Skip to main content

“Shtatë tiparet e njerëzve me integritet” plus 9 more Ekonomia Online

“Shtatë tiparet e njerëzve me integritet” plus 9 more Ekonomia Online


Shtatë tiparet e njerëzve me integritet

Posted: 14 Jun 2018 11:05 AM PDT

Integriteti është një karakteristikë shumë e virtytshme e njerëzve që arrijnë ta bëjnë atë të vetin dhe ta transmetojnë aq bukur te të tjerët. Ndonjëherë integriteti është i padukshëm, ja si ta kuptoni!

Integriteti është një fjalë që ju e dëgjoni pothuajse çdo ditë, por nuk është një fjalë për të cilën njerëzit kalojnë shumë kohë duke u menduar. Integriteti është respektimi i një kodi vlerash dhe morali të veçantë. Thënë ndryshe baza e integritetit është të bësh gjënë e duhur kur të tjerët nuk e kanë mendjen. Një individ me integritet është një ilaç i vetes. Ja cilët janë disa shembuj të përditshmërisë të cilat mund t'i konsiderojmë si integritet.

1. Prindërit që u kërkojnë falje fëmijëve të tyre kur u bëjnë diçka të gabuar

Ashtu si kafshët, fëmijët e vegjël janë shënjestra të lehta. Ata janë fizikisht të dobët dhe tepër të cenueshëm emocionalisht, sepse nuk kanë kapacitetin njohës për të kuptuar kompleksitetin e jetës. Në një moment të vështirë një prind mund t'i shfryhet fëmijës së tij, ndonjëherë duke e kaluar masën. Nëse prindi ka integritet ai e lë mënjanë krenarinë dhe mëson të kërkojë falje më shpesh.

2. Shefat që theksojnë arritjet e stafit të tyre duke qenë modestë për të tyret

Psikologët mund të dëgjojnë shumë ankesa nga punonjësit për të gjithë llojet e shefave që nga narcisët, te sadistët dhe sociopatët, por ky nuk është integritet. Një shef me integritet nuk është shef, sepse dëshiron të ketë pushtet mbi të tjerët, por sepse të qenët një lider i mban gjërat më të organizuara dhe sfidat më të lehta për t'u përballuar. E thënë thjeshtë, shefat me integritet nuk kanë nevojë për pushtet, sepse e dinë mirë se çfarë bëjnë dhe për këtë ekziston diferenca në rrogë e cila ia kujton. Një shef i mirë përpiqet vazhdimisht të vlerësojë kontributin e stafit dhe t'u japë atyre vlerësimin që meritojnë.

3. Partnerët romantikë që nuk i vënë njëri-tjetrit pseudonime

Le ta pranojmë: ka mënyra të ndryshme për të trajtuar keq një partner/e. Çdo ditë çiftet sillen keq me njëri-tjetrin. Inati mund të kalojë në atë që psikologët e quajnë abuzim psikologjik me emrat, ku një person fillon t'i vërë pseudonime ofenduese tjetrit. Ata çifte të cilët kanë probleme, por të cilët vazhdojnë të sillen mirë me njëri-tjetrin kanë një marrëdhënie të shëndetshme dhe mund të konsiderohen me integritet.

4. Shoferët që nuk i bien pothuajse kurrë borisë

Ne të gjithë shfrytëzojmë së bashku rrugët, pavarësisht sesa acarues mund të jetë realiteti. Mënyra si dikush nget makinën thotë shumë për mënyrën si ai i trajton njerëzit që nuk i njeh, si përballet me inatin dhe sa integritet ka. Ndoshta ju mund të besoni se dikush që nget makinën ngadalë dhe që nuk shfaq agresivitet është më pak i zënë se ju, por kur dikush e nget makinën në mënyrë që të respektojë të tjerët, kjo është shenjë e integritetit.

5. Njerëzit në pozicione pushteti që kërkojnë falje për vonesat

Kur dikush ndihet i rëndësishëm, sepse ka më shumë pushtet se shumica e njerëzve rreth tij, ai shpesh e merr veten shumë seriozisht dhe nuk mendon për ndjenjat e të tjerëve. Bëhet fjalë për ata drejtues të cilët kërkojnë ndjesë që mund të lënë dikë të presë në një intervistë pune. Në çdo rast kur dikush me pushtet kërkon falje, kjo përkthehet në integritet.

