Skip to main content

“Vettingu për Gentian Trenovën, KPK “djeg” prokurorin e Aldo Bares” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Vettingu për Gentian Trenovën, KPK “djeg” prokurorin e Aldo Bares” plus 9 more Gazeta SHQIP


Vettingu për Gentian Trenovën, KPK “djeg” prokurorin e Aldo Bares

Posted: 20 Jun 2018 01:15 AM PDT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka dhënë paraditen e së mërkurë vendimin për Prokurorin e Apelit Tiranë, Gentian Trenova. KPK-ja vendosi që të shkarkojë nga detyra prokurorin i cili njihet si prokurori i Bandës së Lushnjës dhe i Aldo Bares.

Pasuria dhe aftësitë profesionale e kthyen Gentian Trenovën në të akuzuar si të dyshuar si nga KPK, por edhe ONM.

Për blerjen e apartamentit 50 metra katrorë që më pas ia dhuroi vjehrrit, dupleksin e ndërtuar prej tyre dhe për dy kontrata, Gentian Trenovës iu kërkua llogari për mbi një orë.

Në kontratën e parë për blerjen e shtëpisë Trenova thoshte se do ta blinte 40 mijë euro. Në të dytën prokurori firmos se e ka blere 1 milionë e 900 mije lekë me ndihmën e 28 mije eurove kredie të shpenzuara edhe për mobilimin.

Pyetjes se kujt i duhej besuar dhe pse ia kishte dhuruar shtëpinë vjehrrit Prokurori u përgjigj se kjo është një marrëdhënie familjare.

Ndërsa për kontratat Trenova tregoi se e vlefshme është kontrata e dytë, përderisa kontrata e parë ishte një kontratë porosie. Por kolegu i tij belg, karriera e të cilit shënon 23 vite në akuzë dhe që së fundmi përfaqëson ONM, nuk i kurseu kritikat.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Victoria Lopyreva, modele dhe specialiste merkatoje (Foto)

Posted: 20 Jun 2018 01:12 AM PDT

E cilësuar si "Ambasadorja e Kupës së Botës", modelja e njohur ruse Victyorya Lopyreva nuk ngurron të bëjë as specialisten e merkatos tashmë.

Në një studio televizive sportive, bukuroshja ruse ka folur për të ardhmen e talentit Golovin, që shkëlqeu në ndeshjen hapëse të "Rusi 2018".

Për futbollistin ka shfaqur interes Juventusi, ndërsa Lopyreva vlerësoi bardhezinjtë si destinacionin ideal për të vijuar karrierën.

"Golovin është një djalosh i jashtëzakonshëm, që do të lërë gjurmë në futboll. Juventusi do të ishte një destiancion perfekt për të. Gjuha është e vetmja që e penalizon, por nuk ka problem, pasi Golovin flet shumë mirë gjuhën e futbollit", deklaroi Lopyreva.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

10 rekomandimet kundër kancerit nga SHBA-të

Posted: 20 Jun 2018 01:11 AM PDT

Dhjetë rekomandime për parandalimin e kancerit, nga aktiviteti fizik në ushqyerjen e duhur, me ftesën e përsëritur për të reduktuar konsumin e mishit të kuq. Dekalogu i fundit i përditësuar vjen nga Fondi Botëror për Kërkimin e Kancerit, i cili publikoi raportin ‘Dieta, ushqimi, aktiviteti fizik dhe kanceri: një perspektivë globale’.

"Rekomandimet tona, – shpjegon Martin Wiseman, këshilltar mjekësor-shkencor, – vijnë nga përfundimet e një paneli të pavarur ekspertësh. Ato përfaqësojnë një ‘paketë’ zgjedhjesh të shëndetshme të jetesës që, së bashku, mund të kenë një ndikim të madh në rrezikun që ka një subjekt për të zhvilluar kancer gjatë jetës".

Këto janë rekomandimet:

– MBANI PESHËN E DUHUR: Është e rëndësishme të shmangni mbipeshën dhe obezitetin dhe të kufizoni rritjen e peshës trupore në moshë madhore. Në fakt, mbipesha është një nga shkaqet e 12 tumoreve

– LËVIZ MË SHUMË: ecni më shumë çdo ditë dhe rrini ulur më pak. Në të vërtetë është treguar se aktiviteti fizik mbron kundër kancerit të zorrës së trashë, gjirit dhe endometrit. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të kryeni të paktën 150 minuta aktivitet të moderuar fizik në javë (ecje, not, ose aktivitete shtëpiake) ose 75 minuta aktivitet fizik të fuqishëm (vrapim, çiklizëm, aerobikë). Kujdes edhe për kohën e tepërt të kaluar para TV dhe videolojërave.

