Skip to main content

“Simbolet e Xhakës dhe Shaqirit dhe mundësia e dënimit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Simbolet e Xhakës dhe Shaqirit dhe mundësia e dënimit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Simbolet e Xhakës dhe Shaqirit dhe mundësia e dënimit

Posted: 23 Jun 2018 04:50 PM PDT

Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kampionatit Botëror ka nxitur kundërthënie të ndryshme lidhur me simbolet e futbollistëve shqiptarë që përfaqësojnë Helvetikët.

Në fitoren prej 2-1, golashënues ishin pikërisht Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, që të dy shqiptarë nga Kosova, të cilët në festën e tyre bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Festa e Granit Xhakës (Foto: Getty Images)

Për më shumë, në këpucët e Xherdanit, në njërën ndodhet flamuri i Zvicrës, kurse në tjetrën flamuri i Kosovës.

Federata serbe e futbollit ka kërkuar nga FIFA që dy lojtarët shqiptarë të dënohen për përdorimin e “flamujve të ndryshëm kundërthënës” në ndeshjen e të premtes mbrëma në Kaliningrad.

Lajmet për XHAKËN dhe SHAQIRIN Lajmet për XHAKËN dhe SHAQIRIN

Në ndërkohë është raportuar se organizata më e madhe e futbollit në botë ka nisur një hetim në lidhje procedurat eventuale disiplinore kundrejt Xhakës dhe Shaqirit.

Këpucët e Xherdan Shaqirit (Foto: Getty Images)

Sipas Telegraph, duke qenë se edhe Shqipëria edhe Kosova janë anëtare të FIFA-s dhe flamujt e tyre shpalosen në ndeshje ndërkombëtare, vështirë mund të ndodhë që dy futbollistët të dënohen për thyerje të rregullave duke shfaqur simbole politike.

Megjithatë, Neni 54 i Kodit Disiplinor e konsideron të paligjshme atë që definohet si “provokim i publikut të përgjithshëm”, një vepër që dënohet me dy ndeshje moslojë. Në ditët në vijim pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i FIFA-s për dy mesfushorët shqiptarë.

Festa e Xherdan Shaqirit (Foto: Getty Images)

Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur procedurat disiplinore edhe kundër Federatës serbe “për turbullim të turmave dhe shfaqjen e mesazheve politike dhe fyese nga tifozët serbë".

Për më tepër, është hapur një hetim paraprak kundër trajnerit Mladen Krstajic, për deklaratat e dyshuara të bëra pas ndeshjes së përmendur. /Telegrafi/

The post Simbolet e Xhakës dhe Shaqirit dhe mundësia e dënimit appeared first on Telegrafi.

Festa e Xhakës dhe Shaqirit, Xherdani: Në futboll gjithmonë ka emocione – Petkovic: Nuk duhet të ngatërrohet politika dhe futbolli

Posted: 23 Jun 2018 03:11 PM PDT

Pas kërkesës së Serbisë për dënimin e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit për festimin me simbolin e shqiponjës, FIFA ka nisur një hetim disiplinor në lidhje me dy futbollistët që e përfaqësojnë Zvicrën.

Dy mesfushorët shqiptarë shënuan gola në fitoren e Helvetikëve kundër Serbisë në Kampionatin Botëror dhe festa e tyre ishte formimi i shqiponjës me duar – një simbol kombëtar shqiptar.

Festa e Granit Xhakës (Foto: Getty Images)

Diçka e tillë është konsideruar si provokim nga serbët që kanë bërë ankesë në FIFA.

Të gjitha lajmet për XHAKËN dhe SHAQIRIN Të gjitha lajmet për XHAKËN dhe SHAQIRIN

“Mendoj se në futboll gjithmonë ka emocione. Mund të shihni se ajo që kam bërë ka pasur të bëjë me emocionet. Jam shumë i lumtur që e kam shënuar atë gol. Mendoj se nuk ka nevojë të flasim për këtë çështje tash”, është shprehur Shaqiri.

Festa e Xherdan Shaqirit (Foto: Getty Images)

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vladimir Petkovic, ka thënë se lojtarët e tij janë përfshirë nga atmosfera dhe shpreson që festa e tyre nuk do të lidhet me politikën.

“Asnjëherë nuk duhet të ngatërrohet politika dhe futbolli. është e kuptueshme se emocionet shfaqen dhe kështu ndodhin gjërat”.

Trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkovic (Foto: Getty Images)

“Mendoj se të gjithë duhet të qëndrojmë larg politikës në futboll dhe të përqendrohemi te sporti si një lojë e bukur dhe diçka që i bashkon njerëzit”, është shprehur Petkovic. /Telegrafi/

The post Festa e Xhakës dhe Shaqirit, Xherdani: Në futboll gjithmonë ka emocione – Petkovic: Nuk duhet të ngatërrohet politika dhe futbolli appeared first on Telegrafi.

FIFA hap hetim disiplinor kundër Xhakës dhe Shaqirit

Posted: 23 Jun 2018 02:56 PM PDT

FIFA ka hapur një hetim për festimet e golave ​​të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit gjatë fitores së Zvicrës në Kupës e Botës ndaj Serbinë.

Zvicra fitoi ndeshjen ndaj Serbisë me rezultat 2-1, ku golat për helvetikët erdhën nga dyshja shqiptare, Xhaka dhe Shaqiri.

Të dy lojtarët janë me prejardhje shqiptare, apo më saktë nga Kosova, ku një goditje serbe ndaj popullatës shqiptare përfundoi vetëm me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në 1999, raporton BBC.

Blick: U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart! Blick: U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart!

Këta dy futbollistë shënuan pikërisht ndaj ‘armiqve’ të tyre dhe festuan duke bërë shqiponjën, simbolin e vendosur në flamurin shqiptar.

Të dy lojtarët pas festave të tyre u fishkëllyen dhe u shanë në kor nga tifozët e Serbisë.

Festa e Xhakës dhe Shaqirit (Getty Images)

Në një deklaratë, FIFA ka thënë se komiteti i tyre disiplinor ka hapur tashmë procedime kundër Xhakës dhe Shaqirit.

Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta Kapiteni Lichtsteiner i del në mbrojtje Xhakës dhe Shaqirit: Ishte më shumë se futboll për ta, festimet me shqiponjë janë të drejta

“Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur procedurat disiplinore kundër Federatës Serbe për turbullim të turmave dhe shfaqjen e mesazheve politike dhe fyese nga tifozët serbë”.

“Për më tepër, është hapur një hetim paraprak kundër trajnerit të ekipit kombëtar serb, Mladen Krstajic, për deklaratat e dyshuara të bëra pas ndeshjes së përmendur”, thuhet në njoftimin e FIFA-s. /Telegrafi/

The post FIFA hap hetim disiplinor kundër Xhakës dhe Shaqirit appeared first on Telegrafi.

Reus: Ekipet e ashtuquajtura të vogla po na vështirësojnë jetën, por me pasion dhe angazhim mund të arrini shumë

Posted: 23 Jun 2018 02:37 PM PDT

Marco Reus ka folur pas fitores së Gjermanisë ndaj Suedisë në kuadër të Grupit F.

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 në ndeshjen e vuajtur ndaj Suedisë, të cilët kaluan të parët në epërsi.

Goli i barazimit erdhi nga Reus, ndërsa në minutat shtesë ishte Toni Kroos, i cili ia siguroi fitoren.

Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë

Është pikërisht Reus që ka folur pas ndeshjes, duke theksuar se kundërshtarët e vogël që po luajnë në mbrojtje po ua vështirësojnë jetën ekipeve të mëdha.

Reus ishte njëri nga heronjtë e gjermanëve (Getty Images)

“Në këtë Kampionat Botëror është bërë e qartë se me shumë pasion dhe angazhim ekipet mund të arrijnë shumë”, ka thënë fillimisht Reus pas ndeshjes.

“Të ashtuquajturat ekipe të vogla e bëjnë shumë të vështirë jetën për të ashtuquajturat ekipe më të mëdha”.

Low: Ishte një triler i mbushur me emocione, nuk humbëm shpresën dhe në fund fituam Low: Ishte një triler i mbushur me emocione, nuk humbëm shpresën dhe në fund fituam

“Ato me të vërtetë luajnë me mjeshtëri dhe mendoj se kjo është ajo që me të vërtetë karakterizon këtë Kupë të Botës – është plot me surpriza”.

“Shumë shpesh kundërshtari ka një mbrojtje shumë të shtrënguar, një mbrojtje me katër shumë kohezive, mbrojtje me pesë, kështu që ju duhet të punoni në rrugën tuaj rreth kësaj dhe keni nevojë të përshpejtoni dhe më në fund të gjeni pjesën e pasme të rrjetës”, përfundoi sulmuesi gjerman. /Telegrafi/  

The post Reus: Ekipet e ashtuquajtura të vogla po na vështirësojnë jetën, por me pasion dhe angazhim mund të arrini shumë appeared first on Telegrafi.

