Skip to main content

“Aplikuan përmes internetit për pasaporta të reja, gabimisht i shkuan në shtëpi 31 pasaporta të huaja (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Aplikuan përmes internetit për pasaporta të reja, gabimisht i shkuan në shtëpi 31 pasaporta të huaja (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Aplikuan përmes internetit për pasaporta të reja, gabimisht i shkuan në shtëpi 31 pasaporta të huaja (Foto)

Posted: 28 Jul 2018 02:35 PM PDT

Keira Craig dhe partneri saj Ryan nga Lonra, aplikuan përmes internetit për pasaporta të reja.

Por, partnerët mbetën të hutuar kur pas një muaji iu arritën në shtëpi 31 pasaporta të huaja, certifikata të martesës dhe të lindjes, transmeton Telegrafi.

Pasaportat e huaja

Në mbi 30 zarfe të mëdha, ishin dokumentet e njerëzve të panjohur, ndërsa në asnjërën prej tyre, nuk i gjetën pasaportat e tyre.

"Kur nisa t'i hapë zarfet dhe i shihja dokumentet e huaja, më dukej sikur po iu merrja qëllimisht të dhënat personale. Por, nuk kisha zgjidhje tjetër" ka thënë Craig.

Zarfet me dokumente

Rastin e pazakontë, ajo e ka lajmëruar në Home Office, që është autoriteti kryesor për lëshimin e dokumenteve. Mirëpo, zyrtarët ende nuk e dinë se si ka ndodhur kjo ngatërresë.

"Është mirë që pasaportat përfunduan në duart e një qytetari të ndershëm, që nuk i përdori në ndonjë veprimtari kriminale. Do të bëjmë të gjitha hulumtimet, që të zbulojmë si ka ndodhur ngjarja dhe të mos përsëritet më" thuhet në deklaratë. /Telegrafi/

The post Aplikuan përmes internetit për pasaporta të reja, gabimisht i shkuan në shtëpi 31 pasaporta të huaja (Foto) appeared first on Telegrafi.

Sfida e vallëzimit në rrugë i shkoi keq, e pësoi nga një veturë që lëvizte me shpejtësi (Video)

Posted: 28 Jul 2018 06:42 AM PDT

Jaylen Norwood ka dalë në mes të një rrugë në Floridë të Shteteve të Bashkuara, që të tregojë aftësitë e vallëzimit, si pjesë e sfidës #InMyFeelings.

Mirëpo, gjërat nuk shkuan si duhet, pasi aty befas arriti një veturë me shpejtësi dhe e përplasi të riun për asfalti, transmeton Telegrafi.

Në sfond dëgjohen reagimet e të pranishmëve, që ende nuk e dinin për fatin e të riut, që mbeti i shtrirë. Por, për fat të mirë, përplasja i kishte shkaktuar vetëm lëndime të lehta.

Përmes rastit të Norwood dhe shumë të tjerëve që nuk e kaluan lehtë këtë sfidë, po kërkohet që të tjerat që e pranojnë, ta realizojnë në ambiente të sigurta. /Telegrafi/

The post Sfida e vallëzimit në rrugë i shkoi keq, e pësoi nga një veturë që lëvizte me shpejtësi (Video) appeared first on Telegrafi.

Hajni shfrytëzoi hartën për të mashtruar shitësin, që t’ia vjedh telefonin (Video)

Posted: 28 Jul 2018 05:18 AM PDT

Një hajn shfrytëzoi hartën që ta mashtrojë shitësin, për t'ia vjedhur telefonin që e kishte në tavolinën e lokalit në Essex të Angli.

'Turisti i huaj' pyeste për lokacione të ndryshme të zonës, derisa e futi në dorë iPhonen dhe më pas u largua me nxitim, transmeton Telegrafi.

Megjithëse nuk e vërejti se çfarë ndodhi, kur pa se nuk e kishte telefonin askund, vendosi të shikonte filmimet e kamerave të sigurisë.

Policia e ka pranuar videon që mund ta shihni më poshtë dhe është vënë në kërkim të hajnit të paidentifikuar, i cili u tregua shumë i shkathët me vjedhjen, por jo edhe me fshehjen e fytyrës. /Telegrafi/

The post Hajni shfrytëzoi hartën për të mashtruar shitësin, që t'ia vjedh telefonin (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more