6. Kushdo që nuk akuzon mbi bazë dyshimi

Në sistemin gjyqësor njihet se përfitimi i dyshimit i takon gjithnjë atij mbi të cilin bie. Kur jeni të stresuar ka më shumë gjasa që të mbroni veten dhe të akuzoni të tjerët. Por secili prej nesh mund të mësojë t'ia japë tjetrit avantazhin e dyshimit dhe të mos i marrë gjërat për të mirëqena dhe për të gabuara derisa kjo të provohet plotësisht. Ky është integritet!

7. Vullnetarët

Si një shoqëri, ne nuk bëjmë mjaftueshëm punë vullnetare. Megjithatë, disa burra dhe gra dalin vullnetarë në një pjesë të kohës së tyre. Kjo tregon se ata shohin aspektin e gjerë të jetës dhe se duan mirëqenien e të tjerëve, jo vetëm të veten. Ku ka përshkrim më të mirë të integritetit?

Lajmi i mirë për integritetin është se ju nuk lindni me të ose pa të. Në bazë të sjelljes suaj të përditshme ju mund ta kultivoni integritetin përgjatë kohës.

Mund t'i vendosni vetes një synim dhe të tregoni më shumë integritet në përditshmëri derisa të arrini ta zotëroni sa më mirë atë sjellje, aq sa të mos e vini më re te vetja si diçka të çuditshme.

The post Shtatë tiparet e njerëzve me integritet appeared first on Ekonomia Online.

Të lexosh artikuj mbi shëndetin, të bën të ndihesh i sëmurë

Posted: 14 Jun 2018 10:55 AM PDT

Leximi i artikujve në lidhje me shëndetin dhe sëmundjet mund të bëjë që ju të ndiheni të sëmurë.

Sipas një studimi të ri, tregimet e frikshme për sëmundjet mund të shkaktojnë simptomat e tyre, në disa njerëz.

Shkrimet rreth substancave që konsiderohen të "rrezikshme" për shëndetin, mund të shkaktojnë te njerëzit “e ndikueshëm” një zhvillim të simptomave edhe pse në të vërtetë nuk ka asnjë arsye objektive për ta bërë këtë.

Hulumtuesit kanë studiuar fenomenin e njohur si mbindjeshmëria elektromagnetike, i cili është i lidhur me përdorimin e telefonit celular.

Parashikimi i lëndimeve të mundshme mund të shkaktojë dhimbje apo çrregullime.

Studimi ilustron se raportet mediatike rreth rreziqeve shëndetësore mund të shkaktojnë ose amplifikojnë efekte “nocebo” në disa njerëz.

Për shembull, njerëzit të cilët janë të ndjeshëm ndaj fushave elektromagnetike raportojnë simptoma të tilla si dhimbje koke, marramendje, djegie apo ndjesi shpimi gjilpërash në lëkurën e tyre, pas shikimit ose leximit të raporteve të rreziqeve shëndetësore.

The post Të lexosh artikuj mbi shëndetin, të bën të ndihesh i sëmurë appeared first on Ekonomia Online.

4 gabimet që penalizojnë pranimin tuaj në një kolegj ndërkombëtar

Posted: 14 Jun 2018 10:50 AM PDT

Lumturia e pranimit nga Universiteti i Harvardit u zbeh për të paktën 10 anëtarë të ardhshëm.

Shkolla refuzoi pranimin e studentëve pasi administratorët gjetën postime publike në Facebook që ishin të papranueshme si ngacmime apo shaka ndaj grupeve të ndryshme minoritare.

Çdo vit ndodhin anullime të pranimeve të kolegjeve për arsye të ndryshme.

Edhe pse një përfaqësues i Harvardit tha se universiteti nuk "komentonte publikisht mbi statusin e pranimeve të aplikantëve individualë", postimet e tyre vënë në dyshim karakterin moral të studentëve.

