Skip to main content

“10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët” plus 9 more Ekonomia Online

“10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët” plus 9 more Ekonomia Online


10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët

Posted: 11 Jul 2018 09:30 AM PDT

Ju ndoshta e dini, por nuk keni patur mundësinë të provoni se jeni më i zgjuar se pjesa tjetër e kolegëve në vendin tuaj të punës. Sipas studimeve shkencore, disa nga treguesit që tregojnë nivele të lartë të zgjuarsisë suaj janë si më poshtë:

Nuk pini duhan

Sipas një studimi në Izrael, në vitin 2010, me 20000 ushtarë meshkuj, u arrit në konkluzionin se ata që e pinin duhanin e kishin koefiçentin e inteligjencës (IQ) 7.5 pikë më të ulët se ata që nuk e pinin duhanin. Ky studim u realizua me meshkuj, por edhe për femrat vlen e njëjta gjë, nuk duhet pirë duhan.

Mashkull që nuk pini shumë alkool

Meshkujt me rezultate të larta në testin e inteligjencës nuk e pinin alkoolin dhe e kundërta ndodhte me ata që e pinin. Në pirjen e alkoolit ndikojnë shumë faktorë si gjendja ekonomike apo statusi social.

Femër që e pini alkoolin

Në shkollën ekonomike të Londrës u realizua një studim sipas të cilit femrat e edukuara, me nivel të lartë inteligjence ishin ato që e pinin alkoolin. Gjithashtu u rezultua se këto femra kishin rezultate të larta edhe në testet e shkollës.

Jeni fëmija i parë i lindur

Fëmijët më të mëdhenj kanë një nivel të IQ-së më të lartë. Ky fakt nuk është për shkak të faktorëve biologjikë, por për shkak të marrëdhënies psikologjike që kanë fëmijët me prindërit.

Jeni i gjatë

Sipas një studimi në vitin 2008 njerëzit e gjatë kishin koeficientë inteligjence më të lartë.

Nuk jeni shumë fetar, jeni liberal

Psikologu Satoshi Kanazawa, pas një studimi të kryer po në shkollën Ekonomike në Londër arriti në disa përfundime:

-Njerëzit që nuk besonin në një fe kishin koefiçent inteligjence më të lartë se sa ata që kishin një besim fetar.

-U vu re një diferencë prej 11 pikësh në testin e inteligjencës midis adoleshentëve që e konsideronin veten si liberalë (106 pikë) dhe atyre që e konsideronin veten konservativë (95 pikë).

Keni marrë leksione për muzikën

Në vitin 2011, në Universitetin e New Yorkut u realizua një studim, sipas të cilit fëmijëve iu zhvillohej inteligjenca verbale dhe kishin ndryshime në aktivitetin e trurit pasi kishin marrë leksione për muzikën çdo ditë gjatë një muaji.

Jeni një person që pëlqeni macet

Kërkimet në Universitetin e Carroll panë se kishte një ndryshim në personalitetin e njerëzve që pëlqenin macet dhe atyre që pëlqenin qentë. Ata që preferojnë qentë janë më energjikë, pëlqejnë të dalin e të argëtohen, ndërsa ata që që preferojnë macet janë më të ndjeshëm, më mendje-hapur dhe me koeficientë më të lartë të inteligjencës.

The post 10 fakte që tregojnë se jeni më i zgjuar se kolegët appeared first on Ekonomia Online.

NATO fton Maqedoninë në negociata, pret zgjidhjen e çështjes së emrit

Posted: 11 Jul 2018 09:29 AM PDT

Liderët e NATO-s e kanë ftuar edhe zyrtarisht Maqedoninë që t'i fillojnë bisedimet për anëtarësim, ndonëse ia kanë bërë me dije se kjo gjë nuk mund të kompletohet deri pas zgjidhjes së problemit të emrit.

Ftesa e zyrtarizuar në një deklaratë në samitin e NATO-së, shtron rrugën për shtimin e anëtarit të 30-të në këtë aleance.

Maqedonia dhe Greqia muajin e kaluar nënshkruan një marrëveshje që Maqedonia ta ndryshojë emrin në Maqedoni Veriore.

Në këmbim të kësaj, Athina i ka zhbllokuar pëprjekjet nga fqinjët për t'iu bashkuar NATO-s dhe BE-së.

