Skip to main content

“Barcelona troket dyert e Chelseat me ofertën e tretë dhe të fundit për Willian” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Barcelona troket dyert e Chelseat me ofertën e tretë dhe të fundit për Willian” plus 9 more Telegrafi Futboll


Barcelona troket dyert e Chelseat me ofertën e tretë dhe të fundit për Willian

Posted: 20 Jul 2018 03:02 PM PDT

Klubi i madh spanjoll, Barcelona ka trokitur dyert e Chelseat edhe me ofertën e tretë në drejtim të yllit brazilian, Willian.

Skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend t’i ndahet interesimit për yllin e Chelseat, Willian, pasi kanë bërë edhe një ofertë për shërbimet e tij.

Barcelona ka bërë ofertën e parë para disa javësh në drejtim të Chelseat, e cila peshonte 56 milionë euro për Willian, por që është refuzuar.

Barcelona ofertë për Willianin e Chelseat Barcelona ofertë për Willianin e Chelseat

Gjigantët spanjoll nuk qëndruar duarkryq dhe vazhduan të bëjnë presion për yllin brazilian duke tentuar transferimin e tij edhe me një ofertë.

Willian (Getty Images)

Në ofertën e dytë, Blaugranët ofruan për Willian një ofertë me vlerë prej 53 milionë funtesh apo 60 milionë eurosh, por që as kjo nuk u pranua nga Blutë.

Sipas mediumit anglez Sky Sport News, skuadra nga Camp Nou nuk e ka ndërmend të ndalet dhe ka trokitur dyert e Chelseat edhe me ofertën e tretë.

Barcelona bënë ofertën e dytë për Willianin Barcelona bënë ofertën e dytë për Willianin

Ky medium raporton se Barcelona ofertën e tyre të tretë e ka rritur për disa miliona, duke ofruar 55 milionë funte apo 61.6 milionë euro.

Pas kësaj oferte topi është tek skuadra nga Stamford Bridge që të pranojë ose jo ofertën pasi Barcelona nuk pritet të bëjë më oferta për brazilianin. /Telegrafi/

The post Barcelona troket dyert e Chelseat me ofertën e tretë dhe të fundit për Willian appeared first on Telegrafi.

Konfirmohen datat e ndeshjeve dhe nisja e Coppa Italia

Posted: 20 Jul 2018 02:42 PM PDT

Federata italiane ka konfirmuar orarin dhe nisjen e ndeshjeve të Kupës së Italisë.

Shorti për Coppa Italia 2018-19 është konfirmuar, me raundet preliminare që do të fillojnë në fundjavën e ardhshme.

Shtatëdhjetë e tetë klube do të marrin pjesë në Coppa Italia në sezonit e ardhshëm, duke filluar me ekipet nga Serie C dhe D më 29 korrik.

Juve shkel Milanin në finale, fiton për të katërtën herë radhazi Kupën e Italisë Juve shkel Milanin në finale, fiton për të katërtën herë radhazi Kupën e Italisë

Skuadrat nga Serie A B dhe A ngadalë do të hyjnë në lojë para raundit të 16-tës, i cili është planifikuar për në 13 janar.

Juventusi fitoi Kupën e Italisë në sezoni e fundit (Getty Images)

Kjo është koha kur Milani, Atalanta, Fiorentina, Interi, Lazio, Napoli, Roma dhe fituesit e Juventusit – tetë klubet më të renditura në garë – do të hyjnë në garë.

Çerekfinalet më pas do të luhen më 30 janar, përpara se me 6 dhe 27 shkurt të luhet ndeshjet e para dhe të dyta të gjysmëfinaleve.

Ta fitosh Kupën e Italisë pa e pranuar asnjë gol Ta fitosh Kupën e Italisë pa e pranuar asnjë gol

Finalja e madhe e Coppa Italias është planifikuar të zhvillohet më 25 prill.

