Skip to main content

“Telebingo Shqiptare: Tirana, Shkodra dhe Pogradeci ndajnë çmimin e madh” plus 9 more - Gazeta Dita

“Telebingo Shqiptare: Tirana, Shkodra dhe Pogradeci ndajnë çmimin e madh” plus 9 more - Gazeta Dita


Telebingo Shqiptare: Tirana, Shkodra dhe Pogradeci ndajnë çmimin e madh

Posted: 25 Jun 2018 01:49 AM PDT

Mijëra familje shqiptare kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur fituesen e parë në Lushnje, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh. Loja telefonike është ndalur sërish në këtë qytet, duke përzgjedhur një tjetër fituese të radhës. Kësaj here Bajamja ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe.

Pavarësisht dëshirës për të gjetur se në cilin prej tyre fshihej makina "Hyundai", me mbajtjen e zarfeve më të preferuara në fund të lojës, ajo i është gëzuar shumës prej 40,000 lekësh. Havaja në Laç ishte një tjetër fituese e përzgjedhur që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës.

Anastasia në qytetin e Korçës ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, duke përfituar edhe nga shansi i dhënë nëpërmjet lojës "2 herë fat", ajo ka dyfishuar çmimin e fituar, duke siguruar kështu nga loja më popullore e fatit në vend plot 70,000 lekë.

Rajmonda në kryeqytet ishte fituesja e fundit e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar shumën prej 35,000 lekësh, si dhe një aparat celular. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1,500,690 lekësh.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndarë çmimin e madh ndërmjet tre fituesve, përkatësisht në qytetin e Tiranës, Shkodrës dhe Pogradecit. Secili prej fituesve të çmimit të madh siguron shumën prej 500,230 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 16569 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 222 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 2550 lekë.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që në kontrabiletat e tyre kanë të përcaktuar numrin 9, si numër fati të javës. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra).

Kapet grupi i minorenëve që kryenin vjedhje në Vlorë

Posted: 25 Jun 2018 01:36 AM PDT

 

Policia e Vlorës ka zbuluar disa vjedhje të ndodhura në qytet, duke vënë në pranga dy persona dhe duke hetuar në gjendje të lirë një tjetër.

Të arrestuarit janë dy të mitur I.T., 16 vjeç dhe R.L., 14 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa po procedohet në gjendje të lirë shtetasi minoren K.B.

Ata akuzohen se ditën e shtunë në lagjen "28 Nëntori", në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit V.M., ku kanë marrë një shumë lekësh.

Po ashtu gjatë veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e të tjera vjedhjeve të kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë autorë edhe të vjedhjeve të mëposhtme:

Më 8 maj, në lagjen "24 Maji", kanë vjedhur lokalin e shtetasit V.F.

Më 18 prill 2017, në lagjen "Pavarësia", kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D.

Më 19 qershor, në lagjen "Pavarësia 3", kanë vjedhur dyqanin e F.F.

Aktualisht vijon puna për vënien para përgjegjësisë autorët kryerës të veprave penale, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë për të gjithë.

Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Vlorës për veprën penale "Vjedhja".

a.s/dita

Këmbimi valutor: Euro e nis javën në rënie

Posted: 25 Jun 2018 01:26 AM PDT

 

Në tregun valutor vendas euro e ka nisur këtë javë në rënie.

Euro blihet sot me 125.50 lekë dhe shitet me 126.50 lekë.

Euro gradualisht po humbet fuqinë, ndërsa parashikohet ulje e mëtejshme.

Dollari amerikan blihet me 107.70 lekë dhe shitet me 108.50 lekë.

Priten nivele edhe më të ulta, në 107 lekë.

Paundi britanik ka humbur 1 lekë nga java e kaluar, blihet me 142.50 lekë dhe shitet me 143.50 lekë.

a.s/dita

De Biasi në stolin e Polonisë? Flet ish-trajneri i kuqezinjve

Posted: 25 Jun 2018 01:20 AM PDT

 

Gianni De Biasi i 'ftuar' në Top Arena në Top Channel mbrëmjen e kaluar ka folur rreth temës së ditës, Botërorit Rusi 2018, por edhe rreth së ardhmes së tij.

