Skip to main content

“SHBA është tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB” plus 2 more Telegrafi Opinione

“SHBA është tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB” plus 2 more Telegrafi Opinione


SHBA është tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB

Posted: 23 Jun 2018 02:45 AM PDT

Bujar Nishani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB.

"Ky organizëm hipokrit që i shërben vetëm vetes, i kthen të drejtat e njeriut në një tallje", deklaroi e dërguara e Uashingtonit në Kombet e Bashkuara, Nicky Haley.

SHBA kanë denoncuar në vijimësi burokracinë shterpë, keqpërdorimin e fondeve, spekulimet politike nga lobime korruptive, hipokrizinë dhe standardin e dyfishtë të këtyre mekanizmave të OKB-së, të themeluar në fakt për të ruajtur të pacenuara parimet dhe barazinë e çdo standardi të përcaktuar si një e drejtë e çdo qënie humane pavarësisht gjinisë, nacionalitetit, racës, ngjyrës, besimit e veçorive të tjera që mund të ketë një human.

Për fat të keq, të gjithë pa përjashtim jemi dëshmitar që këto parime e standarde gjatë rrugëtimit të shoqërisë janë cenuar, tjetërsuar e dhunuar, në shumë raste, në shumë vende, në shumë fusha, në forma të ndryshme. Por, bashkudhëtare me këto dhunime ka qënë edhe hipokrizia e standardet e shumëfishta të këtyre mekanizmave, të ngritura, të paguara dhe pranuara për drejtësi, por të keqpërdorura.

Në çdo shtet të Globit do të gjenden raste dhe shembuj të shumtë dhe të ndryshëm të keqpërdorimit të këtij mekanizmi botëror, por ne shqiptarëve na duhet ti referohemi eksperiencave dhe shembujve tanë. Për fat të keq ato janë të shumtë por do të rendisja 2-3 prej tyre.

Imazhi dhe besimi i këtij mekanizmi u trondit fort që në ditët e para të daljes së shqiptarëve në dritën e lirisë, kur për herë të parë pas një kalvari terrori diktatorial gjysmë shekullor mundën të krijoheshin edhe në Shqipëri mekanizmat e mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.

Paradoksalisht me mundësimin e krijimit të tyre, kontrolli, drejtimi, përfaqësimi ju dha po të njëjtëve persona që për 50 vite kishin qenë zemra, truri, zëri, shpata e kazma e mekanizmit diktatorial.

Qindra miliona financime u sponsorizuan po për këta njerëz, po për të mbajtur gjallë ideologjitë e tyre, trashëgiminë e dhunës dhe mohimit të lirisë dhe aspak vendosjen, edukimin dhe mbrojtjen e një kulture të re të drejtave dhe lirive themelore.

Ky model tashmë është i kalcifikuar mbi sistemin shoqëror në Shqipëri !

Problemi më madhor dhe shembulli "par excellence" i këtij kontraversi të madh midis parimeve, detyrimeve, përgjegjësive të këtij Këshilli dhe Shqipërisë është çështja e pronave private të sekuestruara, konfiskuara dhe shfrytëzuara për gjysëm shekulli nga rregjimi diktatorial komunist.

Me rikthimin në pushtet të ish-stalinistëve shqiptarë më 2013, u hartua dhe implementua një platformë e re e ndalimit të rikthimit dhe kompesimit të pronave private tek pronari legjitim. Asnjë reagim nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të OKB për këtë politikë marksiste të rikthyer në Shqipëri, ndaj pronës !

Qeveria e ish-stalinistëve shqiptarë i kërkon zyrtarisht Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut në Strasburg të ndalojë dhe bllokojë shqyrtimin e çështjeve të shtetasve shqiptarë mbi të drejtat e pronës.

Mesa duket lobimet e forta korruptive arritën të ndikojnë edhe mbi këtë mekanizëm të shpresës së shqiptarëve për të drejtat fondamentale të tyre.

Gjykata Evropiane ka bllokuar prej dy vitesh të gjitha rastet, madje dhe të shqyrtuara, nga kjo gjykatë ! Kjo i inkurajoj edhe më shumë ish-stalinistët shqiptar në pushtet që hodhën hapin tjetër të madh duke hartuar e miratuar një ligj të ri mbi pronën private i cili e rikonfiskon përsëri pronën e individit.

