Skip to main content

BE’ja në kërkim të aleancave kundër Trumpit në Kinë dhe në Japoni

BE’ja në kërkim të aleancave kundër Trumpit në Kinë dhe në Japoni

BE’ja në kërkim të aleancave kundër Trumpit në Kinë dhe në Japoni

Posted: 15 Jul 2018 05:39 PM PDT

Drejtuesit e Bashkimit Europian do të mblidhen të hënën dhe të martën në Pekin dhe më pas në Tokio për riforcimin e marrëdhënieve tregtare me këto dy vende me qëllimin për t'i bërë "bllok" presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka ndërmarrë një luftë tregtare botërore.

Turneu aziatik i përfaqësuesve të Bashkimit Europian zhvillohet në kuadër të një përpjekjeje për gjetjen e aleancave nga BE, tregu më i madh unik në botë, përballë proteksionizmit të administratës Trump, slogani i të cilit është "Amerika e Para".

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker do të marrin pjesë nesër në Pekin në samitin e 20-të BE-Kinë dhe do të takohen me presidentin Xi Jinping, ditën kur presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin në Helsinki.

Samiti do të jetë rasti për drejtuesit e Kinës dhe Bashkimit Europian për të rikonfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët në mbështetje të një modernizimi të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT).

Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker do të shkojnë më pas në Tokio për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Japoninë, përcjell Atsh.

Takimi ishte parashikuar fillimisht javën e kaluar në Bruksel, por kryeministri japonez, Shinzo Abe u detyrua të anulojë udhëtimin për shkak të përmbytjeve në Japoni.

The post BE’ja në kërkim të aleancave kundër Trumpit në Kinë dhe në Japoni appeared first on DRENICA PRESS.

BE’ja në kërkim të aleancave kundër Trumpit në Kinë dhe në Japoni

Posted: 15 Jul 2018 05:37 PM PDT

Posted: 15 Jul 2018 05:23 PM PDT

“Ky është super krim”, deputeti i nxjerr faktet ministrit

Posted: 14 Jul 2018 03:36 AM PDT

Deputeti i PS-se, Erjon Braçe, njeheresh kreu i Komisionit te Ekonomise ka ngritur sot shqetesimin e madh per ate qe ndodh me token bujesore.

Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, Brace shkruan se 10 muaj më parë i ka kërkuar ministrit Niko Peleshi të ndërhynte e të verifikonte kontratat e dhënies së tokës bujqësore me qera tek biznesmenë të ndryshëm, që s'kanë lidhje me bujqësinë.

"Ky eshte krim me super token bujqesore, minister! Troc e qarte, krim! Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!"- shkruan Braçe.

Postimi i Braçes

KRIMI ME SUPER TOKEN BUJQESORE!
10 MUAJ PASI I KERKOVA MINISTRIT TE NDERHYNTE!

10 muaj me pare,
i kerkova ministrit te Bujqesise,
te verifikonte zbatimin e kontratave te
dhenies se tokes bujqesore me qira,
tek biznesmene te ndryshem pa lidhje me bujqesine.

I solla te qarte rastin e nje siperfaqe mbi 100 hektare,
ne Sektor Ferras-njesia Grabian, bashkia Divjake!

Nje kontrate e dites se fundit e qeverise Berisha per Luleshtrydhe, Rukola e Fasule,
ishte nenkontraktuar per te kultivuar oriz mu aty!!!!

10 muaj me pas,
gjendja eshte kjo ne kater fotot e para;
Sic duket, ne toke nuk ka as luleshtrydhe, as rukola e as fasule, madje nuk ka as oriz!

Ka vec ferra!
Toka pas "kultivimit" te orizit u shkaterrua
deri ne kete gjendje!
Ka marre fund-me thane bujqit ne Ferras!

Ky eshte krim me super token bujqesore, minister!

Troc e qarte, krim!
Shihe! Eshte toka me pjellore ne vend!

Nderkohe,
pikerisht ne, kemi ndertuar te gjithe infrastrukturen aty;
Vaditje, kullim dhe rruge.

Nderkohe,
bujqit siper ne koder-Spolata eshte aty,
nuk gjejne me asnje centimeter toke per serat e tyre;
bujqit ne parcelat ngjitur, mirembajne token me punen e shpenzimet e tyre,
madje deri ne bukuri.

Shihini pamjet!

