Skip to main content

Ai ishte i pari, ai ishte prijës!

Ai ishte i pari, ai ishte prijës!


Ai ishte i pari, ai ishte prijës!

Posted: 31 Jul 2018 02:07 AM PDT

Shkruan: Aferdita Maliqi

Isha nxënëse, kur nga ish-Jugosllavia ishte marrë një vendim për amnestimin e të gjithë të burgosurve politikë, që ishin nëpër burgje. Në mesin e tyre, ishte edhe daja im nga Llapushniku, Ismet Sopi, së bashku më shumë drenicakë. Lirimi i tyre ishte një çlirim për të gjitha ato familje, që për vite të tera ishin përballur me vuajtjet, pritjet e gjata nëpër burgje, tmerret e presionet e vazhdueshme.

Në familjen time ishte një gëzim i madh…. pas 10 viteve burgim, më në fund nëna ime e shihte vëllain të lirë. Unë isha shumë e lumtur, se më në fund, do ta shihja njërin që komunikoja aq mirë me kode (përmes letrave), dhe merrja këshillat se cilat nga librat duhet t'i lexoj…

Karvani i njerëzve që vinin për ta parë dhe uruar për lirimin e tij ishte i madhe. Ndërkaq, kur njerëzit filluan të ndalnin, ishte një organizim që ish-të burgosurit të vizitonin shokët e tyre, me të cilët kishin vuajtur dënimin, ose ishin njohur në rrethana tjera. Daja im, së bashku me disa shokë dhe bashkëfshatarë të tij, kishte vendosur të vizitonte shokët e tij, por do të fillonte nga baca Adem. Pjesë e këtij grupi, isha edhe unë, sepse isha mbesa e privilegjuar, për shkak te komunikimit të mirë të koduar që kisha bërë, sa ai ishte në burg.

Çfarë ndjenje ishte për mua, të vizitoj njeriun që e kisha pas idol, që kisha dëgjuar aq shumë për të…si sot e mbaj mend atë shtëpinë të motra e vet, ku bënte pritje baca Adem…Ne ishim shumë, por dajën tim e përqafoi dy herë, se e kishte për qejfi për shkak të qëndrimit të tij në burg.

Më pastaj, kur baca Adem vinte të dajallarët e mi, unë gjithë shkoja ta takoja, dhe isha nga të paktat femra që hyja nëpër oda… E kujtoj se njerëzit që dëgjonin që do të vijë baca Adem ngarendnin ta shihnin…t'i dëgjonin këshillat e tij.

Për mua ai ishte njeri i madh: për qëndresën heroike, sakrificën, humanizmin dhe mbi të gjitha për atë shpirt aq të madh për të mbrojtur të drejtat e secilit komunitet. Ai ishte i pari, ai ishte prijës!

P.s: Në foto baca Adem në Llapushnik, bashkë me dajën tim dhe kushëririn tim, Ejupin (diku aty kam qenë edhe unë).

Fotografia e Aferdita Maliqi

The post Ai ishte i pari, ai ishte prijës! appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo pilote si lockë, të bën ta rezervosh bileten vetëm për ta parë në Aeroplan

Posted: 31 Jul 2018 02:04 AM PDT

Pilotja 20-vjeçare që po "fluturon" në Instagram

Njihuni me piloten bukuroshe të avionit që ka mbi 19 000 ndjekës në Instagram.

Që nga mosha 16-vjeçare, Aimme Burn fluturon mbi vullkane për të fituar bukën e gojës. Në Instagram ajo poston foto nga Mali Tongariro, Mali Ngauruhoe dhe Mali Ruapehu.

Bjondja bukuroshe thotë se qëllimi i saj është që t'u tregojë fansave se të gjithë mund të bëhen pilotë, meshkuj dhe femra.

The post Kjo pilote si lockë, të bën ta rezervosh bileten vetëm për ta parë në Aeroplan appeared first on DRENICA PRESS.

