Skip to main content

Aksident në Vushtrri lëndohen pesë gra

Aksident në Vushtrri lëndohen pesë gra


Aksident në Vushtrri lëndohen pesë gra

Posted: 13 Jul 2018 12:24 AM PDT

Pesë gra kanë marrë lëndime pas përplasjes së dy veturave në qytetin e Vushtrrisë. Sipas raportit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën "Viciana" ndërsa makinat drejtoheshin nga dy burra.

Raporti saktëson se viktimat janë jashtë rrezikut për jetë. Të njëjtat pas trajtimit mjekësor në spitalin e Vushtrrisë janë liruar për në shtëpi.

 

The post Aksident në Vushtrri lëndohen pesë gra appeared first on DRENICA PRESS.

PDK i përgjigjet rezolutës së deputetëve të AAK-së

Posted: 13 Jul 2018 12:21 AM PDT

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot morën një iniciativë tejet serioze. Të njëjtit kanë iniciuar projekt-rezolutën përmes të së cilës i kërkuan Qeverisë "Haradinaj" që të mos fillojë dialogu me Serbinë, derisa të merret vendimi final për heqjen e vizave.

Mirëpo, për këtë çështje ende nuk kanë menduar seriozisht partitë politike.Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë thënë se nuk e kanë parë ende se për çfarë bëhet fjalë. Në një prononcim për "Indeksonline", deputeti i Kuvendit, Memli Krasniqi nga radhët e partisë së Kadri Veselit ka treguar qëndrimin e tyre lidhur me këtë çështje.

 

 

"Ende s'e kemi marrë draft-rezolutën. Do ta shqyrtojmë pas pranimit", ka thënë shkurt Krasniqi.

Për këtë, Indeksonline ka provuar të kontaktojë edhe me partitë tjera si, LDK,VV Nisma dhe PSD, por që këto kanë qenë të paqasshëm.

Ndryshe, Indeksonline më herët ka arritur që të sigurojë listën me nënshkrimet e deputetëve të partisë së Ramush Haradinajt. Deri më tani sipas listës, kanë nënshkruar rezolutën, Ahmet Isufi, Rasim Selmanaj, Blerim Kuci, Time Kadrijaj, Daut Haradinaj, Muharrem Nitaj e Gani Dreshaj.

Në arsyetimin e tyre thuhet se: Republika e Kosovës ka mbetur vendi i vetëm në rajon tash e sa kohë, qytetarët e së cilës nuk lejohen të udhëtojnë pa viza në zonën Shëngen. Përvecse padrejtësi, ky përjashtim yni shkakton edhe probleme të mëdha praktike për qytetarët e Republikës në përvojat e tyre profesionale e jetërat familjare. /Indeksonline/

The post PDK i përgjigjet rezolutës së deputetëve të AAK-së appeared first on DRENICA PRESS.

Zbardhet biseda mes Ramës dhe Trump, Presidenti: Kush je ti!

Posted: 12 Jul 2018 11:58 PM PDT

Dje ishte Samiti i NATO-s, ku ndodhej edhe Presidenti amerikan Donald Trump. Pas deklaratave sfiduese ndaj NATO-s dhe Kancelares gjermane Merkel të gjithë kryeministrat dhe drejtuesit e shteteve anëtare të kësaj Aleance ishin në tension e frikë.

Pas pak ditësh Trump do të takojë personalisht presidentin rus Putin në Finlandë, pasi të hajë drekë në Londër dhe një darkë në Edinburg në Skoci.

Edi Rama ishte në Samit si kryeministër i Shqipërisë. Me Ramën ishin edhe Visho Ajazi, ambasadori ynë në NATO, ministri Bushati dhe këshilltari i plotfuqishëm Endri Fuga. Këta të fundit, Bushatin dhe Fugën, i kishte futur në Samit vetëm që të rrinin gati me celular për të bërë foto me presidentin Trump, sapo ai ti kalonte afër Ramës.

Siç njofton agjensia sekrete "Ajazivisho" kryeministri Rama nuk e kishte fare mendjen se ç'thuhej në Samit. Ai vetëm vështronte kur të lëvizte Presidenti Trump dhe ti merrte një foto. Edhe po të mos ishte shtrëngim dore, por ama të kapej në foto me të që t'ia dërgonte popullit shqiptar.

