Skip to main content

Rrahje të tillë femrash s’keni parë kurrë (Video)

Rrahje të tillë femrash s’keni parë kurrë (Video)


Rrahje të tillë femrash s’keni parë kurrë (Video)

Posted: 21 Jun 2018 02:19 AM PDT

Të shpeshta janë rastet kur femrat rrihen mes vete në mënyrat më të tmerrshme të mundshme, duke përdorur metoda të llojllojshme.

Arsyet e zënkave nganjëherë janë aq banale dhe qesharake, por që përfundojnë me pasoja, transmeton Indeksonline.

Në këtë video shihen dy femra që rrihen, por njëra e kap tjetrën për flokë duke e mbajtur në ajër.

Ajo e sill nëpër oborr për një kohë femrën tjetër, pamje që u kap nga çiklistet. /Indeksonline/

The post Rrahje të tillë femrash s'keni parë kurrë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Në kampionatin botëror ndodhë edhe kjo, një tifoz ndez cigaren me kuletë! (Foto/Video)

Posted: 21 Jun 2018 02:17 AM PDT

Rusia është mbushur përplot turistë. Shumë prej tyre në përkrahje të kombëtareve të tyre të cilët po zhvillojnë ndeshjet e tyre në Botërorin 2018.

Ndërkohë një tifoz ka  bërë bujë të madhe nga mënyra se si ka ndezur cigaren e tij me një kuletë.

Nga brendësia e kuletës dilte zjarr, që mundësonte edhe ndezjen e cigares, transmeton Indeksonline.

Poashtu është thënë se në pikat e kontrollit të stadiumit nuk është e specifikuar që të ketë ndalim për kuletat e zjarrit- të njëjtit lloj që magjistarët zakonisht përdorin për truke të ndryshme.

Kështu djali arriti të kalojë pavarësisht kësaj kulete duke u bërë hit interneti./Indeksonline/

The post Në kampionatin botëror ndodhë edhe kjo, një tifoz ndez cigaren me kuletë! (Foto/Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Komuna shpenzon mbi 4 mijë euro për veshmbathje të zyrtarëve (Dokument)

Posted: 21 Jun 2018 02:14 AM PDT

Komuna e Vushtrrisë ka paraqitur nevojën për furnizim me veshmbathje për zyrtarë të drejtorive të ndryshme brenda komunës.

"Furnizim me veshmbathje", thuhet në titullin e kontratës së shpallur. E këtu përfshihen kostume, këmisha, këpucë, kravata e rripa, shkruan Indeksonline.

Por, ky furnizim me veshmbathje 'zyrtare', do t'i kushtoj buxhetit 4 mijë e 140 euro.

Sipas një tenderi të publikuar, Komuna do ta nënshkruaj kontratën me 26 qershor ku nga dy operator ekonomik të interesuar, njërit i është dhënë kontrata./Indeksonline/

 

The post Komuna shpenzon mbi 4 mijë euro për veshmbathje të zyrtarëve (Dokument) appeared first on DRENICA PRESS.

Theret rëndë me thikë një femër në Istog, dorasi në arrati

Posted: 21 Jun 2018 02:10 AM PDT

Sot në orën 08:45 në fshatin Orrobërd të Istogut ka ndodhur një rast i rëndë. Një person ka therur me thikë një femër dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gazeta Express mëson se viktima është në gjendje të rëndë dhe momentalisht ndodhet në sallën e operacionit.

Rasti po cilësohet si "vrasje në tentativë" përderisa policia po kërkon të dyshuarin.

"Viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e saj momentale është e rëndë, i dyshuari për momentin është në arrati", konfirmoi zyrtari për informim nga policia rajonale e Pejës, Driton Rugova. /Gazeta Express

The post Theret rëndë me thikë një femër në Istog, dorasi në arrati appeared first on DRENICA PRESS.

Rrahje mes dy femrave në Pejë (Video)

Posted: 21 Jun 2018 02:10 AM PDT

Në qendër të Pejës mbrëmë ka ndodhur një përleshje fizike ku janë përfshirë dy femra.