"Kolegji i Harvardit rezervon të drejtën për të tërhequr një ofertë pranimi në kushte të ndryshme, duke përfshirë nëse një student i pranuar angazhohet në sjellje që vënë në dyshim ndershmërinë, pjekurinë apo karakterin moral të tij".

Postimet e mediave sociale nuk janë e vetmja arsye që pranimet mund të revokohen. Arsyet e tjera përfshijnë:

  • Çështjet disiplinore. Këto përfshijnë pezullime shkollore apo dëbime në shkollën e mesme.
  • Notat. Ndryshime të rëndësishme në nota mund të lëndojnë studentët e pranuar. "A mund të rezultojë një notë 9 e marrë në një shfuqizim? Ka shumë të ngjarë," tha Brian Taylor, drejtor i "Ivy Coach". Është e rëndësishme që studentët të përpiqen dhe të mbajnë notat e tyre, por nuk duhet të shqetësohen shumë për luhatjet e vogla.
  • Sjellja gjatë kohës që janë në kampus. Studentët duhet të jenë të vetëdijshëm se sjellja e tyre në fundjavë është gjithashtu subjekt i shqyrtimit, sipas Taylor, i cili tha se çështjet si pirja e alkolit kur je në moshë të mitur në festat vëllazërore gjatë këtyre fundjavave mund të sjellin anullim të pranimeve në disa raste.
  • Akuzat penale. Së fundmi, akuzat penale mund të rrezikojnë pranimin tuaj. Në Harvard madje ka ndodhur një rast kur u tërhoq një pranim nga Owen Labrie, pasi ai u akuzua për përdhunim në vitin 2014. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e sulmeve seksuale, por u shpall fajtor për akuzën e një keqbërjeje sipas statutit ligjor.

The post 4 gabimet që penalizojnë pranimin tuaj në një kolegj ndërkombëtar appeared first on Ekonomia Online.

Hahn: Shqiptarët më pak vullnet se serbët në dialog

Posted: 14 Jun 2018 10:44 AM PDT

Komisionari evropian për Zgjerim, Johannes Hahn, thotë se ai sheh një impuls të ri në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithëse ende nuk ka "asgjë konkrete".

Ai e shpjegoi këtë qëndrim në radhë të parë duke ndryshuar qasjen e Kosovës, e cila, sipas tij, deri tani "me më pak vullnet se serbët" ka marrë pjesë në dialog.

The post Hahn: Shqiptarët më pak vullnet se serbët në dialog appeared first on Ekonomia Online.

Policia interviston nënkryetarin e Kuvendit

Posted: 14 Jun 2018 10:28 AM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK- së, Xhavit Haliti, është intervistuar sot nga Policia e Kosovës lidhur me rastin që ndodhi në Kuvend më 18 maj të këtij viti.

Haliti është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për veprën penale të sulmit ndaj deputetit nga radhët e LDK- së, Arben Gashi.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

Lidhur me këtë ngjarje, më 29 maj të këtij viti ka dhënë deklaratë në Polici edhe Arben Gashi, në cilësinë e të dëmtuarit.

The post Policia interviston nënkryetarin e Kuvendit appeared first on Ekonomia Online.

Shenjat që jep trupi kur ka mungesë kaliumi, ushqimet ku gjendet

Posted: 14 Jun 2018 10:13 AM PDT

Kaliumi është një mineral që ndihmon në funksionimin si duhet të qelizave. Nervat dhe muskujt – përfshirë edhe zemra- mund të mos funksionojnë siç duhet nëse nuk merrni mjaftueshëm kalium.

Dozat e duhura të kaliumit?

Nëse jeni mbi 14 vjeç, duhet të merrni rreth 4700 miligramë kalium në ditë. Nënat që po ushqejnë fëmijën me gji duhet të marrin 5100 miligramë.

Për fëmijët:
0 deri 6 muajsh: 400 miligramë
7 deri 12 muajsh: 700 miligramë
1 deri në 3 vjeç: 3000 miligramë
4 deri në 8 vjeç: 3800 miligramë
9-13 vjeç: 4500 miligramë
Ndihmon me osteoporozën

Me kalimin e moshës, kockat fillojnë të dobësohen. Ushqimet e pasura në kalium, sidomos frutat dhe perimet – e ngadalësojnë këtë proces, duke parandaluar kështu zhvillimin e osteoporozës.

