nga zjarri, por edhe nga struktura që ka ajo si godinë është e papërshtatshme. Kushtet janë skandaloze përsa i përket kërkesave, që duhet të ketë një teatër. Nga pikëpamja estetike është një turp i madh, që një kryeqytet të ketë një teatër të tillë. kjo gjë duhet zgjidhur", deklaron regjisori, Gëzim Kame.

o.j/dita

Qëndrimi antishqiptar i Muçit në Beograd

Posted: 14 Jul 2018 01:04 AM PDT

Bardhyl Mahmuti

Sipas asaj që njoftuan mediet, më 10 korrik 2018, në Beograd, zhvilloi punimet "Konferenca e organizuar nga agjencia serbe e lajmeve "Tanjug", në bashkëpunim me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH)". "Konferenca" kishte për qëllim të hapte debatin rreth marrëdhënieve shqiptaro-serbe.

Nga të gjitha diskutimet e kësaj "konference", fjala e Mustafa Nanos tërhoqi vëmendjen e medieve.

Ai shprehu pesimizmin e tij, që konferenca të zhvillohej normalisht, për shkak se Çështja e Kosovës doli në rend të ditës.

Mustafa Nano, që pohoi publikisht se “programi i tij televiziv titullohet "Provokacja" dhe ai ka zgjedhur një emër serb, sepse ka dashur të përcillte mesazhin se, asgjë që i përket botës serbe nuk është e çuditshme për ne, shqiptarët, asgjë nuk është armiqësore për shqiptarët”, revoltohet pse në këtë konferencë Çështja e Kosovës doli në rend të ditës. Kjo çështje nuk duhej të dilte në rend të ditës, sepse, sipas Mustafa Nanos, "Kosova është një zinxhir që na mban këmbët të lidhura".

Pohimi se "asgjë që i përket botës serbe nuk është armiqësore për shqiptarët", nxjerr në shesh fytyrën e vërtetë të Mustafa Nanos.

Me mijëra dokumente dëshmojnë se institucioni më i lartë serb, ku janë të grumbulluar shkencëtarët dhe artistë më të shquar të Serbisë, e ashtuquajtura Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë, është shndërruar, që moti, në "kuzhinë", ku gatuhen falsifikimet e fakteve historike në funksion të mobilizimeve politike kundër shqiptarëve.

Të pretendohet se gjoja "asgjë që i përket botës serbe nuk është armiqësore për shqiptarët"  nënkupton se as "memorandumet" dhe "programet" gjenocidare të përpiluara nga ky institucion i "shkencës" dhe i "artit" të Serbisë nuk qenkëshin armiqësorë ndaj shqiptarëve! Nuk do të them mendimin tim për qëndrimet e institucioneve të tjera të "botës serbe" ndaj shqiptarëve, sepse është rrezik që të shihem si "subjektiv" nga autorët e "Provokacija"-s serbe në Tiranë.

Këtu po citoj publicistin serb, Mirosllav Filipoviçin, i cili më 26 korrik të vitit 2000 u dënua nga Gjykata Ushtarake në Nish me 7 vjet burg, për të vetmin "krim", sepse ngriti zërin kundër krimeve serbe në Kosovë.

Në shkrimin e gjatë të titulluar "Marshi i gjatë drejt së vërtetës për krimet", Mirosllav Filipoviqi shkruan: "Është vështirë të gjendet institucion kombëtar, që të jetë munduar ta ruajë popullin serb nga kryerja e krimeve. Në veçanti është e vështirë të gjenden institucione që nuk e kanë nxitur popullin serb të kryejë krime". Ku ka qenë Akademia e Shkencave, ku ka qenë Kisha, ku ka qenë Universiteti, ku kanë qenë partitë politike? Çfarë ndodhi me Kishën, e cila paralajmëroi se do t'i hapë dosjet e krimeve serbe në Kosovë? Ku mbeti paralajmërimi i Kishës, se në emër të popullit serb do të pendohet dhe do të kërkojë falje për viktimat tona?… Në Perëndim Millosheviçin qëmoti e kanë quajtur"kasap të Ballkanit" dhe e kanë krahasuar me Hitlerin. Megjithatë, Gjermania e Paraluftës së Dytë nuk mund të krahasohet me Serbinë e fillim viteve ’90. Kur Hitleri filloi të çartet dhe t'i ngjajë një kafshe të tërbuar, Gjermaninë e braktisën një numër intelektualësh, shkencëtarësh dhe artistësh më eminentë të popullit gjerman. Edhe pse Serbinë e Millosheviçit e braktisën një numër artistësh, shkencëtarësh dhe intelektualësh, shumica e tyre u vunë në shërbim të tij, përkundër asaj se e dinin që, me urdhrin e tij, me miratimin e tij ose, së paku, me dijeninë e tij, çdo ditë "nga dora serbe" e pësonin qindra njerëz të pafajshëm. Tani, të kërkohet nga këta njerëz që të flasin për krimet që janë bërë, do të thotë të kërkohet nga ata që ta pranojnë fajësinë e tyre. (Republika, Miroslav Filipoviç, "Dugimarš ka istini o zlocinima", shqip: "Marshi i gjatë drejt së vërtetës për krimet", nr. 263, f. 27-28).