NATO ka thënë sot se "zgjidhja e problemit të emrit është një kusht për një përfundim të suksesshëm të procesit të anëtarësimit".

The post NATO fton Maqedoninë në negociata, pret zgjidhjen e çështjes së emrit appeared first on Ekonomia Online.

MD: Ligji për Dhomën e Posaçme nuk i privon palët nga ankesa

Posted: 11 Jul 2018 09:13 AM PDT

Ministria e Drejtësisë sqaron opinionin publik sa i përket disa shkrimeve të ditëve të fundit lidhur me Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Pretendimet se Projektligji në fjalë privon palët nga shkallshmëria e ankesës janë tërësisht të pabazuara, thuhet në një komunikatë shtypi.

Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme vepron si Gjykatë dy-shkallëshe. Është tërësisht e qartë se vendimet e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme, si pjesë e Gjykatës Supreme, nuk mund të jenë objekt i asnjë shkalle të mëtejshme të ankimimit, përveç se objekt i trajtimit nga Gjykata Kushtetuese, e cila garantohet nga paragrafi 15 i nenit 9 të Projektligjit në fjalë.

Duke marrë parasysh faktin se sipas Ligjit për Gjykatat, Dhoma e Posaçme është pjesë e Gjykatës Supreme si dhe duke marrë për bazë specifikat dhe procedurat e veçanta që zhvillohen në këtë institucion gjyqësor, mungesa e mjeteve të jashtëzakonshme juridike nuk përbën shkelje të të drejtave të garantuara me Kushtetutë (neni 31 dhe 54 i Kushtetutës së Kosovës dhe neni 6 dhe 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut). Ky qëndrim është vërtetuar edhe nga jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, gjatë trajtimit të mëhershëm të pretendimeve të ngjashme.

Nga ana tjetër, projektligji për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme jo vetëm se mundëson kalimin e kompetencave të plota tek gjyqtarët vendorë por njëkohësisht ofron alternativa konkrete që rrisin efikasitetin e punës së Gjykatës dhe shtojnë nivelin e llogaridhënies së gjyqtarëve për punën e tyre.

Përmes ndryshimeve strukturore dhe organizative janë ndërmarrë masa për zbatimin e parimeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut për një gjykim brenda një intervali të arsyeshëm kohor. Këto ndryshime kanë si synim bazë rritjen e efikasitetit në zgjidhjen e kontesteve dhe reduktimin ndjeshëm të numrit të lëndëve të grumbulluara, që rezulton me zhbllokimin e fondeve të privatizimit dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ministria e Drejtësisë është e bindur se gjatë seancës së nesërme deputetët do të vënë interesin e vendit mbi të gjitha dhe do ta miratojnë këtë Projektligj.​

The post MD: Ligji për Dhomën e Posaçme nuk i privon palët nga ankesa appeared first on Ekonomia Online.

Vetëvendosje mbanë në Tiranë tryezën “Shqiptarët dhe integrimi evropian”

Posted: 11 Jul 2018 09:00 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot në Tiranë tryezën e dytë me titullin "Shqiptarët dhe integrimi evropian", si vazhdim i tryezës të mbajtur më 15 maj 2018 në Prishtinë, është bërë e ditur përmes një komunikate për media.

Njoftimi i plotë:

Ashtu si në Prishtinë, edhe në këtë tryezë morën pjesë akademikë, studiues, artistë, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile, profesionistë të fushave të ndryshme dhe përfaqësues të subjekteve politike.

Tryeza u hap nga kryetari Albin Kurti, i cili, ndër të tjera, shpjegoi edhe 5 konkluzat e dala nga tryeza në Prishtinë: Nevoja për një proces integrimi që shihet e vlerësohet si proces i bërjes anëtar dhe jo i vajtjes në BE. Rëndësia strategjike e integrimit të njëkohshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Zhvillimi ekonomik dhe drejtësia si prioritet. Harmonizimi i një politike të jashtme të përbashkët Shqipëri-Kosovë dhe e shqiptarëve në përgjithësi dhe Puna me pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e njohin Kosovën.