Gjendet një telefon i humbur, pronari të lajmërohet në këtë numër telefoni

Posted: 31 Jul 2018 01:56 AM PDT

Ky telefon i markës Iphone 5S është gjetur në një nga taksitë që operojnë në komunën e Vushtrrisë.

Personit të cilit i ka humbur ky telefon të lajmërohet në numrin si në vijim :

Tel : 049183018

The post Gjendet një telefon i humbur, pronari të lajmërohet në këtë numër telefoni appeared first on DRENICA PRESS.

Për 3 muaj, Komuna e Skenderajt shpenzon 10 mijë euro për dreka zyrtare

Posted: 31 Jul 2018 01:54 AM PDT

Ndonëse për tre muajt e parë të vitit 2018 Komuna e Skenderajt ka shpenzuar vetëm 350 euro për dreka zyrtare, për tre muajt në vijim prill-maj-qershor ajo shpenzoi për dreka zyrtare hiç më pak se 10 mijë euro. Për gjashtë muaj gjithsej për dreka zyrtare janë shpenzuar 14.442.25 euro, por 4.280 euro i janë atribuuar Sami Lushtakut si borxh i vitit 2017. Të hyrat vetjake janë 55,7 për qind më të vogla se në vitin 2017.

Vetëm për tre muajt prill-maj-qershor Komuna e Skenderajt ka harxhuar hiç më pak se 10 mijë euro për dreka zyrtare.

Ndonëse Mehmet Berisha, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim në Komunën e Skenderajt, është përpjekur t'i arsyetojë shpenzimet me harxhimet kinse të shkollave që kanë shënuar përvjetorët, opozita në Skenderaj ka vlerësuar se kjo shumë e mjeteve prej 10.164 eurosh për dreka zyrtare për vetëm 3 muaj kalon dyfishin e shpenzimeve të të njëjtës kategori për 6 muaj të qeverisjes së Sami Lushtakut me komunën e Skenderajt në vitin 2017, kur për dreka zyrtare në periudhën janar – qershor 2017 ishin shpenzuar 5.435 euro.

Edhe në raportin e tremujorit të parë të shpenzimit të buxhetit për dreka zyrtare ishin shpenzuar 4.630 euro, por drejtori Berisha kishte sqaruar në formë të shkruar se nga kjo shumë 4.280 euro janë borxhe për shpenzime për dreka zyrtare nga viti i kaluar, duke precizuar se qeverisja e Bekim Jasharit për 3 muajt e parë të vitit 2018 ka shpenzuar vetëm 350 euro.

Edhe tani në raportin për shpenzimin e buxhetit për 6 muaj të vitit 2018 janë evidencuar saktësisht 14.442.25 euro për dreka zyrtare, por meqë 4.280 "i janë faturuar" Sami Lushtakut, atëherë, siç është precizuar edhe në raport, për 6 muajt e këtij viti për dreka zyrtare janë shpenzuar 10.164 euro, 350 euro për periudhën janar-mars dhe 9.814 euro për periudhën janar-qershor 2018. /Zëri/Telegrafi/

The post Për 3 muaj, Komuna e Skenderajt shpenzon 10 mijë euro për dreka zyrtare appeared first on DRENICA PRESS.

Po zbrazet fshatrat, shpërnulje të mëdha drejt qytetit

Posted: 31 Jul 2018 01:22 AM PDT

Viteve të fundit në Kosovë është rritur dendësia e përgjithshme e popullsisë, sidomos nëpër qytete. Dyndjet nga zonat rurale për në ato urbane, nga ekspertët shihen si pasojë e mungesës së kushteve elementare për jetë dhe perspektivë në këto zona.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 1981, në 1 kilometër katror, jetonin 145 banorë, në vitin 2011 – 163 kurse vitin e kaluar në 1 kilometër katrorë në Kosovë jetonin 164,92 banorë.

Njohës të çështjeve demografike, theksojnë se dendësia e popullatës kryesisht është rritur në viset urbane, pasi sipas tyre, pas përfundimit të luftës shumë qytetarë janë zhvendosur nga viset rurale.

