Skip to main content

“Si t’i përdorim ngjyrat në marketing” plus 9 more Ekonomia Online

“Si t’i përdorim ngjyrat në marketing” plus 9 more Ekonomia Online


Si t’i përdorim ngjyrat në marketing

Posted: 21 Jun 2018 10:05 AM PDT

Ekspertët e marketingut dhe dizajnerët grafikë e kanë ditur prej kohësh që ngjyrat luajnë një rol kryesor në suksesin e një fushate marketingu.

Ngjyra të ndryshme krijojnë ndjesi të ndryshme tek konsumatorët, duke i dhënë personalitet një marke dhe duke ndikuar tek shitjet. Më poshtë po listojmë 10 ngjyrat që rrisin shitjet dhe emocionet specifike që krijon secila ngjyrë.

E kuqe

E kuqja është ngjyra e fuqisë. Tërheq vëmendjen e njerëzve dhe e mban atë. Ja përse e kuqja është ngjyra më e përdorshme në marketing. Përdoreni, por vetëm mos e teproni!

Blu

Në rastet kur doni të dukeni të besueshëm dhe të hijshëm, ngjyra blu është e duhura për t'u përdorur. Kombinimi i saj me ngjyra të tjera që shkojnë, jep rezultate akoma më të mira.

Rozë

Kërkoni vëmendjen e femrave të reja? Në këtë rast nuk gabohet asnjëherë nëse përdoret ngjyra rozë apo ajo pink. Është ngjyrë gazmore, e llastuar dhe tërësisht femërore.

E verdhë

E verdha është një ngjyrë e fuqishme, por është gjithashtu më e rrezikshmja. Përdoreni atë për të tërhequr vëmendjen e audiencës dhe bëjini të ditur që ju jeni të sigurt për aftësitë tuaja.

E gjelbërt

Ngjyra e gjelbërt është e gjithanshme. Është e ngrohtë, mikpritëse, duke i dhuruar konsumatorëve një ndjesi të mirë. Së dyti, është një simbol i shëndetit, mjedisit dhe dashamirësisë. Së fundmi, ajo është ngjyra e parave, kështu që krijon mendime rreth pasurisë.

Vjollcë

Vjollca është ngjyrë mbretërore, gjë që do të thotë se kur ajo përdoret i jep elegancë dhe prestigj materialeve të marketingut.

E artë

Ngjyra e artë tregon gjithashtu elegancë dhe prestigj, por ka edhe elementë fuqie që ngjyra vjollcë nuk i ka. Në kombinim me vjollcën ose të gjelbrën, e arta kthehet në një ngjyrë shumë të fuqishme që simbolizon pasuri dhe pastërti.

Portokalli

Portokallia është energji. Ka forcë tërheqjeje të jashtëzakonshme, është e lezetshme dhe e freskët. Ajo i bën konsumatorët të ndjehen se po blejnë nga një kompani që dallon nga të tjerat.

Kafe

Ngjyra kafe e tokës, njihet si një ngjyrë e rehatshme, gjë që përçon siguri  dhe relaksim tek konsumatorët.

E zezë

E zeza është një tjetër ngjyrë shumë e gjithanshme. Mund të jetë moderne apo tradicionale, emocionuese ose relaksuese. E përdorur si një ngjyrë kontrasti me një ngjyrë tjetër, e zeza shton dramë tek çdo lloj ndjenje që doni të përçoni tek konsumatorët.

Cilat ngjyra preferoni ju për marketing?

The post Si t'i përdorim ngjyrat në marketing appeared first on Ekonomia Online.

Shpend Ahmeti jep numrin emergjent për qytetarët pas vërshimeve

Posted: 21 Jun 2018 10:02 AM PDT

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se situata është stabilizuar sa i përket reshjeve në kryeqytet.

Ai ka thënë se të gjitha ekipet e komunës janë në terren pas vërshimeve, ndërsa tash po merren me dëmet dhe situatën emergjente, sidomos te shkolla Ismail Qemali që është përmbytur në masë të madhe.

Ai ka dhënë edhe një numër emergjent për qytetarët.

"Të gjitha ekipet e komunës , të drejtorisë së Shërbimeve Publike e Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për shkak të vërshimeve në gjithë qytetit. Situata është stabilizuar sa i përket rreshjeve por tash po merremi me dëmet dhe stuatat emergjente sikurse ajo në shkollen Ismail Qemajli. Për çdo emergjencë kontaktoni në numrat tonë 080012233 dhe 080012244", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

The post Shpend Ahmeti jep numrin emergjent për qytetarët pas vërshimeve appeared first on Ekonomia Online.