Ndekohe akoma,
ne te Divjakes, vijojme te sherbejme fort per kominitetin,
me sa fuqi mundemi- vaditje e kullim,
sic ne keto foto ne Cerme Sektor,
madje duke shpetuar edhe banesat e fundit,
lene nen meshiren e ujrave!

Diferenca eshte e thelle!

E dini pse?
Sepse prona publike nuk mbrohet si "e jona",
madje nga "e jona" e dorovisim si "e tyre" dhe,
ata e shkaterrojne si "e jona"!

Kaq!

The post "Ky është super krim", deputeti i nxjerr faktet ministrit appeared first on DRENICA PRESS.

Elvis Naçi shkon te varri i babait, e dhimbshme çka i thotë

Posted: 14 Jul 2018 03:31 AM PDT

Ka pak ditë që ka humbur njeriun më të shtrenjtë në jetë, babanë, derisa dhimbjen po e kalon duke u lutur për shpirtin e tij, shkruan Gazeta Observer.

Bëhet fjalë për hoxhën shumë të dashur nga Shqipëria, Elvis Naçin,i cili së fundmi ka njoftuar se ka shkuar të vizitojë varrin e babait.

Siç ka shkruar ai, përbri fotografisë në Facebook, njerëzit e dashur ikin nga kjo jetë, por kujtimet mbesin të përjetshme.

Ai është lutur që sikurse babai i tij të gjithë prindërit t'i dërgoj zoti në xhenet.

“Eshte e vertete qe ndahemi nga Prinderit fizikishte ne kete Bote te perkoheshme, por Dashuria dhe kujtimet e bukura ndaj tyre mbeten te Perjeteshme! Zot fali, meshiroi dhe dergoi ne Xhenet Prinderit tane. Amin”, ka shkraur Naci.

Ndryshe, pas statusit të tij në Facebook kanë vërshuar komentet me mesazhe ngushlluese për babanë e ndjerë, nga miq dhe farefisi.

The post Elvis Naçi shkon te varri i babait, e dhimbshme çka i thotë appeared first on DRENICA PRESS.

Ministri i parë kosovar që e uron Shaqirin për kalimin në Liverpool

Posted: 14 Jul 2018 03:17 AM PDT

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili e ka përgëzuar Xherdan Shaqirin për suksesin e radhës në karrierë, kalimin te Liverpooli. Ismaili e ka quajtur Shaqën si njëri nga futbollistët më punëtor në botë.

"Xherdan Shaqiri është një prej futbollistëve më punëtor në botë. Ai e meriton secilin sukses që i ndodhë. Përveç familjes, ai na ka bërë edhe neve krenar vazhdimisht me paraqitjet e tij. Është modeli dhe fytyra e vërtetë e diasporës tonë. Pas një paraqitje fantastike në kampionatin botërorë, tani është radha që ai t'i sjellë titullin e munguar prej vitesh Liverpoolit.
Suksese Xherdan" shkruan ministri në Facebook./Indeksonline/

The post Ministri i parë kosovar që e uron Shaqirin për kalimin në Liverpool appeared first on DRENICA PRESS.

Ka vdekur aktori i njohur hollivudian me prejardhje shqiptare

Posted: 14 Jul 2018 03:09 AM PDT

Artisti i njohur me prejardhje shqiptare, Stan Dragoti, është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare.

I ndjeri ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Anxhelos, Kaliforni.

Ai është një aktor i famshëm shqiptar, i cili ka lindur në New York më 4 tetor 1932.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA.

Ai studioi në kolegjin "Cooper Union" në New York dhe shkollën e arteve vizuale.

Dragoti është i njohur veçanërisht për filmat "Love at First Bite" (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe "The Man With One Red Shoe" (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi.

Gjatë karrierës së tij të suksesshme, ai ka qenë për vizitë edhe në trevat shqiptare, ku ndër të tjerash është pritur edhe nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

The post Ka vdekur aktori i njohur hollivudian me prejardhje shqiptare appeared first on DRENICA PRESS.

Pamje të rralla: Luka Modric kur ishte 5 vjeç, duke ruajtur dhitë (VIDEO)

Posted: 14 Jul 2018 03:04 AM PDT

Në një film dokumentar për ujqit të bërë në disa vendbanime të ish Jugosllavisë në vitin 1990, është incizuar duke ruajtur dhite ylli i Kupës së Botës 2018, Luka Modric, transmeton GazetaMetro.net

Filmi është bërë në disa vendbanime ku garvitojnë ujqit.

