Skip to main content

“Sokoli: Kosovës dhe FC Prishtinës i duhet stadiumi, Ministri Gashi: Përfundohet në më pak se 30 ditë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Sokoli: Kosovës dhe FC Prishtinës i duhet stadiumi, Ministri Gashi: Përfundohet në më pak se 30 ditë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Sokoli: Kosovës dhe FC Prishtinës i duhet stadiumi, Ministri Gashi: Përfundohet në më pak se 30 ditë

Posted: 14 Jun 2018 03:41 PM PDT

Strategu shqiptar, Bylbyl Sokoli, në Duelin e Botërorit në TV Dukagjini ka bërë thirrje që sa më shpejt të përfundohet Stadiumi i Qytetit të Prishtinës, një thirrje që u përkrah nga ministri i Sportit, Kujtim Gashi.

Ishte Sokoli ai që potencoi se përaqësuesja e Kosovës duhet të zhvillojë ndeshjet në Prishtinë, dhe që sa më shpejt të bëhet gati stadiumi.

Trajneri i ri i FC Llapit, Sokoli, tha se edhe Prishtinës i duhet stadiumi.

"Projekti për stadiumin e përfaqësueses është i madh, por ne kemi nevojë urgjente që të përfundojmë stadiumin e Prishtinës në mënyrë që kualifikimet përfaqësuesja t'i zhvillojë në Prishtinë, stadiumi i duhet edhe FC Prishtinës", theksoi Sokoli.

Menjëherë u përgjigj ministri i sportit, i cili konfirmoi se për 30 ditë do të jetë gati stadiumii Prishtinës.

"Për 30 ditë do të jetë gati stadiumi i Prishtinës", theksoi ai, para se Sokoli të replikonte se shumë herë është dhënë një datë e saktë por punimet janë shtyrë.

"Do të përundohet edhe në më pak se 30 ditë. Do të kryhen të gjitha inspektimet edhe nga UEFA dhe stadiumi do të jetë sigurisht gati", shtoi Gashi duke siguruar se stadiumi do të perfundojë.

Dueli i Botërorit është një emision special i cili transmetohet në TV Dukagjini dhe prodhohet nga "super ekipa" me në krye Arben Ahmetin si autor dhe në prezantim të Arta Nitajt dhe Fisnik Zymit. /Telegrafi/

The post Sokoli: Kosovës dhe FC Prishtinës i duhet stadiumi, Ministri Gashi: Përfundohet në më pak se 30 ditë appeared first on Telegrafi.

Bylbyl Sokoli nuk beson se Arabia Saudite është aq e dobët

Posted: 14 Jun 2018 03:26 PM PDT

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, beson se fillimi i takimit ishte i keq për Arabinë Saudite.

Strategu i njohur shqiptar në emisionin "Dueli i Botërorit" në TV Dukagjini ka folur rreth ndeshjes Rusia – Arabia Saudite.

Ai e cilësoi fitoren e Rusisë si një përparësi të madhe mendore para duelit të nikoqirëve ndaj Egjiptit.

"Arabia nuk është aq e dobët, por e filloi dobët takimin".

"Rusia e ka njohur mirë kundërshtarin dhe ka ditur çka do të bëjë në këtë takim. Kjo fitore ka vlerën e përparësisë psiqike para ndeshjes së dytë. Gjithmonë fitorja e parë e ka këtë vlerë", theksoi mes tjerash trajneri i ri i Llapit.

Sokoli është një nga panelistët e "Duelit të Botërorit" që vjen çdo mbrëmje në ora 22:30 në TV Dukagjini, emision special dedikuar Kampionatit Botëror.

/Telegrafi/

The post Bylbyl Sokoli nuk beson se Arabia Saudite është aq e dobët appeared first on Telegrafi.

Zbulohet shuma e parave që do të fitojë Januzaj dhe lojtarët tjerë të Belgjikës nëse fitojnë Botërorin

Posted: 14 Jun 2018 02:45 PM PDT

Kombëtarja e Belgjikës ka siguruar pjesëmarrjen për herë të 12-të në një Kampionat Botëror.

Suksesi më i madh për belgët është arritja në gjysmëfinale në vitin e largët 1986.

Por falë një gjenerate të artë të lojtarëve që kanë tani, në Belgjikë po shpresojnë që Kombëtarja e tyre të triumfojë në Rusi.

Belgjika Belgjika

Me emra të mëdhenj si Hazard, Lukaku, Batshuayi, Carrasco e De Bruyne, belgët shihen si njëra nga skuadrat më të rrezikshme në Rusia 2018.

