Skip to main content

“Alisson konfirmon largimin: Falënderoj tifozët e Romës, është koha për një aventurë të re” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Alisson konfirmon largimin: Falënderoj tifozët e Romës, është koha për një aventurë të re” plus 9 more Telegrafi Futboll


Alisson konfirmon largimin: Falënderoj tifozët e Romës, është koha për një aventurë të re

Posted: 18 Jul 2018 03:00 PM PDT

Alisson Becker i ka falënderuar tifozët e Romës dhe ka thënë se është koha për një aventurë të re, teksa pritet transferimi i tij te Liverpooli.

Klubi anglez ka arritur marrëveshje me Giallorossët që ta blejë brazilianin për 67 milionë funte (75 milionë euro).

Alisson Becker (Foto: Getty Images)

Në ndërkohë, portieri duhet të arrijë marrëveshje personale dhe t'i kryejë ekzaminimet mjekësore, para se të finalizohet marrëveshja.

Lajmet për ALISSON Lajmet për ALISSON

Dhe derisa nuk ka asgjë zyrtare nga klubet, Alisson e ka bërë të qartë se do të largohet nga Roma.

"Dua t'i falënderoj tifozët e Romës. Tash është koha për një aventurë të re", ka thënë portieri në aeroportin Ciampino të kryeqytetit italian.

Alisson Becker (Foto: Getty Images)

25-vjeçari ka qenë fantastik në sezonin 2017/2018 duke joshur interesimin e klubeve të mëdha për shërbimet e tij.

Ai ka qenë portieri startues i Brazilit në Kampionatin Botëror, ku arriti deri në çerekfinale.

Nëse ndodh ky transferim, atëherë do të jetë shitje rekord për një portier. /Telegrafi/

The post Alisson konfirmon largimin: Falënderoj tifozët e Romës, është koha për një aventurë të re appeared first on Telegrafi.

Chelsea e bën kontaktin e parë për Higuainin

Posted: 18 Jul 2018 02:51 PM PDT

Juventusi jo vetëm ka transferuar, por po ballafaqohet edhe me largime të yjeve të mëdha.

Gianluca Di Marzio raporton se të mërkurën ka ekzistuar kontakti i parë mes Chelseat dhe Juventusit për sulmuesin argjentnias.

Është pyetur skuadra torineze nëse është në gjendje ta shesë lojtarin, por e gjitha është lënë në varësi të largimit të një prej sulmuesve nga Chelsea.

Dyshohet se Morata dhe Batshuayi janë pranë largimit definitiv nga Chelsea, e Blutë para se të blejnë duan të shesin.

Negociatat janë ende në fazat fillestare, pasi që vëllai dhe agjenti i lojtarit ende nuk është kontaktuar.

E ardhmja e Higuain duket se është e destinuar të jetë larg prej Juventusit, sidomos pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Sarri po e kërkon Higuainin të cilin e njesh humë mirë nga puna e përbashkët te Napoli. /Telegrafi/

The post Chelsea e bën kontaktin e parë për Higuainin appeared first on Telegrafi.

Zola i bashkohet stafit të Sarrit te Chelsea

Posted: 18 Jul 2018 02:44 PM PDT

Ashtu siç ishte pritur, Chelsea ka konfirmuar zytarisht se ka emëruar Gianfranco Zolan në pozitën e asistentit të menaxherit, Maurizio Sarri.

Sarri shënoi tri vjet kontratë me Chelsean dhe u prezantua në media ditë më parë.

Zola ishte i gatshëm të nënshkruante tash e sa kohë dhe konfirmimi erdhi pasi ekipi fluturoi drejt Australisë për turneun parasezonal.

“Për mua, është një gjë fantastike. Unë dua të punoj shuëm sepse do të jetë sfidë e vështirë, por jam i kënaqur që jam këtu dhe të punoj shumë me Maurizion që të jetë i suksesshëm”, u shpreh Zola.

Zola ishte lojtar i Chelseat për shtatë vjet, periudhë ku shënoi 80 gola dhe ndihmoi klubin të fitonte katër trofe të mëdha.

Gianfranco Zola e njeh mirë ambientin te Chelsea dhe pritet ta ndihmojë Sarrin në menaxhimin e skuadrës. /Telegrafi/

The post Zola i bashkohet stafit të Sarrit te Chelsea appeared first on Telegrafi.

Roma do ta shesë Alissonin, menjëherë kërkon Suson dhe Malcolmin

Posted: 18 Jul 2018 02:33 PM PDT

Roma ka pranuar ta shesë portierin Alisson Becker te Liverpooli për një shumë prej 73 milionë eurosh.

Tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar dhe me shitjen e portierit brazilian, Roma po lëvizë për të mbushur zbrazëtirat në skuadër.

Suso mbetet në interesin serioz të Romës, por jo vetëm ai.

Di Marzio shkruan se Malcolm është po ashtu një prej synimeve të Romës.

Evertoni është më pranë brazilianit pasi edhe Interi ishte në bisedime me të.

Roma kështu vazhdon fushatën transferuese dhe do të jetë mjaft e ngarkuar sidomos në gusht në përgatitje të një ekipi sa më solid. /Telegrafi/

The post Roma do ta shesë Alissonin, menjëherë kërkon Suson dhe Malcolmin appeared first on Telegrafi.

Fredy Guarin ironizon me Chiellinin, publikon një foto ku polemizoi me Ronaldon

Posted: 18 Jul 2018 02:23 PM PDT

Ish-futbollisti i Interit, Fredy Guarin, duket se ende e ka gjakun të nxehtë nga rivaliteti me Juventusin.

Edhe pse ka kohë që ai nuk luan për Interin, duket se urrejtja për Juventusin është evidente.

Klubi nga Torino transferoi Cristiano Ronaldon pas një sage të shkurtër transferuese që kushtoi mbi 100 milionë euro.

Dhe, Guarin në llogarinë zyrtare në Twitter ka kujtuar gjestet e Chiellinit kundër Cristiano Ronaldos, duke i lënë edhe një porosi interesante.

“Ky është futbolli, një ditë je rival në fushë e tjetrën je në një ekip”, ka shkruar Guarin në këtë postim të tij.

Chiellini dhe Ronaldo kanë polemizuar shpesh pasi janë përballur disa herë në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve.

Ky është vetëm një prej shumë reagimeve ndaj Juventusit pas transferimit të Ronaldos, transferim ky që shokoi sidomos futbollin italian. /Telegrafi/

The post Fredy Guarin ironizon me Chiellinin, publikon një foto ku polemizoi me Ronaldon appeared first on Telegrafi.

Pjanic nuk konfirmon të ardhmen te Juventusi

Posted: 18 Jul 2018 02:02 PM PDT

Miralem Pjanic beson se Cristiano Ronaldo është një përforcim i madh për Juventusin, por refuzoi të konfirmojë qëndrimin e tij në Torino.

Fituesi i Topit të Artë ishte prezantuar në media këtë javë, edhe pse ai nuk do të fillojë stërvitjet deri më 30 korrik.

“Ai është një përforcim i madh, një lojtar i madh”, u shpreh Pjanic për Sky Sport Italia.

I pyetur nëse ai do të mbetet te Juventusi dhe do të luaj përkrah Ronaldos, Pjanic hyri në veturë dhe u largua.

“Natën e mirë”, u shpreh Pjanic duke ikur nga gazetarët.

Boshnjaku është lidhur me një transferim te Barcelona këtë verë. /Telegrafi/

The post Pjanic nuk konfirmon të ardhmen te Juventusi appeared first on Telegrafi.

Juve e ka prioritet shitjen e Higuainit

Posted: 18 Jul 2018 02:00 PM PDT

Juventusi e ka bërë prioritet shitjen e Gonzalo Higuainit pas arritjes së Cristiano Ronaldos në Allianz Stadium – bën të ditur Goal.

Zonja e Vjetër e transferoi superyllin portugez nga Real Madridi në javën e kaluar dhe tashmë është duke larguar disa lojtarë.

Gonzalo Higuain pritet të largohet nga Juventusi (Foto: Getty Images)

Stefano Sturaro dhe Marko Pjaca janë futbollistët që do të largohen nga Bianconerët, ndërsa vlerësohen rreth 20 milionë euro nga kampioni italian.

Daniel Rugani është një tjetër lojtar, e ardhmja e të cilit nuk është vendosur akoma, ndërsa po këkrohet nga Chelsea.

Lajmet për HIGUAIN Lajmet për HIGUAIN

Megjithatë, prioritet për Juven është shitja e Higuainit, duke qenë se Ronaldo do ta ketë rolin kryesor në sulmin bardhezi.

Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala (Foto: Getty Images)

Kampioni italian akoma nuk ka pranuar oferta zyrtare për argjentinasin, megjithëse Chelsea dhe Milani po e monitorojnë nga afër situatën.

Juventusi shpreson të përfitojë rreth 65 milionë euro nga shitja e Higuain, futbollistin të cilin e bleu për një shumë rekorde prej 90 milionë eurosh në vitin 2016. /Telegrafi/

The post Juve e ka prioritet shitjen e Higuainit appeared first on Telegrafi.