Sipas këtij shorti dhe skemës së garës, çerekfinalet mund të rezultojnë me ndeshje të forta si Milan-Napoli, Inter-Lazio, Atalanta-Juventus dhe Fiorentina-Roma. /Telegrafi/

The post Konfirmohen datat e ndeshjeve dhe nisja e Coppa Italia appeared first on Telegrafi.

Courtois drejt largimit nga Chelsea, pesë portierët që mund ta zëvendësojnë belgun

Posted: 20 Jul 2018 02:27 PM PDT

Portieri belg, Thibaut Courtois pritet të largohet këtë verë nga Chelsea dhe destinacioni i tij i radhës mendohet të jetë Real Madridi.

Blutë e Londrës po hasin në probleme të mëdha këtë verë pasi shumë nga yjet e skuadrës kanë deklaruar dëshirën për largim nga klubi.

Eden Hazard dhe Courtois janë dy lojtarët e parë që pritet të largohen nga Stamford Bridge këtë afat kalimtar.

Chelsea pranon ofertën e Real Madridit për Courtois? Chelsea pranon ofertën e Real Madridit për Courtois?

Sikurse Hazard, edhe Courtois pritet të bashkohen me gjigantin spanjoll, Real Madridin, me mediat spanjolle dhe ato angleze që i cilësojnë marrëveshjen tashmë të arritura.

Courtois pritet t’i bashkohet Real Madridit (Getty Images)

Courtois mendohet se do të transferohet te Mbretërit për një shifër prej 35 milionë eurosh pasi është në vitin e fundit të kontratës së tij me Blutë.

Me largimin e Courtois natyrshëm lind pyetja se kush do të jetë zëvendësuesi i belgut në portën e Chelseat për sezonin e ri?

Pushimet në Spanjë, Courtois po i shfrytëzon edhe për bisedime me Realin Pushimet në Spanjë, Courtois po i shfrytëzon edhe për bisedime me Realin

Sportskeeda ka përpiluar një listë me pesë zëvendësuesit e mundshëm, ku listës i prinë portieri danez i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, i pasuar nga ish-portieri Petr Cech.

Në listë janë edhe portieri i Atletico Madridit Jan Oblak, ai i Milanit Gianluigi Donnarumma dhe holandezi i Barcelonës, Jasper Cillessen.

1.Kasper Schmeichel – Leicester City

2.Petr Cech – Arsenal

3.Jan Oblak – Atletico Madrid

4.Gianluiggi Donnaruma – Milan

5.Jasper Cillessen – Barcelona

/Telegrafi/

The post Courtois drejt largimit nga Chelsea, pesë portierët që mund ta zëvendësojnë belgun appeared first on Telegrafi.

Conte padit Chelsean, një nga akuzat është ‘humbja e mundësisë’ për drejtimin e Real Madridit

Posted: 20 Jul 2018 01:59 PM PDT

Ish-trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i gatshëm të ndërmarrë masa ligjore kundër klubit të tij të vjetër.

Sipas mediumit The Times, Conte ka vendosur të marrë masa ligjore kundër Chelseat pasi u shkarkua javën e kaluar.

Ai do të padis klubin për të marrë 9.5 milionë funte për shkak të pagës së vitit të fundit të kontratës së tij, plus dëmtime të tjera.

Largimi i Contes i kushton Chelseat hiq më pak se 10 milionë euro – Epoka Abramovich ka shpenzuar 102 milionë euro për shkarkimin e trajnerëve Largimi i Contes i kushton Chelseat hiq më pak se 10 milionë euro – Epoka Abramovich ka shpenzuar 102 milionë euro për shkarkimin e trajnerëve

Në anën tjetër, Blutë po marrin një rast kundër Contes duke cituar ‘një sërë sjelljesh të parregullta’, duke përfshirë edhe informimin e sulmuesit Diego Costa nëpërmjet një mesazhi në qershor të vitit të kaluar, se ai nuk ishte më pjesë e planeve të tij.