Në mesin e 23 futbollistëve te Belgjika është edhe ylli nga Kosova, Adnan Januzaj.

Tani në Belgjikë është zbuluar edhe premia e lartë që do ta fitojnë lojtarët në rast triumfit në Rusi.

Ka qenë Federata e Futbollit të Belgjikës që ka konfirmuar se kanë ndarë një shpërblim prej 445 mijë eurove për kokë të lojtarëve në rast se arrijnë ta fitojnë Kupën e Botës.

E nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë Januzaj me shokë do ta shtonin pasurinë e tyre me këtë shumë parash.

Ky shpërblim i belgëve është njëri nga më të mëdhenjtë që kanë ofruar federatat e futbollit për lojtarët e Kombëtareve. /Telegrafi/

The post Zbulohet shuma e parave që do të fitojë Januzaj dhe lojtarët tjerë të Belgjikës nëse fitojnë Botërorin appeared first on Telegrafi.

Fillon ‘Dueli i Botërorit’ në RTV Dukagjini – Gashi dhe Sokoli të bindur që Kosova së shpejti luan në Kampionatin Botëror

Posted: 14 Jun 2018 02:18 PM PDT

Ka startuar emisioni 'Dueli i Botërorit' në njërin nga televizionet më të mira në vend RTV Dukagjini.

Emisioni po udhëhiqet nga Fisnik Zymi si dhe aktorja e njohur e 'O sa mirë' Arta Nitaj.

Në emisionin e parë janë të ftuar Erza Brahushi, Laura Guri, ministri Kujtim Gashi, këngëtari Robert Berisha, Qendresa Krelani, trajneri Bylbyl Sokoli si dhe gazetari Dukagjin Rudari.

Në pyetjen drejtuar ministrit Gashi se kur do të marrë pjesë Përfaqësuesja e Kosovës në një botëror, numri një i MKRS-së tha se beson që pas tetë vitesh.

"Duke marrë parasysh të gjitha situatat, lojtarët që kemi momentalisht besoj që pas tetë vitesh Kosova do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror", tha Gashi.

Në anën tjetër trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli tha se pret që Përfaqësuesja e Kosovës të jetë pjesëmarrëse në botëror pas katër vitesh.

"Unë besoj që Kosova do të jetë pas katër vitesh në Botëror pasi do të jetë edhe numri më i madh i skuadrave".

"Për këtë bazohem pasi edhe lojtarët tanë janë në formë dhe fitojnë përvojë edhe më të madhe", deklaroi ndër tjera Sokoli. /Telegrafi/

The post Fillon 'Dueli i Botërorit' në RTV Dukagjini – Gashi dhe Sokoli të bindur që Kosova së shpejti luan në Kampionatin Botëror appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Griezmann i jep fund të gjitha spekulimeve, vendos të qëndrojë te Atletico Madrid

Posted: 14 Jun 2018 01:38 PM PDT

Barcelonë, Paris, Mançester, Londër apo Munih? Në asnjërën nga këto qytete të mëdha.

Antoine Griezmann ka vendosur përfundimisht t'i qëndrojë besnik skuadrës së tij Atletico Madrid.

Sulmuesi francez ka publikuar një video në Twitter ku ka njoftuar për vendimin e tij përfundimtar.

Ishte Barcelona skuadra më e interesuar për transferimin e francezit, por ky i fundit ka vendosur të mbetet në 'Wanda Metropolitano'.

"Unë kam vendosur të qëndrojë".

"Mbështetësit e mijë, klubi im, shtëpia ime. Atletico Madrid", ka shkruar Griezmann.

Reprezentuesi francez ishte i lidhur me një kalim te Barcelona për shumën e 100 milionë eurove.

27-vjeçari ka kontratë me klubin madrilen deri në qershor të vitit 2022, ndërsa shihet si futbollisti kryesor i Diego Simeones tek Atletico.

Griezmann iu bashkua Atleticos në verën e vitit 2014 nga Real Sociedad për 30 milionë euro.

Reprezentuesi francez pritet të jetë udhëheqës i Kombëtares së tij edhe në Rusia 2018, ku Franca është ndër Kombëtaret favorite për të triumfuar. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Griezmann i jep fund të gjitha spekulimeve, vendos të qëndrojë te Atletico Madrid appeared first on Telegrafi.

iPhoneX, pushim në Stamboll dhe Laptop – parashiko dhe fito, luaje Botërorin me Telegrafin!