Pjesëmarrësit e tryezës në Tiranë shprehën dakordësinë me konkluzat e nxjerra nga tryeza në Prishtinë, duke shtuar edhe konluaza të tjera si në vijim:

1. Çështjet kombëtare as nuk shuhen dhe as nuk marrin zgjidhje përfundimtare me integrimin në BE. Rasti aktual i Katalunisë në Spanjë është shembull që e vërteton këtë fakt.

2. Një nga pengesat më të mëdha të integrimit të shqiptarëve në procese më të gjera, përfshirë atë në BE ka qenë statu quo-ja në përfaqësimin politik shqiptar, e cila duhet të ndryshojë duke ndryshuar edhe cilësinë e përfaqësuesëve në Parlamente.

3. Keqkuptimi dhe keqinerpretimi i Bashkimit Evropian vetëm si proces teknik nga jashtë dhe si mbikqyrje formale standardesh nuk e ka lejuar shoqërinë shqiptare të shprehet aktivisht në bazë të elementeve dhe aftësive përbërëse të integrimit.

4. Një nga shtysat më të rëndësishme të integrimit evropian nis me njohjen sa më të plotë të aftësive si kolektivitet kombëtar, dh jo si përdorim instrumental i aktorëve civilë, politikë dhe ndërkombëtarë.

5. Bashkërendimi dhe bashkimi i tregjeve dhe prodhimeve të Kosovës e Shqipërisë.

6. Integrimi kulturor mbarëkombëtar është domosdoshmëri që duhet të realizohet paralelisht me integrimin evropian.

7. Platforma e çështjes kombëtare nuk mungon, siç këmbëngulet në të folurin mbizotërues, por ajo është shpallur që në Lidhjen e Prizrenit, ndaj sot nuk duhet të reduktohet në ekskluzivitet qeveritar, por në një akt të përbashkët intelektual politik.

Në të dy tryezat e organizuara deri më sot për këtë temë, nga Lëvizja Vetëvendosje, është dalluar qartë nevoja e madhe që kanë shqiptarët për të diskutuar hapur e përmbajtësisht lidhur me integrimin evropian, përtej formulave gjuhësore të ngurta e të përcipta, teknike dhe burokratike, që përdoren shpesh për këtë temë nga elitat politike shqiptare dhe zyrtarët e BE-së në vendet tona. Ne do të vijojmë të mundësojmë diskutimin pa komplekse sipas idesë dhe jo sipas interesave të ngushta që e zhbëjnë vetë politikën.

The post Vetëvendosje mbanë në Tiranë tryezën "Shqiptarët dhe integrimi evropian" appeared first on Ekonomia Online.

Gjeni ekuilibrin mes punës dhe familjes

Posted: 11 Jul 2018 09:00 AM PDT

Vitet e fundit gjithnjë e më shumë i është kushtuar vëmendje në nivel sindikatash, politik, organizim dhe sipërmarrje, nevojës për të harmonizuar punën, familjen dhe jetën private. Konsideroni ndër të tjera, pushimin prindëror, oraret fleksibël të punës dhe format e mirëqenies në biznes.

"Puna më ka impenjuar shumë dhe më duket se gjithnjë e më shumë kam pak kohë nga ajo që do të dëshiroja për të qëndruar me vajzën time, dhe pjesa tjetër, edhe për të gjetur kohë për mikeshat e mia duhet të bëj kapërcime të forta. Pra, mundi dhe tensioni i punës nuk qëndrojnë vetëm në zyrë. Kjo më bën që shpesh të ndihem e pakënaqur nga jeta që bëj", thotë profesori Guido Sarchielli, zëvendës-president i shkollës së Psikologjisë dhe Shkencave të Informimit në Cesena, Itali.

"Kur mbaroj punën, kam nevojë me dikë me të cilin të qetësohem dhe që mund të më kuptojë. Por ndodh që nga ngarkesat, edhe ditën e nesërme ta filloj punën sërish me bateri të shkarkuara. Për fat, shoku im është një dëgjues i mirë. Mbështetja e tij më ka ndihmuar shumë. Mes të tjerash, duke biseduar, shpesh marr sugjerime apo orientimet e duhura me zgjidhje të shkëlqyera për problemet e mia në punë".

"Që nga koha që jam nëpunës zyre në burimet njerëzore, kam vlerësuar gjithmonë rëndësinë e një komunikimi të mirë me të rinjtë e punësuar për të stimuluar përkushtimin e tyre. Tani mendoj se kjo po më ndihmon shumë edhe në të dëgjuarit e dy fëmijëve të mi adoleshentë me të gjitha problemet".