Demografi Rifat Blaku, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova ka dendësi më të madhe sesa mesatarja e vendeve në rajon, por edhe në Evropë.

"Rritja e dendësisë sidomos në disa rajone, është mosrespektim i një plani nacional hapësinor dhe kemi mbipopullim në qendrat e mëdha të Kosovës, sidomos në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Gjilan si zonat gravituese nga zonat rurale" thotë Blaku.

Edhe profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Fitim Humolli, për Radion Evropa e Lirë shprehet se numri i banorëve në Kosovë është ekuivalent më shtrirjen dhe territorin e saj, por ka një përqendrim të theksuar të dendësisë së popullsisë në disa qendra të Kosovës, konkretisht në kryeqytet, në Prishtinë.

"Kjo i shkakton probleme zhvillimit të zonave periferike, mos të them zonave rurale, dhe shkakton një koncentrim i cili është vështirë të "kapërdihet" në kuptimin ekonomik dhe social", thotë Humolli.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, vitin e kaluar, ka qenë rreth 1.8 milion, kurse vetëm në Prishtinë, sipas të dhënave zyrtare, thuhet se jetojnë mbi 211 mijë banorë.

Po, jo zyrtarisht thuhet se Prishtina ka mbi 400 mijë banorë, pasi që llogaritet se një pjesë e popullatës ka banime të përkohshme edhe në pjesë të tjera të Kosovës.

Sipas shënimeve zyrtare të publikuara nga administrata komunale, vlerësohet se gjatë ditës në Prishtinë lëvizin mbi 500 mijë qytetarë.

Vetëm gjatë vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare, janë shënuar rreth 9 mijë raste të lëvizjeve të brendshme të popullsisë, nga një komunë në tjetrën.

Kjo zhvendosje, sipas ekspertëve, ka ndodhur me vullnetin e qytetarëve, në kërkim të një jete më të mirë.

Profesori Rifat Blaku, thotë se mungesa e kushteve dhe infrastrukturës nëpër viset rurale ka bërë që qytetet të jenë më atraktive.

"Mungesa e infrastrukturës, shkollës, ambulancave, pastaj mundësitë e vogla për punësim nëpër fshatra, e bëjnë qytetin më atraktiv, më tërheqës. Si rezultat i një "eksodi" të pakontrolluar nga fshati", thekson Blaku.

Shpërngulja e popullatës së Kosovës nga zonat rurale në ato urbane "ka krijuar probleme, pa fajin e tyre, në fusha të ndryshme" thotë në anën tjetër Fitim Humolli.

"Mungesa e politikave të mirëfillta rajonale dhe lokale, ka bërë që qytetarët me të drejtë t'ua mësyjnë territoreve më atraktive".

"Kjo ka shkaktuar shumë probleme, sepse një pjesë e madhe e popullsisë e ardhur nga zonat periferike, nuk mund t'i përshtaten ambienteve të reja, të cilat vetëm janë parë në Kosovë" shprehet Humolli.

Ndryshe, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përqindja e popullsisë që jetonte në zonat rurale në vitin 2011 ishte 61,7 për qind, kurse në zonat urbane 38.3 për qind.

The post Po zbrazet fshatrat, shpërnulje të mëdha drejt qytetit appeared first on DRENICA PRESS.

Për të fituar Liberalizimin e Vizave, Kosova duhet të plotësoj edhe këto dy kushte

Posted: 31 Jul 2018 01:09 AM PDT

Ish-ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka thënë se deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës para se të shkojnë në pushime verore duhet t'i votojnë marrëveshjet për qasje në programet e IPA-s.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ajo ka vlerësuar se marrëveshjet e Kosovës për qasje në programet e Bashkimit Evropian si dhe fondet e IPA-s janë dy çështje të rëndësisë vitale për shtetin e Kosovës.