Tashmë, jo me dhunën e Sigurimit të Shtetit, siç bënë 70 vite më parë por përmes gjygjtarëve të korruptuar dhe shantazhuar të Gjykatës Kushtetuese të cilët arritën deri të fallcifikojnë tekstin e ligjit në komunikimin dhe konsultën me Komisionin e Venecias! Tashmë jo në interes të "Bllokut Komunist", por në dhurata ndaj oligarkëve që blejnë votat për pushtetin shërbëtor.

Asnjë indikacion, asnjë denoncim, asnjë reagim, asnjë masë e ndërmarrë nga Këshilli i famshëm i të Drejtave të Njeriut të OKB për këtë rast shqiptar, që në fakt është sa unikal aq dhe sinjifikativ në kontekstin e lirive dhe drejtave themelore në aspektin global.

Shqiptarët e kuptojnë fare mirë hipokrizinë e shfaqjeve dhe retorikës boshe por të sjelljes "double standard" të këtij mekanizmi në raport me liritë dhe të drejtat e njeriut.

Ndaj serioziteti dhe angazhimi për rikthimin e vlerave nga Administrata Trump edhe në këtë rast ka lindur një shpresë tek të gjithë ata njerëz anekënd botës të cilët besojnë tek parimet, vlerat dhe angazhimet reale dhe të vërteta për liritë dhe të drejtave themelore të njeriut.

Tek ata që nuk pranojnë të mashtrohen nga hipokrizia e buzëqeshjeve fallco dhe nuk pajtohen me burokracitë korruptive të "double standard".

The post SHBA është tërhequr nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në OKB appeared first on Telegrafi.

Drejt një Evrope më demokratike?

Posted: 23 Jun 2018 02:40 AM PDT

Kemal Dervis

Një vit më parë, fitorja vendimtare e Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale franceze dhe suksesi i mëpasshëm i partisë së tij në zgjedhjet legjislative, bëri që shumë vetë të lëshonin një psherëtimë lehtësimi. Tendenca në rritje e populizmit ekstremist në Perëndim, dukej se ishte kthyer më në fund. Rezultoi që nuk ishte kështu. Por, shfaqja e një qeverie me shumicë populiste në Itali, një anëtare themeluese e Bashkimit Evropian, nuk do të thotë domosdoshmërish një katastrofë.

E vërtetë, forca në rritje e populistëve po kërcënon partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë dhe po e bën shumë të vështirë funksionimin e qeverisjes në nivel BE-je në formën e saj aktuale. Por po nëse suksesi i vazhdueshëm elektoral i lëvizjeve populiste ndihmon për të çuar përpara një ristrukturim më të gjerë politik që në fund të fundit forcon demokracinë evropiane?

Ky lexim përforcohet nga përvoja e vetë Macronit. Duke mos qenë kurrë i zgjedhur për një post, Macron krijoi një parti të re të përqendruar te vetja, me mbështetjen e votuesve të qendrës së majtë dhe të qendrës së djathtë. Ai duket se ka ristrukturuar politikën franceze në këtë proces.

Zgjedhjet e Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm ka gjasa të zbulojnë më shumë rreth potencialit për ristrukturim të tillë politik. Parlamenti Evropian nuk ka gjeneruar kurrë të njëjtin nivel interesi si institucionet e tjera evropiane si Komisioni, Këshilli apo edhe Gjykata e Drejtësisë. Debatet parlamentare evropiane rrallë dalin nga Brukseli apo Strasburgu dhe pjesëmarrja e votuesve për të mbushur vendet e organit ka qenë zakonisht e ulët. Fakte të tilla janë përmendur prej kohësh si provë se BE-ja vuan nga një deficit demokratik, me qytetarë të angazhuar në mënyrë joadekuate me qeverisjen në nivel evropian.