"Nuk është e lehtë për një punonjëse të mbajë bashkë punën dhe familjen. Je gjithmonë nën presion. Por, duhet të them se me aftësitë që kam zhvilluar falë punës time në informatikë, tanimë mund të ndihmoj më mirë fëmijët edhe në problemet e tyre shkollore".

Këto janë disa nga shembujt e ndryshëm të marrëdhënieve mes familjes dhe punës. I pari thekson ngarkesën që jep puna në jetën private, konfliktin mes dy poleve, si burim i stresit, denoncuar në mënyrë të përsëritur nga psikologët për efektet e tij të dëmshme mbi mirëqenien dhe shëndetin e njerëzve; tre të tjerat janë më komplekse, sepse tregojnë shkëmbimin e mundshëm, jo gjithmonë negativ, ndërmjet punës dhe jetës personale.

Në fakt, vitet e fundit është zhvilluar një ndjeshmëri e madhe ndaj gjetjes së një ekuilibri midis punës dhe jetës personale, i cili bën të mundur zgjerimin e perspektivave fillestare të ndikuara nga pasojat negative në një marrëdhënie të tillë. Si masa legjislative (p.sh. pushimi prindëror), politikat sociale (p.sh. kujdesi ndaj fëmijëve) dhe vendimet e mençura të organizatave publike dhe private (për shembull, orar fleksibël i punës dhe i mirëqenies së korporatave) kanë krijuar kushtet themelore për të ulur konfliktet e mëdha mes punës dhe jetës personale (familjare).

Prandaj, për të korrigjuar besimin e pamundësisë për të ndarë në mënyrë të kënaqshme rolin e punës dhe të familjes, gjithnjë e më shumë po supozohet drejt një perspektivë të psikologjisë pozitive, të aftë të vlerësojë dëshmitë e shumta në favor të ndërvarësisë mes këtyre roleve.

The post Gjeni ekuilibrin mes punës dhe familjes appeared first on Ekonomia Online.

Hoti takon në Bruksel Presidentin e Partive Popullore Evropiane Joseph Daul

Posted: 11 Jul 2018 08:46 AM PDT

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka takuar sot në Bruksel Presidentin e Partive Popullore Evropiane Joseph Daul, i shoqëruar nga Deputetët Driton Selmanaj dhe Lumir Abdixhiku.
Gjatë këtij takimi, Hoti i përcjelli Presidentit Daul falënderimet e kryetarit Mustafa për mbështetjen që EPP, si forca kryesore politike në kuadër të BE-së, ka dhënë për Kosovën.

Hoti e njoftoj Presidentin Daul lidhur me qëndrimin e LDK-së për dialogun me Serbinë, se LDK e mbështetë dialogun si e vetmja mundësi për normalizimin e marrëdhënieve me fqinjin verior. Hoti e njoftoi gjithashtu Presidentin Daul për zhvillimet politike në Kosovës, duke shprehur gatishmërinë që LDK-ja të udhëheqë dhe të krijojë koncenzusin e nevojshëm politik për dialogun pas legjitimimit në zgjedhje të lira.

Hoti i kërkoi Presidentit Daul mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës përmes mbështetjes nga ana e deputetëve të EPP-së në Parlamentit Evropian pasi që Komisioni Evropian të dorëzojë raportin në Parlamentin Evropian.

Presidenti Daul u shpreh se do t'i qëndrojë në krah Kosovës dhe LDK-së, si parti anëtare e EPP-së, në rrugën e integrimit evropian.

The post Hoti takon në Bruksel Presidentin e Partive Popullore Evropiane Joseph Daul appeared first on Ekonomia Online.

30 ditë paraburgim për drejtorin e Urologjisë që dyshohet se kërkoi ryshfet nga një pacient

Posted: 11 Jul 2018 08:36 AM PDT

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, drejtorit të Klinikës së Urologjisë në Qendrën Klinike Universitar të Kosovës (QKUK), Rexhep Kasumaj.

Lajmin për "Betimi për Drejtësi" e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit e kishte bërë prokurorja e rastit, Besa Limani.Rexhep Kasumaj ishte arrestuar më 6 korrik 2018, nga ana e Policisë së Kosovës, për shkak se dyshohet për veprën penale të marrjes së ryshfetit.