Ahmetaj u ka bërë thirrje institucioneve ta shtojnë angazhimin për t'i përfunduar reformat e domosdoshme në mënyrë që shteti i Kosovës të avancojë në procesin e integrimit evropian.

Sipas saj, ky proces duhet të mbetet prioritet i institucioneve vendore dhe, si i tillë, kërkon konsensus politik.

"Procesi i integrimit evropian duhet të mbetet prioritet për institucionet e Republikës së Kosovës, prandaj në vazhdimësi duhet të shtohet puna drejt përmbushjes së këtyre kritereve apo bërjes së reformave të domosdoshme, në mënyrë që shteti ynë të avancojë në këtë agjendë/ proces. Integrimi evropian është proces që i takon edhe pozitës edhe opozitës, prandaj për këtë proces është shumë me rëndësi të ketë konsensus politik", është shprehur Ahmetaj.

Ajo ka folur edhe për ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke shprehur optimizëm se ky proces do të përmbyllet këtë vit nga BE-ja.

"Për procesin e liberalizimit të vizave jam optimiste që si proces brenda institucioneve të Bashkimit Evropian do të përmbyllet këtë vit", ka deklaruar Ahmetaj.

Megjithatë ish-ministrja e Integrimit Evropian ka bërë me dije se shtetit të Kosovës i mbetet të dëshmojë para shteteve anëtare të Bashkimit Evropian se është duke e luftuar korrupsionin dhe se nuk ka numër të rritur të azilkërkuesve kosovarë në vendet e Bashkimit Evropian.

"Kosova duhet të dëshmojë para shteteve anëtare se është duke punuar në vazhdimësi në luftimin e korrupsionit. Duhet të dëshmojë se i ka përmbushur të gjitha kriteret për lëvizje të lirë si dhe duhet të dëshmojë se nuk ka numër të rritur të azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian", është shprehur Ahmetaj.

The post Për të fituar Liberalizimin e Vizave, Kosova duhet të plotësoj edhe këto dy kushte appeared first on DRENICA PRESS.

Kosovën nga e premtja pritet ta godet të nxhetit me temperatura të larta

Posted: 31 Jul 2018 01:05 AM PDT

Moti në fund të javës do të jetë i nxehtë dhe për një javë nuk do të ketë reshje shiu.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, tha se ndryshimet  klimatike në Kosovë janë sikur edhe në vendet e tjera.

"Kjo është në situatë që do të  tejkalohet. Por kjo sjellë edhe ndryshime tek rendimentet, pasi që nuk ka kushte për t'i tharë të mbjellat", tha ai sot për RTK.

Sipas tij, këtë vit më së miri ka pasur elemente pozitive tek misri.

"Këtë vit misri në Kosovë, është sikur në Kaliforni. Por, ky vit është i dëmshëm është për grurin, për dredhëzën, për mjedrën", tha ai.

"Vera do të jetë e më vonshme. Në gusht do të shkojnë deri në 35 gradë celsius", tha ai.

Tahirsylaj, vlerësoi se edhe degradimi i pyjeve po sjellë pasoja të rënda. "Në grykën e  Deçanit po ashtu edhe në Pejë është situatë e rëndë, prerja e pyjeve sjellë edhe vërshime në Kosovë", deklaroi ai.

The post Kosovën nga e premtja pritet ta godet të nxhetit me temperatura të larta appeared first on DRENICA PRESS.

Të burgosurat, të diskriminuara nga falja dhe nga lirimi me kusht

Posted: 31 Jul 2018 12:44 AM PDT

Ndonëse janë të pakta femrat që kryejnë krime dhe vuajnë dënimin në Qendrën Korrektuese në Lipjan, i vogël është edhe numri i atyre femrave që fitojnë privilegjin të lirohen me kusht ose të falen nga presidenti i vendit. Numri i vogël i femrave që kanë privilegjin të lirohen me kusht ose edhe të falen nga presidenti ka nxitur reagim nga përfaqësues të Organizatës për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. Ata kërkojnë që presidenti dhe paneli për Lirim me Kusht të jenë më dorëlirë edhe për femrat, shkruan sot gazeta “Zëri”.