Parandalon formimin e gurëve në veshka

Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalciumi, fosfati dhe acidi urik. Prandaj, duke konsumuar një dietë të lartë në mish, që shkakton formimin e acidit në trup, jeni më të rrezikuar që të zhvilloni gurë në veshka.

Kaliumi, nga ana tjetër, ndihmojnë në eliminimin e acidit dhe mbajtjen e mineraleve aty ku duhet (te kockat) duke parandaluar kështu zhvillimin e këtyre gurëve të dhimbshme).

Ndihmon në funksionimin e muskujve

Çdo njeri ka nevojë për dozën e duhur të kaliumit brenda qelizave dhe sodiumit jashtë tyre që muskujt të funksionojnë siç duhet. Më pak ose më shumë i bën muskujt më të dobët.

Parandalon rritjen e tensionit të gjakut

Kjo ndodh kur gjaku ushtron shumë presion në muret e venave dhe arterieve. Rritja tensionit të gjakut mund të çojë në zhvillimin e goditjes në tru, sëmundjeve të zemrës, e deri në mosfunksionim të këtij organi jetik.

Quhet shpesh "vrasësi i heshtur" sepse rrallë shfaq simptoma. Sodiumi në kripë e përkeqëson edhe më shumë gjendjen, ndërsa kaliumi ndihmon në eliminimin e sodiumit dhe lehtëson tensionin në muret e enëve të gjakut.

Parandalon goditjen në tru

Goditja në tru ndodh kur ka mungesë të rrjedhjes së gjakut në një pjesë të trurit për shkak të bllokimit të një ene të gjakut. Tensioni i lartë i gjakut mund të bëhet shkak i zhvillimit të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, prandaj jeni më pak të rrezikuar të pësoni një goditje nëse mbani nën kontroll tensionin e gjakut duke marrë sasinë e duhur të kaliumit. Disa nga simptomat e para të goditjes në tru janë probleme me të folurin, dobësi të krahëve ose paralizë të njërës anë të fytyrës. Nëse keni një nga këto shenja, kërkoni ndihmë mjekësore të menjëhershme.

Disa nga ushqimet pasura në kalium

Banania

Një banane e madhësisë mesatare përmban rreth 400 miligramë kalium. Konsumojeni atë siç është ose copëtojeni dhe shtojeni te bollguri.

Vetëm mos e skuqni apo gatuni, pasi humbet një sasi të lartë të kaliumit.

Patatet

Një patate e madhësisë mesatare e pjekur bashkë me lëkurën ka rreth 900 miligramë kalium.

Kumbullat

Një gjysmë kupë me kumbulla të thara ka 637 miligramë kalium dhe një përmbajtje të lartë në fibra. Ato shkojnë shumë me frutat e thata dhe djathin, ose të pjekura në tartë, vetëm mos e tejkaloni me sheqerin dhe yndyrën.

Portokalli

Një portokall ka rreth 237 miligramë kalium. Portokalli është i pasur në vitamina dhe minerale, prandaj konsiderohet si një frut shumë i shëndetshëm.

Domatet

Një domate e madhësisë mesatare ka rreth 292 miligramë kalium. E konsumoni atë të freskët ose përgatisni pasta me salcë domatesh të freskëta.

Fasulet

Fasulet janë të pasura në fibra, kanë pak sheqer dhe yndyra, dhe kanë mbi 485 miligramë kalium në një gjysmë kupë.

Farat e lulediellit

Po kërkoni për diçka të shpejtë për të marrë dozën e duhur të kaliumit? Farat e lulediellit kanë 242 miligramë për 30 gramë. Ato janë të pasura gjithashtu në vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese.

Suplemente

Është më mirë ta merrni kaliumin nga ushqimet, megjithatë, mund të keni nevojë të merrni suplemente të këtij minerali nëse keni ndonjë sëmundje të caktuar. Por, duhet të keni kujdes – nëse e teproni me kaliumin, mund të keni të përziera, të vjella, dhimbje të stomakut, diarre dhe ulcerë. Konsultohuni më parë me mjekun nëse keni nevojë për suplemente të kaliumit.