Interi humbet në miqësore nga Sioni i Lenjanit, lëndohet Nainggolani

Posted: 18 Jul 2018 01:53 PM PDT

Për Interin kjo nuk ishte ditë e mirë pasi që Nerazzurët pësuan humbje në një miqësore përgatitore nga skuadra e Sionit, me rezultat 2-0.

Edhe pse rezultati mund të thuhet nga Nerazzurët se është në plan të dytë, megjithatë nuk është lëndimi i Nainggolan.

Nainggolan ndjeu një shtrëngim muskulor pas 24 minutash dhe u largua nga ndeshja si masë e përkujdesit, duke liruar vendimin për të riun Xian Emmers.

Nerazzurët startuan në këtë takim me formacion 4-2-3-1 me Nainggolanin, Politanon dhe Karamoh prapa Lautaro Martinezit.

Vlen të përmendet se në këtë takim denjësisht u paraqit edhe reprezentuesi shqiptar, Ermir Lenjani.

Icardi po ashtu u paraqit në këtë takim, por Sioni vetëm sa e dyfishoi rezultatin me anë të një goli të bukur nga Baltazar.

Golin tjetër e shënoi Netizke pas 27 minutash lojë.

Interi kështu vazhdon përgatitjet intensive parasezonale dhe ky rezultat është vetëm përgatitor. /Telegrafi/

The post Interi humbet në miqësore nga Sioni i Lenjanit, lëndohet Nainggolani appeared first on Telegrafi.

Kush është F91 Dudelange – kundërshtari i Dritës në Europa League

Posted: 18 Jul 2018 01:41 PM PDT

Pas eliminimit nga Malmo në Ligën e Kampionëve, Drita do të luajë në Europa League kundër skuadrës nga Luksemburgu, F91 Dudelange.

Kampioni i Kosovës i humbi të dyja ndeshjet në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve (me rezultat të përgjithshëm prej 5-0) dhe në këtë mënyrë do të konkurrojë në ligën e dytë evropiane për nga rëndësia.

Kundërshtari i skuadrës nga Gjilani është kampioni i Luksemburgut, F91 Dudelange, që në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve u eliminua nga Vidi FC.

Lajmet për DRITËN Lajmet për DRITËN

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre skuadrave kishte përfunduar me rezultat 1-1, kurse në sfidën kthyese triumfoi ekipi hungarez për të siguruar pjesëmarrjen në raundin tjetër të garës më të madhe evropiane.

Teksa Dudelange do të luajë kundër kampionit të Kosovës në Ligën e Evropës. Por, kush është kundërshtari i Dritës?

F91 Dudelange e ka fituar 14 herë titullin e Luksemburgut (Foto: Wort.lu)

F91 Dudelange është një klub futbolli me bazë në Dudelange, në veri të Luksemburgut. Ngjyrat e kësaj skuadre janë kuq e verdh, ndërsa klubi është themeluar në vitin 1991 nga shkrirja e tre klubeve, Alliance Dudelange, Stade Dudelange dhe US Dudelange.

Përkundër se një klub i ri, F91 Dudelange e ka fituar 14 herë deri më tani titullin e Luksemburgut (Nationaldivisioun). Suksesi i parë ishte në sezonin 1999/2000, ndërsa kjo skuadër është kampione radhazi në tri sezonet e fundit.

Shtatë herë të tjera ky ekip e ka fituar Kupën e Luksemburgut, ndërsa në Evropë ka qenë disa herë pjesëmarrës në fazat kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe në Europa League.

Takimi i parë ndërmjet F91 Dudelange dhe Dritës zhvillohet më 26 korrik në Luksemburg. /Telegrafi/

The post Kush është F91 Dudelange – kundërshtari i Dritës në Europa League appeared first on Telegrafi.

Benitez: Spanja më kërkoi për Botëror

Posted: 18 Jul 2018 01:26 PM PDT

Rafael Benitez thtoë se ai ka pasur mundësinë për të drejtuar kombëtaren e Spanjës në Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Kampionët e vitit 2010 u befasuan kur Julen Lopetegui u shkarkua nga detyra e përzgjedhësit pasi u mësua para fillimit të Kampionatit Botëror se është emëruar si trajner i Real Madridit.

Dhe, Bentiez thotë se ishte kontaktuar për të marrë rolin e përzgjedhësit.

“Ekzistoi mundsia. Por, unë jam mirë aktualisht në Angli”.

“Kishte mundësi dhe kishte spekulime për këtë”, u shpreh Bentiez.

Edhe pse Benitez nuk mori drejtimin e Spanjës, ai mund të jetë i kënaqur me rezultatin e edicionit të kaluar pasi arriti vendin e 10-të me Newcastle. /Telegrafi/

The post Benitez: Spanja më kërkoi për Botëror appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more