9 fraza që tregojnë vetëbesim të ulët

Posted: 21 Jun 2018 10:00 AM PDT

Të thuash "më fal" 100 herë në ditë

Sipas studimeve kjo tregon probleme të mëdha me vetëbesimin, gjë që e bën një person të besojë se nëse diçka shkon keq, ky është padyshim faji i tyre.

Çfarë duhet të bëni: Nëse keni një problem të tillë, i cili pas ndonjë incidenti ju bën që të dëshironi të kërkoni falje, analizoni situatën: a keni bërë me të vërtetë diçka të keqe për të kërkuar falje?

"Është vetëm fat."

Disa njerëz, që kanë arritur sukses në jetë, i përgjigjen lavdërimit me "Unë kam qenë vetëm me fat!" Ata pretendojnë të jenë vetëm me fat, duke harruar se punuan shumë për të arritur rezultatin. Sipas hulumtimit, ky fenomen quhet vetëdeklarim iracional ose i pandershëm.

Çfarë duhet të bëni: Pranoni që jeni të mirë! Dhe kur dikush ju lavdëron, mësoni të thoni "faleminderit" në vend që të gjeni justifikime.

"Vras mendjen se çfarë mendojnë për mua."

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të New Hampshire (SHBA), njerëzit me vetëbesim të ulët janë më të shqetësuar për mendimin e të tjerëve dhe nuk mund të përballojnë konfliktet: preferojnë të komunikojnë me njerëz negativë dhe të pakëndshëm (edhe nëse i trajtojnë si plehra) në vend që të kenë argumente dhe të qartësojnë marrëdhëniet.

Çfarë duhet të bëni: Në këtë rast, duhet të kuptoni se, në përgjithësi, të gjithë kujdesen vetëm për veten dhe askush nuk mendon për ty. Imagjinoni që njerëzit konfliktuoze janë "pesha e vdekur" dhe largojini ata nga jeta juaj. Çdo gjë do të bëhet më e thjeshtë.

"Nuk e di se çfarë të zgjedh."

Nëse vazhdimisht i kërkoni kamerierit në një restorant një minutë pasi nuk mund të zgjidhni një pjatë, duhet të mendoni për vetëvlerësimin tuaj. Njerëzit me vetëbesim të ulët nuk mund të marrin vendimet më të thjeshta dhe shpesh ndryshojnë mendjet e tyre.

Çfarë duhet të bëni: Kuptoni se jeta mund të jetë shumë më e lehtë dhe më argëtuese. Vendimet e vogla të menjëhershme nuk do ta ndryshojnë, por do të kurseni kohën dhe nervat tuaja. Një këshillë e vogël për të pavendosurit: nëse nuk e dini se çfarë të porositni në një restorant, gjithmonë zgjidhni sallatën çezar.

Fjalë përçmuese rreth vetes

Disa njerëz me vetëbesim të ulët vazhdimisht tallen me veten dhe përdorin fjalë fyese kur flasin për veten e tyre. Duket se të tjerët mendojnë për mangësitë e tyre gjatë gjithë kohës, kështu që është më mirë nëse ata janë ironikë për këto të meta vetë.

Çfarë duhet të bëni: Nëse nuk tërhiqni vëmendje ndaj problemeve tuaja, të tjerët ka shumë të ngjarë të mos i vënë re ato.

"Ndoshta, ka të ngjarë të kem të drejtë, por nuk jam i/e sigurtë"

Përdorimi i vazhdueshëm i shprehjeve të tilla si "pak a shumë", "nëse nuk gaboj", "ndoshta", "ka shumë të ngjarë" dhe kështu me radhë është një justifikim nëse mendimet e personit papritmas dalin të pasakta.

Çfarë duhet të bëni: Filloni të kontrolloni fjalët tuaja, duke kujtuar se mendimet e askujt kurrë nuk mund të jenë 100% të vërteta.

"Të gjithë mendojnë kështu."

Të gjitha këto "Gjithkush e bën këtë", "Shumica e njerëzve mendojnë kështu," "Gjithkush e dëshiron atë" janë shembuj të frikës nga opinioni personal dhe ndjekja e stereotipeve të shoqërisë.

Çfarë duhet të bëni: Kuptoni që vetëm një mendim i formuar personalisht ju bën një personalitet.

"Mendoj ndryshe, por do të bie dakord."