Priti e priti Edi Rama, por Trump as që lëvizte. Trumpi hidhte ndonjë shikim pjerrtas nëpër sallë dhe ia ngulte me inat kancelares gjermane Merkel. Nga karrika ku ndodhej kryeministri shqiptar as donte ti hidhte sytë.

-Shef! Kam menduar një zgjidhje-tha duke marrë frymë me shpejtësi Endri Fuga.

Si?- e pyeti më zë të vogël Rama.

-E kam mbajtur nën vëzhgim prej tre orësh Trumpin dhe nuk ka shkuar asnjëherë në tualet.

-Fantastike!-bërtiti ministri Bushati.

-Ule mor zërin, ti!-iu hakërrye Rama- Atëhere ti Ditmir shko me celular në tualet dhe sapo Ai të niset, edhe unë do bëjë sikur kam nevojë për në tualet. Fap del ti dhe shkrepe foton!- tha Rama dhe vështroi nga "spiuni" Visho.

-Çe sollëm këtu ambasador këtë kryespiunin!– iu tha Fugës dhe Ditmirit- Ky do ti tregojë Saliut!

-Varja këtij… !- pëshpëriti Fuga.- Por sa të jap sinjal unë nisu para se Trump të hyjë brenda në ….

Ndërkohë sipas agjensisë "Ajazivisho", thuhet se Ditmiri mori celularin dhe u nis sipas planit. Endri Fuga shkoi kah tavolinës se Presidentit Trump për të parë se sa shishe ujë kishte pirë.

Pas afro 34 minutave Fuga lëshon sinjal Ramës që "nisu". Dhe hapi i Ramës, natyrisht, është më i gjatë se sa i Donald Trump.

Dhe i doli përpara. Në moment, tre roje më ngjyrë afrikane, rrethojnë Trumpin.

-Who are you?- iu drejtohet Trumpi, trupmadhit Rama. Dhe instiktivisht i jep dorën. Në moment ministri Bushati vrapon nga koridori i banjës dhe shkrep celularin për foto. Endri Fuga nga një pozicion, që asnjë ligj i Ajshtanjit nuk e parashikon dot, përkulet dhe bën foton.

– I am Albanian primeminister!– thotë.

-Aaa! Ti je ai! Popo, pa merak nga fundi i vitit të vjen radha!– dhe iku.

Të tre nxituan të shikojnë fotot. E Fugës ishte më e mirë.

-Shpërndaje foton urgjent!- urdhëroi kryeministri.

Foto u nis me whatsapp. Në Tiranë sapo foto mbërriti në celularët e pronarëve të mediave, u bllokuan punët në pallatet në ndërtim apo në koncesione. Nxituan të gjitha mediat për ta futur apo dhënë lajm të parë në televizione.

Ndërkohë kryeministri u kujtua se pse ma tha atë togfjalëshin se "Aaa! Ti je ai! Popo, pa merak nga fundi i vitit të vjen radha!".

I dogji shumë. Ku ka zot që e parashikon Donald Trump, ndaj thërriti Vishon si më i ditur në këto punët e kodeve, pasi ai kishte përgjuar Sajmir Tahirin dhe vetë Ramën, dikur.

-Di gjë pse më tha Trumpi kur bëmë takimin zyrtar tani se "Aaa! Ti je ai! Popo, pa merak nga fundi i vitit të vjen radha!"

-E ka patur se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë. Prandaj po punon edhe ministri Gjiknuri me këto shoqëritë e naftës dhe gazit.

-Saktë!– foli gjithë lehtësim kryeministri.

Ndërkohë në Tiranë ishte dhënë lajmi i madh: Presidenti Trump takon përzemërsisht kryeministrin Rama./ Fejton/
Marrë nga Koha Jonë

The post Zbardhet biseda mes Ramës dhe Trump, Presidenti: Kush je ti! appeared first on DRENICA PRESS.

Tërmetet “godasin” sërish Shqipërinë

Posted: 12 Jul 2018 11:34 PM PDT

Zona e Gjirit të Lalëzit në Durrës vijon të jetë një epiqendër për tërmetet.