Por duke qenë se një sërë krizash kanë prekur BE-në – duke ndikuar më shumë Greqinë, Irlandën, Portugalinë, Spanjën dhe Italinë – këto dinamika po ndryshojnë. Ikën ditët kur evropianët pranonin qetësisht BE-në, pavarësisht disa ankesave. Tani BE-ja është në qendër të debateve të brendshme politike, të cilat gjithnjë e më tepër përfshijnë pyetje ekzistenciale rreth mbijetesës së eurozonës dhe të gjithë projektit evropian.

Kjo do të thotë që kandidatët në zgjedhjet e vitit të ardhshëm nuk kanë gjasa të përqendrohen vetëm në çështjet e brendshme. Ndërkohë që do të ketë disa të tilla, ka gjasa të ketë gjithashtu për herë të parë një diskutim të gjerë rreth të ardhmes dhe politikave të Evropës, sidomos në fusha si emigracioni, mbrojtja dhe siguria, energjia dhe klima dhe marrëdhëniet me fuqitë e mëdha siç janë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia. Në fund të fundit, pavarësisht dallimeve të tyre, pothuajse çdo vend në Evropë po përballet me çështjen se sa shumë Evropë dëshiron ai, sa e hapur dhe optimiste duhet të jetë ajo për format e reja të globalizimit të mundësuar nga teknologjia dhe sa solidaritet shoqëror është i përshtatshëm.

Këto diskutime – dhe për pasojë Parlamenti Evropian që del vitin e ardhshëm – nuk kanë gjasa të përmbahen në linjat standarde partiake. Në fund të fundit, në ditët e sotme është e vështirë t'i qëndrosh grupimeve tradicionale politike, siç ilustrohet nga partia e Macronit – La République En Marche! – e cila nuk përshtatet në kategoritë ideologjike tradicionale. Macron ka ngritur antenat për një parti pan-evropiane. Edhe pse politika e vërtetë mbikombëtare në Evropë mbetet një terren i paeksploruar, ka kuptim që një politikan pro-BE duhet të jetë një nga pionierët e saj.

Populistët e krahut të djathtë, si nacionalistë dhe anti-evropianë, gjithashtu duken të etur për të mbështetur njëri-tjetrin në nivel evropian, duke përfituar nga platformat e tyre të përbashkëta në shumicën e çështjeve, sidomos emigracionit, identitetit kulturor dhe tregtisë. Kjo do të jetë më e vështirë për ekstremin e majtë, të paktën në Francë, e cila kombinon pikëpamjet tradicionale liberale mbi emigracionin me politikat ekonomike proteksioniste që duken shumë të ngjashme me ato që u përkrahën nga e djathta populiste.

Sigurisht, partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë – të cilat kanë humbur një pjesë të madhe të elektoratit gjatë pesë viteve të fundit, sidomos në Spanjë, Itali, Francë dhe, në një sasi më të vogël në Gjermani – do të përpiqen të rifitojnë bazën e tyre. Problemi është se këto parti duken të lashta për shumë votues të rinj, pavarësisht moshës së liderëve të tyre. Nëse do të kenë sukses, ato do të duhet të sigurojnë një platformë të re frymëzuese, e cila në mënyrë bindëse të trajtojë çështjet e sotme – të gjitha këto duke konkurruar me forca të reja politike.

Megjithatë, është e mundur që forcat e reja politike në disa raste të absorbojnë partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Për shembull, në Francë partia e Macronit mund të përthithë Les Republicains të qendrës së djathtë ose mund të zhvendoset më majtas, me një program solidariteti shoqëror për të shoqëruar masat e tregut liberal që ka marrë tashmë. Çështja është nëse liderët e partisë mendojnë se mund të sigurojnë një fitore të njëhershme kundër Les Republicains dhe socialistëve të qendrës së majtë.

Edhe pse detajet mbeten të paqarta, një ristrukturim i plotë i skenës politike evropiane – i formësuar kryesisht nga qëndrimet ndaj Evropës – duket e sigurt. Nëse zgjedhjet e Parlamentit Evropian vitin e ardhshëm ndihmojnë për të çuar përpara këtë ristrukturim, kjo mund të përfundojë duke qenë një hap i madh përpara për demokracinë në Evropë. /Project Syndicate/BIRN/

The post Drejt një Evrope më demokratike? appeared first on Telegrafi.