Në këtë video të cilën e ka dërguar një lexues i Indeksonline, shihen dy femra të cilat bërtasin e përleshen njëra me tjetrën në qendër të qytetit për arsyeje ende të panjohura.

Po ashtu, afër shihen shumë të tjerë të rinj të cilët në fund ndalin përleshjen.

Shikoni më poshtë pamjet./Indeksonline/

The post Rrahje mes dy femrave në Pejë (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Në Drenas, burri e bën gruan për spital pas një mosmarrëveshje

Posted: 21 Jun 2018 02:04 AM PDT

Në Drenas burri e bën gruan për spital.

Një person është arrestuar dje në Drenas, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton Magazina.al

Sipas policisë gruaja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa bashkëshorti i saj është dërguar në mbajtje.

The post Në Drenas, burri e bën gruan për spital pas një mosmarrëveshje appeared first on DRENICA PRESS.

Fshati me 150 shtëpi që ‘noton’ mbi naftë, rrezikon të fshihet nga harta

Posted: 21 Jun 2018 01:19 AM PDT

Në Kocul të Selenicës shumë banesa po shkatërrohen. Tërmetet, por më së shumti shembjet e tokës, shkaqet e të cilave janë të shumta, i kanë bërë të pabanueshme disa prej tyre.

Për të shkuar në fshatin Kocul nga qyteti i Vlorës të duhen 1 orë e 30 min, edhe pse nuk është më shumë se 30 km larg. Rruga e shkatërruar e vështirëson mbërritjen në këtë fshat me 150 shtëpi. Por rruga, përballë dramës që të shfaqet në shtëpitë e fshatit, duket të jetë problemi më i vogël.

Një problem shqetësues është edhe shembjet e banesave. 5 banesa janë shembur, dhe më shumë se 30 të tjera janë të pabanueshme nga dëmtimet, çarjet e mureve dhe themeleve kanë detyruar banorët të largohen dhe të strehohen tek të afërmit e tyre .

Koculi shtrihet në një zonë të pasur me naftë si dhe pranë minierës së Selenicës. Por ajo çfarë duhet t'i jepte begati zonës, duket se është kthyer në një mallkim.

Banorët fajësojnë shfrytëzimin pa kriter të këtyre burimeve nëntokësore për demet. Nëse katastrofa nuk ndalet thonë ata, fshati rrezikon të fshihet nga harta.

© SYRI.net

The post Fshati me 150 shtëpi që 'noton' mbi naftë, rrezikon të fshihet nga harta appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident në Drenas

Posted: 21 Jun 2018 01:13 AM PDT

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në mes të tri veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, afër Parkut të Biznesit.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, kurse deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Aksidenti ka bërë që kolonat të jenë deri në tri kilometra.

 

 

The post Aksident në Drenas appeared first on DRENICA PRESS.

Detaje të reja për të riun që u hodh mbrëmë nga ndërtesa në Mitrovicë

Posted: 21 Jun 2018 12:54 AM PDT

Një 24-vjeçar vdiq pasi të mërkurën rreth orës 23:00 u hodh nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.

Burime të Gazetës Metro, brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se viktima është nga Shqipëria. Ai banonte me qira në ndërtesën nga ku u hodh, dhe ra në tarracën e lokalit "Zippo".

Edhe pse në vendngjarje kishte dalë Ambulanca, dhe viktima ishte transportuar për në spital, raportohet se ai kishte vdekur në vend.

 

The post Detaje të reja për të riun që u hodh mbrëmë nga ndërtesa në Mitrovicë appeared first on DRENICA PRESS.

Limaj refuzon dekoratën nga Thaçi: Kjo çështje është bërë bajat, duhet me pas kritere

Posted: 21 Jun 2018 12:51 AM PDT

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka refuzuar dekoratën për dhjetëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, nga presidenti Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë, sepse sipas tij "s'ka kritere për dekorata".

"Çështja e dekoratave është bërë bajate. Shteti duhet të ketë kritere rreth dekoratës. Dekorata ka një kuptim, duhet të jenë disa kritere. Përderisa nuk e kam marrë tregon që e kam refuzuar", ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

The post Limaj refuzon dekoratën nga Thaçi: Kjo çështje është bërë bajat, duhet me pas kritere appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more