Siç kishte njoftuar Policia e Kosovës, më 6 korrik 2018, rreth orës 10:20, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike (DHKEK) pas pranimit të një informacioni nga një qytetar, ka ndërmarrë disa veprime policore në drejtim të hetimit të një personi, mbi dyshimin e bazuar të përfshirjes në veprën penale "marrje e ryshfetit".

Tutje, në njoftimin e policisë thuhej se, si rezultat i veprimeve të shpejta të hetuesve policorë, është arrestuar në flagrancë i dyshuari Rexhep Kasumaj, i cili dyshohet se nga një qytetar ka marrë para për t'i kryer shërbime mjekësore.Ndryshe, dy ditë më parë, Kasumaj ishte larguar përkohësisht nga puna me një vendim të zyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

The post 30 ditë paraburgim për drejtorin e Urologjisë që dyshohet se kërkoi ryshfet nga një pacient appeared first on Ekonomia Online.

Aktakuzë ndaj avokatit Tomë Gashi për zbulim të emrit të dëshmitarit të mbrojtur

Posted: 11 Jul 2018 08:33 AM PDT

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur aktakuzë ndaj avokatit Tomë Gashi, duke e ngarkuar për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 16 mars 2018, nga prokurori Blerim Igrishta, avokati Gashi më 29 prill të vitit 2016, rreth orës 10:54, pasi që paraprakisht kishte përfunduar seanca dëgjimore  në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e ku në procesverbal ishte informuar nga gjykatësi i rastit se seanca është e mbyllur dhe se duhet të ruhej si konfidencialitet ajo çfarë flitej aty, i njëjti me të dal nga seanca, pa autorizim ishte zbuluar të dhënat për identitetin e personit të mbrojtur në procedurë penale duke iu drejtuar mjeteve me deklarata dhe duke përmendur emrin e tij në mënyrë publike.

Kjo aktakuzë e siguruar nga "Betimi për Drejtësi" që është ushtruar ndaj Tomë Gashit është aktakuzë më kërkesë për shqiptimit të urdhrit ndëshkimor.

Kallëzimin ndaj Gashit, më 10 maj 2016 e kishte ngritur gjyqtarja penale në Njësinë Mobile të Gjyqtarëve të EULEX-it, Marie Tuma.

Në shkresën e siguruar nga "Betimi për Drejtësi", të cilën gjykatësja Tuma ia kishte drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ajo ka paraqitur kallëzim penal ndaj Gashit për veprat penale "shkelje e fshehtësisë së procedurës" dhe "mospërfillje e gjykatës".

Por, më 16 mars 2018, prokurori Igrishta, kishte hudhur pjesërisht poshtë kallëzimin penal për veprën penale "mospërfillje e gjykatës" pasi sipas tij, nuk ekziston dyshimi i arsyeshëm se avokati Gashi ka kryer këtë vepër penale.

Sipas prokurorit Igrishta, pas analizimit të kallëzimit penal dhe shkresave të tjera të bashkëngjitura shihet se nuk janë plotësuar elementet thelbësore të veprës penale.

Kjo pasi që, siç thuhet në aktakuzë, gjykatësja e rastit vetëm i ka njoftuar palët se seanca është mbyllur dhe çdo gjë që flitet aty është konfidenciale dhe nuk bën të dal nga aty.

Ndryshe, në shkresën e saj gjykatësja Tuma, ka thënë se gjyqtari i procedurës paraprake kishte lëshuar një urdhër arresti për të pandehurin Azem Syla më 26 prill 2016, ku më pas policia e kishte arrestuar të njëjtin më 29 prill 2016 dhe e kishte sjell para saj si gjyqtare kujdestare për një seancë dëgjimore për paraburgim.

"Avokati Tomë Gashi përfaqësonte të pandehurin. Në fillim të seancës së paraburgimit, unë deklarova se seanca ishte e mbyllur dhe shpalosja e çfarëdo informacioni në lidhje me rastin gjatë seancës ishte konfidenciale dhe nuk duhet të zbulohet në media apo dikujt tjetër. Të gjitha palët, duke përfshirë edhe  avokatin Tomë Gashi treguan se e kuptuan këtë dhe morën përsipër ta respektojnë atë", kishte shkruar Tuma në shkresën drejtuar Kryeprokurorit Lumezi.