Kjo sintezë e Mirosllav Filipoviçit është tejet domethënëse dhe mundëson të kuptohen arsyet pse "provokacija" serbe dëshiron ta shmangë Kosovën në debatet për marrëdhëniet shqiptaro-serbe. Ata e dinë fare mirë, se Kosova nuk "është një zinxhir që lidh këmbët" dhe që duhet këputur për të ecur përpara, por një HENDEK I MADH, i mbushur plot e përplot me viktima të pafajshme. Vetëm gjatë luftës së fundit, hendekut shekullor që ndan Kosovën dhe Serbinë iu shtuan vrasjet e 11 840 personave, prej të cilëve 1392 janë fëmijë, ndërsa 1739 gra. Mijëra fëmijë, gra, burra dhe pleq shqiptarë, të vrarë me qëllim që të shkatërrohen shqiptarët në Kosovë, si të tillë, edhe mijëra femra të dhunuara seksualisht, me qëllim të cenimit të integritetit fizik dhe psikologjik të gruas shqiptare, thelluan hendekun e krimit të gjenocidit serb që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Në takime jopublike, krimin e gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë e pranojnë edhe vetë serbët, por për motive të ndryshme ata refuzojnë ta deklarojnë haptazi. Për të ilustruar këtë pohim, ish-zëdhënësja e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, Florence Hartmanne, në veprën e saj "Paqja dhe ndëshkimi" sjell qëndrimin e ministrit serb të Punëve të Jashtme, Goran Svilanoviçit, i cili në zyrën e Karla Del Pontes, më 3 tetor 2003, përpiqej të arsyetonte shkaqet e refuzimit të dorëzimit të arkivit të Këshillit Suprem të Mbrojtjes së Jugosllavisë. Në këtë takim, Goran Svilanoviçi theksoi se, "nëse ne ju ndihmojmë ta dënoni Millosheviçin për gjenocid, atëherë edhe shteti ynë do të dënohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë për gjenocid dhe do të duhet t'i paguajmë miliarda dollarë dëmshpërblim…".

Udhëheqësit politikë të Beogradit deklarojnë haptazi, se "interesi jetësor kombëtar" i tyre ishte t'i fshihnin Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të gjitha informatat që mund ta inkriminonin Serbinë për krimet e gjenocidit. Ajo që është edhe më neveritëse në strategjinë e politikës serbe për të fshehur faktet e gjenocidit serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë lidhet me qëndrimet e pushtetit në Beograd, se gjoja "drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në regjion dhe veprojnë kundër paqes" (Florence Hartmann, vepra e cituar “Paix et châtiment, f.118).

Sado që dikujt mund t'i duket se "drejtësia dhe e vërteta e dëmtojnë stabilitetin në regjion dhe se gjoja veprojnë kundër paqes", një gjë është e sigurt: pa njohjen e përmasave reale të gjenocidit në Kosovë dhe pa ndëshkimin e kriminelëve të implikuar në këtë krim, ndërtimi i urave të bashkëpunimit ndërshtetëror në këtë pjesë të Europës është vetëm një iluzion. Ardhmëria europiane e kësaj pjese të Ballkanit nuk ndërtohet me gënjeshtra.

Nëse mund të flitet për zinxhirë, atëherë, në këtë kontekst, nuk është Kosova, por mohimi i ballafaqimit me të vërtetën, ajo që lidh këmbë e duar ardhmërinë europiane të Ballkanit Perëndimor.

Në fund të fjalës së tij, Mustafa Nano evokoi kujtime edhe nga vizita që kishte bërë në Preshevë.