Një ndër këto është edhe Jasenica nafër qyetetit të Mostarit në Bosnje e Hercegovinë.

Në fakt në dokmuentar është rindërtuar skena e një nate, kru ujqërit kishin sulmuar dhitë e Stipe Modric.

Në një pjesë tëdokumentarit, shihet i biri i Sitpes, Luka Modric, atëkkohë vetëm 5 vjec.Me një shkop në dorë, ai shkon të marrë dhitë për ti dërguar në shtallë.

Këto pamje janë publikuar së fundmi, dhe deri vonë nuk i ka parë as vetë ylli i Real Madridit./gazetametro.net

The post Pamje të rralla: Luka Modric kur ishte 5 vjeç, duke ruajtur dhitë (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Ky anglez ua kalon vushtrriasve, i pi 300 çaja në ditë

Posted: 14 Jul 2018 03:00 AM PDT

Të gjithë jeni në dijeni për efektin qetësues që japin çajat në momente kur gjendeni në stres.

Ato përveç që rregullojnë gjumin, ndihmojnë të luftoni dhe urinë nervore.

Por në Mbretërinë e Bashkuar, gjendet një njeri i cili ka pasion çajrat dhe po ashtu ka profesion t'i pijë ato çdo ditë.

Është Patrick Geldard – Ëilliams, ai i cili ka pranuar se shijon për një ditë të paktën 300 lloje çajrash, transmeton Klan Kosova.

Megjithatë kjo nuk përfundon me kaq, pasi në kompaninë ku ai punon në testimin e çajrave ai thotë se ka arritur të thyej rekordin pasi në një nga ditët kishte shijuar deri në një mijë çajra në ditë.

Për më shumë detaje ja pamjet më poshtë:

The post Ky anglez ua kalon vushtrriasve, i pi 300 çaja në ditë appeared first on DRENICA PRESS.

Me foto të vëllait të deputetit të Kosovës ia merr amerikanes plakë 270 mijë dollarë

Posted: 14 Jul 2018 02:58 AM PDT

Një e ve nga Orlando ka humbur të gjitha kursimet e jetës së saj, pasi u mashtrua nga një person i cili përdorte fotografinë e Flamur Gashit, vëllait të deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Siç shkruan Daily Mail, Diane Standish nga ky mashtrim humbi plot 270 mijë dollarë.

Ajo thotë se ajo ra në dashuri me njeriun që e njihte si Darnell 'Jerry' Michael pasi u takuan në platformën online www.match.com.

Por, fytyra me të cilën ajo ra në dashuri ishte e Flamur Gashit, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Kosovë, shkruan Daily Mail.

Standish tha se nuk kishte rezerva kur Michael filloi ta pyeste për paratë, pak pasi filluan të flisnin.

"Unë kurrë nuk mendova se dikush mund të bjerë në dashuri me dikë në telefon", thotë ajo.

"Por për disa arsye, ai thoshte vetëm gjërat e duhura për mua". "Unë kam biseduar me miliona njerëz të cilët thanë se u takuam në eHarmony dhe në ëëë.match.com dhe ata janë të lumtur të martuar, kështu që unë nuk kam ndonjë arsye për ta vënë këtë gjë në dyshim". Standish tha se i dërgoi paratë Michaelit, sepse ai i tha asaj se do të shkonte në Orlando dhe të martohej me të.

Standish mendonte se po fliste me një CEO të divorcuar gjerman, i cili punonte në një projekt ndërtimi në Kaliforni.

Ajo depozitoi qindra mijëra dolarë në llogaritë e këtij njeriu, që pastaj u zhduk.

Michael e thirri atë nga katër numra të ndryshëm, të gjitha me një kod të zonës së Kalifornisë, 661.

Njeriu që e përdorte figurën e Gashit në Facebook identifikoi veten si Darnell 'Jerry' Michael.

Por, edhe përkundër kësaj që po ndodhte, Gashi nuk ishte në dijeni se fotografia e tij po përdorej në një skemë të tillë./Gazeta Fokus

Me foto të vëllait të Arben Gashit ia merr amerikanes plakë 270 mijë dollarë

The post Me foto të vëllait të deputetit të Kosovës ia merr amerikanes plakë 270 mijë dollarë appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit

Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more