Më pas, thuhet se gjatë rrjedhës së seancës, prokurori i EULEX-it kishte deklaruar se rasti i tij ishte i bazuar në një numër të burimeve të provave, duke përfshirë dëshmitë e dy dëshmitarëve bashkëpunues dhe dëshmitarëve të mbrojtur.

"Ai deklaroi se dëshmitari kryesor ishte N.B.. Ai deklaroi se më parë gjyqtarët e EULEX-it kishin aplikuar masa mbrojtëse për këtë dëshmitar në dy raste të tjera. Më 3 nëntor 2015, gjyqtari i procedurës paraprake po ashtu ka lëshuar një urdhër që shpall N.B. si dëshmitar bnashkëpunues në këtë rast. Kam vazhduar seancën dhe më 30 prill 2016, kam lëshuar një urdhër duke ia caktuar të pandehurit Azem Syla një muaj paraburgim", thuhet në kallëzim penal nga gjykatësja Tuma.

Kurse, ajo tutje kishte thënë se më 2 maj 2016 është informuar se Tomë Gashi thuhet se ka bërë deklarata për media të ndryshme në të cilat ai e ka identifikuar dëshmitarin N.B. dhe ka deklaruar se çështja e prokurorit ishte e bazuar në dëshminë e tij.

Ajo ka thënë se duket se Gashi i ka dhënë këto deklarata për mediat menjëherë pas seancës 29 prill 2016.

"Duket se z.Gashi thjeshtë ka injoruar udhëzimet e mia. Unë jam e vetëdijshme nga rastet e mëparshme, siç jam e sigurt si jeni edhe ju, se dëshmitari N.B. pavarësisht statusit të tij si një dëshmitar i mbrojtur, është frikësuar dhe bile ka pasur edhe përpjekje për ta lënduar atë", kishte shkruar Tuma në kallëzim penal.

Lidhur me ngritjen e kësaj aktakuze, "Betimi për Drejtësi" ka kontaktuar me avokatin Tomë Gashi.

Ai ka thënë se nuk është në dijeni se ndaj tij është ngritur një aktakuzë e tillë, prandaj ka thënë se lidhur me këtë do të deklarohet pasi të njoftohet me këtë çështje.

The post Aktakuzë ndaj avokatit Tomë Gashi për zbulim të emrit të dëshmitarit të mbrojtur appeared first on Ekonomia Online.

Trump president kontrovers, por ka disa thënie brilante

Posted: 11 Jul 2018 08:30 AM PDT

Sigurisht, në këto momente të gjithë kritikat janë drejtuar kundër tij, për shkak të deklaratave politike që ka bërë. Por, Donaldi ka qenë gjithmonë një mjeshtër sa i përket marrëdhënieve publike, dhe përcjelljes nëpër media të ideve të tij. Ja disa prej gjërave më brilante që kanë dalë nga goja e miliarderit, i cili po shkakton kaq shumë polemika këto kohë.

– "Pjesë e të qënurit një fitues, është të dish kur të thuash mjaft. Ndonjëherë duhet të heqësh dorë nga beteja dhe të largohesh, dhe të vazhdosh me diçka që është më produktive".

– "Si sipërmarrës, unë i zgjidhja me shumë kujdes mësuesit e mi, me shumë, shumë kujdes. Jam tejet i matur kur zgjedh njerëzit me të cilët kaloj kohën, dhe njerëzit që dëgjoj".

– "Eksperienca më ka mësuar disa gjëra. Njëra është të dëgjosh intuitën tënde, pavarësisht sa e mirë duket diçka në letër. E dyta është që, përgjithësisht je më mirë nëse kapesh pas diçkaje që e njeh. Dhe së treti, ndonjëherë, investimet më të mirë janë ata që nuk i bën fare".

– "Më tregoni një person që ka ego, dhe unë do ju tregoj një humbës"

– "nëse jeni të interesuar për ekuilibrimin e punës me kënaqësinë, ndalni përpjekjet për t'i ekuilibruar. Në vend të kësaj, bëjeni punën tuaj më të kënaqshme.