Për lexuesit që nuk kanë njohuri për historinë e kësaj pjese të territoreve shqiptare, po rikujtoj se me vendim politik të komunistëve serbë, u bë ndarja një pjese të Kosovës Lindore, ku përfshihej territori i tri komunave me shumicë shqiptare (Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës) dhe u vu nën administrimin e Serbisë. Që nga ajo kohë e deri në ditët e sotme, me mijëra shqiptarë që nuk pranonin sundimin serb janë vrarë, janë plagosur, janë torturuar, janë përndjekur, janë arrestuar dhe janë dënuar nga pushteti i dhunshëm i Serbisë.

Shtatë dekada më vonë, Mustafa Nano, zëdhënës i propagandës serbe në Shqipëri, deklaroi në Beograd se, kur paska vizituar herën e fundit Serbinë, paska qenë edhe në Preshevë. Atje, autori i emisionit me emërtim serb në Shqipëri, "Provokacija", paska parë disa persona që fizikisht ishin aty, në Serbi, por me mendje ata ishin në Tiranë, në Prishtinë.

Kur flet për serbët e Mitrovicës, të cilët i kanë sytë të kthyer nga Beogradi, apo minoritarët grekë në Shqipëri, që janë të orientuar në drejtim të Greqisë, Mustafa Nano është “i paqartë” se çfarë dëshiron t'u thuhet atyre. Atë që e thotë qartazi në këtë rast, ka të bëjë me dëshirën e tij, që "Edi Rama të vijë dhe t'u thotë këtyre njerëzve: Dëgjoni, ju jeni këtu, jeni pjesë e Serbisë dhe do të jeni këtu gjithë kohën. Harrojeni Tiranën! Harrojeni Prishtinën! Pra, bëni më të mirën, integrohuni këtu, në këtë botë".

Territoret e Luginës së Preshevës janë territore të pushtuara nga Serbia prej një shekulli dhe në shpirtin liridashës të shqiptarëve të këtyre anëve këto territore kanë statusin e territoreve të pushtuara.

Mustafa Nano apo cilido bir kurve që u sugjeron shqiptarëve të këtyre anëve, që "të harrojnë Tiranën dhe Prishtinën dhe të integrohen në Serbi", vetëm e vetëm se në Beograd ndihet si në shtëpinë e vet, mund të shkojë atje ku e ka vendin. Historia e tokës së kësaj Lugine është e stërmbushur me gjak shqiptari dhe është pjesë e pandashme e historisë sonë kombëtare, përkundër asaj se disa politikanë të Tiranës dhe të Prishtinës kanë prirje ta harrojnë.

 

Sot finalja e vogël e Botërorit Belgjikë-Angli

Posted: 14 Jul 2018 01:00 AM PDT

Kampionati Botëror po i drejtohet fundit të tij, që do të kulmojë me finalen e madhe të Moskës, në program për t'u luajtur nesër në orën 17:00, në stadiumin "Luzhniki", ku Franca dhe Kroacia do të diskutojnë trofeun më të rëndësishëm të globit.

Gjithsesi sot është radha për finalen e vogël, sfidën për vendin e tretë, që do të diskutohet mes Belgjikës dhe Anglisë, dy skuadrat gjysmëfinaliste të kompeticionit.

Kjo sfidë do të startojë në orën 16:00, në Shën Petërsburg dhe do të jetë e vetmja përballje në këtë Botëror, që zhvillohet për herë të dytë.

Kjo pasi Belgjika dhe Anglia ishin së bashku në grupin G dhe u ndeshën me njëra-tjetrën më 28 Qershor.

Atëherë ndeshja do të përfundonte me rezultatin 1-0 për belgët, falë një goli spektakolar të shënuar nga Adnan Januzaj, por për shkak të pozitave në renditje, të dy trajnerët bënë ndryshime të shumta në formacion, pasi nuk ishin të interesuara për të triumfuar, sepse e kishin siguruar më herët kualifikimin.

Këtë herë dy skuadrat vijnë në një situatë tërësisht ndryshe, dhe shumë të nervozuara për faktin që i ndau fare pak nga finalja e madhe.

Natyrisht që shumë do të varet nga motivimi i lojtarëve në fushë, të cilët tashmë kanë filluar të mendojnë edhe për pushimet, por për emrat që pritet të zbresin në fushë, pritet të jetë një sfidë mjaft interesante, që do të dhurojë spektakël.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more