– HANI DRITHËRA, FRUTA, PERIME, DHE BISHTAJORE: këshilla është që duhet të hani të paktën 30 gram fibra dhe të paktën 400 gram fruta dhe perime çdo ditë.

– KUFIZONI 'FAST FOOD': vihet gishti kundrejt burgerëve, pulave të skuqura, patateve të skuqura dhe pijeve shumë kalorike dhe me sheqer. Këto janë ushqime që u nënshtrohen proceseve industriale që zakonisht kanë energji të lartë, por reduktojnë mikroushqyesit.

– KUFIZONI MISHIN E KUQ DHE TË PUNUAR: kufizoni gjithashtu konsumin e sallamit dhe proshutës. Nëse hani mish të kuq, konsumi duhet të kufizohet në jo më shumë se tre porcione në javë, ekuivalente me rreth 350-500 gram mish të gatuar.

– KUFIZONI PIJET ME SHEQER: më mirë pini ujë ose pije pa sheqer, duke përfshirë çaj dhe kafe pa sheqer të shtuar. Kafeja, vënë në dukje ekspertët, ndoshta gjithashtu ka një efekt mbrojtës kundër kancerit të mëlçisë dhe endometrialit. Lëngjet e frutave duhet të konsumohen në sasi të kufizuara.

– I THONI JO ALKOOLIT: ka dëshmi se alkooli është ndër shkaqet e kancerit në gojë, faring, ezofag, mëlçi, zorrës së trashë, gji dhe stomak. Nuk ka prag të konsumit të alkoolit nën të cilin rreziku i kancerit nuk rritet, të paktën për disa forma.

– MOS PËRDORNI SHTESA PËR PARANDALIMIN E KANCERIT: nuk ka prova të forta shkencore që shtesat ushqimore – përveç kalciumit në rastin e kancerit kolorektal – mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit. Për shumicën e njerëzve, ekspertët paralajmërojnë, ka më shumë gjasa që ushqimi dhe pijet e shëndetshme të mbrojnë nga ky rrezik sesa shtesat.

– USHQENI ME GJI NËSE ËSHTË E MUNDUR: laktacioni mbron nënën nga rreziku i kancerit të gjirit dhe fëmijët që ushqehen me gji nga mbipesha dhe, rrjedhimisht, nga format e kancerit për të cilat mbipesha është një shkak.

– PAS DIAGNOZËS SË KANCERIT, NDIQNI REKOMANDIMET: njerëzit që kanë kapërcyer kancerin duhet të udhëhiqen nga regjimi i tyre ushqimor dhe aktiviteti fizik nga specialistët e fushës.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Arsenali blindon portën, merr Lenon për 20 milionë paund

Posted: 20 Jun 2018 01:05 AM PDT

Brend Leno është portieri i ri i Arsenalit. Klubi londinez ka zyrtarizuar marrëveshjen me gardianin gjerman i cili lë Bayer Leverkusenin për t'u transferuar në Premier League.

26-vjeçari ka firmosur me topçinjtë ndërsa në arkat e Bayer Leverkusen, Arsenali ka derdhur 20 milionë paund për kartonin e futbollistit. Trajneri Unai Emery e ka pritur me entuziazëm afrimin e Lenos duke deklaruar se 26-vjeçari është një nga portierët më të mirë në botë dhe te Arsenali ndihen krenar që ai ka zgjedhur të luajë me skuadrën londineze.

Me afrimin e Lenos e ardhmja e 36-vjeçarit Petr Cech vendoset në dyshim pasi çeku nëse qëndron do të ngrohë stolin.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA largohet nga këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Posted: 20 Jun 2018 01:00 AM PDT

SHBA-të janë larguar nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, duke e quajtur atë një “boshllëk të paragjykimit politik”.

"Ky trup hipokrit, i varur nga vetëshërbimi përbën tallje për të drejtat e njeriut”, tha e dërguara e SHBA në OKB, Nikki Haley. I formuar në vitin 2006, këshilli me bazë në Gjenevë është kritikuar për lejimin e vendeve që kanë të dhëna të diskutueshme për të drejtat e njeriut. Por aktivistët thanë se lëvizja e SHBA-ve mund të dëmtojë përpjekjet për të monitoruar dhe trajtuar abuzimet e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

Zonja Haley njoftoi synimin e vendit të saj për të lënë këshillin në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e shtetit Mike Pompeo, i cili e quajti këshillin “një mbrojtës të varfër të të drejtave të njeriut”.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, António Guterres, në një deklaratë të lëshuar përmes zëdhënësit të tij, u përgjigj duke thënë se ai do të kishte “preferuar” që SHBA të mbetej në këshill. Komisioneri i të drejtave të njeriut i OKB-së, Zeid Raad Al Hussein, e quajti tërheqjen e SHBA-së “lajm zhgënjyes”. Ndërkohë, Izraeli ka vlerësuar vendimin.

