Skip to main content

Të pushtuar nga stereotipet Telegrafi Opinione

Të pushtuar nga stereotipet Telegrafi Opinione


Të pushtuar nga stereotipet

Posted: 15 Jun 2018 02:12 PM PDT

Çapajev Gjokutaj

Shqiptarët tallen e bëjnë humor me pushtuesit italianë, por gjermanët i trajtojnë me seriozitet. Më bëri përshtypje ky konstatim i Bernd Fischer në një intervistë televizive. Historiani i njohur shtonte se ky trajtim të surprizon. Gjermanët kanë qenë shumë të rreptë, kanë bërë më tepër shkatërrime e vrasje.

Kur isha fëmijë, të rriturit flisnin shpesh për luftën dhe kishin thuajse po këtë qasje: një lloj vlerësimi për rreptësinë e gjermanëve, vlerësim që ngjante sikur e zbehte disi urrejtjen, dhe tone gjithsesi komike e deri në përçmuese për italianët. Më pas, këtë diferencë do ta vija re, sa dokudo, edhe në letërsinë dhe sidomos në filmat e kohës. Mëse njëherë e kam diskutuar me të njohur, madje edhe në auditor, kur e ka prurë rasti. Interpretimet kanë qenë nga më të ndryshmet. Po sjell vetëm disa prej tyre.

Arsyen kryesore të kësaj diference, Fischer e kërkon në faktin që nazistët nuk e shpallën veten pushtues të Shqipërisë, u hoqën thjesht si kalimtarë për nevoja të luftës. Nuk është punë politikash, thonë të tjerë, por punë distancash, gjeografike e historike. Italianët i kemi fqinj dhe në folklorin e të gjithë popujve, fqinji është burim humori: dhe qullac, dhe budalla, dhe derdimen. Edhe ne kemi ndjekur këtë praktikë, kemi projektuar tek italianët tjetrin, breshkamadhin, makaronaxhiun, frikacakun që bërtet "mama mia" etj.. Gjermanët kanë qenë më të largët, më diskretë, më të prerë e më seriozë.

S'është problem distancash, por punë këndvështrimi, thonë të tjerë. Të parët tanë i kanë parë e vlerësuar të dyja palët, dhe gjermanët dhe italianët, nga pozita patriarkale. Gjermanët ishin më pranë përfytyrimit tradicional për burrin, autoritetin. Dhe, doemos, kandari patriarkal do t'i favorizonte në këtë apo atë masë. Këto janë sofistikime pacifiste, thonë të tjerë. Pushtuesi është pushtues e në çdo rast do plumb ballit. Ç'janë këto shpikje me gjermanë të egër e me italianë të butë; me osmanë barbarë të fazës së pushtimit dhe me osmanë konstruktivë të fazës së administrimit. Sofizma të tilla përdoren për të kamufluar tradhtarët e ditëve tona.

Por përgjigjen më interesante ma ka dhënë një sociolog brazilian. Gjatë një aktiviteti në Berlin, rasti e pruri të darkonim përbri. Konceptet 'italian' dhe 'gjerman', më tha, janë shumë të gjera dhe të larmishme. Merr p.sh. galerinë e italianëve që ka krijuar Dantja dhe galerinë e gjermanëve të Gëtes. Janë dy universe humane pa fund e pa anë. Vështirë se mund t'i kufizosh në boshtin: ata seriozë – këta komikë.

Parë kështu, stereotipet "ushtues italian" vs "pushtues gjerman" flasin më shumë për ne, të pushtuarit, sesa për pushtuesit. Për hir të argumentit do thënë se, stereotipizimi i popujve të tjerë ose futja në një thes e miliona njerëzve s'është dukuri thjesht shqiptare. Njeriu, kjo qenie racionale, guxon e bën thjeshtëzime të tilla për popuj të tërë dhe pastaj i përdor pa teklif. Kjo prirje vështirë se buron nga realiteti i gjerave.

Më shumë mbase vjen nga kufizime që njeriu i ka brenda vetes. Kufizime, herë në rrafshin e njohjes, të analizës dhe të sintezës dhe herë në rrafsh psikologjik. Herë vijnë nga jashtë e herë nga brenda. Vështirë të thuash p.sh. se jemi shqiptarë ngaqë shquajmë për trimëri e besë, trafik e vrasje etj., etj.. Kur flasim për bashkëkombës, mbase lidhjet duhet t'i kërkojmë jo në virtyte, vese e mitologji, por në faktin që ndajmë të njëjtin territor, të njëjtën gjuhë e histori. Edhe në rrafsh funksional, mbase dalim më të fituar kur personalitetin, shpirtin, moralitetin etj. i shohim kryesisht si përgjegjësi dhe meritë individuale. /Panorama/

The post Të pushtuar nga stereotipet appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more