"Vrasje e rëndë", "Tentim vetëvrasje", "Shtytje në vrasje", "Trafikim me njerëz" janë vetëm disa nga veprat për të cilat janë dënuar dhe po mbajnë burgun rreth 40 femra në Qendrën Korrektuese në Lipjan.

Mosha e femrave të dënuara që gjenden në këtë Qendër nis nga 17 vjeç e deri në 53-vjeçare. Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Jeton Kabashi, pohon se në Qendrën Korrektuese në Lipjan janë gjithsej 39 femra, të cilat vuajnë dënimet për vepra të ndryshme. Sipas tij, në mesin e tyre është një femër e mitur e dënuar dhe një tjetër me masë institucionale edukative korrektuese.

"Në Qendrën Korrektuese në Lipjan në mbajtje të dënimit janë 37 femra madhore, një (1) e mitur e dënuar dhe një (1)  me masë institucionale edukative korrektuese. Veprat janë: 'Vrasje e rëndë', 'Vrasje', 'Vrasje në tentativë', 'Trafikim me njerëz', 'Vjedhje', 'Blerje posedim', 'Shpërndarje', 'Shitje e paautorizuar e narkotikëve', 'Mundësim ose detyrim në prostitucion', 'Keqtrajtim ose braktisje e fëmijës', 'Ngacmim', 'Mashtrim', 'Shtytje në vetëvrasje'.

The post Të burgosurat, të diskriminuara nga falja dhe nga lirimi me kusht appeared first on DRENICA PRESS.

Kosova në Bruksel kërkon të drejta për Luginën, jo bashkim

Posted: 31 Jul 2018 12:40 AM PDT

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po kërkojnë që çështja e kësaj treve shqiptare të përfshihet në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd, madje ata kërkojnë që Lugina të bashkohet me Kosovën. Megjithatë në Zyrën e Presidentit Thaçi thonë se në Bruksel do të kërkojnë të drejta për shqiptarët e tri komunave shqiptare në Serbi, por nuk thonë se do të kërkohet bashkimi i tyre me Kosovën, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Presidenca e Kosovës edhe një herë ka bërë të ditur se në bisedimet e Brukselit me Serbinë do të diskutohet edhe për çështjen e Luginës së Preshevës. Zyrtarë nga Presidenca i kanë thënë "Zërit" se aty do të adresohen probleme të shumta me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës, duke filluar nga respektimi i të drejtave elementare njerëzore e deri tek ato kombëtare e politike.

Në anën tjetër, liderët shqiptarë të Preshevës, të Medvegjës e të Bujanocit kanë kërkuar sërish që Lugina të bëhet pjesë e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës Lindore i kanë thënë gazetës se edhe kjo pjesë e banuar me shqiptarë duhet të përfshihet në procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Në anën tjetër, njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë vlerësuar se udhëheqësi i dialogut (nga pala kosovare), Hashim Thaçi, mund ta hedhë në tavolinë çështjen e Luginës më shumë për të treguar se nuk e ka të lehtë të bëjë ndonjë marrëveshje të dëmshme për Kosovën sesa që vërtet është i interesuar ta zgjidhë problemin e Luginës.

Çollaku: Serbia e ka për obligim t'i respektojë të drejtat e shqiptarëve

Bekim Çollaku, shef i stafit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka pohuar se në Bruksel do të diskutohet për çështjen e Luginës së Preshevës.

"Sigurisht se po. Serbia e ka për obligim që t'i respektojë dhe t'i afirmojë të drejtave e komuniteteve, në këtë rast të shqiptarëve në përputhje me standardet më të larta evropiane. Fatkeqësisht, Serbia është ende shumë larg përmbushjes së këtyre standardeve kur bëhet fjalë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës".

The post Kosova në Bruksel kërkon të drejta për Luginën, jo bashkim appeared first on DRENICA PRESS.