A keni parë njerëz që, edhe në fushën e tyre profesionale, janë dakord me mendimin e njerëzve më pak kompetent, por më karizmatikë? Ata kurrë nuk argumentojnë dhe bien lehtë dakord. Kjo nuk është një natyrë e lehtë: është një frikë patologjike e dështimit dhe një gabim në edukim (prindërit nuk e kanë lejuar fëmijën të shprehë "mendimin e tyre të panevojshëm të fëmijës").

Çfarë duhet të bëni: Më në fund kuptojeni se të huajt nuk mund të dinë se çfarë do të jetë më mirë për ju dhe çfarë opinioni duhet të keni.

The post 9 fraza që tregojnë vetëbesim të ulët appeared first on Ekonomia Online.

Abrashi pas vërshimeve: Bllokada në Prishtinë rezultat i papërgjegjësisë e korrupsionit

Posted: 21 Jun 2018 09:57 AM PDT

Arban Abrashi nga LDK, ka komentuar gjendjen e sotme në Prishtinë pas vërshimeve.

Ka thënë se kjo po ndodh si rezultat i keqmenaxhimit, papërgjegjësisë e korrupsionit. Ka shtuar, se shumë rrugë në Prishtinë nuk mirëmbahen tash e 4 vjet.

"Bllokada e sotme në Prishtinë, është rezultat i keqmenaxhimit, papërgjegjësisë e korrupsionit. Sot një pjesë e madhe e rrugëve, ujëmbledhësëve e kanalizimeve të Prishtinës nuk mirëmbahen (në fakt nuk janë mirëmbajtur tash e 4 vite). Mirëmbajtja ditore e sezonale është detyrim ligjor", ka shkruar Abrashi.

Në fund, ka thënë se problemet nuk zgjidhen me ankesa kronike e me ndërhyrje politike, por me punë e angazhim.

The post Abrashi pas vërshimeve: Bllokada në Prishtinë rezultat i papërgjegjësisë e korrupsionit appeared first on Ekonomia Online.

Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut

Posted: 21 Jun 2018 09:52 AM PDT

Pak ditë para takimit në Bruksel me homologun e tij, Aleksandar Vuçiq, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar konsensus për dialogun, jo vetëm nga partitë politike, por edhe nga mediat dhe shoqëria civile.

Por, kjo kërkesë e të parit të shtetit, nuk po merret parasysh nga shoqëria civile dhe mediat. Sipas tyre, ky është veprim i vonuar i presidentit Thaçi.

Jeta Krasniqi, menaxhere e projektit për dialog në Institutin Demokratik të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se nevoja për konsensus ka lindur para një viti kur është kuptuar se Kosova dhe Serbia janë duke shkuar drejt përfundimit të dialogut.

"Patjetër që mbështetja që shoqëria civile mund t'i japë këtij procesi është e mirëseardhur, por mbi të gjitha ky është një proces shtetëror, ku duhet të ketë një konsensus mes partive politike, të ketë një bashkërendim të institucioneve dhe patjetër të formohen edhe grupe të ekspertëve për çështjet, të cilat pritet të diskutohen në kuadër të këtij procesi", thotë Jeta Krasniqi.

Ndërkaq, analisti Imer Mushkolaj, vlerëson se kjo kërkesë e presidentit Thaçi është e vonuar. Sipas tij, mediat kanë kryer në vazhdimësi punën e tyre në mënyrën më të mirë të mundshme sa i përket raportimit për dialogun.

"Zotëri Thaçi e ka ditur që së shpejti do të fillojë faza e re e dialogut me Serbinë dhe këtë thirrje ose pikërisht përpjekjen për të arritur konsensus, është dashur ta bëjë shumë më herët. Tash kur ai po e bën një thirrje të tillë, e kam fjalën se të dielën mbahet takimi i radhës ose takimi i parë për fazën finale të dialogut, rrjedhimisht është shumë vonë që të arrihet një konsensus i tillë", vlerëson Mushkolaj.

Presidenti Thaçi u ka bërë ftesë publike edhe subjekteve politike për përfshirje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thirrjeve të tij për një konsensus dhe kompromis të brendshëm politik rreth kësaj faze të dialogut, spektri politik opozitar u është përgjigjur negativisht.

Madje, në tryezën e fundit të organizuar nga Partia Social Demokrate, është propozuar që procesin e dialogut me Serbinë ta udhëheqë Kuvendi i Kosovës.

Sidoqoftë, të dielën më 24 qershor në Bruksel, do të mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në nivel presidentësh.

Ky takim do të ketë në fokus diskutimin rreth marrëveshjeve të arritura deri më tani, sfidat e zbatimit të tyre, si dhe hapat e mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve.