Mungesë në kalium (hipokalemia)

Nëse nuk keni mjaftueshëm kalium në organizëm, fillojnë të dobësohen muskujt dhe ndiheni më të plogësht dhe më të lodhur se zakonisht. Mund të keni edhe dhimbje dhe të vuani nga kapsllëku. Mungesa e kaliumit shkaktohet jo vetëm nga mospërfshirja në dietë e ushqimeve të pasura në këtë mineral, por edhe nëse keni të vjella ose diarre, përdorni së tepërmi diuretikët ose laksativët, ose abuzoni me alkoolin.

Shumë kalium (hiperkalemia)

Foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit që kanë probleme me veshkat janë më të predispozuar që të zhvillojnë hiperkalemi. Mund të mos vëreni asnjë simptomë ose mund të keni rrahje të çrregullta të zemrës ose të përziera. Mund të zhvilloni hipekalemi edhe nëse merrni disa ilaçe të caktuara ose trupi nuk prodhon mjaftueshëm disa hormone.

The post Shenjat që jep trupi kur ka mungesë kaliumi, ushqimet ku gjendet appeared first on Ekonomia Online.

Rusia e nisë furishëm, shkatërron Arabinë Saudite

Posted: 14 Jun 2018 10:08 AM PDT

Rusia e ka nisur mirë Kampionatin Botëror 2018, duke e mposhtur në ndeshjen hapëse Arabinë Saudite.

Në ndeshjen e zhvilluar në Moskë kombëtarja ruse shënoi fitore bindëse me rezultat prej 5 me 0, ndërsa dominuan kundërshtarin përgjatë tërë takimi.

Golin e parë e shënoi me kokë Yury Gazinskiy, pas një krosimi të bukur nga Zobnin.

Epërsinë e dyfishoi me një gol shumë të bukur ylli i Villarrealit, Denis Cheryshev, i cili shënoi edhe një gol spektakolar në minutën e 90+1 për rezultatin 4-0.

Kurse golin e tretë e kishte shënuar Artem Dzyuba. E golin e fundit e shënoi Golovin nga gjuajtja e lirë në minutën e 90+5.

Në krye të Grupit A tani Rusia është lider, përderisa në të njëjtin grup përballen nesër Uruguai e Egjipti.

The post Rusia e nisë furishëm, shkatërron Arabinë Saudite appeared first on Ekonomia Online.

Më shumë fruta dhe zarzavate për fëmijët

Posted: 14 Jun 2018 10:03 AM PDT

Frutat dhe perimet janë produkte të shëndetshme dhe janë të lidhura me reduktimin e rrezikut për t'u prekur nga shumë sëmundje të rënda.

Dieta e pasur me fruta dhe perime është e lidhur me reduktimin e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut (hipertension).

Fëmijët shpesh e kanë të vështirë të konsumojnë ushqime të shëndetshme, përfshirë këtu frutat dhe zarzavatet. Ja disa mënyra që mund t'ju vijnë në ndihmë për t'i bërë ata të preferojnë frutat e shijshme më shumë se çokollatat apo ushqimet e përpunuara, të dëmshme për shëndetin e tyre.

Kombinoni perimet:

Bëni pure me kungull dhe patate të ëmbël.

Përgatisni pica me domate, speca, kërpudha, ananas, hudhër dhe spinaq.

Shtoni perime në supë.

Mbushni patatet me kokrra gruri, hudhër, kërpudha dhe piper të kuq.

Jini kreativ kur shërbeni një sallatë. Mos përdorni vetëm domate dhe kastravec, shtoni piper të kuq, kërpudha, xhenxhefil, qepë, spinaq apo ndonjë perime tjetër të preferuar.

Kombinuar me fruta:

Shtoni fruta në sallatën e gjelbër, dardhë, mollë, rrush, mango, luleshtrydhe, boronica apo bajame.

Shtoni fruta ekzotike të tilla si mango ose ananas në sallatë frutash.

Përzieni mollë, xhenxhefill, karrota dhe portokall në blender dhe do të shërbejë si një pije freskuese.