Kolumbia dhe Anglia janë dy ekipet që i kanë bërë më tepër përshtypje këtë vit italianit, i cili shprehet se vështirë se mund të parashikohet se kush do të jetë fituesi i Rusi 2018.

"Kolumbia dhe Anglia janë dy ekipet që më kanë përshtypje të mirë. Është e vështirë të bëj një parashikim se kush do shkojë në finale këtë vit", u shpreh gjatë një lidhje live përmes Skype Gianni De Biasi.

Më tej tekniku italian ka mohuar zërat që e shohin atë të marrë drejtimin e Polonisë, e cila nën drejtimin e Adam Nawalka ka zhvilluar dy ndeshje zhgënjyese në këtë botëror duke u skualifikuar ende pa u zhvilluar ndeshja e tretë.

"Zërat që më shohin tek stoli i Polonisë janë fals", u shpreh De Biasi.

Sa i përket pasuesit të tij tek kuqezinjtë De Biasi i ka dalë në mbrojtje patriotit të tij, Panucci, për të cilin ai thotë se po has të njëjtat vështirësi që edhe ai vetë hasi në fillim.

"Panucci po has vështirësitë që kisha dhe unë në fillim. Ndeshja me Kosovën dhe me Ukrainën nuk janë vendimtare", u shpreh De Biasi.

a.s/dita

Kamp refugjatësh në Shqipëri? Rama flet për “esadistët e rinj”

Posted: 25 Jun 2018 01:05 AM PDT

 

Nuk do të ketë kamp refugjatësh në Shqipëri për emigrantët.

Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook shprehet se Samiti i BE për krizën e refugjatëve që u zhvillua dje shpoi tullumbacen gjigande të lajmit të rremë për ngritjen e një kampi refugjatësh në Shqipëri.

“Dje Samiti i BE për krizën e refugjatëve shpoi tullumbacen gjigande të Lajmit të Rremë për Kampin në Shqipëri!

Ky lajm i prodhuar dhe propaganduar nga esadistët e rinj të Shqipërisë në politikë e media, s'ka asnjë lidhje me planet e BE për refugjatët. Mos t'ua harrojmë këtë turp“, shkruan Rama.

a.s/dita

Meksikë, arrestohen 28 policë. Akuzohen për përfshirje në vrasje

Posted: 25 Jun 2018 12:52 AM PDT

 

Forcat federale meksikane arrestuan të gjithë efektivet e policisë së qytetit Ocampo dhe shefin e tyre pas vrasjes së një kandidati për kryetar bashkie.

64-vjeçari Fernando Ángeles Juárez, u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të enjten në afërsi të njërës prej pronave të tij.

Juarez ishte një biznesmen i suksesshëm që nuk merrte vesh shume nga politika, por që vendosi t'i hynte kësaj rruge sepse siç thonë personat pranë tij, nuk duronte dot varfërinë e madhe rreth e rrotull dhe nivelin e skajshëm të korrupsionit.

Më shumë se 100 politikanë janë vrarë në Meksikë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 1 korrikut. Ángeles ishte i treti që ekzekutohej në shtetin perëndimor të Michoacan brenda më pak se një javë.

Pas vrasjes së tij, prokurorët akuzuan sekretarin e sigurisë publike, Oscar González García, për përfshirje në ngjarjen e rëndë. Por kur agjentët federalë meksikanë arritën këtë fundjavë për ta venë në pranga, u ndaluan nga policët lokalë.

Atëherë ditën tjetër, u kthyen me përforcime dhe e arrestuan të gjithë forcën policore lokale të përbërë nga 27 persona së bashku me njeriun qe i drejtonte.