Sipas Institutit të Gjeoshekncave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në orët e para të mëngjesit të sotëm 6 tërmete të tjera kanë rënë në Shqipëri.

Katër prej tyre në zonën e Gjirit të Lalëzit, ku më i forti me magnitudë 2.6 ballë i shkallës rihter.

Po ashtu toka është lëkundur dy herë edhe në Fushë – Krujë.

Gjatë javës së fundit toka në Shqipëri është lëkundur nga tërmetet më shumë se 600 herë.

Ndërsa sipas sizmiologëve pas tërmetit 5.1 ballë që ra më datë 4 korrik, lëkundjet e lehta janë të pritshme dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik./Gazeta Express

 

The post Tërmetet "godasin" sërish Shqipërinë appeared first on DRENICA PRESS.

Telashe në PDK-në e Podujevës, kryetarja e Rinisë detyrohet të tërhiqet nga posti!

Posted: 12 Jul 2018 12:28 PM PDT

Floretë Zejnullahu, e zgjedhur ditë më parë kryetare e Rinisë së PDK-së në qytetin e Podujevës, është tërhequr nga ky post.

Indeksonline mëson se veprimi i saj erdhi pas presioneve të dy zyrtarëve të lartë të PDK-së në këtë komunë, Naim Fetahu dhe Muhamet Latifi, të cilët në zgjedhjet e përgjithshme s'kishin arritur të merrnin vota për tu bërë deputetë në Kuvendin e Republikës.

 

 

Poashtu, edhe anëtarët e tjerë të këtij subjekti, Ismet Avdullahu dhe Hakif Mehmeti shprehën haptas kundërshtime ndaj Zejnullahut, e cila përkundër bashkëvendësve kishte përkrahje të fuqishme nga qendra kryesore e PDK-së.

Vlen të theksohet se në vendin e Floretës tani e ka zënë Alban Durmishi.

"Ju njoftojmë se Këshilli Drejtues i RDK-së, Dega Podujevë, pas mbledhjes dhe votimit, unanimisht ka vendosur që Durmishi të jetë kryetar", thuhet në njoftim. /Indeksonline/

 

 

The post Telashe në PDK-në e Podujevës, kryetarja e Rinisë detyrohet të tërhiqet nga posti! appeared first on DRENICA PRESS.

Thyhet profili në Facebook i deputetes Lirije Kajtazi, disa persona bien pre e mashtrimit

Posted: 12 Jul 2018 12:20 PM PDT

Ka disa ditë që deputetja Lirije Kajtazi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook poston telefona mobil si dhe pajisje tjera teknologjike duke shkruar se janë në shitje, por një gjë e tillë po ndodh pa vetëdijen e saj, pasi deputetes i është thyer faqja zyrtare.

Kjo është faqja personale e deputetes së LDK, Lirije Kajtazit, e cila ka ditë që në llogarinë e saj në Facebook poston telefonin në shitje.

E gjithë kjo po ndodhë pa dijeninë e saj, pasi i është hakuar profili i saj në rrjetin social Facebook.

Në këto postime është vënë edhe një numër telefoni për kontakt, por siç duket nuk është valid pasi RTV Dukagjini tentoi disa herë, por qasja ishte e pamundur.

Deputetja pranon se profili i saj në rrjetin social po keqpërdoret. Ajo, edhe para kamerës, tentoi një gjë të tillë por pa sukses.

"Po është e vërtet që më është hakuar adresa e Facebook-ut. I njoftoj të gjithë miqtë e mi dhe ata në Facebook, se unë tani nuk qëndroj prapa asaj faqe. Atë faqe e ka në dorë një keqpërdorues, i cili po bën komente në postimet e të tjerëve por mbi të gjitha po bën postime në faqen time me shitblerje. Unë e kam raportuar rastin, dhe po besoj që shumë shpejt do të zgjidhet ky problem, por disa persona tashmë kanë ra pre e këtij mashtrimi", ka deklaruar deputetja Lirie Kajtazi.

Për këtë është e njoftuar edhe policia e Kosovës e cila po merret me rastin.