Conte dëshiron dëmshpërblim pas shkarkimit nga Chelsea (Getty Images)

Ndërkohë, avokatët e Contes do të argumentojnë se Blutë i kanë kushtuar atij një vit karrierën e tij, pasi tani është tepër vonë për të marrë një nga punët më të mira të Evropës.

Është sugjeruar se Real Madridi iu afrua trajnerit italian për zëvendësimin e Zinedine Zidanes dhe anglezët ia humbën mundësinë.

Conte mund ta marrë drejtimin e Milanit Conte mund ta marrë drejtimin e Milanit

Avokatët e Contes do të argumentojnë se ai nuk i ka argëtuar ato oferta pasi ai ishte i angazhuar te Chelsea, kështu që duke e shkarkuar atë katër ditë pas fillimit të para-sezonit, ata i kanë kushtuar atij një vit fitimet e mundshme.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit është përfolur për një mundësi që Conte të marr drejtimin e Milanit në Serie A. /Telegrafi/

The post Conte padit Chelsean, një nga akuzat është ‘humbja e mundësisë’ për drejtimin e Real Madridit appeared first on Telegrafi.

UEFA dënon Romën dhe presidentin Pallotta, klubi italian apelon dënimin

Posted: 20 Jul 2018 01:17 PM PDT

Presidentit të Romës, James Pallotta, i është dhënë një ndalim tre mujor nga UEFA për fyerjen e zyrtarëve të ndeshjes pas humbjes nga Liverpoolit në Ligën e Kampionëve, ndërsa pa dënim nuk ka mbetur as klubi italian.  

Giallorossi ishin në disavantazh 5-2 nga ndeshja e parë në Anfield, por luftuan deri në fund dhe fituan ndeshjen e dytë me rezultat 4-2.

Megjithatë, disa episode të ndeshjes bënë që Pallotta të shpërthej pas ndeshjes duke i quajtur ‘qesharak’ zyrtarët e ndeshjes.

Presidenti i Romës, Pallotta: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampionë të Italisë Presidenti i Romës, Pallotta: Jemi në rrugën e duhur për tu shpallur kampionë të Italisë

Këto deklarata bënë që UEFA ta dënoj presidentin e Romës me një ndalim tre mujor, ndërsa klubin italian me 19 mijë euro për organizimin e pamjaftueshëm dhe hedhjen e fishekzjarrëve.

“UEFA ka vendosur të pezullojë zyrtarin e AS Romas, James Pallotta, për tre muaj nga kryerja e funksionit të tij gjatë ndeshjeve garuese të UEFA-s në të cilën ai do të merrte pjesë”.

“Ndalimi fillon nga ndeshja e parë e Ligës së Kampionëve të Romës në sezonin e ardhshëm”.

“Ai nuk mund të jetë në fushë ose të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi me lojtarët e ekipit ose stafin teknik gjatë ndeshjes dhe nuk mund të hyjë në dhomën e veshjes apo tunel para ose gjatë ndeshjes”, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Romët pritet të apelojë ndalimin tre-mujor të dhënë nga UEFA për Presidentin e tyre,  James Pallotta duke tentuar të shpjegojnë se deklaratat e tij janë bërë ‘në vapën e momentit’. /Telegrafi/

The post UEFA dënon Romën dhe presidentin Pallotta, klubi italian apelon dënimin appeared first on Telegrafi.

Interi konfirmon lëndimet e Nainggolan dhe Karamoh

Posted: 20 Jul 2018 12:56 PM PDT

Interi ka konfirmuar se Radja Nainggolan ka një tendosje të kofshës, ndërsa Yann Karamoh tendosje të lehtë të gjurit.

Mesfushori belg u detyrua të largohet në pjesën e parë gjatë humbjes 2-0 të Interit në miqësoren ndaj Sionit.

Në anën tjetër, francezi Karamoh gjithashtu vuajti nga një dëmtim i shfaqur.

Interi humbet në miqësore nga Sioni i Lenjanit, lëndohet Nainggolani Interi humbet në miqësore nga Sioni i Lenjanit, lëndohet Nainggolani

Megjithatë, lëndimet e tyre nuk duken edhe aq të rënda dhe futbollistët pritet t’i kthehen shpejt stërvitjeve me klubin italian.