Gonzalezi akuzohet për lidhje me krimin e organizuar në këtë rajon dhe mbrojtja e tij nga efektivet ishte një episod që e sfidonte ndjeshëm emrin dhe prestigjin e policisë.

a.s/dita

Si po zhduken pyjet në Shqipëri

Posted: 25 Jun 2018 12:41 AM PDT

 

Rëndësia e tokave pyjore nuk mund të nënvlerësohet, duke qenë se janë pjesë e rëndësishme e habitatit tonë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore dhe të përpunuara nga portali Our World in Data, sipërfaqja pyjore në Shqipëri përllogaritet 7,715 km2. Në krahasim me dhjetë vite më parë, ka rreth 109 km2 më pak pyje në vend (shih grafikun).

Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria është vendi më pak i pyllëzuar.

"Monitor" ka përllogaritur se sa për qind të sipërfaqes në total zënë pyjet në vend. Sipas llogaritjeve bazuar mbi të dhënat e publikuara nga Banka Botërore për sipërfaqen pyjore dhe sipërfaqeve totale të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria renditet e fundit me vetëm 27% të sipërfaqes pyje.

Renditja pasohet nga Serbia që edhe pse në vlerë absolute ka një sipërfaqe pyjore disa fish më të madhe se Shqipëria, në raport me totalin e sipërfaqes së saj, vetëm 30% zihet nga pyjet.

Më pas renditet Maqedonia me 39% dhe Bosnja me 43% të totali të sipërfaqeve pyje. Ndërkohë sipas të dhënave Mali i Zi është vendi më i pyllëzuar i rajonit, ku 60% e sipërfaqes së zihet nga pyjet.

Shtetet e zhvilluara janë në përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur pyjet. Sipas të dhënave të publikuara Rusia, Brazili, Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja janë shtete që kanë sipërfaqet më të mëdha pyjore, ku tejkalojnë 2.5 milionë kilometër në katror.

Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) ka mbledhur dhe ka analizuar të dhënat mbi pyjet që prej vitit 1964. Kjo bëhet në harkun kohor të 5 deri në 10 vite. FAO raporton të dhëna për 229 shtete dhe territore.

Të dhënat përfshijë zonat me dru bambuje, palmat, rrugët pyjore, pyjet në parqe kombëtare, rezervat natyrore, dhe zonat e tjera të mbrojtura, si ato me interes të veçantë shkencor, historik dhe kulturor ose me interes shpirtëror, shpellat, brezat dhe korridoret e pemëve.

Të dhënat përjashtojnë pemët e përdorura në sistemet bujqësore të prodhimit, siç janë plantacionet e pemëve frutore dhe sistemet e agropylltarisë.

Të dhënat e mësipërme gjithashtu përjashtojnë pemët e parqeve në qytete dhe kopshteve. Llogaritet përqindja e tokës pyjore ndaj totali të territorit dhe ndryshimin në përqindje vit pas viti për të kuptuar tendencat./ Monitor

a.s/dita

Numri i ministrive u ul më 2017, por punonjësit në administratë ishin 14 mijë më shumë se më 2015

Posted: 25 Jun 2018 12:31 AM PDT

 

Numri i punonjësve në sektorin publik për të cilët janë paguar edhe sigurimet shoqërore ka arritur në 159,756 persona më 2017, niveli më i lartë që nga viti 2011.

Sipas të dhënave zyrtare nga statistikat e sigurimeve për vitin 2017 shihet se numri i punonjësve në sektorin publik është rritur ndjeshëm dy vitet e fundit. Në vitin 2017 ishin punësuar mbi 14 mijë persona më shumë se në vitin 2015, kur qeverisja Rama nisi reformën për një administratë të vogël.

Numri i të punësuarve në vitin 2017 është zgjeruar me 9.6 për qind në raport me vitin 2015, teksa shihet se shtesa më e madhe ka ndodhur në vitin 2016 me rreth 9655 persona më shumë se në vitin 2015, teksa në vitin 2017 u shtuan 4300 persona ose 2.8 për qind.