Vendosni fruta të freskëta në një kuti plastike, dhe jepjani fëmijës t'i marrë në shkollë. Hidhni pak lëng limoni mbi mollë dhe dardha në mënyrë që ato të mos kthehen në kafe.

The post Më shumë fruta dhe zarzavate për fëmijët appeared first on Ekonomia Online.

Si ta dalloni një narcisoid? Shihni për këto shenja

Posted: 14 Jun 2018 10:02 AM PDT

Fjala "narcisoid" mund të përmendet shpesh për t'i përshkruar njerëzit që janë irritues apo arrogantë.

Por narcisizmi në fakt i prek vetëm 0.5 deri 1 për qind të popullsisë së botës. Prandaj, gjetja e një narcisoidi të vërtet mund të jenë më e vështirë se ç'mund të mendoni.

Përderisa duhet t'ia lini një profesionisti ta bëjë diagnostikimin, të paktën ju duhet t'i keni parasysh disa shenja të cilat ju ndihmojnë ta identifikoni një shok/shoqe apo partner narcisoid.

Mungesa e mëshirës

Narcisoidët nuk shfaqin interes për jetët e tjerëve dhe nuk u pëlqen kur dikush flet për veten e tyre. Kjo do të thotë se zakonisht narcisoidët janë dëgjues të këqij: në vend se ta dëgjojnë bisedën, ata presin vetëm për të folur vet!

Narcisoidët kanë personalitet grandioz

Narcisoidët kanë sens të ekzagjeruar të superioritetit, që u ndihmon atyre të qëndrojnë jashtë kopesë!

Ekspertët tregojnë se narcizoidët ndihen superiorë ndaj tjerëve dhe shpeshherë nuk kënaqen me veten si person.

Kërkojnë admirim

Narcisoidët duan që njerëzit t'i admirojnë ata dhe t'i mbushin me komplimente.

Të dhënë pas lidershipit

Narcisoidët ëndërrojnë të bëhen liderë, dhe duan t'u lënë përshtypje tjerëve pa pasur nevojë të bashkëpunojnë.

The post Si ta dalloni një narcisoid? Shihni për këto shenja appeared first on Ekonomia Online.

5 rregullat themelore për sukses

Posted: 14 Jun 2018 10:01 AM PDT

Ka mundësi të pafundme për ata të cilët janë të gatshëm të ecin drejt rrugës së vështirë të ndërmarrësisë.

Gjashtë vite më parë e kam shkruar 10 Rregullat, i cili ka qenë libri më i shitur, sepse vazhdon të ndryshojë jetën e njerëzve. 10 Rregullat është bërë një lëvizje. A jeni gati të bëheni pjesë e saj? Asnjë libër nuk qëndron në listën e librave më të shitur, për gjashtë vjet, përveç në rastet kur përmbajtja është e mirë . 10 Rregullat do të vazhdojë të ndikojë në jetën e njerëzve për shumë vite që po vijnë. Ne kemi filluar Konferencën 10 të Rritjes këtë vit dhe mezi po presim ta bëjmë këtë një traditë vjetore. Kjo ishte një nga konferencat më të mëdha të ndërmarrësisë për vitin 2017.

Sot unë dua të zbuloj pesë parimet në '10 Rregullat' të cilat ju duhet t'i aplikoni në jetën tuaj që të arrini një sukses të madh.

Nuk ka sasi të vogël të suksesit

Ka aq shumë para në këtë planet është çmenduri. Tregu i aksioneve mund të humbasë një trilionë dollarë dhe përsëri do të ketë bollëk të pasurisë në këtë planet. Suksesi nuk është një lotari, bingo, një garë me kalë, apo një lojë me karta e cila lejon vetëm një fitues.

Nuk do të ketë kurrë mungesë të suksesit sepse ajo është krijuar nga ata që nuk kanë kufizime në aspektin e ideve, kreativitetit, zgjuarsisë, talentit, inteligjencës, origjinalitetit, këmbënguljes dhe vendosmërisë. Vini re se i referohem suksesit si diçka që është e krijuar-e jo e fituar. Ndryshe nga bakri, argjendi, ari, apo diamantet-gjëra që tashmë ekzistojnë dhe që duhet t'i gjeni për t'i sjellë në treg-suksesi është diçka të cilën njerëzit e bëjnë.