Serena Del Mar, “qyteti i ëndërruar” që po ndërtohet privatisht (FOTO)

Posted: 30 Jul 2018 10:46 PM PDT

"Duket utopiane, e di", thotë Daniel Haime, teksa qëndron mbi hartën e Serena del Mar, qytetit që po ndërton në Detin Karaibean. Ai ka në plan të transformojë një territor prej më shumë se 1000 hektarësh, (në dalje të Kartagjenës, në Kolumbi, të blerë nga familja e tij në vitin 1968) në një metropol plot gjallëri ku lojtarët e pasur të golfit do të jetojnë me emigrantët e varfër.

Do të ketë spitale moderne, shtëpi për familje me pak të ardhura dhe shkolla shtetërore. Do të ketë një mol për varka, korsì biçikletash, një hotel luksoz dhe restorante buzë detit. Një ditë, "vaporetët", tragetet e vegjël autobusë, mund ta lidhin Serena Del Mar me qendrën e qytetit të Kartagjenës.

Kjo duket si kohë e mbarë për të ndërtuar një qytet në Kolumbi. Në vitin 2016, qeveria dhe grupi rebel FARC nënshkruan një marrëveshje paqeje që i dha fund një konflikti 50-vjeçar. Ekonomia është gjallëruar nga një optimizëm i kujdesshëm. Bogota dhe Medellin, dy qendrat më të mëdha, janë bërë qytete model për stilin urban dhe "smart". Por jo Kartagjena. Mund të jetë vërtet një nga qytetet me rritjen më të shpejtë, por, sipas Nikolas Galarza Sançez, një studiues në "Institutin Marron për Menaxhim Urban" të Universitetit të Nju Jorkut, është gjithashtu një shembull se si nuk duhet të zgjerohet një zonë urbane.

Është zgjeruar në një mënyrë tipike për Amerikën e Jugut: pallate të larta për të pasurit, të ndërtuara buzë detit, dhe lagjet e të varfërve, të cilët kanë ngritur ndërtesa të shëmtuara dhe informale në zona ku shpesh ka përmbytje.

Galarza dhe kolegët e tij po punojnë me qeverinë kolumbiane që të menaxhohet rritja e popullsisë në 100 qytete të ndryshme nëpër të gjithë vendin.

Universiteti i Biznesit të Andesit

Serena Del Mar ndodhet rreth 11 kilometra më larg, përgjatë bregut, dhe po zhvillohet privatisht nga kompania e Haimes, "Novus Civitas". Ai planifikon të mbulojë një pjesë të rritjes së qytetit. Pas 30 vitesh mund të ketë rreth 100,000 banorë. Plani bazë (Masterplani) është skicuar nga EDSA, një firmë amerikane që përqendrohet shumë te ndërtimet e gjelbra. Dizenjot e tyre përballen me dy sfida të mëdha: qyteti duhet të përballojë edhe rritjen e shpejtë të popullsisë, edhe ndryshimet klimatike.

Shumica e qyteteve të zhvilluara së fundmi nëpër botë bazohen te idetë e La Korbusierit, i cili mbështeste shembjen e qendrave historike dhe zëvendësimin e tyre me super-blloqe pallatesh të rrethuara nga gjelbërimi, ose "kulla në park", pa i kushtuar shumë vëmendje ndryshimeve në mjedis. Vizioni i Haimes është për një qytet të gjelbër, ku dizenjoja udhëhiqet nga natyra. Ai është frymëzuar nga veprat e Ian McHarg, arkitekt skocez dhe një nga pionierët e ndërtimit ekologjik, që në vitet 1960.