 

The post Thyhet profili në Facebook i deputetes Lirije Kajtazi, disa persona bien pre e mashtrimit appeared first on DRENICA PRESS.

Tekste falas për 125 mijë nxënës, por me kusht: Kush i dëmton, i paguan!

Posted: 12 Jul 2018 12:16 PM PDT

Në tetor të vitit 2017, grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi në Kuvend projektligjin që parashikonte tekste falas për nxënësit e klasave të para deri tek e nënta, me arsyetimin se kjo ndihmë do të zbusë fenomenin e braktisjes shkollore dhe pamundësinë ekonomike të familjeve shqiptare.

Por, megjithëse një projektligj me interes të lartë publik, 9 muaj më vonë Qeveria miratoi dhënien e teksteve falas për vetëm 4 klasa.

"Janë rreth 125 mijë nxënës. Tekstet, nxënësit do t'i marrin falas, paguhen 100% nga buxheti i shtetit. Në buxhetin e Ministrisë së Arsimit është parashikuar që 610 milionë lekë janë pikërisht për tekstet falas të fëmijëve të klasës së parë deri në klasën e katërt dhe të kategorive të veçanta që përfitojnë tekste falas në arsimin parauniversitar. Ata do t'i marrin tekstet në shkollat e tyre para se të fillojë viti shkollor, para datës 17 shtator", tha Zamira Gjini, drejtore e Arsimit Parauniversitar, MASR.

Megjithëse një argument jo shumë bindës, Ministria e Arsimit thotë se ka një arsye se përse nuk ofrohen tekste falas për të gjithë nxënësit e ciklit 9-vjeçar.

"Klasat që nuk kanë filluar kurrikulën e re, momentalisht punojnë me tekste të vjetra. Kur të implementohet kurrikula e re edhe për këto klasa, atëherë do të kemi edhe politikën e Ministrisë së Arsimit për t'i dhënë falas këto tekste", tha më tej Zamira Gjini.

Por, tekstet falas për 125 mijë nxënësit do të ofrohen me kusht.

"Tekste në përdorim falas, që do të thotë se nxënësit do t'i kenë tekstet në përdorim, vetëm tekstet dhe jo fletoret e punës. Në fund të vitit shkollor, drejtorët e shkollave dhe komisionet që do të ngrihen pranë tyre do të bëjnë vlerësimin e teksteve që janë përdorur. Nëse ata nuk e dorëzojnë tekstin, ose e kanë keqpërdorur, atëherë do ta paguajnë tekstin sipas çmimit që është në katalogun e teksteve shkollore", sqaroi Zamira Gjini.

Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, tekste falas për këtë vit shkollor do të përfitojnë në total 190 mijë nxënës, pasi krahas atyre për klasat e para deri tek e katërta, do të vazhdojnë të marrin tekste falas edhe kategoritë në nevojë./tch

The post Tekste falas për 125 mijë nxënës, por me kusht: Kush i dëmton, i paguan! appeared first on DRENICA PRESS.

Gjiganti Mabetex i themeluar nga Behgjet Pacolli ndërton një kompleks të jashtëzakonshëm sporti në Kazakistan

Posted: 12 Jul 2018 12:11 PM PDT

Gjiganti ndërtues Mabetex ka marrë përsipër ndërtimin e një kompleksi të jashtëzakonshëm sporti në Shchuchinsk të Kazakistanit.

Gjatë përurimit të stadiumit, morën pjesë Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev, Presidenti i Mabetex Group Afrim Pacolli, Zëvendës Presidenti i Mabetex Group Agim Pacolli, Ministri i Kulturës dhe Sportit Arystanbek Mukh, sportistë të shumtë, fytyra publike dhe inxhinierë të kompanisë Mabetex.

Në këtë bazë sporti përfshihen një stadium skijmi, një sallë për gjuajtje, një kompleksi sportesh të brendshme me një pishinë notimi dhe salla stërvitjeje, premisa për qëllime administrative dhe ndihmëse, transmeton portali arbresh.info.

Gjatë përurimit të këtij stadiumi nga Presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbayev dhe Presidenti i Mabetex Group Afrim Pacolli në këtë stadium , mbi 200 sportistë veçse ishin duke u trajnuar në bazën e re të trajnimit.