Posted: 14 Jun 2018 01:17 PM PDT

Ka filluar gara më prestigjioze e futbollit, Kampionati Botëror, Rusia 2018, që vjen siç e do tradita në mënyrë të veçantë në portalin Telegrafi.

Për një muaj, redaksia sportive e Telegrafit do të sjellë më të rejat në një rubrikë të veçantë dedikuar Kampionatit Botëror.

Kësaj radhe, rubrikën Rusia 2018 e bëni JU!

Pikërisht, duke marrë pjesë në lojën shpërblyese duke parashikuar rezultatet, mund të fitoni shpërblime të shumta.

60 bileta për Cineplexx dhe 60 fanellat ë cilat do të ndahen çdo ditë, përgjatë një muaji të Kampionatit Botëror.

Duke parashikuar rezultatet, ju fitoni mundësinë edhe për një nga shpërblimet e mëdha për “ekspertët” më të mirë parashikues.

Vendi i parëiPhone X
Vendi i dytëPushim në Stamboll
Vendi i tretëLaptop

Për pushimin në Stamboll, MaxTravel ka përgaditur një arazhman tejet atraktiv.

Numërimi i pikëve:
Telegrafi vlerëson çdo parashikim të saktë tuajin me maksimum 6 (gjashtë) pikë. Parashikimi i saktë i rezultatit vlerësohet me 4 pikë, parashikimi i fituesit të ndeshjes vlerësohet me 2 pikë.

Rregullat e lojës shpërblyese:
Një llogari reale për person
Për të tërhequr shpërblimin, ju duhet një dokument identifikues (ID).

PARASHIKO REZULTATET dhe bëhu pjesë e LOJES SHPERBLYESE duke klikuar KETU.

/Telegrafi/

The post iPhoneX, pushim në Stamboll dhe Laptop – parashiko dhe fito, luaje Botërorin me Telegrafin! appeared first on Telegrafi.

Santos: Spanja është favorite për ta fituar Kupën e Botës, por edhe ata kanë pika të dobëta

Posted: 14 Jun 2018 01:00 PM PDT

Ndeshja kryesore e ditës së shtunë në Kampionatin Botëror, Rusia 2018 do të jetë mes Spanjës dhe Portugalisë.

Ish-kampionët e Botës, Spanja ndodhet në një krizë pasi vetëm dy ditë më parë shkarkuan trajnerin Lopetegui.

Por sipas trajnerit të Portugalisë, Fernando Santos nuk pret që kjo gjë të ndikojë në ndeshje.

"Nuk mendoj se do të ndikojë në ndeshje befasia që u shkarkua Lopetegui. Spanja është një kundërshtar i jashtëzakonshëm por nuk janë perfekt".

"Si gjitha Kombëtaret tjera edhe Spanja ka pika të dobëta dhe ne do të përpiqemi t'i shfrytëzojmë ato", tha Santos.

Fernando Santos (Getty Images)

Trajneri i luzitanëve foli edhe për trajnerin e ri të Spanjës, të cilët e vlerësoi si favorite për ta fituar Kupën e Botës.

"Hierro është një trajner shumë i mirë dhe pavarësisht nëse është ai ose të ishte Lopetegui Spanja është favorite për ta fituar Kupën e Botës".

Krejt në fund trajneri i njohur foli edhe për gjendjen e Cristiano Ronaldos.

"Ronaldo është shumë mirë, ai është një kapiten brenda dhe jashtë fushës së lojës, një futbollist i jashtëzakonshëm, por më i rëndësishëm se Ronaldo dhe unë është ekipi", përfundoi Santos. /Telegrafi/

The post Santos: Spanja është favorite për ta fituar Kupën e Botës, por edhe ata kanë pika të dobëta appeared first on Telegrafi.

Hierro: Kemi respekt për Portugalinë, por besoj te futbollistët që drejtoj

Posted: 14 Jun 2018 12:31 PM PDT

Spanja dhe Portugalia do ta luajnë ndeshjen e parë mes vete në kuadër të Grupit B.

Shorti deshi që dy skuadrat favorite të përballen me njëra tjetrën në xhiron e parë të grupit.

Trajneri i ri i Spanjës, Fernando Hierro ka thënë se ka respekt të madh për Kombëtaren e Portugalisë.

"Portugalia është një skuadër shumë e mirë dhe kemi shumë respekt që janë kampionë të Evropës në fuqi".