Është vet faqja zyrtare e klubit italian që ka konfirmuar lëndimet e futbollistëve.

“Të dy, Radja Nainggolan dhe Yann Karamoh iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore në Istituto Clinico Humanitas në Rozzano”.

“Mesfushori belg ka një tendosje të muskujve rectus femoris në kofshën e tij të majtë, ndërsa francezi ka një tendosje të lehtë në gjurin e tij të djathtë.

“Lëndimet e të dy lojtarëve do të vazhdojnë të vlerësohen në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Nerazzurrëve.  /Telegrafi/

The post Interi konfirmon lëndimet e Nainggolan dhe Karamoh appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Tottenhami blindon yjet, Son dhe Lamela rinovojnë kontratat  

Posted: 20 Jul 2018 12:47 PM PDT

Heung-Min Son dhe Erik Lamela kanë rinovuar edhe për shumë vite kontratat e tyre me klubin anglez, Tottenham Hotspur.

Tottenham Hotspur ka treguar edhe një herë se nuk dëshiron t’i lëshojë yjet e skuadrës këtë afat kalimtar të verës.

Synimet e klubit londinez janë të mëdha për sezonin e ri dhe këtë e ka treguar me blindimin e yjeve të skuadrës.

Gjatë ditës së sotme (e premte) klubi londinez ka zyrtarizuar renovimin e kontratave me dy futbollistët, Son dhe Lamela.

Erik Lamela dhe Heung-Min Son (Getty Images)

Mesfushori me tipare sulmuese nga Koreja e Jugut ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023, ndërsa ylli argjentinas deri në vitin 2022.

“Jemi të lumtur të ju lajmërojmë se Heung-Min Son ka nënshkruar kontratën e re me klubin, e cila zgjat deri në 2023”.

“Jemi të lumtur të ju lajmërojmë se Erik Lamela ka nënshkruar kontratën e re me klubin, e cila zgjat deri në 2022”, thuhet në njoftimin e Tottenhamit.

Përveç klubit anglez, të lumtur janë shprehur edhe dy futbollistët, të cilët do të vazhdojnë të jenë edhe për shumë vite pjesë e Spurs. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Tottenhami blindon yjet, Son dhe Lamela rinovojnë kontratat   appeared first on Telegrafi.

Real Madridi konsideron transferimin e Icardit

Posted: 20 Jul 2018 12:13 PM PDT

Mauro Icardi është edhe një objektiv i mundshëm për Real Madridin, me Los Blancos që kërkojnë të forcojnë sulmin këtë verë pas largimit të Cristiano Ronaldos.

Presidenti Florentino Perez ka premtuar nënshkrime të mëdha gjatë prezantimit të Alvaro Odriozolas dhe Icardi do të përshtatet me projektin e Mbretërve.

Interi po negocionte me Real Madridin dimrin e kaluar, por Los Blancos rrallë bënin investime të rëndësishme gjatë këtij afati kalimtar dhe asnjë transferim nuk u realizua.

Reali e zëvëndëson CR7 me Hazardin dhe Icardin? Reali e zëvëndëson CR7 me Hazardin dhe Icardin?

Tani, megjithatë, kampionët evropianë mund të bëjnë një lëvizje për 25-vjeçarin, lirimi i të cilit aktualisht ka kaluar klauzolën prej 110 milionë eurosh.

 Icardi është një golashënues i lindur (Getty Images)

Profili i argjentinasit si një golashënues i pastër dhe një lojtar që lulëzon në zonën e penalltisë i përshtatet shumë klubit mbretëror.

Ky është lloj i sulmuesit që ata kanë nevojë, pjesërisht për të zëvendësuar golat e Ronaldos – që kishte një mesatare prej 50 golave në sezon – dhe pjesërisht për të siguruar një partner dhe konkurrencë për Karim Benzeman.