The post Ftesa e vonuar për konsensus rreth dialogut appeared first on Ekonomia Online.

Thënie të mençura nga Aristoteli

Posted: 21 Jun 2018 09:45 AM PDT

"I edukuari dallon nga i paedukuari po aq sa dallon i gjalli prej të vdekurit”.

"Sekreti i humorit është befasia".

"Lumturia është cilësi e shpirtit, jo funksion i rrethanave materiale të dikujt”.

"Ne jemi ajo që vazhdimisht bëjmë. Prandaj, përsosmëria nuk është një veprim, por një shprehi”.

"Ai që është mik i të gjithëve, ai nuk është mik i askujt”.

"Ekziston vetëm një mënyrë për ta shmangur kritikën: mos bëjë asgjë, mos thuaj asgjë, mos u bë askush”.

– Aristoteli

The post Thënie të mençura nga Aristoteli appeared first on Ekonomia Online.

Haziri: Hilmi Haradinaj do të kujtohet përgjithmonë për kryengritjen e tij për lirinë e shqiptarëve

Posted: 21 Jun 2018 09:41 AM PDT

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kanë bërë sot homazhe në Gllogjan, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Hilmi Haradinaj, transmeton Ekonomia Online.

Siç bëhet e ditur përmes një komunikate, pasi ka ngushëlluar kryeministrin Haradinaj dhe familjen e tij, Haziri ka vlerësuar lartë figurën e veprimtarit, Hilmi Haradinaj, duke thënë se ai do të mbahet në mend përgjithmonë për kryengritjen e tij për liri dhe të drejta të shqiptarëve.

"Hilmi Haradinaj, me kryengritjen e tij, na mësoi si duhet luftuar për të mos e duruar shtypjen dhe padrejtësinë e kohës", ka thënë Haziri.

The post Haziri: Hilmi Haradinaj do të kujtohet përgjithmonë për kryengritjen e tij për lirinë e shqiptarëve appeared first on Ekonomia Online.

Konfirmohet aktakuza ndaj 46 mjekëve në rastin “Stenta”

Posted: 21 Jun 2018 09:34 AM PDT

Rreth dy muaj pasi që e konfirmoi aktakuzën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani dhe ish-sekretarit të kësaj ministrie, Gani Shabani, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur njëjtë edhe për 46 të akuzuar tjerë të përfshirë në rastin e njohur si "Stenta".

Gjykata i ka refuzuar kërkesat për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave të paraqitura nga Gani Bajraktari, Sami Gjoka, Faik Shatri dhe 43 mjekë të tjerë, ndaj të cilëve, ishte vendosur të veçohet procedura në shqyrtimin fillestar të mbajtur në shkurt të këtij viti.

Lajmin për "Betimi për Drejtësi" e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

"Ju njoftojmë se lidhur me lëndën PKR.nr.40/18, sa i përket kërkesës për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimet nga mbrojtësit dhe vet të akuzuarit, Gjykata me dt. 30.05.2018 ka marr Aktvendim për refuzimin e kërkesës për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave", thuhet në përgjigjën e gjykatës.

Kurse, sa i përket pjesës së tretë të të akuzuarve në këtë rast, ku përfshihen disa drejtorë të spitaleve private, mjekë dhe personel tjetër mjekësor, zëdhënësja Gashi bëri të ditur, se ende nuk është vendosur në lidhje me kërkesat e tyre për hedhjen e aktakuzës.

"Lidhur me lëndën PKR.nr.41/18, Gjykata ende nuk ka marr Aktvendim sa i përket kërkesës për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtim të provave", thuhet në përgjigjen e Gashit.

Fillimisht, në rastin "Stenta" kishin qenë të përfshirë 64 të akuzuar, mirëpo në ndërkohë, prokuroria ishte tërhequr nga ndjekja penale ndaj Afrim Bekteshit, kurse, për të akuzuarit tjerë ishte vendosur të zhvilloheshin tri procedura të ndara gjyqësore.

Një vendim të tillë, gjykatësja e këtij rasti, Shadije Gërguri e kishte marr në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 26 shkurt të këtij viti, për arsye të efikasitet të çështjes, pasi që si pasojë e numrit të madh të personave të akuzuar, kjo lëndë është sfiduar të trajtohet në praktikë nga gjykata.