Punësimi në shtet sipas analizave që kanë bërë institucionet financiare vitin e kaluar është nxitur nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku zakonisht administrata publike pëson fryrje.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të vitit 2017, Kryeministri bëri një organizim të ri të sistemit të qeverisjes dhe mënyrës së organizimit funksional.

Në kudër të kësaj reforme numri i ministrive në shtator 2017 arriti në 11 nga 16 të tilla që ishin para zgjedhjeve. Reforma u bë më arsyetimin e një qeverisje të vogël dhe efecientë.

Mirëpo ulja e numrit të ministrive nuk është reflektuar në uljen e numrit të punonjësve të administratë, përkundrazi.

Sipas të dhënave të zyrtare të Departamentit Administratës publike si rezultat i miratimit të strukturave të reja vitin e kaluar rezultoi se numri i përgjithshëm i pozicioneve u shkurtua me 366 veta. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve shoqërore skemës i janë shtuar mbi 4300 kontribuues (punonjës të rinj) nga administrata publike, shkruan Monitor.

a.s/dita

Negociatat, Holanda thotë nesër fjalën e fundit për Shqipërinë

Posted: 25 Jun 2018 12:17 AM PDT

 

Qeveria holandeze do të mblidhet të martën me 26 qershor ku pritet të japë fjalën e fundit lidhur me hapjen apo jo të negociatave për Shqipërinë.

Parlamenti holandez nga ana tjetër i ka kërkuar qeverisë së saj të vendosë veton kundër hapjes së negociatave të integrimit me Shqipërinë.

Vendimi është marrë pas një mocioni të paraqitur prej Martijn van Helvert, i cili është shprehur se Shqipëria nuk ka plotësuar pesë prioritetet e kërkuara.

Pas raportit të paraqitur parlamentarët me 125 vota pro dhe 20 kundër i kanë kërkuar qeverisë së tyre t'i thotë jo çeljes së bisedimeve me Shqipërinë në samitin që do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 qershor.

Helvert është një prej raporterëve të mbërritur më parë në Shqipëri për të raportuar mbi reformat e ndërmarra prej qeverisë shqiptare.

Ndërkohë dhe Franca nuk ka ende një qëndrim zyrtar, mbi planin e zgjerimit të BE.

Pritet që Presidenti Macron të japë qëndrimin e tij gjatë samitit të BE.

a.s/dita

Trump: Emigrantët e paligjshëm t’i kthejmë pa gjyq

Posted: 25 Jun 2018 12:10 AM PDT

 

Presidenti Donald Trump bëri thirrje dje për kthimin e menjëhershëm "pa gjykatës, pa gjykatë" të emigrantëve të paligjshëm që po futen në Shtetet e Bashkuara.

Në një numër postimesh në Twitter, presidenti thoshte "nuk mund t'i lejojmë këta njerëz të pushtojnë vendin tonë" duke shtuar "sistemi ynë është tallje në krahasim me politikat e shëndosha të imigracionit dhe me shtetin ligjor".

Udhëheqësi amerikan shton: "Në të gjithë botën njerëzit tallen me ligjin tonë për emigracionin dhe është e padrejtë për njerëzit që vijnë këtu në mënyrë të ligjshme dhe që presin në radhë për vite të tëra".

Prej vitesh Shtetet e Bashkuara u kanë dhënë mundësi ta paraqesin çështjen e tyre në gjykatë imigrantëve që largohen nga Meksika dhe Amerika Qendrore si dhe vende të tjera në botë në kërkim të një jete më të mirë.

Përpjekjet e presidentit për të eliminuar procesin në gjykatë mund të ndeshin në rezistencë të fortë nga Kongresi ku prej vitesh sundon ngërçi në përpjekjet për të dalë me një politikë unike për imigracionin.

Presidenti shkruan se "emigracioni duhet bazuar në meritë dhe këtu duhet të vijnë njerëz që e bëjnë Amerikën përsëri të madhërishme".

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët pritet të votojë përsëri javën e ardhshme mbi një reformë të përgjithshme në politikat e imigracionit.

a.s/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more