Ky veprim vjen mes kritikave intensive lidhur me politikën e administratës Trump për ndarjen e emigrantëve fëmijë nga prindërit e tyre në kufirin SHBA-Meksikë. Ky është vetëm refuzimi më i fundit i multilateralizmit nga administrata Trump dhe ka të ngjarë të shqetësojë ata që duken në Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut në mbarë botën.

Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie kontradiktore me Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Administrata Bush vendosi të bojkotojë këshillin kur ajo u krijua në vitin 2006 për shumë nga arsyet e njëjta të cituara nga administrata Trump. Ambasadori i atëhershëm i OKB ishte John Bolton – i cili aktualisht është këshilltar i sigurisë kombëtare i Presidentit Trump dhe një kritik i fortë i OKB-së. Deri në vitet e fundit, në vitin 2009, Shtetet e Bashkuara nuk u bashkuan përsëri nën administratën e Obamës.

Shumë aleatë janë përpjekur të bindin Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë në këshill. Edhe shumë që pajtohen me kritikat e Uashingtonit për një kohë të gjatë, besojnë se Shtetet e Bashkuara duhet të punojnë në mënyrë aktive për ta reformuar atë nga brenda, në vend që të largohen.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kthjellime dhe vranësira, pasdite reshje në jug dhe qendër

Posted: 20 Jun 2018 12:52 AM PDT

Moti vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme deri afër pasdites, kur pritet shtim i vranësirave, kryesisht në jug-qendër, duke sjellë shira afatshkurtër.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të motit thuajse në gjithë vendin, ndërsa zonat jugore mbeten me shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por rritje të lehtë sjell mesdita, kryesisht në veriperëndim.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Emigrantët, Xhafaj – Avramopoulosit: Na ndihmoni të forcojmë kufijtë

Posted: 20 Jun 2018 12:48 AM PDT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë vizitës dy ditore në Bruksel, ka takuar edhe Komisionerin për Migracionin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë të Bashkimit Evropian, Dimitris Avramopoulos.

Avramopoulos vlerësoi shumë pozitivisht rezultatet e arritura gjatë këtij viti nga MB dhe Policia shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, menaxhimit të kufijve dhe në çështjet që lidhen me azil kërkimin dhe migracionin e parregullt. Ai theksoi se janë rezultate që kanë mbështetjen e përkrahjen e fortë të vendeve anëtare të BE-së.

Komisioneri rikonfirmoi mbështetjen për aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke theksuar se me anë të pozicionit të tij si Komisioner, do të mbështesë deri në fund aspiratat e Shqipërisë drejt familjes evropiane.

Ministri Xhafaj çmoi punën e deritanishme që Komisioneri ka bërë në lidhje me adresimin e sfidave të Ballkanit Perëndimor, por veçanërisht për mbështetjen e pakursyer që ai ka dhënë për vendin tonë.

Nga ana tjetër Xhafaj theksoi nevojën për krijimin e Qendrës Rajonale të Përbashkët për Bashkëpunimin Policor, si një instrument për t'iu bërë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka patur sukses me masat për uljen e azil kërkimit dhe emëruesi i tyre i përbashkët, është ulja e numrit të azil kërkuesve me rreth 30%, fakt ky që u vlerësua edhe nga Komisioneri.

"Në lidhje me migracionin e parregullt, autoritetet shqiptare kanë një marrëdhënie shumë bashkëpunuese me homologët grekë, si vendi me prurjet më të mëdha të flukseve migratore gjatë muajve të fundit, por në këtë fushë nevojitet një vëmendje më e madhe e Brukselit për rritjen e kapaciteteve të strukturave tona kufitare", theksoi Ministri Xhafaj.

Biseda gjithashtu u ndal edhe tek Ministeriali i ardhshëm BE – Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në 4-5 tetor në Tiranë, për të konkretizuar më tej hapat që duhet të ndërmerren bashkarisht në kuadër të sfidave rajonale.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zbardhet grabitja me armë, autorët janë në burg për vrasjen e Agur Vrenozit

Posted: 20 Jun 2018 12:38 AM PDT

Policia e Vlorës ka zbardhur një vjedhje me armë zjarri ndodhur në shtator të 2017 duke identifikuar autorët.

Ngjarja ka ndodhur më 15 shtator, në afërsi të fshatit Mazhar, ku dy persona kanë vjedhur me armë zjarri D.H., nga Samatica e Beratit, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin "Benz".

Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale janë siguruar prova ligjore të cilat kanë identifikuar si autor të dyshuar Lulzim Demiraj, 43 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Zini Fyraj, 36 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.