Kompleksi i hedhjeve të skive është një nga objektet e pakta të këtij lloji në botë. Projekti përdor zgjidhje me platforma të tipit të kombinuar me platforma nisëse në nivele të ndryshme.

Hapësira përshin një sipërfaqe ndërtimi prej 48.216 metra katrorë. Kostoja e ndërtimit arriti në 38.5 miliardë tenge, nga të cilat në fazën e parë – 18.6 miliardë, në fazën e dytë – 19.9 miliardë tenge (sqarimi ynë. Tenge është valuta e Kazakistanit).

Sipas mediave kazake, baza e skijimit në Shchuchinsk do të jetë gati për gara ndërkombëtare, kampionate dhe gara botërore në sportet e skive, si dhe trajnimin e atletëve të nivelit ndërkombëtar dhe rezervës olimpike.

Info shtesë për Mabetex Group

Mabetex Group është i shtrirë në 18 shtete të botës, nga Perëndimi në Lindje, në më shumë se 10 mijë të punësuar, dhe e cila aktivitet kryesor e ka ndërtimin.

Kompania është themeluar në vitin 1991, nga z. Behgjet Pacolli, në Lugano të Zvicrës.

Mabetex Group gjatë gjithë veprimtarisë është shquar për krijimtari të lartë, qasje profesionale, risi teknologjike dhe vulën e saj shqiptare. Ndërsa strategji e kësaj kompanie gjigante gjithnjë ka qenë të aftësojë klasën punëtorë shqiptare dhe të rris mirëqenien e tyre./Arbresh.info/

The post Gjiganti Mabetex i themeluar nga Behgjet Pacolli ndërton një kompleks të jashtëzakonshëm sporti në Kazakistan appeared first on DRENICA PRESS.

A flet shqip djali i Lorik Canës? Gruaja italiane jep përgjigjen befasuese (FOTO LAJM)

Posted: 12 Jul 2018 11:57 AM PDT

Në qershor të 2014-s, Lorik Cana i dha fund beqarisë duke u martuar me arkitekten italiane Monica, me të cilën një vit më vonë mirëpriti fëmijën e tij të parë, Boiken.

Gjatë këtyre katër viteve, Monica duket se është përkushtuar shumë për të mësuar shqip.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram nëse ka mësuar të flasë shqip, Monica shkruan:

"Është një gjuhë e vështirë, por po e provoj… Asgjë nuk është e pamundur".

Një tjetër ndjekës e pyet se, çfarë fjalësh di ajo shqip.

"Shumë fjalë, por e preferuara është "xixëllonja", shkruan bashkëshortja e Lorik Canës, shkruan Iconstyle.

Por një nga pyetjet që mund ta keni menduar, duke marrë parasysh patriotizmin e Canës, është nëse edhe djali i tyre flet gjuhën tonë.

"Boiken flet italisht me mua, shqip me të atin dhe frëngjisht me të dy", tregon Monica Cana. /albeu.com/

The post A flet shqip djali i Lorik Canës? Gruaja italiane jep përgjigjen befasuese (FOTO LAJM) appeared first on DRENICA PRESS.

Humbi çdo gjë në lloto, babai i dy fëmijëve vret veten

Posted: 12 Jul 2018 11:54 AM PDT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik.

44-vjeçari, babai i dy fëmijëve i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në objektin ku punonte.

Viktima ishte roje e godinës së ish-uzinës së naftës në Cerrik.

Nga raportimet e para mësohet se 44-vjeçari vrau veten pas humbjes së pasurisë në lloto sporti.

Mësohet se 44-vjecari i kishte vënë të gjitha lekët që dispononte në lloto por humbja e Belgjikës me Francën ka bërë që t’i humbasë kursimet e familjes.

I ngarkuar psikologjikisht, babai i dy fëmijëve ka kryer vetëvrasje.

Viktima Arens Tabaku ka lënë nje letër ku i kërkonte ndjese familjes për ç’ka kishte bërë. /albeu.com/

The post Humbi çdo gjë në lloto, babai i dy fëmijëve vret veten appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more