Fernando Hierro gjatë stërvitjes së Spanjës (Getty Images)

" Portugezët kanë në radhët e veta një nga lojtarët më të mirë në botë dhe një trajner me shumë eksperiencë", tha Hierro.

Ish-mbrojtësi i Real Madridit thotë se ka besim tek futbollistët e tij pasi janë në një moment të mirë.

"Unë kam besim te futbollistët që drejtoj dhe mendoj se jemi në një moment të mirë".

"E kemi të qartë se çfarë duam nga kjo ndeshje. A është finale? Jo vetëm kjo, kemi tri finale, ndaj Portugalisë, ndaj Marokut dhe ndaj Iranit", u shpreh Hierro. /Telegrafi/

The post Hierro: Kemi respekt për Portugalinë, por besoj te futbollistët që drejtoj appeared first on Telegrafi.

Perez mohon pabesinë ndaj kombëtares së Spanjës

Posted: 14 Jun 2018 12:25 PM PDT

Real Madridi me anë të presidentit Florentino Perez thotë se klubi nuk është treguar i pabesë ndaj kombëtars spanjolle.

Real Madridi knofirmoi nëshkrimin me Lopeteguin një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror, kur ky i fundit ishte përzgjedhës i Spanjës.

Dhe, Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) reagoi duke e shkarkuar Lopeteguin, për shkak se cilësoi se bëhet fjalë për një pabesi.

“Ne arritëm një marrëveshje brenda pak orësh. Një marrëveshje për të punuar bashkë pas Botërorit, duke respektuar klauzolat e kontratës së tij. Ne kemi dashur që marrëveshjen ta bëjmë shpejt para Botërorit dhe ta bëjmë transparente menjëherë duke shmangur spekulimet”.

“Nuk ka procedurë që përshkruan nënshrkimin me një menaxher pas një gare dhe kjo është interpretuar si pabesi. Nëse mendoni se kjo marrëveshje është një pabesi, atëherë mirë, ne nuk bëjmë kështu gjërat në shekullin 21. Kjo nuk është e vërtetë”.

“Ne kemi pasur një marrëveshje dhe ne kemi dashur që ta bëjmë atë transparente dhe të qartë në vetëm pak orë për të parandaluar spekulimet që do të dëmtonin kombëtaren e Spanjës.

“Ne kemi pasur të drejtë legjitime për të arritur këtë marrëveshje. I kam thënë presidentit të federatës. Ishte një reagim krenarie nga presidenti i Spanjës”.

“Presidenti i futbollit spanjoll ka dhënë një përgjigje të paprecedentë. Conte, Van Gaal dhe të tjerë menaxherë vendosën të transferoheshin gjatë kampionateve, por Real Madridi ka pasur krenarinë që gjithnjë të ndihmojë kombëtaren”.

“Jam shumë i befasuar me vendimin e shkarkimit. Lojtarët janë profesional dhe ata nuk do të preken nga këto zhvillime. Na vjen keq që ai nuk ka mundur të luftojë për dëshirën e madhe që ta bëjë Spanjën kampione”, u shpreh Perez. /Telegrafi/

The post Perez mohon pabesinë ndaj kombëtares së Spanjës appeared first on Telegrafi.

Lopetegui prezantohet te Reali me lot në sy: Shkarkimi nga Spanja ishte ndër momentet më të vështira në jetën time

Posted: 14 Jun 2018 11:05 AM PDT

Kampioni aktual i Evropës, Real Madrid ka prezantuar trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Trajneri spanjoll është prezantuar tek Real Madridi vetëm 24 orë pas shkarkimit nga Kombëtarja e Spanjës.

Por Lopetegui ka qarë në konferencën e parë për shtyp si trajner i Realit.

Ai ka thënë se shkarkimi nga Kombëtarja e Spanjës ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij që nga vdekja e nënës.

"Që nga vdekja e nënës sime, dje ishte dita më e trishtuar në jetën time".

"Ishte ndër momentet më të vështira, por që Spanjës i uroj fat në Botëror", ka thënë Lopetegui.

Por për të prezantimi te Reali është momenti më i lumtur në jetën e tij.

"Tani jam trajner i Real Madridit dhe ky është momenti më i lumtur në jetën time", ka thënë trajneri spanjoll.

Ish-trajneri i Portës te Real Madridi do të jetë pasues i legjendës Zinedine Zidane që dha dorëheqje. /Telegrafi/

The post Lopetegui prezantohet te Reali me lot në sy: Shkarkimi nga Spanja ishte ndër momentet më të vështira në jetën time appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more