Zgjedhjet turke duhet të sjellin rilindjen e kombit

Posted: 23 Jun 2018 02:36 AM PDT

Më 24 qershor, zgjedhësit në Turqi do të zgjedhin një president dhe një parlament të ri në zgjedhje që quhen historike. Turqia ndodhet në udhëkryq. Vendi do të marrë vendimin nëse Turqia do të vazhdojë t’ia japë presidentit pushtetin apo do të kthehet në demokraci parlamentare.

Sondazhet e fundit nga instituti Gezici për studimin e opinionit publik tregojnë se partia e presidentit Erdogan, për Drejtësi dhe Prosperitet (AKP) do të humbasë shumicën në parlament dhe zgjedhjet presidenciale do të përfundojnë në një raund të dytë. Sipas sondazheve Erdogan do të marrë 48 për qind të votave dhe konkurrenti i tij më i fortë, socialdemokrati Muharrem Ince nga Partia Republikane e Popullit, (CHP), duket i vendosur të përballohet me sfidën.

Por sa të besueshme janë sondazhet? Nuk janë shumë të besueshme, nëse shohim përvojën nga e kaluara. Për më tepër numri i zgjedhësve që nuk kanë vendosur ende kujt t’ia japin votën është shumë i madh kësaj here. Dhe atmosfera e frikës e krijuar prej Erdoganit i ka bërë shumë zgjedhës që të mos thonë të vërtetën për pyetjen se kujt mendojnë t’ ia japin votën.

Nuk ka asnjë rëndësi çfarë thonë sondazhet, sepse Turqia është e gatshme për një fillim të ri. Opozita ka zhvilluar një fushatë të suksesshme me kandidatë të fortë. Mbase fushata më efektive e zhvilluar në 16 vjetët e fundit. Kandidati kryesor i CHP, Ince është i aftë ta kthejë retorikën e Erdoganit në boomerang. Meral Aksener — ish ministre e Brendshëm dhe drejtuese e partisë kemaliste të riformuar, partisë IYI, është duke i shkatërruar zotimet e bëra me zë të lartë në fushatën e Erdoganit. Dhe Selahattin Demirtas, udhëheqësi i burgosur i partisë prokurde HDP, ka refuzuar të respektojë rregullat e burgut, duke pushtuar mediat sociale turke me "cicërime" të mençura dhe me humor. Kjo është duke i dhënë shpresë votuesve, se diçka ka munguar në periudhën e errët dhe shtypëse të AKP.

Zgjedhësit duket se kanë mësuar prej gabimeve të mëparshme. Këtë vit votuesit do të jenë ditën e zgjedhjeve më shumë para kutive të votimit se sa në plazh.

Ndryshimet janë në ajër, por që të bëhen realitet duhet të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vëzhguesit dhe opozita është e përgattur. Nëse do të ketë në zgjedhje ndonjë lloj manipulimi, qeveria nuk do ta ketë të lehtë të vazhdojë me to kësaj here. Njerëzit janë të ngopur dhe sistemi aktual nuk është më i qëndrueshëm.

Lira turke ka rënë 50 për qind kundrejt dollarit amerikan në dy vitet e fundit. Pas gjendjes së jashtëzakonshme, investitorët e huaj i qëndruan larg Turqisë. Sistemi i drejtësisë ka ngecur. Mijëra vetë kanë humbur punën. Shumë vetë janë arrestuar. Shtypi ka pasur kufizime dhe ajo çfarë ka mbetur nga media e pavarur nuk ka pasur hapësirë për të vepruar.

Rivalë të fortë, fushatë të dobët, ekonomia në rënie dhe dëshira për të bërë ndryshme do e lenë Erdoganin me shanse të pakta për të fituar në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Opozita do të ndihet e inkurajuar nëse partia e tij AKP, humbet shumicën parlamentare, dhe vota presidenciale do shkojë në raundin e dytë. Megjithë sfidat financiare dhe të politikës së brendshme, çdo udhëheqës i ri do të ketë nevojë të ketë forcë për të përballuar rilindjen e dhimbshme të kombit.

The post Zgjedhjet turke duhet të sjellin rilindjen e kombit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more