Low: Ishte një triler i mbushur me emocione, nuk humbëm shpresën dhe në fund fituam

Posted: 23 Jun 2018 02:19 PM PDT

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low ka folur pas ndeshjes së fituar ndaj Suedisë.

Gjermania ka fituar në fund ndaj Suedisë me rezultat 2-1 duke mos humbur mundësitë për të kaluar tutje nga grupi F.

Low e ka vlerësuar lojën dhe frymën e ekipit të tij, pasi sipas tij asnjëherë nuk e humbën shpresën për fitore.

Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë

“Ky ishte një triler, i mbushur me emocione dhe një udhëtim me ‘rollercoaster’ deri në fishkëllimën e fundit”, ka thënë fillimisht Low pas ndeshjes.

Festa e lojtarëve gjermanë pas golit të fitores (Getty Images)

“Pas pranimit të golit, ne kemi mbajtur nivelin, kemi thënë që na duhej të kalonim më shpejtë, të mbulonim terrenin për të lodhur Suedinë dhe pastaj të hapnim hapësira, të cilat ne ishim në gjendje të bënim”.

“Në pjesën e dytë presioni që ne ndërtuam ishte gjithnjë e më i fortë”.

Gjermani 2-1 Suedi, notat e lojtarëve Gjermani 2-1 Suedi, notat e lojtarëve

“Ne natyrisht nuk kemi shënuar në disa mundësi të pastra, por ajo që vlerësova ishte fryma e ekipit”.

“Kurrë nuk kemi humbur shpresën që ne të mund ta kthejmë rezultatin dhe të fitojmë këtë ndeshje”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

The post Low: Ishte një triler i mbushur me emocione, nuk humbëm shpresën dhe në fund fituam appeared first on Telegrafi.

RB Leipzig me ofertë të majme për Calhanoglun

Posted: 23 Jun 2018 02:09 PM PDT

RB Leipzig është i gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset për të sjellë mesfushorin kreativ të Milanit, Hakan Calhanoglu, përsëri në Bundesliga.

24-vjeçari u transferuar nga Bayer Leverkusen një vit më parë për 24 milionë euro.

Në sezonin e tij të parë në San Siro, mesfushori turk impresionoi duke treguar shumë kualitet.

Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit - CR7 i pari, Messi i dyti (Foto) Lojtarët që kanë shënuar më shumë gola nga goditjet e dënimit në 10 vitet e fundit - CR7 i pari, Messi i dyti (Foto)

Ai kontribuoi me tetë gola dhe 13 asistime në 45 ndeshje konkuruse, por Fair Play Financiar mund të detyrojnë një shitje.

Calhanouglu (Getty Images)

Sipas gazetës Corriere dello Sport, Red Bull Leipzig po kërcejnë në veprim me një propozim me vlerë 30 milion euro duke përfshirë bonuse për të siguruar shërbimet e tij.

Bonuset për lojtarin janë ndryshme dhe lidhen me performancën e lojtarit.

Calhanoglu refuzoi një pagë të lartë nga Leipzigu për të mbetur te Milani Calhanoglu refuzoi një pagë të lartë nga Leipzigu për të mbetur te Milani

Mesfushori turk në rast transferimi do të përfitonte një kontratë me pagë prej tre milionë euro në vit.

RB Leipzig tashmë ishte përpjekur të afroj Calanoglun edhe në afatin kalimtarm të janarit. /Telegrafi/

The post RB Leipzig me ofertë të majme për Calhanoglun appeared first on Telegrafi.

Gjermani 2-1 Suedi, notat e lojtarëve

Posted: 23 Jun 2018 01:22 PM PDT

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.  

Panzerët kanë arritur ta marrin në fund një fitore shumë të vuajtur ndaj Suedisë, fitore e cila i la në garë për kalimin tutje nga grupi.

Golat në këtë ndeshje për Gjermaninë u shënuan nga Marco Reus (48′) dhe Toni Kroos (90+), ndërsa për Suedinë shënoi Ola Toivonen (32′).

Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i golit të fitore, Kroos, i cili u notua me 8.7.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mbrojtësi Jerome Boateng që u vlerësua me notë 5.5. /Telegrafi/

Gjermani:

Suedi:

The post Gjermani 2-1 Suedi, notat e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë

Posted: 23 Jun 2018 12:56 PM PDT

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.  

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë me të dyja kombëtaret që krijuan nga disa raste për gol.

Megjithatë, ishin vetëm suedezët atë të cilët gjetën golin në minutën e 32-të të ndeshjes.

Festa e suedezëve tek goli i Toivonen (Getty Images)

Ishte sulmuesi Ola Toivonen, i cili shënoi gol të bukur me parabolë për 1-0 pasi më parë u shërbye nga Viktor Claesson.

Në pjesën e dytë, gjermanët hyn furishëm duke barazuar pas vetëm tre minutave lojë me anë të Marco Reus, i cili barazoi për 1-1.

Momenti i golit të parë nga Reus (Getty Images)

Vazhdimi i ndeshjes u bë edhe më interesant pas golit të barazimit, pasi Gjermania u hodh e gjithë në sulm pasi nuk kishte çfarë të humbte dhe krijoi shumë raste për gol.

Në minutën e 82-të gjithçka u bë e vështirë për ta pasi ishte Jerome Boateng që u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve, por kjo nuk i dorëzoi gjermanët.

Reus dhe festa e tij (Getty Images)

Panzerët ishin gati disa herë ta gjejnë golin me anë të Gomez dhe Julian Brand, por ishte Toni Kroos, i cili në minutën e fundit shtesë me një supergol ia siguroi fitoren 2-1.

Në Grupin F lider është Meksika me gjashtë pikë, ndërsa Gjermania dhe Suedia me nga tri. Në ndeshjen e fundit të Grupit, Gjermania luan ndaj Koresë së Jugut, ndërsa Suedia ka përball Meksikën. /Telegrafi/  

 

 

The post Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë appeared first on Telegrafi.

Gjermania barazon ndaj Suedisë me golin e Reusit

Posted: 23 Jun 2018 12:11 PM PDT

Kombëtarja e Gjermanisë ka gjetur golin e barazimit ndaj Suedisë.

Gjermanët kanë barazuar ndaj suedezëve në ndeshjen e vlefshme për Grupin F në Kupën e Botës “Rusia 2018”.

Është sulmuesi Marco Reus, i cili ka shënuar nga afërsia për barazimin 1-1.

Goli i Reusit erdhi pas një asistimit të saktë nga Timo Werner.

Ky gol erdhi në minutën e 48-të të ndeshjes. /Telegrafi/

 

The post Gjermania barazon ndaj Suedisë me golin e Reusit appeared first on Telegrafi.

Çmendet Liverpooli, ofron 180 milionë euro për Asension

Posted: 23 Jun 2018 12:02 PM PDT

Liverpooli e ka bërë yllin e Real Madridit, Marco Asension, objektivin kryesor në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra e madhe angleze arriti në finale të Ligës së Kampionëve, por u mposht nga Real Madridi me rezultat 3-1.

Kjo humbje e hidhur ka bërë që drejtuesit e Liverpoolit të mendojnë për përforcimin edhe më të madh të skuadrës për sezonin e ri.

Agjenti: Real Madridi ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë eurosh për Asension Agjenti: Real Madridi ka refuzuar dy oferta prej 150 milionë eurosh për Asension

Pas transferimit të Naby Keitas nga Red Bull Leipzig dhe Fabinhos nga Monaco, klubi anglez ka kthyer vëmendjen në La Liga te Reali.

 Klopp e dëshiron Asension në Anfield (Getty Images)

Është mesfushori me tipare sulmuese, spanjoll Asensio, i cili pëlqehet shumë nga skuadra nga Anfield, të cilët kanë bërë një ofertë për shërbimet e tij.

Sipas mediumit spanjoll Mundo Deportivo, Reds kanë ofruar plot 180 milionë euro për mesfushorin e Mbretërve, Asensio.

Marco Asensio (Getty Images)

Mesfushori ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh në kontratën e tij, ndërsa menaxher i ri Julen Lopetegui është i prirur për të mbajtur 22-vjeçarin.

Megjithatë, ata do të shqyrtojnë ofertën e Liverpoolit, me Jurgen Klopp që po kërkon më shumë eksplozivitet dhe përforcime në mesfushë. /Telegrafi/

The post Çmendet Liverpooli, ofron 180 milionë euro për Asension appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more