Kështu, në rastin tash të njohur si "Stenta 1", janë duke u gjykuar ish-ministri Ferid Agani dhe ish-sekretari Gani Shabani, në rastin "Stenta 2", janë të akuzuar Gani Bajraktari, Sami Gjoka, Faik Shatri dhe 43 mjekë të tjerë, kurse në "Stenta 3" janë të përfshirë të akuzuarit, Ali Hocaoglu, Mahmut Çakmak, Raif Çavolli, Borche Petrovski, Shpend Elezi, Blerim Zuna, Abdullah Tuna, Astrit Bakiqi, Driton Sylejmani, Arton Beqiri, Lulzim Brovina dhe katër spitale private si persona juridik.

Prokuroria e Shtetit më 15 qershor 2016 kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sekretarit të përgjithshëm të MSh, Gani Shabani dhe 62 personave të tjerë, për veprat penale "keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar", "marrje e ryshfetit", "dhënie e ryshfetit", "trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor", "ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike" dhe "shmangia nga tatimi ".

Në ndërkohë, prokuroria kishte hequr dorë nga ndjekja penale ndaj kardiologut Afrim Bekteshi, me arsyetimin se i njëjti është përfshirë gabimisht në aktakuzë.

Në ketë çështje penale hetimet fillimisht janë zhvilluar kundër 116 personave fizikë dhe katër personave juridikë. Mirëpo për 56 persona fizikë nuk janë plotësuar kushtet ligjore që të përfshihen në këtë aktakuzë, andaj për të njëjtit janë pushuar hetimet.

Mbrojtja e të akuzuarve ka ngritur dilema të shumta rreth ligjshmërisë së kësaj aktakuze, e cila sipas tyre, përveçse përmban prova të papranueshme ajo është ngritur në mënyrë të kundërligjshme nga prokurori i Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi. Sipas mbrojtjes, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit nuk ka kompetenca në ngritjen e aktakuzave siç ka ndodhur në këtë rast.

The post Konfirmohet aktakuza ndaj 46 mjekëve në rastin "Stenta" appeared first on Ekonomia Online.

Veseli për zhvarrosjen e dëshmorëve të UÇK-së: Liria e Kosovës është vepra e tyre e përjetshme

Posted: 21 Jun 2018 09:32 AM PDT

Kryetari i Kuvendit, njëherit kryetar i PDK-së, Kadri Veseli,  ka qëndruar sot në Polac të Skenderajt, ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t'i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Marinë, transmeton Ekonomia Online.

Veseli ka thënë se ndjeu dhimje e mall derisa po shihte zhvendosjen e gjeneralëve Bedri Shala e Rasim Kiçina dhe dëshmorëve tjerë.

"Ndjeva dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë. Ndihem krenar dhe i nderuar që isha bashkëluftëtar i tyre", ka shkruar ai në Facebook.

Veseli është shprehur se Kosova është krenare që ka këta heronj, derisa shtoi se vepra e tyre më e madhe, liria e Kosovës, do të jetë e përjetshme.

"E gjithë Kosova është krenare me këta heronj, që dhanë jetën e tyre për atdheun. I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për ta, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre e madhe: liria e Kosovës".

The post Veseli për zhvarrosjen e dëshmorëve të UÇK-së: Liria e Kosovës është vepra e tyre e përjetshme appeared first on Ekonomia Online.

“Kali i Trojës” nuk ishte kalë, ishte anije

Posted: 21 Jun 2018 09:23 AM PDT

Kali i Trojës nuk ishte një kalë prej druri, siç thuhet në "Iliadën" e Homerit. Në fakt, sipas një studiuesi italian, Francesco Tiboni, profesor i Universitetit të Marsejës, makineria që përdorën grekët për të nënshtruar Trojën nuk ishte kali prej druri, por një anije fenikase me kokë kali, që quhej "hipos".

Kali i drunjtë, barku i të cilit u mbush me luftëtarë grekë, që më pas dolën e nënshtruar Trojën, sipas arkeologut italian nuk ka qenë aspak i tillë, por bëhet fjalë për një gabim në përkthim, shkruan Shekulli.

Sipas tij, jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një kalë, por dimensionet e mekanizmit që shërbeu për fshehjen e luftëtarëve janë hiperbolizuar.

Sipas Tibonit, ka më shumë mundësi që një anije e përmasave të mëdha mund të ketë mbajtur në "barkun" e saj luftëtarët grekë, të cilët e kanë pasur të lehtë të dalin për të nisur betejën.

Teza e tij është fryt i një studimi dyvjeçar dhe është publikuar në revistën "Archeologia Viva".

The post "Kali i Trojës" nuk ishte kalë, ishte anije appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more