Aktualisht dy shtetasit e mësipërm ndodhen duke vuajtur dënimin "Arrest me burg", në IEVP Fier, për veprën penale "Vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim".

Ata janë autor të vjedhjes me vdekje të këmbimit valuator në Fier, ngjarje e ndodhur në mars të këtij viti, ku mbeti i vrarë Agur Vrenozi, i cili ndërhyri të ndihmojë pronarin e pikës së këmbimit.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sot nis vettingu për gjyqtarin Ilir Toska, vendoset dhe për Gentian Trenovën

Posted: 20 Jun 2018 12:35 AM PDT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë sot seancën dëgjimore me gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, Ilir Toska.

Ilir Toska do të dalë përpara trupit gjykues, të përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari.

Ilir Toska bashkë me kolegen e tij të Apelit, Nertina Kosova garojnë për të fituar një vend në institucionin e rëndësishëm të reformës në drejtësi, Këshillin e Lartë Gjyqësor, për të përfaqësuar shkallën e dytë të gjyqësorit.

Ndërkohë po sot, në KPK pritet të shpallet vendimi edhe për Prokurorin e Apelit, Gentian Trenova, pas seancës dëgjimore të zhvilluar javën e kaluar. Trenova ka probleme me deklarimin e pasurisë, ndaj nga KPK pritet një vendim negativ duke mos e konfirmuar në detyrë.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

OKB, fitore domethënëse e Shqipërisë, në Komitetin e të Drejtave të Njeriut

Posted: 20 Jun 2018 12:29 AM PDT

Pas fushatës intensive nga Ambasadorja Besiana Kadare dhe stafi i saj, eksperti shqiptar Prof. Gentian Zyberi zgjidhet qysh në raundin e parë si një nga nëntë anëtarët e rinj të Komitetit. Në datën 14 qershor 2018, në OKB-Nju Jork u zhvillua takimi 36 i Shteteve Palë në Konventën për të Drejtat Politike dhe Civile (International Covenant on Civil and political Rights – ICCPR), ku Shqipëria ka aderuar që në vitin 1992.

Gjatë takimit u zhvilluan dhe zgjedhjet për nëntë anëtarët e rinj të Komitetit për të Drejtat e Njeriut për periudhën 2019-2022, ku kandidonte dhe eksperti nga Shqipëria Prof. Gentian Zyberi. Kandidatura e Prof. Zyberit ishte paraqitur nga Qeveria shqiptare në janar 2018 dhe fushata për zgjedhjen e tij u krye nga Misioni i Shqipërisë pranë OKB-se në Nju Jork. Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë ne OKB, Ambasadorja Besiana Kadare, dhe stafi i saj kane zhvilluar një fushate intensive gjate 4 muajve te fundit për te lobuar me te gjitha vendet anëtare te OKB-se qe kane ratifikuar Konventën (gjithsej 173).

Gentian Zyberi është profesor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Oslos në Norvegji (Fakulteti i Drejtësisë) si dhe Anëtar i Gjykatës së Përhershme të Arbitrimit, në Hagë, Hollandë. Gjatë 15 viteve të fundit, ai ka botuar dhe dhënë mësim universitete të ndryshme, nga Hollanda, në Norvegji, SHBA, Kinë dhe Shqipëri.

Ne kuadër te fushatës edhe Prof. Zyberi e vizitoi dy herë selinë e OKB-së për te zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësues të vendeve pale ne Konvente dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare humanitare, ku paraqiti dhe vizionin e tij për punën e Komitetit dhe rolin e Shqipërisë ne te. Në zgjedhjet qe u zhvilluan ne 14 qershor kandidonin 17 kandidatura për 9 vende të lira dhe kandidatura e Prof. Zyberit u kualifikua që në raundin e parë me 94 vota, duke lënë pas kandidaturat e SHBA-ve, Rusisë, Holandës, Ekuadorit, Armenisë, Uruguait, Etiopisë, Namibisë etj.

Krahas Shqipërisë ne Komitet u zgjodhën edhe këto 8 vende: Franca, Japonia, Greqia, Sllovenia, Tunizia, Guyana,Kili dhe Uganda. Është hera e pare qe Shqipëria zgjidhet në këtë organ prestigjioz të OKB-se për të drejtat e njeriut.

"Kjo ishte një fitore e madhe për diplomacinë shqiptare shumëpalëshe dhe provë e pakundërshtueshme se me angazhim dhe punë, është e mundur që edhe një vend i vogël si Shqipëria të fitojë kundrejt vendeve shumë më të mëdha dhe të fuqishme" është shprehur ambasadorja Besiana Kadare.

20 qershor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more