Merrni përgjegjësi për të gjitha rezultatet

Marrja e përgjegjësisë për gjithçka në jetën tuaj është e vetmja mënyrë për të marrë kontrollin e jetës suaj. Qaramanët, ata që ankohen për çdo gjë, dhe viktimat thjesht nuk bëjnë tërheqjen apo krijimin e suksesit. Kjo nuk është vetëm për shkak se ata nuk janë të aftë; është për shkak se njerëzit të cilët arrijnë sukses duhet të ndërmarrin veprime të mëdha- dhe është e pamundur të ndërmerrni veprime të mëdha nëse ju nuk merrni përgjegjësi. Është e pamundur të bëni diçka pozitive kur jeni duke e kaluar kohën tuaj duke bërë justifikime. Suksesi nuk është diçka që ju ndodh juve; Është diçka që ndodh për shkak tëndin dhe për shkak të veprimeve që ju ndërmerrni.

Ndërmerrni vetëm veprime të mëdha

Kur ju filloni të operoni me veprime të mëdha, mentaliteti juaj do të ndërrojë dhe njëjtë edhe rezultatet tuaja. Ju do të përfundoni duke nxitur mundësi që ju do të duhet t'i trajtoni më herët, më vonë dhe në një mënyrë më ndryshe se që do të kishit bërë në një ditë 'normale', kështu që një ditë rutinë do të bëhet një gjë e së kaluarës. Ndërmarrja e veprimeve masive do të bëjë që njerëzit t'ju pyesin juve:

"Pse jeni jashtë aq vonë?"

"Pse po më thërret të shtunën?"

"Ju kurrë nuk dorëzoheni, apo jo?"

"Do të doja që njerëzit e mi të punonin kështu."

Dhe "Çfarë po bëni për momentin?"

Nëse ju nuk krijoni probleme të reja, atëherë ju nuk jeni duke marrë veprime të mjaftueshme.

Frika është një tregues për të ndërmarrë veprim

Të kuptoni frikën nuk është e lehtë, por është vendimtare të arrini suksesin. Ndoshta frika ju ka ndaluar të thërrisni ndonjë klient, të investoni para në kompaninë tuaj, apo të zhvendoseni në një qytet të ri për një mundësi të madhe, apo të filloni një marrëdhënie në një nivel më serioz. Gjithkush përjeton frikë, por mënyra se si i përgjigjeni asaj, është ajo që bën ndryshimin në jetën tuaj. Frika është tregues i madh që njerëzit e pasur dhe të suksesshëm e shohin si sinjal për të vazhduar përpara dhe për të dalë në anën tjetër të hapësirës.

Kritika është një shenjë e suksesit

Edhe pse të kritikoheni nuk është sigurisht ndjenja më e mirë në botë, unë kam lajme të mëdha: Marrja e kritikave është një shenjë që ju jeni në rrugën e duhur. Kritika nuk është diçka që ju doni të shmangni; përkundrazi ajo është diçka që ju duhet ta prisni t'ju vijë, kur ju të filloni të arrini suksesin. Është e natyrshme të doni të shmangni kritikën sepse ajo zakonisht i referohet diçkaje negative. Megjithatë, sa më shumë kritika që të merrni, aq më shumë vëmendje jeni duke marrë, sepse njerëzit nuk mund të kritikojnë diçka pa ditur për të në fillim. Mos u fokusoni në atë që janë duke thënë. Fokusohuni në faktin se ju keni krijuar një sukses të tillë për të cilin njerëzit nuk mund të ndalen së foluri.

Nëse nuk e keni tashmë, merreni për vete një kopje të 10 Rregullave. Nëse ju tashmë e keni një kopje, merreni një për mikun tuaj. 10 Rregullat është një mënyrë e jetesës që do të ndryshojë përgjithmonë, thjesht hyni në Amazon dhe lexoni rekomandimet për veten tuaj. (Grant Cardone/ Entrepreneur)

The post 5 rregullat themelore për sukses appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more