– Unë i jam kujtdo. Kur më kërkojnë, u jap. Dhe a e dini çfarë? Kur më nevojitet diçka prej tyre dy vjet më vonë, tre vjet më vonë, unë u kërkoj, dhe ata janë aty për mua".

– "Unë përpiqem të mësoj nga e kaluara, por unë planifikoj për të ardhmen, duke u fokusuar ekskluzivisht tek e tashmja. Këtu qëndron i gjithë dëfrimi".

– Në shumë drejtime, është më e lehtë të bësh gjërat në një shkallë të madhe. Eshtë më e lehtë të ndërtosh një rrokaqiell në Manhatan, se sa të blesh një shtëpi njëkatëshe në Bronx. Së pari, duhet po aq kohë të përmbyllësh një ujdi të madhe, sa edhe një të vogël. Do të përjetosh po aq shumë stres dhe acarim; do të kesh të njëjtat dhimbje koke dhe probleme".

– "Mos dil nga shinat. Kthehu në shina sapo të mundesh. Në fund, dalja nga shinat të vret".

– "Nuk e kisha imagjinuar asnjëherë, që pushimi i 67 personave nga puna në televizion kombëtar do të më bënte më popullor, sidomos mes brezit të ri".

– "Ndonjëherë, duke humbur një betejë, gjen një mënyrë të re për të fituar luftën".

– "Paraja nuk ka qenë asnjëherë një motivim i madh për mua, përveçse si mënyrë për të mbajtur shënim rezultatet. Eksitimi i vërtetë vjen nga të luajturit e lojës".

– "Udhëheqësit, ata të vërtetët, marrin përgjegjësi për suksesin e ekipit dhe kuptojnë se duhet të marrin përgjegjësi edhe për dështimin".

– "Nëse je pakëz ndryshe, apo nëse bën gjëra që janë të guximshme apo kontroverse, shtypi do të shkruajë menjëherë për ty".

– "Vazhdo. Ec përpara. Syno sa më lart. Planifiko ngritjen. Mos rri ulur në pistë, duke shpresuar se do të vijë dikush e do ta ngrejë avionin. Nuk do të ndodhë. Ndryshoje sjelljen dhe fito lartësi. Më beso, këtu lart do të të pëlqejë shumë".

– "Shiko, dëgjo dhe mëso. Nuk mund të dish gjithçka vetë. Kushdo që mendon se di gjithçka, është i destinuar të shkojë drejt mediokritetit".

– "Eshtë më e lehtë të pranosh kritikat, kur kupton se të vetmit që nuk kritikohen, janë ata që nuk ndërmarrin risqe".

– "Kur njerëzit janë në një gjendje përqëndirmi, fjalët 's'mundem', 'do përpiqem', 'do ta bëj nesër' dhe 'ndoshta' dalin prej fjalorit të tyre".

– "Mos u përpiq të shpenzosh shumë kohë, duke planifikuar apo përpjekur për të parashikuar problemet, pa ndodhur. Ky është thjeshtë një tjetër justifikim për zvarritjen. Deri kur të fillosh, ti nuk do e dish se kur do ndodhin problemet. Nuk do të kesh përvojën për t'i zgjidhur. Futu në veprim, dhe zgjidhi problemet kur të shfaqen".

The post Trump president kontrovers, por ka disa thënie brilante appeared first on Ekonomia Online.

Vetëvritet afgani që u dëbua nga Gjermania

Posted: 11 Jul 2018 08:30 AM PDT

Ministria e Brendshme e Gjermanisë tha se një nga 69 azilkërkuesit afganë, të dëbuar nga Gjermania javën e kaluar, ka kryer vetëvrasje.

"Kemi marrë konfirmimin nga autoritetet afgane se një nga udhëtarët në fluturimin e riatdhesimit është gjetur i vdekur në Kabul. Sipas autoriteteve afgane, bëhet fjalë për vetëvrasje", tha ministria gjermane, shkruan REL.

Afgani, 23 vjeç, e vrau veten në një hotel në Kabul, më 10 korrik, thanë zyrtarët e migrimit në kryeqytetin afgan.

Emri i tij nuk u zbulua.

Ai u dëbua për në Afganistan pasi kaloi tetë vjet në Gjermani.

The post Vetëvritet afgani që u dëbua nga Gjermania appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more