Mes arkitektëve për Serena del Mar është edhe Brandon Haw, firma e të cilit merret me katër ndërtesa, përfshi një shkollë biznesi për Universitetin e Andesit. "Ajo që na mëson historia", thotë ai, "nuk është stili, por mënyra se si njerëzit i organizonin qytetet dikur, në mënyrë që të zbuteshin kushtet e klimës." Ashtu si në qytetin e vjetër të Kartagjenës, ku rrugët kanalizonin erën dhe shtëpitë ndërtoheshin pas oborresh me pemë, edhe universiteti kap flladet e veriut dhe i shtyn si hinkë drejt një rezervuari dekorativ në qendër, i cili pastaj ndihmon që të freskohet hapësira. Fletët vertikale, ndryshimi modern që po u bëhet fletëve horizontale të grilave koloniale, që u vendoseshin dritareve, e mbrojnë fasadën nga drita e diellit.

Parqet do të kenë shumë pemë Samani, me kurora gjigante, që rriten në Amerikën e Jugut.

Qendra tregtare e qytetit do të ndërtohet rreth një kanali me përrenj që zgjaten përmes zonave të banuara. Tre të katërtat e zonës do të përbëhen nga parqe, lumenj të mbrojtur, bimë rizofore (bimë që zhvillojnë rrënjë si degë të forta në ujë, aty ku trupi ujor lidhet me bregun, duke ndihmuar shumë kundër përmbytjeve), dhe me pemë Samani,  (pemë me kurorë shumë të madhe, që rriten në Amerikën e Jugut).

Në brigje do të ketë bimë rizofore kundër përmbytjeve

Kanalet do të jenë të hapur, që uji i detit të freskojë rizoforet. Kur të bjerë shi, uji do të kalojë përmes luginave, të cilat nuk janë të përshtatshme për të ndërtuar shtëpi, por të shkëlqyera për fusha golfi, pasi vaditja e përhershme i mban fushat gjithnjë të gjelbra. Themelet e ndërtesave do të jenë përmbi nivelin e detit, që të mbrohen nga rritja e nivelit të ujit në të ardhmen.

Dhe meqë pabarazia e të ardhurave ekonomike është shumë e lartë në Kolumbi, ajo që e bën këtë projekt më të pazakontë se të tjerët është ndjeshmëria e planifikuesit ndaj problemeve shoqërore. Ashtu siç ndodh në qytetet e tjera të Kolumbisë, edhe në Kartagjenë po shpërngulen banorë që duan t'i shpëtojnë dhunës së lartë në zonat rurale. Disa dekada më parë, një grup refugjatësh nga zonat e largëta të vendit, u vendosën për të jetuar në një plazh që tani është pjesë e Serena Del Marit.

Pronarët e tokës kanë një detyrim ligjor që të bien dakord me ata që banojnë në tokën e tyre për mënyrën se si do të zhvillohet zona, një ligj që shpeshherë është mënjanuar. Por pasi e nënshkroi marrëveshjen në prani të zyrtarëve shtetërorë, Haime premtoi se Serena Del Mar do të kishte shtëpi, shkolla dhe vende pune për këta banorë. Shtëpitë e tyre do të mbeten aty ku janë. Kur të duan të zgjerohen, në zonën e tyre do të ketë shtëpi me çmim të lirë.

Ndërtimi i kësaj vepre ka nisur dhe shumë shpejt pritet të nisin funksionet e para, si hapja e universitetit dhe shpërngulja e familjeve. Do të ketë autobusë në stacione dhe një spital me 400 shtretër, të modeluar nga firma e njohur e Moshe Safdie, me konsulentë nga John Hopkins Medicine International. Spitali do të pranojë pacientë të mbuluar nga sigurimet shtetërore të Kolumbisë.

Më shumë se 50% e popullsisë së botës jeton në qytete, dhe OKB parashikon se kjo shifër ka për të shkuar në 66% deri në vitin 2050. Nëse plani i Haimes do të jetë pozitiv, nëse lojtarët e pasur të golfit përzihen në mënyrë të suksesshme me emigrantët e varfër,  ndërtuesit do të vijnë të studiojnë se si e bëri.

Rebecca Dalzell, The Economist

 

The post Serena Del Mar, "qyteti i ëndërruar" që po ndërtohet privatisht (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more