Interi përgatit rinovimin e kontratës së Icardit Interi përgatit rinovimin e kontratës së Icardit

Icardi ka shënuar 24 dhe 29 gola në dy sezonet e fundit me Interin dhe klubi italian duket se refuzuar ta humb atë, pasi ishte ai që i ndihmoi të kthehen në Ligën e Kampionëve.

Drejtuesit e klubit italian gjithashtu kanë synim rinovimin e kontratës me yllin argjentinas dhe gjatë ditëve të ardhshme pritet fillimi i bisedimeve. /Telegrafi/

The post Real Madridi konsideron transferimin e Icardit appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Leicester City transferon Danny Ward nga Liverpooli

Posted: 20 Jul 2018 11:57 AM PDT

Danny Ward ka përfunduar një transferim prej 12 milionë funtesh apo 13.5 milionë eurosh nga Liverpooli në Leicester City.

25-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Leicesterin, largimi i të cilit erdhi pasi Reds nënshkruan me Alisson Becker nga Roma.

Klopp kishte vendosur fillimisht për t’i dhënë Wardit një shans si titullar në ekipin e parë në këtë sezon të ri, por përparimet në bisedimet për Alisson panë planet të ndryshonin shpejt në Anfield.

Me brazilianin tashmë të nënshkruar dhe të gatshëm për të marrë përsipër detyrën e portierit të parë te Liverpooli, Ward u lejua të largohej, ndërsa e ardhmja e Loris Karius dhe Simon Mignolet mbeten ende në ajër.

Ndërkohë, Ward, bëhet nënshkrimi i katërt i Leicesterit në afatin kalimtar të verës pas ardhjes së Ricardo Pereira, Jonny Evans dhe James Maddison.

“Jam i kënaqur që jam këtu dhe jam shumë i lumtur për të ardhmen me këtë klub futbolli”, ka thënë fillimisht Ward.

“Kam ardhur këtu për të zhvilluar lojën time dhe shpresoj që të ndihmoj klubin që t’i sjell sukses më shumë”.

“Klubi ka pasur atë në vitet e fundit dhe shpresojmë se ka më shumë për të ardhur në të ardhmen”, përfundoi portieri anglez. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Leicester City transferon Danny Ward nga Liverpooli appeared first on Telegrafi.

Fabinho: Do të përpiqem ta bind Mbappen t’i bashkohet Liverpoolit

Posted: 20 Jul 2018 11:04 AM PDT

Fabinho ka zbuluar se do të përpiqet që ta bind ish-bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappe, që t’i bashkohet Liverpoolit.

Mesfushori brazilian u transferua para disa javës nga Monaco tek Reds për një shifër të raportuar prej 45 milionë eurosh.

Pas tij, Reds transferuan edhe Xherdan Shaqirin dhe Alisson Becker, ndërsa Fabinho shton se do të mundohet ta bind edhe Mbappen që t’i bashkohet Redsave.

Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

“Ai [Mbappe] ka thënë tashmë se këtë sezon ai do të qëndrojë në PSG, por unë do të përpiqem që ngadalë ta bind atë për të ardhur te Liverpooli”, ka thënë fillimisht Fabinho.

Mbappe dhe Fabinho ishin bashkëlojtarë te Monaco

“Kylian Mbappe më dërgoi një mesazh që më përgëzonte për transferimin te Liverpooli”.

“Fatkeqësisht nuk kam pasur rastin ta përgëzoj për atë që bëri gjatë këtij Kampionati Botëror”.

Lineker: Mbappe ka gjithçka për t'u bërë CR7 i ardhshëm Lineker: Mbappe ka gjithçka për t'u bërë CR7 i ardhshëm

“Ajo që bëri Franca ishte fantastike, ajo që Mbappe bëri në dy vitet e futbollit profesional është e mahnitshme”.

“Ai është një fenomen dhe duhet të përgëzohet, dhe unë do ta bëjë sa më shpejt që të kem mundësi”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/

The post Fabinho: Do të përpiqem ta bind Mbappen t’i bashkohet Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more